Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 58 prej 58
  1. #41

    Mrekulli - Alma Papamihali

    

Perla mblodha ajrit tė mėngjeseve,

    U bėra krijuese e njė mrekullie,

    Lumja unė qė mbaja nė duar,

    Trupin ėngjėll tė njė fėmije... 



    Mes dhimbjesh nuk lind,
    Njė fėmijė prej nėnės, 

    Njė nėnė, bashkė me fėmijėn lind,
    
Bulzash lumturie vaditet njė ėndėrr,
    
Dhe jeta nis udhė, kur ti bėhesh prind...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  2. #42
    E pavarur Maska e Vajze Prishtine
    Anėtarėsuar
    20-12-2009
    Vendndodhja
    Munchen
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Jemi shumė, sa shumė jemi ne,

    Fėmijė dyvendesh lindje-perėnduar,

    Si tė huaj, njėrės anė pėrcjellė,
    
E nė tjetrėn, mysafirė pritur

    Dhe pse mė parė (kurrė) s“ishim harruar...



    Qindra duar zgjatur sportelesh,
    
Shpesh fundosur kur indentifikohen,

    Mė shumė largohemi se vijmė,

    Jetė qė pas ndėrprerjesh ecin,

    Por qė pa nisur ende, mbarohen...



    Ēdo centimetri gjendemi ne,

    Tė ashtuquajturit "binjakė perėndimi",

    Vėrtetė nuk veshim tė njėjtat ngjyra,

    Por skenar ėndrrash tė njė autori jemi,

    Pėrfunduar, me enigmėn e njė kthimi...



    Jemi shume...
    (sa shume jemi ne)

    Qė dy herė mė shpejt,
    vdesim nga tė tjerė.

    http://www.youtube.com/watch?v=jPptWS5ZvHw
    Shume bukur Alma! te uroj nga zemra

  3. #43
    Thyen jo vetem arra Maska e Arrethyesi
    Anėtarėsuar
    20-12-2009
    Postime
    9
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Ajo lindi njė fėmijė me tė,
    Dhe pse qarje foshnje,
    Askund s“u dėgjua...
    Dalloi fjalė tė lėvizin,
    Mes tė shkrirėve qerpikė,
    E bukurisė sė tyre u harrua...

    I dha emėr njė foshnje,
    Dhe pse nuk preku
    Lėkurė me duar ...
    Poreve tė trupit,
    Ajėr ndjeu,
    Njė lindje, e kish“ mrekulluar...

    Me tė krijoi njė fėmijė,
    Qė s“ia mėsoi
    Kurrė gjininė...
    E ē“rėndėsi,
    Nė djalė ishte, a vajzė
    Kur fytyrės ėndėrroje dashurinė...

    Ata lindėn njė fėmijė,
    Pelenash mbėshtjellė,
    Me tė bardhat fletė...
    Nuk qante foshnja,
    Por ajo,
    Vetė jeta, kishte prekur jetė...
    Nje metafore e tere veshur me nje mendafsh te lehte melankonie qe e ben akoma me speciale. Urime!

  4. #44

    Skenari i jetes - Alma Papamihali

    Nėse dashuria,
    
pėrgjigjia e gjithēkaje,
    
do ishte,

    skenarėve tė saj,
    
do gjendeshin pranga,
    
qė fare ndryshe shijojnė,

    burgosje tė dėshiruara,

    e vuajtje tė ėmbla,

    qė gjithė jetės,

    do doje tė vazhdojnė... 



    Por ja qė jetės,

    tė tjera role 
u ndanė, 

    pėrveēse atyre,
    
Romeo dhe Zhulietė...

    Ironi, stres, vetmi,
    
intrigash pėrzierė,

    hyjnorja dashuri shijuar,

    e veten kėrko,

    cilit gatim i pėrket...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  5. #45

    Gjithēka jeton - Alma Papamihali

    Nuk thahen fjalėt nė gjuhėn e lagėsht, 

    Dhe nėse nga etja, njė buzė ėshtė tharė,
    
Nuk ēahen rrugėt nga hapa tė rėndė,
    
Dhe nėse lėvizin, mijėra kalimtarė. 

    Nuk thyhet koha, as nuk paloset,
    
Si njė kujtim nė xhep harruar.
    
Asgjė nuk thyhet dhe plasaritet 

    Nėse rreh puls i dashuruar...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  6. #46

    BARASVLERĖ - Alma Papamihali

    Pėrkulu, 

    nė do tė mė puthėsh,

    s“jam aq e gjatė 
sa ti...



    Zgjatu, 

    nė do tė mė duash,

    zvarritja s“ka vend
nė dashuri...

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  7. #47

    Mollė dimri - Alma Papamihali

    Kur tė kesh 

    tradhėtuar njėherė,
    
gjithēka do duket
    
tjetėrsuar,

    memorjes do kėrkosh
    
tė shkuarat ditė
    
t“i flijosh,
    
apo t“i mbysėsh 

    me tėndet duar...



    Pa ndryshe do nisėsh
    
tė shijosh,

    tė ndaluarėn mollė, 

    qė dimrit, 

    veē pėr ty piqet,
    
dyshimshėm, 

    do shohėsh kalimtarėt,

    por nga mendja,
    
i fundit imazh,
    
kurrė s“do tė hiqet...

    Prej librit "Shtegtim pulebardhe" - Botimet Toena
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  8. #48

    O nėnė - Alma Papamihali

    Do arrijė njė ditė,
    armiq kohe do jemi
    dhe nėse armiqtė
    tė tillė fytyrė s“kanė,
    ndodh qė sytė vetė,
    do kėrkojnė tė duan,
    tė shkuarat pendime
    qė hapėsirash ranė...

    As e ardhmja e qeshur,
    s“do ta japė shansin,
    tė kesh ende pranė vetes,
    atė qė tė krijoi,
    do arrijė njė ditė
    armiq kohe do jemi,
    prej duarsh do na merret,
    jetės do tė na shkojė...

    Nė ēdo trup njeriu,
    emri saj do mbesė
    dhe nėse lėkurės,
    fjalė s“mund tė gdhėnden,
    ėshtė e vetmja hije
    qė duam tė na ndjekė,
    dhe pse tė errėtat ngjyra,
    imazhit tė saj s“gjenden...

    Ti qė pėrjeton
    nektar qė tė qeshė mundet,
    shije e pagjumė
    jetės do tė mbesė,
    nuk je thjesht njė fjalė,
    por anije gjaku,
    o nėnė qė lind njerinė,
    o frymė qė s“mund tė vdesė!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  9. #49
    Vendi i shqiponjave

    Nga je o i huaj, qė botės vjen vėrdallė,
    I vdekur me frymė, ballit shkruar mallė,
    I vrenjtur fytyrės, me shpirt buzėndritur,
    Pa ngrėnė ndėr vite, lirisė uritur,
    Me krahėt shqiponjė, me kėmbė gjakosur,
    Nga je o i huaj, pas malesh marrosur...

    Gjer mbrėmjeve vonė, tė hekurtat duar,
    Zbutur mbi fėmijėn, ditės i vetmuar,
    Zgjuar natės akull, gjumi pa e zėnė,
    Nga je o i huaj, cilin vend ke nėnė...

    Jam nga atje larg, nga det i kulluar,
    Ku burimet s“shterin, muzika rri zgjuar,
    Ku s“kamja s“gjen vend, sofrėn ta pushtojė
    Ku miku s“lajmėron, por vjen kur tė dojė,
    Ku zemrat janė hapur dhe dyerve ēelsa s“lėnė
    Nga Kosova bijė dhe Shqipėria nėnė!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  10. #50
    Era - Poezi nga Alma Papamihali


    E dua, pa i largohem,
    tė vijė tė mė ndjekė,
    nė emėr tė mė thėrrasė...
    Edhe nė ia mbyllsha
    tė vetmen portė tė hyrjes,
    s“do fle pa e ndjerė...
    Kush do dhe pa duar
    mundet tė trokasė.
    Dhe mėngjezi ndryshe,
    do jetė nga mė parė...
    Mbi qilim patalet
    gjurmė do kenė lėnė,
    flokėt pushpuritur
    ende tė pakrehur,
    por, ah ē“ajėr mali...
    Erė fryu mbrėmė!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  11. #51
    Pasion - Poezi nga Alma Papamihali

    Puthu me mua, puthu
    dhe nėse s“tė quajnė dashuri...
    Gjithēka shėmbur mė parė do zgjohet ngadalė,
    se di cila shije do veshė emrin tėnd,
    nė s“qėnke si kushdo, je ėndėrr e pafjalė...

    Zgjohu me mua, zgjohu,
    dhe nėse heshtja tė ka rrėmbyer...
    Gjithēka kėmbėve shkrihet kur vullkanė pėrvėlojnė,
    ky ajėr qė shkėmbejmė s“guxon tė endet larg,
    tė verbrit shohin ndryshe, ndaj s“trėmben tė dashurojnė!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  12. #52
    Pritna, o vendlindje! - Poezi nga Alma Papamihali

    Pritmė ti pritmė, unė s“kam pėr tė vdekur,
    As si e mbytur dhe as si e huaj,
    Rrėnjosur s“do mbetem, lulėkuqe e zbehur,
    As peshė-lehta, kėtij dheu harruar...

    Kujtimet e tua pelerinė s“do jenė
    Dhe nėse acari gurin mund ta ngrijė
    Pritmė ti pritmė, unė s“kam pėr tė vdekur,
    Asnjė lule e huaj, trupit s“do mė mbijė!

    Do jesh ti ajo, qė s“do t“ma lexosh mallin,
    Kjo gjuhė perėndie, kėdo do mbajė gjallė,
    Pritna o vėndlindje, askush s“ka pėr tė vdekur,
    Kushdo qė tė ka lėnė, ta ka dhėnė fjalė!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  13. #53
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Pritna, o vendlindje! - Poezi nga Alma Papamihali

    Pritmė ti pritmė, unė s“kam pėr tė vdekur,
    As si e mbytur dhe as si e huaj,
    Rrėnjosur s“do mbetem, lulėkuqe e zbehur,
    As peshė-lehta, kėtij dheu harruar...

    Kujtimet e tua pelerinė s“do jenė
    Dhe nėse acari gurin mund ta ngrijė
    Pritmė ti pritmė, unė s“kam pėr tė vdekur,
    Asnjė lule e huaj, trupit s“do mė mbijė!

    Do jesh ti ajo, qė s“do t“ma lexosh mallin,
    Kjo gjuhė perėndie, kėdo do mbajė gjallė,
    Pritna o vėndlindje, askush s“ka pėr tė vdekur,
    Kushdo qė tė ka lėnė, ta ka dhėnė fjalė!

    http://www.youtube.com/watch?v=1pNCa74MiwM
    Shum mir.
    Me len te uroj lumtuni shnet e sukses en jet.
    Te lutem vazhdo me shkrua e nda me ne e lenjau njerzve me dit ndjenjat e tua t'mira qe ti ke per popullin e atdheun tan te dashur.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  14. #54

    Aromė gruaje - Alma Papamihali

    Ti mrekullohesh pa t“u afruar,
    E tėra bindesh dhe pa tė prekur,
    Hėnė e paduar qėnka ēdo grua
    Dhe kur pa zė, shtratit e etur.
    Pėr krahė ke ujra qė tė rrėmbejnė,
    Pėr sy imazhe, qė ėndrra zhveshin,
    Nė dhimbjen tėnde, nuk gjen veē lot,
    Por dhe dėshira, qė s“dinė tė heshtin.
    Ndaj lumturohem tė jem si ti,
    E puthur ditėve, netėsh uritur,
    E trėndafiltė, aromės tėnde,
    Pafund dėshirės pėr t“u vaditur.

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  15. #55

    Paqe qielli - Alma Papamihali

    Mjaft folėm pėr dashuritė,
    pėr ato qė ndonjėherė,
    me ēmimin sakrificė,
    puthen...
    si tė pėrjetshme hiqen,
    (dhe kur me krahė janė)
    por shpesh si flutura,
    qosheve tė mureve
    struken...


    Mjaft folėm pėr drekat
    e darkat e djeshme,
    qė ia kalojnė dhe atyre,
    qė mė mirė se ne
    rrojnė...
    ē“ ndryshim fundja do ketė,
    kur njė ditė,
    tė gjithė do heshtim,
    tė frymojmė...


    Mjaft folėm pėr arsyet,
    dhe trishtimet,
    ē“na u desh, e ēdo na duhet,
    diteve mė pas...
    Eja shtrihemi njėherė,
    drejtuar qiellit,
    e jeta ndryshe do qeshė,
    kur paqja me ne,
    do dijė tė flasė...

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  16. #56

    Dheu i jetės - Alma Papamihali

    Duarve do ta mbaj
    dheun ku ke shkelur,
    se vetėm dheu ėshtė ai,
    qė pa kushte
    mbi vete tė mban...
    e nuk pyet nė je i rėndė,
    i lumtur jetės
    apo dikush qė qan.

    Duarve do luaj
    me dheun ku ke shkelur,
    i vetmi qė tė pret
    dhe pėrcjell nga kjo jetė,
    ndaj pa kushte do ta dua,
    si tė fundit kafshatė-ėmbėl,
    qė gjithēkaje mė parė
    ti veshet shije e vėrtetė...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  17. #57

    Burimi I Jetės - Alma Papamihali

    O emri im, o foshnjė e rritur,
    Ē“kuptim do kishte pleqėria
    Nėse do vdisnim pa u njohur,
    Qeshur pa shkak, siē qesh fėmija…

    Nėse do ziheshim pa e ditur
    E do pajtoheshim pa u puthur,
    Do shkelnim udhėt tė kujdesur,
    Kur pa kuptuar, do kishim humbur…

    O emri im, o foshnjė e rritur,
    E gjata jetė humbet kuptim,
    Kur udhės endesh etje-pashuar,
    Veē dashuria mbetet burim!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  18. #58

    Magji Lasgushiane

    Pa mundur tė heshtėsh pėrkundesh si valė,
    C'ju fal poezive, zė nga yti emėr
    Cdokush nuk tė njohu, pleqėrisė a djalė,
    Po kujt nuk ju gdhende me njė varg nė zemėr.

    Larguar sė larti, kurrsesi harruar,
    Nė botėn e saj, u qesh vetė dashuria,
    Magji Lasgushiane, qė rron e pazbehur,
    Burimit shuajmė etjen, me vargjet e tija.

    Cdokush nuk tė njohu pleqėrisė, a djalė
    Po kush pa tė njohur, hodhi tjetėr fletė,
    C'kuptim mund tė ketė poezia-fjalė,
    Lexuar nė s'tė ka, shijuar ty nė jetė.


    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Aksidenti automobilistik vret familjen shqiptare ne dite festash
    Nga Fiori nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-01-2004, 16:26
  2. Tragjedia E Familjes "Papamihali"
    Nga shqiptari02 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-01-2004, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •