Historiani zviceran Aleksandre Lambert -intervistė pėr Panorama
Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan
30/11/2007 - Panorama
Diku andej nga fundi, pranė Ruandės mbase. Dhe pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė gazetat e ēajmė mikrofonat duke pėrbotėruar sa monstruozė jemi, harruar vlerat, kėshtu ka pėr tė ndodhur. Tė huajt, shumica absolute e tyre, ata qė pėrbėjnė mėhallėn e madhe rrotull shtėpisė, nuk do tė na japin vendin qė na takon kurrė nėse njė ditė ne nuk do tė mėsojmė tė duam para sė gjithash vetveten. Dhe qė tė kesh respekt pėr vetveten, sė pari duhet tė fiksosh nė memorie vlerat, pozitivitetin. Kombe tė tjera, mė agresivė, mė tė fuqishėm, duket veēse na kanė marrė me pėrdhunė nė ēdo kohė pasurinė dhe vetė jetėn, kanė punuar me kujdes pėr tė na vdekur nė shpirt edhe atė pjesė e cila na bėnte krenarė: - Historinė. Tė vrarė, tė vjedhur, tė kafshuar dhe sė fundmi tė izoluar, mbase vėrtet ne nuk dukemi mė shumė se tregojmė. Porse ėshtė turp gjithsesi qė tė huajt tė na mėsojnė tė jemi mė shumė krenarė. Dhe ndėrsa grekėt, pėr shembull, na vendosin kufirin, jo vetėm imagjinar, nė Shkumbin, dhe kėtė ua trashėgojnė brezave, pavarėsisht se shifrat tregojnė 2007, sa nacionalistė mbetet tė jemi? Sa dimė ne se Aleksandri i Madh ishte ilir, apo edhe vetė Pirrua i Epirit. Dhe nėse ata mė pas folėn njė tjetėr gjuhė, pse nuk tentojmė tė pėrvetėsojmė atė pjesė qė na takon? Por ky le tė mbetet njė ilustrim. Vonė nuk ėshtė kurrė. Kėtė filozofi sjell edhe historiani zviceran Aleksandre Lambert nė intervistėn pėr Panorama. Fe. De.
INTERVISTA
Dr. Aleksandre Lambert, me qė ju i njihni problemet e vendeve tė Evropės Juglindore, sidomos shqiptarėt, a mund t'u flitni lexuesve tanė, por edhe botės, nė kėtė 95-vjetor tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė se si i njihni ju shqiptarėt?
Pėrballė tendencės sė pėrgjithshme tė shtypit dhe mediave tė tjera ndėrkombėtare, pjesėrisht tė ndikuara nga propaganda serbe dhe greke, si dhe nga gjithė ata qė i mbėshtesin, duke folur keq pėr shqiptarėt - dhe duke qenė se bashkėsia ndėrkombėtare bėn pyetjen pėr tė ardhmen e kėtij populli nė Evropėn Juglindore, unė mendoj se ėshtė koha qė tė paraqitet ky popull nė njė mėnyrė objektive, konstruktive, dhe pse jo edhe tė drejtė.
Mė lejoni t'ju them qė nė fillim se unė nuk mendoj se shqiptarėt janė engjėj dhe popuj tė tjerė duke pėrfshirė edhe serbėt tė jenė tė tillė. Unė do t'ju flas pėr faktin se me pėrhapjen e klisheve, kėtyre ideve tė rreme shumė herė tė pėrsėritura me fyerje kundėr shqiptarėve, askush nuk do mund t'u ndėrrojė bindjen shqiptarėve pėr dinjitetin e tyre tė shquar, as edhe pėr identitetin e tyre kombėtar, pėr tė cilin ata kanė tė drejtė tė jenė krenar. Me fjalė tė tjera, tė flasėsh qėllimisht keq pėr dikė dhe pa argumente tregon se kemi tė bėjmė me njė vogėlsi shpirtėrore qė mbulon me turp atė qė shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe mė keq kur ia mohon vlerat njė populli.
Ēfarė mund tė na thoni pėr zhvillimin e ngjarjeve nė vendet e Ballkanit pas pėrmbysjes sė regjimeve komuniste, sidomos pėr ato lidhur me shqiptarėt?
Pas Luftės sė Ftohtė, Evropa dy herė nuk ka qenė nė gjendje tė ndalojė genocidet dhe "spastrimet etnike" nė kontinentin e vet. Po tė mos kishin ndėrhyrė mė nė fund Shtetet e Bashkuara pėr tė ndaluar masakrat nė Bosnje dhe nė Kosovė, asgjė nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviēit tė ēonte deri nė fund genocidin e tij tė bėrė kundėr popullsive myslimane nė Ballkan. Duhet pranuar se Evropa ka disa vėshtirėsi nė punėn pėr tė integruar nė mėnyrė tė drejtė komunitetet e veta myslimane. Gjithashtu mund tė supozojmė se po tė kishin qenė tė krishterė 8 mijė burrat dhe djemtė qė u masakruan nė Srebrenicė, Mladiēi dhe Karaxhiēi nuk do t'i kishin shpėtuar proceseve tė tyre pėr njė kohė kaq tė gjatė. Nga ana tjetėr duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se afiliacionet fetare dhe konfesionale tė shqiptarėve nuk kanė qenė shumė tė rėndėsishme pėr ta, as edhe qenėsore nė pėrcaktimin e identitetin tė tyre kombėtar. Nė fakt, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Hero i tyre kombėtar, ishte katolik kur ai luftonte kundėr otomanėve pėr 25 vjet rresht, duke mbrojtur lirinė e Shqipėrisė dhe duke penguar ushtritė otomane tė mbėrrinin deri nė Vatikan. Nuk ėshtė njė gjė e rastit qė shumė Papė atė e kanė nderuar me emrin "Kampion i Kristianizmit". Kurse Volteri ka shkruar pėr tė: "Po tė kishte qenė nė krye tė Perandorisė Bizantine, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Konstandinopoli nuk do tė kishte rėnė nė duart e Otomanėve", qė nė atė kohė pėrfaqėsonin Perandorinė mė tė fuqishme tė botės. Edhe Napoleon Bonaparti e ka vlerėsuar Skėnderbeun si njė nga katėr "Gjeneralėt" mė tė mėdhenj tė historisė. E vėrteta ėshtė se shqiptarėt po ta kishin konsideruar fenė islame dhe ēdo fe tjetėr mė tė rėndėsishme se identitetin kombėtar, nuk do ta kishin bėrė Skėnderbeun hero tė tyre kombėtar.
Si e shpjegoni ju ēėshtjen e kthimit tė shumicės sė shqiptarėve nė fenė myslimane dhe mendimin e ndokujt qė e konsideron kėtė fakt si negacion pėr hyrjen e shqiptarėve nė Evropė?
Unė mendoj se Evropa duhet tė jetė krenare qė tė ketė nė gjirin e saj kombin shqiptar, i cili duhet vlerėsuar si shumė tolerant. Pėr shqiptarėt ēfarėdo qė tė jesh mysliman, ortodoks, katolik, por edhe atė, je po aq shqiptar dhe po aq i respektuar sa gjithė tė tjerėt. Eshtė e vėrtetė se gjatė pushtimit otoman shumė shqiptarė u kthyen nė myslimanė. Por e vėrteta ėshtė se kryengritjet mė tė shumta kundra Perandorisė Otomane janė bėrė mė tepėr nga shqiptarėt se sa nga popujt e tjerė tė krishterė. Pėrkundrazi, ndėrrimi i fesė pėr shqiptarėt ka qenė njė mjet pėr tė ruajtur identitetin e tyre kombėtar, dhe ata e kanė ruajtur kėtė identitet pėr njė kohė shumė tė gjatė. Shumė kohė pėrpara ardhjes sė qytetėrimit sllav nė Evropėn Perėndimore dhe shumė pėrpara ardhjes sė serbėve nė Ballkan (ata erdhėn nė shekullin e VII-tė pas Krishtit). Shqiptarėt kishin njė qytetėrim tė tyre nė juglindje tė Evropės dhe e kanė ruajtur kulturėn e tyre gjatė shekujve, edhe pse janė ndodhur midis dy kulturave mė tė rėndėsishme tė Evropės tė asaj kohe, greke dhe romake. Dhe kjo ėshtė njė provė qė flet nė tė mirė tė shqiptarėve, po tė kemi parasysh se nė tė njėjtėn kohė shumė popuj tė tjerė tė Evropės u romanizuan, u gjermanizuan dhe u sllavizuan. Te shqiptarėt ky fenomen asimilimi ndodhi vetėm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare qė jetonin afėr serbėve dhe grekėve. Ata nuk i qėndruan presionit fetar tė drejtuar nga kisha ortodokse, qė ėshtė e njohur shumė mirė nė histori pėr ēėshtje asimilimi. Ata e humbėn identitetin e tyre kombėtar pėr t'u bėrė grekė, serbė e malazezė vetėm pėr tė ruajtur fenė ortodokse. Shqiptarėt katolikė e kanė patur mė tė lehtė ta ruajnė identitetin e tyre shqiptar, sigurisht nga mbėshtetja e fuqishme e Vatikanit. Shqiptarėt qė u konvertuan nė myslimanė e patėn mė tė lehtė ruajtjen e identitetit kombėtar shqiptar, se feja myslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit. Njė meritė e tyre ėshtė fakti se ata morėn vetėm kulturėn osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siē mund tė ketė ndodhur me popuj tė tjerė nė Perandorinė Otomane, tė cilėt humbėn edhe gjuhėn. E vėrteta ėshtė se shqiptarėt e konvertuar nė fenė islame, u sollėn gjithmonė si vėllezėr me shqiptarėt ortodoksė e katolikė, duke ndihmuar kėta tė fundit nė zgjidhjen e drejtė tė shumė problemeve me administratėn turke.
Pasi sqaruam ēėshtjen e konvertimit fetar tė shqiptarėve nė Mesjetė, ēfarė mund tė na thoni ju pėr ilirėt, paraardhėsit e shqiptarėve tė sotėm, ose mė mirė si i njihni ju shqiptarėt e Lashtėsisė?
Ilirėt, paraardhės dhe stėrgjyshėr tė shqiptarėve janė regjistruar nga historia nė Evropėn Juglindore tė paktėn po aq herėt sa edhe grekėt. Ata janė unikė nė Evropė, sepse prania e tyre nė kėtė zonė ngjitet tė paktėn deri nė periudhėn neolitike, siē e dėshmojnė arkeologjia, antropologjia dhe vazhdimėsia kulturore dhe etnolinguistike. Grekėt dhe shqiptarėt kanė tė pėrbashkėt faktin se kanė gjuhė indoevropiane qė dallohen nga gjuhėt e tjera indoevropiane, ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmės sė dytė tė shekullit XX, provojnė se shqipja ėshtė gjuha mė e vjetėr indoevropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja nė shkrimin e saj pėrdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet. Po tė hyjmė nė historinė e lashtėsisė, ne mund tė gjejmė se Aleksandri i Madh, i biri i Olimpias, epirote - ilire, kishte si gjuhė amtare ilirishten. Greqishten atij ia mėsoi Aristoteli. Shumė e pėrhapur ėshtė nė botėn e sotme shprehja "Njė fitore si e Pirros". Dhe kjo shprehje tė kujton fitoren e famshme qė Pirroja pati kur mundi romakėt nė Askulum nė vitin 279, para Krishtit. Plutarku e ka vlerėsuar Pirron si strategun mė tė madh tė lashtėsisė. Kjo betejė qė humbėn romakėt mbeti nė histori edhe si beteja qė karakterizon fillimin e ngjitjes sė tyre, kurse pėr Epirotėt dhe pėr Pirron kjo betejė u shėnua si pika e dekadencės sė tyre. Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mėsoi greqishten nė moshėn 12-vjeēare nė Aleksandri, ku vazhdonte edukatėn e tij princore. Eshtė e vėrtetė se romakėt i mundėn ilirėt pas luftėrash dhe kryengritjesh qė zgjatėn me shekuj. Konsulli romak Paul Emili nuk mundi tė nėnshtrojė ilirianėt edhe pasi ai rrafshoi pėr tokė mė se 70 qytete tė tyre dhe dėrgoi nė Romė si skllevėr 150.000 epirotė - ilirė, me nė krye mbretin e tyre Genc. Sipas historianit romak Suetona, kryengritja e ilirėve nė vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte mė e tmerrshmja nga tė gjitha luftėrat qė Roma ka bėrė nė botėn e jashtme pas luftėrave Punike. Roma nuk arriti t'i asimilojė ilirėt. Pėrkundrazi, janė me dhjetėra perandorėt qė Iliria i dha Romės, sidomos kur Perandoria romake filloi tė bjerė. Midis perandorėve mė tė famshėm le tė pėrmendim Konstantinin e Madh, qė lindi nė Kosovė. Qe Konstantini i Madh ai qė u rreshtua vendosmėrisht nė anėn e kishės Kristiane me Ediktin e Milanos tė vitit 313, i cili u garantoi tė krishterėve njė tolerancė qė ishte e barabartė me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit tė I-rė shkėlqeu me ndėrtimin e monumenteve kristiane, prej tė cilėve po pėrmend Vatikanin. Edhe Perandori Justiniani i I-rė ishte ilir. Ai la si trashėgimi tė lavdishme veprėn e tij legjislative Kodi i Justinianit, qė ka mbetur edhe sot e kėsaj dite themeli i tė drejtės civile moderne. Pėrkthyesi i parė i Biblės nė gjuhėn latine ka qenė iliriani Shėn Hieronim. Kompozitori dhe himni kristian "Laudamus " me pėrdorim edhe sot e kėsaj dite ėshtė vepėr e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova. Duhet tė pranojmė se ilirėt nė Evropė kanė qenė njė nga popujt e parė qė u kristianizuan, kjo vėrtetohet edhe nga Bibla. Kur Shėn Pavli shkoi nė Iliri pėr tė kristianizuar ilirėt, ai gjeti nė Durrės njė kishė kristiane.
A mund tė na thoni diēka lidhur me shqiptarėt qė lanė gjurmė nė historinė e Evropės gjatė Mesjetės, duke na e konkretizuar kėtė dhe me emra?
Nė Mesjetė shqiptarėt i kanė dhėnė udhėheqės botės, udhėheqės laikė ose fetarė dhe personalitete kulturore qė i kalojnė kufijtė e Evropės. Disa Papė kanė qenė shqiptarė, pėr shembull, - Klementi i XI-tė mė i dalluari prej tyre. Por shqiptarėt kanė qenė nė krye tė feve me rėndėsi botėrore, si nė krye tė fesė ortodokse, ashtu edhe tė asaj myslimane. Nė histori gjejmė udhėheqės tė shquar shqiptarė nė shumė vende tė Evropės, madje edhe prej atyre qė ngandonjėherė kanė pėrcaktuar fatin e shumė betejave historike (nė vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorėsinė e lehtė tė Venedikut, e pėrbėrė e gjithė nga shqiptarė qė pėrcaktoi fitoren e betejės sė Marinjanit, qė historia e emėroi beteja e gjigandėve dhe jo Franēesku i I-rė i Francės, 19 vjeē, qė ato dy ditė beteje mėsoi se si luftohet). Shqiptarėt i kanė dhėnė shumė kryeministra dhe gjeneralė tė shquar Perandorisė Otomane (vetėm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisė). Shqiptarėt i kanė dhėnė shumė heronj tė pavarėsisė greke, prej tė cilėve po pėrmend Kundurjotis, Marco Boēari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Qė ishin nė udhėheqje tė revolucionit grek, prej tė cilėve edhe disa kryeministra tė shtetit tė ri tė pavarur grek. Rumania gjithashtu ka pasur njė familje princore me origjinė shqiptare (Aleksandėr dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Franēesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit qė ka qenė njė kryeministėr i madh Italisė, ishte me origjinė shqiptare. Piktorė si Carpacci, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumė personalitete shqiptare, janė nderuar nga historia e Italisė. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, qė historia franceze e ka quajtur "Napoleon i Lindjes sė Afėrt" qe shqiptari qė themeloi dinastinė mbretėrore tė Egjiptit qė mbretėroi gati 150 vjet.
Arkitekti i "Taxhmahallit" nė Agra tė Indisė, kryevepra e arkitekturės islamike, ishte vepėr e njė shqiptari ashtu sikurse edhe "Xhamia Blu" e shumė xhami tė rėndėsishme tė Stambollit. Dhe mė nė fund Heroi Kombėtar i shqiptarėve, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, njė shembull gati universal i luftėtarit tė lirisė, i nderuar nė botėn mbarė me pėrmendore jo vetėm nė Tiranė, Prishtinė e Shkup, po gjithashtu nė Romė, Bruksel, Gjenevė, Detroit, Buenos Aires. Tė tjera pėrmendore pėr Skėnderbeun janė projektuar tė ngrihen nė Londėr, Varshavė, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarėt kanė kontribuar kaq shumė pėr qytetėrimin e njerėzimit, pėrse pak njerėz nė botė janė tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė, pėrkundrazi shumė as nuk kanė dashur ta pranojnė kėtė realitet? Duhet thėnė se njė gjė e tillė shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qėllim i shqiptarėve nga komuniteti ndėrkombėtar, dhe nė mėnyrė tė veēantė nga ai evropian, qė nga Kongresi i Berlinit e kėtej (1878). Nė tė vėrtetė pas mundjes sė turqve nė luftėn ruso-turke, shtypi ndėrkombėtar filloi punėn pėr tė injoruar shqiptarėt duke i ndėrruar emrin gadishullit tė dikurshėm tė Ilirisė tė banuar qė nga kohėt parahistorike dhe deri nė ditėt e sotme nga ilirianėt - shqiptarėt. Atė e pagėzuan me emrin e ri qė ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetėm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Pėrse iu vėrsulėn shqiptarėve? Pjesa mė e madhe e diplomacisė konservatore evropiane ka pėrdorur termin pexhoratif "turq" pėr t'i cilėsuar si turq tė gjitha komunitetet myslimane nė Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janė aspak turq. Evropa ka mbėshtetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisė, tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, nė kurriz tė shqiptarėve. Asnjėra nga fuqitė e mėdha evropiane nuk e ka mbėshtetur ēėshtjen shqiptare, kur shqiptarėt krijuan Lidhjen e Prizrenit pėr tė mbrojtur ēėshtjen e tyre tė drejtė kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. Ata u lanė nė baltė nga tė gjithė.
A mund tė na flitini pėr shqiptarėt pas Kongresit tė Berlinit dhe Lidhjes sė Prizrenit deri nė Pavarėsi?
Duhet pranuar se krijimi i shtetit shqiptar ėshtė relativisht i vonshėm. Qė nga dalja nė arenėn ndėrkombėtare tė ēėshtjes shqiptare nė saj tė Lidhjes sė Prizrenit, shqiptarėt nuk kanė pushuar sė luftuari pėr autonominė e tyre politike. Vetėm nė vitin 1912 gjatė luftės sė I-rė ballkanike, shqiptarėt arritėn tė shpallin pavarėsinė e tyre. Nė vitin 1913 Konferenca Ndėrkombėtare e Ambasadorėve nė Londėr e ka njohur pavarėsinė e Shqipėrisė dhe nė njė farė mėnyre kufijtė e saj. Sigurisht duke paguar shumė shtrenjtė kėtė pavarėsi, shqiptarėt me gjysmėn e territoreve tė populluara nga shqiptarė qė diplomacia botėrore ia dhuroi serbėve, grekėve dhe malazezėve. Dhe qė nga kjo kohė bota filloi tė pėrdorė shprehjen "Shqipėri e Madhe", duke i paraqitur keq shqiptarėt dhe duke dekurajuar ēdo dėshirė tė tyre qė tė formojnė nė mėnyrė tė ligjshme shtetin komb shqiptar. Ja qė dhe padrejtėsia historike ndaj shqiptarėve qė pėrgatiti njė pėrmbysje tė vėrtetė nė Ballkan, duke e cilėsuar kėtė tė fundit "depo baruti").
Si e njihni ju Shqipėrinė dhe shqiptarėt pas shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare dhe ēfarė ndodhi me ta deri nė mbarimin e Luftės sė Parė botėrore?
Nė vitin 1912, Shqipėria e pavarur shpallet shtet asnjanės. E vėrteta ėshtė se qė nga pavarėsia dhe nė vitet qė erdhėn dhe gjatė gjithė shekullit tė XX-tė, Shqipėria, shteti mė i vogėl i Evropės ka vuajtur agresione dhe pushtime tė huaja mė shumė se ēdo shtet tjetėr evropian. Pėr shqiptarė shekulli i XX-tė filloi me ekspeditat ushtarake dėnuese tė Turqisė qė shkatėrruar vendin pėr t'i nėnshtruar shqiptarėt kryengritės kundėr pushtimit turk, nė emėr tė vendosjes sė rendit perandorak. Pastaj gjatė Luftės sė I-rė Ballkanike, tė gjitha palėt ndėrluftuese tė kėtij konflikti, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, nė emėr tė luftės kundėr Turqisė pushtuan toka shqiptare dhe luftėn e bėnė po nė territore tė banuara nga shqiptarė, duke dhunuar nė kėtė mėnyrė asnjanėsinė e Shqipėrisė. Gjatė Luftės sė II-tė Ballkanike (1913), kur Serbia dhe Greqia u lidhėn pėr tė luftuar kundėr Bullgarisė, shtetet ndėrluftuese zhvilluan luftime edhe nė toka tė banuara nga shqiptarė. Edhe para shpėrthimit tė Luftės sė I Botėrore, Greqia pushtoi Shqipėrinė e Jugut, ku bėri njė genocid tė vėrtetė duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare - myslimane. Nė shembullin e genocidit qė kishin bėnė serbėt kundėr shqiptarėve nė vitin 1912 e 1213. Serbia pushtoi pėrsėri Shqipėrinė e Veriut (1915) kur serbėt ishin nė luftė kundėr ushtrisė austro - hungareze. Merrni me mend Shqipėrinė e Veriut qė u bė prapė fushė lufte. Dhe sikur kjo tė mos mjaftonte, italianėt filluan pushtimin e tokave tė Shqipėrisė Jugperėndimore (1915). Edhe francezėt dėrguan ushtritė e tyre pėr tė pushtuar Shqipėrinė Juglindore nė vitin 1915. Ja se si evropianėt e kanė trajtuar njė shtet sovran dhe asnjanės tė vetė Evropės.
Kush ėshtė Aleksandre Lambert
Dr. Aleksandre Lambert, historian, qė ka si gjuhė amtare gjermanishten dhe ėshtė doktoruar nė Relacione Ndėrkombėtare nė Institutin Universitar tė Studimeve tė larta Ndėrkombėtare nė Gjenevė ėshtė Drejtor akademik i "School of International Training" nė Gjenevė. Ai ėshtė autor i disa librave dhe artikujve nė fushėn e relacioneve ndėrkombėtare tė filozofisė politike, tė politikės sė sigurisė dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtė ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik tė reformės sė Forcave tė armatosura. Ai ka dhėnė kontributin e vet nė shumė takime ndėrkombėtare nė Amerikė, nė Evropė, nė Kaukaz, nė Azinė Qendrore dhe nė veēanti nė Evropėn Juglindore si nė Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjė, Mal tė Zi, e nė shumė forume ndėrkombėtare si atė tė Kran Montanės, ku ka njohur delegacionet e Shqipėrisė, tė Kosovės etj. Ai e ka vizituar Shqipėrinė dhe ka filluar tė njohė ēėshtjen shqiptare qė nė rini tė tij me kėrkimet e bėra nė Arkivin e Lidhjes sė Kombeve Gjenevė, kur njohu mirė edhe ēėshtjen ēame.
vijon ...
Krijoni Kontakt