Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Zbulohet drogë në "Internet-Kafe"

    Policia e Tiranës arreston një 20-vjeçar: E shpërndante për adoleshentët

    Antidroga e Tiranës ka realizuar një tjetër operacion, ku ka prangosur një të ri për shpërndarje të lëndëve narkotike. I arrestuari Aldo Muça kishte zgjedhur një rrugë të veçantë për shpërndarjen e drogës, duke e shitur atë në ambientin e punës. Pak kohë më parë, ai kishte filluar punë në një Internet-Kafe, ku kishte zgjedhur edhe klientelën e tij për të shitur drogë. Grupi hetimor i antidrogës bëri të ditur se 20-vjeçari dyshohet se kishte kohë që merrej me këtë aktivitet të paligjshëm. Prej më se një muaji, agjentët e antidrogës i ishin vënë pas për të hetuar mbi aktivitetin e tij. Ai ndiqej nga policia, por asnjëherë nuk kishin mundur ta kapnin. Blerësit e porosisnin mallin te qendra "Internet-Kafe" dhe më pas largoheshin nga aty. Pak kohë më vonë, shitësi Muça ua dërgonte "mallin" atyre nëpërmjet një personi tjetër, duke i shpëtuar përgjegjësisë së tij. Megjithatë, mekanizmi ka qenë tejet i vështirë për t‘u dokumentuar, kështu që agjentëve të policisë u është dashur një kohë e gjatë për të realizuar operacionin. Dy net më parë, policia është vënë në dijeni se i riu e kishte dërguar lëndën narkotike në qendrën "Internet-Kafe", kështu që është kërkuar urdhri i prokurorit për të ndërhyrë dhe për të arrestuar shpërndarësin. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës bënë të ditur se nga seksioni i luftës kundër drogës u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Aldo Albert Muça, banues në Tiranë. "Ky shtetas u kap në flagrancë në afërsi të Xhamllikut, në rrugën "Arkitekt Sinani", brenda në një dyqan lojërash kompjuterike ku ishte i punësuar. Gjatë kontrollit të ushtruar nga oficerët e seksionit antidrogë atij iu gjetën 14 gramë lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa", shpjegoi zyrtarisht policia e Tiranës. Më tej, uniformat blu thanë se u kryen veprimet procedurale, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe një celular. Gjithashtu, po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megjithatë, policia tha se ka edhe raste të tjera ku shpërndarësit e drogës përdorin "Internet-Kafe" për të kryer aktivitetin e tyre.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    hew i zgjuar djali,e shperndante drogen ne menyre qe askujt mos i shkonte ndermend apo te dyshonte! Nuk mendojne keta njeres se cfare pasojash sjell droga,mendojne si e si te pasurohen pa iu lodhur shume kurrizi.Uqer te parase,shkaterrojne jete.Per mendimin tim edhe pronari i net kafese ku ky punonte duhet te gjobitet apo ti mbyllet aktiviteti,sepse duhet te kete nje kontrollim me te madh dhe jo puneso lloj e lloj individesh,sepse eshte e ditur qe qendra do te frekuentohet nga te rinjte dhe keto lloj fenomenesh mund te ndodhin jo ne nje qender intereneti por ne shume.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema të Ngjashme

  1. Zbulohet ne tru origjina e besimit tek Zoti
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:29
  2. Zbulohet familja e parë prehistorike, daton 4 500 vite më parë
    Nga Darius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 23:21
  3. Zbulohet kufoma e masakruar e adoleshentes
    Nga Humdinger në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:40
  4. Zbulohet nje aparat per.....
    Nga ReA_8 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-11-2002, 12:14
  5. Zbulohet dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe ne Vatikan
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 22:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •