Nė kėtė kohė, kur duhet tė krijojmė njerėz SHQIPTARĖ dhe tė SHQIPĖRISĖ edhe nga balta, nxjerr kokė “Njeriu e Kosovės”(sic!), qė abc tė tė menduarit ka mentalitetin diktatorialo-kriminal “demokratik” serbo-komunist “shqiptar” tė sistemit komunisto-titist, njėrit prej sistemeve mė tė rafinuara antishqiptare nė historinė e shqiptarėve dhe trojeve tė tyre tė pushtuara. Po, pse, vallė, na ndodhė njė dukuri e tillė, e kemi pyetur veten ndonjėherė? Pse gjithė ky rehabilitim i “shqiptaro”-titistėve mė tė mėdhenj, i strukturave mė tė organizuara “komuniste shqiptare” jashtė kufijve londinezė tė Shqipėrisė? Madje, nė tė gjitha fushat?! Pse, ė?... Pse ndodhė kjo dukuri, kur njeriu shqiptar, pėrfundimisht, duhet tė merr kahje dhe orientim tė plotė shqiptar, pėr ta bėrė Shqipėrinė-SHQIPĖRI, pa ndėrskamcat “shqiptaro”-titiste.

Nisi dhe kaloi fushata pėr zgjedhjet e “lira” e “demokratike” tė “shtetit tė pavarur tė Kosovės”, qė duhet tė njihet vetėm “formalisht”, sipas formave degjenerike tė “mendėsisė” sė shformimit tė saj paci(t)fist “shqiptaro”titist tė “Njeriut tė Kosovės” dhe rrathėve tė tij “kosovaro-demokratikė”. Dhe, ēfarė u ka rėnė tė shihni nė reklamat dhe reklamimet e pėrēudnuara e tė shqiptjetėrsuara tė “fytyrave mė eminente” tė Kosovės sė trepushtuar shqiptare, gjatė tėrė fushatės zgjedhore.

Vetėemėrtrimet hibride tė hibridotitistėve “shqiptarė” kanė kaluar tė gjitha masat “kombėtare” e njerėzore. Tashmė, jemi ngopur me to. Jemi ngopur me tė gjitha “politikat” e tyre “kombėtare” tė tė gjitha fushave: “shkencore” dhe “diturore”, madje, nė rrafshin “shqiptar” tė “shqiptarėsisė” sė tyre “urtore”, “kulturore”, “filozofile”...

Por, ėshtė me rėndėsi ta bėjmė njė pyetje tė tėrhequr paralele dhe kuptimplotė: Kush na i mbajka dhe kush na i paska pėrgatitur pėr pushtet tė pėrjetshėm kėta “njerėz tė Kosovės” (tė vetmit/Bah!), jashtė tė cilėve nuk guxoka tė ekzistoka asnjė njeri tjetėr shqiptar? Po, vallė, kush e mbajti nė pushtet satrapin e popullit shqiptar, Ahemt Zogun? Kush e mbėshteti atė, vazhdimisht, materialisht, ė?... Dora vetė, Nikolla Pashiqi i Beogradit. Po, “Njeriun e Kosovės”, kush na e paska mbėshtetur dhe kush na e mbėshtetka sot?... Beogradi, po kush tjetėr. E tėrhoqėm kėtė paralele pėr t’i bėrė tė ditur ēdo Tirane shqiptare dhe ēdo udhėheqjeje tjetėr shqiptare, qė ta ketė parasysh pėrjetėsinė e tyre “shqiptare”...

Nuk ėshtė aspak e ēuditshme pse marrim nė trajtim kėtė temė qė nuk e merr pėr trajtim asnjė (k)analsit i strukturave tė tyre tė organizuara “shqiptare”, tė cilėt (k)analistė janė pėr ruajtjen e atyre strukturave “shqiptro”-titiste, ku janė bėrė “investime shumė tė mėdha” dhe “kapitale” tė “shqiptaro”-titistėve mė “kombėtarė”. Po, pse kėrkohet njė gjė e tillė, pikėrisht, nga (k)analistėt e po atyre strukturave? Njė gjė dhe njė kėrkesė e tillė sa ėshtė prepotente, kapricioze, ėshtė edhe tepėr “kombėtare”, kur ėshtė koha mė e duhur pėr djegien e plotė tė atyre investimeve “kapitale shqiptare”. Po, ē‘na duhen neve “Njerėz tė Kosovės”, kur, mė tepėr se kurdoherė tjetėr nė historinė tonė na duhen Njerėz shqiptarė, qė objektiv parėsor kanė formėsimin e Kombit dhe tė Shtetit Shqiptar, sepse, bota duhet ta dijė se Shqipėria ėshtė SHQIPĖRI dhe shqiptarėt janė SHQIPTARĖ, para se tė jenė “kosovarė”, “himariotė”, “ēamė”, “mirditorė”, etj. Dhe, nė kėtė fillimshekull, pėr ēudi tė tė gjithėve, ngre kokė si gjeli mbi pleh “Njeriu i Kosovės”(Sic!) dhe kėrkon votėn e qytetarėve shqiptarė tė Kosovės sė trepushtuar me ndihmėn e sojit dhe tė sorollapit tė tij shumė “shqiptar”.

Kjo ėshtė mirė dhe ėshtė koha e duhur qė ta shohė botėrisht qytetari shqiptar se ku shkuan dhe ku shkojnė nė vazhdimėsi tagrapagest e djersės sė tij shqiptare, tė cilat u keqpėrdoren dje dhe po keqpėrdoren e keqmenaxhohen sot prej strukturave tė organizuara komuniste e diktatoriale “shqiptare” tė Titos e tė Milosheviēit, sepse, nė Kosovėn e pushtuar kjo ėshtė kasta e diktaturės mė antishqiptare nė historinė e shqiptarėve tė trojeve tė tyre tė pushtuara dhe jashtė saj, ndėrkaq, gishti i tyre i maskuar drejtohet tjetėrkah(Bah!).

“Njeriu i Kosovės”, pėr ēudi tė tė gjithėve, don tė shpikė komb tė ri “kosovar”, flamur tė ri “shqiptar”, gjuhė tė re “kosovarishte” dhe sihariqe tė tjera, gjithnjė, nė kurriz tė Kombit e Atdheut qė i takon, SHQIPĖRISĖ. Dhe, kjo u dashka tė quhet “politikė kombėtare shqiptare”, kjo u dashka t’u duartrokitka, t’u votoka, t’u...?(Sic!)

Thėnė mėse buti, kjo gjendje tė bėn tė kuptosh se qėndrimi i “shqiptaro”-titistėve edhe mė tej nė pushtet rrezikon dukshėm qenien dhe interesat vitale tė Atdheut dhe tė Kombit Shqiptar, dhe, fatkeqėsisht, sot, kėtij teli i binė “njerėzit e Kosovės”, pasardhėsit e Titos sė fundit nė Kosovė, dr. Ibrahim Rugovės, tė pėrzgjedhurit negativisht pėr njė shekull e tepėr rresht.

Kjo qė thamė mė lart, tregon qartė se pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, nė Kosovėn e pushtuar shqiptare, kanė ngritur kokė tė gjitha veglat dhe veglaritė “shqiptare” tė diktaturės mė tė organizuar komunisto-titiste antishqiptare tė Titos e Milosheviēit, duke filluar prej diktaturave “politike”, “juridike-ligjore”, “policore”, etj., pikėrisht, duke iu falėnderuar “politikave shqiptare” tė “Njeriut tė Kosovės” dhe simendimtarėve tė tij “shqiptarė”, si dhe kompanive tjera “shqiptare” nga mė tė zėshmet qė ka sot populli shqiptar.

Po, ē‘i duhet kėtij populli kjo tablo ireale qindrapartiake dhe kush i stimuloka ata individė dhe ato parti rrahagjokse “shqiptare”, nė vijimėsi? Po, ē‘iu dashka kėtij populli qė ende t’i prijė “Njeriu i Kosovės dhe njerėzit e ‘saj’”, kur nuk mund t’i prijka NJERIU I SHQIPĖRISĖ dhe njerėzit e saj?!...