U shua Prof.Antikomunisti, qėndrestari, mbrojtėsi i Kosovės, Sami Repishti
Besim Ndregjoni
Nė pragun e festės kombėtare tė pamvarsisė, mbarė shqiptaria , morėm lajmin e hidhur ndarjen nga jeta tė MartingLuterkingut shqiptar Prof. Sami Repishti. Atdhetari,studjuesi dhe mbrojtėsi i tė drejtave dhe lirive tė njeriut ikona e qėndresės antikomuniste, studenti i universiteteve italiane e franceze ku u doktoruar si student i shkėlqyer, ai qė nuk u pajtua me politikėn aktuale tė 34 viteteve nė mbrotje tė drejtave dhe lirive tė njeriut pėr tė pėrndjekurit politikė shqiptar Prof. Sami Repishti, rilindasi i shekullit njėzet, edhe vdekjen e priti nė njė ditė tė shėnuar nė ditėn e flamurit.Tė ati flamuri qė i u kushtua me ēėnjen e tije nė mbrotje tė ēėshtjes kombėtare, qė ēoi zėrin e tij nė Uashington pėr mbrotjen e Kosovės.
Prof. Peter Prifti pati shkruar: Prof. Dr. Sami Repishtiqendron nė krye tė intelektualėve tė diasporės shqiptaro-amerikane. Ai ėshtė pasardhės i denjė i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikėri idealet e tyre tė larta.Ai bashkė me ArshiPipėn e Martin Camajn pėrbėjnė njėtresheelitareshkodranėsh, tėcilėt me jetėndheveprėn e tyre e shpunė mė tej misionin atdhetar dhe intelektual tė Rilindjes dhe tė atdhetarėve tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe tė pas saj.
Me veprimet konkrete nė atdhe dhe nė Kosovė pėr tė ndihmuar nga afėr proceset e demokratizimit dhe tė krijimit tė shtetit ligjor, meriton tė quhet Institucion i mėvetėsishėm.Sami Repishti ka shkruar disa qindra artikuj, mbi njėzet libra (disa me bashkautorėsi) dhe dy vepra letrare Pika Loti (shkruar mė 1959 1963 dhe botuar mė 1997 dhe 2009) dhe Nėn hijen Rozafės(2004).
Kėto dy vepra bėjnė pjesė nė letėrsinė realiste shqiptare, dhe mė konkretisht ato pėrbėjnė themelet e letėrsisė sonė tė quajtur letėrsia e burgut, e cila lexohet sot me ėndje dhe pėrfitim tė madh. Aty zbulohet jeta plot vuajtje, qėndresa dhe bėmat e njerėzve tė dėnuar prej diktaturės komuniste shqiptare, njė aspekt i jetės sonė, tė cilin diktatura e kishte shtrembėruar dhe mbajtur nė fshehtėsi.Suksesi i tije, ma i madh ka qenė, dhe mbetet, fitorja e tije kundėr urrejtjes. Asnjiherė nuk i kam lejue vetes me urrye, me gjithė kundėrshtimin e fortė qė kam tregue kur nuk kam qenė dakord. Kėshtu, ditėn e parė kur mbrriti nė Shqipni mė 9 gusht 1992, deklaroj para gazetarėve nė Rinas:
Kthehem nė atdhe me dashuni pėr tė gjithė dhe me urrejtje pėr asnjeri, thanie jo origjinale, por gur themeli pėr mendimet e tija , e huazueme nga fjalimi i Presidentit AbrahamLincolnmbajtun nė mbarim tė Luftės Civile nė Getisburg PA gjatė sė cilės ishin vra ma shumė se 600.000 amerikanė.Disa pėrgjithėsime tė tij pėr gjendjen e Shqipėrisė nė tranzicion, janė proverbiale. Tė tilla janė thėniet:Krimi nuk asht dėnue, e krimineli asht kthye nė pushtet i veshun me rroben e socialistit europian.Njė pushtet i lindun nga gėnjeshtra, i mbajtur me grykėn e pushkės.Njė shoqėri e shkėrmoquan nga pesha e randė e krimit tė kryem nga xhelatėt e indoktrinuem.Gjendja politike vazhdon tė jetė kaotike dhe ajo ekonomike e dėshpėrueme.
Elez Biberaj ish Drejtori i Zėrit tė Amerikės shkruan pėr Repishtin: Pas shumė dekadash si udhėheqės nė fushėn akademike dhe nė mendimin e komunitetit, Profesor Repishti vazhdon tė frymėzojė brezat e shqiptarėve nė kėrkim tė njė shoqėrie mė demokratike dhe mė tė drejtė. Ai ėshtė njė shqiptaro-amerikan i madh, njė patriot i vėrtetė shqiptar, njė dijetar i plotėsuar, dhe njė njeri i parimeve, i cili nuk e pushoi kurrė luftėn nė emėr tė asaj qė besonte.
Sot ne u ndamė fizikisht me Prof. Repishtin, por atdheu e memorizon nė plejadėn e dijetarve tė mėdhenj, qė i dhanė Shqipėrisė pamvarsinė, atyre qė ndėrtuan shtetin e parė shqiptar, atyre qė luftuan fashizmin dhe komunizmin, ata qė i dhanė pamvarsinė Kosovės,
Zėri i tij qė kumboi nė kongresin amerikan pėr tė drejtat e liritė e shqiptarve nuk do tė ndigjohet ma se iku nė botėn e amshuar , por vepra e tije do tė ndrisė nė breza pėr shqiptarėt dhe do tė jetė njė udhėrrėfynjės dhe pėr brezat e ardhshėm pėr ta ndėrtua Shqipėrinė , pėr ta mbrojtur lirinė. Ka qenė nder i madh pėr mua qė kam patur rastin tė bashkėpunoj ngushtė me Profesor Repishtin nė kėtė periudhė postkomuniste dhe i jam shumė mirėnjohės mbėshtetjes dhe miqėsisė sė tij tė vazhdueshme.
Pėrpara veprės dhe kontributit tuaj pėrunjen me respekt mijėra familje shqiptare qė kaluan kalvarin tėnd tė vuajtes, dhe kan njė mesazh U ndriēoftė mendja e shqiptarve pėr tė mbrojtur lirinė pusho i qetė nė tokėn e lirisė , ku e shkrive jetėn pėr kombe e atdhe. Lamtumire Repishti i madh. Sot ne kemi mė shumė nevojė pėr Ju se sa dje.
Syri
Krijoni Kontakt