Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Cfare bashkepunimi ju ofrojme?

    Ne rradhe te pare le te prezantohemi:

    Kush jemi ne?

    Ne jemi nje grup webmasters shqiptare qe ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe duke u mbeshtetur nga shume persona te tjere kemi bere te mundur krijimin e disa sherbimeve per shqiptaret ne Internet. Ne jemi gjithmone te hapur per bashkepuni me webmaster te tjere shqiptare.

    Cilat jane sherbimet aktuale qe ofrojme?

    - Rrjeti Albasoul @IRC
    - Forumi Shqiptar

    Dy sherbimet aktuale qe ne ofrojme jane renditur me lart. Para 18 muajsh ne krijuam rrjetin e pare profesional shqiptar ne IRC dhe qe atehere e deri me sot ne kemi bere te mundur kthimin e ketij sherbimi ne sherbimin me te frekuentuar nga shqiptaret ne Internet. Shqiptare nga e gjithe bota e vizitojne ate gjate gjithe dites, dhe trafiku ka ardhur gjithmone ne rritje. Sherbimin qe ofrojme mund ta vizitoni vete duke vizituar njeren prej dhomave me te vizituara ne rrjetin tone #shqiperia. Dhoma ka gjithashtu stafin e saj qe numeron me shume se 120 veta vullnetare nga gjithe bota.

    Para pak ditesh, ne vendosem ta zgjerojme bashkepunimin edhe me krijimin e nje forumi te cilin ju jeni duke vizituar. Ky forum eshte forumi zyrtar i dhomes #shqiperia dhe ka dale po nga bashkepunimi i webmasters shqiptare. Vizitoret tane kane mundesi qe te diskutojne ne dhomen #shqiperia ne kohe reale, dhe te diskutojne e postojne foto edhe ne forum, ku mund te njihen me mire me njeri-tjetrin. Keto dy sherbime kompletojne njeri-tjetrin. Te dy sherbimet jane pritur me enthuziazem te madh nga vizitoret tane te rregullt.

    Cilat jane faqet qe perdorin sherbimet tona?

    Ju siguroj qe jane faqet me te vizituara nga shqiptaret ne Internet, dhe nje liste te plote te te gjitha faqeve do ta gjeni se shpejti ne kete forum. Po ju permend vetem disa faqe prestigjoze si Albasoul.com, Albanian.com Dardania.de etj..


    Cfare bashkepunimi ju ofrojme?

    Ne ju ftojme ju qe te perdorni sherbimet tona nga faqet tuaja. Bashkepunimi yne mundeson qe asnje prej faqeve nuk merr kredite e sherbimit, dhe ne kete menyre ju mund te perdorni sherbimin qe eshte i gjithe shqiptareve, jo vetem i nje faqeje te vecante. Bashkepunimi yne eshte ngritur ne baza te interesit te ndersjellte, dhe motoja jone eshte: Tu ofrojme shqiptareve ato sherbime per te cilat kane nevoje.

    Pra ju mund te integroni te dyja sherbimet shume kollaj ne faqet tuaja, duke vene nje link per tek forumi, ose duke perdorur apleten tone per tu futur ne dhomen #shqiperia. Vizitoret tuaj do tu kenaqen pasi te zbulojne keto dy sherbime, dhe ne kete menyre ata do tu vizitojne ju rregullisht fale sherbimeve qe ofroni. Pra ju do te sillni trafikun e faqeve tuaja ne sherbimet tona, dhe ne te njejten kohe vizitoret tuaj do te shfrytezojne sherbimet tona.

    Cilat jane kriteret e bashkepunimit qe ju duhet te respektoni?

    1. Sherbimi ofrohet falas dhe per te gjithe vizitoret. Me kete duam te theksojne qe ne asnje menyre ju nuk duhet te nxirrni perfitime personale ne kurriz te vizitoreve duke i ofruar sherbimin me pagese.

    2. Duhet te jeni nje faqe serioze, qe nuk i fryn percarjes kombetare, nuk ofendon asnje grup apo krahine, nuk ndjell urrejtje, nuk servir pornografi dhe programe ilegale nga faqia juaj. Sherbimet tona u sherbejne vetem vizitoreve shqiptare.

    3. Nuk mund te merrni kredi per sherbimet qe do te perdorni. Ju mund ti perdorni sherbimet pa problem, por nuk mund te (c) sherbimet si tuajat, pasi ato nuk i perkasin vetem nje faqeje por jane produkt bashkepunimi.

    4. Duhet te respektoni te gjitha rregullat e dhomes/forumit qe jane ne fuqi, dhe te respektoni edhe stafin drejtues te tyre, qofshin keta operatore ne dhome apo moderatore ne forum. Sherbimet kane stafet e tyre perkatese qe i mirembajne dhe ju mund ti kontaktoni ato per cdo problem qe te kini.

    5. Ne nuk besojme ne bashkepunime gjysmake. Bashkepunimet gjysmake apo me rezerva eshte mire qe te mos ndodhin fare. Me kete dua te them, qe nese ju vendsni te perdorni dy sherbimet tona, keto sherbime duhet te jene sherbime zyrtare nga faqja juaj. Nuk mund te perdorni dhoma paralele, ose forume paralele. Dhoma #shqiperia duhet te jete dhoma zyrtare e faqes tuaj, e njejta gje vlen edhe me forumin.

    6. Nuk jeni te deturuar te pranoni e bashkepunoni me te gjitha sherbimet, jeni te lire te zgjidhni ato sherbime qe ju interesojne per te bashkepunuar me ne. Ne besojme ne nje bashkepunim serioz dhe te sinqerte, dhe nese hasim ne mungese serioziteti nga ana juaj, ju nuk do te fitoni te drejte te perdorni sherbimet tona.

    7. Te gjithe ata webmasters, qe sjellin nje numer te konsiderueshem vizitoresh ne sherbimet tona, kane te drejten te marrin pjese ne stafin drejtues te sherbimeve perkatese. Sigurisht, kjo nuk eshte me detyrim, vetem nese ju keni deshire. Pjesmarrja ne staf nuk nenkupton nje vend nderi, por kerkon nga ana juaj nje angazhim te rregullt dhe serioz.

    8. Pas nje kohe relativisht te gjate (6 muaj), qe bashkepunimi juaj ka ecur me sukses, ju fitoni te drejten te merrni pjese ne rangun e larte te webmasters qe vendosin ne lidhje me sherbime te reja apo administrimin e sherbimeve. Te gjitha vendimet merren ne menyre demokratike, dhe ne nuk do ishim ketu ku jemi nese nuk do te respektonim njeri-tjetrin duke respektuar me pare rregullat e sherbimeve dhe bashkepunimit.

    Asnje prej bashkepuntoreve tane nuk ka ngelur i zhgenjyer nga ky bashkepunim! Te gjithe ata webmasters qe kane peqafuar bashkepunimin qe ne ofrojme, jane edhe sot e kesaj dite pjese e ketij bashkepunimi. Seriozitetin dhe cilesine e sherbimit qe ofrojme ne, nuk e ofron asnje bashkepunim tjeter shqiptar ne Internet. Stafi yne mban mbi supe nje eksperience 8 vjecare ne kete drejtim.

    Pra ne ju ftojme te bashkepunoni me ne dhe ne te njejten kohe te ndajme me ju suksesin qe ne kemi arritur ne tere keto vite pune dhe perkushtimi.


    Pyetje qe hasim shpesh

    1. Nuk dua te perdor dhomen #shqiperia por nje dhome tjeter timen?

    Eshte mese e lejueshme dhe shume kollaj e realizueshme. Per aq kohe sa dhome eshte hapur ne rrjetin e Albasoul (irc.albasoul.com), perseri bashkepunimi konsiderohet konkret. Nese ju nevojitet ndihma e stafit, mos nguroni te na kontaktoni.

    2. A quhet bashkepunim nese vendos nje lidhje nga faqja ime per FSH por perdor edhe forumin tim personal per faqen ne te njejten kohe?

    Jo, nuk quhet bashkepunim. Qe bashkepunimi te jete i sinqerte dhe korrekt ju duhet te perdorni VETEM forumin shqiptar nga faqja juaj dhe tu beni te qarte edhe vizitoreve se qe tani e tutje bashkepunojme me forumin shqiptar dhe do ta perdorim si sherbim diskutimi edhe nga faqja jone. Vetem ne kete menyre kemi te bejme me bashkepunim konkret dhe te sinqerte.

    3. Une dua te perdor vetem nje sherbim nga faqja ime, jo te dy se bashku?

    Eshte mese e pranueshme dhe shume veta kane zgjedhur kete forme gjysmake bashkepunimi. Disavatazhi i vetem i kesaj menyre bashkepunimi eshte se adresa e faqes tuaj nuk ka per te dale ne portalin e forumit shqiptar. Vetem adresat e atyre faqeve qe bashkepunojne plotesisht me ne (2 sherbimet) dalin ne faqen kryesore.

    Gjithashtu, eshte mese e mundur qe ne rrjetin tone te IRC ju te mos perdorni dhomen #shqiperia, por nje dhome te re me emer tjeter te cilen ju vete mund te hapni.

    4. A nuk ju duket se ky lloj bashkepunimi eshte vetem ne favorin tuaj?

    Nese ju keni nje faqe me me shume vizitore se sa forumi shqiptar dhe faqet e tij mbeshtetese, apo nese keni nje forum me pjesmarrje dhe reputacion me te mire se sa forumi shqiptar, atehere une do ta pranoja se bashkepunimi eshte ne favorin tone dhe ne disfavorin tuaj. Por kur dikush ju ofron mundesine qe adresa e faqes tuaj te dali ne faqen kryesore te forumit dhe te reklamohet falas per gjithe vizitoret dhe antaret e tij, kjo perben nje oferte krejtesisht ne favorin tuaj. Forumi Shqiptar apo Rrjeti Albasoul sic mund ta keni vene re jane dy prej sherbimeve me popullore ne Internet per shqiptaret nga mbare bota dhe nuk kane aspak nevoje per vizitoret tuaj. Nese mbroni mendimin e mesiperm, thjeshte injorojeni kete oferte pasi nuk eshte per ju.

    5. Une do bashkepunoj vetem per 2-3 muaj dhe pastaj do ta pres bashkepunimin...?

    Mendohuni mire perpara se te ndermerni hapin e bashkepunimit me ne. Na kontaktoni e pyesni aty ku keni paqartesi perpara se te merrni nje vendim. Por nese zgjidhni te bashkepunoni, ne presim nga ju seriozitet dhe sinqeritet. Nese ju mungojne keto te dyja dhe e shkeputni bashkepunimin pa shkak me vone, asnje oferte bashkepunimi nuk do tu behet me ne te ardhmen dhe vizitoret tuaj nuk do te jene te mirepritur ne sherbimet tona.

    6. Jam gati per bashkepunim, me ke duhet te komunikoj me tej?

    Pasi lexuat me vemendje gjithcka me lart dhe jeni dakord te bashkepunoni, ju duhet qe te beni ndryshimet ne faqen tuaj. Pasi ti beni keto ndryshime, duhet te nisni nje email ne kete adrese: albo@forumishqiptar.com. Ne mesazh duhet te prezantoni veten, faqen qe administroni, llojin e bashkepunimit qe keni nder mend, ne menyre qe ne te bejme konfirmimin ne faqen tuaj qe ndryshimet jane bere ne rregull.

    7. Kam nje pyetje, ku mund ta bej ?

    Pyetjen mund ta beni si pergjigje ne kete teme, ose mund ta nisni me email ne adresen albo@forumishqiptar.com per nje pergjigje me te shpejte.

    Stafi

  2. #2
    Korcavizion
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Ne Korce
    Postime
    29

    Po kur...

    Po kur faqja qe nje webmaster ka ,ploteson kriteret e lartpermendura, dmth appletet e <chat> jane me dhomen #shqiperia duke sjelle nje fluks userash, dhe eshte nje faqe prestigjoze, cfare ndodh me webmasterin e kesaj faqeje?
    Dua mëngjez-ë e Majit
    kur këndon bilbili i bukur
    kur fryn erëza e malit
    edhe qarku është i skuqur

    Dua lulet-ë të fushësë
    në mëngjez kur janë plot me vesë
    doçkat e bardha te çupës-ë
    vete me vrap që ti presë

    Po nga gjithë ato më parë
    dua më shumë Shqipërinë...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marsel
    Anëtarësuar
    20-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40

    Pergjigje

    Ateher neqoftese ti ke nje web duhet me pare te japesh adresen e webit tend dhe se vizitor e vizitojne kete faqe.seshte ethene qe ke nje web te mire dhe do te marresh Ate qe duhet nqs ti ke vullnet per ate c fare meriton dhe ne qeoftese e meriton atehere ti mund te marresh ndonje status ne dhomen #shqiperia ne Chat ku eshte dhoma me e madhe ne gjithe shqiperine



    Flm Antonjoo
    Nuk lejohen adresa faqesh ne firme vetem ne profil !

  4. #4
    Korcavizion
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Ne Korce
    Postime
    29

    Marseli..

    Degjo nje gje. Une si person kam nje si parim "timin" qe e kam kopjuar nga nje thenie e Gete's. "Kure mos bej nje pyetje dikujt , pa ditur cfare pergjigje mund te maresh".
    E para e punes nuk besoj se e di kush jam une , por shume te tjere me njohin, e dyta kete qe thashe spo e bej se dua pozicion ne #shqiperia se kam aktualisht pozicion.
    Thjesht ishte nje pergjigje aty ku kish shkrojtur Bossi i madh .
    Dua mëngjez-ë e Majit
    kur këndon bilbili i bukur
    kur fryn erëza e malit
    edhe qarku është i skuqur

    Dua lulet-ë të fushësë
    në mëngjez kur janë plot me vesë
    doçkat e bardha te çupës-ë
    vete me vrap që ti presë

    Po nga gjithë ato më parë
    dua më shumë Shqipërinë...

  5. #5
    VloraCity Maska e Novi
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    United Kingdom
    Postime
    44

    Webmaster

    Webmaster shqiptar
    me quajn Novi jam nje djal nga vlora jam operator i vjeter tek #shqiperia.
    Jam Webmaster kam ndertuar shum webe shqiptare per ndihmen qe kerkon nje vizitor ne kete forum ne jemi te gatshem http://www.vloranet.cjb.net

  6. #6
    I-Design Community Maska e AfterDark
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Cleveland/Ohio/USA
    Postime
    8

    Me pelqejne gjerat serioze

    Hello !!

    Mua me pelqejne gjerat serioze. te them te drejten u kenaqa nga gjithe POLICY qe lexova. Me te vertete qe ka ardhur momenti qe te krijohen gjera te tilla .
    Urimet e mija me te mira.
    Bravo stafi drejtues.
    Copyright © 2000-2004 I-Design Community! All rights reserved.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Warl0rd
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    3

    Albo!

    Albo,saher kam menduar,dhe do te ishte me mire te bejsh irc.albasoul.com dhe te futish userat e tu ne at server,do te ndjehesha me i sigurte,dhe si te kishe vendu ket ofrim shpresoj se mund te mberijsh shume WEB Faqe tjera shqiptare ne Serverin tend.
    Nqoft se te duhet ndihme ne lidhje me ket me trego,muj me te ndihmu ne çdo aspekt.
    pejsazh i zbrazët.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Te gjitha kriteret dhe te gjitha pergjigjet i gjeni ne krye te kesaj teme ne shkrimin tim. Nese i permbushni ato kritere, mund te na nisni nje email tek albo@forumishqiptar.com pasi ti keni bere ndryshimet qe ne ti konfirmojme dhe bejme ndryshimet ne faqen tone.

    Per te gjithe ata administratore faqesh qe kane deshire te moderojne nje forum specifik qe ka lidhje me faqen e tyre, mund te na kontaktojne me email dhe eshte dicka e realizueshme. Ajo qe ne shohim ne te tilla raste eshte serioziteti i punes tuaj si ne faqen tuaj edhe ne mendimet qe hidhni ne forum.

    Albo

    P.S Nje nga kriteret eshte mos mbajtja e nje forumi paralel ne faqen tuaj. Nese deshironi te keni nje forum personal, atehere nuk mund te bashkepunoni me ne. Bashkepunimi duhet te jete me interes te dyfishte dhe me te interesuar per bashkepunim duhet te jeni ju e jo ne.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2004
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    1
    Me sa e kuptoje une, Juve doni vetem njerez qe te sjellin trafik te websiti juaj?

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga landi_phila
    Me sa e kuptoje une, Juve doni vetem njerez qe te sjellin trafik te websiti juaj?
    Albasoul dhe forumi shqiptar nuk vuan per trafik, sic mund edhe ta kesh vene re. Ajo qe ne ofrojme eshte qe sherbimet tona ju ti perdorni edhe nga faqet tuaja dhe ne shkembim ne do te vendosim adresat e faqeve tuaja ne portalin e forumit.

    Lexo me lart fillim mbarim ate qe eshte shkruar perpara se te dalesh ne perfundimet e gabuara. Kjo eshte oferte bashkepunimi ne interesin e faqeve te vogla qe sapo jane krijuar, se sa ne interesin e Albasoul apo Forumit shqiptar qe kane vite ne Internet dhe nje numer te madh vizitoresh.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  11. #11
    i regjistruar Maska e RONI
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Europe world
    Postime
    58
    Une mund te lidhem me forumin shqiptar vetem nese faqa ime njihet nga ku forum.Pra nese ne faqen kryesore ka nje link apo logo qe te con ne albanialove.org keshtu vizitoret e faqes time do kujtojne se forumi eshte dhe prone e faqes time.
    http://albanialove.tk
    http://roni.altervista.org
    http://albanialove.org

    Numrin e vizitoreve mund ta shikoni vete (une mendoj se jane rreth 200-300 vizitor ne dite qe vizitojne forumin)
    p.s une nuk kerkoj status ne forum sepse spara merrem me forume
    RONI
    Ndryshuar për herë të fundit nga RONI : 14-10-2004 më 07:09

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pershndetje..

    Un te gjitha webfaqet i kam te lidhura me Albasoul , Apo me ForumiShqiptar , www.Gjilanasi.Com www.Gjilanasi.net , Si dhe Webfaqen e re te www.AlbaniaNET.De ketu LINKS E FORUMI do ta lidh me ju , Chat-in me Kanalin #KOSOVA ose #SHQIPERIA ne irc.Albasoul.com por nese dikush me Ndihmon dhe ma gjen Java aplen per me rregullu..

    Gjith te mirat,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 28-11-2004 më 22:22
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  13. #13
    i regjistruar Maska e RONI
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Europe world
    Postime
    58
    Ja se c'do te thote te jesh nje webmaster Serioz.Prej nje viti online me faqen albanialove kemi arritur te bashkpunojme me shume shoqata,faqe personale,televizione shqiptare,qendra bisnesi, etj... kjo frut i seriozitetit dhe perkushtimit.
    Bashkpunimi yne i funti eshte me Forumin shqiptar i cili ka po te njejtin qellim "Bashkimin e shqiptareve anemban botes dhe patriotizmin"
    Ftoj te gjithe webmasterat shqiptar te bashkpunojne me kete forum serioz dhe te japin kontributin dhe idete per nje unitet dhe bashkim.

    Shqiperia nuk behet vete apo nga te huajt.
    Shqiperia eshte e shqiptareve dhe vet shqiptaret vendosin per te ardhmen dhe fatin e atdheut.

  14. #14
    Bordi Drejtues Maska e REJDI
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Switzerland/Zurich
    Postime
    244

    Post Faqja me e re mbeshtetese e AlbaSouL

    Pershendetje Albo !!

    Kam hapur faqen www.albnapster.com . Eshte nje faqe shume re dhe ka si qellim kryesor mbeshtetjen e rrjetit tone.Ne kame vendosur , scripet per Operatore & IRCop , java chat per shume kanale te IRC.ALBASOUL.COM , reklama te ndryshme te albasoul.com etj...

    Un jam webaster dhe kushuri yt Gerdi PaPa eshte administrator .

    Do ishte nje kenaqesi per mu qe te bashkepunonim se bashku !!

    Flm per mirekuptimin ,

    Rejdi
    |---Lojra ne PC

    Swiss^Boy

  15. #15
    | Ish - Aop | Maska e Erindin
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane | Albania
    Postime
    10
    www.albnapster.net eshte websiti im dhe kam je java applet dhomen #ShqipChat bashke me dhomen #Shqiperia !
    Te them te drejten nuk kam fluks userash qe hyne ne chat !

    Por do doja Albo te bashkpunonim besoj se kam nje faqe prestigjoze !


    Me Respekt be_outlaw !
    Ay! Amor me duele tanto, me duele tanto! Que no creas más en mis promesas ... Ay Amor ! Es una tortura ... Perderte ...

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pershndetje..

    Bashkpunimi im me Albasoul.Com nuk eshte i keq , un ne webfaqen www.AlbaniaLove.De , www.AlbaniaNET.De kam fitu user-a , sepse kam lidh chat-in me kanalin me te madh Shqiptar #Shqiperia , si dhe Forumin kam lidhj me ForumiShqiptar.Com Dhe user-at qe un i kam ne at faqe jan te knaqur..

    Do te thot edhe ju mundohuni sepse sju bie kec.

    Gjith te mirat
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  17. #17
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Kam hapur www.albanianstyle.altervista.org ( www.albanianstyle.tk )

    -Eshte website ku gjehen shume informacione
    -Ka forum dhe chat ( javat te lidhura me albasoul)
    -Ka galeri dhe nje galeri fotosh e shume gjera te tjera do shtohen ne te ardhmen

    Shpresoj te bashkepunoj si me FSH dhe me Albasoul pasi keto dite do i linkoj ne website.

    Pune te mbare te gjithe webmaster.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sherri : 18-05-2005 më 12:50
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  18. #18
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759
    Pershendetje.

    Bashkpunimi me albasoul.com nuk eshte i dobet , WebFaqet e mija jan www.AlbaniaLove.Us , www.AlbaniaLove.Info , www.AlbanianStyle.Net Keto 3 i kam te bera Forward tek Njera, Kam pas ca probleme me te por tash i kam lidh vetem Chatin direkt n`chat hyn sepse akoma se kam kryer web100%, kam lidh chat-in me kanalin me te madh Shqiptar #Shqiperia, Userat qe i kam une jan mase te kenaqur.. besoj qe do kemi sukses, sa me shum usera shpresoj.

    Pa Punuar ska user-a.

    Gjith Te Mirat..!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Bashkpunimi im me Albasoul.Com nuk eshte i keq , un ne webfaqen www.AlbaniaLove.ch e kam bo ca linkse dhe kam fitu user-a , kam lidh chat-in me kanalin me te madh Shqiptar #Shqiperia , si dhe Forumin kam lidhj me ForumiShqiptar.Com Dhe user-at qe un i kam ne at faqe jan te knaqur..

    Do te thot edhe ju mundohuni sepse sju bie kec.

    ►Gjith të mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  20. #20
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Pershendetje ne radhe te pare Albo.Une do te kisha pas qef me pas nje bashkpunim me AlbaSoulin,edhe besoj qe nuk kish pas problem,edhe kish pas sukses.Une kam faqen time nuk po e them ketu cila eshte,por nese eshte i interesuar Albo ja dergoj une ne MP,se publikova ketu se do te ishte nje lloj reklame.Albo faqja ime numeron 3000 antar qe regjistrohen ne dite nga 40 anetare,eshte shum e sigurte.E kam hapur ne dhjetor dhe tani numeron 2910 anetare,qe dita e dites shtohen,tani po nderroj edhe hostingun sepse e dua nje me te shpejte dhe me te mire.Albo cka mund te beja per ty?

    Ta lidh chatin Albasoul,ne faqen time!
    Ta hedh nje reklam te faqes ose FSH ose ALBASOUL 100X100 ne faqe ku shikohet nga mjaft vizitore

    Nese pranon,trego ketu dhe gjithashtu me trego se cka mund te fitoj une nga ky bashkpunim?Dmth ndonje reklam apo si?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ofrojmë sondazhe me porosi: Si i doni rezultatet?!
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •