“Ethet e se Premtes Mbrema dhe Krasta show” eshte nje serial televiziv qe zbulon talente te reja ne fushen e muzikes pop, duke i sjelle ata ne dritat e skenes e te vemendjes popullore.
Pali Kuke dhe Adi Krasta jane autoret e kater cikleve televizive qe ne harkun e ketyre viteve ka patur disa tituj te ndermjetem por te njejten lende e format.
Programi bazohet ne audicionet qe zhvillohen ne qytete te vogla e te medha, te rendesishme e te parendesishme, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, per te dalluar vajza e djem ambicioze te cilet duan te behen te famshem. Kjo behet ne kater faza te medha.
Faza e Pare
Nje juri shume e specializuar jo vetem ne fushen e ngushte te interpretimit muzikor por edhe ne vete-prezantimin skenik, i perzgjedh te rinjte konkurues te suksesshem ne fazen e pare, ku kerkohet nje konkurim i ashtuquajtur a capella, te kenduarit i pashoqeruar nga instrumentat muzikore. Te perzgjedhurit, te cilet deri ne ate moment bejne nje jete te zakonshme por te panjohur ne qytetet e tyre, ftohen te vijne ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane, per te vazhduar fazen e dyte te konkurimit.
Faza *Dyte
Ne fazen e dyte, rreth 80 konkurente vazhdojne konkurimin te shoqeruar me pianoforte. Juria, dhe votimi popullor zgjedh 20 prej tyre qe te vazhdojne konkurimin gradual ne fazen e ardhshme.
Faza e Trete
20 konkurentet e perzgjedhur te fazes se dyte futen per here te pare ne nje teater te vertete, ku kendojne te shoqeruar me kolone zanore (baze orkestracioni), por si kusht ne teater nuk ka publik. Konkurimi eshte live, ka vleresime te jurise dhe votim popullor. Vleresimi i jurise dhe votimi popullor jane komplementare te njeri tjetrit. Vleresimi eshte demokratik, i hapur dhe gjithashtu live ne transmetim televiziv. Ne kete faze zgjidhen 10 finalistet e ketij cikli televiziv.
Faza e Katert
Dhjete finalistet fillojne nje seri spektaklesh te mbremjes se pare ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ku publiku eshte present dhe ne skene ka dekor te madh e perfaqesues. Per te lejuar votimin popullor prej 30 minuta e per te bere llogaritjet e nevojshme nga Kompania e Telefonise Celulare (cilado qofte ajo) zhvillohet ne skene Krasta Show, nje shfaqje e ndermjetme e cila ka marre emrin e prezentatorit te Etheve, per ta dalluar nga konkurimi.
Ne cdo mbremje publiku skualifikon me votim nje konkurues. Ne mbremjen finale mbeten dy finaliste ku njeri shpallet fitues ne saj te votimit popullor.
Arritjet e Etheve
Ethet kane patur nje mbeshtetje te madhe popullore. Jane quajtur gjeresisht nga publiku dhe kritika nje shkolle e madhe e krijimit te personalitetit njerezor e artistic. Ethet jane konsideruar si nje fenomen shoqeror e artistik per shkak te pranise se paprecedent te konkurenteve nga te gjithe territoret shqipfolese. Ethet, kane prodhuar deri tani tri dhjeteshe finalistesh dhe tre fitues.
Anjeza Shahini, Luis Ejlli dh Arti Hizmo jane fituesit e tri edicioneve te deritanishme.
Ethet ne Top Channel jane ne pergatitje e siper. Fuqise se garantuar e te provuar te Etheve I shtohet nje potencial I madh krijues e prodhues I TCH.
Qytetet ku Ethet kane bere zbulime ne audicione jane, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Korca, Elbasani, Durresi, Tirana, Shkodra, Peshkopia, Mitrovica, Gjakova, Peja, Prizreni, Prishtina, Shkupi, Tetova e Struga.
Dei tani jane testuar nga Juria e perbere nga Alfred Kacinari, Zhani Ciko, Zerina Kuke e Shpetim Saraci rreth 7000 shqiptare te rinj. Ky numer pritet te shkoje ne rreth 10000 gjate edicionit te tanishem te Etheve ne Top Channel.
----------------------
Alfred Kacinari
Datelindja Nentor 1959
Vendlinja Tirane
ARSIMI
I diplomuar ne "Akademine e Arteve te Bukura", dega kompozicion.
EKSPERIENCA PROFESIONALE
Ka qene pjesmarres neper festivale si kompozitor , orkestrues , ku ka marre cmime te para , te dyta dhe te treta.
Prej vitit 1992 ka punuar si Drejtor Artistik i disa festivaleve dhe kengeve te stines.
Ka punuar si Drejtor Artistik i Orkestres Sinfonike te RTSH.
Aktualisht punon ne TVSH si Redaktor Muzike, Drejt. programi ne Radio.
-------------------------
Shpetim Saraci
Datelindja 19 Prill 1970
Vendlindja Shkoder
ARSIMI
Shkolla e Mesme Muzikore "Preng Jakova".
I diplomuar ne "Akademine e Arteve te Bukura", 1988 – 1992.
EKSPERIENCA PROFESIONALE
1990-1999
Ka punuar ne Radio Tirana ne pozicionin instrumentist drejtues formacionit orkestral.
1999-2006
Profil i lire, qe nenkupton pjesmarres ne aktivitete kombetare dhe nderkombetare si krijues, aranxhues, instrumentist i laureuar me �me te ndryshme kombetare.
------------------------
Zerina Kuke
Eksperience profesionale
2006-sot
Drejtoreshe e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura
1996-2000
Anetare e Keshillit Bashkiak per Partine Demokratike - Kryetare e Komisionit te Kultures, Arsimit dhe Maredhenieve me jashte
1995-1999
Fondacioni per Kulture dhe Art "Fan Noli" - Anetare e Keshillit Drejtues
1993-1996
IBM Computers - Koordinatore e maredhenieve te IBM-se me Shqiperine
1992-1999
Qendra Nderkombetare e Kultures - Drejtoreshe e Departamentit te Kultures Anetare e Bordit Drejtues
1992-1996
UNESCO - Anetare e Seksionit te Organizimit te Festivaleve per Kulturen Popullore
1976-1992
Shtepia Botuese Naim Frasheri - Redaktore per Letersine Artistike, Anetare e jurise se konkurseve per letersine, Juri televizive ne festivale te ndryshme
Aktivitete realizuar ne Qendren Nderkombetare te Kultures
1996 Organizimi i ekspozites ne Shalaburg, Austri, me veprat e Onufrit dhe 400 eksponateve me te vyera te etnografise shqipetare
1996 Shfaqje e filmave alternativ, me ambasaden gjermane
1996 Ekspozita e Piktures Moderne Gjermane e viteve 60-70'
1995 Ekspozita e pare e Filatelise Shqipetare
1995 Panairi i librit te Frankfurtit
1995 Dy Koncerte te Sopranos Katia Ricareli
1995 Java e Kultures Shqiptare e Kosovare
1995 Organizimi i vizites se aktorit anglez Pitkin
1993 Koncerti i Orkestres Simfonike te Bambergut, Koncerte Simfonike te Radio Televizionit ne Odeon
1994 Ekspozita e skulptorit Kosovar Cavderbasha
Aktivitete realizuar Qendren Kulturore Te Forcave Te Armatosura
2007 Anetare e komisionit te Shtabit te Pergjithshem per organizimin e parades dhe koncertit te madh me rastin e 95 vjetorit te Forcave te Armatosura
2007 Aktivitet artistik per Kolegjin e Larte te NATO
2006 Organizimi i Festes solemne me rastin e 4 Dhjetorit Dita e F.A.
Eksperience Televizive (1969-2006)
Prezantuese, drejtuese programesh, skenariste ne gjini te ndryshme televizive si dokumentar artistik, spektakle, festivale, emisione arti, kulture, kinematografie, pikture, etj.
Festivale te kenges ne R.T.SH,
Festivale folklorike te Gjirokastres,
Koncertet e Majit.
Koncerte te ndryshme simfonike.
Koncerte Gala ne T.O.B.
Mbremja jubilare per 600 vjetorin e Skenderbeut
Mbremjet e muzikes popullore (cikel i gjate televiziv),
Spektaklet per fituesit e vitit,
Cikli televiziv "Per vete dhe per Ju", me poetet dhe shkrimtaret me te shquar te Shqiperise si dhe poetin e madh rus Jeftushenko.
Dokumentaret artistik kushtuar Inva Mules, Angjelin Prelocaj, Fadil Berishes, figurave te tjera te shquara te letersise dhe te artit tone si Migjeni, Dritero Agolli, Tish Daija, Dhimiter Xhuvani, Kujtim Cashku, Gjon Shllaku, Kasem Trebeshina, Marie Kraja, Shefqet Ndroqi, etj.
Drejtuese e Festivalit 11-te te Filmit Shqipetar.
Skenariste dhe Drejtuese e spektaklit per 40-vjetorin e T.V.SH
Drejtuese per emisionin e kampionatit Boteror te Futbollit 2002
Kordinatore dhe anetare e jurise te ciklit televiziv "Ethet e se Premtes Mbrema"
Kordinatore e ciklit televiziv "Kodi Binjak"
Drejtuese e mbremjes gala per 45 vjetorin e orkestres sinfonike te RTVSH
Arsimi
1987
Universiteti i Tiranes
Provime pasuniversitare te pergatitjes se Doktoratures:
Teori e Letersise
Histori dhe teori e letersise per te rinj
Filozofi
Gjuhe Angleze
1986-1987
Universiteti i Tiranes
Diplomuar: Kritike Letrare, kurs pasuniversitar
1976
Universiteti I Tiranes
Diplomuar: Gjuhe-Letersi Shqipe
--------------------------------
Zhani Ciko
I diplomuar per violine me 1967 ne Konservatorin Shteteror te Tiranes, pas perfundimit te studimeve punon si solist dhe Koncert-Maester ne orkestren e T.O.B-it dhe ne Filarmonine Shqiptare, ku midis te tjerash interpreton per here te pare disa nga veprat madhore te literatures violinistike shqiptare. Ne te njejten kohe eshte edhe pedagog i violines prane Akademise se Arteve Tirane. Ne periudhen 1970-73 eshte drejtor artistik i TOB-it ne Tirane deri ne ndalimin e daljes ne skene nga regjimi monist i kohes, cka solli edhe nderprerjen e karrieres se tij artistike per nje periudhe gati 15-vjecare.
Ai u largua si i padeshirueshem nga Teatri i Operas ne periudhen e famekeqit Pleniumi i 4-te i Partise qe goditi shume intelektuale dhe artiste.
Si nje nga te cilesuarit "artiste liberale" per shkak se nuk mohoi "Festivalin e 11-te te Kenges ne RTSH" dhe nuk beri autokritike per shfaqjet e modernizimit ne art dhe letersi ku ai punonte. U caktua ne Patos. Ne qytetin e Patosit, ku u dergua per riedukim ne periudhen e perndjekjes per pikepamjet e prirjet e tij te konsideruara nga regjimi si "moderniste" ai zhvilloi veprimtari ne shkollat "Mustafa Matohiti" dhe "Mehmet Shehu" si mesues i thjeshte i muzikes.
Me vullnetin e tij dhe i perkrahur nga dashamires te artit ne Patos, ngriti rrethet artistike prane pallatit dhe i zhvilloi te gjitha ato pa pranuar asnje shperblim.
Shume muzikante te rinj ne rajon, rrethin e Fierit, etj me vone u bene artiste dhe intelektuale duke u pergatitur nga kultura dhe aftesite artistike te tij.
Ai u be i pari drejtues i qendres kulturore te femijeve ne Patos (ish shtepia e pionierit) dhe inicioi ngritjen e cirkut qe me pas u be nje qender me vehte.
Ngriti ansamblin artistik te shkolles se mesme te rajonit i cili brenda pak kohe u cilesia Ansambli me i mire nder te gjitha shkollat ne rrethin e Fierit.
Aktivitete te panumerta te Pallatit te Kultures, grupe popullore ne ndermarrjet e naftes, festivale, kori i qytetit te Patosit, soliste orkester, etj, kane qene nje nga drejtimet ku Zhani Ciko ka qene promotor i rritjes cilesore te tyre.
Marrdheniet e e ngushta me njerezit e thjeshte te qytetit te Patosit i ka ruajtur vazhdimisht dhe me pas.
Me 1979 eshte pedagog i violines e me pas drejtor i Liceut Artistik "Jordan Misja" ne Tirane. me 1989 emerohet drejtor artistik i Orkestres Simfonike te Radiotelevizionit Shqiptar. Pervec aktivitetit intensive me orkestren e tij, Zhani Ciko ka drejtuar master class ne Itali, France, Hungari etj. Ai eshte anetar i perhershem i disa jurive nderkombetare ne Shqiperi dhe jashte vendit.
Ne fund te viteve '80 formon orkestren e harqeve Virtuozet e Rinj te Tiranes, me te cilen arriti shume shpejt nje sukses te plote. Nen drejtimin e tij orkestra ka fituar cmimet me te larta te vendit ne Koncertet e Majit, ne Konkurset e shkollave te muzikes etj. Qe ne turnete e para me 1989, ne Austri, Itali, Greqi, arriti edhe suksesin e vet jashte vendit. Me pas ftohet ne aktivitete te tjera ne Spanje, France, Slloveni, Zvicer dhe Lihtenshtain. Si dirigjent i orkestres Virtuozet e Rinj te Tiranes ka marre pjese ne Karynthische Sommer(Austri), Aix en Musique, (France). Ne Festivalin Ballkanik ne Greqi orkestra vleresohet si ansambli me i mire, ndersa ne prill, ne festivalin Nderkombetar ne Hungari fiton cmimin e pare. Ne maj 1997 vleresohet serish me cmimin e pare ne festivalin Europian te Muzikes ne Belgjike dhe po ate vit ndermerr nje turne ne Gjermani, i vleresuar si nga publiku ashtu edhe nga kritika vendase. Me orkestren e harqeve prodhon 3 vidiokaseta si dhe 3 CD ne bashkepunim me firma austriake.
Radio te ndryshme si ORF, DRS, RT Sloven, Radiotelevizioni Hungarez, Radio Vaticana, Bayerische Raundfunk dhe Radio Suedeze kane transmetuar koncertet e kesaj orkestre.
Si dirigjent i orkestres Zhani Ciko ka bashkepunuar gjithashtu edhe me soliste te ndryshem ne Shqiperi, Itali, Austri si dhe me ansamble korale ne Austri, Spanje e France. Midis te tjerash mund te permendet realizimi i oratorit te Haydn Die Schopfung si dhe i operas Il mondo della luna po nga Haydn.
Me 1998 ndermerr nje turne tjeter ne Suedi me 18 koncerte shume te suksesshme. Po kete vit Zhani Ciko themelon ansamblin e pare te harqeve te Muzikes se Re ne Shqiperi, tashme te njohur me emrin Amra, me te cilin interpreton disa nga veprat e Festivalit VII te Muzikes se Re Shqiptare. Ne Festivalin "Muzika dhe Rinia 2000" ne Viene orkestra e drejtuar prej tij vleresohet me cmimin e pare per orkestrat e harqeve dhe me cmimin e Madh te Bashkise se Vienes.
Aktualisht eshte Drejtor i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit. Mbatin titullin "Mjeshter i Madh i Punes" akredituar nga Presidenti i Republikes.
Gjate viteve ne vazhdim, ka drejtuar dy premiera absolute te operave bashkohore shqiptare. Opera "Oirat" me muzike te kompozitorit Aleksander Peci dhe "Dhoma" te kompozitorit Ermir Dergjini.
Ne koncertin inaugural te katedrales se Shen Palit ne Tirane, interpretimi i "Meshes se kurorezimit" nga W.A.Mozart u vleresua nga autoritetet e larta te Vatikanit prezente ne kete rast.
Ne koncerte te Orkestres Simfonike te R.T.SH dhe Filarmonise se Prishtines ka ekzekutuar vepra te rendesishme nga cajkovskij, Brahms, Elgar, Barton, etj.
Ne vitin 2005 drejtoi ne Milano, Salla "Verdi" orkestren UECO, me vepra nga Elgar, Hin e Janacek, koncert i cili u vleresua maksimalisht.
Po kete vit drejtoi Orkestren e dhomes "A. Moisiu" ne Itali ne Festivalin "Nei suoni dei luoghi". Eshte i pari dirigjent shqiptar qe ka drejtuar ne stinen koncertore nderkombetare "Allegretto Albania" dhe me pas ne ate "klasik".
------------------------
Regjizori i madh Pali Kuke
Datelindja 17/ 04/ 1947
Fillon pune ne Televizionin Shqiptar 1969.
Diplomuar ne Fakultetin Histori Filologji dega Gjuhe Letersi, Tirane.
CMIME DHE TITUJ
Cmimi i Republikes i Klasit te Pare Per filmin Udha e Shkronjave 1979
Cmimi Special ne Festivalin. e Trete Te Filmit Artistik 1979
Medalioni i Festivalit te katert te filmit artistik (Plumba Perandorit) 1981
Cmimi Naim Frasheri i klases se trete 1983
Medalioni i Festivalit te gjashte te filmit artistik (I paharuari) 1985
Cmimi Naim Frasheri i klases se dyte 1985
Titulli Artist i Merituar 1985
Cmimi Antena e Arte (Me rastin e 40 vjetorit te RTSH) 2000
KAMER DHE REGJISOR NE DOKUMENTARE
Ender ne Paris (Inva Mula, Placido Domingo)
Kusheriri i Engjejve (koreografi Angjelin Preliocaj)
Tek Engjejt (Inva Mula ne Operen e Los Angelesit)
Aleksander Moisiu
Mihal Popi
Muntaz Dhrami
Marie Kraja
Borova flet
Sadik Kaceli
DOKUMENTARE ME ANSAMBLET FOLKLORIKE TE RRETHEVE:
Korce
Kolonje
Permet
Kukes
Burel
KAMERA DHE REGJISOR NE TELEFILMA HUMORISTIKE
Ballistet me kembe varur
Per pushime ne Rome
Der brothers group
Gjuetia e Fundit
Po Vjen ai
Misioni
Kurora e Missit
Syri
****
Shpella e Votimit
E Ema E Zeqos Maje Thanes
Kanuni i Leke Dukagjinit
Rradhe Per Viza Ne Ambasaden Greke
Kuvendi i Dyte i Lezhes
Don Kishoti e Sanco Panco ne Tirane
Eksodi i trurit
Shpalllja e kandidatures per Kryetar Bashkie
Komisioni i pastrimit te figurave
Koridori i Tete
DREJTOR FOTOGRAFIE NE FILMAT ARTISTIKE
Familja e Peshkatarit
Kur Hidheshin Themelet
Koha e Komisareve
Me Gjuhen e Pushkes
Korieret
I treti (kater seri)
Udha e Shkronjave
Plumba Perandorit
Era e Ngrohte e Thellesive
Te shoh ne sy
REGJISOR I SPEKTAKLIT TELEVIZ TELEBINGO KOMBETARE
Live i perjavshem ne vitet : 1997,1998, 1999,2000,2001,2002
REGJISOR NE SPEKTAKLET TELEVIZIVE
Miss Albania ne vitet: 1999,2000,2001
Festivali i Kenges Magjike ne vitet: 1999,2000,2001
Festivali Operistik Marie Kraja ne vitet: 1999,2000,2001,2002,2003,2004,2005,2007
SKENAR DHE REGJISOR NE SPEKTAKLIN
Ethet e se Premtes Mbrema ne vitet: 2002,2003,2004,2007
Festival i RTVSH ne vitet: 2002,2003,2004,2006,2007
Ne nje serse evenimentesh jubilare ne T.O.B. dhe ne TEATRIN KOMBETAR
Katedralja e Parisit
Koncert per Nene Terezen (Ne katedralen e Shen Palit)
Ballo ne Opera
Na jepni nje buzeqeshje
Koncert i madh jubilar "Per Shqiperine"
www.top-channel.tv
Krijoni Kontakt