Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Antarsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiran
    Mosha
    41
    Postime
    1,946
    Faleminderit
    60
    58 falenderime n 51 postime

    Ethet e se Premtes Mbrema dhe Krasta show

    “Ethet e se Premtes Mbrema dhe Krasta show” eshte nje serial televiziv qe zbulon talente te reja ne fushen e muzikes pop, duke i sjelle ata ne dritat e skenes e te vemendjes popullore.

    Pali Kuke dhe Adi Krasta jane autoret e kater cikleve televizive qe ne harkun e ketyre viteve ka patur disa tituj te ndermjetem por te njejten lende e format.

    Programi bazohet ne audicionet qe zhvillohen ne qytete te vogla e te medha, te rendesishme e te parendesishme, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, per te dalluar vajza e djem ambicioze te cilet duan te behen te famshem. Kjo behet ne kater faza te medha.

    Faza e Pare

    Nje juri shume e specializuar jo vetem ne fushen e ngushte te interpretimit muzikor por edhe ne vete-prezantimin skenik, i perzgjedh te rinjte konkurues te suksesshem ne fazen e pare, ku kerkohet nje konkurim i ashtuquajtur a capella, te kenduarit i pashoqeruar nga instrumentat muzikore. Te perzgjedhurit, te cilet deri ne ate moment bejne nje jete te zakonshme por te panjohur ne qytetet e tyre, ftohen te vijne ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane, per te vazhduar fazen e dyte te konkurimit.

    Faza *Dyte

    Ne fazen e dyte, rreth 80 konkurente vazhdojne konkurimin te shoqeruar me pianoforte. Juria, dhe votimi popullor zgjedh 20 prej tyre qe te vazhdojne konkurimin gradual ne fazen e ardhshme.

    Faza e Trete

    20 konkurentet e perzgjedhur te fazes se dyte futen per here te pare ne nje teater te vertete, ku kendojne te shoqeruar me kolone zanore (baze orkestracioni), por si kusht ne teater nuk ka publik. Konkurimi eshte live, ka vleresime te jurise dhe votim popullor. Vleresimi i jurise dhe votimi popullor jane komplementare te njeri tjetrit. Vleresimi eshte demokratik, i hapur dhe gjithashtu live ne transmetim televiziv. Ne kete faze zgjidhen 10 finalistet e ketij cikli televiziv.

    Faza e Katert

    Dhjete finalistet fillojne nje seri spektaklesh te mbremjes se pare ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ku publiku eshte present dhe ne skene ka dekor te madh e perfaqesues. Per te lejuar votimin popullor prej 30 minuta e per te bere llogaritjet e nevojshme nga Kompania e Telefonise Celulare (cilado qofte ajo) zhvillohet ne skene Krasta Show, nje shfaqje e ndermjetme e cila ka marre emrin e prezentatorit te Etheve, per ta dalluar nga konkurimi.

    Ne cdo mbremje publiku skualifikon me votim nje konkurues. Ne mbremjen finale mbeten dy finaliste ku njeri shpallet fitues ne saj te votimit popullor.

    Arritjet e Etheve

    Ethet kane patur nje mbeshtetje te madhe popullore. Jane quajtur gjeresisht nga publiku dhe kritika nje shkolle e madhe e krijimit te personalitetit njerezor e artistic. Ethet jane konsideruar si nje fenomen shoqeror e artistik per shkak te pranise se paprecedent te konkurenteve nga te gjithe territoret shqipfolese. Ethet, kane prodhuar deri tani tri dhjeteshe finalistesh dhe tre fitues.

    Anjeza Shahini, Luis Ejlli dh Arti Hizmo jane fituesit e tri edicioneve te deritanishme.

    Ethet ne Top Channel jane ne pergatitje e siper. Fuqise se garantuar e te provuar te Etheve I shtohet nje potencial I madh krijues e prodhues I TCH.

    Qytetet ku Ethet kane bere zbulime ne audicione jane, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Korca, Elbasani, Durresi, Tirana, Shkodra, Peshkopia, Mitrovica, Gjakova, Peja, Prizreni, Prishtina, Shkupi, Tetova e Struga.

    Dei tani jane testuar nga Juria e perbere nga Alfred Kacinari, Zhani Ciko, Zerina Kuke e Shpetim Saraci rreth 7000 shqiptare te rinj. Ky numer pritet te shkoje ne rreth 10000 gjate edicionit te tanishem te Etheve ne Top Channel.

    ----------------------

    Alfred Kacinari

    Datelindja Nentor 1959
    Vendlinja Tirane

    ARSIMI
    I diplomuar ne "Akademine e Arteve te Bukura", dega kompozicion.

    EKSPERIENCA PROFESIONALE
    Ka qene pjesmarres neper festivale si kompozitor , orkestrues , ku ka marre cmime te para , te dyta dhe te treta.
    Prej vitit 1992 ka punuar si Drejtor Artistik i disa festivaleve dhe kengeve te stines.
    Ka punuar si Drejtor Artistik i Orkestres Sinfonike te RTSH.
    Aktualisht punon ne TVSH si Redaktor Muzike, Drejt. programi ne Radio.

    -------------------------

    Shpetim Saraci

    Datelindja 19 Prill 1970
    Vendlindja Shkoder

    ARSIMI
    Shkolla e Mesme Muzikore "Preng Jakova".
    I diplomuar ne "Akademine e Arteve te Bukura", 1988 – 1992.

    EKSPERIENCA PROFESIONALE
    1990-1999
    Ka punuar ne Radio Tirana ne pozicionin instrumentist drejtues formacionit orkestral.
    1999-2006
    Profil i lire, qe nenkupton pjesmarres ne aktivitete kombetare dhe nderkombetare si krijues, aranxhues, instrumentist i laureuar me �me te ndryshme kombetare.

    ------------------------

    Zerina Kuke

    Eksperience profesionale
    2006-sot
    Drejtoreshe e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura
    1996-2000
    Anetare e Keshillit Bashkiak per Partine Demokratike - Kryetare e Komisionit te Kultures, Arsimit dhe Maredhenieve me jashte
    1995-1999
    Fondacioni per Kulture dhe Art "Fan Noli" - Anetare e Keshillit Drejtues
    1993-1996
    IBM Computers - Koordinatore e maredhenieve te IBM-se me Shqiperine
    1992-1999
    Qendra Nderkombetare e Kultures - Drejtoreshe e Departamentit te Kultures Anetare e Bordit Drejtues
    1992-1996
    UNESCO - Anetare e Seksionit te Organizimit te Festivaleve per Kulturen Popullore
    1976-1992
    Shtepia Botuese Naim Frasheri - Redaktore per Letersine Artistike, Anetare e jurise se konkurseve per letersine, Juri televizive ne festivale te ndryshme

    Aktivitete realizuar ne Qendren Nderkombetare te Kultures
    1996 Organizimi i ekspozites ne Shalaburg, Austri, me veprat e Onufrit dhe 400 eksponateve me te vyera te etnografise shqipetare
    1996 Shfaqje e filmave alternativ, me ambasaden gjermane
    1996 Ekspozita e Piktures Moderne Gjermane e viteve 60-70'
    1995 Ekspozita e pare e Filatelise Shqipetare
    1995 Panairi i librit te Frankfurtit
    1995 Dy Koncerte te Sopranos Katia Ricareli
    1995 Java e Kultures Shqiptare e Kosovare
    1995 Organizimi i vizites se aktorit anglez Pitkin
    1993 Koncerti i Orkestres Simfonike te Bambergut, Koncerte Simfonike te Radio Televizionit ne Odeon
    1994 Ekspozita e skulptorit Kosovar Cavderbasha

    Aktivitete realizuar Qendren Kulturore Te Forcave Te Armatosura
    2007 Anetare e komisionit te Shtabit te Pergjithshem per organizimin e parades dhe koncertit te madh me rastin e 95 vjetorit te Forcave te Armatosura
    2007 Aktivitet artistik per Kolegjin e Larte te NATO
    2006 Organizimi i Festes solemne me rastin e 4 Dhjetorit Dita e F.A.

    Eksperience Televizive (1969-2006)
    Prezantuese, drejtuese programesh, skenariste ne gjini te ndryshme televizive si dokumentar artistik, spektakle, festivale, emisione arti, kulture, kinematografie, pikture, etj.
    Festivale te kenges ne R.T.SH,
    Festivale folklorike te Gjirokastres,
    Koncertet e Majit.
    Koncerte te ndryshme simfonike.
    Koncerte Gala ne T.O.B.
    Mbremja jubilare per 600 vjetorin e Skenderbeut
    Mbremjet e muzikes popullore (cikel i gjate televiziv),
    Spektaklet per fituesit e vitit,
    Cikli televiziv "Per vete dhe per Ju", me poetet dhe shkrimtaret me te shquar te Shqiperise si dhe poetin e madh rus Jeftushenko.
    Dokumentaret artistik kushtuar Inva Mules, Angjelin Prelocaj, Fadil Berishes, figurave te tjera te shquara te letersise dhe te artit tone si Migjeni, Dritero Agolli, Tish Daija, Dhimiter Xhuvani, Kujtim Cashku, Gjon Shllaku, Kasem Trebeshina, Marie Kraja, Shefqet Ndroqi, etj.
    Drejtuese e Festivalit 11-te te Filmit Shqipetar.
    Skenariste dhe Drejtuese e spektaklit per 40-vjetorin e T.V.SH
    Drejtuese per emisionin e kampionatit Boteror te Futbollit 2002
    Kordinatore dhe anetare e jurise te ciklit televiziv "Ethet e se Premtes Mbrema"
    Kordinatore e ciklit televiziv "Kodi Binjak"
    Drejtuese e mbremjes gala per 45 vjetorin e orkestres sinfonike te RTVSH

    Arsimi
    1987
    Universiteti i Tiranes
    Provime pasuniversitare te pergatitjes se Doktoratures:
    Teori e Letersise
    Histori dhe teori e letersise per te rinj
    Filozofi
    Gjuhe Angleze
    1986-1987
    Universiteti i Tiranes
    Diplomuar: Kritike Letrare, kurs pasuniversitar
    1976
    Universiteti I Tiranes
    Diplomuar: Gjuhe-Letersi Shqipe


    --------------------------------

    Zhani Ciko

    I diplomuar per violine me 1967 ne Konservatorin Shteteror te Tiranes, pas perfundimit te studimeve punon si solist dhe Koncert-Maester ne orkestren e T.O.B-it dhe ne Filarmonine Shqiptare, ku midis te tjerash interpreton per here te pare disa nga veprat madhore te literatures violinistike shqiptare. Ne te njejten kohe eshte edhe pedagog i violines prane Akademise se Arteve Tirane. Ne periudhen 1970-73 eshte drejtor artistik i TOB-it ne Tirane deri ne ndalimin e daljes ne skene nga regjimi monist i kohes, cka solli edhe nderprerjen e karrieres se tij artistike per nje periudhe gati 15-vjecare.
    Ai u largua si i padeshirueshem nga Teatri i Operas ne periudhen e famekeqit Pleniumi i 4-te i Partise qe goditi shume intelektuale dhe artiste.
    Si nje nga te cilesuarit "artiste liberale" per shkak se nuk mohoi "Festivalin e 11-te te Kenges ne RTSH" dhe nuk beri autokritike per shfaqjet e modernizimit ne art dhe letersi ku ai punonte. U caktua ne Patos. Ne qytetin e Patosit, ku u dergua per riedukim ne periudhen e perndjekjes per pikepamjet e prirjet e tij te konsideruara nga regjimi si "moderniste" ai zhvilloi veprimtari ne shkollat "Mustafa Matohiti" dhe "Mehmet Shehu" si mesues i thjeshte i muzikes.
    Me vullnetin e tij dhe i perkrahur nga dashamires te artit ne Patos, ngriti rrethet artistike prane pallatit dhe i zhvilloi te gjitha ato pa pranuar asnje shperblim.
    Shume muzikante te rinj ne rajon, rrethin e Fierit, etj me vone u bene artiste dhe intelektuale duke u pergatitur nga kultura dhe aftesite artistike te tij.
    Ai u be i pari drejtues i qendres kulturore te femijeve ne Patos (ish shtepia e pionierit) dhe inicioi ngritjen e cirkut qe me pas u be nje qender me vehte.
    Ngriti ansamblin artistik te shkolles se mesme te rajonit i cili brenda pak kohe u cilesia Ansambli me i mire nder te gjitha shkollat ne rrethin e Fierit.
    Aktivitete te panumerta te Pallatit te Kultures, grupe popullore ne ndermarrjet e naftes, festivale, kori i qytetit te Patosit, soliste orkester, etj, kane qene nje nga drejtimet ku Zhani Ciko ka qene promotor i rritjes cilesore te tyre.
    Marrdheniet e e ngushta me njerezit e thjeshte te qytetit te Patosit i ka ruajtur vazhdimisht dhe me pas.
    Me 1979 eshte pedagog i violines e me pas drejtor i Liceut Artistik "Jordan Misja" ne Tirane. me 1989 emerohet drejtor artistik i Orkestres Simfonike te Radiotelevizionit Shqiptar. Pervec aktivitetit intensive me orkestren e tij, Zhani Ciko ka drejtuar master class ne Itali, France, Hungari etj. Ai eshte anetar i perhershem i disa jurive nderkombetare ne Shqiperi dhe jashte vendit.
    Ne fund te viteve '80 formon orkestren e harqeve Virtuozet e Rinj te Tiranes, me te cilen arriti shume shpejt nje sukses te plote. Nen drejtimin e tij orkestra ka fituar cmimet me te larta te vendit ne Koncertet e Majit, ne Konkurset e shkollave te muzikes etj. Qe ne turnete e para me 1989, ne Austri, Itali, Greqi, arriti edhe suksesin e vet jashte vendit. Me pas ftohet ne aktivitete te tjera ne Spanje, France, Slloveni, Zvicer dhe Lihtenshtain. Si dirigjent i orkestres Virtuozet e Rinj te Tiranes ka marre pjese ne Karynthische Sommer(Austri), Aix en Musique, (France). Ne Festivalin Ballkanik ne Greqi orkestra vleresohet si ansambli me i mire, ndersa ne prill, ne festivalin Nderkombetar ne Hungari fiton cmimin e pare. Ne maj 1997 vleresohet serish me cmimin e pare ne festivalin Europian te Muzikes ne Belgjike dhe po ate vit ndermerr nje turne ne Gjermani, i vleresuar si nga publiku ashtu edhe nga kritika vendase. Me orkestren e harqeve prodhon 3 vidiokaseta si dhe 3 CD ne bashkepunim me firma austriake.
    Radio te ndryshme si ORF, DRS, RT Sloven, Radiotelevizioni Hungarez, Radio Vaticana, Bayerische Raundfunk dhe Radio Suedeze kane transmetuar koncertet e kesaj orkestre.
    Si dirigjent i orkestres Zhani Ciko ka bashkepunuar gjithashtu edhe me soliste te ndryshem ne Shqiperi, Itali, Austri si dhe me ansamble korale ne Austri, Spanje e France. Midis te tjerash mund te permendet realizimi i oratorit te Haydn Die Schopfung si dhe i operas Il mondo della luna po nga Haydn.
    Me 1998 ndermerr nje turne tjeter ne Suedi me 18 koncerte shume te suksesshme. Po kete vit Zhani Ciko themelon ansamblin e pare te harqeve te Muzikes se Re ne Shqiperi, tashme te njohur me emrin Amra, me te cilin interpreton disa nga veprat e Festivalit VII te Muzikes se Re Shqiptare. Ne Festivalin "Muzika dhe Rinia 2000" ne Viene orkestra e drejtuar prej tij vleresohet me cmimin e pare per orkestrat e harqeve dhe me cmimin e Madh te Bashkise se Vienes.
    Aktualisht eshte Drejtor i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit. Mbatin titullin "Mjeshter i Madh i Punes" akredituar nga Presidenti i Republikes.
    Gjate viteve ne vazhdim, ka drejtuar dy premiera absolute te operave bashkohore shqiptare. Opera "Oirat" me muzike te kompozitorit Aleksander Peci dhe "Dhoma" te kompozitorit Ermir Dergjini.
    Ne koncertin inaugural te katedrales se Shen Palit ne Tirane, interpretimi i "Meshes se kurorezimit" nga W.A.Mozart u vleresua nga autoritetet e larta te Vatikanit prezente ne kete rast.
    Ne koncerte te Orkestres Simfonike te R.T.SH dhe Filarmonise se Prishtines ka ekzekutuar vepra te rendesishme nga cajkovskij, Brahms, Elgar, Barton, etj.
    Ne vitin 2005 drejtoi ne Milano, Salla "Verdi" orkestren UECO, me vepra nga Elgar, Hin e Janacek, koncert i cili u vleresua maksimalisht.
    Po kete vit drejtoi Orkestren e dhomes "A. Moisiu" ne Itali ne Festivalin "Nei suoni dei luoghi". Eshte i pari dirigjent shqiptar qe ka drejtuar ne stinen koncertore nderkombetare "Allegretto Albania" dhe me pas ne ate "klasik".

    ------------------------

    Regjizori i madh Pali Kuke

    Datelindja 17/ 04/ 1947

    Fillon pune ne Televizionin Shqiptar 1969.
    Diplomuar ne Fakultetin Histori Filologji dega Gjuhe Letersi, Tirane.
    CMIME DHE TITUJ
    Cmimi i Republikes i Klasit te Pare Per filmin Udha e Shkronjave 1979
    Cmimi Special ne Festivalin. e Trete Te Filmit Artistik 1979
    Medalioni i Festivalit te katert te filmit artistik (Plumba Perandorit) 1981
    Cmimi Naim Frasheri i klases se trete 1983
    Medalioni i Festivalit te gjashte te filmit artistik (I paharuari) 1985
    Cmimi Naim Frasheri i klases se dyte 1985
    Titulli Artist i Merituar 1985
    Cmimi Antena e Arte (Me rastin e 40 vjetorit te RTSH) 2000
    KAMER DHE REGJISOR NE DOKUMENTARE
    Ender ne Paris (Inva Mula, Placido Domingo)
    Kusheriri i Engjejve (koreografi Angjelin Preliocaj)
    Tek Engjejt (Inva Mula ne Operen e Los Angelesit)
    Aleksander Moisiu
    Mihal Popi
    Muntaz Dhrami
    Marie Kraja
    Borova flet
    Sadik Kaceli
    DOKUMENTARE ME ANSAMBLET FOLKLORIKE TE RRETHEVE:
    Korce

    Kolonje
    Permet
    Kukes
    Burel
    KAMERA DHE REGJISOR NE TELEFILMA HUMORISTIKE
    Ballistet me kembe varur
    Per pushime ne Rome
    Der brothers group
    Gjuetia e Fundit
    Po Vjen ai
    Misioni
    Kurora e Missit
    Syri
    ****
    Shpella e Votimit
    E Ema E Zeqos Maje Thanes
    Kanuni i Leke Dukagjinit
    Rradhe Per Viza Ne Ambasaden Greke
    Kuvendi i Dyte i Lezhes
    Don Kishoti e Sanco Panco ne Tirane
    Eksodi i trurit
    Shpalllja e kandidatures per Kryetar Bashkie
    Komisioni i pastrimit te figurave
    Koridori i Tete
    DREJTOR FOTOGRAFIE NE FILMAT ARTISTIKE
    Familja e Peshkatarit
    Kur Hidheshin Themelet
    Koha e Komisareve
    Me Gjuhen e Pushkes
    Korieret
    I treti (kater seri)
    Udha e Shkronjave
    Plumba Perandorit
    Era e Ngrohte e Thellesive
    Te shoh ne sy
    REGJISOR I SPEKTAKLIT TELEVIZ TELEBINGO KOMBETARE
    Live i perjavshem ne vitet : 1997,1998, 1999,2000,2001,2002
    REGJISOR NE SPEKTAKLET TELEVIZIVE
    Miss Albania ne vitet: 1999,2000,2001
    Festivali i Kenges Magjike ne vitet: 1999,2000,2001
    Festivali Operistik Marie Kraja ne vitet: 1999,2000,2001,2002,2003,2004,2005,2007
    SKENAR DHE REGJISOR NE SPEKTAKLIN
    Ethet e se Premtes Mbrema ne vitet: 2002,2003,2004,2007
    Festival i RTVSH ne vitet: 2002,2003,2004,2006,2007
    Ne nje serse evenimentesh jubilare ne T.O.B. dhe ne TEATRIN KOMBETAR
    Katedralja e Parisit
    Koncert per Nene Terezen (Ne katedralen e Shen Palit)
    Ballo ne Opera
    Na jepni nje buzeqeshje
    Koncert i madh jubilar "Per Shqiperine"

    www.top-channel.tv
    Takohemi n Ditn e Gjykimit

  2. #2
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Antarsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiran
    Mosha
    41
    Postime
    1,946
    Faleminderit
    60
    58 falenderime n 51 postime

    Nj CV pr Adi Krastn

    Nj CV pr Adi Krastn

    Shkruan : Kristi Pinderi

    Dy javt e para publiku shqiptar nuk mundi t prshtatej dot sic duhet me emsionin e ri t Adi Krasts New Day ne Top Channel. Nuk e prtypste dot, i msuar me emisione t nj natyre tjetr n at orar dhe i msuar, mbi t gjitha ta shikonte Krastn n sken, jo n studio televizive, ndonse karriern e vet Krasta e ka nisur fillimisht n studio dhe pastaj n sken.
    Por n fakt, kjo nuk ishte hera e par q atij i duhej t bnte dika q t tjert nuk do ta kuptonin prnjher. Kshtu kishte ndodhur edhe me Ethet, madje sa her q vinte sezoni i nj edicioni t ri t ktij spektakli, publiku dyshonte se do t kishin mbetur ende talente t reja. N t gjitha rastet, Krasta nuk u kthye pas asnjher dhe n t gjitha rastet tregoi se ia kishte dal mban, edhe duke edukuar publikun!
    New Day, sipas testimit t Top Channel renditet i pari n shikueshmri dhe ka dgjueshmri afro 80 prqind n radio, thot ekskluzivisht pr MAPO, Adi Krasta.
    Ky program bazohet n formatet m moderne t televizioneve britanike. Esht News- oriented, simpatik dhe futet n nj kategori programesh q emrtohet infotainment. Si program i ri atij iu desh rreth dy jav q t kuptohej nga publiku q ishte msuar ndryshe, pohon Krasta.
    Por paralelisht me kt emision t prditshm vmendja e Krasts sht e prqndruar edhe n organizimin e edicionit t katrt t Etheve t s premtes mbrma.
    Rivijn Ethet
    Krasta: Qllimi sht t zgjedhim talente q i rezistojn kohs!
    Ethet e s premtes mbrma, spektakli q solli n muzikn e leht shqiptare disa prej prurjeve m cilsore t viteve t fundit, po prgatitet t hyj ethshm n edicionin e katrt t tij. Kt vit, ai do t transmetohet n ekranin e Top Channel, ndrkoh q do t organizohet si gjithmon nga dyshja tashm e pandar Adi Krasta dhe Pali Kuke.
    Krasta sht prpjekur me shum mund q t ruaj shum pjes origjinale t ktij spektakli, q ka prezantuar pr her t par kngtar tashm t njohur t Shqipris si Anjeza Shahini apo Luis Ejlli (q t dy fitues t festivalit t RTSH-s dhe m pas prfaqsues t Shqipris n Eurovision).
    N edicionin e katrt t Etheve nuk do t mungojn edhe antart e juris, e cila i ka dhn gjithmon ktij spektakli aspektin m sfidues.
    Ethet n Korc patn rreth 500 konkurente. Programi ka format t pagabueshm (8 edicione n ShBA) dhe juri shum prestigjioze. Qllimi i tij sht t przgjedh talente. Cfar qllimi tjetr duhet t ket ai pr t ezauruar sesa zgjedhja e nj talenti q ti rezistoj kohs?!, tha ekskluzivisht pr MAPO-n, Adi Krasta.

    Nj CV pr Adi Krastn
    Kur n tetor t vitit 1988, Adi Krasta bri transmetimin e tij t par si prezantator, ai ishte 23 vje. 23 vjearit q n vitin 2007 i duhet t mendoj mbi t gjitha pr familjen, pastaj pr audiencn, nuk ia kishte thn askush se far do t kalonte n jet, duke guxuar, ashtu si guxoi pas atij transmetimi! Gjithka rrodhi mes knaqsive por edhe telasheve, mes friks por edhe guximit, derisa pak koh m par, stafi i Televizionit Top Channel, pasi negocioi me t mundsin e bashkpunimit pr nj emision ndryshe t mngjesit, i krkoi as m shum e as m pak, por nj Curriculum Vitae!
    Nj krkes e till, e ngjashme me at q u bhet edhe 20 vjearve n intervistat e tyre t para pr pun, iu b Krasts n t njjtn koh kur n diskotekat e bots vazhdonte t dgjohej ende me sukses interpretimi i djaloshit 20 vjear nga Bejruti, Mika, i kngs me titull Relax, take it easy, pra: qet, merre shtruar!

    Primatet
    Ia krkuam edhe ne at dokument Krasts, skishim si mos ia krkonim. Zbuluam se CV e tij sht e gjat vetm nj faqe format A4 dhe nuk ka fare zbukurime. Ka vetm disa primate, rekorde si t thuash, q vetm ai ka mundur ti vendos.
    Adi Krasta ka realizuar si autor programin radiofonik m t gjat n transmetim t drejtprdrejt, nnt orsh Heshtje Jo n vitin 1994. Ai ka br prezantimin m t gjat televiziv n vitin 1995, shtat or e tridhjet minuta, 12 n Hollivud. Po at vit, ka drejtuar talk show-n e par televiziv n vend, 12 ne Hollivud. Ka drejtuar pes festivale t RTVSH-s, m shum se cdo prezentator tjetr dhe ka drejtuar n t njjtn koh dy programe t ndryshme, n dy mediume t ndryshme, Festivalin e Kngs n RTSH dhe programin Thomas Crown Affair n radion Club FM. Ve ksaj, ka drejtuar edhe dy edicione t Miss Globe.
    Bashk me studentt pr t ndrtuar dinjitet!
    Nj pjes e rndsishme e jets profesionale t Krassts sht e fokusuar sot edhe n Fakultetin e Historis dhe Filologjis n degn e Gazetaris ku ai jep msim prej disa vjetsh. Nuk e ke t vshtir t shikosh nj pasion t pafshehur tek ai sapo nis t flas pr kt angazhim. Esht i ashpr sa her q futet n auditor, madje q n prballjen e par me studentt ai duket gati i tmerrshm. Ju nuk keni dinjitet! Ky kurs q fillojm sot do tju ndihmoj q t ndrtoni kt dinjitet, u thot ai studentve n momentin e par (kaq mjafton q t ket fituar besimin e tyre).
    Beson vrtet se ka nj munges dinjiteti te gazetart e rinj sot n vend. Gazetar mund t bhet kushdo, po qe se ne gazetarin e konceptojm si nj pun rutin zbardhjeje n kompjuter, thot ai, sipas t cilit gazetaria duhet t ket padiskutim nj dimension tjetr q i jep mundsi gazetarit t ruaj nj pozicion t muar vetm ather kur e shoqron at me dinjitet. Nuk kishte si mos mendonte ndryshe njeriu q ka punuar pran shrbimit t BBC n Londr, si gazetar profesionist

    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  
    Takohemi n Ditn e Gjykimit

  3. #3
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Antarsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiran
    Mosha
    41
    Postime
    1,946
    Faleminderit
    60
    58 falenderime n 51 postime
    Nese E Kam Hap Ne Vend Te Gabuar I Lutem Moderatoreve Ta Kalojne Aty Ku I Takon
    Ju Kerkoj Ndjese...

    Faleminderit...
    Takohemi n Ditn e Gjykimit

Tema t Ngjashme

  1. Prgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 11:35
  2. Ethet e se premtes!
    Nga Enkela B. n forumin Kinematografia dhe televizioni
    Prgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 05-12-2007, 16:17
  3. Adi Krasta
    Nga Shijaksi-London n forumin Kinematografia dhe televizioni
    Prgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 01:36
  4. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •