
Postuar më parë nga
biligoa
Ballkani i padefinuar, herë fuqi baroti herë në tranzicion, akoma askush nuk guxon ti vendos një emër të përhershëm. Unë, do ta quaja një mister që di brenda natës të shndërrohet nga një oazë paqeje në një front të përgjakshëm dhe nga një aleancë miqësie në një fushëbetejë 'armiqësh'. Vetëm dy nga shtetet e Ballkanit anëtare të Unionit Europian, por jo me dallime të mëdha nga shtetet tjera që pretendojnë të anëtarësohen. Shkëmbim akuzash, sulme politike, diplomatike dhe shpesh edhe ushtarake janë sinonim i shteteve të Ballkanit të cilët edhe sot e kësaj dite nuk po gjejnë rehati dhe sarrijnë dot të lidhin një miqësi të sinqertë.
Ku qëndron problemi?
A thua vallë dallimet kombëtare e fetare nuk lejojnë që këta shtete të bashkëjetojnë, apo mos vallë që më herët është mbjellë ndonjë urrejte mes tyre apo ndonjë hasmëri që përjetësisht i ka ndjekur ata? Për të patur një pasqyrë të mirë rreth pyetjes se kush kujt ja zen rrugën në Ballkan, do ishte më mirë që të analizojmë një nga një shtetet të cilat nuk po gjejnë rehati në Ballkan dhe të shohim se ku qëndron arsyeja e një destabilizimi të periodik në Ballkan.
-Greqia- Anëtarë e vjetër e Unionit Evropian dhe NATO. Shtet i deklaruar demokratik dhe që pretendon se plotëson të drejtat themelore të njeriut dhe pakicave kombëtare por që në fakt nuk ka marrëdhënie të mira me dy kombe/shtete në Ballkan.
Greqia zyrtarisht nuk ja njeh emrin kushtetues maqedonisë dhe me këtë në mënyrë indirekte mohon dhe identitetin maqedonas duke pretenduar se fjala Maqedoni është një term grek që e mbante një krahinë antike shumë e përafërt me grekët dhe që sipas tyre nuk ka të bëjë asgjë me maqedonasit e sotëm. Me këtë Greqia mohon dhe identitein kombëtarë të maqedonasve duke i quajtur ish Republikë Jugosllave ndërsa kombin e tyre një komb sllav që nuk ka asgjë të përafërt me maqedonasit e vërtetë. Në Greqi jeton minoriteti çam të njohur si arvanitas, në fakt shqiptarë autokton që jetojnë në veri të Greqise, Selanik, Çamëri e rrethinë. Greqia vazhdimisht mohon numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë në këtë rreth dhe rrjedhimisht nuk plotëson të drejtat dhe nevojat e shqiparëve. Kohëve të fundit, por dhe më herët është njohur për abuzime dhe keqtrajtime të shqiptarëve emigrantë dhe vendas të cilët si nga ana e popullatës greke poashtu dhe nga institucionet dhe funksionarët grekë si dhe nga forcat mbrojtëse janë fyer, malltretuar, burgosur pa faj dhe në disa raste dhe janë vrarë. Pretendon se Himara me rrethinë është tokë greke dhe në mënyra të ndryshme ka promovuar dhe apetiet zyrtare dhe jozyrtare për të aneksuar këtë krahinë të Shqipërisë.
- Bullgaria - Anëtari më i ri i Unionit Europian me shumicë bullare. Ky shtet nuk ka konflikt me asnjë shtet tjetër zyrtarisht, përveç se me Maqedoninë apo thënë më mirë me popullin maqedon të cilëve nuk ua njeh kombësinë dhe gjuhën. Sipas zyrtarëve bullgarë, intelektualëve dhe pjesës dërmuese të popullsisë, maqedonasit nuk kanë identitet të tyre të vërtetë dhe kombi maqedon nuk ekziston. Ata pretendojnë se popullata shumiocë në Maqedoni kanë prejardhje sllave shumica e të cilëve bullgarë dhe një pjesë sërbë. Ish kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski, kryetar i partisë VMRO-Populore, është i kyqur aktiv në jetën politike në Bullgari dhe kohëpaskohe lanson tezat për identitetin bullgarë të maqedonasve dhe shpesh është njohur për afera të ndryshme probullgae dhe akuzohej nga opozita vendase se dëshiron ta ndajë Maqedoninë me çka gjysmën tja jep Bullgarisë. Kjo e fundit nuk i pranon herot e Maqedonisë si të tillë por ata i quan bullarë dhe hero kombëtarë të Maqedonisë. VMRO, lëvizja me të cilën identifikohen maqedonasit është rregjistruar dhe në Bullgari dhe atje promovohet si lëvizje bullgare.
- Shqipëria - Një shtet me shumicë shqiptare por që nuk mohon dhe ekzistimin e pakicave të tjera brenda saj. Nuk mohon ekzistimin e asnjë shteti dhe as identitetin e tyre kombëtarë e as fetar. Edhe pse e ndarë në mënyrë administrative dhe gjysma e eritorit të saj që zotëronte përpara luftërve botërore, sot janë marë dhe janë nën administrimin e shteteve fqinjë, ajo prapseprap nuk promovon apetite për rikthimin e këtyre tokave nën administrimin e vet dhe gjithashtu është deklaruar kundër rindryshimit të kufijve në Ballkan. Shtet i vetëm fqinjë i cili Maqedonisë ja pranon kombësinë, identitetin, kufirin, religjionin, emrin dhe të gjitha atributet e tjera të një shteti dhe respekton si fqinjë.
Vazhdon të interesohet për të drejat dhe kushtet e shqiptarëve në Greqi dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan por vazhdon të mos ndërhyjë në punët e brendshme të këtyre shteteve dhe aq më pak të kërcënohet apo të paraqes tendenca destabilizimi. Njëh të gjitha shtetet zyrtarisht duke mso u mohuar asnjë nga vlerat e tyre.
- Maqedonia - Përkundër faktit që Shqipëria dhe populli shqiptarë janë të vetmit që Maqedonisë dhe popullit maqedonas ia njohin të gjitha vlerat kombëtare, fetare dhe shtetërore, Maqedonia edhe sot e kësaj ditë vazhdon të paraqesë problem për shqiptarët që jetojnë këtu. Pësoi një konflikt të armatosur si pasojë e kryengritjes se shqiptarëve vendas që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite jo vetëm të mos inplementohet plotësisht, por më keq se kaq ajo din të jetë shkaktare e zënkave dhe konflikteve në përmasa më të mëdha të politikanëve, intelektualëve dhe popullatës së përzier etnikisht. Mosrespektimi i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve shpesh shndërrohet në gjeneratorë krizash dhe tensionesh dhe zyrtarizimi dhe respektimi i këtyre të drejtave njëherit është vënë si kusht për Maqedoninë për të realizuar dëshirën e tyre [për integrimnë strukturat euroatlantike.
Maqedonia është në bisedime me Greqinë e cila përmendëm dhe më lartë se nuk e njef emrin zyrtarë të Maqedonisë dhe kërcënohet se do përdorë veton për anëtarësimine Maqedonisë në strukturat e lartëpërmendura në rast të moszgjedhjes së këtij problemi. Gjithashtu, Maqedonisë nuk i njihet Kisha Pravosllave Maqedone nga ana e Sërbisë, gjegjësisht Kishës Pravosllave Sërbe si dhe identiteti kombëtare nga Bullgaria.
- Serbia - Shtet i dalë nga ish Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë pas shpërbërjes së saj. Gjatë dy dekatave të fundit ka pësuar shumë luftëra si pasojë e të cilave përveç dëmeve materiale humbën jetën dhe dhjetëra mijëra civilë të pafajshëm. Ish krerët e Sërbisë sot akuzohen nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime në ish Jugosllavi dhe njëherit populli sërb vuan dëmet më të rënda ekonomike, sociale dhe politike të dala nga këto luftëra. Sërbia pas luftërave të zhvilluara pranoi pavarësinë e Koroacisë dhe Sllovenisë por me probleme që edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë në Kroaci ku pakica sërbe e ndikuar dhe nga zyrtarët e Beogradit vazhdojnë të parashtrojnë apetite dhe tendenca teritoriale dhe politike në Kroaci. Në Bosnjë dhe Hercegovinë zhvilloi luftën më të përgjakshme nga e cila populli boshnjak fitoi Pavarësinë e cila përveç pasojave materiale dhe humbjes së jetërave të njerëzve, edhe sot e kësaj dite ndjen pasojat e luftës dhe urrejtjes ndëretnike sepse Republika Sërbe brenda Bosnjës kërkon zyrtarisht shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina dhe bashkimin e saj me Sërbinë. Edhe për këtë sërbët e Bosnjes kanë përkrahjen e zyrtarëve sërb dhe më tepër se kaq në Bosnjë dallohet haptas një urrejtje ndëretnike si dhe izolim i sërbëve të cilë vazhdojnë të paraqesin faktor evetual për një destabilizim të situatës politike atje.
Edhe më lartë cekëm se Kisha Pravosllave Sërbe nuk njeh atë Autoqefale të Maqedonisë duke pretenduar se kisha Maqedone është pjesë e asaj sërbe. Edhe pse Maqedonia fitoi pavarësinë në mënyrë miqësore, nuk duket se ajo miqësi vazhdon edhe sot e kësaj dite me Sërbinë.
Sërbia vazhdon që sot e kësaj dite të mos pranojë Pavarësinë e Kosovës, Republika e fundit e cila kërkon të ndahet nga Sërbia (ish Jugosllavia) si Republikat e tjera, por që nga zyrtarët sërbë konsiderohet si tokë e shenjtë sërbe dhe për të cilën diskutohet dhe sot e kësaj dite në suaza ndërkombëtare dhe Sërbia vazhdon që me çdo çmim të mbrojë Kosoven duke mos lejuar Pabvarësinë e saj.
- Mali i Zi - Një shtet i sapodalë nga ish SFRJ e cila nuk e kishte lehtë shkëputjen nga Sërbia. Një referendum mbarëpopullorë që më pas vazhdoi me shpalljen e Pavarësisë solli deri tek krijimi i një shteti malazes i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon tëketë probleme me pakicën sërbe si dhe me shtetin sërb në mënyrë indirekte. Në Mal të Zi jeton dhe popullsi shqiptare në krahinat e Ulqinit, Plaves, Gucisë, Tivarit, Tuzi, Kraja, etj... Ndaj shteteve të tjeera nuk paeraqet problem dhe njef të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit të Pavarësuara zyrtarisht më herët.
- Kosova - Një nga ish republikat e Jugosllavisë e cila është e populluar me shqiptarë që përbëjnë mbi 90% të popullatës vendase por që edhe sot e kësaj dite nuk arrin të fitojë Pavarësinë. Që nga koha e ilirëve dhe deri para aneksimit nga Ish mbretëria SKS, ishte tokë shqiptare dhe administrohej nga Mbretëria Shqiptare e që më pas u aneksua. Kosova gëzon mbështetjen e Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Maqedona vazhdon të polemizojë rreth qëndrimit zyrtarë ndaj saj ashtu si Bullgaria dhe Greqia të cilat nuk do të njohin Pavarësinë e njëanshme të saj por deklarojënë se do njohin vetëm një marrëveshje të dyanshme. Elita politike e Kosovës (shqiptarë) vazhdojnë të respektojnë homologët e tyre nga shtetet Ballkanike duke tentuar që vazhdimisht nëpërmjet takimeve, bisedimeve zyrtare dhe jozyrtare të kërkojnë mëbshtetjen e tyre.
Krijoni Kontakt