Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731

    Question Piro Milkani i rikthehet kinematografise ?

    Piro Milkani…rikthehet me njė ėndėrr nė sirtar
    Katėr vite me radhė, pasioni i tij pėr kinematografinė ka qenė i "ngujuar" nė zyrat e Ambasadės Shqiptare nė Pragė. Iku nė dhjetorin e vitit 1998 nga ky vend pėr tė bėrė punėn e ambasadorit. Tani ėshtė rikthyer nė shtėpinė dhe nė pasionin e vjetėr. Ka vendosur tė bėjė njė film tė ri pėr veten. Skenari i shkruar qė nė 1994 i ka mbetur nė sirtar. Shpreson qė kjo ėndėrr t'i realizohet sė shpejti



    Ka marrė nga e kaluara e tij ( e largėt) gjithė kujtimet, tė cilat kohėt e mėpastajme nuk ia hodhėn dot nė harrim. I ka mbledhur tė gjitha ndėr fletėt e njė skenari…pėr tė bėrė mė pas me to njė film. Qė nga 1994 kur ia vuri kapakun kėsaj historie, ka ėndėrruar e ėndėrruar qė ta shohė njė ditė tė fokusuar nė ekranin e madh, tė kalurėn e tij. Kishte shkruar dhe mė parė, pjesė tė skenareve tė filmave tė tij. Por asnjėherė njė skenar tė plotė. "Trishtimi i zonjės Shnaider" ėshtė i pari dhe i vetmi skenar qė mban vetėm firmėn, Piro Milkani. Ėshtė njė djalosh shqiptar qė endet nėpėr ato fletė skenari. Njė student shqiptar nė shkollėn e Pragės qė jeton aventura nga mė tė ndryshmet…nė mes tė tyre dhe historiēkat e dashurive kalimtare. Ėshtė koha e viteve '60 qė e mbėrthen kėtė personazh nė rrėfimet e tij (ky djalosh s'ėshtė gjė tjetėr veēse Piro Milkani njė herė e njė kohė…kur ishte student). Ėshtė Praga vendi mbi tė cilin janė ngjizur ngjarjet-kujtime, ndaj Piro Milkani gjithmonė kishte menduar qė xhirimet e kėtij filmi t'i realizonte nė kohėn kur ishte amabsador i Shqipėrisė nė atė vend. Mirėpo tė qenurit ambasador nuk i linte shumė hapėsirė pėr tė bėrė tė tilla punė. Nuk ka shumė kohė qė njė producent francez e ka marrė kėtė skenar pėr ta lexuar, ndaj Milkanit shpresa i ėshtė ringjallur sėrish. Nėse ai producent do t'i japė "Ok" e tij, filmi do tė mund tė bėhet shumė shpejt. Ky do tė jetė dhe kurorėzimi i ėndrrės sė vjetėr, pėr filmin e fundit qė ai dėshiron tė realizojė. Veē kėtij skenari, asnjė ėndėrr tjetėr nuk i ka mbetur nė sirtar.

    Pasionin pėr filmin, tė cilin pėr katėr vite me radhė e kishte "ngujuar" nė zyrat e Ambasadės Shqiptare nė Ēeki, ka filluar ta zbrasė pėrsėri nė tryezėn e tij tė punės. Iku nga bota e filmit nė dhjetorin e vitit 1998, sepse e caktuan tė ishte ambasador, pikėrisht nė vendin kur dikur kishte qenė student. Jo vetėm atėherė, por edhe shumė kohė mė pas kishte pyetur veten shumė herė se kujt i kishte shkuar ndėrmen ta bėnte regjisorin Piro Milkanin ambasador. I ishte kujtuar mė pas historia e mbretit tė Hollandės qė dėrgoi nga mbretėria e Hollandėr nė atė tė Spanjės njė piktor tė shquar, Rubensin. Njė "mbret" i tillė duhej tė ishte shkaku i lėvizjes sė tij. Atje nė Pragė, ndėrsa nisi tė bėnte punėn e re, Milkani e kujtonte historinė e kėtij piktori i cili tė shtunave dhe tė dielave dilte nė rrugėt e Spanjės e pikturonte. Njerėzia ēuditej dhe e pyeste se qė kur ambasadorėt kanė nisur tė pikturojnė. Piktori u pėrgjigjej se ishte e kundėrta…artistėt pėr t'u zbavitur merren ndonjėherė dhe me politikė. Ndėrsa e sillte nė mendje atė piktor-ambasador, Piro Milkani kuptoi se edhe ai vetė ishte njė regjisor-ambasador qė nuk ėshtė aspak diplomat por po bėnte ambasadorin, gjithsesi. Qė nė fillim e mendoi si njė punė shumė tė lehtė dhe tė kėndshme…i bindur se qė tė jesh ambasador duhet tė jesh aktor…qė tė dish tė qeshėsh edhe atėherė kur nuk qesh dot.
    * * *
    E mori nė duar ambasadėn shqiptare nė Ēeki, atėherė kur lufta e Kosovės kishte arritur kulmin. Ndaj qė nė ditėt e para tė asaj pune iu desh tė jepte shumė intervista e tė organizonte shumė takime…edhe me ambasadorin jugollav, ndėr tė tjera. Nė vitet qė rrodhėn mė pas, jeta i dukej interesante por nuk ndihej i ngopur brenda vetes, megjithatė. I mungonte koha dhe mundėsia pėr t'u marrė me pasionin e tij. E vetmja mundėsi qė ai kishte pėr t'u lidhur sado pak me profesionin e vėrtetė-"Ishin shfaqjet e filmave shqiptar nė Pragė. Ndihesha krejt ndryshe nė ditėt kur jepej filmi "Kolonel bunker", ose "Parullat" tė cilin njė nga televizionet ēeke, vendosi ta blejė."-rrėfen vetė Milkani-"Gjithė jeta ime ėshtė e lidhur me filmin. Edhe duke bėrė ambasadorin u shkėputa pėr ca kohė drejt Qipros pėr tė luajtur nė njė film qipriot tė regjisorit Janis Joanou. Jam njohur me tė nė 1997 nė festivalin e filmit nė Selanik. Mė telefonoi dhe mė ofroi njė rol tė filmit tė tij"-Jo krejt rastėsisht kishte ndodhur kjo. Regjisori qipriot e kishte parė Milkanin nė filmin "L'amerika" dhe ishte bindur se ai shumė mirė mund tė qendronte dhe si personazh i filmit tė tij, pėr tė folur nė rusisht dhe pėr tė kėnduar italisht. Ky film u shfaq vjet nė festivalin e Selanikut dhe u vlerėua me ēmim. Kur Milkani e mori vesh kėtė lajm tė mirė-" Dola nga sėmundja ime e rėndė, ku isha zhytur pėr katėr muaj me radhė. Kėnaqėsia ishte e pashpjegueshme". Por kaq ishte e gjitha. Pjesa tjetėr e katėr viteve nė ambasadė, rrodhi natyrshėm nė seriozitetin e takimeve zyrtare…e tė tjera angazhimeve si kėto.
    * * *
    Tani, pas kėtyre katėr viteve, Piro Milkani ėshtė rikthyer nė shtėpinė e tij nė Tiranė dhe ka filluar pak e nga pak aktivitetin brenda profesionit tė tij tė vjetėr (e tė pėrhershėm). Ndjen se gjithēka e tij ka mbetur aty ku e ka lėnė-"Nė 10 vitet e demokracisė mbasi u largova nga posti i drejtorit tė distribucionit, nuk mbeta pa punė. Krijova njė shoqėri filmike bashkė me Liri Begenė dhe Sajmir Kumbaron. E quajtėm kėtė shoqėri "Bunker film". Bėmė sė pari organizimin teknik tė pjesės shqiptare nė filmin "Vėshtrimi i Uliksit". Ishte vitit 1994. Po nė kėtė kohė bashkė me Cizia Zyke realizova filmin "Kanun" ndėrsa nė kohėn e piramidave dhe tė luftės sė Kosovės, bashkė me njė staf televiziv polak e ēek organizova filmime nė Vlorė dhe nė Tropojė. Dhe kaq. Mė pas ika",-tregon Milkani. Ėshtė njė katėrvjeēar kohė qė e ndan me ato projekte, tė realizuara tashmė. Ndėrsa tani nė rikthimin e tij, mendja i bluan tė tjera plane. Pak ditė mė parė, ka shkuar nė Kosovė pėr tė dhėnė leksione nė shkollėn e lartė tė gazetarisė, mbi historinė e kinemasė botėrore e shqiptare e mbi historinė e fotografisė. Kėto janė tė parat hapa qė ka nisur tė hedhė nė botėn e kinematografisė. Nuk do tė mjaftohet vetėm me kaq sepse nuk mundet ta imagjinojė veten duke qėndruar duarkryq. Ėshtė i gatshėm qė t'i hyjė luftės, bashkė me kolegėt e tij, pėr tė ēuar nė vend tė drejtėn e autorit. Ka parė nė kėto ditėt e rikthimit, gjithė filmat e tij tė shfaqen pothuajse nė tė gjitha kanalet televizive. Nuk mundet ta lejojė kėtė "vjedhje" t'i rrjedhė para syve.

    Mes filmit dhe spektaklit
    Pasi mbaroi shkollėn e mesme nė Korēė u nis drejt Pragės, pėr t'i vijuar atje studimet e larta. Ishin vitet '55-'61 kur Piro Milkani ishte regjistruar si student i Akademisė sė Arteve tė Bukura nė Pragė (nė fakultetin e kinematografisė, nė degėn e fotografisė). U diplomua nė kėtė shkollė me njė film tė metrazhit tė mesėm "Urrejtja". Me shiritin e atij filmi, mori udhėn e kthimit drejt vendit tė tij, pėr tė zbatuar nė praktikė, gjithė ē'kishte mėsuar nė atė shkollė. Pėr shtatė vite me radhė (pas kėtij rikthimi), Piro Milkani punoi si drejtor fotografie nė Kinostudio…nė filmat "Detyrė e posaēme" e "Vitet e para" tė regjisorit Kristaq Dhamo, nė filmin "Oshėtima nė bregdet" (Familja e peshkatarit) tė Hysen Hakanit…etj. mė 1967 sė bashku me Gėzim Erebarėn realizoi filmin e tij tė parė "Ngadhnjim mbi vdekjen", me tė cilin u vlerėsuan dhe me ēmimin e Republikės. Kujton se muzika e kėtij filmi tė cilin e kompozoi Feim Ibrahimi ėshtė kėnduar pėr vite me radhė nga kinezėt. Pas realizimit tė kėtij filmi, Milkani kaloi i tėri nė regjisurė sepse nė ato kohė prodhimtaria e filmit po rritej ndjeshėm dhe dy regjisorėt e vetėm qė ishin, nuk mjaftonin. Kėshtu, nga ajo kohė deri nė 1990, arriti tė realizojė plot 20 filma artistikė e mes tyre dhe "Kur zbardhi njė ditė", "Ēifti i lumtur", "Zonja nga qyteti", "Ballė pėr ballė" (tė cilin e realizoi sė bashku me Kujtim Ēashkun), "Pranvera s'erdhi vetėm"…dhe tė fundit film qė ai lėshoi prej duarve tė tij ishin "Ngjyrat e moshės" dhe dokumentari "Kanuni" i cili u shfaq dhe nė kanalin francez "Planet".
    Por Piro Milkani nuk "u ngatėrrua" vetėm me filmat…me regjinė dhe skenaret e tyre. Kohė mė parė, ai ėshtė ngjitur nė skena festivalesh, nė emisione e ceremoni tė ndarjeve tė ēmimeve tė ndryshme pėr njerėzit e artit shqiptar. Nė tė gjitha kėto, Milkani merrte rolin e prezentatorit. Kujton se sė pari ka prezantuar festivalin e filmit herė mė Anisa Markarian e herė me Zerina Kuken. E mė pas ka prezantuar (mė 1988) 13 edicione tė emisionit "Magjia e 7-tė". Ishte ky njė emision televiziv qė nisi enkas pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme dhe pėr studentėt…qė ata tė edukoheshin me vlerat qė mbart kinematografia nėpėr vite. Por emisioni u shndėrrua pėr interesin e tė gjitha moshave. E nisi me Elvira Dones prezantimin e kėtij cikli emisionesh. E kur ajo u arratis nga ky vend, Milkani mbeti vetėm edhe pėr ca edicione tė tjera
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Piro Milkani i rikthehet kinematografise ?



    Piro Milkani "Nje audience me..." - E Diell, Top Channel / Maj 2017.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Piro Milkani i rikthehet kinematografise ?



    Piro Milkani "Nje audience me..." - E Diell, Top Channel / Maj 2017.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Piro Milkani i rikthehet kinematografise ?

    https://www.youtube.com/watch?v=0w1mgCwGunA

    Episodi “Piro Milkani” nga cikli i dokumentarėve “Cut"/ Tė shkruash me kamera”

    Maj 2023

Tema tė Ngjashme

  1. Milkani dhe Ferri, gėnjejnė!
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-11-2008, 19:34
  2. Bllokimi i vizės sė Ruēit pėr nė SHBA, rikthehet nė debatin e PS
    Nga CEZARND nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 00:34
  3. Phill Jackson rikthehet tek Lakers.
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-06-2005, 00:06
  4. Shkupi pas katėr viteve, i rikthehet fqinjit verior
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 11:06
  5. Rikthehet komisar Katani !
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-06-2002, 13:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •