Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1

    Trajneri Otto Baric jep doreheqjen pas humbjes ne Rumani 6-1.

    Trajneri Otto Baric jep doreheqjen pas humbjes ne Rumani 6-1.

    Menjehere pas humbjes 6-1 kunder Rumanise, trajneri i kombetares Otto Baric ka dhene doreheqjen, duke refuzuar kontraten 2-vjecare te ofruar nga kreu i FSHF, Armando Duka.
    Pas nje viti e 4 muajve ne krye ne krye te kuqezinjve, 75 vjecari kroat arriti te rinovonte nje pjese te ekipit, duke grumbulluar edhe 11 pike ne keto eleminatore.
    Humbja 2-4 me Bjellorusine nuk e vuri ne dyshim zgjatjen e kontrates me Baric, por mesa duket, shperfytyrimi ndaj Rumanise, e ka detyruar kroatin te deklaroje se nuk mund ta drejtoje me skuadren kombetare shqiptare.

    Top-Channel


    Cfare ndodhi me ekipin kombetar gjate dy ndeshjeve te fundit?
    A e meritonte Baric nje fund te tille?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-11-2007 mė 17:22

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shum bukur.. le te ike nga syte kembet.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    gjynah qe iku
    shkurt dhe shqip me keta djem te pa disiplinuar qe kemi asnje trajner sben hajr
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Personalisht kisha konsiderate per kete trainer. Arriti ti jap shprese nje ekipi te vjeteruar dhe futi nje fryme te re ne kombetaren shqiptare, por si duket kjo nuk mjaftoi.
    Duhet vene rregull ne kombetaren tone, mungon disiplina dhe deshira per te ecur para. Nuk me vjen aspak mire kur shikoj klubeve te Tiranes disa lojtare te kombetares qe abuzojne me alkol e cigare dhe pretendojne pastaj te jene ne forme. Gjithsesi per te mos dal nga tema Baric tregoi se edhe nje ekip si Shqiperia mund te bej perpara nese ekziston deshira dhe vullneti i mire.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Baric vertetoj se nuk faj i trajnerit jo te mire qe i mungonte kombetares, por i vullnetit te futbollisteve qe nuk nderojne dhe num mburren qe veshin fanellen e kombetares.

    Mungesa e Canes dhe Dallkut ka pasur ndikimin e madh ne kete humbje turperuese...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Faji i Baricit, ishte qe u denua nga UEFA 4 ndeshje per te mos e drejtuar ekipin gjate eleminatoreve. Ndihmesi i tij, nuk kishte stof per te drejtuar

    Ne krahasim me trajneret e tjere, si ata shqiptare dhe Brigelin(qe ishte trajner fshatar), dora e Baricit u duk ne Kombtare, ai fitoi shume lojtare te rinj, po s'e ndihu fati. Demtimi i Berishes dhe Beqirit, ndikuan ne rezultat.

    Shpresoj qe trajneri i ri, te vazhdoje ne rrugen e Baric, duke e rifreskuar ekipin me elemente te tjere, pasi Muka, Duro, Haxhi, kane radhen me shoqeruar Taren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 21-11-2007 mė 19:24
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Qe te kemi futboll duhet te fillojme ngrehinen qe nga themeli dhe themeli jane ekipet zinxhir..duhet investuar ne infrastrukture..duhet nisur nga A-ja...problemi nuk eshte thjesht se jemi ekip i vogel,trajneri,mentaliteti e me the e te thashe...problemi eshte shume me i thelle nga c'duket...Baric mund te jete nje trajner shume i mire por kjo nuk ka te beje fare...lojen e bejne lojtaret..e ben skuadra..Turqia doli e treta ne bote dhe trajneri ishte Turk dhe fare i panjohur...atehere ketu nuk kemi te bejme me merite trajnerash..te gjithe e dime se Turqia dhe Greqia kane investuar mjaft per futbollin..kete duhet te bejme edhe ne...ta marrim me seriozisht situaten nese duam te ecim ne te ardhmen..

  8. #8
    C a r p e D i e m Maska e Le Piaf
    Anėtarėsuar
    29-08-2006
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    38
    bash mire qe ka dhan doreheqje, shume trajner i dobt u kan. Un se di pse i ka ofru Armand Duka zgjatje te kontrates !!! Me hup prej Rumanise 6:1 osht MARRE !!!
    C a r p e D i e m

  9. #9
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga Le Piaf Lexo Postimin
    bash mire qe ka dhan doreheqje, shume trajner i dobt u kan. Un se di pse i ka ofru Armand Duka zgjatje te kontrates !!! Me hup prej Rumanise 6:1 osht MARRE !!!
    ajde de.....

  10. #10
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ka pas thene nje batute te forte Lym Alla kur i thane qe pushteti donte qe kombetarja te kualifikohej: nuk behet buke gruri me miell misri.
    Me keta lojtare kokeshtremet qe jane, keto rezultate do marresh, bile mori edhe shume.
    Jo Baric, por edhe Capello me Lippin te ishin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BOKE : 21-11-2007 mė 19:53

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    rrofsh Boke,

    Lymi ka as tregu, edhe pse shqiptaret nuk para e fusin dot topin ne rrjete
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Se di, une prisja me shume nga ky trajner qe keto dy ndeshjet e fundit na doli e kunderta, edhe pse ekipi yne nuk ishte edhe aq ne form mirepo edhe trajneri pate nje pjes ne keto dy disfata, pas asaj euforie fillestare qe patem me nje loje fantastike, gjithcka tash mori fund.
    Sui generis

  13. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ndeshjet e fundit kishim shume mungesa ne lojtare duke filluar nga Besart Berisha, Lorik Cana, etj.

    Me vjen mire qe dha doreheqjen Baric dhe mendoj qe eshte me mire te kemi Neptun Bajkon trajner se Baricin i cili do jete i kenaqur edhe me gjysmen e parave qe merrte Barici. Shqiperia, me perjashtim te ketyre dy ndeshjeve te fundit, eshte ngritur ne loje, jo sepse kishim trajnere te mire, por sepse fondi i lojtareve cilesor eshte rritur koheve te fundit. Me keta lojtare edhe Bajko do arrinte keto rezultate e bile edhe rezultate me te mira.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #14
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Per mendimin tim Baric beri mire qe u largua.Kisha konsiderate per te si trajner por keto dy ndeshjet e fundit u humben me se shumti per gabime te trajnerit.Nuk e di Baric apo Kovacic e udheheqi ekipin "de fakto" ne dy ndeshjet e fundit.
    ndeshjen e pare duke pare qe ekipi shqiptar eshte ne avantazh 2-1 dhe rrezikohet duhet te forconte mbrojtjen.Biles qe ne fillim rrjeshtoi 3 mbrojtes kur e dim qe ne skemi lojtare ne mbrojtje.
    Sot Eshte 100% humbje per faj te trajnerit.Ne fillim ne lozem shume mire biles rreth 60 minuta ishim superior kashi kundershtarit.Hataja ndodhi per 10 minuta kur u pranuan 4 gola.Edhe pse ishim shume dobet ne mbrojtje ai shko e heq Vangjelin qe po lozte shume mire deri ne ato momente.Gabimi i dyte ishte Bulku po lozte dobet e ai e mbante ne fushe.Pastaj kur Curri doli me te kuqe ai as qe nderhyri fare per te forcuar mbrojtjen.Dhe normal kur ke 9 lojtare ne fushe edhe Luksemburgu do na kishte rraf ,jo mo Rumania.
    Sidoqofte ai ka edhe meritat e tij per kete kombetare.Si asnjehere tjeter ne kemi disa lojtare baze shume te mire qe do jene shtylla e kombetares ne edicionin e ardhshem eliminator.Hidi ,Cana,Dallku,Curri,Vangjeli,Lila,Hyka,Kapllani,Sal ihi,Berisha,mbase edhe Bogdani.Me disa perforcime nga shpresat apo ndonje afrim tjeter shpresoj qe te arrijme dicka.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  15. #15
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178
    ca prisnit ju na keto dy ndeshjet e fundit kur presidenti fshf armand duka shet lojat midis lojtarve ai e beri kete qe te perzente otton po me ate president qe ka shqiperia ska per tja dal mban. posht kurrupsioni fshf .
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Bariē arriti te fuse nje fryme te re ne kombetare. Shume futbolliste te rinj ishin debutues ne keto eliminatore. Perpara nuk guxonim te ndryshonim asnje futbollist nga 11-shja baze. Perveē tek tuk ndonjerit gjithe debutuesit e tjere e justifikuan deri diku veten. Curri, Vangjeli, Lila, Rrustemi, Bulku, Hyka, Bakaj, Berisha, Salihi, Kastrati dhe Xhafa jane plot 11 futbollist te cilet luajten minutat e para zyrtare me kombetaren ne keto eliminatore. Dy te fundit nuk kishin kualitetet e te tjereve por ama u provuan me ngulm nga Bariē.

    Perveē ketyre futbollisteve Bariē rithiri ne kombetare edhe plot futbollist te tjere. Beqaj perfundonte gjithmone ne stolin e rezervave ose nuk thirrej fare me kombetaren perpara, por Bariē i dha postin e titullarit dhe ai e meritoi me merite ate. Dede luajti me kombetaren vetem ato pak ndeshje kur Demollari ishte trajner i kombetares para 5 vjetesh. Bariē me guxim e vendosi ne qender te mbrojtjes, pavaresisht se ky rol ka qene teper delikat per kombetaren ne vitet e fundit. Dallku ishte gjithashtu nje futbollist qe e rigjeti veten me kombetaren me ardhjen e Bariē. Eshte futbollist energjik dhe mund te permiresohet akoma me teper, megjithate ka qene pozitiv ne shumicen e ndeshjeve. Muka i cili aktivizohej me pikatore ne kohen e Briegelit ishte rezultativ ne shume ndeshje gjate ketyre eliminatoreve.

    Gjithashtu u rinkofirmuan Beqiri, Haxhi, Cana, Lala, Duro, Skela, Bogdani dhe Kapllani ne keto eliminatore. Nuk gjeten me vend ne kombetare mbas arrdhjes se Bariē Hasi, Aliaj, Murati dhe Tare dhe kjo me te drejte.

    Pra Bariē ka kryer nje pune te kujdesshme dhe pozitive me rinovimin e kombetares. Mungesa e eksperiences apo nervoziteti i tepert nga disa futbolliste, beri qe shpesh here te marrin kartone te kote, siē ishin rastet e Dallkut, Currit, Dedes, Beqirit, Canes, Skeles dhe Kapllanit. Gjithashtu demtimet e disa futbollisteve kane kondicionuar jo pak ne rezultatet e kombetares. Besoj se mungesa e Beqirit eshte ndjere ne qender te mbrojtjes, ashtu si mungesa e Mukes dhe Berishes ne mesfushe, apo edhe ajo e Skeles ne disa ndeshje. Per nje ekip si i yni gjithe keto mungesa kane prishur jo pak ekuilibrin e skuadres.

    Nga ana tjeter sulmi ka qene teper i dobet ne keto eliminatore. Perveē Kapllanit goleshenues me 5 gola, sulmuesit e tjere jane sakrifikuar ne ēdo ndeshje por nuk kane ditur te finalizojne rastet e shumta qe kane patur.

    Arbitrimi ka qene ne disfavorin tone ne ndeshjet me Hollanden apo me ndonje kundershtar tjeter. Ndoshta edhe kjo ka ndikuar negativisht ne ecurine e kombetares.

    Per mendimin tim Bariē ka bere nje pune shume te mire. Futbollisteve tane i mungon shpesh here disiplina dhe serioziteti. Bariē eshte munduar ta kuroje deri diku kete lloj semundje kronike, por mosha nuk i jep me forca te luftoj akoma ne te ardhmen. Per kete duhet te falenderojme Bariē per ate energji qe harxhoje dhe per frymen e re qe futi ne kombetare. Rinovimi tashme ka filluar dhe trajnerin tjeter qe do vij e pret nje tjeter sfide e veshtire.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  17. #17
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anėtarėsuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Citim Postuar mė parė nga Le Piaf Lexo Postimin
    bash mire qe ka dhan doreheqje, shume trajner i dobt u kan. Un se di pse i ka ofru Armand Duka zgjatje te kontrates !!! Me hup prej Rumanise 6:1 osht MARRE !!!
    Huahuahauha Po merrshe me Futboll ti Bravo... Trajner si Bariē Shqipria me nuk do te ket mos Harro...
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  18. #18
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Personalisht kisha konsiderate per kete trainer. Arriti ti jap shprese nje ekipi te vjeteruar dhe futi nje fryme te re ne kombetaren shqiptare, por si duket kjo nuk mjaftoi.
    Duhet vene rregull ne kombetaren tone, mungon disiplina dhe deshira per te ecur para. Nuk me vjen aspak mire kur shikoj klubeve te Tiranes disa lojtare te kombetares qe abuzojne me alkol e cigare dhe pretendojne pastaj te jene ne forme. Gjithsesi per te mos dal nga tema Baric tregoi se edhe nje ekip si Shqiperia mund te bej perpara nese ekziston deshira dhe vullneti i mire.

    No coment sepse J@mes ka then nje realitet persa i perket ekipit tone kombetar...
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Une e prisja doreheqjen e Baric. Ishte veprim konsekuent i pseudo-ndeshjeve qe ben kombetarja jone...

  20. #20
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Ka nejt me shume sec duhet biles.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt nė Rumani, njė histori e lashtė
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  2. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 21:55
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24
  5. Komuniteti Shqiptar nė Rumani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •