Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    "Cila Është Vepra e Perëndisë"

    Te dashur vellezer dhe motra,

    Do doja te ndaja me juve nje liber qe kam lexuar dhe qe me ka pelqyer shume. Titulli i ketij libri eshte; "Cila Eshte Vepra e Perendise" nga Watchman Nee.

    Kete liber e kam lexuar ne Anglisht dhe kam pasur gjithmone deshiren, jo vetem kete liber por edhe libra te tjere, t'i ndaja me te krishtere te tjere qe jane te etur te njohin Krishtin dhe thellesite e Tij. Ideja per ta postuar kete liber ne forum me erdhi kur mora vesh qe nje moter e dashur ne Krisht kishte vendosur ta perkthente. Duke pare qe ky liber -- apo mire broshure pasi nuk eshte liber i madh -- eshte i ndare ne pjese te vogla mendova se nuk do behej i merzitshem per ata qe do e lexojne nese do ta postoja ne kete forum.

    Tashme kam ne dore kapitullin e pare te ketij libri, por para se ta postoj do doja te thoja pak fjale per autorin e ketij libri.

    Watchman Nee ka lindur ne Kine ne 1903. Ne 1920, pra ne moshen 17-vjecare ai i jep zemren Krishtit. Me vone ai fillon dhe udheton ne vende te ndryshme te Kines duke predikuar ungjillin dhe mbjellur kisha. Takimet e tyre beheshin neper shtepia. Me qindra kisha-shtepi u mbollen ne Kine. Ne 1952 ai futet ne burg ku ai kalon 20 vjetet e tjera te jetes se tij, per shkak te dashurise qe kishte per Krishtin. Ne 1972 vdes pak dite pas lirimit te tij nga burgu.

    U mundova te shkruaj sa me shkurt per te, por nese jeni te interesuar te dini me shume per jeten dhe veprimtarine e tij, do te gjeni ne internet.

    Per te mos bere te gjata dhe te lodhshme shkrimet e mija, po e postoj kete shkrim duke filluar kapitullin e pare te librit ne shkrimin e mepasshem.

    Ju ftoj te gjitheve qe do ta lexoni kete liber, te jepni komentet tuaja per cdo gje qe do lexoni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 03-02-2004 më 13:27
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli I

    Jo se une tashme e fitova cmimin ose jam bere i persosur, por po vazhdoj te rend per ta zene, sepse edhe une u zura nga Jezu Krishti. Vellezer, sa per vete, nuk mendoj se e kam zene, por bej kete: duke haruar ato qe kam lene pas dhe duke e prirur drejt atyre qe kam perpara, po rend drejt synimit, drejt cmimit te thirrjes se lartme te Perendise ne Krishtin Jezus. (Filipianeve 3:12-14) Dhe, duke qene bashkepunetore te Tij...(2Kor 6:1)


    Perendia ka vepren e Tij. Kjo veper nuk eshte puna jote apo e imja, nuk eshte as vepra e ketij misioni apo atij grupi. Eshte vepra e vete Perendise.

    Zanafilla 1 na tregon se Perendia punoi dhe me pas u clodh. Ne fillim Perendia krijoji driten, jeten shtazore, njeriun, e keshtu me radhe. Asnje pervec Tij s'mund ta bente kete veper krijimi. Ai ka edhe sot vepren e Tij, veper jo e njeriut, sepse asnje njeri nuk mund ta beje. Vepra e Perendise s'mund te behet pervecse nga Perendia vete. Sa me heret ta kuptojme kete, me mire do jete. Sepse veprat e njeriut, mendimet, llogjika e tij, zelli, perkushtimi, perpjekjet dhe punet e tij te palodhura nuk kane te bejne aspak me cfare po ben Perendia. Njeriu mund te kete pjese ne vepren e Perendise sot po aq sa mund te kishte kohe me pare ne krijim.

    Tek Filipianet, Pali thote: "Po rend per te zene ate per te cilen edhe une u zura nga Jezu Krishti". Zoti Jezus na ka zene sepse ka nje plan te vecante, te percaktuar -- dhe ne po rendim per te arritur kete synim te percaktuar mire. Dhe synimi eshte qe Ai te mund te na kete ne per te qene bashkepunetoret e Tij. E megjithate, mbetet e vertete se ne nuk mund ta bejme punen e Perendise, perderisa ajo eshte e tera krejtesisht e Tij. Por nga ana tjeter ne jemi bashkepunetoret e Tij. Keshtu, nga njera ane duhet te kuptojme dhe pranojme se nuk mund ta prekim as me majen e gishtit vepren e Perendise, e perseri nga ana tjeter jemi thirrur per te qene bashkepunetoret e Tij! Ja perse Ai na ka zene. Zoti ka nje qellim te percaktuar ne shpetimin tone -- nje qellim te vecante dhe te qarte -- qe Ai te mund te na kete bashkepunetoret e Tij.


    Cila eshte Vepra e Perendise?


    Cila eshte atehere vepra e Perendise? Tek Efesianet shpjegohet me qarte se ne cdo liber tjeter te Dhjates se Re. Ne vargun 4 te kapitullit 1 thuhet: "Sikurse na zgjodhi ne Te perpara se te themelohej bota, qe te jemi te shenjte dhe te paperlyer perpara Tij ne dashuri"; dhe ne 2:7 lexojme: "Per te treguar ne epokat qe do te vijne pasurine e pamase te hirit te Tij, me ane te miresise ndaj nesh ne Krishtin Jezus." Per me teper, ja cfare thuhet ne vargun 1:9: "Duke bere te njohur tek ne misterin e vullnetit te Tij sipas perlqimit te Tij, qe Ai e kish percaktuar me veten e Tij."

    Ne cdo takim kishe ka nga ata qe ngrihen dhe flasin nga mendja e tyre. Nuk flasin ne Fryme, por jane "te cakorduar". Ajo qe thone ka pak vlere, ne mos aspak. Por ne krijimin e Perendise sipas planit te Tij, asgje nuk eshte ne disharmoni. Gjithcka eshte per Birin, eshte nga Krishti dhe per te. Asgje jashte Tij. Sepse Perendia i permblodhi te gjitha gjerat ne Krisht: "Sepse ne Te u krijuan te gjitha gjerat... Te gjitha gjerat jane Krijuar me ane te Tij dhe ne lidhje me Te." (Kol 1:16) Ne planin e Perendise gjithcka eshte ne harmoni. Dhe Perendia do beje qe gjithcka ne krijimin e Tij te arrije kete nivel dhe gjendje harmonie te persosur. Nderkohe, ne s'mund te bejme as me te voglen gje ne tere kete; Perendia po ben gjithcka dhe Ai do ta coje deri ne fund.



    Kush eshte bashkepunetori i Perendise?

    Bashkepunetori i Perendise eshte kisha. Hodhem nje shikim te shpejte ne dy vargjet e cituara me lart nga Efesianet mbi dy te vertetat e perjetshme: (1) "Na zgjodhi ne te perpara se te themelohej bota", dhe (2) "Per te treguar ne epokat qe do te vijne pasurine e pamase te hirit te Tij, me ane te miresise ndaj nesh ne Krishtin Jezus." Dhe ena nepermjet se ciles do arrihet kjo quhet "trupi i Krishtit", ena qe mban Krishtin.

    Por kush eshte nje bashkepunetor i Perendise? Nuk eshte ai qe deshiron te punoje per Perendine, qe shikon nje nevoje dhe deshiron ta plotesoje ate, nuk eshte as ai qe u shpall njerezve lajmin e shpetimit; perkundrazi, eshte ai qe ben ate qe Perendia e ka caktuar te beje sipas planit te Tij te perjetshem, ate dhe vetem ate. Nese vertet e kuptojme arsyen pse u zume nga Jezus Krishti, tere puna jone, tere vepra jone e pare per Te do therrmohet krejt.

    Qellimi dhe plani i Perendise ne gjithcka eshte te zbuloje Birin e Tij, te shfaqe Birin e Tij, te "tregoje pasurine e pamase te hirit te Tij, me ane te miresise ndaj nesh ne Krishtin Jezus." Ky eshte synimi i Tij i perjetshem. A eshte ky objektivi i punes qe po ben? Nese qendron me poshte se kjo, atehere nuk je bashkepunetori i Tij.

    Mund te pyesesh: Nga ta di se po punoj bashke me Perendine? Pergjigja eshte e thjeshte. A je i kenaqur me cfare po ben? Nese nuk kenaq zemren e Perendise, as vete nuk do jesh i kenaqur. Nuk ka te beje me te krahasuarit e punes tende me ate te dikujt tjeter. Ceshtja eshte nese ajo qe ke ndermarre eshte e mire apo jo -- do te thote, e mire ne syte e Perendise, e pranueshme prej Perendise, me ane te Tij dhe ne harmoni me planin e Tij te perjetshem.

    Pali deklaron: "Po rend per te zene ate per te cilen edhe une u zura nga Jezu Krishti". Nuk na duhet te shohim perreth dhe te kritikojme te tjeret, per te pare nese te tere jane gabim dhe vetem ne pak e kemi mire. Eshte pa vlere dhe e demshme. Leri te tjeret. Le te sigurohemi se ne vete "po rendim drejt synimit, drejt cmimit te thirrjes se lartme te Perendise ne Krishtin Jezus."


    Cfare eshte kisha?


    Kur fillojme kerkojme dicka ketu mbi toke -- nje kishe, deshmi, levizje, doktrine, dicka te dukshme dhe te prekshme se jashtmi, shohim se ajo menjehere behet thjesht akoma me teper "krishterim teknik". Eshte vetem nje gje njerezore -- e vdekur dhe pa vlere. Por trupi i Krishtit eshte i gjalle dhe frymeror. Nese i vdekur, ai behet menjehere vecse nje gje.

    Ne thjesht duhet te jemi fara e grurit qe bie ne toke dhe vdes per te dhene frut. Kjo perseritet parreshtur pergjate brezave. Mbetet perjetesisht nje ceshtje hyjnore; nuk ndodhet ne te as me i vogli element njerezor. Kisha nuk eshte nje grumbullim hebrenjsh, paganesh, britanikesh, amerikanesh, kinezesh, e keshtu me radhe. Sepse, sic thuhet te Kolosiante: "Ketu nuk ka me Grek e Jude, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, sherbetor dhe i lire, por Krishti eshte gjithcka dhe ne te gjithe." (3:11)

    Njerezit mendojne se per te hyre ne portat e parajses duhet qe secili nga ne te kete nje pjese te Krishtit -- prej saj mund te hyjme brenda. Nje konceptim tmerresisht i gabuar. Sepse ne hyrje te parajses qendron kryqi, dhe ne kete kryq une dhe ti dhe cdo njeri tjeter u kryqezuam. Cdo hebre, grek, britanik, amerikan, kinez e keshtu me radhe u kryqezua ne ate kryq dhe kurre nuk shkoi ne qiell. Cfare shkon atje eshte Krisht, asgje e jona nuk do hyje ndonjehere. Por kjo eshte kisha. Cdo gje ne ne dhe rreth nesh qe eshte Krisht apo e Krishtit eshte kisha; cdo gje e jona ne ne -- cdo gje qe nuk eshte vete Krishti ne ne -- nuk eshte kisha dhe nuk do hyje ne parajse, por do shkaterrohet. Cfare eshte ne ne jeta e paperzier e Krishtit, eshte gjithcka qe Perendia do njohe apo me te cilen do kete te beje. Dhe vetem ky element mund te bashkepunoje me Perendine.



    Fundi i kapitullit te pare.

    Kushdo mund te diskutoje, te komentoje apo te pyese dicka mbi ato qe ka lexuar. Se shpejti do filloj te postoj kapitullin e dyte. Me kete rast dua te falenderoj E. L., nje moter ne Krisht qe po perkthen kete liber.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:11 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli II

    Vepra e Perendise ne kete epoke

    Po secilit nga ne ju dha hiri sipas mases se dhuntise se Krishtit...Dhe ai vete i dha disa si apostuj, te tjere si profete, te tjere si ungjilltare dhe te tjere si barinj e mesues, per persosjen e shenjtoreve, per vepren e sherbimit dhe per ndertimin e trupit te Krishtit, derisa te arrijme te gjithe te uniteti i besimit dhe njohjes se Birit te Perendise, te nje njeri i persosur, ne masen e shtatit te plotesise se Krishtit, qe te mos jemi me foshnja, te lekundur dhe te transportuar nga cdo ere doktrineje, nga mashtrimi i njerezve, nga dinakeria e tyre nepermjet mashtrimit te gabimit, por, duke thene te verteten me dashuri, te rritemi ne cdo gje drejt atij qe eshte kreu, Krishti. Prej te cilit gjithe trupi, i lidhur mire dhe i bashkuar, me ane te kontributit qe jep cdo gjymtyre dhe sipas forces se cdo pjese te vecante, shkakton rritjen e trupit, per ndertimin e vetes se tij ne dashuri. (Ef. 4:7, 11-16)

    Tani do trajtojme temen mbi vepren e Perendise ne kete epoke. Kjo jepet ne pjesen cituar me lart. Vepra e Perendise ne kete epoke eshte te formoje trupin e Krishtit. E njejte eshte edhe puna e kishes -- te formoje trupin e Krishtit: "Gjithe trupi...shkakton rritjen e trupit, per ndertimin e vetes se tij ne dashuri." Asnje mision, shkolle biblike, grup ungjilizues, etj, nuk do mund te zere ndonjehere vendin e kishes apo te beje punen e saj.


    Per persosjen e shenjtoreve

    Kisha e zakonshme sot eshte kryesisht e interesuar per shpetimin e te humburve; por ne Dhjaten e Re -- dhe pikerisht ketu te Efesianet -- nuk eshte ne te vertete keshtu. Krishti i dha disa si apostuj, te tjere si profete, te tjere si ungjilltare, dhe te tjere si barinj e mesues. Perse? Per persosjen e shenjtoreve. Shqetesimi kryesor i kishes sot duket se eshte shpetimi i shpirtrave nga ferri, nga ndeshkimi, nga trishtimi dhe humbja. Gje e mire, por jo cfare mendon Perendia per kishen. Nuk eshte kjo puna e Tij per kishen. Detyra e caktuar prej Tij per kishen eshte "persosja e shenjtoreve", sepse vepra e Tij dhe puna e kishes eshte formimi dhe ndertimi i trupit. Eshte thene se, ne misherimin e Zotit Jezus, Perendia paracaktoi per Te nje trup, per me teper, Zoti Perendi eshte edhe sot e kesaj dite duke pergatitur per Te nje trup. Apostujt, profetet, ungjilltaret, barinjte dhe mesuesit i jane dhene kishes per ndertimin e trupit. Pjestaret e kishes jane per trupin. Dhuntite ne kishe, qe jane vete pjeset e trupit, jane per trupin. Trupi eshte per te ndertuar trupin.


    Jo mesim, por jete


    A mundet atehere te jete jashte kishes puna per Perendine, ne ndonje mision apo grup ungjillezues apo ndonje organizem tjeter? Kurre! Sepse duhet te jete vete kisha -- trupi -- qe ben punen e trupit. Kjo shtron ceshtjen e punetoreve te pavarur apo puneve me vete, e misioneve te pavarura, te medha apo te vogla, shume te organizuara dhe te motivuara nga besimi. Nese jashte trupit, ato jane jashte rregullit te Perendise*.

    Ky nuk eshte nje parim apo mesim, eshte ceshtje jete. Nese ke zbulese ne lidhje me te, atehere ne castin qe do besh me te voglin veprim individualist dhe jo te lidhur me trupin, do ta ndiesh dhe do e kuptosh se eshte i gabuar, qofte me e vogla gje. Nuk ka aspak vend per pavaresi apo individualizem -- sepse kjo eshte vetja, je ti, nuk eshte Krishti.

    E merr kete si mesim? Nese nuk ke perjetimin e trupit, atehere e kupton ate ne nivel mendor dhe jo prej zbulese. Dhe nese eshte keshtu, eshte dicka qe ti e merr se jashtmi, nuk buron nga brenda. Nuk eshte spontane dhe nuk eshte jete ne ty. Perkundrazi, eshte nje gje ne mendjen tende dhe jo zbulese; perndryshe ti do kishe perjetimin e trupit. Nese eshte dicka qe mund ta heqesh qafe, nga e cila mund te largohesh apo ta lesh menjane, atehere ti nuk ke zbulese per trupin.

    Nese vertet je ne trup prej zbulese te perjetuar, ti nuk mund te besh dot pa te. Nuk ke rruge apo zgjidhje tjeter, per ty ka vetem nje rruge. Nese nuk ecen neper kete rruge, per ty nuk mbetet rruge tjeter, sepse ti e ke perjetuar trupin nepermjet zbuleses. Nese eshte zbulese, ajo do vije se brendshmi -- ne frymen tende, jo si dicka e jashtme -- ne mendjen tende.

    Nuk eshte e mundur te punosh per Perendine jashte kishes, qe eshte trupi i Tij. Nese shkon diku ku ndodhet nje kishe e vertete, qe do te thote, nje shprehje e trupit te Krishtit qe eshte vertet kisha e Tij, ti nuk do mund te punosh vecmas kesaj kishe, qe do te thote, paveresisht saj. Mos mendo se apostujt, profetet, ungjilltaret, barinjte dhe mesuesit jane punetoret e vetem qe Zoti ka vendosur ne trup dhe per trupin. E verteta nuk eshte keshtu; cdo njeri pjesetar i trupit eshte paracaktuar nga Perendia te punoje per Perendine dhe per trupin, per te arritur ndertimin e tij. Nuk eshte e vertete qe disa jane punetore dhe disa thjesht pjesetare te trupit. Jane te tere punetore. Trupi i Krishtit eshte per te ndertuar veteveten. Ghithcka duhet te jete nga trupi dhe gjithcka duhet te jete per trupin.

    Nuk jemi ketu per te themeluar ndonje gje, per te percaktuar nje "dicka", per te qene model adhurimi, apo per te perfaqesuar nje levizje te re. Jemi ketu si nje shprehje e jetes se Krishtit ne trupin e Tij. Cfaredo qe eshte e Zotit ne Shangai, kushdo qe eshte i Tij, cfaredo qe eshte e Tij, cfaredo dhe kushdo qe eshte nje pjese e jetes se Krishtit -- njohim se na perket ne. Ata jane pjese e jona, e kuptojne apo dallojne kete apo jo, dhe ne jemi pjese e tyre. Nese nuk eshte e gjalle, nuk eshte kishe. Nje gje e vdekur nuk mund te jete kisha e Tij.

    Sa shpesh ndodh qe nje mision apo sherbese te mbahet ne kembe bazuar ne nje grup doktrinash, disa mesime te vecanta, apo nga vete themeluesi, i cili mund te kete qene njeri i perendishem. Zoti te na ruaje nga keto gjera, sepse jane te tera te vdekura. Fryma e Shenjte nuk mund ta mbeshtese apo perdore ate, sepse ajo eshte nje "gje" dhe Fryma e Shenjte mund te perdore vetem nje organizem te gjalle -- trupin, kishen. Cdo veper duhet te dale prej kishes dhe cdo veper duhet te jete per kishen, per rritjen dhe ndertimin e saj.



    *Ne sovranitetin e Tij Perendia mund t'i perdore keta punetore, sherbesa apo misione, por kjo nuk provon se ato jane sipas rregullit te Perendise. (shenim i redaktorit)

    Si nje trup

    Qellimi i tere kesaj gjendet te Efesianet 4:13: "Derisa te arrijme te gjithe te uniteti i besimit dhe njohjes se Birit te Perendise, te nje njeri i persosur, ne masen e shtatit te plotesise se Krishtit." Kjo s'mund te kuptohet kurre si individ; mund te kuptohet dhe arrihet vetem si trup. Ndaj le t'i kerkojme Zotit te punoje ne ne, duke larguar cdo individualizem, cdo mendje dhe vendimmarrje me vete, cdo veper dhe levizje individualiste. Tere jeta jone duhet jetuar brenda trupit. Le t'i kerkojme Perendise te na tregoje si ta jetojme kete jete atje. Jeta ne trup nuk eshte dicka qe mesohet. Eshte gjeja me e natyrshme dhe spontane nese jemi ne trup nepermjet zbuleses.


    Fundi i kapitullit te dyte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:13 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli III

    Zbulese mbi planin e perjetshem te Perendise

    Dhe Zoti tha: "A do t'ia fsheh une Abrahamit ate qe kam per te bere?" (Zan. 18:17)
    Por Jozefi pa nje enderr dhe ua tregoi vellezerve te tij...Ai pa nje enderr tjeter dhe ua tregoi vellezere te tij. (Zan. 37:5,9)
    Pastaj Jakobi thirri bijte e tij dhe tha: "Mblidhuni qe une t'ju njoftoj cfare do t'ju ndodhe ne ditet e ardhshme. (Zan. 49:1)
    Ju do ta beni ate sipas tere asaj qe une do t'ju tregoj, si per medelin e tabernakullit ashtu edhe per modelin e te gjitha oriendive. (Eks. 25:9)
    Ai do te udheheqe njerezit zemerbute ne drejtesi dhe do t'u mesoje te perulurve rrugen e tij... Sekreti i Zotit u tregohet atyre qe kane frike prej tij, dhe ai u ben te njohur atyre beselidhjen e tij. (Psa. 25:9,14)
    Sepse nuk u terhoqa prapa per te mos ju treguar gjithe keshillen e Perendise. (Vep. 20:27)
    Por une nuk dua t'ia di fare per jeten time qe nuk e cmoj aq, sa ta kryej me gezim vrapimin tim dhe sherbesen qe mora nga Zoti Jezus, te deshmoj plotesisht ungjillin e hirit te Perendise. (Vep. 20:24)
    Dhe nese keni degjuar per dhenjen e hirit te Perendise, qe me eshte besuar per ju; se si me zbulese, ai ma beri te njohur misterin, sikurse ju shkrova me perpara me pak fjale...sherbenjes i te cilit u bera, sipas shuntise se hirit te Perendise qe m'u dha ne saje te fuqise se tij. (Ef. 3:2,3,7)


    Plani i perjetshem i Perendise nuk mund te kuptohet apo te rroket kurre me mendje. Ai duhet te vije nepermjet zbuleses. Cdo veper per Perendine fillon me perkushtimin ose eshte bazuar ne dorezim. Por ky perkushtim apo dorezim vjen vetem nepermjet zbuleses. Ne fakt, vepra e Perendise (jo vepra jone, por vepra e Perendise nepermjet nesh) fillon vetem kur vjen zbulesa. Se jashtmi eshte vizioni hyjnor, se brendshmi eshte zbulesa.

    Zoti nuk do qe thjesht te bejme njefare pune te zakonshme e te cfaredoshme per Te. Ai deshiron qe ne te njohim tere planin e Tij dhe te punojme me Te drejt ketij synimi dhe plani te qarte. Sepse nuk jemi vetem sherbetoret e Tij por miqte e Tij gjithashtu.

    Dorezimi dhe perkushtimi jane gjithmone me vlere, por, ne lidhje me kete eshte vetem pas zbuleses qe dorezimi dhe perkushtimi marrin vleren e vertete, vetem athere mund te jene te plote. Perpara kesaj zbulese, dorezimi yne vjen vetem per hir te shpetimit. Ai me ka blere me gjakun e Tij. Duhet t'i jap veten dhe gjithcka kam per shkak te hirit dhe dashurise se Tij shpetuese. Por eshte ndryshe pas zbuleses. Kur na shfaqet synimi i perjetshem i Perendise, thirrja per t'ia kushtuar veten ketij plani esthe e jashtezakonshme, kerkon nje dorezim per te cilin as kemi menduar ndonjehere me pare -- shume me i thelle dhe i perkryer. Pali thote: "Nuk kam qene i pabindur ndaj vegimit qiellor" (Veprat 26:19). Ai mund te kalonte permes gjithckaje dhe te duronte gjithcka per shkak te vizionit qiellor.

    Jozefi ishte shembulli i persosur i njeriut te Perendise, tipizimi i te gjithe paraardhesve te tij. Por ai e pati krizen e tij kur pa endrrat. Kjo ishte zbulesa e tij, ku atij iu shfaq plani i Perendise dhe pjesa e tij ne kete plan. Ky ishte fillimi i vepres se Perendise nepermjet tij.

    Moisiut ju desh te shkonte ne majen e malit per te marre modelin shume te larte per popullin e Perendise -- Dhjete Urdherimet dhe tere ligjin e Zotit. Me pas, atij ju desh te merrte modelin e tabernakullit: "Shiko...t'i besh te gjitha sipas modelit qe te eshte treguar ne mal" (Heb. 8:5).

    Edhe puna me e vogel per Perendine duhet bere sipas modelit qe na eshte treguar ne mal; do te thote, sipas zbuleses qe Zoti na ka dhene mbi synimin dhe planin e Tij te perjetshem. Por zbulesa qe Jozefi, Moisiu dhe te tjeret paten ishte individuale. Nuk ndodh sot keshtu. Sto zbulesa i jepet kishes. Nuk ka nje zbulese te vecante per cdo individ, por e njejta zbulese jepet per tere kishen.


    Vepra frymore e bazuar ne zbulese

    Cdo veper frymore per Zotin vjen nga zbulesa. Nuk mund te kete veper frymore jashte zbuleses se planit te perjetshem te Perendise. Mund te kete pune te shperndare e te cfaredoshme per Perendine qe bekohet prej Tij, por ajo s'mund te quhet vertet frymerore apo ne bashkepunim me Te, nese ajo nuk buron prej zbuleses sipas planit te perjetshem te Perendise. Duhet te jete zbulese dhe jo thjesht te kuptuar me mendje -- jo thjesht e kuptuar dhe e pare intelektualisht, eshte e padobishme. Duhet te jete "e pare" ne fryme: te shohesh cilat jane hapesirat dhe kufinjte e punes se Perendise.

    Vetem zbulesa ka te beje si me punen ashtu edhe me punetorin. Kjo drite hyjnore na thyen e na ben copa. Ajo na thyen dhe na vret ne dhe punen tone. Nese eshte thjesht dokrtine apo mesim nuk do qendroje per shume kohe. Do shkoje, do tretet, sepse e tille eshte. Por nese eshte drite apo zbulese, ajo eshte jeta jone, dhe ne s'mund te bejme dot pa te.

    Nje dite Zoti Jezus tha: "Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jete te perjetshme, dhe une do ta ringjall ate ne diten e fundit... Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet ne mua dhe une ne te. Sikurse Ati i gjalle me ka derguar dhe une jetoj per shkak te Atit, ashtu edhe ai qe me ha mua do te jetoje edhe ai per shkakun tim." Shume u skandalizuan prej kesaj dhe nuk shkuan me me Te. Por kur Ai i pyeti dishepujt nese edhe ata donin te largoheshin, ata ju pergjigjen: "Zot, te kush te shkojme? Ti ke fjale jete te perjetshme." (Gjoni 6:54, 56, 57, 68) Kur e shohim driten, ajo behet jeta jone, dhe nuk ka me rruge tjeter. Per ne nuk ka tjeter rruge sepse ajo eshte vete jeta jone. Nese nuk shkojme sipas kesaj rruge ne vdesim. Por, faleminderit Zot, sepse kjo nuk eshte dicka per t'u mbajtur mend apo per t'u rikujtuar. Nese kemi pare, kemi pare pergjithmone. Nuk do na hiqet kurre. Sepse zbulojme se trupi i pergjigjet gjithckaje; ai eshte vete jeta jone. Ne nuk mund te jetojme jashte trupit.


    Kujt i zbulohet?

    Gjithcka frymerore qe kemi, ka ardhur ne ne nepermjet zbuleses. Vjen sipas ketij rendi: (1) drita, (2) zbulesa, (3) jeta, qe eshte jeta e Perendise, dhe (4) pasuria e pamase e Tij, gjithcka Ai eshte.

    Nese Zoti deshiron te beje dicka te re -- dicka te vecante -- ne Shangai, Kine, apo kudo qofte ne bote, do jua beje juve te ditur apo do e fshehe prej jush? Sa jane ata ne Shangai te cileve Ai do t'u besonte nese do kishte vendosur te bente dicka ketu? Le te kuptojme se Ai ua zbulon planet dhe sekretet e Tij vetem me te afermve dhe me te dashurve miq te Tij. Nje mendim qe duhet te na hape syte te gjitheve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:16 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli IV

    Jeta nderton

    Po secilit nga ne ju dha hiri sipas mases se dhuntise se Krishtit... Dhe ai vete i dha disa apostuj, te tjere si profete, te tjere si ungjilltare dhe te tjere si barinj e mesues, per persosjen e shenjtoreve, per vepren e sherbimit dhe per ndertimin e trupit te Krishtit, derisa te arrijme te gjithe te uniteti i besimit dhe njohjes se Birit te Perendise, te nje njeri i persosur, ne masen e shtatit te plotesise se Krishtit. (Ef. 4:7, 11-13)
    Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymes epr dobine e perbashket. Dikujt, pra, i jepet, me ane te Frymes, fjale diturie; nje tjetri, sipas te po atij Freme, fjale njohurie; nje tjetri besim, nga po ai Fryme, nje tjetri dhuntite e sherimeve, nepermjet po atij Fryme; nje tjetri pushtet per te kryer veprime te fuqishme; nje tjetri profeci; nje tjetri te dalloje frymerat; nje tjetri larmi gjuhesh; nje tjetri interpretimi i gjuheve. Dhe te gjitha keto i ben i njejti dhe i vetmi Fryme, duke i ndare gjithsecilit dhunti vec e vec ashtu di do vete. (1Kor. 12:7-11)
    Ai qe flet nje gjuhe tjeter nderton veten e tij, por ai qe frofetizon, nderton kishen. Une dua qe te gjithe ju te flisnit gjuhera, por me teper te profetizonit, sepse ai qe frofetizon eshte me i madh nga ai qe flet gjuhera, vecse ne interpretofte, qe te marre ndertim kisha. (1Kor. 14:4-5)
    Jo se jemi te afte prej vetiu te kuptojme ndonje gje sikur vjen nga vetja jone, por aftesia jone vjen nga Perendia, i cili na beri te afte te jemi sherbetore te beselidhjes se re, jo te shkronjes, por te Frymes, sepse shkronja vret, por Fryma jep jete. (2Kor. 3:5-6)
    Prandaj, duke pasur kete sherbim per meshiren qe na eshte bere, ne nuk na leshon zemra ... Dhe ne e kemi kete thesar ne ene prej balte, qe epersia e pashoqe e kesaj fuqie te jete nga Perendia dhe jo nga ne. Ne jemi te shtrenguar ne cdo menyre, por nuk jemi te ngushtuar deri ne fund; jemi nderdyshas, por jo te deshperuar; jemi te perndjekur, por jo te braktisur; te rrezuar, por jo te shkaterruar; kurdo ne mbajme ne trupin tone vdekjen e Zotit Jezus, qe edhe jeta e Jezusit te shfaqet ne trupin tone. Ne qe jetojme, jemi vazhdimisht te dorezuar ne vdekje per Jezusin, qe edhe jeta e Jezusit te shfaqet ne mishin tone te vdekshem. Dhe keshtu tek ne vepron vdekja, ndersa ne ju jeta. (2Kor. 4:1,7-12)

    Nese nuk kemi kuptuar se cili eshte plani i perjetshem i Perendise, kurre nuk do mund te kuptojme se cila eshte vepra e Perendise. E tere vepra e Perendise eshte per t'u permbushur ne kishe dhe nepermjet saj. Kjo veper synon te formoje dhe te ndertoje trupin e Krishtit; ajo duhet te behet nga i tere trupi vete, dhe jo nga individe apo misione te vecuara, apo duke vepruar pavaresisht kishes. Puna e kishes duhet te jete teresisht prej Perendise dhe per Birin e Tij.

    Duhet te kemi zbulese per te qene bashkepunetore me Perendine, perndryshe nuk po puojme sipas planit te Tij te perjetshem dhe drejt ketij plani. Cdo pune per Perendine fillon me dorezimin dhe ofrimin e vetvetes, te cilat vijne si rezultat i zbuleses. Arsyeja perse duhet te kete zbulese eshte se drita e Perendise vret gjithcka qe nuk eshte e Tij -- gjithcka qe vjen nga njeriu. Kur vjen zbulesa, kuptojme se nuk kemi mundesi zgjedhjeje, nuk kemi rruge tjeter neper te cilen te mund te shkojme. Kjo eshte e vetmja rruge, ose mbetet vdekja.


    Dy menyra per te ndertuar trupin

    Si mund te behemi bashkepunetore te Perendise per ndertimin e trupit? Nese puna jone eshte vetem per shpetimin e njerezve, duket se punetori luan nje rol vertet te rendesishem. Ne nje fare kuptimi mund edhe te duket si pune per njeriun. Por nese puna jone synon ndertimin e trupit, njeriu eshte krejtesisht i perjashtuar; sepse trupi eshte Krishti. Eshte e tera per Krishtin, ndaj asgje njerezore nuk mund te kete pjese ne te.

    Tek 1 Korintasve 12, ku behen te ditura shume dhunti te Frymes, Pali e ve theksin si te fjalet ashtu edhe te veprat; por tek 2 Korintasve permenden vetem veprat. Kisha mund te ndertohet ne dy menyra te ndryshme. Por cila eshte vlera e ketyre dhuntive te Frymes ne ndertimin e kishes? Si mund te krahasohet kjo vlere me vleren e jetes ne Fryme? Tek 2 Korintasve, nga kapitulli 3 deri te kapitulli 10, Pali e ve theksin te sherbesa e tij e Beselidhjes se Re, sherbese kjo qe nuk bazohet te dhuntite, por ne epersine e pashoqe te pasurise qe ndodhet ne ene prej balte, qe do te thote, Krishti ne te.

    2 Korintasve 4:10, 12: "Kurdo ne mbajme ne trupin tone vdekjen e Zotit Jezus, qe edhe jeta e Jezusit te shfaqet ne trupin tone ... Dhe keshtu tek ne vepron vdekja, ndersa ne ju jeta." -- eshte krejt e ndryshme nga Romaket 6. Do te thote qe vdekja punon parreshtur: vdekja e Krishtit vepron dhe vepron ne ne dite pas dite, ne menyre qe te te tjeret te derdhet jeta. Dhe keshtu ndertohet kisha.

    Ja, pra, ku kemi dy menyrat sipas te cilave ndertohet kisha: (a) 1Korintasve 12, me ane te dhuntive te Frymes; dhe (b) 2Korintasve 4, nepermjet vdekjes qe punon ne ne, qe jeta te mund te veproje te te tjeret.

    Cila menyre te ka ndertuar me shume? A eshte persosur jeta jote frymerore me shume nepermjet dhuntive te Frymes, apo me ane te atyre qe ti njeh se kane njohur kryqin te veproje ne thellesite e jetes se tyre -- qe kurdo mbajne ne vetvete vdekjen e Zotit Jezus, qe jeta e Tij te mund te shfaqet? Kjo eshte mbajtja e kryqit. Le te mos pushoje vdekja se punuari ne mua dhe ne ty qe jeta te mos rreshtet se derdhuri tek te tjeret.

    Shohim njerez te pasur ne dhunti: dhuntia e sherimit, dhuntia e debimit te demoneve, dhuntia e fjales, apo e gjuheve te panjohura. Dhe mendojme se sa te pasur jane, sa te bekuar dhe te perdorur nga Perendia. Por, a eshte ne te vertete keshtu? Keto jane dhuntite e foshnjerise. Jane vetem per fazen foshnjore, te perdorshme dhe te nevojshme gjate kesaj periudhe; per ne duhet te rritemi.

    Ajo qe ne te vertete nderton dhe ka vlere te madhe nuk jane dhuntite, apo aftesite ne te shprehur ta atyre qe i kane keto dhunti, por jeta e atyre me te cilet kemi te bejme dhe te cilet e njohin kryqin thellesisht, e njohin kryqin perbrenda dhe e mbajne ate cdo dite. Le te marrim si shembull nje grup te krishteresh te sapokthyer ne besim. Zoti mund t'i pajise me dhunti gjate veteve te para, per t'u bere te njohur mrekullite e fuqise dhe lavdise se Tij, si dhe per te forcuar besimin e tyre te dobet. POr kur ai behet i forte sa duhet, Ai i heq dhuntite per te sjelle kryqin. Ka rrezik te madh ne te pasurit e dhuntive, me i madhi nga te gjithe -- krenaria "frymore". Dikush mund te jete ne Fryme (domethene Fryma derdhet ne te) dhe te thote gjera te mrekullueshme qe asnje tjeter s'mund t'i thote. "E ndiej se vertet jam dikush!" mendon ai. E perseri, jeta e tij fryerore mund te jete foshnjore krahasuarme ate te nje besimtari tjeter, i cili nuk i ka keto dhunti, per qe e njeh kryqin thelle.

    Ne sovranitetin e Tij, Perendia pajis me dhunti dike ketu e nje tjeter atje, qe ata te jene zedhenesit e Tij per nje kohe te caktuar, atehere kur ne nuk kuptojme ne tjeter menyre, sepse jemi femije dhe Ai nuk mund te na flase ndryshe. Ne te vertete, Ai do flase ne cdo menyre, edhe nepermjet gojes se nje gomari. Por kjo eshte nje sherbese e kufizuar e llojit foshnjor, dhe qe priret te ngrefoset.

    Cfare Zoti do, po pret dhe per cfare Ai po punon, jane ene ne te cilat fjalet qe Ai mund te na kete dhene per t'i shqiptuar, te mos mbeten vetem te thena, por te jene thirrur nga Fryma e Tij dhe te jene futur ne thellesite e qenies tone me ane te kryqit, derisa te behen vete jeta jone; dhe atehere do behet sherbesa jone sherbese jete, jete qe lind vetem pas vdekjes, vdekje e cila eshte duke punuar perreshtur ne ne. Prandaj themi se kushdo qe mbahet tek dhuntite, gabon rende, sepse keto dhunti nuk e transformojne njeriun e brendshem. Dhe, ajo kishe qe perpiqet te rritet nepermjet dhuntive, e sigurte qe do perfundoje nje kishe misherore, perderisa nuk eshte kjo menyra qe Zoti ka caktuar per ndetimin e kishes, pervecse ne fazen e saj fillestare.


    Rruga e Tij eshte jete

    Rruga e Perendise eshte jete dhe nepermjet jetes. Shpesh te ndodh te jesh ne takime ku, ndonje vella i paditur dhe i pamesuar, lutet apo ngrihet te thote dicka. Ndoshta nuk ka te beje edhe aq me cfare ai thote, dhe perseri t ndien se je bekuar ne skutat me te thella te qenies tende. "Nje hon therret nje hon tjeter" (Psa. 42:7). sepse ajo qe ndodhi eshte se ti preke jete, nepermjet saj u ndertove, u forcove dhe u ndihmove. Ai vella sherbeu jete ne ty.

    Ata qe jane "te plote" dhe "te paprekur" nuk munden kurre te sherbejne jete, sepse jeta derdhet vetem nepermjet te thyerve. Jeta mund te lind vetem prej thyerjes se tyre. Kjo eshte rruga e persosur e Perendise. Zoti rrezofte cdo zemer krenare, Ai le te na thyeje, e te na thyeje, e te na thyeje parreshtur. Te punoje me natyren tone njerezore. Kryqi i Tij te mund te veproje thelle e pa meshire -- qe te mund t'u sherbehet jete te Tijve qe kane nevoje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:18 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli V

    Thyerja prodhon jete

    Dashuria nuk ligeshtohet kurre; por profecite shfuqizohen, gjuhet pushojne dhe njohuria do te shfuqizohet. (1Kor. 13:8)
    Prej te cilit gjithe trupi, i lidhur mire dhe i bashkuar, me ane te kontributi qe jep cdo gjymtyre dhe sipas forces se cdo pjese te vecante, shkakton rritjen e trupit, per ndertimin e vetes se tij ne dashuri. (Ef. 4:16)


    Ka dy menyra per t'i sherbyer trupit: ajo nepermjet dhuntive qe eshte objektive, e jashtme; dhe tjetra nepermjet kryqit qe perdoret nga Fryma dhe qe eshte subjektive, e brendshme. Ne disa kisha lokale, Zotit i duhet te perdore njeren menyre, ne kisha te tjera Ai mund te perdore menyren tjeter. Dhuntia frymerore mund te quhet nje "hua Hyjnore"; Ai ju jep juve hua dhunitite dhe fuqine e Tij. Eshte dicka krejt jashte vetes, pavaresisht jush. Le te marrim sishembull Samsonin: ai mund te bente shume gjera te pazakonta, gjera krejt te vecanta dhe te nryshme nga gjithcka tjeter; e megjithate, njeriu vete nuk ishte aspak i pazakonte ne syte e Perendise. Perendia thjesht u jep hua fuqine e Tij njerezve te zakonshem per nje kohe te caktuar, sepse Ai ka nje nevoje te caktuar, por kjo nuk do te thote aspak se individi eshte nje person me ndonje vlere apo shenjteri te vecante frymerore; ne fakt, me vone, ai mund te shfaqet se eshte krejt e kunderta.



    Jo te berit, por te qenit


    Kisha e organizuar sot e ve theksin ne cfare nje person thote apo ben, dhe pak rendesi i kushton faktit se cfare ky person eshte. Shume punetore te rinj deshirojne me zell te mund te flasin me pushtet, kane nje pasion per artin e gojetarise, jane te etur per te predikuar me mjeshteri ne menyre qe t'i prekin njerezit dhe t'i ndihmojne ata. Ata nuk arrijne te kuptojne se rendesia themelore nuk qendron ketu. Ceshtja jetesore esthe: Kush dhe cfare je ti? Vlera dhe rendesia e vertete nuk gjenden ne faktin se ty te eshte dhene je dhunti e per pasoje ti je i afte te shprehesh, por se ti njeh Zotin dhe prandaj flet.

    Nuk kemi mbledhur ketu nje grup punetoresh te rinj per t'u mesuar atyre doktrinen, apo qofte edhe Biblen, apo per t'i mesuar te predikojne ungjillin, te kerkojne dhuntite apo pushtet, por per t'i ndihmuar ata te behen burra dhe gra me te mire, poer te mesuar kryqin. Ka kaq shume vende ku at mund te shkojne per te kerkuar dhuntite apo per te mesuar te predikojne e keshtu me radhe, por jo kum mund te mesojne kryqin. Nese ajo cka kerkojne eshte pervetesimi i me shume njohuie dhe pasja e dhuntive epr te ndihmuar njerezit, nuk eshte ky vendi i duhur.

    A jane dhuntite te nevojshme? Po, jane, deri ne njefare mase; por nuk duhet te mbahemi pas tyre pertej pikes ku Zoti kerkon t'i nderprese ato per te bere te punoje kryqi, per te sjelle thyerjen, dobesimin, dhe njohjen e Zotit -- pas permbushjes se zemres flet goja, dhe sepse Krishti eshte duke punuar thelle ne mua nepermjet Frymes se Shenjte qe ka bere banese, sepse jeta e Tij eshte brenda meje, ndaj do mundem une te flas. Mund te themi sot tamam te njejten gje qe emi thene dhjete apo pesembedhjete vjet me pare, por ne fakt eshte krejt ndryshe. Po, une dija dhe besoja atehere, por sot ajo vepron thelle brenda qenies sime. Eshte vetja ime, do te thote, Krishti ne mua.


    Thyerja prodhon sherbese

    Isaku eshte tipizimi i atij qe cdo gje i vjen nepermjet dhuntive. Veme re se ai cdo gje e pati nga i ati. Ishte dicka objektive, e jashtme per te. Edhe kur erdhi koha qe Isaku te bekonte femijet e tij, gjerat u bene pak lemsh. Ai ishte pothuajse i verber dhe i ngaterroi djemte me njeri-tjetrin.

    Nuk mund te thuhet e njejta gje per Jakobin. Jakobi u thye, u derrmua nga Zoti; dhe Fryma e Shenjte vuri vete jeten e Perendise ne veprim ne te derisa ai tha: "Une pres shpetimin tend, o Zot!" (Zan. 49:18). Kur ai i bekoi femijet e tij, apo me mire te themi femijet e Jozefit, Jakobi e dinte mire cfare po bente. Ai veproi me zgjuarsi. Ndaj tha: "E di, biri im, e di" (Zan. 48:19). Jakobi pati drite, Jadobi pati zbulese, sepse ai ishte i thyer.

    Njerezit thone: "Pse ndodh qe kaq shume sherbetore te shumeperdorur te Perendise bien apo perfundojne te lene menjane, qe do tethote se nuk perdoren me nga Perendia?" Kush tha se Zoti vertet i perdori nonjehere ata? Edhe nese e ka bere, ka ndodhur se me dhenien e dhuntive. Ne sovranitetin e Tij, Perendia zgjodhi nje njeri per ta pajisur me nje dhunti te perkohshme, por e perdori ate vetem per pak kohe, sepse njeriu i tij i brendshem nuk ishte i vlefshem per sherbese te metejshme.

    "Dhe ne e kemi kete thesar ne ene prej balte, qe epersia e pashoqe e kesaj fuqie tejete nga Perendia dhe jo nga ne" (2Kor. 4:7). Zoti na con neper sprova te mundimshme, neper te cilat nuk mund te kalojme dhe te cilat nuk mund t'i mbajme, ndaj te cilave nuk mund te dalim fitimtare, sprova qe na rrenojne; e perseri, eshte pikerisht ketu ku ne zbulojme se ajo gjeja e cmuar brenda nesh jeton. Per shkak te kesaj gjeje te cmuar brenda enes, epr shkak tejetes se Krishtit ne ne, ja dalim mbane. Dalim fitimtare atje ku nuk mund te ishim te tille. Mbajme ne trupin tone vdekjen e Zotit Jezus, ndaj shfaqet jeta e Tij.

    Mund t'u gjendesh te tjereve vetem per aq sa ke vuajtur vete. Sa me i larte cmimi, aq me shume mund te jesh i ndihmes; sa me i ulet cmimi, aq me pak mund t'i ndihmosh te tjeret. Ndersa kalon permes sprovave te zjarrta dhe veshtiresive, mundimeve, persekutimeve dhe konflikteve -- ndersa e le Frymen e Shenjte te beje te veproje vdekja e Zotit Jezus ne ty -- tek te tjeret do filloje te derdhet jete, jeta e vete Jezu Krishtit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:24 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli VI

    Sherbesa profetike

    Kurse ne do te vazhdojme t'i kushtohemi lutjes dhe sherbeses se fjales. (Vep. 6:4)
    Dhe Perendia i vuri disa ne kishe, se pari si apostuj, se dyti profete, se treti mesues; pastaj vepra te fuqishme; pastaj dhuntite e sherimit, te ndihmes e te qeverisjes dhe te larmive te gjuheve. (1Kor. 12:28)
    Por ne kishen e Antiokise ishin mesues dhe profete. (Vep. 13:1)
    Kerkoni dashurine dhe lypni me zemer te zjarrte dhuntite frymrore, por sidomos qe te mund te profetizoni, sepse ai qe flet nje gjuhe tjeter nuk u flet njerezve, por Perendise; sepse askush nuk e kupton, por ai ne fryme flet mistere. Kurse ai qe profetizon, u flet njerezve per ndertim, per nxitje e perdellim. Ai qe flet nje gjuhe tjeter nderton veten e tij, por ai qe profetizon, nderton kishen. (1Kor. 14: 1-4)
    Dhe ai vete i dha disa si apostuj, te tjere si profete, te tjere si ungjilltare dhe te tjere si barinj e mesues. (Ef. 4:11)


    Persa u perket dhuntive, Perndia thekson me shume dhuntite e fjales, si profecia, mesimi, etj, sesa dhuntite e veprave, si sherimet dhe mrekullite. Nepermjet Frymes apostujt thone: "Kurse ne do te vazhdojme t'i kushtohemi lutjes dhe sherbeses se fjales."

    Kishes i jepen dy lloj dhuntish: njera eshte dhutnia e gjerave -- si mrekullite, sherimet, gjuhet, etj; tjetra eshte dhuntia e njerzve per te sherbyer -- si profete, mesues, barinj dhe ungjilltare. Keto te fundit -- dhuntite e njerezve -- kane te bejne te gjitha me sherbesen e fjales se Perendise. Dhuntite e sherimit dhe mrekullive nuk na bejne te jetojme me thelle jeten e Krishtit ne ne. Ato vertet provojne fjalen e Perendise, por vetem kaq. Ato vijne se jashtmi, jo si dicka e brendshme. Sidoqofte, sherbesa e fjales se Perendise nepermjet ketyre dhuntive te profeteve, mesuesve, e keshtu me radhe, nderton jeten e brendshme frymerore te kishes.

    Profetet dhe mesuesit

    Besoj se Zoti do qe te trajtojme vecanerisht sherbesat e profeteve dhe te meuesve. Ne Djaten e Re gjejme dy lloj profetesh: (1) ata qe parathane ngjarjet e se ardhmes, si Isaia, Jeremia, Ezekieli dhe Danieli, dhe (2) ata si Elija dhe Eliseu, sherbesa e te cileve, me se shumti, nuk ishte te benin te ditur ngjarjet e se ardhmes, por te shpjegonin ato te se tashmes. Ata duhej te shpallnin cili ishte plani i Perendise ne veprimet e Tij te tashme -- perse Ai po vepronte ne nje menyre te caktuar. Ata ishin caktuar per te shpjeguar veprimet e Perendise, sic te nxisnin dhe keshillonin popullin. Gjon Pagezori ishte me i spikaturi profet nder ata te Dhjates se Re. Sikurse paraardhesit e tij, Gjoni shpalli planin e tashem te Perendise. Prandaj profetet zinin nje ven me rendesi; asnje tjeter nuk ua kalonte per nga rendesia.

    Nga ana tjeter, mesuesit moren fjalen e Perendise dhe ja shpallen popullit duke e shpjeguar ate. Per mesuesit nuk flitet kurre me vete, ata gjithmone permenden bashke me profetet ose barinjte e kesthu me radhe. Zoti nuk i cakton njerezit te jene thjesht mesues. Sepse Perendia nuk deshiron mesim apo doktrine me vlere thjesht akademike, pa vlere frymerore. Eshte e vertete, Ai i ka perdorur disa si mesues, por kjo sherbese eshte e kufizuar perderisa ka te beje thjesht me te kuptuarit dhe te qenit i ndricuar ne lidhje me Fjalen dhe te qenit i afte per ta percjelle qarte tek te tjeret, duke e trajtuar ate sipas pjeseve qe kane lidhje me njera tjetren. Esthe e tera objektive. Eshte i kuptuar qe vjen nga jashte, nga Fjala, nuk eshte drite qe vjen nga njohja e vertete e Perendise dhe ecja me Te. Nje i kuptuar dhe transmetim i tille e Shkrimeve krijon shume veshtiresi mendore dhe con ne studime pa fund per te zgjidhur keto veshtirese. Por kjo nuk eshte jete.

    Megjithate, do vije dita kur Perendia do punoje ne ty per te te treguar se problemi i vertete nuk jane Shkrimet, por ti vete -- se cdo gje qe ke derkuar dhe gjetur ka qene e jashtme, mendore, pa vlere, e sferes se njohurise dhe jo te jetes.

    Sherbesa profetike

    Tri gjera jane te rendesishme per te qene profet:

    (1) Pergatitja jote si nje ene -- Fryma e Shenjte te thyen, punon ne ty, ve ne veprim kryqin, te ben te vdesesh, qe ne ty te veproje jeta e Krishtit. E thene ndryshe, nje histori e fshehte me Perendine.

    (2) Nje barre e brendshme qe Perendia te jep -- nje mendim qe behet barre.

    (3) Pohim i kesaj barre, shprehje a atij mendimi -- interpretim dhe shprehje e qarte e tij.

    Eshte edhe dhuntia e profecise qe mund te vije me ane te gjuheve te panjohura apo pohimeve te mbinatyrshme, e perdorur nga Perendia kur Ai nuk gjen asnje qe eshte i thelle ne fryme, me njohje dhe pjekuri per t'u perdorur prej Tij si ene plot urtesi per ndertimin e kishes.

    Fundi i kapitullit 6
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:26 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli VII

    Sherbetor ne jete

    Prandaj duke pasur kete sherbim per meshiren qe na eshte bere, ne nuk na leshon zemra. Ne kemi hequr dore plotesisht nga gjerat e turpshme qe behen ne fshehtesi, duke mos ecur me dinakeri, duke mos falsifikuar aspak fjalen e Perendise, por duke shfaqur te verteten, ne ja rekomandojme veten tone ndergjegjes se cdo njeriu perpara Perendise ... Dhe ne e kemi kete thesar ne ene prej balte, qe epersia e pashoqe e kesaj fuqie te jete nga Perendia dhe jo nga ne. Ne jemi te shtrenguar ne cdo menyre, por nuk jemi te ngushtuar deri ne fund; jemi nderdyshas por jo te deshperuar, jemi te perndjekur, por jo te braktisur; te rrezuar por jo te shkaterruar; kurdo ne e mbajme ne trupin tone vdekjen e Zotit Jezus, qe edhe jeta e Jezusit te shfaqet ne trupin tone. Ne qe jetojme, jemi vazhdimisht te dorezuar ne vdekje per Jezusin, qe edhe jeta e Jezusit te shfaqet ne mishin tone te vdekshem. Dhe keshtu, tek ne vepron vdekja, ndersa ne ju jeta ... Prandaj nuk na leshon zemra; por edhe pse njeriu yne i jashtem shkon ne shkaterrim, ai i brendshem perterihet nga dita ne dite. (2Kor. 4:1-16)


    Letra e dyte e derguar Korintasve eshte nje liber shume i rendesishem i Dhjates se Re, sepse na tregon si duhet te jete ai qe i sherben Perendise. Per shembull, kapitujt 8 dhe 9 tregojne nder te tjera cili duhet te jete qendrimi i sherbetorit te Perendise kundrejt parase. Tek 2 Korintasve shohim se cfare do te thote te sherbesh ne jete.

    Nga tere letrat e Palit, 1 Korintasve eshte me e ceketa dhe siperfaqesorja, sepse merret para se gjithash me cfare eshte e drejte dhe e mire, ndaj nuk eshte e thelle. Sidoqofte, 2 Korintasve eshte me e thella nga tere letrat e tij. (Efesianet eshte sigurisht me e larta, por 2 Korintasve eshte me e thella leter.) 1 Korintasve merret me shume ceshtje dhe probleme te jashtme, e perseri, ne mes tere ketyre spikasin me force nje sere te vertetash te cmuara me rendesi jetesore per jeten e brendshme frymerore. Njera prej tyre eshte se Perendia i ka zgjedhur gjerat e dobeta te kesaj bote, gjerat e percmuara, te paditurat dhe te marrat, gjerat qe nuk jane dhe askushet, per te turperuar te urtet, qe asnje mish te mos mburret para Tij.

    Nje e vertete tjeter eshte qe, gjithcka kemi e kemi marre nga Perendia, qe asnje te mos mburret. Nje tjeter akoma gjendet ne cfare thote Pali mbi dhuntite e ndryshme dhe vleren e tyre. Per me teper, ai perfshin aty kapitullin e mrekullueshem mbi dashurine. Me tej, ne mes te kapitullit mbi mbulimin e kokes, Pali na jep parimin madheshtor sipas te cilit kisha duhet te funksionoje nen autoritet, rendin e te cilit e ka percaktuar Zoti -- Krishti nen Perendine, burrin nen Krishtin, dhe gruaja nen burrin. Dhe diku me pare ne leter, trajtohet ceshtja madhore e unitetit mes nesh, duke u treguar se te qenit nje varet rrenjesisht nga fakti se me mishin tone eshte punuar.


    Mesime te bazuara ne jete

    Megjithese e tere letra e pare drejtuar Korintasve eshte e thjeshte, e lehte per t'u kuptuar, dhe jo shume e thelle, Zoti nuk parashikoi qe ne te kishim vetem kete leter, Ai planifikoi qe 2 Korintasve t'i shtohej letres se pare. Dhe ne kete leter na zbulohet se si ishte ai qe na dha letren e pare drejtuar Korintasve, dhe pikerisht ky fakt i jep vlere letres se pare. 1 Korintasve eshte shkruar bazuar ne jeten frymerore persnale te atij qe shkroi 2 Korintasve -- dhe ketu qendron tere ndryshimi.

    Mesimi mbi parane te 1 Korintasve merr vlere per shkak te qendrimit qe pati Pali vete ndaj parase -- e gjejme te 2 Korintasve. Ai thote se kurre nuk mori parate e tyre, sepse punoi me duart e tij per t'i ruajtur sic kujdeset nje nene.

    Mesimi mbi ringjalljen tek 1 Korintasve merr vlere sepse ishte nje pervoje e jetuar prej tij. Ai e njihte jeten e ringjalljes se Krishtit ndersa fliste per te; sikurse tha: "Edhe ne besojme, prandaj edhe flasim, duke ditur se ai qe ringjalli Zotin Jezus, do te na ringjalle edhe ne nepermjet Jezusit dhe do te na paraqese bashke me ju." (2 Kor. 4:13, 14). Diku tjeter ai permend: "Per me teper ne e kishim ne veten tone vendimin e vdekjes, qe te mos besonim ne veten tone, por ne Perendine qe ringjall te vdekurit." (2 Kor. 1:9) dhe "Dhe e dime se gjersa banojme ne trup, jemi larg Zotit ... dhe na parapelqen me teper te lemi trupin dhe te shkojme e te banojme bashke me Zotin" (5:6,8)

    Le te marrim gjithashtu mesimin e Palit mbi dashurine. Nga tere kishat, ajo e Korintit e kishte trajtuar ate ne menyren me te pahijshme. Besimtaret e Korintit e sulmuan, e keqkuptuan, pak e vleresuan, e kritikuan ashper, i bene tere padrejtesite, dhe e plagosen rende; e megjithate, te 2 Korintasve shohim se si Pai e pranoi gjithcka me butesi dhe dashuri. Ai tha: "... Ati i te meshireve dhe Perendia e cdo ngushellimi, i cili na ngushellon ne cdo shtrengim tonin, qe, nepermjet ngushelimit me te cilin ne jemi ngushelluar nga Perendia, te mund te nushellojme ata qe jane ne cfaredo shtrengimi." (1 Kor. 1:3,4) Ai reagoi me dashuri, jo me qortim; i mirekuptoi, mes loteve, shume lutjeve dhe shume faljeve.

    Tek 1 Korintasve Pali na thote se Perendia zgjodhi gjerat e dobeta, pa vlere dhe te marra, dhe se ai eshte po aq i marre dhe i dobet sa ata. E megjithate, tek 2 Korintasve thote: Vertet jemi te dobet, krejt te dobet, por ka dicka ne te cilen lavderohemi. Krishti ne ne nuk eshte i dobet. Ai eshte i forte, Ai eshte i fuqishem, Ai eshte i gjithpushtetshem. "Hiri im te mjafton" -- i tha Zoti Pait, "sepse fuqia ime persoset ne dobesi." "Prandaj me kenaqesi te madhe do te krenohem me teper per dobesite e mia," -- u pergjigj Pali, - qe fuqia e Krishtit te rrije tek une." (2 Kor. 12:9)

    Pali u thote atyre te 1 Korintasve te deshirojne te jene humbes ne ceshtjet financiare vetem te ligji te mos kthehen me kurre; nderkohe qe te 2 Korintasve ai na shfaqet si dikush i cili nuk lufton kurre per te drejtat e tij, por mirepret humbjen, varferine apo sproven neper te cilat mund t'i duhet te kaloje.


    Kryqi - themeli i sherbeses se jetes

    2 Korintasve eshte mbi gjithcka tjeter nje liber per vuajtjen. Ketu gjejme sherbetorin e Perendise -- enen e Tij te zgjedhur -- te kaloje permes vuajtjesh te tmerrshme dhe sprovash te zjarrta, te tilla qe, ndoshta asnje apostull apo sherbetor tjeter i Perendise nuk i eshte dashur te kaloje. Gjejme te shkruhet per vuajtjen ne te gjithe librin: vuajtje fizike, mendore, apo frymerore; disa per pak kohe, ndersa disa te tjera jane te vazhdueshme. Por, ai na jep arsyen e ketyre vuajtjeve kur thote: "Kurdo ne e mbajme ne trupin tone vdekjen e Zotit Jezus, qe edhe jeta e Jezusit te shfaqet ne trupin tone." Ky eshte themeli i cdo sherbese ne jete. Duhet vuajtje, duhet dhimbje, duhet kryq -- dhe vetem atehere do mund te shfaqet jeta e Krishtit. "Dhe keshtu, tek ne vepron vdekja, ndersa ne ju jeta."

    Sa here ka terheqje nga kryqi, shmangje te Kalvarit, refuzim te shtegut te vuajtjes dhe dhimbjes, mungese deshire per te paguar cmimin dhe per te perjetuar dhimbjen dhe humbjen, aq here do kete varferi, vdekje dhe cektesi, nje zbrazeti nga e cila nuk mund te dale asgje me te cilen te mund t'i sherbehet popullit te Perendise. "Vdekja kurre mos pushofte se vepruari ne mua, qe jeta kurr te mos rreshtet se derdhuri te te tjeret"

    Cila eshe arsyeja e nje cektesie dhe varferie kaq te tejskajshme ne sherbesen e ketyre koherave? E gjejme ne faktin se sherbetoret kane perjetuar vete kaq pak. Ja kane dale mbane te shmangin kryqin sa here qe Zoti ua ofroi apo e caktoi per ta. Egziston pothuajse gjithmone nje rrugedalje, nje tjeter rruge qe eshte me pak e kushtueshme, nje rruge me e ulet dhe jo rruga e kryqit. Sa te pakte dhe te rralle ata qe jane me te vertete te pasur frymerisht. Perse? Sepse vuajtjet e tyre nuk kane tepruar kurre.

    Zoti parashikon ne menyre te persosur. Ai e di mire per cfare lloj vuajtjeje ka nevoje secili -- qofte fizike, materiale, mendore, apo frymerore. Kur ne gjithedijen e Tij Ai na sjell vuajtjen tone, sepse sheh se kemi nevoje per te, lete gezohemi dhe te shohim Zotin ne te. Le ta pranojme me gezim, duke qene te ndergjegjshem se jemi te dobet dhe s'mund ta perballojme dot, por eshte Ai ne menyre te lavdishme ne lartesine e saj. Ai eshte i tille, dhe ne rrethanen ne te cilen ndodhemi zbulojme Ate ne plotesine dhe aftesine e Tij. Arrijme te njohim me te vertete Zotin, sepse shohim se Ai ben ne ne dhe per ne ate qe ne nuk mundemi ta bejme. Atehere mundemi t'u sherbejme Krishtin te tjereve ne jete, per ndertimin e trupit, per dhenjen e jetes -- jeten e Tij -- kudo qe shkojme. Sa here qe jeta vertet vepron ne ne, pikerisht atehere dhe vetem atehere do mundet jeta te derdhet te te tjeret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:27 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli VIII

    Sherbesa prifterore

    Por ne kishen e Antiokise ishin profete dhe mesues: Barnaba, Semeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, qe ishte rritur bashke me Herodin tetrark, dhe Sauli. Dhe, ndersa po kryenin sherbesen e Zotit dhe po agjeronin, Fryma e Shenjte tha: "M'i ndani vec Barnaben dhe Saulin per vepren per te cilen i kam thirrur." (Vep. 13:1,2)
    Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathenin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij te Rubenit, u ngriten para Moisiut, se bashku me disa bij te tjere te Izraelit, dyqind e pesedhjeteprijes te asamblese, anetare te emeruar te keshillit, njerez qe u shkonte fjala. Ata u mblodhen kunder Moisiut dhe Aaronit, dhe u thane: "Mjaft me me ju, sepse tere asambleja eshte e shenjte, secili nga anetaret e tij, dhe Zoti eshte ne mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblene e Zotit? ... Koreu thirri tere asamblene kunder tyre ne hyrje te cadres se mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tere asamblese. Atehere Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit duke u thene: "Ndahuni nga kjo asamble dhe une do t'i zhduk ne nje cast. ... Keshtu zbriten te gjalle ne Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhduken nga asambleja. (Num. 16: 1-3, 19-21,33)
    Dhe do te ndodhe qe shufra e njeriut qe une zgjedh, do te lulezoje dhe une do te bej te pushojne murmuritjet e bijve te Izraelit kunder jush. ...Te nesermen Moisiu hyri ne cadren e deshmise: dhe ja, shufra e Aaronit per shtepine e Levit kishte lulezuar, kishte nxjerre lastare, kishte celur lule dhe kishte prodhuar bajame. ...Kushdo qe i afrohet tabernakullit te Zotit, vdes; duhet te vdesim te gjithe? (Num. 17:5,8,13)


    Kushdo qe i sherben kishes, i sherben me se pari dhe mbi te gjitha Zotit. Nondjehere keta quhen sherbetore te Krishtit, ndonjehere sherbetore te Perendise. Per profetet dhe mesuesit thuhet ne vecanti se i sherbejne apo punojne per Zotin. Te punosh per kishen apo t'u sherbesh njerezve eshte veprim i ndryshem nga te sherbyerit Zotit; dhe veprimi i pare pa te dytin eshte relativisht me pak vlere ne syte e Perendise. Shpesh haset nevoja per te ndare ungjillin, nevoja per punetore, e keshtu me radhe; por Zoti ka gjithashtu nevojen e Tij. Nese egziston nevoja per pune apo punetore dhe plotesimi i kesaj nevoje nuk eshte ne bashkepunim me Perendine, nje plotesim i nevojes se Perendise, apo nje sherbese ndaj Zotit ne pergjigje te nevojes dhe thirrjes se Tij, atehere tashme aty ka dicka qe nuk shkon.

    Nese ka sherbese profetike e cila nuk eshte sherbese prifterore ne te njejtene kohe, atehere ajo eshte pa vlere dhe nuk mund te ndertoje kishen. Nese dora ime e majte do te ndihmoje te djathten sepse eshte vrare dhe ka dhimbje, e majta ime nuk mund te veproje drejtperdrejt. Mundet vetem me ane te kokes. Ajo mund te komunikoje me doren tjeter vetem nepermjet kokes. Dora e majte i vjen ne ndihme te djathtes jo nga vetja, por per hir te kokes - do te thote, per te plotesuar nevojen e kokes. Prandaj, cdo sherbese e cila nuk kryhet nepermjet Kokes dhe per Koken eshte e padobishme dhe vetem hyn ne telashe me anetaret e tjere.

    Cdo sherbese qe mbi te gjitha ka humbur thelbin e saj prifteror, eshte e deshtuar. Nese dikush nuk ka hyre para se gjithash ne pranine e Perendise, nuk mund te dale prej kesaj pranie me ndonje mesazh apo sherbim te vlefshem. Nese nuk kemi qendruar ne pranine e Perendise si prift, tere puna jone, tere deshmia jone, gjithe perpjekjet dhe mundimet tona, do jene vetem sherbese ndaj njeriut, por jo ndaj Zotit.


    Thirrja dhe aftesia si prift

    Si duhet te jete ai qe mund te vije ne pranine e Perendise si prift? Ceshtjen e "priftit" e gjejme te trajtuar njesoj sine Dhjaten e Vjeter ashtu edhe ate te Re. Ne jemi nje prifteri mbreterore - mbreter dhe prifter per Perendine. Por edhe pse ky ishte plani fillestar i Perendise, Izraeli deshtoi para Perendise ne lidhje me kete. Kur Moisiu zbriti nga Mali me te Dhjete Urdherimet, izraelitet tashme po adhuronin vicin e arte. Ndaj Perendia tha: "Secili prej jush te vere shpaten ne krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga nje hyrje e kampit ne tjetren, secili te vrase vellane e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!" (Eks. 32:27). E megjithate, vetem Levitet u binden; si rezultat,qe nga ajo kohe e ne vazhdim sherbesa prifterore ju dha Leviteve.

    Ne rastin e bijve te Koreut, ceshtja kishte te bente me faktin se kush ishte i shenjte dhe kush mund t'i sherbente Perendise. Pretendimi i tyre ishte se te tere ishin te shenjte dhe te tere mund ti sherbenin njesoj otit. Por Zoti beri dallim mes tyre. Dheu u hap dhe perpiu tere burrat qe i perkisnin Koreut bashke me gjithcka paten, dhe nje zjarr doli nga prania e Zotit dhe gelltiti dyqind e pesedhjete veta qe ofruan temjanin. Nga kjo shohim se ka jete per ata qe jane caktuar nga Perendia per t'i sherbyer Atij; por ata qe nuk jane te thirrur nga Perendia e perseri dalin vete dhe perpiqen t'i sherbejne Atij sepse deshirojne apo sepse eshte mire per t'u bere, per keta ka vetem shkaterrim. Sepse nuk eshte ceshtje e vogel per t'u anashkaluar nga Perendia; eshte e nje rendesie madhore - eshte ceshtje jete dhe vdekjeje.

    Mbetet e vertete se i tere populli i Perendise eshte prifteror. Lavdi Zotit, kjo eshte vertet keshtu. E megjithate, eshte po kaq e vertete qe ne nuk mund ta ushtrojme kete sherbese pa pasur aftesi te vecanta. Nuk mund ta ushtrojme detyren tone te caktuar si prifterinj keshtu sic jemi. Nga pikepamja frymerore, vetem Moisiu, Aaroni dhe Levitet mund ta ushtronin ate sherbese. E gjejme kete parin ne rastin e Koreut, Dathanit dhe Abiramit. Kur dyqind e pesedhjete princet e asamblese ofruan zjarrin e rreme ne temjanicat e tyre, ata u konsumuan te tere.

    Me pas u paraqiten ne tabernakull shufra e Aaronit dhe shufrat perkatese te fiseve te tjera. Te nesermen vetem shufra e Aaronit kishte lulezuar. Kjo sigurisht nenkupton ringjalljen: jete nga vdekja. Vetem ata qe kane kaluar permes vdekjes dhe kane dale ne jete te ringjallur, mund t'i sherbejne Perendise. Ata duhet te kene njohur me pare vdekjen e kryqit.

    Nuk mund te merret asgje nga krijimi i vjeter per t'u paraqitur ne tabernakull per sherbesen e Zotit: as mendja jote e vjeter, as mjeshteria apo zgjuarsia jote, as gojetaria jote e pare, apo forca jote njerezore e cfaredo lloji. Te gjitha duhet te kalojne permes vdekjes per ne jeten e ringjallur. Nese thupra jote nuk ka lulezuar, ti nuk mund t'i sherbesh Perendise. Me pak fjale, nuk mund t'i sherbesh Perendise nese njeh vetem gjakun, por jo kryqin.

    Permes vdekjes per ne jete

    Eshte e vertete qe te tere jemi caktuar prifterinj, por mund ta ushtrojme kete sherbese prifterore vetem pasi pranojme kryqin te veproje brenda nesh per te punuar thelle dhe rrenjesisht me jeten natyrore.

    Ringjallja ka vetem nje kuptim: nje njeri ka kaluar permes vdekjes dhe ka marre jete te re. Ringjallja per te cilen flitet tek Filipianet 3 paraqet anen pozitive te ringjalljes. Nuk behete fjale per dicka te vdekur qe kalon permes vdekjes dhe del andej e gjalle. Jo, ringjallja eshte jete qe hyn permes vdekjes per t'u shnderruar ne jete te re. Cdo gje e mire dhe jetesore ne ne, cdo gje qe vjen nga lindja e re, tere jeta e re, e paster dhe e rilindur qe Perendia na ka dhene - duhet e tera te perjetoje vdekjen, te kaloje permes vdekjes, dhe te pastrohet perseri me ane te saj, tri here e pastruar ne tri dite (qe perfaqeson plotesine, persosmerine dhe teresine e vdekjes), per te dale ne jete. Kjo eshte ne te vertete jeta e ringjallur; dhe jeta qe ka kaluar prmes vdekjes, ku eshte asgjesuar cdo gje e vetes apo e botes, nuk mund te cenohet me kurre nga vdekja. Kjo eshte jete ne te cilen nuk gjendet me vdekje.

    Cdo dhunti prej natyre dhe cdo dhunti qe Perendia na e ka dhene me ane te Frymes, duhet te kaloje permes vdekjes. Nese kemi qene prej natyre bashkebisedues te talentuar apo te zote, shohim se zhduket e tera kur kalojme permes vdekjes. Sepse edhe pse ka qene bisede e duhur, e ndihmes dhe "frymerore", nuk ka qene e tera prej Frymes se Perendise. Ne rasitn me te mire ka qene nje perzierje; per kete arsye ajo do pastrohet krejt duke kaluar permes vdekjes. Forca dhe aftesia jone natyrore nuk do ngrihen kurre me nga vdekja. Aftesia jone intelektuale duhet te kaloje e tera neper vdekje, perndryshe nuk do mundet kurre t'i sherbeje Perendise. Dhe kjo vdekje nuk eshte vdekja e Romakeve 6 dhe Galatasve 2:20; eshte dicka pertej kesaj. Kjo vdekje dhe ringjallje jane themeli, i vetmi themel i sherbeses prifterore.

    Fale Perendie ne i themi jo cdo sherbese e cila eshte vetem ndaj njeriut. Sepse ne nuk i sherbejme njeriut, ne i shebejme Perendise; jemi se pari sherbetoret e Krishtit, e me tej te njeriut, te kishes. Por themeli i tere kesaj eshte vdekja dhe ringjallja, qe sjell sherbese prifterore drejtuar Perendise, dhe me pas prodhon sherbese ndaj njeriut. Na dhente Zoti hir per te hyre ne Me te Shenjtin e Te shenjteve, sepse cdo gje e vetes, e njeriut, cdo gje e perzier dhe cdo gje e botes eshte shkaterruar ne vdekje, por ajo qe eshte e paprishshme dhe ajo qe eshte e pavdekshme ka rilindur ne jete te ringjallur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:31 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kapitulli IX

    Paudhesia e sherbeses sone ----------------------------------------------------------------------------------------------
    Kur arriti te lemi i Nakonit, Uzahu zgjati doren drejt arkes se Perendise dhe e mbajti ate, sepse qete u penguan. Atehere zemerimi i Zotit u ndez kunder Uzahut, dhe Perendia e goditi per fajin e Tij; ai vdiq ne ate vend prane arkes se Perendise. ...Davidi pati frike ate dite nga Zoti dhe tha: "Si mund te vije tek une arka e Zotit? (2 Sam. 6:6,7,9)
    Ata ju kundervune mbretit Uziah dhe i thane: "Nuk te takon ty, o Uziah, t'i ofrosh temjan Zotit, por prifterinjve, bijve te Aaronit, qe jane shenjteruar per te ofruar temjan. Dil nga vendi i shenjte, sepse ke kryer mekat! Kjo nuk do te sjelle asnje nder nga ana e Zotit Perendi". Atehere Uziahu, qe kishte ne dore nje temjanise per te ofruar temjanin, u zemerua; per ndersa po u hakerrohej prifterinjve, mbi ballin e tij shpertheu lebra, perpara prifterinjve, ne shtepine e Zotit, prane altarit te temjanit. Kryeprifti Azariah dhe tere prifterinjte e tjere u kthyen ndaj tij, dhe ja, mbi ballin e tij dukeshin shenjat e lebres. Keshtu e nxorren me te shpejte dhe ai vete nxitoi te dale sepse Zoti e kishte goditur. Mbreti Uziah mbeti lebroz deri diten e vdekjes se tij dhe banoi ne nje shtepi te izolar, sepse ishte lebroz dhe ishte perjashtuar nga shtepia e Zotit; dhe i biri Jotham ishte kryeintendenti i pallatit mbreteror dhe administronte drejtesine e popullit te vendit. (2 Kro. 26:18-21)
    Pastaj Zoti i tha Aaronit: "Ti, bijte e tu, dhe shtepia e atit tend bashke me ty, do te mbani barren e paudhesive te kryera kunder shenjterores, dhe ti e bijte e tu do te mbani barren e paudhesive te kryera gjate ushtrimit te prifterise suaj. Do te afrosh gjithashtu vellezerit e tu, fisin e Levit, fisin e atit tend, me qellim qe te bashkohen me ty dhe te te she4rbejne, kur ti dhe bijte e tu do te jeni para cadres se deshmise. Ata do te te sherbejne ty dhe do te kryejne tere detyrat e cadres; por nuk do t'u afrohen orendive te shenjterores dhe altarit, perndryshe do te vdisni se bashku, te dh ata. Ata do te bashkohen me ty dhe do te kryejne te gjitha detyrat e cadres se mbledhjes qe lidhen me punen ne cader, por asnje i huaj uk do t'ju afrohet juve. Ju do te kryeni, pra, sherbimin e shenjterores dhe te altarit, qe te mos kete me zemerim kunder bijve te Izraelit. ...Por ti dhe bijte e tu do te ushroni prifterine tuaj per te gjitha gjerat qe kane te bejne me altarin dhe qe ndodhen matane velit; dhe do te kryeni sherbimin tuaj. Une ju jap prifterine tuaj si nje dhurate per sherbimin, por i huaji qe do te afrohet, do te vritet. Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thene: "Ja, une te besoj kujdesin e ofertave te mia te larta, te te gjitha gjerave te shenjteruara te bijve te Izraelit; t'i jap ty dhe bijve te tu si nje statut te perjetshem per shkak te vajosjes suaj. (Num 18:1-5,7,8)
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Sherbesa prifterore ne Dhjaten e Vjeter nenkupton gjithmone sherbesen ndaj Zotit. Kjo sherbese eshte themeli i cdo sherbese tjeter. Nese dikush nuk e ka kete sherbese, cdo sherbese tjeter eshte e zbrazet dhe e pavlere; nuk mund t'i perleqje Zotit dhe as te jete e pranueshme prej Tij. Ne Dhjaten e Re gjejme se sherbesa profetike eshte sherbesa e larte. E megjithate, edhe ketu shohim se kjo sherbese e ka bazen te sherbesa prifterore; dhe pa kete te fundit, sherbesa profetike behet e jashtme dhe e zbrazet - ndaj njeriut dhe jo ndaj Zotit. Veme ne dukje se egzistojne dy lloj sherbesash: te punuar per Zotin dhe sherbim ndaj Zotit. Kurre mos harroni se vetem kjo e fundit eshte e pranueshme prej Tij.

    Paudhesia ndaj shenjterores

    Zoti i tha Aaronit: (1) "Ti, bijte e tu, dhe shtepia e atit tend bashke me ty, do te mbani barren e paudhesive te kryera kunder shenterores"; (2) Ata (fisi i Levit) do te te sherbejne y ...: por nuk do t'u afrohen oriendive te shenjterores dhe altarit"; dhe me tej, (3) "Asnje i huaj nuk do t'ju afrohet juve." Perendia na e tregon qarte se cfare mendon per mekatin duke i permendur te tera shkeljet qe perbejne mekat, e megjithate keto mekat enuk denohen me vdekje. Por "paudhesia ndaj shenjterores" - paudhesia e sherbeses - eshte i vetmi qe denohet me vdekje, pa mundesi shmangieje apo faljeje. Kjo paudhesi, ne ndryshim nga genjeshtra, vrasja, krenaria apo shkelja e ligjit ne ndonje pike te tij, nuk mund te shlyhet lehte. Ky mekat - paudhesia e sherbeses - nuk falet. Kjo gje nuk mund te lejohet, anashkalohet apo falet. Cdo mekat tjeter mund te pastrohet dhe falet, por jo ky.

    Cilat jane keto mekate te shenjterores? Duhet te kthehemi pas per te rishikuar se cfare eshte sherbesa. Kemi pare se cdo sherbese lind nga vdekja dhe ringjallja. Shufra pa jete e Aaronit duhej te paraqitej para Perendise dhe te kalonte permes vdekjes. Shufra nuk kishte aspak jete ne vetvete. Ishte e vdekur. Duhet te kuptojme se edhe ne, sikurse shufra, jemi te vdekur: te padobishem - krejtesisht te padobishem, pa pasur asgje per te dhene, pa shprese, pa as me te voglen oferte per kete bote ne nevoje, pa rimcen me te vogel te ndonje gjeje me vlere per Perendine apo te cilen Ai mund ta perdore. Por, pasi Perendia ta kete bere kete shufer te vdekur te kaloje permes vdekjes, ajo do lulezoje. Duhet paraqitur para Zotit qe Ai te vendose ne te jeten e Tij. Ne enen prej balte Ai vendos thesarin e pacmuar: vete jeten e Tij, jete e cila kaloi permes vdekjes dhe ringjalljes. Ai ben te perjetojme vdekjen e Tij dhe ringjalljen e Tij, sic thuhet te Filipianet 3. Le te marrim shembullin e nje njeriu te shkelqyer, i cili perpiqet t'i sherbeje Zotit me mjeshterine e tij. Nje sherbese e ketille nuk prodhon jete. Perkundrazi, cdo gje qe ben sjell vdekje, sepse ai vete nuk ka kaluar permes vdekjes se Filipianeve 3.

    Cfare eshte atehere papastertia e sherbeses? Eshte t'i sherbesh Zotit me dicka te ndryshme nga jeta e ringjallur. Shume kane zjarr njerezor per Zotin; i sherbejne Atij me entuziazmin e tyre te flakte. Kjo eshte nje ndotje e shenjterores. Shume sherbetore te Perendise i sherbejne Atij me vullnetin e tyre te forte. Kjo eshte nje ndotje e shenjterores. Te tjere e kane gjithcka ne nivel mendor. Kane mendje te zgjuara dhe i kapin gjerat shpejt. Deshirojne me gjithe zemer te pejne pjese ne rrethe frymerore, te jene me besimtare frymerore. U pelqen te degjojne mesazhe frymerore. Por tamam sikur e shohin gjithcka permes nje dreitareje; nuk behet kurre jete ne ta. Zoti kurre nuk e ka prekur me te vertete frymen e tyre dhe t'u kete dhene zbulese. Cfare eshte i mire, e forte dhe e njeriut ne ta nuk ka kaluar kurre permes vdekjes. Perkundrazi, ata ofrojne ne sherbim ndaj Zotit mendjen dhe aftesite e tyre njerezore. Eshte e neveritshme per Te, eshe ndotje e shenjterores.

    Sherbesa jone gjen vdekje nese nuk eshe e pranueshme prej Perendise. Keshtu ndodhi edhe me Uzahun kur zgjati doren per te mbajtur arken e Perendise, sepse qete qe po e terhiqnin u penguar. Ai preku ate qe eshte e shenjte me duar te papastra, ndaj gjeti vdekjen e menjehershme. Edhe pse ishte nje reagim i natyrshme dhe i pamete, nuk ishte sipas planit te Perendise. Ishte sherbim ndaj Zotit, por ne kundershtim me planin e Tij, e bere sipas menyres njerezore, sipas mendjes dhe aftesise se njeriut. Sa here zgjasim doren prej mishi per te bere ate qe vetem Perendia mund ta beje. Flasim para kohes se Perendise; nuk e presim t'i beje gjerat ne kohen e Tij dhe nepermjet Frymes se Shenjte. Perpiqemi ta bejme ne per Te. Por kjo sjell vetem vdekje. Dhe Zoti e denon ate me vdekje.

    Mbreti Uziah guxoi te merrte persiper ate qe Zoti e kishte caktuar ta benin prifterinjte; pra, t'i ofronte temjan Zotit. Zoti e goditi menjehere ne leber - vdekje.

    Ne te njejten menyre, jane te shumte ata sot qe perpiqen te sherbejne ne shenjteroren e Tij, kur nuk jane ne fakt te caktuar nga Perendia per kete. Duan t'i sherbejne Perendise, e deshirojne sherbesen e krishtere, gjejne gezim te madh ne te. Rendin parreshtur neper aktivitete per Zotin, sakrifikojne per Te, heqin te keqija pa fund gjate sherbeses per Te. A mundet kjo te jete e gabuar? Perendia thote se eshte ndotje e shenjterores, sepse Ai nuk e ka caktuar, Ai nuk i ka thirrur per ta bere. Ose kjo sherbese eshte kryer me forca njerezore dhe nuk eshte e Perendise; ose nuk e ka takuar kurre kryqin dhe nuk ka kaluar permes vdekjes. Te mbeshtetesh ne gjerat e krijimit te vjeter apo te perdoresh dicka te tij per sherbesen e Perendise - gojetari, mjeshteri, miresi, aftesi, e keshtu me radhe - perben ndotje te shenjterores. Perben ndotje te shenjterores edhe sadopak mbeshtetje ne forcat njerezore per sherbese ndaj Zotit.

    E Perendise, per Perendine

    Mund t'i sherbejme Perendise vetem me ate qe eshte e Perendise. Vetem ajo qe vjen nga Perendia mund te perdoret per sherbesen e Tij. Mundet te organizojme takim entuziaste qe prekin njenjat, por mund te jete e tera ne nivel njerezor, qe do provohet te jete dru, kashte dhe sane, te cilat nuk do i rezistojne dot kurre zjarrit.

    Ti duhet te jesh si shufra pa jete e paraqitur para Zotit per nje nate. Per nje nate, jo per dhjete minuta. Shume prej nesh ja dalin mbane teper shpejt. Zoti na ruan, por ne vete duhet te dalim vetem kur vjen mengjesi. Cdonjeri prej nejsh duhet te kaloje neper kete kohe te vdekjes. Mund te zgjase me muaj, kjo periudhe e vdekjes, mund te zgjase me teper: nuk eshte me aty sherbesa jone, pasuria frymerore na hiqet, cdo gje qe kishim e ne te cilen gezoheshim, cdo gje qe dinim dhe perjetonim, largohet, nuk ka me kohe ne lujte, deshmia jone nuk eshte me. Cdo gje duket erresire dhe vdekje; e megjithate, jemi perseri ne duart e Tij, para Tij ne shenjterore. Nuk duam te shohim perbrenda dhe te shqyrojme vetveten per te pare ku jemi, per te dalluar kush eshte vetja dhe kush Perendia, cfare eshte shpirt dhe cfare eshte fryme. Sepse gjithcka perbrenda nesh eshte, dhe do te jete, erresire. Ndaj shohim vetem drejt Tij. E dime se mengjesi i ringjalljes nuk do vonoje, por i majme duart larg per ta lene Perendine te beje vepren e Tij te perkryer gjate tere kesaj nate te vdekjes ngaj gjithckaje.

    E tere vepra duhet te jete sherbese ndaj Perendise. Nese i sherbejme Perendise, nese sherbesa jone eshte e Tij, vetem atehere do jemi prifterinj.

    Fundi i kapitullit 9 dhe gjithashtu i gjithe librit. Ky kapitull per mua ishe nje shperthim frymeror, dhe me vone une do komentoj mbi kete kapitull, nderkohe do doja qe te gjithe juve qe e keni lexuar kete liber te jepni mendimet dhe komentimet tuaja mbi kete liber.

    Do doja gjithashtu te falenderoja motren e shenjte qe Zoti yne i vuri ne zemer qe te perkhente kete liber. E falenderoj per durimin dhe kohen qe harxhoi - pamvaresisht nga rrethanat e veshtira qe kalonte- per ta perkthyer sa me shpejt nderkohe qe une e postoja ne forum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-10-2009 më 11:34 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •