Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Kur jeta e njeriut zhvlerėsohet

    Kur jeta e njeriut zhvlerėsohet


    Nga Mustafa Nano


    Dy ditėt e fundit shtypi e media kanė informuar pėr tri krime tipike shqiptare. Them "tipike" e nė mendje kam "absurde", e me kėtė kuptohet qė ka diēka absurde tek shumėēka qė tipizon shoqėrinė tonė. Tipike kėtejpari ėshtė qė diskutimi mė i parėndėsishėm i llojit "e lagu, s'e lagu" tė marrė pėrmasat e njė sherri; tipike ėshtė qė njė fyerje ēfarėdo tė shpėrblehet nga tjetri me njė fyerje qė godet mė shumė se e para; tipike ėshtė qė sherri tė marrė pėrmasat e njė kacafytjeje pa kthim; tipike ėshtė kur, pėr tė zgjidhur njė problem, gjėja e parė qė tė vjen nė mendje ėshtė pėrdorimi i metodave e mjeteve tė forta shpaguese; tipike ėshtė qė sherrit t'i jepet fund - Me ēfarė? Me kompromis, marrėveshje, paqe, shtrėngim duarsh? Jo! Eshtė bash e kundėrta, tragjikisht e kundėrta. - me asgjėsimin fizik tė tjetrit. Dhe kėtu zė fill pastaj festivali i vdekjes. Viktimat, si tė ishin gola pafund nė njė ndeshje, ku asnjė skuadėr nuk kalon dy herė radhazi nė avantazh, pasojnė njėra-tjetrėn. Rregulli ėshtė: E bėre? Prit tė ta bėjnė". Arbitri, qė duhej tė ish shteti, nuk duket gjėkund. Lipset barazimi, por krahasimi idiot me lojėn e futbollit kėtu mbaron: loja s'resht kurrė. Pas ēdo krimi, pala qė e pėson ndihet e goditur rėndė.
    Nė fshatin Vreshtas tė Korēės, njė djalė i ri, tė cilit, me sa duket, prej kohėsh nuk i shqitet nga mendja imazhi i tė vėllait tė masakruar, nuk di tė jetojė ndryshe, veēse si princi danez i mesjetės, Hamleti. Ai e di qė vrasėsi ėshtė fshehur, qė policia e kėrkon e qė gjyqi do ta dėnojė. Por kjo nuk e ngop. Nuk ėshtė ēudi qė njė fund i tillė i historisė ta bėjė tė ndihet i turpėruar. Ai vazhdimisht planifikon hakmarrjen, derisa i lodhur nga pritja e gjatė bėn "mė tė lehtėn": Me njė revolver nė dorė futet qetėsisht nė shtėpinė e "hasmit" e qėllon mbi prindėrit e vrasėsit tė vėllait. Nuk dihet se ē'ndodh nė shpirtin e ndėrgjegjen e tij pas kėsaj. Ajo qė dihet ėshtė se ne kemi njė vrasės gjakftohtė mė shumė. Njė viktimė mė shumė gjithashtu. Tė pafajshme.
    Nė Himarė krushku vret krushkun, ndėrsa ish nė dyqanin e tij duke luajtur tavėll. Futet nė lokal me qetėsinė e njė klienti, nxjerr armėn me po atė lehtėsi qė do tė nxirte portofolin, dhe e zbraz mbi gjoksin e viktimės. Del jashtė, i hipėn benz-mercedes-it tė tij, dhe largohet. I qetė? Me siguri jo! Por thellė-thellė nuk ėshtė ēudi tė ndihet i lehtėsuar. Nuk ėshtė ēudi tė mendojė, se duhet tė ketė bėrė diēka tė rėndė, por diēka qė duhej bėrė amį. Krushku i kish rrėzuar me njė buldozer shtėpinė e ngritur nė tokėn e tij. Mund tė shkonte tė trokiste nė dyert e shtetit, mund tė shkonte nė gjykatė pėr ta zgjidhur ēėshtjen, por ēdo zgjidhje e ndryshme nga ajo qė gjeti, do ta linte tė ēnderuar. Atij nuk i lipsej mė shtėpia. Ai duhej tė vinte nderin nė vend. Dhe "e vuri". Alla shqiptarēe.
    Nė Zhej tė Laēit kushėriri vret kushėririn. Janė grindur. Nuk dihet pėr ēfarė, por nė grindje e sipėr kanė zėnė tė shkėmbejnė fjalė, tė shtyra, grushta, derisa duart e njėrit kanė gjetur karar tek arma. Pa u menduar gjatė ka qėlluar mbi tjetrin, i cili, sipas ēdo kodi klanor, fisnor e identitar, aq tė respektuar nė shoqėrinė tonė klanore, ishte i tė njėjtit gjak. Po si ėshtė e mundur? Cili ka qenė ai motiv, qė e ka bėrė njė shqiptar tė mos ndalė dorėn as pėrballė apelit domethėnės pėr shoqėrinė shqiptare tė "gjakut tė njėjtė qė rrjedh nė damarė"?
    Kėto raste e tė tjera qė kanė ndodhur mė parė dėshmojnė, se ka njė shthurje tronditėse nė shoqėrinė tonė, e cila ngrihet mė sė shumti mbi zhvlerėsimin e jetės sė njeriut. Shoqėria shqiptare pėr fat tė keq nuk ka mundur tė krijojė e nuk po krijon dot mekanizma mbrojtės ndaj kėsaj shthurjeje. Tė gjithė bėjmė sehir, ndėrkohė qė secili mund tė bėjė diēka. Tė gjithė kemi pėrparėsi tė tjera nė jetėn tonė tė pėrbashkėt e individuale. Kėto pėrparėsi kanė tė bėjnė me integrimin nė Europė apo me miqėnien tonė, dhe harrojmė se e para ėshtė e pamundur, ndėrsa e dyta e pasigurtė, nė njė shoqėri ku jeta njerėzore vlen mė pak se sa kapriēoja vrastare e njėrit prej nesh. Ja ē'thotė Wole Soyinka, nobelisti nigerian i letėrsisė, pikėrisht kėto ditė, kur nė vendin e tij ndodhi njė masakėr pas revoltės sė integralitėve islamikė kundėr organizimit tė konkursit "Miss Bota": "Njė shoqėri qė toleron masakrimin e tė pafajshmėve apo instiktet vrastare, duke i konsideruar kėto tė fundit njė mėnyrė legjitime pėr tė reaguar, ėshtė njė shoqėri e prishur deri nė atė masė, sa mundėsitė pėr t'u rindrequr janė gati zero". Ai flet kėshtu pas njė ngjarjeje tragjike e nė njė kontekst tė caktuar (Nigeria ėshtė njė nga vendet mė tė prapambetura e mė tė varfra tė botės)), qė ėshtė i ndryshėm nga konteksti shqiptar. Por pavarėsisht nga ky fakt, fraza e sjellė mė sipėr shkon edhe pėr realitetin e kėtushėm, sidomos kur flasim pėr ngjarje si ato tė mėsipėrmet e sidomos kur dhuna vrastare nuk i bėn pėrshtypje askujt.
    ------------------------------------------
    ----------------------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dje gazeta njoftonte se e jema e djalit kishte ikur ne pik te mengjezit diku dhe kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur djalin4 vjecar ne shtepi dhe ja sot HATAJA ka ndodhur.


    Shekulli tregon:

    Armando Zijai njihej si njė fėmijė i shkathėt. Njė vit mė parė, kishte mbetur pa baba. Kishte vdekur nė emigrim


    Gjendet i mbytur nė njė gropė 4-vjeēari


    Fėmija i zhdukur nė mėngjesin e sė dielės ėshtė gjetur nė njė gropė tė hapur pėr themele

    GJIROKASTĖR

    - 4-vjeēari, i konsideruar i zhdukur qė prej mėngjesit tė sė dielės ėshtė gjetur i mbytur nė njė gropė me ujė afėr pallatit tė tij. Armando Zijai, i mbetur jetim (pa baba) kur ishte 3 vjeē ėshtė gjetur pas tre ditė kėrkimesh nė paraditen e djeshme. Fėmija, banor i lagjes "18 Shtatori" ėshtė gjetur i mbytur nė njė gropė me ujė, rrėzė njė shtese pallati, shumė afėr shtėpisė sė tij. Gropa ishte hapur si themele shtesė pėr njė pallat anės rrugės kryesore, nė brendėsi tė lagjes. Trupi i fėmijės u nxorr me ndihmėn e zjarrfikėses sė qytetit, qė boshatisi mė parė gropėn me ujė, qė ndodhej vetėm rreth 100 metra poshtė banesės ku 4-vjeēari jetonte me gjyshėrit, nėnėn e dy vėllezėrit mė tė rritur. Ka qėnė njė parandjenjė e nėnės ajo qė ka rikthyer kėrkimet nė zonėn rreth pallatit, pikėrisht tek dy gropat e mėdha, tė mbushura me ujė dhe tė hapura si themele shtesė.

    Kėrkimet

    Kėrkimet pėr gjetjen e fėmijės nisėn fill sapo nėna konstatoi se djali i saj nuk ndodhej gjėkundi pėrreth lagjes. Krahas familjarėve, nė kėrkim tė 4-vjeēarit u vunė dhe forcat e policisė, si dhe miq e shokė tė tė afėrmėve tė familjes Zijai. E gjithė zona pėrreth banesės u kreh disa herė, si nga tė afėrmit, banorė tė lagjes dhe nga policia. Ata i erdhėn disa herė rrotull gropave por askush nuk e mendonte se nė thellėsi tė njėrės prej tyre kishte mbetur peng Mandi. U lajmėrua dhe dogana e Kakavijės, pėr tė parandaluar njė trafikim tė mundshėm. Postoblloqet policore morėn fotografinė e djalit. Televizionet lokale dhanė njoftimin pėr zhdukjen e fėmijės. Njė operacion kėrkimi u krye dhe anės brigjeve tė lumit Drino. Deri nė orėn 10.00 tė paradites sė djeshme, askush nuk mund tė jepte njė pėrgjigje pėr zhdukjen e fėmijės, edhe pse dyshimet shkuan deri nė rrėmbim pėr hasmėri.

    Si njihej Mandi

    Ishte vetėm 4 vjeē, por ka lėnė aq shumė mbresa, ka shkaktuar aq shumė lotė e hidhėrim tek familjarėt, sikurse edhe te shokėt, komshinjtė e tė gjithė ata qė e njihnin. Vdekja e tė atit bėri qė mė shumė ta pėrkėdhelin tė tjerėt, jashtė familjes, sesa nėna. "Erdhi shumė shpejt tė dielėn, ashtu siē ishte ngritur nga gjumi. Shko vishu, i thashė, pasi i dhashė njė banane", tregon njė shitėse aty pranė. Mori bananen dhe iku duke qeshur, ndėrsa nė kokė mbante njė kuti kartoni, tregon mė tej ajo. Kishte edhe njė petull nė duar. "Ishte shumė i shkathėt",- thotė njė tjetėr shitėse, poshtė banesės sė familjes Zijai. Pėr moshėn qė kishte, ishte shumė i zgjuar dhe ēapkėn. Tė bėnte pėr vete,- shprehet ajo. Shkonte vetė me kėmbė nė shtėpinė e gjyshėrve nė "Arshi Lengo" (shumė larg shtėpisė sė tij), tek fusha e sportit, tek puna e xhaxhallarėve, tek e ėma nė rrobaqepėsi. Edhe tė dielėn e ėma fillishimisht shkoi nė Arshi Lengo, por kur nuk e gjeti aty dha alarmin. Edukatorja e kopshtit "Soros", ku Mandi shkonte ēdo ditė, tregon se ai ishte fėmija mė i zgjuar, mė i shkathėt. Tė gjithė e donim, e ndihmonim, si jetim qė ishte, thonė mė tej ajo.

    Hetimi

    Policia po heton rreth ngjarjes qė mori jetėn e 4-vjeēarit. Janė dy gropa nė mes tė lagjes, tė hapura disa javė apo muaj mė parė, qė kanė rrezikuar jetė njerėzish. Shtesa ėshtė bėrė me 4 kate, por pa themele dhe rrezikon tė bjerė, thonė banorėt e zonės pėrreth, tė cilėt e kanė ngritur zėrin edhe mė parė. Ajo tashmė ka marrė ēarje, ėshtė plasaritur dhe mund tė shkėputet fare, ndaj kanė hapur dy gropa tė mėdha mbi 2 m tė thella, rrėzė mureve tė pallatit, pėr tė hedhur kolona betoni, si pėrforcim, thanė banorėt, pa dashur t'u pėrmendet emri. Ata akuzuan policinė e ndėrtimit dhe bashkinė e qytetit qė lejojnė ndėrtime pa leje.Sidoqoftė, prokuroria po heton edhe nė kėto pista, pak tė rrahura nė qytetin e gurtė.

    Nė familje

    Nė familjen Zijai, ankthi mori fund, ndėrsa lotėt nuk kanė tė sosur. Oni e ėma e 4-vjeēarit, nuk mbahet. Mezi e ngrejnė nga trupi i pajetė i tė birit. Gjyshe Temen po ashtu. E pesta vdekje radhazi, por kjo e fundit e nipit i ka helmuar tėrėsisht. "Mu bė gjaku ujė. Si nuk mė gjen mortja mua derėzezėn?",- thotė ajo. Nuk ka fjalė ngushėlluese pėr familjen Zijai. Para mė shumė se njė viti, kur Oni s'kishte as 15 ditė qė ishte kthyer nga Greqia me fėmijėt e saj, i sjellin burrin tė vdekur nga emigrimi. I kishte vdekur motra dhe kishte ardhur pėr 6 muajt e saj. Pak kohė mė parė, i kishin vdekur dy motrat e burrit, nipi i tij. Plot 5 vdekje tragjike nė familjen Zijai. Kėto fakte e kanė bėrė edhe mė tė dhimbshme kėtė vdekje, qė "hapi plagėt" e ku fjalėt nuk ngushėllojnė dot dhimbjen e madhe.

    Violeta Duri




    -----------------


    Si mundet nji femij 4 vjec te lihet te bredhe rrugve i vetem??

    Ku shkon kjo mama pa femijen per dore?

    Kujt ja la kur e dinte se plot gropa me uje jane rreth pallatit??

    Cdo njeri e ka detyre te pa shkruar ne ligje qe ne se shikon nji femije te vogel pa prindin prane duhet te leje cdo pune e ta marre kete femij perdore e ta dorzoje prinderve ose Policise.

    Popull injorant qe din te bejne me barre e te behen me barre e pastaj se si rriten femijet..ci ..i temen e semes..


    Fmija 4 vjec dhe lihet vetem...TURP !

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Brari, kjo dhemb shume. E me shume me dhemb komenti yt! Shumica jone jane rritur me ēelesin ne qafe e na ka ushqyer kush komshije vinte e para nga puna. Eshte gropa Brar, gropa jo vetem me uje qe mori frymen e kesaj foshnjeje, por gropa me e madhe qe qendron ne sfond. Eshte ajo qe ne, te nisur nga deshira dhe domosdoshmeria per te mohuar problemet (quaje optimizem, quaje hipokrizi, zhgenjim, apo qofte dhe deshperim), quajme shtet!

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mbase nuk ju kuptova mire Henri, po c'hyn shteti ketu?
    Problemi qendron brenda familjes. Nuk duhet ne asnje rrethane nje nene te leshoje nga dora femijen 4 vjec. Kurre!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH
    ---------

    Banorėt e zjarrfiksja i gjetėn 4-vjeēaren dhe 7-vjeēarin tė karbonizuar.

    Sot varrimi

    Zjarri shkrumbon dy fėmijė
    Ndezėn mullarin me bar, i zuri poshtė


    --------------------------------------------------------------

    KUKES

    Flakėt shkrumbojnė dy fėmijė nė Kukės. Ilmie Sopi, 4-vjeē, dhe Arben Palushi, 7-vjeē, janė dy viktimat qė tragjikisht mbyllin maratonėn e zjarreve tė kėtyre ditėve tė fundit. Ndėrsa flakėt pėrcėlluese nė Shkodėr kanė depozituar hi mbi themelet e 7 shtėpive, nė fshatin Gostil tė Kukėsit kanė marrė dy jetė tė pafajshme.

    Dy vogėlushėt, Sopi dhe Palushi, kanė pėrfunduar poshtė njė mullari bari, shumė afėr shtėpisė sė tyre, nė orėn 12.30 tė ditės sė djeshme. Burime nga Policia e Kukėsit pohojnė se nuk ėshtė bėrė e mundur shpėtimi i dy fėmijėve, megjithėse zjarrfikėsja ka shkuar shpejt nė vendngjarje.

    Ngjarja
    E marta ka sjellė gjėmė nė fshatin Gostil tė Kukėsit. Kanė mbyllur sytė pėrgjithmonė, pėrmes flakėve e tmerrit, dy fėmijė. Ndėrsa kishte shkuar pėr vizitė te dajat, vogėlushi 7-vjeēar, Arben Palushi, nuk ka mundur t'i shohė edhe njė herė prindėrit e tij nė fshatin Bicaj. Sė bashku me vajzėn e dajės, 4-vjeēaren Ilmie Sopi, i ėshtė afruar njė mullari bari, afėr shtėpisė dhe shkollės sė fshatit. Kurioziteti prej fėmije i ka shtyrė vogėlushėt nė njė lojė tė rrezikshme. Duke lozur, ata i kanė vėnė flakėn mullarit tė shtrembėr. Duke qenė kohė dreke, zjarri fillimisht nuk ka rėnė nė sy tė familjarėve apo banorėve tė tjerė. Ndėrkohė flakėt dhe era e kanė thyer mullarin mė dysh, duke zėnė poshtė tė dy fėmijėt fatkeq. Kur banorėt janė kujtuar ta fikin zjarrin, ka qenė tepėr vonė. Tė zotėt e shtėpisė Sopi i kishin parė fėmijėt tek loznin afėr mullarit tė barit, por as qė u shkonte ndėr mend, se ata kishin mbetur mes kashtės e zjarrit. Burimet nga blutė pohojnė se familjarėt kanė njoftuar zjarrfikėsen, e cila ka mbėrritur menjėherė. Vetėm pasi janė shuar flakėt, nė grumbullin e zi tė pluhurit janė gjetur tė shkrumbuar dy vogėlushėt, Sopi dhe Palushi.

    Fenomeni

    Sot dy njomėzakė do tė pėrcillen me njė ceremoni tė thjeshtė pėr nė banesėn e fundit. Ilmia 4-vjeēare do tė varroset nė Gostil nė orėn 12.00 dhe Arbeni nė Bicaj, nė orėn 14.00. Nė kėtė lamtumirė qėlloi qė faji tė ngelej jetim, pasi ishte njė lojė fėmijėrore apo fati i keq ai qė i dha fund jetės sė dy vogėlushve. Kėsaj here vdekja nuk erdhi pėr faj tė njė shkėndije elektrike apo tė mungesės sė ujit tė zjarrfikėseve. Zjarri u ndez me shkrepėse pafajėsisht, ndėrsa zjarrfikėsja e vetme e qarkut tė Kukėsit, ashtu e kėrrusur nga vitet e shumta, mbėrriti nė kohėn e duhur pavarėsisht se... Ndėrkohė raste tė tjera bėjnė fjalė pėr rrangalla (zjarrfikėset) qė, edhe kur arrijnė tė shkojnė nė vendngjarje, ėshtė tepėr vonė. Vjet njė 15-vjeēare nga fshati Novosej ngeli brenda mureve tė shtėpisė, pasi as qė bėhej fjalė pėr zjarrfikėse nė rrugėt copė-copė tė Kukėsit. Vetėm gjatė kėtij viti nė qarkun e Kukėsit numėrohen 15 raste tė rėnies sė zjarrit. Ndėrkohė zjarret nė Shkodėr janė kthyer nė njė makth tė vėrtetė. Energjia dhe zjarrfikėset kanė lėnė hirin mbi rreth 50 shtėpi kėtė vit nė qytetin verior.

    -------------


    Gazeta thote..."Nė kėtė lamtumirė qėlloi qė faji tė ngelej jetim, pasi ishte njė lojė fėmijėrore apo fati i keq ai qė i dha fund jetės sė dy vogėlushve. Kėsaj here vdekja nuk erdhi pėr faj tė njė shkėndije elektrike apo tė mungesės sė ujit tė zjarrfikėseve. Zjarri u ndez me shkrepėse pafajėsisht, ndėrsa zjarrfikėsja e vetme e qarkut tė Kukėsit, ashtu e kėrrusur nga vitet e shumta, mbėrriti nė kohėn e duhur pavarėsisht se... ""


    Po mire..po me se merreshin familjaret e ketyre dy femijve..njeri 7 e tjetri 4 vjec???
    Po ato nenat e ketyre femijve cfare benin?
    Edhe pula i ruan me mire zogjt e saje..
    Skane turp..


    Gazeta thote:"Ndėrsa kishte shkuar pėr vizitė te dajat, vogėlushi 7-vjeēar, Arben Palushi, nuk ka mundur t'i shohė edhe njė herė prindėrit e tij nė fshatin Bicaj".


    Mire femijen e tyre nuk e shikojne po femijen e mikut qe ja ka lene amanet si e lene vetem..??

    As ne fiset aborigene nuk ndodh kjo.

    Nga keto katunde dalin Gafurr Mazrreket..dhe ato maskat qe perdhunojne udhetaret nga Kosova..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    C'behet ne spitalet socialiste.

    Ato spitalet demokratike te tritan Shehut e Sali berishes gjate 92-96-es i pame.

    "Normalizuesit" e Gjinush Neritan Mejdan Nanos.. rrahen gjoks se do bejne namin ta normalizojne shtetin Shqiptar..por..nji tum te madh bene..


    gazeta shqiptare-------shkruan.....ne lidhje me ate qe vran me kallash ne maj te shtylles ne nji fshat te humbur te "Somalise"...para dy ditve..

    ------

    Policia shoqėron 4 prej tyre

    Familjarėt, terror mbi bluzat e bardha:

    Shpėtoni Alfredin


    -----------------------------------------------------

    j.d.

    Puna e uniformave blu nuk ka pėrfundur me arrestimin e autorit qė vrau 29- vjecarin Alfred Murra. Atyre u ėshtė dashur tė ndėrhyjnė sėrish vetėm pak minuta pas ngjarjes, nė ambientet e Spitalit numėr dy, nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza". Tė afėrm tė viktimės kanė vėnė "shtetrrethimin" pėr personelin mjekėsor qė nuk mundi tė mbante nė jetė 29- vjecarin e plagosur. Asnjėri prej tyre nuk mund tė dilte nga salla e operacionit, ndėrsa tė afėrm tė viktimės qanin, bėrtisnin dhe u binin me grushte xhamave tė dritareve tė urgjencės. Vetėm pas ndėrhyrjes sė uniformave blu qė kanė shoqėruar nė komisariat katėr persona dhe kanė shpėrndarė tė tjerėt, gjendja e ankthit ka mėrrė fund pėr personelin.

    Mbėrritja
    Automjeti qė sillte tė plagosurin i afrohej urgjencės sė kirurgjisė sė pėrgjithshme, por hyrja e saj pėr dreq ishte e bllokuar. Njė tjetėr automjet kish preferuar si "parking" pikėrisht hyrjen e saj. Deri nė momentin kur njė rast urgjent mbėrriti pranė kėtij spitali, askush nuk u kujtua se kjo hyrje duhet tė ishte e lirė. Katėr burra kanė zbritur nga automjeti i tyre duke mbartur tė plagosurin qė kullonte gjak, ndėrsa parkimi i gabuar i automjetit tjetėr i ka penguar jo pak pėr t'ju afruar hyrjes sė urgjencės sė kirurgjisė. Vetėm pas pak minutash nė Spitalin numėr dy tė Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" kanė "zbarkuar" tė tjerė tė afėrm tė viktimės, qė mes dėshpėrimit dhe lotėve pyesnin me sy personat qė sollėn tė plagosurin nėse ai kish mundur t'i shpėtonte vdekjes. Deri nė ato momente zotėronte heshtje. Njė heshtje varri qė i kishte mbėrthyer tė gjithė tė afėrmit e Alfred Murrės. Heshtja u thye kur dikush u tha se nuk mund tė bėhej asgjė pėr ta mbajtur nė jetė 29- vjeēarin. Plumbi e kishte marrė nė zemėr dhe ishte e pamundur tė shpėtonte.

    Revoltimi
    Atėherė janė dėgjuar jo vetėm britma e lotė, por edhe tė bėrtitura, pėrbetime dhe thyerje xhamash. Fakti qė 29- vjeēari vdiq, i ka revoltuar tė afėrmit e tij. Tė paktėn nė ato momente fajtor pėr vdekjen e tij ishte personeli i urgjencės. "Ishte e tmerrshme ajo qė ndodhi. Gjithė ata burra i vėrsuleshin derės sė sallės sė operacionit, thyenin xhamat e dritareve tė korridorit dhe bėrtisnin". Kėshtu thotė njėra prej infermiereve qė tregon se nuk ka pasur kohė as tė hapet trupi, pasi ka vdekur shpejt si pasojė e plumbit tė marrė nė zemėr. Ndėrkaq njė mjek thotė se kanė pėrjetuar njė gjendje tė tmerrshme ankthi. Tė mbyllur brenda nė sallė, dėgjonin tė bėrtiturat e familjarėve tė viktimės, ndėrsa copat e xhamave tė thyer pėrplaseshin nė dysheme. Mė pas kanė mbėrritur dy furgonė policie dhe pak minuta mė vonė edhe dy tė tjerė. Ata u kanė kėrkuar pjesėtarėve tė personelit tė qėndronin mbyllur nė sallė. Uniformat blu kanė qėndruar aty deri nė momentin kur tė afėrmit janė larguar, kohė kur edhe personeli ka dalė nga "shtetrrethimi".




    -------------


    Ja ku parkojne Somalezet..


    "Njė tjetėr automjet kish preferuar si "parking" pikėrisht hyrjen e saj. Deri nė momentin kur njė rast urgjent mbėrriti pranė kėtij spitali, askush nuk u kujtua se kjo hyrje duhet tė ishte e lirė. Katėr burra kanė zbritur nga automjeti i tyre duke mbartur tė plagosurin qė kullonte gjak, ndėrsa parkimi i gabuar i automjetit tjetėr i ka penguar jo pak pėr t'ju afruar hyrjes sė urgjencės sė kirurgjisė. "
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANE (4 janar) - Kjo nuk ėshtė dora ime", mendon Igli Doraci teksa vėshtron mollėzat qė mezi duken mes mbėshtjellave tė fashos. Gishtėrinjtė qė mezi janė ngjitur pas operacionit e qė prej tri ditėsh janė tė palėvizshėm, "pėrkėdhelnin" klarinetėn njė javė mė parė. Sot ai sjell ndėrmend se objekti i fundit qė ka shtrėnguar me to ka qenė njė nga fishekzjarrėt e festės, qė nuk ka fluturuar drejt qiellit, por i ka plasur nė dorė.
    Pa klarinetė
    Shkoi e vate e premtja muzikore nė sallat e Liceut. Ndarja me pasionin e tij, pėr hir tė tė cilit sot ndjek klasėn e shtatė tė Liceut Artistik, do tė jetė ca mė e gjatė, do tė shtyhet shumė mė tej se e premtja e javės sė ardhshme. "Pėr njė vit nuk do mund ta prek mė me dorė, nuk do t'i bie klarinetės. E di unė. Mė tha edhe doktori", thotė 12- vjeēari gjithnjė me vėshtrimin nė dorėn e plagosur, qė prehet mbi njė peshqir tė palosur nė katėrsh. Qė prej mbrėmjes sė 1 janarit ndodhet nė Spitalin Ushtarak duke numėruar orėt qė pėrcjellin njėra-tjetrėn bashkė me qeset e gjakut e shishet e serumit. Nuk do tė mund tė shkojė nė shkollė qė tė hėnėn. "Doktor Artani mė ka thėnė se duhet tė qėndroj dy javė nė shtėpi". Por, e di fare mirė se edhe kur tė marrė rrugėn e zakonshme tė mėngjeseve nga "Ali Demi", pėr nė Lice nuk do tė jetė njėlloj. Do tė ndjekė shpjegimet e zyshave e do tė lexojė mėsimet. Klarinetėn, pasionin pėr tė cilėn ia ka trashėguar qė sė vogli i ati orkestrant, do ta ketė nė duar ndoshta pas njė viti.
    Ngjarja
    Nuk e ndjen hiē dorėn. "Nuk mė dhemb jo. As kur shpėrtheu fishekzjarri nuk mė dhembi", kujton ai. Ka qenė nė ballkonin e shtėpisė mbrėmjen e parė tė 2003. "Isha bashkė me babin dhe po plasja tė gjithė fishekzjarrėt qė mė kishin mbetur nga nata e festės". Ka pasur pėr herė tė fundit nė dorė njė nga ato fishekzjarrėt e gjatė, qė plasin dhjetė herė. "E shtata mė krisi nė dorė. Nuk ndjeva gjė fare. Babi mė mori nė krahė dhe mė ēoi nė banjė. Aty e plasa dorėn nė ujė tė ftohtė", tregon ai. Kujton ndėrkohė ulėrimat e mami Teutės dhe stepjen e tij kur ka parė dorėn e gjakosur. "Nuk po kuptoja asgjė. Gishtat mė vareshin poshtė, kujtoja se do mė binin nė tokė. Mė rridhte shumė gjak. Vetėm kur e pashė si mė ishte bėrė dora, atėherė u tremba shumė".
    Spitali
    Operacioni ka qenė i suksesshėm. Kockat e shkėrmoqura tashmė janė ngjitur, vetėm se gishtat do qėndrojnė dhe pėr ca kohė ashtu tė mbėshtjellė. Paraditja e djeshme ishte e fundit nė shtratin e spitalit. Mesdita e pėrcolli nė shtėpi Igli Doracin. Sikur gjėrat tė kishin rrjedhur ndryshe e 12-vjeēari do ta urrente nė jetė tė jetėve mbiembrin e tij, qė mbase i ndolli fatkeqėsinė. "Do ta vazhdoj nė shtėpi mjekimin. Doktori mė tha se kėtu mund tė marr infeksione dhe unė nuk dua tė rrezikoj, po tė mė infektohet kocka pastaj, kushedi kur do mė shėrohet dora". Nuk ėshtė hiē i pezmatuar. Eshtė shumė optimist, madje dhe nuk gjen fjalė pėr tė falėnderuar doktor Artan Distafėn qė e operoi, dhe tė gjitha tetat e spitalit, qė e kanė mjekuar e i kanė shėrbyer. Dje u kthye nė shtėpi. Pas njė jave do tė shkojė nė shkollė pėr tė dėgjuar shokėt nė klarinetė.

    dxh/ko (gazetashqiptare/BalkanWeb)

    --------

    Baba idiot.
    Nji muaj perpara dhane alarm mjeket e gazetat..Kujdes fishekzjarret..

    Po ku pyet Shqipo.
    Po kte radhe ky baba idiot e mama tarallake nuk vrane femijet e botes por e pesuan tek i veti..
    pis Milet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Djali; “Nuk e dija se ēiftja ishte e mbushur. Po bėja shaka me mamin dhe pa dashje hoqa kėmbėzėn e ēiftes”

    Pakujdesia, fėmija 9-vjeēar vret nėnėn

    Tragjedi nė familjen Kapllani nė Fratar tė Fierit. Djali i mitur qėllon me ēifte tė ėmėn

    FIER- Njė fėmijė 9-vjeēar ka vrarė aksidentalisht nėnėn e tij me njė ēifte qė mbante nė dorė. Ky ėshtė konkluzioni i policisė qė shkoi nė vendngjarje, por edhe i familjarėve, ku ndodhi edhe tragjedia. Ngjarja ndodhi nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, nė fshatin Fratar, 25 km larg qytetit tė Ballshit, nė familjen Kapllani. Sipas dėshmivee nė vendngjarje kryefamiljari Hasan Kapllani i ka thėnė tė birit, Arditit 9- vjeēar qė t’i sjellė ēiften se do tė shkonte pėr gjah. Fėmija, pasi e ka marrė armėn e gjahut, i ėshtė drejtuar tė ėmės duke i thėnė “mami, do tė tė vras”. Arma ėshtė shkrehur duke e goditur Bukuroshėn 37- vjeēare nė kokė, e cila nė ato momente ka qenė duke ndezur zjarrin. Vdekja, sipas dėshmive nė vendngjarje, ka qėnė e menjėhershme, pasi saēmet i kishin pėrshkuar nė pjesėn e pėrparme.

    Rrėfimi i Hasanit
    Nė familjen e Hasan Kapllanit, baba i tre fėmijėve, dje kishte rėnė zija. Nė orėn 10.00 (rreth katėr orė pas tragjedisė) shtėpia e tij ishte e mbushur plot me miq dhe tė afėrm. Kryefamiljari Kapllani rrėfen pėr gazetėn; “U ngrita herėt dhe isha duke u veshur nė korridorin e shtėpisė. Pėr shpejtėsi i them djalit tė vogėl, Arditit, qė tė mė sjellė ēiften e gjahut. Djali shkoi nė dhomėn ku ndodhej Bukuroshja, e cila ishte duke ndezur zjarin. Me ēiften nė dorė ai duke lozur i drejtohet tė emės me fjalėt se do ta vriste dhe kryen shkrehjen. Nė dhomė dėgjova krismėn. Gruaja ishte mbuluar me gjak. Nuk dija ē’tė bėja. U mpiva i tėri. Ndėrkohė qė gjithė banorėt e lagjes erdhėn brenda nė shtėpi”. Aty mes shumė njerėzve ndodhet edhe Arditi. I hutuar ai thotė se “unė nuk e dija se ēiftja ishte e mbushur. Po bėja shaka me mamin dhe pa dashje hoqa kėmbėzėn e ēiftes”.

    Policia
    Ndėrsa tragjedia nė familjen Kapllani ka ndodhur nė orėn 06:30, aty rreth orės 09.30 kanė mbėrritur uniformat blu tė policisė sė Ballshit dhe ekspertėt e drejtorisė sė policisė sė Fierit. Pasi kanė siguruar provat materiale ata kanė pyetur edhe familjarėt. Pėr ekspertėt e policisė sė qarkut tė Fierit vrasja e ndodhur nė familjen e Hasan Kapllanit ka ardhur nga pakujdesia fėminore. Nisur nga kjo uniformat blu nuk kanė kryer veprime tė mėtejshme me tė miturin, po ashtu nuk janė shoqėruar nė polici as pjesėtarė tė tjerė tė familjes

    Ceremonia
    Bukuroshe Kapllani, e vrarė aksidentalisht nga djali i saj i mitur, ėshtė pėrcjellė rreth orės 15:30 tė ditės sė djeshme nė banesėn e fundit, nga dhjetėra bashkėfshatarė dhe tė afėrm. Nėna 37-vjeēare ka lėnė pas tre fėmijė, dy vajza dhe djalin 9- vjeēar. Familja Kapllani nė Fratar renditet si njė nga familjet mė tė respektuara nė fshat. Kryefamiljari, Hasani, punonte si taksist, ndėrsa bashkėshortja e tij ishte shtėpiake.
    Vladimir Muēaj

    ----------



    Pse nuk i carmatos PS-ja mallakastriotet?

    Apo i llogarit si rezerviste ne rast te nje revolucioni tjeter ne te ardhmen.

    pis milet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Femija 2 vjec lihet mes helmeve. Kulmi ..


    gazeta shqiptare.

    -----------------

    Pasi e ka kthyer epruvetėn, ka lėshuar disa klithma tė ēuditshme dhe ėshtė rrėzuar pėrtokė

    Foshnja ėshtė helmuar nė serė, vetėm pak metra larg prindėrve

    Aksidenti i Marikajt, Sara 2 vjeē shuan etjen me helm


    --------------------------------------------------------------

    Ardita Hysa

    TIRANE

    Nuk kanė mundur ta shpėtojnė dot, edhe pse kanė qenė shumė afėr vajzės sė tyre. Njė fėmijė 2 vjeē ėshtė helmuar nė serėn ku punonin prindėrit dhe motra e saj mė e madhe. Vogėlushja Sara Mara ka ngatėrruar dje nė drekė shishen e ujit me epruvetėn qė pėrmbante helmin e perimeve, i cili i mori jetėn.

    Ajo ishte shkėputur pėr njė moment nga tė tjerėt, kur e gjithė familja po merrej me pėrkuj-desjen e bimėve nė serėn e Marikajt. Ata kanė qenė aq tė pėrqenduar te puna, sa pėr njė moment kanė harruar tė kontrollojnė se ku ishte Sara. Por edhe Sara nė atė moment kishte harruar tė thėrriste mamin dhe ka "marrė pėrsipėr t'ia plotėsonte nevojat vetes". Kėshtu, duke u sjellė nėpėr jeshillėqet e serės dhe duke lozur me gjethet e tyre, ka parė njė shishe, por nė formė tė veēantė. Nė atė moment vogėlu-shja ka qenė shumė e etur pėr ujė dhe e ka kapur menjėherė shishen qė i ka tėrhequr vėmendjen. Nė fakt ajo qė i ka tėrhequr mė shumė vėmendjen ka qenė ngjyra e lėngut qė kishte shishja. (Tė dhėnat e para tė hetimve nė vendngjarje tregojnė se Sara ka pirė helmin me ngjyrė gurkali qė pėrdoret zakonisht pėr spėrkatjen e hardhive.) Pasi e ka kthyer epruvetėn, ka lėshuar disa klithma tė ēuditshme dhe ėshtė rrėzuar pėrtokė. Kėshtu, u ka tėrhequr vėmendjen prindėrve qė kanė lėnė punėn tė alarmuar. Janė pėrpjekur ta pėrmendinin, e kanė lagur edhe me ujė, por ajo ka reaguar shumė pak. Kur kanė parė epruvetėn pranė saj, e kanė kuptuar se cfarė ia kishte shkaktuar kėtė gjendje dhe kanė vendosur ta shpien sa mė shpejt nė spital. Ēastet nė makinė kanė qenė tė fundit pėr jetėn e shkurtėr tė Sarės. Prindėrit i kanė kėrkuar me urgjencė doktorėt, sapo kanė mbėrritur nė spital, me shpresėn se vajzės sė tyre thjesht i kishte rėnė tė fikėt. Por asgjė nuk ka mundur ta kthejė mė nė jetė Sarėn. Shumė shpejt spitali ia ka kthyer trupi tė atit, qė e ka nxjerrė prej andej tė mbėshtjellė kokė e kėmnbė me xhaketėn e tij. Te shtėpia asnjėri prej prindėrve nuk ishte nė gjendje tė fliste. Ata merren me pėrgatitjet e rastit, ende pa kuptuar se si u iku nga duart njė engjėll.


    ----------------


    Pse femija te ngaterroje shishen e ujit?

    Nji dy vjecari i jepet uje nga prindi e jo ta kerkoje vete si partizan.

    Fshatarsia jone e skllaveruar per 50 vjet stalinizem jetonte vetem qe te prashiste arave. Ata kurre nuk u morren me mirre-rritje femijesh.
    Prandaj dhe nga gjiri kesaj fshatasie lindi armata e prinderve injorante e te pa kujdeshem dhe armata e banditve, bij te ketyre lloj prinderish..

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    E keqja s'paska fund. Lajme shume tronditese sjell ndonjehere ti Brari. Apapapapaaa cfare shije te hidhur me la.
    E tmerrshme. Sa per komentin qe ke bere ne fund, e drejte eshte...por i thone edhe nje fjale.."fukarallik maskarallik".
    Where does a thought go when it's forgotten?

Tema tė Ngjashme

  1. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  2. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •