Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 260
  1. #241
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Mosha
    35
    Postime
    1,028

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Njeriu që kërkoi të bëhet magjistarë!

    Skedarët e Bashkëngjitur 160272

    Një njeri nga lakmia për t'u bërë magjistarë shkoi tek një magjistarë dhe kërkoi nga ai që t'a bënte atë magjistarë.

    Magjistari pranoi kërkesën e këtij njeriu dhe kërkoi që për t'u bërë magjistarë, atëherë duhej që njeriu në fjalë të zbatonte në përpikëri të gjitha udhëzimet që do i'a jepte magjistari.

    Magjistari i kërkon njeriut që të hynë në toalet. Njeriu fute në toalet dhe del.

    Magjistari: Vërejte gjë?

    Njeriu: Jo asgjë.

    Magjistari: Shko futu sërish.

    Njeriu futet dhe del sërish dhe nuk vëren asgjë dhe pastaj magjistari i kërkon që të futet në toalet për herën e tretë. Atëherë njeriu e provon edhe kërkesën e tretë të magjistarit dhe futet në toalet.

    Njeriu del nga toaleti, këtë herë me një fytyrë pak sa më të shqetësuar.

    Magjistari: Çfarë vërejte këtë herë?

    Njeriu: Këtë herë ishte më ndryshe dhe më e quditshme, pash një pëllumb të bardhë tek sa dilte nga trupi im dhe iku nga unë. Çfarë do thotë kjo?

    Magjistari: eee kësaj here ke arritur atë që ke kërkuar, ai pëllumbi i bardhë që ka dalur nga trupi jot, është imani apo besimi juaj në Zot që ke pasur deri në atë moment dhe tash nuk e ke atë pëllumb, kështu që tashmë je bërë magjistarë dhe mund të e kryesh këtë profesion pa problem.

    K. Gashi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 12-04-2013 më 05:35
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #242
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Ka jetuar në një qytet një njeri shumë i pasur, të cilit I është dhënë çdo rehati dhe luks nga All-llahu. Ai kishte një shërbëtor i cili ishte pak torollak. Një ditë pasaniku e thirri dhe i paraqiti atij një dhuratë duke i thënë: “Mbani këtë në një vend të sigurt derisa ju të gjeni dikë më torollak se vetveten,. kur ju ta gjeni, jepjani atij. ”

    Emri:  ekuiliber248.jpg

Shikime: 1018

Madhësia:  7.4 KB
    Shërbëtori u përgjigj: “Në rregull, zotëri!”

    Pas një kohe, njeriu i pasur u bë shumë i sëmurë. Shumë mjekë e trajtuan atë, por nuk ka pasur asnjë shenjë të shërimit. Ai së fundi ka humbur shpresën dhe thërret shërbëtorin e tij dhe i thotë: “Unë jam duke vdekur tani. Nëse unë ju kam shkaktuar ndonjë pikëllim, ju lutem më fal”.

    Shërbëtori: “Zotëri, ku po shkon?”
    Njeriu i pasur: “Ku të gjithë kanë për të shkuar.”
    Shërbëtori: “Kur do të ktheheni?”
    Njeriu i pasur: “Unë jam duke shkuar në një vend nga ku nuk ka kthim.”
    Shërbëtori: “A keni bërë përgatitjet tuaja për komoditetin tuaj atje, zotëri?”
    Njeriu i pasur: “Jo”
    Shërbëtori: “Zotëri, a i keni bërë aranzhimet për të mbrojtur veten nga të nxehtit dhe të ftohtit?”
    Njeriu i pasur: “Jo”
    Shërbëtori: “Çfarë ke bërë në lidhje me ushqimin tuaj dhe pijen, zotëri”
    Njeriu i pasur: “. Asgjë”

    Pasi e dëgjoi këtë shërbëtori, ai qeshi dhe tha: “Zotëri, kjo është më e habitshme. Në shtëpinë tuaj të përkohshme, ju keni bërë të gjitha llojet e marrëveshjeve të gëzimit dhe rehatisë, ndërtesa dhe pallate, kopshte dhe parqe, shërbëtorët dhe shërbëtoret, makina të bukura, dyqane, fabrika dhe të gjitha llojet e luksit, por për shtëpinë tuaj të përhershme, ju nuk keni bërë asgjë.

    Tani më thoni zotëri! Ku do të mund gjej dikë më torollak se ju? Andaj unë kam për ta dhënë një dhuratë ty!”.

    Morali: Ne duhet të jemi më të kujdesshëm në përgatitjet tona, dhe se madhësia e përgatitjeve të jetë paralelisht me kohën në të cilën do të qëndrojmë. /ekuiliber/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #243
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    U martua me nje grua shume te bukur por c’ndodhi pastaj?
    Nje burre u martua me nje grua shume te bukur. Pas nje kohe, ndersa burri ishte per tregeti jashte shtetit, gruaja e tij semuret rende dhe si pasoje, fytyra e saj shemtohet aq teper.
    Burrin e lajmerojne per semundjen e gruas dhe gjate kthimit ai e lajmeron familjen qe do vonohet per disa dite sepse kishte pesuar nje aksident te rende dhe kishte humbur te dy syte qe dmth. burri kurre nuk do ta shohe gruan e tij si te shemtuar por do ta mbaje ne mendje ate bukuri te meparshme te gruas se tij.
    Vazhduan jeten ne harmoni derisa u plaken dhe deshi All-llahu qe gruaja te vdiste e para. Ne diten e varrimit, kur burrat u kthyen nga varrimi, edhe burri i gruas se vdekur u kthye por pa e shoqeruar askush, ai ecte i vetem. Njeri prej te pranishmeve e pyeti; ku shkon? Ne shtepine time, tha! Por ti je qorr, nuk sheh, te ndihmoje une!
    Jo, tha. Une kurre s’kam qene i verber por ashtu jam terhequr si i verber tere jeten qe mos ta lendoj zemren e gruas time te ciles iu shemtua fytyra, ajo vdiq e lumtur dhe me ndjenjen se une kurre nuk e pashe te shemtuar, duke menduar se une jam i verber.
    MUSLIMANI I VERTETE, KESHTU E TRAJTON GRUAN E TIJ!/Horizonti Islam/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #244
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Hajduti i çokollatave
    Emri:  ekuiliber1476.jpg

Shikime: 1095

Madhësia:  8.7 KB

    Pesëdhjetë vite më parë, në një qytet të Francës, një emigrant, xhaxha Ibrahimi nga Turqia, tashmë i shtyrë në moshë, kishte një dyqan ku shiste ushqime. Dyqani ndodhej në katin e parë të një godine, ku banonte një familje çifute. Kjo familje, kishte një djalë tetëvjeçar, i cili quhej Xhad. Fëmija i tyre, ishte mësuar që çdo ditë të zbriste në dyqanin e xha Ibrahimit dhe të blinte ushqimet e nevojshme të familjes. Përveç kësaj, sa herë që hynte e dilte, ai shfrytëzonte angazhimin e xhaxha Ibrahimit me klientë të tjerë dhe i vidhte nga një çokollatë.

    Një ditë, djali i vogël nuk arriti ta marrë hisen e tij të çokollatës së përditshme. Por me të shkelur pragun e derës, dëgjoi zërin e ëmbël të xhaxhait Ibrahim që i thoshte:”Harrove të marrësh çokollatën tënde të përditshme bir!”

    Xhad ngriu në vend. Ai kishte menduar se ia kishte hedhur atij plaku matuf. Gjer atëherë kishte besuar se ai nuk kishte kuptuar asgjë. Menjëherë u kthye dhe filloi ti lutet, përgjërohet dhe premtojë se nuk do e përsëriste më atë akt të turpshëm.

    Xhaxha Ibrahimi i buzëqeshi dhe i tha:”Jo. Dua të më japësh fjalën se nuk do të vjedhësh gjë gjatë gjithë jetës tënde. Veç kësaj, çdo ditë që do të vish në dyqan, do të marrësh nga një çokollatë, si dhuratë prej meje.”

    Xhad pranoi dhe uli kokën i buzëqeshur.

    Vitet kalonin dhe xhaxhai Ibrahim u shndërrua në një prind të dytë, madje dhe në një shok të ngushtë. Sa herë që Xhad ndihej keq, përballej me ndonjë vështirësi dhe donte ti qajë hallin dikujt, drejtohej për tek xhaxha Ibrahimi. Pasi e dëgjonte me vëmendje, xha Ibrahimi nxirrte një libër nga sirtari, ia zgjaste Xhad-it dhe i kërkonte ta hapë në cilëndo faqe. Mandej, xhaxha Ibrahimi e merrte librin dhe lexonte diçka në faqen përkatëse. Pasi e mbyllte librin, i tregonte Xhad-it si duhet të veprojë në atë rast. Gjithmonë, zgjidhjet dhe ndihma e xhaxhait Ibrahim kishin qenë të efektshme.

    Pas shtatëmbëdhjetë vitesh…

    Kaluan plot shtatëmbëdhjetë vite dhe marrëdhëniet mes dy miqve veç forcoheshin. Tashmë Xhad kishte mbushur 24 vjeç, ndërkohë që xhaxha Ibrahimi kishte mbushur 67.

    Para se të vdesë, xhaxha Ibrahimi kishte lënë një sënduk, brenda të cilit kishte vënë librin në të cilin gjente zgjidhjet për shqetësimet e Xhad. Ai i kishte porositur fëmijët e tij që këtë sënduk, pas vdekjes së tij, t’ia jepnin Xhad-dit, si dhuratë.

    Sigurisht që Xhad u mërzit shumë me vdekjen e mikut të tij më të mirë. Fëmijët e tij, ia dorëzuan sëndukun. Pasi e hapi, pa në të librin, të cilin e vuri mënjanë.

    Një ditë, përballet me një problem të madh, nga to që dinte t’ia zgjidhë vetëm xhaxha Ibrahimi. Menjëherë në mendje i erdhi libri në sënduk. Hapi sëndukun, nxori librin, e hapi dhe pa që ishte shkruar në arabisht, të cilën nuk e kuptonte. U nis për tek një koleg i tij tunizian dhe i kërkoi ti lexojë diçka. Mandej, Xhad i tregoi për hallin që kishte dhe kolegu tunizian, i tregoi si ta zgjidhë.

    Xhad shtangu në vend.

    Çfarë qenka ky libër që ofron zgjidhje të gatshme?!

    Është Kurani. Ia ktheu tuniziani.

    Ky është Kurani, libri i myslimanëve?! Pyeti Xhad.

    Po – iu përgjigj tuniziani.

    Çfarë duhet të bëj që të bëhem mysliman? Pyeti Xhad.

    Të thuash: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të merituar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij – i tha me një frymë tuniziani.

    Xhad aty për aty: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të merituar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.

    Kështu, Xhad u bë mysliman dhe që atë ditë, zgjodhi për emër Xhadullah Kurani. Që atë ditë, vendosi që pjeën tjetër të jetës t’ia kushtojë Kuranit dhe mesazhit të tij. Ai e mësoi përmendësh Kuranin, e kuptoi mirë dhe filloi t’ua prezantojë njerëzve të tjerë në Evropë.

    Një ditë, ai kishte hapur mus’hafin që ia kishte dhuruar xhaxha Ibrahimi. Brenda tij ishte harta e botës, mbi hartën e Afrikës ishte firma e xhaxha Ibrahimit dhe poshtë saj:”Fto në rrugën e Zotit me urtësi dhe butësi!”

    Këtë, ai e interpretoi si një porosi nga ana e xhaxha Ibrahimit, të cilën vendosi ta zbatojë menjëherë. Kështu, e la Evropën dhe u nis drejt Kenias, Sudanit të jugut, Uganda dhe vende të tjera afrikane. Ai u bë shkak që fiset Zulu, të pranojnë islamin.

    Pasi kaloi vite të tëra duke i prezantuar banorët e kontinentit afrikan me islamin, Xhadullah Kurani, ndërroi jetë, për shkak të sëmundjeve që kishte marrë atje. Ai ndërroi jetë në vitin 2003, në moshën 54 vjeçare.

    Dy vite pasi kishte ndërruar jetë, nëna e tij me besim fetar hebraizmin, përqafon islamin, në moshë të thyer. Ajo tregon se tridhjetë vitet e fundit, vite të cilat i biri i saj i kaloi duke propaganduar islamin, i kishte kaluar duke u përpjekur që ti ndryshojë mendje të birit, që të kthehet sërish në fenë e të parëve. Me gjithë arsimin e lartë dhe aftësitë e saj bindëse, dështoi në këtë mision. Sakaq, xhaxha Ibrahimi, ai burrë i moshuar dhe i paarsimuar mysliman, kishte arritur që t’ia ndryshojë besimin të birit.

    Përse e pranoi islamin Xhad?

    Ai vetë tregon se përgjatë shtatëmbëdhjetë viteve, xhaxha Ibrahimin nuk e kishte dëgjuar asnjëherë të përdorë fjalë si “Qafir” dhe “çifut” apo qoftë dhe ti kërkojë që të bëhet mysliman. Gjatë shtatëmbëdhjetë viteve nuk i kishte folur as dhe një fjalë për fenë islame, hebraike apo për faktin se ai vetë ishte mysliman.

    Një herë, dikush e pyeti sesi ndihej rreth faktit që ishte bërë shkak që miliona njerëz në Afrikë kishin pranuar Islamin për shkak të tij. Ai u përgjigj se gjithçka ishte vetëm një pjesë e mirënjohjes që ndjente për xhaxha Ibrahimin.

    Historia e Xhad me xhaxha Ibrahimin, eshte bere dhe film (Monsiour Ibrahim)./mesazhi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #245
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Drejtësia shembullore e Umer ibnul Hatabit ndaj të krishterit në garat e kuajve

    Omer ibnul hatabi një ditë kishte caktuar Amr ibn Asin r.a si guvernator të egjiptit. Në garat e kuajve që zhvilloheshin, nga konkurentët më të mirë ishin një kristian dhe djali i guvernatorit. Në fund, garën e fiton kristiani. Djali i guvernatorit i zemëruar e godet kristianin me kamxhik në kokë duke i thënë: "Si ta fitosh garën ti, kur unë jam djali i guvernatorit të nderuar?"
    Emri:  10566_481879945223804_1216968641_n.jpg

Shikime: 2262

Madhësia:  35.7 KB
    Djali i kristianit i tha se do të ankohem te Prijësi i besimtarëve, Umer ibnul hatabi. Kur përmendej emri i tij në atë kohë, dridheshin edhe mbretërit e Persisë dhe të Romës. Mjaftonte që një njeriu të keq t'i thotë që do të ankohem tek Umeri dhe ai të ndalohej nga padrejtësit dhe zullumet.
    Por kristiani e dinte që muslimanët ishin të drejtë dhe do vendosnin drejtësi në këtë qështje. I bindur për këtë, merr rrugën dhe udhëton me devenë e tij nga egjipti për në medinë, kryeqytetin e islamit dhe të drejtësisë, ku takon Umerin r.a, udhëheqësin e muslimanëve, të cilit i thotë: Unë jam një kristian nga egjipti. Hyra në garat e kuajve dhe i fitova ato, por djali i guvernatorit tënd më goditi dhe më tha: "Si ta fitosh garën ti, kur unë jam djali i guvernatorit të nderuar?" Kur e dëgjoi këtë Umeri r.a, mblodhi shokët në xhami dhe i shkroi një letër Amrit ku e urdhëronte të vinte menjëherë bashkë me të birin.
    Pasi erdhi amri me të birin dhe u takuan me Umerin r.a. ky i fundit merr kamxhikun që e mbante në dorë, me të cilin vendoste drejtësinë, ia drejton kristianit dhe i thënë: "Bjeri tani djalit të guvernatorit të nderuar!" Kështu kristiani e godet të birin e amrit. Umeri r.a i thotë: "Tani bjeri dhe kokës së guvernatorit!" Kristiani i habitur i thotë: "Mua më goditi djali i guvernatorit dhe jo vetë guvernatori.", por Umeri r.a ia kthen: " Bjeri edhe guvernatorit, pasi djali i tij nuk të goditi veqse duke u mbështetur mbi pushtetin e babait." Më pas i drejtohet Amrit dhe i thotë:
    "Qysh kur keni filluar t'i robëroni njerëzit, në një kohë kur nënat i kan lindur të lirë?"

    Kerim Gashi - marrë nga libri "Njerëz të Mëdhenj - Aid El Karnij
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #246
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Mosha
    49
    Postime
    5,221

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Drejtësia shembullore e Umer ibnul Hatabit ndaj të krishterit në garat e kuajve

    Omer ibnul hatabi një ditë kishte caktuar Amr ibn Asin r.a si guvernator të egjiptit.
    Ne kohen kur ka jetuar Omer ibnul Khatabi, Egjipti nuk ishte akoma pushtuar prej arabeve myslimane!!
    Jarigas

  7. #247

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Pse ja fut kot, ne kohen e Omerit islami depertoj ne Siri, Egjipt dhe ne Iran

  8. #248
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Mosha
    49
    Postime
    5,221

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Citim Postuar më parë nga Sylmahalla Lexo Postimin
    Pse ja fut kot, ne kohen e Omerit islami depertoj ne Siri, Egjipt dhe ne Iran
    Nuk ishte Islami ai qe depertoi, por arabet! Per sa i perket tregimit, Amr ibn As filloi pushtimin e Egjiptit ne dhjetorin e vitit 640, ndersa kalifi Omar vdiq ne vitin 644!!Tani a mund te me thuash se ne ç'rrethana u be e mundur qe nje i krishtere i Egjiptit te shkoje ne Medine per t'iu ankuar prijesit te myslimaneve?? Dhe, a nuk do te ishte e udhes te shprehemi per gara ndermjet egjiptianeve te krishtere dhe pushtuesve arabe myslimane??!!
    Jarigas

  9. #249
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    jarigas e ka varros Amr ibn Asin.. Pse ja fusni kot ju tjeter? :A cnjerz :@
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #250
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Ky ka qenë Imam shafi'iu (Tregim Madhështor)

    Imam shafiu është rritur jetim, pasi babai i kishte vdekur pa lindur. Nëna e tij udhëtoi nga Palestina për në Mekkë, ku morri me qera një dhomë prej qerpiçi. Ngaqë ishte I varfër dhe nuk kishte penë dhe fletore për të shkruar mësimet, imam Shafiu I shkruante ato në kocka dhe dërrasa që gjente. Një ditë, nëna e tij I tha: “Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse t’ua lirojmë dhomën kockave dhe dërrasave tua dhe të flemë jashtë!”

    Kur dëgjoi këto fjalë nga nëna e tij, Shafiu mësoi përmendësh gjithçka që kishte shkruar mbi këto kocka dhe dërrasa dhe pastaj i largoi nga dhoma ku flinin. Ai ishte një gjeni qe edhe pse në kulmin e varfërisë, jetonte me shpresë dhe plot optimizëm.

    Mbi brengat dhe fatëkeqësitë e jetës, ai thotë në disa vargje:

    “Lëre kohën të sillet si të dojë.
    Kur vjen caktimi i Zotit, prite me gëzim.
    Mos u brengos nga fatëkeqësitë e jetës,
    Fatëkeqësitë e kësaj bote e kanë një përfundim.”


    Kerim Gashi: marrë nga libri “njerëz të mëdhenj” – AID El- KARNIJ
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #251
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Rëndësia e krimbave

    Një mbret njëherë po kalonte nëpër një rrugë, kur sytë i shkuan tek një bajgë. Mbreti vërejti se në atë bajgë kishte disa krimba. Menjëherë në kokë filloi t’i sillej mendimi se prapa krijimit të atyre krimbave nuk ekzistonte asnjë qëllim. Ata janë të padobishëm, pa ndonjë detyrë të rëndësishme.

    S’kaloi shumë kohë nga ajo ditë dhe mbretit i humbi shikimi. Duke qenë se ishte i pasur, si mbret më, ai shpenzoi me mijëra para duke provuar mjekime të ndryshme në mënyrë që t’i kthehej shikimi. Çdo gjë ishte e kot. Në ndërkohë dëgjoi se ekzistonte një mjek popullor i dëvotshëm që ishte shumë i mirë. Mbreti e thirri atë.

    Mjeku popullor refuzoi të shkonte tek mbreti dhe kërkoi që mbreti të shkonte tek ai. Pasi që e kontrolloi mbretin, ky mjek i dha një bar në formë pudre që ai t’i lyente sytë me të tri herë në ditë. Gradualisht, ditë pas dite, mbretit iu kthye i tërë shikimi.

    Mbreti shkoi personalisht tek mjeku në fjalë me shumë dhurata për të, mirëpo ai i refuzoi. Atëherë mbreti i tha: “Së paku, më thuaj se çfarë ke përdorur në atë ilaç të mrekullueshëm?!” Mjeku iu përgjigj se kishte përdorur krimbat që gjenden nëpër bajga të kafshëve. Pra, ai i mori dhe i thau ata, i shtypi e i bëri në formë pudre dhe atë ilaç ia dha mbretit. Mbreti menjëherë u ngrit dhe i ra në sexhde Allahut Fuqiplotë, i Cili krijoi secilin atom me një qëllim të caktuar.

    Pra, le të mos e nënçmojmë asnjë krijesë të Allahut të Madhërishëm, ngaqë çdo gjë ekziston për një arsye. Ngjarjet që na ndodhin ne gjithashtu kanë një qëllim të caktuar. Secili njeri është një thesar i vlefshëm që mund t’i sjellë dobi botës.

    Përktheu: Breziiri
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  12. #252
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Historia e dy skllevërve


    Një herë një mbret i bleu dy skllevër. Njëri nga ta ishte i pashëm, kurse tjetri ishte i shëmtuar.

    Mbreti kërkoi që skllavi i pashëm të shkonte të pastrohej. Kur shkoi ky, mbreti e pyeti skllavin e shëmtuar: “Shoku yt më ka folur shumë fjalë të këqia për ty. Ai më tha se ti je hajdut dhe ke karakter të keq. A është kjo e vërtetë?”

    Skllavi iu përgjigj se shoku i tij ishte i pashëm dhe se bukuria e tij e jashtme patjetër duhej të ishte reflektim i bukurisë së brendshme të tij. Ai nuk besonte se një njeri aq i pashëm mund të gënjente. Prandaj edhe shtoi: “Nëse shoku im mendon keq për mua, atëherë vërtet me mua nuk qenka diçka në rregull. Kam frikë se ai ka të drejtë.”

    Mbreti e dinte se bukuria ishte vetëm një dhuratë e Allahut xh.sh. dhe nuk do të thoshte se një person që kishte fytyrë të bukur, kishte edhe zëmër të bukur e të pastër gjithashtu.

    Mbreti mbeti i mahnitur nga karakteri dhe inteligjenca e këtij skllavi. Në të njëjtën kohë, skllavi i parë u kthye pasi që ishte pastruar.

    Mbreti e dërgoi edhe skllavin e dytë (pra, të shëmtuarin) që të pastrohej dhe pasi që ky shkoi, i tha skllavit të pashëm se shoku i tij fliste fjalë të këqija për të. Kur e dëgjoi këtë gjë, skllavi shpërtheu me sharje kundër shokut të vet duke thënë në mes të tjerash se ai ishte gënjështar dhe vagabond.

    Kështu që mbreti erdhi në përfundim se skllavi me fytyrë të bukur nuk kishte vlerë të brendshme, kurse skllavi me fytyrë të shëmtuar kishte shumë vlerë të brendshme.

    Morali i këtij rrëfimi është se bukuria është vetëm sipërfaqësore. Çdo gjë që shkëlqen nuk është ari. “Secili njeri fshihet nën gjuhën e tij.” Gjuha shfaq inteligjencën e brendshme, si edhe poshtërsinë e brendshme gjithashtu. “Siguria e një njeriu qëndron në zotërimin e gjuhës së vet.”

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai që është i heshtur, është i suksesshëm!”

    Përktheu: Daim Abazi
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  13. #253
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    @Fisniku-Student, asnjehere nuk humb respekti ndaj jush dhe sa here shoh emrin tend qe ke bere postim dikund e lexoje.
    All-llahu te ruajt.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ILMGAP për postimin:

    fisniku-student (04-02-2014)

  15. #254
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Kapigjiku (dera e vogël) që shpëtoi dy familje në luftë! (ngjarje e vërtetë)

    Një derë e vogël e cila i lidhte dy familje me familjet tjera, pasi që ishte e 'padobishme' dhe aspak e rëndësishme, madje përmes kësaj dere të vogël në shumicën e rasteve vetëm se qenët dhe macet e shfrytëzonin, andaj u morrë vendim nga ana e këtyre dy familjeve që të mbyllej ajo derë e vogël, madje edhe diskutohej se si të mbyllej sepse ishte e padobishme tashmë, ngase edhe raportet miqësie me familjet që i lidhte kjo derë e vogël nuk egzistonin më.

    Me kalimin e kohës edhe pse ishte marrë vendimi që të mbyllej kjo derë, mirëpo hapi në praktikë për t'u mbyllë, nuk ishte marrë akoma. Situatë e tensionuar lufte mbretëronte ato ditë, ishte 25 mars 1999, ku NATO kishte filluar aksionet me avione mbi serbinë, dhe po këtë natë ndodhi një ngjarje e cila edhe sot diskutohet. Në këtë natë, forcat serbe hyrën me tanke e breshëri plumbash në oborrin e këtyre dy familjeve dhe për qudi, ajo dera e vogël e cila konsiderohej se ishte aspak e dobishme dhe që ishte marrë vendim të mbyllej, shërbeu si shpëtim për 11 anëtarë të këtyre dy familjeve, sepse nga ajo derë ikën dhe shpëtuan nga sulmet që më vonë nga analizat që u bënë, nuk kishte pasur gjasa që të shpëtonte asnjëri prej këtyre 11 personave. Andaj sot pas disa viteve, diskutohet ajo derë e vogël për nga madhësia por e madhe nga vlera e saj shpëtuese. Sa e sa jetë janë shpëtuar nga këto lloj kapigjikë në luftën e fundit në Kosovë edhe pse paraprakisht vlenin si hendeqe mes fqinjësh?!!

    Zatën, vlera e të mbajturit lidhje ndërmjet të afërmëve vërteton se edhe një derë e vogël e cila lidhë të afërmit, di të shpëtoj edhe jetë njerëzish, përpos që mund t'i jap jetë një marëdhënje fqinjësore.

    Allahu i Madhëruar për këtë qështje ka porositur robërit e Tij të cilët mendojnë, ku thotë:

    “Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, dhe ruajeni farefisin (akraballëkun)” (Nisa – 1)

    Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk mban lidhjet farefisnore ai që kthen (vizitat) por është ai që kur i ndërpritet farefisnia i rivendos lidhjet (me ta)”. (Buhariu)

    Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotë: kam dëgjuar Pejgmaberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dukë thënë: “kush dëshiron t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Shkroi: Kerim Gashi
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #255
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,538

    Kush i hap gropën tjetrit, bie vetë brenda

    Ai ishte një njeri zemërmirë. Herë pas here, meqë kishte dhe miqësi, shkonte tek mbreti dhe ndër të tjera i thoshte dhe këtë shprehje:”Shpërbleja atij që të ka bërë mirë, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes.” Njëri nga oborrtarët e mbretit, fillon dhe e xhelozon këtë burrë që vjen e bisedon kaq shtruar me mbretin, prandaj filloi të mendojë si t’ia bëjë gropën. Një ditë, gjeti rastin kur emri i tij u përmend nga mbreti dhe menjëherë ndërhyri dhe i tha:”Lartmadhëria juaj! Unë e di çfarë respekti keni për këtë njeri, por ka diçka që nuk shkon në këtë mes, pasi respekti nuk është i ndërsjellët.”
    Mbreti e pyeti:”Çfarë do të thuash me këtë? Çfarë ka ngjarë? Fol hapur!”
    Oborrtari u përgjigj:”Më ndjeni që po ua them, por kam dëgjuar se ai është shprehur se juve u vjen erë e keqe nga goja, gjë të cilën mezi e duron. Nëse doni ta provoni këtë, ndiqeni me vëmendje kur të vijë herën tjetër.”
    Mbreti i tha:”Mirë, më lër të mendohem.”
    Të nesërmen, mbreti i çoi fjalë mikut të tij nëpërmjet oborrtarit, i cili para se ti përcjellë ftesën e mbretit, e ftoi në shtëpinë e tij, ku i ofroi ushqim me hudhra. Mandej, i tregoi se duhej të shkonin tek mbreti për një çështje. Meqë kishte ngrënë hudhra, e këshilloi që të qëndrojë paksa larg mbretit, dhe të mbajë dorën mbi gojë, me qëllim që aroma e hudhrës të mos i mbërrijë mbretit.
    Pasi hyri dhe u përshëndet me mbretin, si gjithmonë, ai i fërkoi këmbën dhe i tha shprehjen:”Shpërbleja atij që të ka bërë mirë, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes.”
    Mbreti i tha:”Pa mu afro pak!” dhe miku i tij u afrua, por vuri dorën mbi gojë, me qëllim që aroma e hudhrës që kishte ngrënë, mos i shkonte mbretit.
    Me vete, mbreti mendoi:”Aha, qenka e vërtetë ajo që më tha oborrtari.”
    Ishte bërë zakon që mbreti nëse shkruante një letër me dorën e tij, ajo letër shkruhej për ti dhënë personit në fjalë një shpërblim të vyer. Në fakt, në letër, mbreti i shkruan xhelatit të tij, që me të ardhur mbajtësi i kësaj letre, priji kokën.
    Miku i tij e mori letrën dhe u nis në destinacionin ku e urdhëroi mbreti. Me të dalë në sallon, i doli oborrtari ziliqar, i cili e pyeti:”Ku e more këtë letër?”
    Miku i mbretit i tha:”Ma dha vetë lartmadhëria e tij. Mesa duket ndonjë dhuratë.”
    Oborrtari i tha:”Pash Zotin ma jep mua. Ti e ke mik mbretin dhe do të japë ndonjë tjetër. Hë të lutem!” Dhe miku ia dha. I gëzuar, oborrtari u nis drejt destinacionit, ku e priste xhelati, i cili me ta lexuar letrën, e çoi në vend porosinë.
    Të nesërmen, miku i mbretit vajti sërish tek mbreti dhe si gjithmonë, i tha shprehjen e tij të famshme:”Shpërbleja atij që të ka bërë mirë, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes.”
    I befasuar, mbreti e pyeti:”Po letrën që të dhashë unë dje, çfarë e bëre?”
    Miku iu përgjigj:”Kur dola nga ti, takova filanin, i cili mu lut e më bëri rixha që t’ia jap atij dhe unë ia dhashë.”
    Mbreti mbylli sytë dhe mandej i tha:”Ai më pati thënë se ti je shprehur se mua më vjen erë shumë e keqe nga goja.”
    Miku iu përgjigj:”Pasha Zotin se kam thënë një fjalë të tillë asnjëherë, as në mendje nuk më ka shkuar.”
    Mbreti e pyeti:”Po përse e vure dorën tek goja, kur të kërkova të afrohesh?”
    Miku iu përgjigj:”Sepse oborrtari yt më dha ushqim me hudhër dhe unë nuk desha që aroma e hudhrës që kisha ngrënë të mbërrijë tek ti.”
    Atëherë, mbreti e kuptoi kurthin që kishte ngritur veziri i tij dhe duke e parë në sy mikun e vet, i tha:”Fjala jote që ma përsërit sa herë që vjen tek unë, u vërtetua. :”Shpërbleja atij që të ka bërë mirë, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes. ”Shpërbleja atij që të ka bërë mirë, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes.”
    Bërthama e të mirës, gjithmonë do të çelë duke mbirë një bimë e dobishme, sakaq pasojat e të ligës do i korrë vetëm i ligu. Përderisa i trajton njerëzit me mirësi dhe me ç’të mundesh i ndihmon, mos ua kij frikën ziliqarëve.

    Vetem nje minute
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  17. #256
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Mos i paragjyko njerëzit – Një mësim nga Sulltan Murati i IV-të

    Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtë dhe mbikëqyrte vendin dhe popullin e tij.

    Në një natë kishte siklet dhe e thirri rojën e tij për të dal jashtë. Në rrugë e siper pa një turmë njerëzish dhe një njeri të shtrirë për tokë.

    Sulltani e preku me shkop, mirëpo tanimë ai ishte i vdekur, ndërsa njerëzit shkuan në punët e tyre. Sulltani, të cilin njerëzit nuk e njihnin, u mundua të mësoj diçka për njeriun që kishte vdekur.

    Ai pyeti: “Pse ky njeri qëndron i vdekur në rrugë dhe askush nuk i interesohet për të? Ku është familja e tij?”

    Ata iu përgjigjën: “Ai është filani, pijaneci dhe zinaqari!”

    Sulltani pyeti: “Po, a nuk është ai nga Ummeti i Muhamedit a.s.? Ejani, më ndihmoni tani ta dërgojmë në shtëpi.”

    Pas kësaj njerëzit i ndihmuan sulltanit ta dërgojnë të vdekurin në shtëpinë e tij, dhe pasi e dërguan të gjithë shkuan. Sulltani dhe ndihmësit e tij mbetën aty. Kur gruaja e njeriut të vdekur e pa trupin e tij të pajetë, filloi të qaj. Ajo mbi trupin e tij i tha këto fjalë: “Allahu të mëshiroftë! Unë dëshmoj se ti je nga të devotshmit”.

    Sulltani mbeti i habitur dhe pyeti: “Si mund të jetë ai i devotshëm kur njerëzit thonë lloj lloj gjërash për të. Aq gjëra të këqija flitnin sa që askujt nuk i interesonte pse qëndron i vdekur në tokë. Ajo u përgjigj: “Këtë edhe unë e kam pritur. Burri im, çdo natë shkonte në kafene dhe blinte verë aq sa mundej. Pastaj e sillte në shtëpi dhe e derdhte. Thoshte: “Sonte i mbrojta pak muslimanët. Pastaj shkonte tek prostitutet, u jepte para dhe u thoshte të mbyllin dyert deri në mëngjes. Pastaj kthehej në shtëpi dhe thoshte: Sot kam mbrojtur vajzën dhe djemtë e rinj nga zinaja.”

    Njerëzit e shihnin duke blerë verë dhe duke shkuar tek prostitutet, andaj kanë thënë gjëra të tilla për të.

    Njëherë i thash: “Kur do të vdesësh askush nuk do të dëshirojë të të lajë dhe të falë xhenazen tënde”.

    Ai duke buzëqeshur mu përgjigj: “Mos u frikëso, sulltani i besimtarëve, bashkë me të devotshmit do të ma falin xhenazen.”

    Sulltani filloi të qaj dhe tha: “Pasha Allahun, e ka thënë të vërtetën sepse unë jam sulltan Murati. Nesër do ta lajmë xhenazen, do ta falim dhe do ta varrosim”. Dhe kështu edhe ndodhi. Sulltani, dijetarët, njerëzit e devotshëm dhe populli ia falën xhenazen.

    Ne gjykojmë për njerëzit në bazë të asaj çka shohim dhe dëgjojmë për ta. Nëse do të dinim se çfarë mbajnë në zemra do të ishte ndryshe. Atë e di vetëm Allahu i Madhërishëm.

    “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin…” (Huxhurat, 12)

    Sulltan Murati i IV është nga sulltanët më të rëndësishëm osman, posaçërisht në periudhën e vonshme të Kalifatit Osman. Ka lindur në vitin 1609. Babai i vdiq derisa ishte ende fëmijë dhe të gjithë kujdesin për të e morri nëna e tij. Në fron erdhi në moshën 14 vjeçare dhe u përball me probleme të shumta. Shumica e konsiderojnë si themeluesin e dytë të Perandorisë Osmane, sepse arriti që në dinasti të kthejë harmoninë dhe rregullin, pasi që ,pas vdekjes së sulltan Sulejmanit, filloi të shkatërrohet

    Historianët e përshkruajnë si shumë të guximshëm, trim dhe të fuqishëm.

    Nuk mungoi në asnjë betejë të ushtrisë së tij, i udhëhiqte dhe qëndronte në mesin e njerëzve të thjeshtë, ndërsa gjatë betejave shpesh flinte edhe në kalin e tij. Udhëhoqi shtetin 16 vjet e 11 muaj, ndërsa vdiq në vitin 1640, në moshën tridhjetë vjeçare.

    Përshtati: Arsim Dauti

    (Islampress

  18. #257
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Vendosa te marr nga drita e Islamit zgjodha Doktorr Ahmad Al-Mu'bi Saudi ja si e shikojne nje femij myslymanet, mos e humbisni kete video !

  19. #258
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    729

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    FORCA E BESIMIT: Allahu është Falësi më i Madh!
    Transmetohet se në ditët kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelët në shkretëtirë, një thatësirë e madhe kaploi. Së bashku, ata i ngritën duart drejt qiellit duke u lutur për shi. Por për çudi të Musait a.s. dhe të atyre aty, pak re të shpërndara në qiell u zhdukën krejt, nxehtësia u lëshua edhe më mbi ta dhe thatësira po ashtu.
    Iu shpall Musair a.s. se në mes tyre gjendej një njeri që nuk i bindej Allahut subhanehu ue teala për më shumë se 40 vjet. "Thuaj që të largohet vetë ai nga bashkësia juaj", i tha Allahu s.v.t. Musait, "dhe vetëm atëherë Unë do të derdh shiun mbi ju."
    Kështu Musai a.s. thirri njerëzit dhe u tha: "Një njeri mes nesh nuk i është bindur Allahut për 40 vjet. Vetëm pasi ai te dali vetë dhe të largohet nga turma, Allahu do të na lëshojë shiun." Burri priti duke parë majtas e djathtas me shpresë se po del dikush tjetër të thotë që ai është, por askush nuk po dilte. Djersët filluan t'i dalin dhe ai e dinte se bëhej fjalë për të.
    Burri filloi të mendojë se nëse nuk tregonte të gjithë njerëzit do të vdisnin nga etja, por nëse dilte para turmës do të turpërohej përgjithmonë.
    Ashtu në heshtje i ngre duart me një sinqeritet të madh që nuk e kishte ndier më parë dhe me lotët që i ridhnin në faqe tha: "O Allah më mëshiro! O Allah m'i mbulo mëkatet! O Allah, më fal!"
    E ndërsa Musa a.s. dhe njerëzit e tjerë po prisnin që një njeri të dalë para turmës si mëkatari, retë u mblodhën në qiell dhe shiu filloi të bjerë mbi ta. Musai a.s. e pyeti Allahun s.v.t. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mëkatari nuk e tregoi se kush është." Allahu s.v.t. iu përgjigj: "O Musa, është për shkak të pendimit të atij njeriu që unë bekova gjithë Beni Izraelët me ujë."
    Musai as. duke dashur të dijë se kush është ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush është ky njeri O Allah!" Allahu s.v.t. përgjigjet: "O Musa, Unë ia fsheha gjynahet këtij njeriu për 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?"
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  20. #259
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    203

    Post Mesazhi i qytetares franceze

    Marrë nga facebook.com/ahmedkalaja
    “Letra që gozhdoi Francën.
    Merjeme Petronin i bën thirrje Macronit të pranoj Islamin.“
    Mesazhi i qytetares franceze për presidentin e Republikës së Francës. Ajo shpalli publikisht, në tokën franceze, kalimin në Islam. Këtë njoftim nuk e bëri në Republikën e Malit ku ishte e burgosur nga muslimanët!
    Ky është mesazhi i zonjës Merjem (Sophia Petronin) drejtuar kryetarit të Francës z. Emanuel Macronit:
    z. Macron, paqja qoftë mbi atë që e pason Udhëzimin islam…
    Kuptova se jeni befasuar, se si Sophia Petronin, franceze e racës së bardhë me gjakë të pastër, krishtere katolike, ka kaluar në Islam, pas 75 vite kaluar në krishterizëm dhe pas 4 vite qëndrimi e burgosur në mesin e muslimanëve!
    Më lejoni t’ua thjeshtësoj disa gjëra…
    Zotëri Macron!
    Po. Isha e robëruar tek muslimanët!
    Megjithatë duhet ta dini! Ata asnjëherë nuk abuzuan me mua. Sjellja e tyre ndaj meje ishte me shumë respekt dhe nderë. Ata më ofruan ushqim dhe pije, madje, përkundër mungesës së burimeve ushqimore për veten, në rend të parë i dhanë përparësi nevojave të mia, duke respektuar maksimalisht privatësinë time.
    Askush, në asnjë rast të vetëm, nuk ka paraqitur ndonjë ngacmim verbal apo fizik, nuk janë tallur me besimin tim, me Jezu Krishtin, me Virgjëreshën Mari, paqja qoftë mbi ta, sikur Ju veproni me të Dërguarin Muhamed a. s (paqja dhë mëshira qofshin mbi te).
    Nuk më detyruan në Islam. Unë isha ajo që pashë në sjelljet e tyre, se ata janë njerëz që pastrohen me ujë, i luten Zotit pesë herë në ditë dhe agjërojnë muajin e ramazanit.
    Zotëri Macron!
    Po. Është e vërtetë se muslimanët në Mali janë të varfër, vendi i tyre është i varfër. Nuk e kanë Kullën e Ajfelit, nuk dinë për parfumet tona franceze, por ata janë më të pastër se ne, me trupat dhe zemrat e tyre..
    Po. Ata nuk posedojnë vetura luksoze, nuk jetojnë në kullat e larta, por ambiciet e tyre janë mbi retë qiellore, ndërsa besimi i tyre është më i fuqishëm se malet.
    Zotëri Macron!
    A keni dëgjuar Ju në jetën tuaj ndonjëher leximin e Kur’anit të cilin ata qartazi e përsërisin, në lutjet e tyre, në mengjes dhe mbrëmje?
    Recitim i mrekullueshëm! Madje edhe kur nuk e kuptoni se çfarë shqiptojnë, zemra dhe trupi Juaj do të dridhet derisa i dëgjoni se si i shqiptojnë fjalët e Zotit të cilat ata i kanë mësuar përmendësh!
    Atëherë kur me vetëdijen tuaj ta ndjeni dhe kuptoni se kjo nuk është bisedë njerëzore, por melodi qiellore që është lëshuar nga Qielli, iu paraqitet Juve, dëshira e papërmbajtur për të kuptuar atë që ata lexojnë, në mengjes dhe mbrëmje, gjatë himneve të tyre qiellore!.
    Zotëri Macron!
    A keni provuar ndonjëherë në jetën tuaj të lëshoni fytyrën tuaj me respekt për Zotin dhe të ndjeni se si balli prek tokën derisa i përshpëritë Zotit për brengat e veta duke falënderuar Zotin, për mirësitë dhe mirëqenien e Tij?
    A keni provuar ndonjëherë afërsinë e Zotit me Juve, dhe afërsinë tuaj me Të?
    Zotëri Macroni!
    Gratë e tyre janë të zeza si thëngjilli, por me zemra të bardha sikur qumështi.
    Bartin veshje të thjeshtë, por në sytë e njerëzve të vet janë më të bukurat e botës. Nuk përzihen me burrat e huaj, e as ata me to. Nuk i sjellin meshkujt e huaj në shtëpitë e tyre në mungesë të burrave. Ato nuk dehen, nuk luajnë bixhoz, dhe nuk bëjnë tradhëti bashkëshortore!
    Zotëri Macroni!
    Muslimanët atje besojnë në të gjithë profetët e Zotit, madje edhe në profetin e Zotit, Isai a. s. që e duan më shumë se ne, si dhe nënën e tij Marijën (Merjemen), emrin e të cilës e mora për vete, për shkak të dashurisë dhe respektit të madh ndaj saj dhe pozitës së saj.
    Zotëri Macroni!
    Mund të më pyetni: – si është e mundur që ata ta duan Krishtin më shumë se ne?
    Po iu përgjigjem: – Po, ata e duan Zotëriun tonë Krishtin më shumë se ne, sepse vendi ynë ka derdhur gjakun e njerëzve të pafajshëm në emër të Krishtit, ka shkatërruar vendet e tyre dhe ka plaçkitur pasuritë e tyre.
    Ne i eksploatojmë dhe përfitojmë nga të mirat e vendeve muslimane, në mënyra të ndryshme marrim haraç nga sundimtarët e tyre, ia imponojmë projektet harxhuese komerciale që nuk ofrojnë zhvillim, përhapim rrebelimin te ta, dhe në fund i shesim armatim të mbyten mes veti.
    Pas gjithë këtyre, ne vazhdojmë t’i trajtojmë si terroristë, paçka se ata janë të vetëdijshëm, se pikërisht ne jemi terroristë, e jo ata!
    Përskaj këtyre etiketimeve, ata me mua dhe të mbajturit tjerë janë sjellur sipas moralit të Krishtit që e kemi mësuar në kisha, pa e praktikuar në përditshmëri!
    Zotëri Macron!
    Në fund….. Nuk doja ta publikoja Islamin tim në Republikën e Malit, në mënyrë që mos të përflitej se në Islam kam kaluar nën presionin e shpatës. Kam vendosur që Islamin tim ta shpalli kur të arrij në tokën franceze, me qëllim që t’ia përcjell mesazhin miliona qytetarëve të Francës dhe Evropës; njëherazi edhe komunitetit krishterë e ateist!
    Zotëri Macron!
    Ky religjion, Islami kundër të cilit edhe Ju po luftoni ditën e natën, më ka hapur zemrën dhe mbushur mendjen. Nuk jam kthyer të shikoj Francën me magjepsjen dhe bukurinë e saj, më e bukur se sa Mali i varfër. Për më tepër, vendosa që të kthehem përsëri këtu, vetëm pasi t’i thërras familjen dhe më të dashurit e mi në Islam, sepse dua që edhe ata të provojnë ëmbëlsirën që e kam shijuar pas adhurimit të Zotit Një, më të Mëshirshmit dhe Gjithëmëshirshmit, që përveç Tij, Zot, tjetër nuk ka të adhuruar. Me këtë atyre ua dëshiroj të mirën në këtē dhe botën tjetër.
    Ju ftoj Juve në Islam. Kështu do ta mbyllni kalkulimin tuaj lidhje me këtë religjion të madh. Mesazhi i të cilit është përcjellur përmes lajmëtarëve dhe të dërguarve nga koha e Ademit, përmes Jezu Krishtit (Isës a.s), e deri te përmbyllja e shpalljeve me të parin e gjithë njerëzimit Muhammedin a.s, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi te.
    Paqja qoftë me gjithë ata që ndjekin Udhëzimin e Zotit….
    Merjem Petronin

  21. #260
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anëtarësuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    26

    Për: Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Video ligjératé e shképutur nga libri "Mos u Hidhéro" nga autori Dr. Aid El Karni


Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema të Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •