Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 260
  1. #241
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Njeriu qė kėrkoi tė bėhet magjistarė!

    Skedarėt e Bashkėngjitur 160272

    Njė njeri nga lakmia pėr t'u bėrė magjistarė shkoi tek njė magjistarė dhe kėrkoi nga ai qė t'a bėnte atė magjistarė.

    Magjistari pranoi kėrkesėn e kėtij njeriu dhe kėrkoi qė pėr t'u bėrė magjistarė, atėherė duhej qė njeriu nė fjalė tė zbatonte nė pėrpikėri tė gjitha udhėzimet qė do i'a jepte magjistari.

    Magjistari i kėrkon njeriut qė tė hynė nė toalet. Njeriu fute nė toalet dhe del.

    Magjistari: Vėrejte gjė?

    Njeriu: Jo asgjė.

    Magjistari: Shko futu sėrish.

    Njeriu futet dhe del sėrish dhe nuk vėren asgjė dhe pastaj magjistari i kėrkon qė tė futet nė toalet pėr herėn e tretė. Atėherė njeriu e provon edhe kėrkesėn e tretė tė magjistarit dhe futet nė toalet.

    Njeriu del nga toaleti, kėtė herė me njė fytyrė pak sa mė tė shqetėsuar.

    Magjistari: Ēfarė vėrejte kėtė herė?

    Njeriu: Kėtė herė ishte mė ndryshe dhe mė e quditshme, pash njė pėllumb tė bardhė tek sa dilte nga trupi im dhe iku nga unė. Ēfarė do thotė kjo?

    Magjistari: eee kėsaj here ke arritur atė qė ke kėrkuar, ai pėllumbi i bardhė qė ka dalur nga trupi jot, ėshtė imani apo besimi juaj nė Zot qė ke pasur deri nė atė moment dhe tash nuk e ke atė pėllumb, kėshtu qė tashmė je bėrė magjistarė dhe mund tė e kryesh kėtė profesion pa problem.

    K. Gashi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 12-04-2013 mė 05:35
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  2. #242
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Ka jetuar nė njė qytet njė njeri shumė i pasur, tė cilit I ėshtė dhėnė ēdo rehati dhe luks nga All-llahu. Ai kishte njė shėrbėtor i cili ishte pak torollak. Njė ditė pasaniku e thirri dhe i paraqiti atij njė dhuratė duke i thėnė: “Mbani kėtė nė njė vend tė sigurt derisa ju tė gjeni dikė mė torollak se vetveten,. kur ju ta gjeni, jepjani atij. ”

    Emri:  ekuiliber248.jpg

Shikime: 1409

Madhėsia:  7.4 KB
    Shėrbėtori u pėrgjigj: “Nė rregull, zotėri!”

    Pas njė kohe, njeriu i pasur u bė shumė i sėmurė. Shumė mjekė e trajtuan atė, por nuk ka pasur asnjė shenjė tė shėrimit. Ai sė fundi ka humbur shpresėn dhe thėrret shėrbėtorin e tij dhe i thotė: “Unė jam duke vdekur tani. Nėse unė ju kam shkaktuar ndonjė pikėllim, ju lutem mė fal”.

    Shėrbėtori: “Zotėri, ku po shkon?”
    Njeriu i pasur: “Ku tė gjithė kanė pėr tė shkuar.”
    Shėrbėtori: “Kur do tė ktheheni?”
    Njeriu i pasur: “Unė jam duke shkuar nė njė vend nga ku nuk ka kthim.”
    Shėrbėtori: “A keni bėrė pėrgatitjet tuaja pėr komoditetin tuaj atje, zotėri?”
    Njeriu i pasur: “Jo”
    Shėrbėtori: “Zotėri, a i keni bėrė aranzhimet pėr tė mbrojtur veten nga tė nxehtit dhe tė ftohtit?”
    Njeriu i pasur: “Jo”
    Shėrbėtori: “Ēfarė ke bėrė nė lidhje me ushqimin tuaj dhe pijen, zotėri”
    Njeriu i pasur: “. Asgjė”

    Pasi e dėgjoi kėtė shėrbėtori, ai qeshi dhe tha: “Zotėri, kjo ėshtė mė e habitshme. Nė shtėpinė tuaj tė pėrkohshme, ju keni bėrė tė gjitha llojet e marrėveshjeve tė gėzimit dhe rehatisė, ndėrtesa dhe pallate, kopshte dhe parqe, shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret, makina tė bukura, dyqane, fabrika dhe tė gjitha llojet e luksit, por pėr shtėpinė tuaj tė pėrhershme, ju nuk keni bėrė asgjė.

    Tani mė thoni zotėri! Ku do tė mund gjej dikė mė torollak se ju? Andaj unė kam pėr ta dhėnė njė dhuratė ty!”.

    Morali: Ne duhet tė jemi mė tė kujdesshėm nė pėrgatitjet tona, dhe se madhėsia e pėrgatitjeve tė jetė paralelisht me kohėn nė tė cilėn do tė qėndrojmė. /ekuiliber/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #243
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    U martua me nje grua shume te bukur por c’ndodhi pastaj?
    Nje burre u martua me nje grua shume te bukur. Pas nje kohe, ndersa burri ishte per tregeti jashte shtetit, gruaja e tij semuret rende dhe si pasoje, fytyra e saj shemtohet aq teper.
    Burrin e lajmerojne per semundjen e gruas dhe gjate kthimit ai e lajmeron familjen qe do vonohet per disa dite sepse kishte pesuar nje aksident te rende dhe kishte humbur te dy syte qe dmth. burri kurre nuk do ta shohe gruan e tij si te shemtuar por do ta mbaje ne mendje ate bukuri te meparshme te gruas se tij.
    Vazhduan jeten ne harmoni derisa u plaken dhe deshi All-llahu qe gruaja te vdiste e para. Ne diten e varrimit, kur burrat u kthyen nga varrimi, edhe burri i gruas se vdekur u kthye por pa e shoqeruar askush, ai ecte i vetem. Njeri prej te pranishmeve e pyeti; ku shkon? Ne shtepine time, tha! Por ti je qorr, nuk sheh, te ndihmoje une!
    Jo, tha. Une kurre s’kam qene i verber por ashtu jam terhequr si i verber tere jeten qe mos ta lendoj zemren e gruas time te ciles iu shemtua fytyra, ajo vdiq e lumtur dhe me ndjenjen se une kurre nuk e pashe te shemtuar, duke menduar se une jam i verber.
    MUSLIMANI I VERTETE, KESHTU E TRAJTON GRUAN E TIJ!/Horizonti Islam/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #244
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Hajduti i ēokollatave
    Emri:  ekuiliber1476.jpg

Shikime: 1421

Madhėsia:  8.7 KB

    Pesėdhjetė vite mė parė, nė njė qytet tė Francės, njė emigrant, xhaxha Ibrahimi nga Turqia, tashmė i shtyrė nė moshė, kishte njė dyqan ku shiste ushqime. Dyqani ndodhej nė katin e parė tė njė godine, ku banonte njė familje ēifute. Kjo familje, kishte njė djalė tetėvjeēar, i cili quhej Xhad. Fėmija i tyre, ishte mėsuar qė ēdo ditė tė zbriste nė dyqanin e xha Ibrahimit dhe tė blinte ushqimet e nevojshme tė familjes. Pėrveē kėsaj, sa herė qė hynte e dilte, ai shfrytėzonte angazhimin e xhaxha Ibrahimit me klientė tė tjerė dhe i vidhte nga njė ēokollatė.

    Njė ditė, djali i vogėl nuk arriti ta marrė hisen e tij tė ēokollatės sė pėrditshme. Por me tė shkelur pragun e derės, dėgjoi zėrin e ėmbėl tė xhaxhait Ibrahim qė i thoshte:”Harrove tė marrėsh ēokollatėn tėnde tė pėrditshme bir!”

    Xhad ngriu nė vend. Ai kishte menduar se ia kishte hedhur atij plaku matuf. Gjer atėherė kishte besuar se ai nuk kishte kuptuar asgjė. Menjėherė u kthye dhe filloi ti lutet, pėrgjėrohet dhe premtojė se nuk do e pėrsėriste mė atė akt tė turpshėm.

    Xhaxha Ibrahimi i buzėqeshi dhe i tha:”Jo. Dua tė mė japėsh fjalėn se nuk do tė vjedhėsh gjė gjatė gjithė jetės tėnde. Veē kėsaj, ēdo ditė qė do tė vish nė dyqan, do tė marrėsh nga njė ēokollatė, si dhuratė prej meje.”

    Xhad pranoi dhe uli kokėn i buzėqeshur.

    Vitet kalonin dhe xhaxhai Ibrahim u shndėrrua nė njė prind tė dytė, madje dhe nė njė shok tė ngushtė. Sa herė qė Xhad ndihej keq, pėrballej me ndonjė vėshtirėsi dhe donte ti qajė hallin dikujt, drejtohej pėr tek xhaxha Ibrahimi. Pasi e dėgjonte me vėmendje, xha Ibrahimi nxirrte njė libėr nga sirtari, ia zgjaste Xhad-it dhe i kėrkonte ta hapė nė cilėndo faqe. Mandej, xhaxha Ibrahimi e merrte librin dhe lexonte diēka nė faqen pėrkatėse. Pasi e mbyllte librin, i tregonte Xhad-it si duhet tė veprojė nė atė rast. Gjithmonė, zgjidhjet dhe ndihma e xhaxhait Ibrahim kishin qenė tė efektshme.

    Pas shtatėmbėdhjetė vitesh…

    Kaluan plot shtatėmbėdhjetė vite dhe marrėdhėniet mes dy miqve veē forcoheshin. Tashmė Xhad kishte mbushur 24 vjeē, ndėrkohė qė xhaxha Ibrahimi kishte mbushur 67.

    Para se tė vdesė, xhaxha Ibrahimi kishte lėnė njė sėnduk, brenda tė cilit kishte vėnė librin nė tė cilin gjente zgjidhjet pėr shqetėsimet e Xhad. Ai i kishte porositur fėmijėt e tij qė kėtė sėnduk, pas vdekjes sė tij, t’ia jepnin Xhad-dit, si dhuratė.

    Sigurisht qė Xhad u mėrzit shumė me vdekjen e mikut tė tij mė tė mirė. Fėmijėt e tij, ia dorėzuan sėndukun. Pasi e hapi, pa nė tė librin, tė cilin e vuri mėnjanė.

    Njė ditė, pėrballet me njė problem tė madh, nga to qė dinte t’ia zgjidhė vetėm xhaxha Ibrahimi. Menjėherė nė mendje i erdhi libri nė sėnduk. Hapi sėndukun, nxori librin, e hapi dhe pa qė ishte shkruar nė arabisht, tė cilėn nuk e kuptonte. U nis pėr tek njė koleg i tij tunizian dhe i kėrkoi ti lexojė diēka. Mandej, Xhad i tregoi pėr hallin qė kishte dhe kolegu tunizian, i tregoi si ta zgjidhė.

    Xhad shtangu nė vend.

    Ēfarė qenka ky libėr qė ofron zgjidhje tė gatshme?!

    Ėshtė Kurani. Ia ktheu tuniziani.

    Ky ėshtė Kurani, libri i myslimanėve?! Pyeti Xhad.

    Po – iu pėrgjigj tuniziani.

    Ēfarė duhet tė bėj qė tė bėhem mysliman? Pyeti Xhad.

    Tė thuash: Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr tė merituar pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij – i tha me njė frymė tuniziani.

    Xhad aty pėr aty: Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr tė merituar pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij.

    Kėshtu, Xhad u bė mysliman dhe qė atė ditė, zgjodhi pėr emėr Xhadullah Kurani. Qė atė ditė, vendosi qė pjeėn tjetėr tė jetės t’ia kushtojė Kuranit dhe mesazhit tė tij. Ai e mėsoi pėrmendėsh Kuranin, e kuptoi mirė dhe filloi t’ua prezantojė njerėzve tė tjerė nė Evropė.

    Njė ditė, ai kishte hapur mus’hafin qė ia kishte dhuruar xhaxha Ibrahimi. Brenda tij ishte harta e botės, mbi hartėn e Afrikės ishte firma e xhaxha Ibrahimit dhe poshtė saj:”Fto nė rrugėn e Zotit me urtėsi dhe butėsi!”

    Kėtė, ai e interpretoi si njė porosi nga ana e xhaxha Ibrahimit, tė cilėn vendosi ta zbatojė menjėherė. Kėshtu, e la Evropėn dhe u nis drejt Kenias, Sudanit tė jugut, Uganda dhe vende tė tjera afrikane. Ai u bė shkak qė fiset Zulu, tė pranojnė islamin.

    Pasi kaloi vite tė tėra duke i prezantuar banorėt e kontinentit afrikan me islamin, Xhadullah Kurani, ndėrroi jetė, pėr shkak tė sėmundjeve qė kishte marrė atje. Ai ndėrroi jetė nė vitin 2003, nė moshėn 54 vjeēare.

    Dy vite pasi kishte ndėrruar jetė, nėna e tij me besim fetar hebraizmin, pėrqafon islamin, nė moshė tė thyer. Ajo tregon se tridhjetė vitet e fundit, vite tė cilat i biri i saj i kaloi duke propaganduar islamin, i kishte kaluar duke u pėrpjekur qė ti ndryshojė mendje tė birit, qė tė kthehet sėrish nė fenė e tė parėve. Me gjithė arsimin e lartė dhe aftėsitė e saj bindėse, dėshtoi nė kėtė mision. Sakaq, xhaxha Ibrahimi, ai burrė i moshuar dhe i paarsimuar mysliman, kishte arritur qė t’ia ndryshojė besimin tė birit.

    Pėrse e pranoi islamin Xhad?

    Ai vetė tregon se pėrgjatė shtatėmbėdhjetė viteve, xhaxha Ibrahimin nuk e kishte dėgjuar asnjėherė tė pėrdorė fjalė si “Qafir” dhe “ēifut” apo qoftė dhe ti kėrkojė qė tė bėhet mysliman. Gjatė shtatėmbėdhjetė viteve nuk i kishte folur as dhe njė fjalė pėr fenė islame, hebraike apo pėr faktin se ai vetė ishte mysliman.

    Njė herė, dikush e pyeti sesi ndihej rreth faktit qė ishte bėrė shkak qė miliona njerėz nė Afrikė kishin pranuar Islamin pėr shkak tė tij. Ai u pėrgjigj se gjithēka ishte vetėm njė pjesė e mirėnjohjes qė ndjente pėr xhaxha Ibrahimin.

    Historia e Xhad me xhaxha Ibrahimin, eshte bere dhe film (Monsiour Ibrahim)./mesazhi/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #245
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Drejtėsia shembullore e Umer ibnul Hatabit ndaj tė krishterit nė garat e kuajve

    Omer ibnul hatabi njė ditė kishte caktuar Amr ibn Asin r.a si guvernator tė egjiptit. Nė garat e kuajve qė zhvilloheshin, nga konkurentėt mė tė mirė ishin njė kristian dhe djali i guvernatorit. Nė fund, garėn e fiton kristiani. Djali i guvernatorit i zemėruar e godet kristianin me kamxhik nė kokė duke i thėnė: "Si ta fitosh garėn ti, kur unė jam djali i guvernatorit tė nderuar?"
    Emri:  10566_481879945223804_1216968641_n.jpg

Shikime: 2644

Madhėsia:  35.7 KB
    Djali i kristianit i tha se do tė ankohem te Prijėsi i besimtarėve, Umer ibnul hatabi. Kur pėrmendej emri i tij nė atė kohė, dridheshin edhe mbretėrit e Persisė dhe tė Romės. Mjaftonte qė njė njeriu tė keq t'i thotė qė do tė ankohem tek Umeri dhe ai tė ndalohej nga padrejtėsit dhe zullumet.
    Por kristiani e dinte qė muslimanėt ishin tė drejtė dhe do vendosnin drejtėsi nė kėtė qėshtje. I bindur pėr kėtė, merr rrugėn dhe udhėton me devenė e tij nga egjipti pėr nė medinė, kryeqytetin e islamit dhe tė drejtėsisė, ku takon Umerin r.a, udhėheqėsin e muslimanėve, tė cilit i thotė: Unė jam njė kristian nga egjipti. Hyra nė garat e kuajve dhe i fitova ato, por djali i guvernatorit tėnd mė goditi dhe mė tha: "Si ta fitosh garėn ti, kur unė jam djali i guvernatorit tė nderuar?" Kur e dėgjoi kėtė Umeri r.a, mblodhi shokėt nė xhami dhe i shkroi njė letėr Amrit ku e urdhėronte tė vinte menjėherė bashkė me tė birin.
    Pasi erdhi amri me tė birin dhe u takuan me Umerin r.a. ky i fundit merr kamxhikun qė e mbante nė dorė, me tė cilin vendoste drejtėsinė, ia drejton kristianit dhe i thėnė: "Bjeri tani djalit tė guvernatorit tė nderuar!" Kėshtu kristiani e godet tė birin e amrit. Umeri r.a i thotė: "Tani bjeri dhe kokės sė guvernatorit!" Kristiani i habitur i thotė: "Mua mė goditi djali i guvernatorit dhe jo vetė guvernatori.", por Umeri r.a ia kthen: " Bjeri edhe guvernatorit, pasi djali i tij nuk tė goditi veqse duke u mbėshtetur mbi pushtetin e babait." Mė pas i drejtohet Amrit dhe i thotė:
    "Qysh kur keni filluar t'i robėroni njerėzit, nė njė kohė kur nėnat i kan lindur tė lirė?"

    Kerim Gashi - marrė nga libri "Njerėz tė Mėdhenj - Aid El Karnij
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #246
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Drejtėsia shembullore e Umer ibnul Hatabit ndaj tė krishterit nė garat e kuajve

    Omer ibnul hatabi njė ditė kishte caktuar Amr ibn Asin r.a si guvernator tė egjiptit.
    Ne kohen kur ka jetuar Omer ibnul Khatabi, Egjipti nuk ishte akoma pushtuar prej arabeve myslimane!!
    Jarigas

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2013
    Postime
    1

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Pse ja fut kot, ne kohen e Omerit islami depertoj ne Siri, Egjipt dhe ne Iran

  8. #248
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Citim Postuar mė parė nga Sylmahalla Lexo Postimin
    Pse ja fut kot, ne kohen e Omerit islami depertoj ne Siri, Egjipt dhe ne Iran
    Nuk ishte Islami ai qe depertoi, por arabet! Per sa i perket tregimit, Amr ibn As filloi pushtimin e Egjiptit ne dhjetorin e vitit 640, ndersa kalifi Omar vdiq ne vitin 644!!Tani a mund te me thuash se ne ē'rrethana u be e mundur qe nje i krishtere i Egjiptit te shkoje ne Medine per t'iu ankuar prijesit te myslimaneve?? Dhe, a nuk do te ishte e udhes te shprehemi per gara ndermjet egjiptianeve te krishtere dhe pushtuesve arabe myslimane??!!
    Jarigas

  9. #249
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    jarigas e ka varros Amr ibn Asin.. Pse ja fusni kot ju tjeter? :A cnjerz :@
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #250
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Ky ka qenė Imam shafi'iu (Tregim Madhėshtor)

    Imam shafiu ėshtė rritur jetim, pasi babai i kishte vdekur pa lindur. Nėna e tij udhėtoi nga Palestina pėr nė Mekkė, ku morri me qera njė dhomė prej qerpiēi. Ngaqė ishte I varfėr dhe nuk kishte penė dhe fletore pėr tė shkruar mėsimet, imam Shafiu I shkruante ato nė kocka dhe dėrrasa qė gjente. Njė ditė, nėna e tij I tha: “Nuk ka mbetur gjė tjetėr veēse t’ua lirojmė dhomėn kockave dhe dėrrasave tua dhe tė flemė jashtė!”

    Kur dėgjoi kėto fjalė nga nėna e tij, Shafiu mėsoi pėrmendėsh gjithēka qė kishte shkruar mbi kėto kocka dhe dėrrasa dhe pastaj i largoi nga dhoma ku flinin. Ai ishte njė gjeni qe edhe pse nė kulmin e varfėrisė, jetonte me shpresė dhe plot optimizėm.

    Mbi brengat dhe fatėkeqėsitė e jetės, ai thotė nė disa vargje:

    “Lėre kohėn tė sillet si tė dojė.
    Kur vjen caktimi i Zotit, prite me gėzim.
    Mos u brengos nga fatėkeqėsitė e jetės,
    Fatėkeqėsitė e kėsaj bote e kanė njė pėrfundim.”


    Kerim Gashi: marrė nga libri “njerėz tė mėdhenj” – AID El- KARNIJ
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  11. #251
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Rėndėsia e krimbave

    Njė mbret njėherė po kalonte nėpėr njė rrugė, kur sytė i shkuan tek njė bajgė. Mbreti vėrejti se nė atė bajgė kishte disa krimba. Menjėherė nė kokė filloi t’i sillej mendimi se prapa krijimit tė atyre krimbave nuk ekzistonte asnjė qėllim. Ata janė tė padobishėm, pa ndonjė detyrė tė rėndėsishme.

    S’kaloi shumė kohė nga ajo ditė dhe mbretit i humbi shikimi. Duke qenė se ishte i pasur, si mbret mė, ai shpenzoi me mijėra para duke provuar mjekime tė ndryshme nė mėnyrė qė t’i kthehej shikimi. Ēdo gjė ishte e kot. Nė ndėrkohė dėgjoi se ekzistonte njė mjek popullor i dėvotshėm qė ishte shumė i mirė. Mbreti e thirri atė.

    Mjeku popullor refuzoi tė shkonte tek mbreti dhe kėrkoi qė mbreti tė shkonte tek ai. Pasi qė e kontrolloi mbretin, ky mjek i dha njė bar nė formė pudre qė ai t’i lyente sytė me tė tri herė nė ditė. Gradualisht, ditė pas dite, mbretit iu kthye i tėrė shikimi.

    Mbreti shkoi personalisht tek mjeku nė fjalė me shumė dhurata pėr tė, mirėpo ai i refuzoi. Atėherė mbreti i tha: “Sė paku, mė thuaj se ēfarė ke pėrdorur nė atė ilaē tė mrekullueshėm?!” Mjeku iu pėrgjigj se kishte pėrdorur krimbat qė gjenden nėpėr bajga tė kafshėve. Pra, ai i mori dhe i thau ata, i shtypi e i bėri nė formė pudre dhe atė ilaē ia dha mbretit. Mbreti menjėherė u ngrit dhe i ra nė sexhde Allahut Fuqiplotė, i Cili krijoi secilin atom me njė qėllim tė caktuar.

    Pra, le tė mos e nėnēmojmė asnjė krijesė tė Allahut tė Madhėrishėm, ngaqė ēdo gjė ekziston pėr njė arsye. Ngjarjet qė na ndodhin ne gjithashtu kanė njė qėllim tė caktuar. Secili njeri ėshtė njė thesar i vlefshėm qė mund t’i sjellė dobi botės.

    Pėrktheu: Breziiri
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  12. #252
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Historia e dy skllevėrve


    Njė herė njė mbret i bleu dy skllevėr. Njėri nga ta ishte i pashėm, kurse tjetri ishte i shėmtuar.

    Mbreti kėrkoi qė skllavi i pashėm tė shkonte tė pastrohej. Kur shkoi ky, mbreti e pyeti skllavin e shėmtuar: “Shoku yt mė ka folur shumė fjalė tė kėqia pėr ty. Ai mė tha se ti je hajdut dhe ke karakter tė keq. A ėshtė kjo e vėrtetė?”

    Skllavi iu pėrgjigj se shoku i tij ishte i pashėm dhe se bukuria e tij e jashtme patjetėr duhej tė ishte reflektim i bukurisė sė brendshme tė tij. Ai nuk besonte se njė njeri aq i pashėm mund tė gėnjente. Prandaj edhe shtoi: “Nėse shoku im mendon keq pėr mua, atėherė vėrtet me mua nuk qenka diēka nė rregull. Kam frikė se ai ka tė drejtė.”

    Mbreti e dinte se bukuria ishte vetėm njė dhuratė e Allahut xh.sh. dhe nuk do tė thoshte se njė person qė kishte fytyrė tė bukur, kishte edhe zėmėr tė bukur e tė pastėr gjithashtu.

    Mbreti mbeti i mahnitur nga karakteri dhe inteligjenca e kėtij skllavi. Nė tė njėjtėn kohė, skllavi i parė u kthye pasi qė ishte pastruar.

    Mbreti e dėrgoi edhe skllavin e dytė (pra, tė shėmtuarin) qė tė pastrohej dhe pasi qė ky shkoi, i tha skllavit tė pashėm se shoku i tij fliste fjalė tė kėqija pėr tė. Kur e dėgjoi kėtė gjė, skllavi shpėrtheu me sharje kundėr shokut tė vet duke thėnė nė mes tė tjerash se ai ishte gėnjėshtar dhe vagabond.

    Kėshtu qė mbreti erdhi nė pėrfundim se skllavi me fytyrė tė bukur nuk kishte vlerė tė brendshme, kurse skllavi me fytyrė tė shėmtuar kishte shumė vlerė tė brendshme.

    Morali i kėtij rrėfimi ėshtė se bukuria ėshtė vetėm sipėrfaqėsore. Ēdo gjė qė shkėlqen nuk ėshtė ari. “Secili njeri fshihet nėn gjuhėn e tij.” Gjuha shfaq inteligjencėn e brendshme, si edhe poshtėrsinė e brendshme gjithashtu. “Siguria e njė njeriu qėndron nė zotėrimin e gjuhės sė vet.”

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Ai qė ėshtė i heshtur, ėshtė i suksesshėm!”

    Pėrktheu: Daim Abazi
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  13. #253
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    @Fisniku-Student, asnjehere nuk humb respekti ndaj jush dhe sa here shoh emrin tend qe ke bere postim dikund e lexoje.
    All-llahu te ruajt.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ILMGAP pėr postimin:

    fisniku-student (04-02-2014)

  15. #254
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Kapigjiku (dera e vogėl) qė shpėtoi dy familje nė luftė! (ngjarje e vėrtetė)

    Njė derė e vogėl e cila i lidhte dy familje me familjet tjera, pasi qė ishte e 'padobishme' dhe aspak e rėndėsishme, madje pėrmes kėsaj dere tė vogėl nė shumicėn e rasteve vetėm se qenėt dhe macet e shfrytėzonin, andaj u morrė vendim nga ana e kėtyre dy familjeve qė tė mbyllej ajo derė e vogėl, madje edhe diskutohej se si tė mbyllej sepse ishte e padobishme tashmė, ngase edhe raportet miqėsie me familjet qė i lidhte kjo derė e vogėl nuk egzistonin mė.

    Me kalimin e kohės edhe pse ishte marrė vendimi qė tė mbyllej kjo derė, mirėpo hapi nė praktikė pėr t'u mbyllė, nuk ishte marrė akoma. Situatė e tensionuar lufte mbretėronte ato ditė, ishte 25 mars 1999, ku NATO kishte filluar aksionet me avione mbi serbinė, dhe po kėtė natė ndodhi njė ngjarje e cila edhe sot diskutohet. Nė kėtė natė, forcat serbe hyrėn me tanke e breshėri plumbash nė oborrin e kėtyre dy familjeve dhe pėr qudi, ajo dera e vogėl e cila konsiderohej se ishte aspak e dobishme dhe qė ishte marrė vendim tė mbyllej, shėrbeu si shpėtim pėr 11 anėtarė tė kėtyre dy familjeve, sepse nga ajo derė ikėn dhe shpėtuan nga sulmet qė mė vonė nga analizat qė u bėnė, nuk kishte pasur gjasa qė tė shpėtonte asnjėri prej kėtyre 11 personave. Andaj sot pas disa viteve, diskutohet ajo derė e vogėl pėr nga madhėsia por e madhe nga vlera e saj shpėtuese. Sa e sa jetė janė shpėtuar nga kėto lloj kapigjikė nė luftėn e fundit nė Kosovė edhe pse paraprakisht vlenin si hendeqe mes fqinjėsh?!!

    Zatėn, vlera e tė mbajturit lidhje ndėrmjet tė afėrmėve vėrteton se edhe njė derė e vogėl e cila lidhė tė afėrmit, di tė shpėtoj edhe jetė njerėzish, pėrpos qė mund t'i jap jetė njė marėdhėnje fqinjėsore.

    Allahu i Madhėruar pėr kėtė qėshtje ka porositur robėrit e Tij tė cilėt mendojnė, ku thotė:

    “Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, dhe ruajeni farefisin (akraballėkun)” (Nisa – 1)

    Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Nuk mban lidhjet farefisnore ai qė kthen (vizitat) por ėshtė ai qė kur i ndėrpritet farefisnia i rivendos lidhjet (me ta)”. (Buhariu)

    Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotė: kam dėgjuar Pejgmaberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dukė thėnė: “kush dėshiron t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le tė mbajė lidhjet farefisnore.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Shkroi: Kerim Gashi
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  16. #255
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Kush i hap gropėn tjetrit, bie vetė brenda

    Ai ishte njė njeri zemėrmirė. Herė pas here, meqė kishte dhe miqėsi, shkonte tek mbreti dhe ndėr tė tjera i thoshte dhe kėtė shprehje:”Shpėrbleja atij qė tė ka bėrė mirė, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes.” Njėri nga oborrtarėt e mbretit, fillon dhe e xhelozon kėtė burrė qė vjen e bisedon kaq shtruar me mbretin, prandaj filloi tė mendojė si t’ia bėjė gropėn. Njė ditė, gjeti rastin kur emri i tij u pėrmend nga mbreti dhe menjėherė ndėrhyri dhe i tha:”Lartmadhėria juaj! Unė e di ēfarė respekti keni pėr kėtė njeri, por ka diēka qė nuk shkon nė kėtė mes, pasi respekti nuk ėshtė i ndėrsjellėt.”
    Mbreti e pyeti:”Ēfarė do tė thuash me kėtė? Ēfarė ka ngjarė? Fol hapur!”
    Oborrtari u pėrgjigj:”Mė ndjeni qė po ua them, por kam dėgjuar se ai ėshtė shprehur se juve u vjen erė e keqe nga goja, gjė tė cilėn mezi e duron. Nėse doni ta provoni kėtė, ndiqeni me vėmendje kur tė vijė herėn tjetėr.”
    Mbreti i tha:”Mirė, mė lėr tė mendohem.”
    Tė nesėrmen, mbreti i ēoi fjalė mikut tė tij nėpėrmjet oborrtarit, i cili para se ti pėrcjellė ftesėn e mbretit, e ftoi nė shtėpinė e tij, ku i ofroi ushqim me hudhra. Mandej, i tregoi se duhej tė shkonin tek mbreti pėr njė ēėshtje. Meqė kishte ngrėnė hudhra, e kėshilloi qė tė qėndrojė paksa larg mbretit, dhe tė mbajė dorėn mbi gojė, me qėllim qė aroma e hudhrės tė mos i mbėrrijė mbretit.
    Pasi hyri dhe u pėrshėndet me mbretin, si gjithmonė, ai i fėrkoi kėmbėn dhe i tha shprehjen:”Shpėrbleja atij qė tė ka bėrė mirė, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes.”
    Mbreti i tha:”Pa mu afro pak!” dhe miku i tij u afrua, por vuri dorėn mbi gojė, me qėllim qė aroma e hudhrės qė kishte ngrėnė, mos i shkonte mbretit.
    Me vete, mbreti mendoi:”Aha, qenka e vėrtetė ajo qė mė tha oborrtari.”
    Ishte bėrė zakon qė mbreti nėse shkruante njė letėr me dorėn e tij, ajo letėr shkruhej pėr ti dhėnė personit nė fjalė njė shpėrblim tė vyer. Nė fakt, nė letėr, mbreti i shkruan xhelatit tė tij, qė me tė ardhur mbajtėsi i kėsaj letre, priji kokėn.
    Miku i tij e mori letrėn dhe u nis nė destinacionin ku e urdhėroi mbreti. Me tė dalė nė sallon, i doli oborrtari ziliqar, i cili e pyeti:”Ku e more kėtė letėr?”
    Miku i mbretit i tha:”Ma dha vetė lartmadhėria e tij. Mesa duket ndonjė dhuratė.”
    Oborrtari i tha:”Pash Zotin ma jep mua. Ti e ke mik mbretin dhe do tė japė ndonjė tjetėr. Hė tė lutem!” Dhe miku ia dha. I gėzuar, oborrtari u nis drejt destinacionit, ku e priste xhelati, i cili me ta lexuar letrėn, e ēoi nė vend porosinė.
    Tė nesėrmen, miku i mbretit vajti sėrish tek mbreti dhe si gjithmonė, i tha shprehjen e tij tė famshme:”Shpėrbleja atij qė tė ka bėrė mirė, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes.”
    I befasuar, mbreti e pyeti:”Po letrėn qė tė dhashė unė dje, ēfarė e bėre?”
    Miku iu pėrgjigj:”Kur dola nga ti, takova filanin, i cili mu lut e mė bėri rixha qė t’ia jap atij dhe unė ia dhashė.”
    Mbreti mbylli sytė dhe mandej i tha:”Ai mė pati thėnė se ti je shprehur se mua mė vjen erė shumė e keqe nga goja.”
    Miku iu pėrgjigj:”Pasha Zotin se kam thėnė njė fjalė tė tillė asnjėherė, as nė mendje nuk mė ka shkuar.”
    Mbreti e pyeti:”Po pėrse e vure dorėn tek goja, kur tė kėrkova tė afrohesh?”
    Miku iu pėrgjigj:”Sepse oborrtari yt mė dha ushqim me hudhėr dhe unė nuk desha qė aroma e hudhrės qė kisha ngrėnė tė mbėrrijė tek ti.”
    Atėherė, mbreti e kuptoi kurthin qė kishte ngritur veziri i tij dhe duke e parė nė sy mikun e vet, i tha:”Fjala jote qė ma pėrsėrit sa herė qė vjen tek unė, u vėrtetua. :”Shpėrbleja atij qė tė ka bėrė mirė, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes. ”Shpėrbleja atij qė tė ka bėrė mirė, se dashakeqit i mjafton e liga e vetes.”
    Bėrthama e tė mirės, gjithmonė do tė ēelė duke mbirė njė bimė e dobishme, sakaq pasojat e tė ligės do i korrė vetėm i ligu. Pėrderisa i trajton njerėzit me mirėsi dhe me ē’tė mundesh i ndihmon, mos ua kij frikėn ziliqarėve.

    Vetem nje minute
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  17. #256
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Mos i paragjyko njerėzit – Njė mėsim nga Sulltan Murati i IV-tė

    Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtė dhe mbikėqyrte vendin dhe popullin e tij.

    Nė njė natė kishte siklet dhe e thirri rojėn e tij pėr tė dal jashtė. Nė rrugė e siper pa njė turmė njerėzish dhe njė njeri tė shtrirė pėr tokė.

    Sulltani e preku me shkop, mirėpo tanimė ai ishte i vdekur, ndėrsa njerėzit shkuan nė punėt e tyre. Sulltani, tė cilin njerėzit nuk e njihnin, u mundua tė mėsoj diēka pėr njeriun qė kishte vdekur.

    Ai pyeti: “Pse ky njeri qėndron i vdekur nė rrugė dhe askush nuk i interesohet pėr tė? Ku ėshtė familja e tij?”

    Ata iu pėrgjigjėn: “Ai ėshtė filani, pijaneci dhe zinaqari!”

    Sulltani pyeti: “Po, a nuk ėshtė ai nga Ummeti i Muhamedit a.s.? Ejani, mė ndihmoni tani ta dėrgojmė nė shtėpi.”

    Pas kėsaj njerėzit i ndihmuan sulltanit ta dėrgojnė tė vdekurin nė shtėpinė e tij, dhe pasi e dėrguan tė gjithė shkuan. Sulltani dhe ndihmėsit e tij mbetėn aty. Kur gruaja e njeriut tė vdekur e pa trupin e tij tė pajetė, filloi tė qaj. Ajo mbi trupin e tij i tha kėto fjalė: “Allahu tė mėshiroftė! Unė dėshmoj se ti je nga tė devotshmit”.

    Sulltani mbeti i habitur dhe pyeti: “Si mund tė jetė ai i devotshėm kur njerėzit thonė lloj lloj gjėrash pėr tė. Aq gjėra tė kėqija flitnin sa qė askujt nuk i interesonte pse qėndron i vdekur nė tokė. Ajo u pėrgjigj: “Kėtė edhe unė e kam pritur. Burri im, ēdo natė shkonte nė kafene dhe blinte verė aq sa mundej. Pastaj e sillte nė shtėpi dhe e derdhte. Thoshte: “Sonte i mbrojta pak muslimanėt. Pastaj shkonte tek prostitutet, u jepte para dhe u thoshte tė mbyllin dyert deri nė mėngjes. Pastaj kthehej nė shtėpi dhe thoshte: Sot kam mbrojtur vajzėn dhe djemtė e rinj nga zinaja.”

    Njerėzit e shihnin duke blerė verė dhe duke shkuar tek prostitutet, andaj kanė thėnė gjėra tė tilla pėr tė.

    Njėherė i thash: “Kur do tė vdesėsh askush nuk do tė dėshirojė tė tė lajė dhe tė falė xhenazen tėnde”.

    Ai duke buzėqeshur mu pėrgjigj: “Mos u frikėso, sulltani i besimtarėve, bashkė me tė devotshmit do tė ma falin xhenazen.”

    Sulltani filloi tė qaj dhe tha: “Pasha Allahun, e ka thėnė tė vėrtetėn sepse unė jam sulltan Murati. Nesėr do ta lajmė xhenazen, do ta falim dhe do ta varrosim”. Dhe kėshtu edhe ndodhi. Sulltani, dijetarėt, njerėzit e devotshėm dhe populli ia falėn xhenazen.

    Ne gjykojmė pėr njerėzit nė bazė tė asaj ēka shohim dhe dėgjojmė pėr ta. Nėse do tė dinim se ēfarė mbajnė nė zemra do tė ishte ndryshe. Atė e di vetėm Allahu i Madhėrishėm.

    “O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri tjetrit, dhe mos pėrgojoni njėri tjetrin…” (Huxhurat, 12)

    Sulltan Murati i IV ėshtė nga sulltanėt mė tė rėndėsishėm osman, posaēėrisht nė periudhėn e vonshme tė Kalifatit Osman. Ka lindur nė vitin 1609. Babai i vdiq derisa ishte ende fėmijė dhe tė gjithė kujdesin pėr tė e morri nėna e tij. Nė fron erdhi nė moshėn 14 vjeēare dhe u pėrball me probleme tė shumta. Shumica e konsiderojnė si themeluesin e dytė tė Perandorisė Osmane, sepse arriti qė nė dinasti tė kthejė harmoninė dhe rregullin, pasi qė ,pas vdekjes sė sulltan Sulejmanit, filloi tė shkatėrrohet

    Historianėt e pėrshkruajnė si shumė tė guximshėm, trim dhe tė fuqishėm.

    Nuk mungoi nė asnjė betejė tė ushtrisė sė tij, i udhėhiqte dhe qėndronte nė mesin e njerėzve tė thjeshtė, ndėrsa gjatė betejave shpesh flinte edhe nė kalin e tij. Udhėhoqi shtetin 16 vjet e 11 muaj, ndėrsa vdiq nė vitin 1640, nė moshėn tridhjetė vjeēare.

    Pėrshtati: Arsim Dauti

    (Islampress

  18. #257
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anėtarėsuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Vendosa te marr nga drita e Islamit zgjodha Doktorr Ahmad Al-Mu'bi Saudi ja si e shikojne nje femij myslymanet, mos e humbisni kete video !

  19. #258
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    FORCA E BESIMIT: Allahu ėshtė Falėsi mė i Madh!
    Transmetohet se nė ditėt kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelėt nė shkretėtirė, njė thatėsirė e madhe kaploi. Sė bashku, ata i ngritėn duart drejt qiellit duke u lutur pėr shi. Por pėr ēudi tė Musait a.s. dhe tė atyre aty, pak re tė shpėrndara nė qiell u zhdukėn krejt, nxehtėsia u lėshua edhe mė mbi ta dhe thatėsira po ashtu.
    Iu shpall Musair a.s. se nė mes tyre gjendej njė njeri qė nuk i bindej Allahut subhanehu ue teala pėr mė shumė se 40 vjet. "Thuaj qė tė largohet vetė ai nga bashkėsia juaj", i tha Allahu s.v.t. Musait, "dhe vetėm atėherė Unė do tė derdh shiun mbi ju."
    Kėshtu Musai a.s. thirri njerėzit dhe u tha: "Njė njeri mes nesh nuk i ėshtė bindur Allahut pėr 40 vjet. Vetėm pasi ai te dali vetė dhe tė largohet nga turma, Allahu do tė na lėshojė shiun." Burri priti duke parė majtas e djathtas me shpresė se po del dikush tjetėr tė thotė qė ai ėshtė, por askush nuk po dilte. Djersėt filluan t'i dalin dhe ai e dinte se bėhej fjalė pėr tė.
    Burri filloi tė mendojė se nėse nuk tregonte tė gjithė njerėzit do tė vdisnin nga etja, por nėse dilte para turmės do tė turpėrohej pėrgjithmonė.
    Ashtu nė heshtje i ngre duart me njė sinqeritet tė madh qė nuk e kishte ndier mė parė dhe me lotėt qė i ridhnin nė faqe tha: "O Allah mė mėshiro! O Allah m'i mbulo mėkatet! O Allah, mė fal!"
    E ndėrsa Musa a.s. dhe njerėzit e tjerė po prisnin qė njė njeri tė dalė para turmės si mėkatari, retė u mblodhėn nė qiell dhe shiu filloi tė bjerė mbi ta. Musai a.s. e pyeti Allahun s.v.t. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mėkatari nuk e tregoi se kush ėshtė." Allahu s.v.t. iu pėrgjigj: "O Musa, ėshtė pėr shkak tė pendimit tė atij njeriu qė unė bekova gjithė Beni Izraelėt me ujė."
    Musai as. duke dashur tė dijė se kush ėshtė ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush ėshtė ky njeri O Allah!" Allahu s.v.t. pėrgjigjet: "O Musa, Unė ia fsheha gjynahet kėtij njeriu pėr 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?"
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  20. #259
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Post Mesazhi i qytetares franceze

    Marrė nga facebook.com/ahmedkalaja
    “Letra qė gozhdoi Francėn.
    Merjeme Petronin i bėn thirrje Macronit tė pranoj Islamin.“
    Mesazhi i qytetares franceze pėr presidentin e Republikės sė Francės. Ajo shpalli publikisht, nė tokėn franceze, kalimin nė Islam. Kėtė njoftim nuk e bėri nė Republikėn e Malit ku ishte e burgosur nga muslimanėt!
    Ky ėshtė mesazhi i zonjės Merjem (Sophia Petronin) drejtuar kryetarit tė Francės z. Emanuel Macronit:
    z. Macron, paqja qoftė mbi atė qė e pason Udhėzimin islam…
    Kuptova se jeni befasuar, se si Sophia Petronin, franceze e racės sė bardhė me gjakė tė pastėr, krishtere katolike, ka kaluar nė Islam, pas 75 vite kaluar nė krishterizėm dhe pas 4 vite qėndrimi e burgosur nė mesin e muslimanėve!
    Mė lejoni t’ua thjeshtėsoj disa gjėra…
    Zotėri Macron!
    Po. Isha e robėruar tek muslimanėt!
    Megjithatė duhet ta dini! Ata asnjėherė nuk abuzuan me mua. Sjellja e tyre ndaj meje ishte me shumė respekt dhe nderė. Ata mė ofruan ushqim dhe pije, madje, pėrkundėr mungesės sė burimeve ushqimore pėr veten, nė rend tė parė i dhanė pėrparėsi nevojave tė mia, duke respektuar maksimalisht privatėsinė time.
    Askush, nė asnjė rast tė vetėm, nuk ka paraqitur ndonjė ngacmim verbal apo fizik, nuk janė tallur me besimin tim, me Jezu Krishtin, me Virgjėreshėn Mari, paqja qoftė mbi ta, sikur Ju veproni me tė Dėrguarin Muhamed a. s (paqja dhė mėshira qofshin mbi te).
    Nuk mė detyruan nė Islam. Unė isha ajo qė pashė nė sjelljet e tyre, se ata janė njerėz qė pastrohen me ujė, i luten Zotit pesė herė nė ditė dhe agjėrojnė muajin e ramazanit.
    Zotėri Macron!
    Po. Ėshtė e vėrtetė se muslimanėt nė Mali janė tė varfėr, vendi i tyre ėshtė i varfėr. Nuk e kanė Kullėn e Ajfelit, nuk dinė pėr parfumet tona franceze, por ata janė mė tė pastėr se ne, me trupat dhe zemrat e tyre..
    Po. Ata nuk posedojnė vetura luksoze, nuk jetojnė nė kullat e larta, por ambiciet e tyre janė mbi retė qiellore, ndėrsa besimi i tyre ėshtė mė i fuqishėm se malet.
    Zotėri Macron!
    A keni dėgjuar Ju nė jetėn tuaj ndonjėher leximin e Kur’anit tė cilin ata qartazi e pėrsėrisin, nė lutjet e tyre, nė mengjes dhe mbrėmje?
    Recitim i mrekullueshėm! Madje edhe kur nuk e kuptoni se ēfarė shqiptojnė, zemra dhe trupi Juaj do tė dridhet derisa i dėgjoni se si i shqiptojnė fjalėt e Zotit tė cilat ata i kanė mėsuar pėrmendėsh!
    Atėherė kur me vetėdijen tuaj ta ndjeni dhe kuptoni se kjo nuk ėshtė bisedė njerėzore, por melodi qiellore qė ėshtė lėshuar nga Qielli, iu paraqitet Juve, dėshira e papėrmbajtur pėr tė kuptuar atė qė ata lexojnė, nė mengjes dhe mbrėmje, gjatė himneve tė tyre qiellore!.
    Zotėri Macron!
    A keni provuar ndonjėherė nė jetėn tuaj tė lėshoni fytyrėn tuaj me respekt pėr Zotin dhe tė ndjeni se si balli prek tokėn derisa i pėrshpėritė Zotit pėr brengat e veta duke falėnderuar Zotin, pėr mirėsitė dhe mirėqenien e Tij?
    A keni provuar ndonjėherė afėrsinė e Zotit me Juve, dhe afėrsinė tuaj me Tė?
    Zotėri Macroni!
    Gratė e tyre janė tė zeza si thėngjilli, por me zemra tė bardha sikur qumėshti.
    Bartin veshje tė thjeshtė, por nė sytė e njerėzve tė vet janė mė tė bukurat e botės. Nuk pėrzihen me burrat e huaj, e as ata me to. Nuk i sjellin meshkujt e huaj nė shtėpitė e tyre nė mungesė tė burrave. Ato nuk dehen, nuk luajnė bixhoz, dhe nuk bėjnė tradhėti bashkėshortore!
    Zotėri Macroni!
    Muslimanėt atje besojnė nė tė gjithė profetėt e Zotit, madje edhe nė profetin e Zotit, Isai a. s. qė e duan mė shumė se ne, si dhe nėnėn e tij Marijėn (Merjemen), emrin e tė cilės e mora pėr vete, pėr shkak tė dashurisė dhe respektit tė madh ndaj saj dhe pozitės sė saj.
    Zotėri Macroni!
    Mund tė mė pyetni: – si ėshtė e mundur qė ata ta duan Krishtin mė shumė se ne?
    Po iu pėrgjigjem: – Po, ata e duan Zotėriun tonė Krishtin mė shumė se ne, sepse vendi ynė ka derdhur gjakun e njerėzve tė pafajshėm nė emėr tė Krishtit, ka shkatėrruar vendet e tyre dhe ka plaēkitur pasuritė e tyre.
    Ne i eksploatojmė dhe pėrfitojmė nga tė mirat e vendeve muslimane, nė mėnyra tė ndryshme marrim haraē nga sundimtarėt e tyre, ia imponojmė projektet harxhuese komerciale qė nuk ofrojnė zhvillim, pėrhapim rrebelimin te ta, dhe nė fund i shesim armatim tė mbyten mes veti.
    Pas gjithė kėtyre, ne vazhdojmė t’i trajtojmė si terroristė, paēka se ata janė tė vetėdijshėm, se pikėrisht ne jemi terroristė, e jo ata!
    Pėrskaj kėtyre etiketimeve, ata me mua dhe tė mbajturit tjerė janė sjellur sipas moralit tė Krishtit qė e kemi mėsuar nė kisha, pa e praktikuar nė pėrditshmėri!
    Zotėri Macron!
    Nė fund….. Nuk doja ta publikoja Islamin tim nė Republikėn e Malit, nė mėnyrė qė mos tė pėrflitej se nė Islam kam kaluar nėn presionin e shpatės. Kam vendosur qė Islamin tim ta shpalli kur tė arrij nė tokėn franceze, me qėllim qė t’ia pėrcjell mesazhin miliona qytetarėve tė Francės dhe Evropės; njėherazi edhe komunitetit krishterė e ateist!
    Zotėri Macron!
    Ky religjion, Islami kundėr tė cilit edhe Ju po luftoni ditėn e natėn, mė ka hapur zemrėn dhe mbushur mendjen. Nuk jam kthyer tė shikoj Francėn me magjepsjen dhe bukurinė e saj, mė e bukur se sa Mali i varfėr. Pėr mė tepėr, vendosa qė tė kthehem pėrsėri kėtu, vetėm pasi t’i thėrras familjen dhe mė tė dashurit e mi nė Islam, sepse dua qė edhe ata tė provojnė ėmbėlsirėn qė e kam shijuar pas adhurimit tė Zotit Njė, mė tė Mėshirshmit dhe Gjithėmėshirshmit, qė pėrveē Tij, Zot, tjetėr nuk ka tė adhuruar. Me kėtė atyre ua dėshiroj tė mirėn nė kėtē dhe botėn tjetėr.
    Ju ftoj Juve nė Islam. Kėshtu do ta mbyllni kalkulimin tuaj lidhje me kėtė religjion tė madh. Mesazhi i tė cilit ėshtė pėrcjellur pėrmes lajmėtarėve dhe tė dėrguarve nga koha e Ademit, pėrmes Jezu Krishtit (Isės a.s), e deri te pėrmbyllja e shpalljeve me tė parin e gjithė njerėzimit Muhammedin a.s, paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi te.
    Paqja qoftė me gjithė ata qė ndjekin Udhėzimin e Zotit….
    Merjem Petronin

  21. #260
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anėtarėsuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    33

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Video ligjératé e shképutur nga libri "Mos u Hidhéro" nga autori Dr. Aid El Karni


Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •