Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 260
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Lexoji keto Letra (Tregime) do të Shplodhesh Menderisht

    Ne kete temë Perpos qe mund te lexoni tregime Interesante,mund edhe te kontriboni me ndonje tregim apo ndonje ngjarje interesante duke Postuar...


    ----------------------------------------------------------------------------------------
    Dielli përcëllonte me rrezet e tij, ndërsa plaku mjekërbardhë nisej për faljen e namazit të drekës.Rrudhat e tij në ballë tregonin vuajtjet e tij në jetë, duke filluar që nga fëmijëria e tij e deri në ditët e sotme. Por, për çudi, në sytë e tij vërehej krenaria dhe brendia e shpirtit të lumtur, e nganjëherë ajo lumturi manifestohej me buzëqeshje e cila rrënjët I kishte në besimin e tij në Allahun, besim I kultivuar me një ndjenjë të veçantë.

    Derisa po kalonte skajin e rrugës, rastisi në një çun me një çantë në dorë I cili duke vrapuar goditi plakun dhe u rrëzua përtokë. Plaku I habitur nga ky takim I papritur me një njeri me të cilin e dallonin 70 vite, filloi ta ngrisë fëmijën e rrëzuar I cili filloi të qajë nga dhembjet e shkaktuara. Duke ia shkundur pluhurin nga rrobet e tij të mira, duke e vendosur gishtin afër buzëve për të heshtur, preku syrin dhe lëvizin dorën djathtas e majtas për të ndërprerë qarjen. Beshiri I vogël menjëherë e kuptoi se plaku me të cilin u ndesh është shurdhmemec. Filloi ta shikojë me sy të mbushur me lot, derisa plaku ia prekte mjekrën e tij të butë dhe duke e puthur në faqe, duke ia bërë me shenjë se a dëshiron të shkojë diku me të.



    Beshiri me një lëvizje të kokës ia bëri me shenjë se u pajtua me propozimin e tij. U nisën dhe mbërritën te dera e oborrit të xhamisë. Aty Beshiri e kuptoi se plaku e kishte ftuar që të shkojnë në xhami. Mirëpo, çfar të bëjë Beshiri I vogël në xhami, kur nuk kishte mësuar se si të falej dhe po I thotë plakut se nuk di të falet. Plaku I urtë I tha se do ta mësojë të falet. Morrën abdest dhe hynë në xhami.Ezani ushtoi duke lajmëruar kohën e namazit të drekës, ndërsa Beshiri shikonte ne lartësitë e xhamisë përbrenda duke u habitur dhe duke menduar se sa është kjo xhami e lartë.



    Plaku filloi ta mësojë Beshirin vetëm me lëvizjet e namazit e pasi që ishte shurdhmemec, nuk kishte mundësi tia mësojë edhe duatë përcjellëse të namazit.

    Pas faljes së namazit, plaku dhe Beshiri u nisën për në shtëpi, mirëpo ende pa mbërri në destinacion, plaku hyri në një dyqan dhe I bleu atij disa bombone dhe ia futi në çantë, sërish duke ia bërë me sy dhe me gisht si shenjë që të heshtë.

    Kjo pamje vazhdoi edhe ditëve tjera sa që Beshirit iu bë shprehi shkuarja me plakun për të falë namazin, mirëpo kësaj here në shtëpi të plakut e cila nuk ishte edhe aq larg shtëpisë së Beshirit. Beshiri edhe kur luante me shokët futboll, lojë kjo shumë e dashur për të, kur shihte plakun që po kalonte andej pari, linte lojën dhe vraponte pas tij, sepse ishte koha e namazit..

    Kaluan shumë vjet dhe Beshiri pas kryerjes së shkollës fillore, udhëtoi për në Xhidde, qytet bregdetar në Arabinë Saudite, për të vazhduar shkollimin e mesëm dhe atë universitar.

    Beshiri që atje filloi të mësojë se si falet namazi me duatë përcjellëse, kuptoi esencën e namazit, mësoi leximin e Kuranit, sepse të gjitha këto ishin shumë problem të mësohen në një vend sikur Tunisi për shkak të qëndrimit të shtetit me laicizëm ndaj Islamit. Shkurt Beshiri dhe bashkëkombasit e tij ndjeheshin të huaj sa I përket islamit në atdheun e tyre.

    Pas disa viteve qëndrim në Arabinë Saudite, Beshiri u kthye në shtëpi, por kësaj here jo si një Beshir I vogël, por I rritur me shtat të lartë, me një fytyrë të rrumbullakët, me sy të kthjellët dhe me një buzëqeshje të madhe.Mirëpo, ende pa shkuar për të vizituar familjen e tij, së pari shkoi të vizitojë plakun e fëmijërisë së tij, I cili kishte mbjellur te ai dashurinë e Islamit, namazit edhe pse me gjuhën e gjesteve.

    Takoi plakun I cili kishte qenë në shtëpi përbrenda. Shtëpia ishte shumë e vogël, me një korridor të vogël dhe me dy dhoma të vogla. Plaku u gëzua shumë për ardhjen e Beshirit, saqë I pikuan lotët nëpër faqe. Ndejti pak me të dhe u nis për te familja e tij.

    Pas një kohë kuptoi se plaku ishte sëmurë dhe Beshiri shkoi për ta vizituar atë. Kur hyri brenda, pa se plaku ishte shtrirë në shtrat dhe po flinte. Por për çudi, në momentin kur hyri Beshiri në dhomë, ai hapi sytë dhe ktheu kokën kah ai. Beshiri iu afrua plakut dhe u ul afër tij.Kapi dorën e tij dhe e puthi në shenjë dhimbjeje për të që është I sëmurë, ndërsa plaku shtrëngoi dorën e Beshirit. Beshiri me shenja të dorës po e pyet se si është me shëndet dhe se do të bëjë më mirë, ndërsa plaku duke ngritur mesin e buzëve dhe duke ulur skajet e tyre, ia bëri me shenjë Beshirit se për të ka ardhur fundi. Por plaku I tha se që një javë nuk ka bërë namaz, ndërsa Beshiri I çuditur e pyeti se pse. Ai I tha se pa abdest si të falet.Beshiri u mendua pak dhe doli përjashta ku në një qoshe gjeti një gur deri diku të madh, ia afroi dhe I tregoi se si merret tejemmumi. Plaku mori tejemmum ndërsa Beshiri tash po e meson se si të falet kur është I shtrirë. Kështu, derisa plaku po falte namazin, pasi mbaroi, filloi të ndjehet edhe më keq, kështu që ndjente se fundin e ka shumë afër. Plaku shikonte Beshirin mu në sy, duke I treguar atij se fundi është, ndërsa Beshirit filluan tI pikojnë lotët nga dhembja. Ashtu në atë moment, Beshiri me gjeste po I thotë plakut se: Kur isha unë fëmijë, ti ma mësove namazin ndërsa unë po ta mësoj në pleqëri. Plaku me dhembje të mëdha, buzëqeshi dhe I tha Beshirit (me gjeste): Unë ta mësova namazin në fillim të jetës, ndërsa ti po ma mëson namazin në fund të jetës , dhe menjëherë pas kësaj, drejtoi sytë kah tavani I shtëpisë dhe dha shpirt.

    Njerëzit e mëdhenj njëherë vdesin por gjithmonë jetojnë. Plaku të cilit as unë nuk arrita tia mësoj emrin, ishte mësuesi dhe thirrësi më I mirë në islam. Dinte të dojë dhe ta dojnë. Unë isha ai që e kam dashur më së shumti, sepse iu gjeta në momentin e vdekjes, tha Beshiri me lotë në sy duke na treguar neve ngjarjen e tij të vërtetë në jetë. Edhe unë isha ai njëri prej shumë vetëve që e dëgjuam këtë të ngjarë të cilit as pa e njohur plakun e Beshirit, mu mbushën sytë me lot.

    Muzdelifeja ishte vendi I bekuar sepse takuam njerëz të bekuar me jetë interesante të bekuar, siç ishte jeta e Beshirit.

    Ndërsa sa për të ngjarat tjera, tjetër herë..
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Letër e një luftëtari të UÇK-së nga Shqipëria

    Bija ime!

    Aq e kisha dashur që të jem afër teje, të shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqë na ndajnë dy botëra, unë e ndjej veten krenar dhe shumë afër teje, kur e di se për cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet të jesh shumë krenare, gjithmonë të ecësh me kokë të ngritur lart, të mos dorëzohesh edhe pse disa të mendojnë për jetime.

    Unë jam larg, thash sa dy botëra, por shpirti im cdo mbrëmje vie në natë, në dhomën tënde ti përkdhel flokët e arta, flokët e gjata, që aq shumë i desha.

    Pas ca kohësh me anë të kësaj letre, nuk dëshiroj që të të arsyetohem për ikjen time pa fjalë, pa gjurmë, por të të them se edhe pse unë vdiqa, këtij populli të përvuajtur duhej t'i dalë dikush në krah.

    Unë isha i fundit që mora këtë guxim, sepse shokët e vëllezërit e mi, mu atëherë kur u paraqita për në luftë, ata vetëm se kishin ujitur tokën me gjakun e tyre, e lulet e lirisë sa vijnë e rriten.

    Bija ime! Ngre kokën lart, se nuk dëshiroj të të shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nënën, e cila ishte frymëzimi im për të shkuar në luftë, zemra e cila gjakoi për mua, që juve t'ju shoh të lirë, të kënaqur në atdheun tonë të shkelur nga cizma e fëlliqur. Ajo prej tani do të jetë udhëzimi yt, por të përkujtoj, kujdesu shumë për të.

    Bija ime! Letrën që po e lexon, është shkruar mu në front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisë, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnë, e as shitjet e patriotëve nuk bëjnë para, nëse nuk je në front të luftës, e të shikohesh me armikun nëpërmjet shënjestrës. Kjo është kënaqësia e vetme, që mund ta përjetojë secili që dëshiron të vdesë e jo të luftojë me shpresë që të kthehet në familje.

    Të lutem bija ime! Mos ma kërko varrin se nuk do të ma gjeshë. Dije edhe mbaje mend se varri im është në Sllupcan, në Tanushë, në Kalanë e Tetvës. Këtu prehen eshtrat e mia. Të lutem mos ngurro, dhe thuaju të gjithëve që mos të ngurrojnë që të më ngrisin përmendore, sepse nuk dhashë jetën për përmendore e për strofa këngësh, por vetëm e vetëm që të fitoj kënaqësinë e Zotit që e falënderoj shumë që më gatoi aq mirë.

    E di se tash duke i lexuar këto rreshta të pikojnë lotët, por më vie shumë e qartë se ato janë lotët e krenarisë, e jo lotët e dhimbjes për babanë e vdekur, për babanë i cili flijoi veten sikur shumë baballarë tjerë.



    Bija ime!



    Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë në të cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës, bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk përfundon kjo luftë e ti rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh në rradhët e ushtrisë së popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata që i ofrohen vullnetarisht.

    Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë, me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin të gjithë që ta marrin me shpatë.

    Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të gjithë miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse shumë e respektova dhe më respektoi.

    Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga. Dhashtë Zoti që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit.



    P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrën cupës tonë deri sa të rritet e deri sa t'i mësojë shkronjat. Ju dua shumë.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    SOFRA E SYFYRIT



    Atë natë Aburrahmani nuk vuri gjumë në sy deri në syfyr. Shumë mendime, shumë trazime iu sollën në kokë.
    Ashtu duke qëndruar, afër koftorit I cili bubullonte
    nga zjarri fort I ndezur, papritmas iu kujtua t'I dërgojë një falënderim Zotit për të gjitha të mirat që ia kishte dhënë.
    - O Zot, o Allahu im, falënderimet të qofshin Ty, ti je Mëshirues, Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar. Pas kësaj lutje Abdurrahmani duke thënë besmelen, tentoi të flejë. Por, iu kujtua lutja
    që sapo e kish përfunduar..Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar. Kjo frazë e fundit i përsëritej.
    - Eh Zot, sa shumë të mira që mI ke dhënë e që dikush nuk i ka. Menjëhere filloi ti fiksohet në kokë fjala e fundit që dikush nuk i ka!
    Ngriti kokën nga jastëku derisa bubullima dhe drita e zjarrit që dilnin nga koftori e përkujtuan: - Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka ndezur, ndoshta dikush sonte ka rënë për të fjetur, me dert sepse nuk ka meçfarë ta shtrojë sofrën e syfyrit?!

    Kështu duke u menduar e kujtuar, i mbushur përbrenda me një mërzi që e kishte kapluar, vonë vërejti se nëpër faqet e tij lëshohen lotë të nxehtë, lotë që dalin jashtë e që kroin e tyre e kishin në zemrën e Abdurrahmanit, emri i të cilit tregonte se vërtetë ai ishte rob I Mëshiruesit. Ashtu qëndroi deri në cingërrimën e sahatit të kurdisur për syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po bëhej gati për të ngrënë syfyr, i puthi dy çupat e tij të vogla që ishin duke fjetur ëmbël. Por, prapëseprapë nga koka e tij ende nuk ishte larguar brenga për njerëzit që agjërojnë pa syfyr për shkak se nuk kanë me çka ta gëzojnë syfyrin. Pasiqë buka ishte gati, u ul dhe filloi të hajë por kafshata e parë i lidhet në fyt dhe nuk mundet ta përpijë. Mezi arriti ta çojë kafshatën e parë ndërsa sytë e tij ishin ngulitur në një qoshe të sofrës.
    - Abdurrahman, çfar ke? E pyeti e shoqja.
    - Asgjë, asgjë! U përgjigj Abdurrahmani. Pas një heshtje të shkurtër, foli edhe njëherë:
    - Grua, a ke menduar ndonjëherë për sofrën e syfyrit?
    - Si mendon?- e pyeti Eminja.
    - A ke pyetur veten se sofra jonë përplot me të mira,ndërsa sofra e dikujt asgjë nuk ka, apo vetëm bukë të thatë?!!
    Duke I thënë fjalët e fundit, iu drodh buza dhe lotët filluan ti dalin, thuaja se shpërtheu ujë nga sytë e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujë dhe veshi rrobet e trasha për të dalë jashtë. Gruaja menjëherë doli pas tij dhe e pyeti: - Ku po shkon?!
    - Do të kthehem menjëherë. Abdurrahmani tashmë ishte nisur drejt një vendi të caktuar. Ai ishte nisur te dyqani më I afërt, ndërsa dyqanet gjatë Ramazanit punonin deri në përfundim të syfyrit. Ishte nisur me një qëllim të vetëm. Kishte vendosur që t?I blente syfyrin dikujt. Po kujt se?!!
    - Selamu alejkum.
    - Alejkum selam Abdurrahman, urdhëro.He, ke mbetur pa bukë për syfyr a?
    - Jo, ngrëna syfyr, por dua të blej diçka Bajram. Të lutem më shërbe më shpejtë se nuk kam kohë.

    - Po, menjëherë, urdhëroni çfar po doni?
    Pasiqë bleu gjërat e duhura, Abdurrahmani në atë natë të ftohtë me borë ishte nisur drejt një shtëpie gatitë rrëzuar, e cila gjendej në skaj të qytetit. Pullazi
    I shtëpisë I shtrembëruar, ndërsa nga lagështia shiheshin tullat e kuqërremta pasiqë I kishte rënë pjesa e lyer e mureve nga jashtë. Trokiti në derën kryesore, e cila me të hyrë të çonte në një oborr të vogël. Nga plasat e derës vërejti se në shtëpi nuk ishte e ndezur asnjë dritë. Por, pas një kohë të shkurtë dëgjohet një zë I çirrur I një plaku:
    - Kush është?
    - A je këtu o xha Brahim?
    - Po, po bujrum, urdhëroni- u përgjigj xha Brahimi,
    një I moshuar që I kishte arritur të tetëdhejtat, vite këto që vëreheshin në ballin e tij plot rrudha dhe mjekrrën e bardhë. Me të parë se kush po e thërret, xha Brahimi lëshoi zë:
    - Oooo Abdurrahman, ti je a?!! ? Eja, eja me shpejt se mërdhimë.
    Abdurrahmani hyri Brenda në shtëpinë e tij, e cila ishte e vogël por e kishte pronarin me zemër të madhe.
    - Xha Brahim, po pse dritat I ke të fikura, a nuk është koha e syfyrit?-pyeti Abdurrahmani.
    Xha Brahimi lëshoi një ofshamë të shkurtër dhe pastaj heshti.
    - Ah, Abdurrahman, me ta thënë të drejtën, isha duke fjetur e as që kisha ndërmend të zgjohem. - Pse?-pyeti Abdurrahmani. - Po, si të them?..pasoi heshtja?.- nuk kisha se me çka të bëj syfyr u përgjigj xha Brahimi. Abdurrahmani ndjeu një barrë shumë të rëndë në shpirtin e tij pas këtyre fjalëve, dhe shkurt u thellua në mendime:?. Unë sa syfyre I kam ngrënë me begati ndërsa ky plaku I shkretë ku ta dij se sa ditë I ka agjëruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytë e tij filluan t?I dalin lotët pandalë dhe me zë të mekur I shtriu duart përplot me të mirat që I kishte blerë.
    Kur e pa xha Brahimi se çfar kishte bërë Abdurrahmani tha:- Allahu nuk e humb këtë popull derisa ka njerëz si ti?. Por loti e tradhëtoi. Abdurrahmani bashkë me xha Brahimin hëngrën syfyr dhe pas një ore u kthye në shtëpi. Të nesërmen pasiqë kishte përfunduar punën pak më herët për shkak të namazit të xhumasë, me të arritur afër xhamisë takoi Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku me të cilin kishte ngrënë syfyrin , kishte vdekur po atë mëngjes. Abdurrahmani me dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e parë e dhimbjes për xha Brahimin, ndërsa ndjenja e dytë, ndjenja e kënaqësisë shpirtërore se arriti që t?I bëjë një të mirë xha Brahimit, duke mos e ditur askush përveç Allahut.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fisniku-student për postimin:

    Brisil (28-09-2013)

  5. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    TREGIMI PËR PENDIMIN E VËRTETË



    Ky është një tregim interesant për fuqinë e teubes, pendimit të sinqertë te Allahu xh.sh. Një vajzë marokene Leila El Heuli ishte sëmurë nga kanceri dhe mjekët nuk ishin në gjendje që ta shërojnë. Specialistët më të mirë të Europës nuk kishin më shpresa për shërimin e saj, madje edhe vetë Leila kishte humbur çdo shpresë, mirëpo Allahu, I lartmadhëruar qoftë Ai, I sheh gjendjet. Në vazhdim do ta lëmë vetë motrën tonë Leila që të tregojë për veten e saj.

    Tregimi për shtimin e imanit, e treguar me fjalët vetiake, është marrë nga libri Ata të cilët iu penduan Allahut, të botuar në gjuhën fringe ndërsa autor është Ibrahim Abdullah el Hazemi. Leila tregon: Para nëntë vjetëve më kanë treguar se kam një sëmundje shumë të rëndë- kancerin, të gjithë e dinë se vetëm të përmendurit e këtij emir është tmerrues. Besimi im në Allahun ishte I dobët. Në përgjithësi kasha lënë anësh të përmendurit e Allahut dhe kam menduar se bukuria dhe shëndeti do të zgjasin tërë jetën. Kurrë nuk kam menduar se do të sëmurem nga kanceri. Kështu, kur jam njoftuar për sëmundjen që kasha, aq shumë u trondita nga brendia e shpirtit. Mendoja që të iki. Mirëpo ku? Ku mund të ik nga sëmundja e cila gjendet në mua? Madje kam menduar edhe për vetëvrasje! Mirëpo, shumë kam dashur burrin tim dhe fëmijët e mi. As që kam menduar për dënimin e Allahut nëse e bëjë atë mëkat, sepse ashtu siç thashë, kam qenë larg të përkujtuarit të Allahut. Dëshira e Allahut ishte që kjo sëmundje të jetë shkaku I udhëzimit tim, gjithashtu edhe shkak për udhëzimin e shumë njerëzve Shkova në Belgjikë ku vizitova shumë mjekë. Ata I thoshnin burrit tim se së pari duhet të ma largojnë gjinjtë, pastaj të shkoj në terapi të caktuara. E dija se terapitë do të bëjnë që të më bien flokët, vetullat dhe qerpikët do të humbin, se do të shkaktojnë paraqitjen e mjekrrës në fytyrën time dhe që thonjtë dhe dhëmbët do të më biejnë. Kështu që përgjithësisht e hodha poshtë këtë zgjidhje. Më mirë do të vdes me gjinjtë e mi, dhëmbët dhe me të gjitha të cilat Allahu më ka krijuar sesa pa to- thosha me vete. I luta mjekët që të më japin terapi tjetër e cila ka efekt më të vogël dhe atë e bënë. U ktheva prap në Maroko. Shkoja në terapi dhe nuk kam pasur kurrfarë pasojash në trupin tim që më bënte shumë të lumtur. Mendoja: ndoshta mjekët kanë gabuar e ndoshta nuk e kam kancerin. Mirëpo, pas gjashtë muajve fillova të dobësohem, ngjyra ime filloi të ndryshojë dhe ndjenja dhembje të vogla. Mjeku im në Maroko më këshilloi që të kthehem në Europë dhe atë e bëra. Atje në Belgjikë arrita në katastrofë! Mjekët I thanë burrit tim se sëmundja është përhapur në tërë trupin tim, se mushkëritë janë tërësisht të infektuar, dhe se nuk kanë kurrfarë zgjidhje për rastin tim. Thoshin: Më mirë është të merrni gruan tuaj dhe ta çoni në vendin tuaj që të vdesë atje. Burri im ishte I shokuar. Dhe në vend që të kthehet në Maroko, shkuan në Francë, duke menduar se atje do të gjejmë ndonjë zgjidhje. Mirëpo, në Francë asgjë më shumë se atë që e dëgjuam në Belgjikë. Në fund, vendosëm që të shkojmë në spital dhe të shkoj në operacion për largimin e gjinjve dhe të vazhdoj me terapi të fortë (të cilën ma përshkruan më herët mjekët). Mirëpo, burri im mendonte për diçka për të cilën moti kohë kishim harruar- për fat të keq, në diçka që ishte shumë larg nga mendjet tona. Allahu xh.sh. frymëzoi burrin tim që të më çojë në shtëpinë e shenjtë të Allahut në Mekke. Ndoshta do të mund të dalim para Allahut dhe ta lusim që të na ndihmojë të gjejmë zgjidhje prej këtij problemi. Lëshuam Parisin duke thënë: Allahu Ekber, La ilahe il-lall-llah Isha shumë e lumtur sepse ishte hera e parë që po vizitoj shtëpinë e Allahut Qaben. Morra një Kuran nga Parisi, më parë as që e kisha afër vetes. U nisëm për në Mekke. Kur kam hyrë në shtëpinë e Allahut, së pari herë e pashë Qaben, qava shumë- pamje vend në të cilin janë falur të Dërguarit e Allahut, Xhamia e shenjtë, shumë muslimanë, madhëri, dhunti dhe mëshirë e pastër e Allahut tim, Allahut Qava sepse me të gjitha këto nuk kam mundur të ballafaqohem, sepse më vinte keq për vitet e shkuara pa namaz dhe pa kërkimin e ndihmës së Allahut. Thoja: O Zot, mjekët ishin të pafuqishëm të më shërojnë Ti ke ilaçin për çdo sëmundje, të gjitha dyert para mua janë të mbyllura. Asgje nuk më ka mbetur vetëm të kërkoj para Derës tëndë, të lutem o Zot, mos mI mbyll dyert e Tua. Vazhdova të falem dhe tI lutem Allahut deri sa sillesha rreth Qabes. E luta që të mos më dëshpërojë dhe kthejë me duarthatë. Ashtu siç thashë edhe më herët, në përgjithësi isha larguar nga feja e Allahut. Atje shkova edhe te dijetarët dhe I kam lutur të më udhëzojnë për disa libra dhe dua të cilat mund lehtë tI mësoj. Më këshilluan që të mësoj gjithçka prej Kuranit. Poashtu më këshilluan që sa më shumë të bëj Tedhalle me ujin e zemzemit. (Tedhalla është pirja e një sasie të madhe të ujit deri sa uji nuk arrinë në brinjë). Gjithashtu më këshilluan që të përmendi shumë Allahun dhe të çoj salivate pejgamberit s.a.v.s. Në vendin e shenjtë të Allahut ndjeja veten shumë të qetë dhe të rehatshmë. E luta burrin tim që të më lejojë të mos kthehem prap në hotel dhe të qëndroj në Harem tërë kohën. Ai më lejoi. Në Harem afër meje ishin edhe disa motra nga Egjipti dhe Turqia të cilat më panë se shumë po qaj. Më pyetën për shkakun e qarjes time. U thashë se para se të vij në shtëpinë e Allahut, kurr nuk kam menduar se aq shumë do ta dua. Gjithashtu u thashë se kam kancerin. Ato tërë kohën ishin me mua dhe nuk më linin të vetme. Gjithashtu kishin marrë leje nga burrat e tyre që të qëndrojnë me mua në xhami. Rrallë flinim. Kemi ngrënë sasi të vogla të ushqimit, mirëpo kemi pirë shumë ujë zemzemi. Ashtu siç ka thënë Muhammedi a.s.: Uji I zemzemit është për atë që pihet, nëse e pi me qëllim të shërimit, Allahu xh.sh. do të të shërojë. Nëse e pi për shkak të etjes, Allahu xh.sh. do ta shuajë etjen etj. Atëherë nuk ka ndier uri. VAzhduam të bënim tavaf dhe të lexojmë shumë Kuran. Ashtu kemi kaluar ditë dhe netë. Kur erdha në shtëpinë e Allahut isha shumë e dobësuar, ndërsa pjesa e sipërme e trupit tim dhe gjinjtë e mi ishin mbushur me enjtësira gjaku dhe qelbi. Ajo ishte për shkak se kanceri ishte përhapur në tërë pjesën e gjinjëve të mi. Motrat më lutnin që të pastroj pjesën e sipërme të trupit me ujë zemzemi, ndërsa unë kasha frikë që atë pjesë ta prek. Kisha frikë të kujtoj sëmundjen, sepse atëherë sëmundja do të prëokuponte mendjen time, në vend që të kujtohem në Allahun dhe tI dorëzohem tërësisht. Prej atëherë rregullisht laja gjoksin tim, pa prekje direkte të pjesës me kancer. Pas pesë ditëve, shoqet e mia insistuan që tërë trupin ta lajë me ujë zemzemi. Në fillim refuzova. Mirëpo, diçka më shtynte që atë ta bëj. Ngadalë kam tentuar të kaloj nëpër pjesët të cilat nuk I kam larë, mbi gjoks. Sërish kasha frikë, mirëpo sërish ndjeva fuqinë e cila më detyroi që edhe njëherë të tentoj. Isha në hamendje. Pas tentimit të tretë, detyrova dorën time që të kalojë mbi pjesën e sipërme të trupit, dhe në fund, mbi gjoks. Ndodhi diçka e pabesueshme- nuk kishte më enjtje të gjakut dhe qelbit!!! Nuk mundja të besoja në atë çka ndjeja. Preka edhe një herë gjoksin tim, ishte e vërtetë! Po, ishte e vërtetë! U dridha. Më ra ndërmend se caktimi I Allahut ishte që të bëjë çfarë të dojë Ai. E luta një shoqe timen që të prekë trupin tim me dorën e saj a ka enjtje. Ajo e bëri këtë dhe pastaj bërtiti: Allahu Ekber!Allahu Ekber! Vrapova te burri im në hotel, e ngrita këmishën time dhe thashtë: Shiko mëshirën e Allahut! I tregova se çfarë kishte ndodhur dhe ai nuk mund të besonte. Qante pandërprerë. Tha: A e di se mjekët janë betuar se do të vdesësh për një afat prej tri javëve? Unë iu përgjigjesha : Fati është në duart e Allahut, qoftë Lartësuar Ai, askush nuk di se çfarë na sjell ardhmëria përveç Atij. Qëndruam në shtëpinë e shenjtë të Allahut një javë, duke falënderuar Allahun për Mëshirën e Tij të pafundme. Pastaj shkuam të vizitojmë xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine. Pas kësaj, udhëtuam në Francë. Atje, mjekët u habitën dhe u befasuan shumë. A je ti personi I njëjtë- më pyetnin. Me krenari përgjigjesha: Po, ky është burri im, ne iu kthyem Allahut, dhe tash nuk I frikohem askujt përveç Allahut. Fati vjen prej Tij. Më thonin se unë jam një rast I veçantë. Ata shprehën dëshirë që të më shikojnë përsëri. E bëmë sërish, dhe nuk gjetën asgjë. Më përpara, mezi merrja frymë nga të enjturit. Mirëpo kur shkova në shtëpinë e Allahut dhe e luta që të më shërojë, kanceri u zhduk tërësisht. Kërkova librat për biografinë e Muhammedit a.s., lexova shumë dhe qaja. Kam qarë duke më ardhur keq për atë që lëshova në jetë. Kam lëshuar të kem dashurinë e Allahut dhe të Pejgamberit. Unë, rob I Allahut, e cila është dashur të dojë Allahun me tërë shpirtin tim, kam harxhuar dashurinë time, tërë këto vjet, në gjëra të kota të kësaj bote. Kam qarë për kohën e harxhuar larg Allahut, Krijuesit tim, për kohën të cilën të gjithë duhet ta harxhojmë në adhurimin e TIj, duke e dashur sinqerisht, duke shprehur dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij, pasimin e sunnetit të tij. Lusim Allahun që të më falë mua, burrintim dhe të gjithë muslimanët dhe të më pranojë si robe e sinqertë e Tij. Amin!
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    E marrë nga Tema e Hapur nga Gimi3
    Leximi i Kur'anit & Dobite e Tij .

    Një amerikan i moshuar musliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentucky së bashku me nipin e tij.
    Çdo mëngjes gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme.
    Një ditë nipi e pyeti gjyshin, “Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbyll librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?”
    Gjyshi, me qetësi ndaloj së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtuar nipit, “merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lum me ujë dhe ma sjell prapë”. Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrjedhë nga shporta para se të vinte në shtëpi.
    Gjyshi qeshi dhe i tha, “duhet të ecësh pak
    më shpejtë herën tjetër; e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet”, dhe e dërgoi atë përsëri. Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejtë, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi.
    Me gjysmë frymë i tha gjyshit se ishte e pamundur të barte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha, “nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet”, dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri. Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte ti tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.
    Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lum dhe vrapoi shpejtë, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët.
    Me gjysmë fryme tha, “E sheh gjysh, është e padobishme”.
    Plaku ia ktheu, “shikoje
    shportën”. Djaloshi shikoj shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe. ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë.
    Gjyshi iu pergjigj nipit te tij me fjalet :
    “ kështu ndodhë kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona”.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gimi3
    Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me këshillë të mirë!'


    Në një vend në France diku para 50 viteve jetonte një plak turk pesëdhjetë vjeçar. Emri i tij ishte Ibrahim dhe punonte në një dyqan ushqimor. Dyqani ishte në një ndërtesë ku në njëren prej banesave të asaj ndertese jetonte një familje jehude. Kjo famlije jehude kishte një djalë shtatë vjeçar, që e quanin Xhad. Xhadi jehudi. Fëmiu kishte zakon që çdo ditë të shkonte tek dyqani i xhaxhit Ibrahim për të blerë nevojat shtëpiake. Çdo herë kur merrte të dilte nga dyqani vidhte nga një çokolatë, e xhaxhi Ibrahimi bëhej sikur s'di gjë.
    Një ditë, Xhadi harroi ta vidhte çokolatën duke dalur e xhaxhi Ibrahimi e thirri dhe i tregoi se kishte harruar ta merrte çokolatën të cilën e merrte çdo ditë! Xhadi u tremb ngase kishte menduar se xhaxhi Ibrahimi nuk di asgjë për vjedhjen e tij. Kërkoi nga ai që ta falte dhe i premtoi se nuk do te vidhte më asnjë çokolatë. Xhaxhi Ibrahim i tha: 'Jo, premtom se nuk do vjedhësh asnjë gjë në jetën tënde, e çdo ditë kur të dalësh nga dyqani merre nga një çokolatë se është e jotja. Xhadi pranoi i gëzuar.
    Kaluan vitet e xhaxhi Ibrahimi për Xhadin ishte si baba, si shok dhe si nënë. Kur Xhadit i ngushtohej ndonjë punë ose haste ndonjë problem, vinte tek xhaxhi Ibrahimi dhe ia paraqiste problemin. Kur ai mbaronte, xhaxhi Ibrahimi nxirrte nga një sirtar në dyqan një libër, ia jepte atë Xhadit dhe kërkonte prej tij ta hapte një faqe kudo në libër. Pasi ai e hapte atë, xhaxhi Ibrahim i lexonte dy faqet që ishin hapur pastaj e mbyllte librin dhe e zgjidhte problemin. Xhadi u largonte i qetësuar, atij iu kishte larguar preokupimi, i ishte rehatuar truri dhe problemi ishte zgjidhur. Kalonin vitet kurse raportet vazhdonin mes Xhadit dhe xhaxhi Ibrahimit, muslimanit turk i moshuar e i pashkolluar.
    Xhadi u bë djalosh njëzet e katër vjeçar kurse xhaxhi Ibrahimi gjashtëdhjetë e shtatë.
    Xhaxhi Ibrahimi vdiq. Para vdekjës, u la bijve të tij një kuti e në atë futi librin të cilin e shihte Xhadi sa herë që e vizitonte atë në dyqan. I porositi bijtë e tij që pas vdekjës së tij t'ia jepnin Xhadit librin si dhuratë për të, djaloshin jehud!
    Xhadi mori vesh për vdekjën e xhaxhit Ibrahim. U mërzit shumë kur djemtë e xhaxhit ia dorëzuan kutin, ngase xhaxhi Ibrahim për të kishte qenë shok shoqërues dhe ai e shpëtonte nga zjarri i problemeve!
    Një ditë, Xhadit i ndodhi një problem. Në moment iu kujtua xhaxhi Ibrahimi e bashkë me të iu kujtua edhe kutia, të cilën ia la atij. Shkoi tek kutia dhe e hapi, kur papritmas aty gjeti librin të cilin e hapte çdo herë kur vizitonte xhaxhain në dyqanin e tij!
    Xhadi e hapi një faqe nga libri, mirëpo libri ishte në gjuhën arabe e ai nuk e dinte atë. Shkoi tek një shok i tij tunisian dhe kërkoi prej tij që t'ia lexoj dy faqe nga libri e ai i lexoi ato!
    Pasiqë Xhadi ia shpjegoj problemin e tij shokut tunisian, ky tunisiani gjeti zgjidhjen për Xhadin!
    U habit Xhadi dhe e pyeti: Ç'është ky libër?
    Tunisiani i tha: Ky është Kur'ani Kerim, libri i muslimanëve!
    Xhadi ia ktheu: E si të bëhëm unë musliman?

    Tunisiani tha: Ta shqiptosh shahadetin dhe ta pasosh sheriatin.
    Xhadi tha: Esh-hedu en La ilahe il-lallah ve enne Muhammeden resulullah.

    Xhadi u bë musliman dhe për vete zgjodhi emrin Xhadullah el-Kur'ani. E zgjodhi këtë emër si madhërim për këtë libër mahnitës dhe vendosi që pjesën e mbetur të jetës së tij t'ia kushtoi këtij libri fisnik. Xhadi e mësoi Kur'anin, e kuptoi atë dhe filloi thirrjen për tek Allahu në Evropë derisa pranuan islamin në duart e tij shumë njerëz, diku rreth gjashtë mijë jehudë dhe krishterë.
    Një ditë, derisa ai po shfletonte kujtimet e tija të vjetra, e hapi Kur'anin të cilin ia kishte dhënë xhaxhi Ibrahim dhe në fillim të tij gjeti hartën e botës. Kurse mbi kontinentin e Afrikës ishte nënshkrimi i xhaxhit Ibrahim e nën të ishte shkruar ajeti: ' Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me këshillë të mirë!' Xhadullahi menjëherë vërejti dhe u bind se kjo ishte porosia e xhaxhit Ibrahim andaj vendosi ta realizoi atë.
    Braktisi Evropën dhe shkoi për t'i ftuar njerëzit tek Allahu në Kenia, një jugë të Sudanit, Ugandë si dhe shtetet fiqnje. Vetëm në fiset e Zulu pranuan Islamin në duart e tij më shumë se gjashtë milion njerëz!
    Vdekja e tij Xhadullah el-Kur'ani, ky musliman i vërtetë, thirrës i inspiruar, i harxhoi në islam 30 vite, të gjitha ia nënshtroi thirrjës tek Allahu nëpër vendet e panjohura të Afrikës dhe u bë shkak që islamin ta pranojnë miliona njerëz. Xhadullah el-Kur'ani vdiq në vitin 2003 si pasojë e sëmundjeve të cilat e goditën në Afrikë në rrugën e thirrjës për tek Allahu.
    Atëbotë kishte pesëdhjetë e katër vite të cilat i shpenzoi në thirrjën islame.
    Ngjarja nuk ka mbaruar ende!
    Nëna e tij, jehude fanatike dhe mësuese universitare e edukative, pranoi islamin vitin e kaluar, në vitin 2005, dy vite pas vdekjes së djalit të saj- thirrësit islam.
    Pranoi islamin në moshën shtatëdhjetë vjeçare. Ajo tregon se ka luftuar për tridhjetë vite sa ishte biri i saj musliman që ta kthej në fenë jehude. Ajo edhe përkundër përvojës, mësimit dhe aftësisë së saj për t'i bindur njerëzit nuk arriti ta bind birin e saj që të kthehët. Ndërsa xhaxhi Ibrahim, ky musliman i pashkolluar e i moshuar, arriti që ta lidhë zemrën e birit të saj për islamin! Kjo është feja e vërtetë. E lus Allahun që ta ruaj atë dhe ta forcojë në punë të mira.
    Mirëpo, pse Xhadullahu pranoi islamin?
    Xhadullah el-Kur'ani tregon se xhaxhi Ibrahim për gjatë shtatëmbdhjetë vite asnjëherë nuk ka thënë 'o qafir' apo 'o jehudi', bile nuk i ka thënë as edhe 'pranoje islamin!'
    Paramendo, shtatëmbdhjetë vite nuk i ka folur atij as për fenë, as për islamin e as për jehudizmin!
    Një plak i moshuar e i pashkolluar e diti si ta bëj zemrën e këtij djaloshi që të lidhet për Kur'ani!
    Shejhu kur e takoi atë njëherë e pyeti se si ndihej kur me miliona njerëz kanë pranuar islamin në duart e tij, ai ia ktheu se nuk ndihet edhe aq krenar ngase -sipas tij- ai i kthen një pjesë të mirësisë së xhaxhit Ibrahim!
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fisniku-student për postimin:


  9. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ËNDËRRA E NJË DJALOSHI


    Nuk falja namaz rregullisht dhe harrova se ku gjendet xhamia. Disa netë para fillimit të muajit të Ramazanit të vitit 1999 rashë të flejë si zakonisht. Isha në shtëpinë time. Pashë qudi në gjumë. Isha në shtrat dhe flija. Pastaj më erdhi gruaja ime dhe filloi të më zgjojë. Bërtita: “Çfarë don!” Por befasia ishte se ajo nuk mund ta dëgjonte zërin tim.

    U mundua të më zgjojë përsëri, e unë përsëri parashtroja pyetjen e njejtë, kurse ajo edhe më tutje nuk më dëgjonte. Shkoi e frikësuar dhe thirri motrat dhe vëllezërit e mi. Shkuan dhe u kthyen me një mjek. Befasia tjetër ishte se edhe ai nuk kishte mundësi të më dëgjojë. Më kontrolloi dhe u tha se kam vdekur. Ata filluan të qajnë dhe të mërziten për mua edhe pse unë nuk kisha vdekur. Por nuk e dëgjonin zërin tim. Kështu i shikoja gruan time dhe vëllezërit e mi duke u folur atyre, por ata edhe më tutje nuk më dëgjonin.

    Dëgjoja se si bisedonin për xhenazen time. Më dërguan drejtë varrezave, kurse unë i bërtitja secilit që kalonte pranë meje se jam i gjallë dhe se nuk kam vdekur, por asnjëri prej tyre nuk më përgjigjej. Pastaj më përgatitën dhe më pastruan dhe shkuan pas meje në xhami që të ma falin namazin e xhenazes. Atëherë i fola imamit dhe i thashë se jam i gjallë dhe se nuk kam vdekur, por imami nuk u përgjigj. Unë madje i dëgjoja ata dhe i shikoja, kurse ata më injoronin. Pas namazit më dërguan drejt varreve dhe filluan ta përgatisin varrimin tim. Më futën në një gropë. I bërtita të fundit që pashë, ndërmjet tij dhe mua ishin dërrasat… I thashë se nuk kamë vdekur dhe “mos më varros”. Nuk mu përgjigj. Mbi mua hudhnin dhe.

    Mu kujtua fjala e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem “Me të vërtetë i vdekuri i dëgjon hapat”. Dëgjova hapat e tyre deri sa largoheshin prej meje. Atëherë u vërtetova se jamë në një hapësirë të errët. Më erdhën dy njerëz dhe njëri u ulë te këmbët e mija, kurse tjetri te koka. Më pyetën: “ Kush është Zoti yt?” Nisa të them: “Zoti im është... Zoti im është... “E di se kushë është Zoti im, por nuk di se si kam harruar. Gjithashtu më pyetën: “ Kush është i Dërguari yt?” Prap nuk munda të kujtohem se kush është i dërguari im. Dhe gjithashtu më pyetën se cila është feja ime, kurse unë e përsërisja të njëjtën gjë por nuk mundesha të kujtohem. Në koken time më silleshin familja, vetura dhe shitorja ime. Pastaj erdhen me një qekanë të madh dhe më goditen aq shumë në ballë, sa që bërtita dhe i zgjova ata që flinin në shtëpi…”Çke, pse po bërtet? Zgjohu!”, filloi të më thërrasë gruaja ime. E kuptova se krejt kjo kishte qenë vetëm ëndërr dhe menjëherë pas zgjimit dëgjova ezanin e sabahut. Mu përcaktua edhe një jetë, kurse kjo ëndërr qe shkak për udhëzimin tim dhe të kapurit fort për fenë, zvogëlimin e haramit dhe të gjërave që më largojnë nga Xheneti. Elhamdulil-lah, pranova nënshtrimin ndaj All-llahut! Tani jetoj në lumturi dhe rehati të plotë së bashku me gruan, fëmijët dhe vëllezërit e mi. Lus All-llahun që të më merr shpirtin duke qenë i nënshtruar ndaj Tij!
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fisniku-student për postimin:

    Brisil (28-09-2013)

  11. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    DASHURIA DHE KOHA


    All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

    “Betohem në kohën!” (Asr, 1)

    Njëherë në një ishull jetonin të gjitha llojet e ndjenjave: lumturia, mërzia, dituria dhe dashuria. Një ditë të gjithëve ju njoftuan se ishulli do të fundoset dhe të gjithë ndërtuan aniet e shpëtimit përveç dashurisë. Dëshiroj të mbetet deri në momentin e fundit.

    Kur ishulli gati u fundos dashuria vendosi të kërkoj ndihmë: Pasuria kaloi pranë saj në një anije të madhe.

    Dashuria e pyeti:

    Pasuri, a më merr me vete?”

    “Jo, nuk mundem” u përgjigj pasuria. “Kam aq shumë ar dhe argjend në anije, sa që nuk ka vend për ty”.

    Dashuria e luti mërzinë që ta marrë:

    Mërzi më merr me vete në anijen tënde!”

    “Oh dashuri, aq jam e mërzitur, dhe më duhet të jem vetëm”.

    Lumturia kaloi pranë dashurisë por meqë ishte aq e gëzuar nuk e dëgjoi fare thirrjen e dashurisë.

    Papritmas, dikush pëshpëriti:

    “Eja dashuri, unë do të marrë.” Ishte ky një plak i moshuar.

    Aq e lumtur dhe e gëzuar dashuria harroi ta pyes plakun se ku po shkojnë. Kur arritën në vendin e caktuar plaku shkoi rrugës së tij. E vetëdijshme sa i kishte borxh plakut dashuria e pyet një dijetar:

    “Kush më ndihmoi dhe shpëtoi?”

    “Ishte koha” u përgjigj dijetari

    Koha?” u habit dashuria. “përse më ndihmoi ajo?”

    Dijetari qeshi dhe me urtësi iu përgjigj:

    “Sepse vetëm koha është e aftë të kuptoj vlerën e vërtetë të dashurisë”.

    Muhammedi, a.s. e kishte dërgua një njeri në udhëtim i cili shokëve të tij ju kishte bërë imam gjatë namazit dhe e fillonte dhe mbaronte namazin me kaptinën Ihlas (Kul Huvull-llahu). Kur u kthyen i treguan për këtë Pejgamberit a.s. i cili tha:

    “Pyeteni, përse ka vepruar kështu”

    Ata e pyetën dhe ai u përgjigj:

    “Sepse kjo është kaptinë e atributeve të Gjithëmëshirshmit dhe unë e dua ta lexojë”

    Pejgamberi a.s. tha:

    “Lajmëroni se edhe All-llahu e donë atë!” (Transmeton Aisha, shënon Buhariu)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 26-11-2007 më 11:02
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fisniku-student për postimin:

    Brisil (28-09-2013)

  13. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    PSE NUK MË PRANOHET DUAJA?

    Një njeri nga banorët e Basrës e takoi Ibrahim Ed’hemin dhe i tha duke iu ankuar:

    Allahu xhel-le shanuhu në Kur’anin Famëlartë thotë:

    “UD’UNI ESTEXHIB LEKUM” - “Më thirrni mua (kërkoni prej meje), Unë ju përgjigjem.” (Gafir, 60)

    E ç’është me ne, i lutemi Allahut, por duaja s’na pranohet, kërkojmë nga Allahu xhel-le shanuhu, kurse përgjigje s’marrim dot. Vallë pse kështu?!

    -Për atë se zemrat e juaja janë të vdekura, - u përgjigj Ibrahimi.

    -E kush i ka vdekur ato? – pyeti ai.

    -Dhjetë cilësi – u përgjigj Ibrahim Ed’hemi.

    -Cilat janë ato? – pyeti përsëri ai.

    Ibrahim Ed’hemi iu përgjigj duke i thënë se ato dhjetë cilësi janë:

    1. E dini se Allahu xhel-le shanuhu është Një dhe se e njihni Atë, por obligimet ndaj Tij nuk jeni duke i kryer dhe nuk jeni duke e adhuruar.

    2. E lexoni Kur’anin Famëlartë, por s’jeni duke vepruar sipas tij, e as që doni të kuptoni nga ai (Kur’ani).

    3. Thoni se e doni të Dërguarin e Allahut, por në bazë të sunneteve të tij s’jeni duke vepruar.

    4. Thoni se shejtani është armiku I juaj I madh dhe se e mallkoni atë, kurse ju përsëri jeni duke e mbajtur dhe e dëgjoni me plotë bindje.

    5. Thoni se i frikësoheni vdekjes dhe se ajo është e vërtetë e pamohueshme, por për këtë s’keni përgatitur asgjë.

    6. Thoni se i frikësoheni zjarrit të Xhehenemit, ndërsa trupin tuaj e keni lodhur me punë që çojnë në zjarr.

    7. Thoni se e doni Xhenetin, kurse për këtë s’jeni të përgatitur, pasiqë dëfrimet i keni shijuar në këtë botë dhe nuk keni bërë vepra që ju dërgojnë në të.

    8. Kur zgjoheni nga gjumi, të metat e juaja i hidhni pas shpinës (veten tuaj e harroni), kurse të metat dhe veprat e turpshme të njerëzimit i zbuloni dhe i përgojoni. Nuk i shiqoni punët tuaja, por i shiqoni punët e të tjerëve.

    9. I shfrytëzoni begatitë (nimetet) e Allahut dhe nuk e falënderoni Atë.

    10. Shpesh i përcillni të vdekurit për në varreza, por nuk po mësoni nga kjo.

    Andaj, s’do t’iu përgjigjet duaja!
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    NAMAZI I PAKUJDESSHËM


    E kujton gjyshën dhe vërejtjet e saja që namazin e tij ta kryen me kohë: »Djali im, nuk duhet lënë namzin deri në momentin e fundit!« Gjyshja e tij ishte shtatëdhjet vjeçare, por, sa herë që e dëgjonte ezanin, menjëherë ngrihej dhe i përgjigjej thirrjes së myezinit.

    Ai, përkundrazi, kurrë nuk mundi ta mposhtë egon e tij, të ngritet menjëherë e të falet. Çfarëdo pune të bënte, namazi ishte në rend të fundit dhe çdo herë e kryente me shpejtësi të madhe që të arrijë me kohë. Duke menduar për këtë, u ngrit dhe e kuptoi se i kishin mbetur vetëm pesëmbëdhjetë minuta deri në ezanin e jacisë. Shpejtë morri abdest dhe filloi të falë namazin e akshamit.

    Derisa bënte tesbih, sërish e kujtoi gjyshën e tij dhe filloi t’i vie turp nga lutjet e veta. Ajo u falte me aq përulësi dhe qetësi. Filloi me duanë e tij, pastaj e lëshoi kokën në sexhde dhe për një kohë qëndroi në atë pozitë. Kishte qenë tërë ditën në shkollë dhe ishte shumë i lodhur…

    Papritmas, e zgjoi një zë i çuditshëm, zhurmë dhe bërtimë. Filluan ta kaplojnë djersët e ftohta. Shikoi rreth vetes, në secilën anë që shikonte – shihte shumë njerëz. Turmë e madhe. Disa qëndronin të ngrirë, duke shikuar rreth vetit, disa vraponin herë djathtas e herë majtas, krejtësisht të humbur, përderisa disa prej tyre ishin gjunjëzuar me duar të mbledhura, vetëm duke pritur… E kaploi një frikë e madhe dhe panikë kur e kuptoi se ku gjendet. Kjo ishte Dita e Gjykimit!!!

    Derisa ishte gjallë kishte ndëgjuar për dhënjen e llogarisë në Ditën e Gjykimit, por kjo i dukej shumë largë! A thua kjo mund të jetë fryt i imagjinatës së tij, diçka çka mendja e tij kishte trilluar?! Jo, pritja dhe frika ishin aq të mëdha – është e pamundshme që kjo të jetë e pavërtetë. Hulumtimet ende vazhdonin. I dëshpruar filloi të vrapojë herë tek njeri e herë tek tjetri duke pyetur se a e kishin thirrur emrin e tij. Askush nuk kishte mundësi t’i përgjigjet.

    Papritmas, ndëgjoi një zë duke thirrur emrin e tij, turma e njerëzve filloi të ndahej duke i bërë rrugë për të kaluar. Dy veta e kapën për dore dhe e tërhiqnin përpara. Kaloi në mes të turmës duke mos shikuar fare. Melekët e sollën deri në qendër dhe aty e lanë. Derisa koka e tij ishte e përulur, e gjithë jeta e tij i kalonte para syve, si të jetë ndonjë film.

    E shikontë babain e tij duke vrapuar nga ligjerata në ligjeratë, duke hargjaur shëndetin e tij në rrugën e islamit. E shikonte nënën e tij duke ftuar mysafir në shtëpinë e tyre, duke shtruar sofrën e mbushur me të gjitha të mirat. Filloi të mbrohet: »Edhe unë gjithnjë isha në atë rrugë. I kam ndihmuar të tjerët, e kam përhapur fjalën e Zotit, namazin e kam kryer, kam agjëruar Ramazanin. Të gjitha obligimet e All-llaht i kam kryer, ndërsa ato që i ka ndaluar, nuk i kam bërë« Filloi të çajë dhe të mendojë për atë sa e ka dashur All-llahun. E dinte se të gjitha që i bëri në jetë nuk ishin aq sa e meriton All-llahu. E dinte se All-llahu është Mbrojtësi i vetëm i tij…

    Djersitej dhe dridhej sa asnjëherë në jetën e tij. Sytë e tij ishin të ngulitur në peshojën e veprave, duke pritur vendimin. Më në fund, vendimi është marrë. Dy melekë, duke mbajtur fletët në duart e tyre, u kthyen në drejtim të turmës. Këmbët i kishte para kolapsit. I mbylli sytë posa filluan të lexojnë emrat e atyre të cilët shkojnë për në Xhehennem. Emri i tij ishte i pari. U gjunjëzua dhe filloi të bërtasë me zë të lartë »Si mund të jamë unë për në Xhehennem? Tërë jetën time i kam shërbyer të tjerët, e kam përhapur fjalën e All-llahut në mesin e njerëzve të tjerë…«

    I humbi shikimi, filloi të dridhej në tërë trupin. Ata dy melekë e kapën për duar. Përderisa këmbët i zvarriteshin, ata e tërhiqnin nëpër turmë në drejtim të humnerës së Xhehennemit. Bërtiste, dhe i dëshpruar mendonte se a ka ndokush prej njerëzve që mund t’i ndihmojë… I thërriste të gjitha veprat e mira të cilat i kishte bërë: ndihmën të cilën ia kishte bërë babait të tij, agjërimin e tij, namazet e tij, Kur’anin të cilin e kishte lexuar, pyeste se amund t’i ndihmojë ndonjëra vepër të cilën e kishte kryer!? Por, melekët edhe më tej e tërhiqnin në drejtim të Xhehennemit.

    Iu afruan zjarrit. Shikimi i tij i fundit pas vete… A nuk kishte thënë Resulullahi s.a.v.s., i pastër është ai person i cili pastrohet në lumë pesë herë në ditë, ashtu edhe namazi i kryer pesë herë në ditë pastron nga gjynahet?! Filloi të bërtasë: »Namazi im? Namazi im? «

    Melekët nuk u ndalën dhe arritën buzë grëminës së Xhehennemit. Filloi ta ndien nxehtësinë e zjarrit në fytyrën e tij. Shpresat e fundit ishin humbur, është dënuar në zjarr të përhershëm…Njëri nga melekët e shtyri në zjarr dhe ai filloi të bie, duke shikuar fundin i cili afrohej sa më shumë … Papritmas, një dorë e fortë e kapi dhe e tërhoqi prapa. E fshiu pluhurin nga fytyra dhe para veti pa një plak me mjekërr të gjatë dhe të bardhë. E pyeti: » Kush je ti?« Plaku u përgjigj: »Unë jam namazi yt«

    »Po ku ishe deri tani? Më shpëtove në momentin e fundit! edhe pak dhe do të përfondoja në fund të Xhehennemit!«

    Plaku buzëqeshi dhe tha: » Po, edhe ti mua më ke kryer gjithmonë në momentin e fundit, a ke harruar?!«

    Në atë moment i hapi sytë dhe e ngriti kokën nga sexhdeja. Ishte tërësisht i djersitur. Ndëgjonte zërat të cilat vinin nga jashtë dhe ndëgjoi ezanin e jacisë. Menjëhërë u ngrit dhe shkoi të marrë abdest.

    “Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm”. (El Ma’un, 4,5)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fisniku-student për postimin:

    Brisil (29-09-2013)

  16. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ÇFARË KËRKON LYPËSI

    Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:

    “Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.” (Er Rrum, 38)

    Para disa dite u takova me një njeri i cili një pjëse të jetës së tij, vitet më të bukura të rinisë i kishte kaluar me një grup besimtarësh. Ata kishin autoritetin e tyre dhe mësuesit e tyre. Në fillim çdo gjë ishte ideale, por me kalimin e kohës filloi të ndiej një zbrazëti e diç më vonë edhe në një mënyrë i tradhëtuar.

    Nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhë. Por, kishte vendosur që edhe më tej të sillet në këtë grup besimtarësh. Sa më tepër koha kalonte, shkuarja tek këta shokë dhe dijetarë bëhej më pak e këndshme, më monotone, bile filloi ngadalë të mungonte në namaze të përbashkëta.

    Filloi të çuditej me vetveten, si ndryshoi kaq shumë, si nuk i sjell më kënaqësi dëgjimi i ligjeratave dhe këshillave të autoriteteve të ditura. Vërtet ata dijnë shumë, kanë mësuar shumë gjëra përmendësh, posedojnë gjëra me vlerë, por për këtë shoqërimi me ata filloi të zbehej dhe kënaqësinë e ndiente në vetmi.

    Duke më treguar ky njeri për këtë që i kishte ndodhur, u hap me mua dhe nga ai dëgjova këtë tregim interesant.

    Njëher një i varfër erdhi te bukëpjekësi dhe i tha: “Dëhiroj pak bukë ju lutem”. “Sa i menqur je” i tha bukëpjekësi “vërtet ke ardhur te bukëpjekësi i vërtetë”. Bukëpjekësi mori librin nga tavolina dhe filloi t’i tregoj lypësit për bukën. I tregonte për miellin dhe elbin, për grurin dhe krundet. Aq bukur i fliste për këto gjëra sa që filloi të mahnitej me vetveten. Kur ngriti kokën u habit-pos gjurmës së parë të buzëqeshjes në fytyrë, lypësi nuk buzëqeshi më.

    “Unë kërkoj bukë” tha lypësi. “Ah, ah” përsëri tha bukëpjekësi “Vërtet je i mençur, eja me mua, ta tregoj furrën time”. Filloi ta udhëheq në shumë koridore, ia tregoi enën ku përgatitej buka duke i thënë: “Askush nuk ka këtë kapacitet, kemi të gjitha llojet e bukës për çdo shije…” Më pas bukëpjekësi duke hapur dyert impozante të qelqit tha: “Kjo është dhoma jonë për inspirim”. Bukëpjekësi “ndiente” se te lypësi kishte lënë përshtypje të madhe. Por, lypësi nuk fliste fare. Bukëpjekësi e “kuptoi” heshtjen e tij. Duke e përqafuar lypësin sikurse të njihen që moti dhe si të ishin vëllezër i tha: “Edhe mua më mahnit kjo sikurse ty” Bukëpjekësi vazhdoi më tutje: “Njerëzit me kilometra largë vijnë tek unë. Një herë në javë punëtorët e mi grumbullohen rreth meje për të dëgjuar recetat e mia me vlerë të paçmuar, librin e recetave të jetës”

    Lypësi ishte ulur ngase nuk kishte zgjidhje tjetër përpos të dëgjonte bukëpjekësin e entuziazmuar. “E di çfarë dëshiron, dëshiron të më dëgjon” i tha bukëpjekësi. “Unë dëshiroj vetem pak bukë” i tha lypësi.

    “Ah, ah” u përgjigj bukëpjekësi “Sa i menqur je” Përsëri e përqafoi të varfërin dhe e dërgoi në paradhomën e furrës. “Atë që tani do ta them është shumë me rëndësi. E sheh këtë rrugë? Ka shumë bukëpjekësa, andaj bëhu i kujdesshëm, ata nuk bëjnë bukë të mirë. E di, njëri brumit i qet dy lugë krip në vend se t’i qet një lugë. Tjetri e nxenë furrën për tre shkallë më tepër se sa duhet.

    I varfëri i llomitur, u nis drejt rrugës. “A nuk dëshiron bukë?” e pyeti bukëpjekësi. I varfëri u ndal, duke i ulur supet e shikoi dhe u përgjigj: “Tani e humba apetitin”. “Dëm i madh” tha bukëpjekësi “Si duket njerëzit nuk dëshirojnë bukë të vërtetë”

    Ndoshta vërtet ndonjëher dëshirojmë t’i ndihmojmë dikujt, por duhet të kemi kujdes që individit t’i japim atë që i nevoitet. Njëra ndër gjërat më të stërholluara te secili individ është zemra e tij. Atë që njeriui e flet, zemra ia kërkon, për atë që njeriu mallëngjehet për atë zemra qanë, për atë që njeriu gjurmon për atë zemra kërkon.

    Zemra e secilit njeri është si ena. Rrallë herë kjo enë mbushet. Kur dikush dëshiron të bisedoj me ne, zemra i kërkon përgjigje, nuk duhet ta rrefuzojmë. Kur dikush na thërret në rrugë ose na shikon në rrugë duhet që në një mënyrë t’i përgjigjemi. Nuk është me rëndësi që të tregojmë shumë, ose të tregojmë gjatë, apo të tregojmë çdo gjë që dijmë. Ajo që është e nevojshme është dashuria dhe kujdesi për t’ia mbushur zemrën e tjetrit. Pra, tjetrit duhet ofruar atë që kërkon zemra e tij me kujdes, butësi dhe sinqeritet.

    Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtetë Allahu i Madhërishëm i ka enët e Tij në Tokë. Këto enë janë zemrat, dhe enët më të dashura te Allahut të Madhërishëm janë ato më të pastrat, më të qëndrueshmet, më të stërholluarat” (Shënon Taberaniu, transmetuar nga Ebu Utbe el-Havelaniu)

    Andaj të varfërit jepi bukë e mos ia trego bukurinë e furrës. Ndërsa zemrës së përvuajtur këshillë të bukur dhe mirëkuptim.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shejtani ia ndriçon rrugën për në xhami

    Një person zgjohet herët nga gjumi për ta falur namazin e Sabahut në Xhami,i vesh teshat merr abdes dhe niset për në Xhami, në mes të rrugës për në Xhami rrëzohet i ndytë teshat, kthehet në shtëpi e i ndërron teshat dhe niset për ta falur namazin për të dytën herë dhe po në të njëjtin vend prapë rrëzohet, prapë kthehet në shtëpi merr abdes dhe i ndërron teshat dhe niset për në xhami, në të njëjtin vend takon një person me një dritë (fener) në dorë e pyet: kush jeni ju?

    Ai i përgjigjet: Të kamë parë qe dy herë që rrëzohesh këtu e për këtë tani po ta ndriçoj rrugën për në Xhami....

    Ja ndriçon rrugën deri te dera e Xhamisë dhe para se të hynë në Xhami i thotë njeriu (që është rrëzuar): Hynë në Xhami të falemi.... por ai refuzon, me gjithat ai ja përsëritë disa herë duke i thënë hyrë të falemi por ai refuzon kategorikisht që të mos hynë ta fal namazin.

    Njeriu e pyet : Pse nuk dëshiron të falesh?

    Ai i thotë : Unë jam shejtani.... unë të kamë rrëzuar herën e parë që të kthehesh në shtëpi e të mos falesh në Xhami por ti u ktheve, e herën e parë kur u ktheve në shtëpi e more abdes që të shkosh në Xhami ta falësh namazin All-llahu ti fali ty mëkatet, e kur të rrëzova herën e dytë e ti u ktheve në shtëpi që të marrësh abdes e të shkosh ta falësh namazin All-llahu ua fali familjes sate mëkatet, e në herën e tretë u frikësova që nëse të rrëzojë All-llahu do t'ia falë mëkatet tërë fshatit tënd.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  18. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ebu Kudame


    Ky muxhahid ka jetuar pas tabiitabiinëve.
    Merrte pjesë në shumë luftra dhe për shkak të aftësisë që kishte treguar në këto xhihade u caktua emir i një çete muxhahidinësh.

    Ishte një periudhë kohore që s'kishte xhihad dhe si pasojë Ebu Kudame kishte ngelë në shtëpi pranë familjes së vet.

    Një ditë xhumaje hatibi që mbante hutben njoftoi muslimanët që ndodheshin në xhami , se muslimanët e një krahine tjetër kishin filluar xhihadin ,prandaj kush kishte mundësi t'i ndihmonin me çfardo lloj ndihme , qoftë edhe duke bërë dua .

    Sa mbaroi xhumaja Ebu Kudame njoftoi muxhahidinët që ai drejtonte , që të bëheshin gati për xhihad dhe vetë shkoi në shtëpi , u përshëndet me familjen dhe pa ardhur akoma Iqindia ai së bashku me çetën e vet u nisën për në tokën e xhihadit .

    Rrugës duke ecur një grua muslimane i thotë:

    "Esselamu alejkum O Ebu Kudame !"

    Ebu Kudame u bë gati që t'ia kthente selamin ,por iu kujtua hadithi i profetit:

    "...Kini frikë dunjanë , kini frikë gratë ..."

    dhe për këtë shkak nuk i foli fare , por vazhdoi rrugën.
    Gruaja i foli prapë :

    "Esselamu alejkum O Ebu Kudame !"

    Ebu Kudame përsëri s'foli fare ,por vazhdonte të ecte .
    Gruaja i foli për së treti:

    "Esselamu alejkum O Ebu Kudame !"

    Dhe Ebu Kudame prapë s'foli.
    Atëherë gruaja i tha:

    "Kështu nuk kanë vepruar burrat e mirë! "

    Kur dëgjoi këto fjalë Ebu Kudame ia ktheu selamin dhe ndaloi kalin që të merrte vesh se si ishte halli i kësaj gruaje që me aq ngulm donte të bisedonte me të.

    "Jam një nënë me dy fëmijë -vazhdoi të fliste gruaja-burri që moti ka rënë shehid.
    Unë kam një djalë më të bukur se hëna dhe dua që djalin tim ta marrësh me vete në xhihad dhe lus Allahun që ta pranojë si shehid dhe ta bashkojë me babanë e tij në xhennet , sepse shumë e ka dashur babanë e vet . "

    Ebu Kudame pyeti se ku e kishte djalin që ta shihte .
    Gruaja i tha se djali i saj mund të kthehet nga çasti në çast , prandaj i luti që të prisnin pak .

    Ebu Kudame u mendua pak dhe iu kujtua rasti kur profeti shkonte për xhihad në luftën e Tebukut ...
    Kur ndonjëri prej sahabëve ngelte mbrapa ushtrisë sahabët e tjerë e njoftonin profetin duke i thënë :

    "Filani ka ngelur mbrapa , ta presim apo të vazhdojmë ?

    Profeti u thoshte :

    "Lëreni nëse ka mirësi në vetvete Allahu do e dërgojë atë me ju dhe n.q.s. s'ka mirësi ju ka ruajtur Allahu nga sherri i tij ."

    Si përfundim Ebu Kudame i tha :

    "Më vjen keq , por s'mund të presi pasi më duhet të iki sa më shpejt !"

    I dha selam dhe iku...

    Ditën tjetër muxhahidinët që ishin nën komandën e Ebu kudames dalluan në horizont një kalorës që sa vinte e u afrohej më shumë .
    Pas pak çastesh ai i arriti ata .
    U dha selam dhe u tha se kërkonte Ebu Kudamen .
    Muxhahidinët njoftuan Ebu Kutaben dhe i thanë se një kalorës i panjohur dhe me fytyrë të mbuluar po e kërkonte.
    Ebu Kudame shkoi menjëherë për të takuar të panjohurin që po e kërkonte.
    Pasi u përball me të e pyeti kush ishte dhe çfarë kërkonte ?!
    I panjohuri hoqi shallin me të cilin kishte mbuluar fytyrën dhe tha :

    "Jam djali i asaj gruas , e cila bisedoi me ty , që të më marrësh me vete në xhihad !

    Ndërsa nga ana tjetër Ebu Kudame kur pa fytyrën e atij djaloshi u shtang dhe i shkuan ndërmend fjalët e nënës së atij djali :

    "...kam një djalë më të bukur se hëna ..."

    Pëshpëriti diçka në vetvete dhe i tha djaloshit :

    "Jo ! S'mund të të marrë me vete !
    Kthehu nga ke ardhur .Xhihadi yt është tek nëna jote!"

    Por djaloshi filloi t'i lutej dhe t'i përgjërohej që mos ta kthente mbrapa .
    Papritur zemra e ngurtë , porsi një shkëmb e Ebu Kudames u zbut dhe nuk po i rezistonte dot lutjeve dhe përgjërimeve të djaloshit .
    Me gjithë merakun se mos po i ndodhte ndonjë gjë e pakëndshme këtij djaloshi kaq të mirë dhe kaq të bukur Ebu Kudame pranoi që ta merrte me vete...

    Rrugës Ebu Kudame vërente se djaloshi lëvizte herë në krye herë ne fund të muxhahidinëve , për të parë nëse dilush prej muxhahidinëve kishte nevojë për ndihmë ...

    Pasi bënë një rrugë bukur të gjatë Ebu Kudame urdhëroi që të pushonin .
    Gjatë pushimit djaloshin nga lodhja që përjetoi nga rruga e gjatë e zuri menjëherë gjumi ...

    Një grup muxhahidinësh kur e panë se sa shpejt e zuri gjumi filluan të qeshin me të .
    Por për çudi të tyre filloi të qeshë edhe djaloshi , por ky i fundit po qeshte gjatë gjumit .
    Kur u zgjua e pyetën se mos kishte parë ndonjë ëndërr ?!
    Tha djaloshi :

    "Po !Pashë në ëndërr sikur Allahu më futi në xhennet .
    Fillova të ecë nëpër të dhe para më doli një shtëpi me parmakë prej ari dhe argjendi .
    U futa në të dhe pashë aty dy vajza shumë të bukura .
    Ato më thanë të vazhdoja më tej.
    Më tej pashë dy vajza akoma më të bukura edhe ato më thanë që të vazhdoja më tej.
    Kur arrita tek dhoma e fundit pashë një krevat dhe e ulur në të ishte një vajzë më e bukur se gjithë të tjerat.
    E pyeta atë se kush ishte , kurse ajo më ktheu përgjigjen :

    "Unë jam caktuar që të jem gruaja jote në xhennet !

    Kur më tha këtë gjë unë u afrova që ta prekja , kurse ajo më tha:

    "Avash se akoma s'ka ardhur koha .
    Do ta kesh këtë mundësi së shpejti !

    Pas kësaj u zgjova...

    Të gjithë heshtën...
    Heshtjen e theu Ebu Kudame duke thënë :

    "Përgëzohu o djalosh !

    Pasi udhëtuan edhe pak kohë arritën në tokën e xhihadit

    Ebu Kudame në rolin e një komandanti të aftë , i cili njeh ushtarët e vet filloi ndarjen e muxhahidinëve .
    Disa i caktoi në vijën e parë të frontit e disa të tjerë në prapavijë .
    Edhe djaloshin e caktoi me ata që ishin në prapavijë ...

    Gjatë betejës Ebu Kudame vërejti nga larg se një kalorës i mbuluar me një guxim të papërshkruar po çante rradhët e kufarëve .
    Në fillim nuk e njohu , por pasi iu afrua më afër pa se ky kalorës ishte djaloshi që iu bashkangjit rrugës .
    I foli rreptë dhe urdhëroi që të kthehej në prapavijë .
    Kurse djaloshi ia ktheu :

    "O Ebu Kudame a nuk e ke dëgjuar se çfarë thotë Allahu :

    "Le të luftojnë në rrugën e Allahut ata që japin jetën e kësaj bote për botën tjetër ..."

    Dhe unë dua të jem njëri prej atyre dhe dua që këtë shkëmbim ta bëjë sa më parë .
    Prandaj të lutem mos më nxirr pengesa .

    Ebu Kudame kur kuptoi dëshirën e madhe të këtij djaloshi për të rënë shehid i dha lejen që të luftonte në vijën e parë të frontit .

    Tani që djaloshit iu dha leja për të luftuar në vijën e parë të frontit u bë sikur të ishte me krahë .
    Përshëndeti Ebu Kudamen dhe filloi duke luftuar përsëri .

    Beteja zgjati një kohë bukur të gjatë dhe përfundoi duke u realizuar premtimi i Allahut :

    "...ushtria jonë ka për të qenë gjithmonë Ngadhënjyese ..."

    Në fund të betejës , që siç thamë përfundoi me fitoren e muslimanëve muxhahidinët filluan të kërkojnë njëri-tjetrin për të parë kush kishte rënë shehid e kush ishte plagosur .

    Edhe Ebu Kudame filloi të kërkonte djaloshin ...

    Duke kërkuar mes të vrarëve dëgjoi një zë të mekur që po përmendte emrin e tij.
    Shkoi menjëherë aty nga vinte zëri dhe pa djaloshin që po rënkonte nga plagët e shumta që kishte marrë .
    I zbuloi fytyrën dhe po i jepte kurajo .

    Djaloshi me zërin që po i dridhej filloi të fliste :

    "O Ebu Kudame ! Ndjej erën e xhennetit , jepi selam nënës time dhe njoftoje se Allahu ia pranoi duan.
    Jepi selam edhe ..."

    Pa mbaruar fjalën , me një buzëqeshje në fytyrë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të vet .

    Ebu Kudame s'i mbajti dot lotët ...

    Duke qenë se Ebu Kudame së bashku me muxhahidinët e realizuan qëllimin për të cilin kishin ardhur (njërën prej dy fitoreve , ose fitore mbi kufarët ose rënie shehid ) morrën rrugën e kthimit për në vendin e tyre ...

    Në hyrje të fshatit kishin dalë shumë njerëz ...

    Nëna që prisnin fëmijët e tyre , motra që prisnin vëllezërit e tyre , gra që prisnin burrat e tyre ...

    Disa gëzoheshin kur shihnin të njohurit e tyre , kurse disa të tjera qanin në heshtje kur merrnin vesh se i njohuri i tyre kishte rënë shehid .

    Ebu Kudame zbriti nga kali i tij dhe ecte kokëulur ...

    Ia tërhoqi vëmendjen një vajzë e vogël dhe shumë e bukur , e cila s'linte muxhahid pa ndaluar , duke e pyetur për një të njohurin e saj .

    Ebu Kudames iu rrënqeth mishi , të rahurat e zemrës iu shtuan ...

    Vallë ku kishte parë një fytyrë të ngjashme si ajo e asaj vajze ?!

    Iu kujtuan përsëri fjalët e gruas që bisedoi në çastin kur nisej për xhihad :

    "...jam një nënë me dy fëmijë ..."

    A mos kjo do ishte motra e atij djaloshi , të cilit vetë Ebu Kudame ia mbylli sytë ?!

    A kësaj donte t'i dërgonte selamin e fundit djaloshi që bëri Ebu Kudamen të qajë aq shumë sa t'i lagej mjekra ?!

    Por pyetjet e shumta që i lindën në mendje ia ndërpreu vajza e vogël , e cila filloi të ecë në drejtim të tij.
    Ebu Kudame sa e pa se ajo vinte në drejtim të tij , ndryshoi rrugë dhe filloi të ecte me të shpejtë , sikur të ishte ai fajtori për gjithçka që ndodhi...

    Por nuk zgjati shumë ecja e tij , sepse ai u përball me nënën e djaloshit , e cila i dha selam dhe po priste se çfarë lajmi do t'i jepte Ebu Kudame .

    Ndërkaq arriti edhe vajza e vogël , e cila edhe ajo sikur nëna e saj po priste në heshtje fjalët e Ebu Kudames .

    Subhanallah ! Sa çaste të vështira ishin ato për Ebu Kudamen !

    Prej sikletit filluan t'i dilnin djersë ...

    Më në fund mori guximin dhe me një zë që i dridhej tha :

    "Djali yt u vra ..."

    "Mos mendoni se janë vrarë (të vdekur) ata që ranë në rrugën Allahut .
    Përkundrazi ata janë të gjallë duke u ushqyer tek Zoti i tyre ."-ia ktheu gruaja.

    Ndërkaq kur vajza e vogël dëgjoi fjalët e Ebu Kudames ra përtokë e vdekur.
    Gruaja me një zë të qetë sikur s'kishte ndodhur gjë tha :

    "Të Allahut jemi tek Ai do të kthehemi "

    Mori vajzën në krahë dhe u largua qetë qetë ...

    Ebu Kudame shkundi veten se mos ishte në ëndërr...

    Këmbët s'po e mbanin.
    U ul mbi një gur.
    Ngeli aty për një kohë të gjatë duke menduar për zemrën e asaj gruaje që rradhë herë gjendet në kraharorët e burrave .
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  19. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    MBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR



    Mbreti rrinte ulur ne fronin e vet i kapardisur si kendes, e shkendijat dilnin nga syte e tij. Ushtaret dridheshin prej tij nga frika, sepse kishte zemer te forte si guri, a me te forte dhe me te ashper se guri.
    Mbreti e levizi koken si shenje se magjistari mund te paraqitej para tij. Magjistari hyri i perkulur dhe me koke te ulur, u ndal para mbretit dhe tha: “I falenderohem zoteriut tim qe me lejoi te paraqitem para tij. Zoteri, kam ardhur t’ju them se jam plakur dhe se fuqia me ka leshuar. Kam frike se kur te vdes, edhe magjia ime do te vdese se bashku me mua. Urdheroni, zoteri qe te gjendet ndonje djalosh i zgjuar te cilit do t’ia kisha mesuar mjeshtrine e magjise!”
    Mbreti tha: “Te faleminderit ty, o magjistar! Tere jeten tende e ke shpenzuar ne sherbimin tim! Ke qene besnik dhe i sinqerte, ndaj do ta kryej deshiren tende!” Mbreti urdheroi qe te plotesohet deshira e magjistarit. U zgjodh nje djalosh i zgjuar dhe me fytyre te bukur, te buzeqeshur, nje djalosh shpirtemire dhe mendjemprehte.
    Magjistari, pas nje veshtrimi te shkurter, menjehere erdhi ne perfundim se ku djale eshte nje thesar i paqmueshem. Pastaj tha: “Mire paskan zgjedhur, po shoh se je i menqur, i qete dhe i zgjuar. Shpresoj se nuk mashtrohem!”
    Keshtu djaloshi filloi te vinte qdo dite te magjistari, qe prej tij t’i mesonte bazat e magjise, por nuk e bente kete dhe gjithaq me deshire. Nuk e donte nje profesion te tille, por qfare te bente! Ky ishte nje urdher i mbretit te ashper dhe te pameshirshem, ndaj nuk kishte mundesi ta kundershtonte ate.
    Nje dite, derisa po shkonte te magjistari, dikush e thirri nga pas si me turp. Ishte ky nje kryeprift qe jetonte i vetmuar ne nje banese te veten, e qe deshironte ta njoftonte djaloshin me te verteten dhe fene e All-llahut. Djaloshi pranoj te takohej me te dhe e hapi zemren e tij para mesimeve dhe keshillave te tij qellimmira. I vinte mire ta degjonte bukurine e fjaleve dhe mendjen e gjere te ketij njeriu te devotshem. Dhe keshtu djaloshi qdo dite kthehej ne kete shtepi te miresise qe ta mesonte urtesine, ne menyre qe te nxirrte nga ajo q’eshte e mire per kete bote dhe te kursente diq nga ajo per boten tjeter dhe per tere njerezit. Per kete nuk i fliste asgje magjistarit, qe te mos e gjente ndonje e keqe. Edhe ai njeri i devotshem e kishte keshilluar qe per kete mos t’i fliste askujt, derisa All-llahu xh.sh. t’i udheroje diq tjeter. Dhe mire kishte vepruar!
    Pas nje kohe, djaloshi filloi te mendonte dhe te brengosej gjithnje e me shume. Deri kur do te mbetej me frike nga oborri mbreteror, magjistari dhe padrejtesia?! Si te largohej nga magjistari pergjithmone? Atehere, nje dite, i pa shume njerez te cileve diq ua kishte zene rrugen. Qfare po ndodhte atje?
    U afrua dhe e pa nje shtaze te trishtueshme qe ua kishte zene rrugen njerezve. Te gjithe ishin te frikesuar. Djaloshi e mori nje gur, e ngriti dhe tha: “O Zot, nese tek Ti eshte me e dashur ajo qfare ben kryeprifti sesa ajo qfare ben magjistari, mbyte kete shtaze!” E pastaj e gjuajti ate shtaze me gur, e qelloi ate dhe ajo ra e vdekur per toke. Njerezit u habiten me ate se qfare beri, ndaj filluan te tubohen rreth tij. Djaloshi shkoi tek kryeprifti per t’i treguar se qfare kishte ndodhur. Ishte mjafte i shqetesuar; zemra sikur donte t’i dilte jashte gjoksit.
    Kryeprifti e qetesonte djaloshin duke i thene: “ O bir, ti je sot me i mire se une. Kam degjuar se qfare ke bere. Dije se All-llahu xh.sh. eshte me ty! Besimtari gjithnje eshte ne sprove. Ndoshta do te gjeje ndonje gje e pakendshme, por behu zemerforte dhe i durueshem. E lus All-llahun e madherishem qe te te ndihmoje ne qdo gje!”
    Djaloshi gjithnje e me shume behej i devotshem, ndaj njerezit e qmonin me shume. Filloi me ndihmen e All-llahut fuqipote t’i sheroje te verbrit, te semurit nga lebra dhe te semurit tjere.
    Per kete degjoi njeri prej bashkepunetoreve dhe keshilltareve te afert te mbretit, i cili vazhdimisht i bente shoqeri mbretit. Kishte blere dhurata te shumta dhe te shtrenjta dhe shkoi tek shkoi tek djaloshi. I tha: “Sikur qe me sheh, une jam i verber! Nese me sheron, te gjitha keto gjera te bukura do te behen tuat!”
    Djaloshi u pergjigj: “Une jam sikur te gjithe ju, nuk mund te sheroje askend. Ai qe ju sheron ju dhe mua eshte All-llahu xh.sh. Nese beson ne All-llahun, i Lartesuar qofte, une do te lutem qe te te sheroje!”
    Atehere keshilltari i mbretit deklaroi se All-llahu eshte Nje, i Vetmi dhe menjehere u sherua, prandaj u gezua tej mase qe All-llahu xh.sh. e kishte sheruar. Kur u sherua u perul ne shenje falenderimi ndaj All-llahut xh.sh.
    Diten e dyte, ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul prane tij si zakonisht, e mbreti u habit kur e pa se ky nuk ishte me i verber. Mbreti e pyeti: “Kush ta ktheu shikimin?” Njeriu besimtar iu pergjigj: “All-llahu, Zoti im i Lartesuar, Ai mua m’i ktheu syte”. Mbreti u hidherua dhe bertiti: “Ti a ke Zot tjeter perveq meje? Me thuaj, kush te bindi se ekziston ndonje zot perveq meje?”
    Keshilltari, pas kembenguljes se mbretit, pranoi se kete e kishte bere djaloshi. Mbreti urdheroi qe ta sjellin djaloshin. Kur e prune, e pyeti: “Me thuaj bir, a thua magjia jote u be aq e forte saqe tani mund te sherosh te verberin, te semurin nga lebra dhe te besh gjera te tjera jo te zakonshme?”
    Djaloshi u pergjigj: “Une nuk e sheroje askend, ndersa magjia nuk ka kurrfare ndikimi ne sherim. Askush perveq All-llahut xh.sh. nuk i sheron njerezit nga semundjet e tyre!”
    Mbreti bertiti: “Do te te mesoj ty se si duhet te sillesh me zoteriun tend! Une jam zoti yt dhe nuk ka zot tjeter! Ndaj duhet te me tregosh se kush ta ka helmuar mendjen dhe te ka mesuar te flasesh keshtu!”
    Mbreti urdheroi qe ta torturonin djaloshin derisa pranoi se ai ishte kryeprifti. Mbreti frikesohej se njerezit do te fillonin te adhuronin tjeterkend, e jo ate, dhe keshtu do ta humbte mbreterine. Ndaj urdheroi qe menjehere te ta sillnin kryepriftin. Kur e sollen ate, mbreti filloi te kercenohej duke i thene: “Ti, do me thene je kreu i turbullirave? A deshrion qe njerezit te jane te padegjueshem ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjeter veq meje? Largoje kete ide. Ne te kunderten te pret vdekja!” Kryeprifti i refuzoi kercenimet dhe tha: “Zoti im eshte All-llahu, e ti nuk mund te me detyrosh me kercenimet e tua qe te largohem nga besimi im! Bej qfare te duash!”
    Nuk kaluan as disa minuta e mbreti kerkoi qe t’ia sjellin nje shpate qe me te t’ia heq koken kryepriftit. Por, ai ishte i palekundur me fene e vet, duke i refuzuar kercenimet. Mbreti urdheroi qe t’i prehet koka, gje qe edhe u be.
    Atehere mbreti iu drejtua keshilltarit te vet, duke i thene: “Me ty kam kaluar shume kohe dhe ty te kam shok. Te keshilloj qe ta lesh fene tende dhe te mbesim edhe me tej shoke!” Keshilltari e refuzoi kete. Edhe me ate u be sikur me kryepriftin.
    Mbreti pastaj urdheroi qe t’ia sjellin djaloshin, dhe tha: “Largohu, o djalosh, nga feja jote? Do te ishte vertete keq qe nje djalosh sikur ti ta humbe jeten per shkak te besimit te gabuar. Mos u sakrifiko ne lulen e rinise tende; kthehu ne fene e baballareve dhe te gjysherve te tu!”
    Djaloshi nuk u lekund dhe i mbeti besnik fese se vet te vertete, edhe pse e dinte se qfare i kishte ndodhur kryepriftit dhe shokut te mbretit, dhe iu drejtua mbretit duke i thene:
    “E besoj All-llahun si Zot, dhe nuk kam Zot tjeter veq Tij. Beni me mua qfare te doni!”
    Mbreti e urdheroi nje grup te njerezve te vet lojale qe ta dergojne djaloshin ne nje mal te larte dhe qe atje t’i kercenoheshin dhe t’ia terhiqnin verejtjen se nese nuk largohet nga feja e tij, do ta gjuanin ne gremine, ne menyre qe te jete shembull per te tjeret qe duan te bejne sikur ky.
    Ne maje te malit, djaloshi e luti Krijuesin e vet: “O Zot, denoji ata per punet e tyre jo te mira!”
    Menjehere mali u lekund dhe sherbetoret e mbretit rane ne gremine, e djaloshi u kthye me hapa te sigurte, me koke te ngritur. Kur e pa mbreti zullumqare, u qudit dhe u habit.
    Duke bertitur tha: “Gjera te quditshme po ndodhin me ty. Ku jane njerezit qe i kam derguar me ty?”
    Djaloshi u pergjigj: “All-llahu me liroi prej tyre. Mali u dridh dha ata rane ne gremine. Keshtu nuk arriten ta kryejne krimin te urdheruar nga ju!”
    Mbreti u nervozua dhe i urdheroi ushtaret qe ta dergojne djaloshin ne mes te detit dhe ta gjuajne atje per ta mbytur valet e detit.
    Djaloshi ne mes te detit te trazuar iu lut All-llahut xh.sh. per ndihme, dhe Ai ia pranoi lutjet djaloshit. Sherbetoret e mbretit qe te gjithe u permbyten, e djaloshi, e djaloshi u kthye me besim te forte dhe i sigurte ne ndihmen e All-llahut xh.sh. Sa e kendshme eshte pergjigjja e tij thene mbretit: “All-llahu me liroi nga ushtaret tuaj, te cilet u bene ushqim per peshqit!” Mbreti gati sa nuk pelciti nga hidherimi, kur djaloshi me plot besim ne All-llahun i tha: “O mbret, ju nuk mund te me mbytni, gjersa t’ju them se qfare duhet te beni per te me mbytut”. Mbreti pa u hamendur tha: “Do te veproje si te thuash!”
    Djaloshi me tere zerin tha: “Tuboni njerezit ne nje vend te hapur dhe me lidhni per nje trung palme! Pastaj merrni nje shigjete nga qanta ime dhe vendosni ne hark, e pastaj thuani: “Ne emer te All-llahut, Zotit te ketij djaloshi!!! Pastaj, gjuajeni shigjeten ne drejtim timin. Nese veproni ashtu, do te keni sukses ne mbytjen time!”
    Mbreti tha: “Po pranoj!”

    I tuboi njerezit ne shesh e lidhi djaloshin per trungun e palmes. E mori shigjeten, e vendosi ne hark dhe tha: “Ne emer te All-llahut, Zotit te ketij djaloshi!” Shigjeta e goditi djaloshin besimtar ne temth dhe e mbyti. Vdes sikur deshmor. Fjalet e fundit i kishte: “La ilahe il – lall – llah – s’ka zot tjeter perveq All-llahut!”
    Njerezit u binden me syte e tyre ne sinqeritetin e djaloshit dhe te gjithe e shqiptuan fjalen me te embel qe gjuha mund te shqiptoje: “E besojme All-llahun, Zotin e djaloshit!”
    Nje fatkeqesi e rende e kishte goditur mbretin!!! Ndodhi ajo qe me se shumti i frikesohej. I tere populli u bene besimtar. As ushtaret, e as oborrtaret nuk mund te gjenin ndonje zgjidhje qe t’i shmangnin njerezit nga e verteta. Nuk arriten te gjenin menyre si t’i mashtronin dhe t’i largonin nga besimi i tyre ne Zotin e djaloshit.
    Mbreti nuk dinte se qfare te beje. Disa nga shoket e tij i thane: “E sheh, ndodhi ajo prej qka me se shumti frikesoheshe! Nuk ishe sa duhej i kujdesshem. I tere populli u be besimtar. Urdhero te hapen hendeqe te medha, te mbushen me dru dhe te ndizet zjarri. Urdheroji ushtaret qe ta hedhin ne zjarr secilin qe nuk pranon te largohet nga feja e tij!”
    Kur e bene kete, i erdhi rendi nje gruaje qe e mbante ne duar nje foshnje te posalindur. Kur e derguan te zjarri asaj filloi t’i dhimbset femija e saj, atehere femija foli dhe tha: “Nene behu e durueshme, ti je ne rruge te drejte!” Kur e ema e degjoi kete, u hodh ne zjarr se bashku me femijen. Mirepo, meleket i shpetuan dhe i derguan ne Xhennet, i cili u eshte premtuar durimtareve insha-Allah !

    POROSI NGA TREGIMI I MBRETIT ME DJALOSHIN BESIMTAR

    1. Muslimani e fsheh besimin e vet, nese frikesohet se armiku mund t’i shkakoje atij dem.
    2. Muslimani i lutet All-llahut xh.sh. ne situata jetesore, e sidomos nese e godet ndonje fatkeqesi, sikurse kishte vepruar djaloshi.
    3. All-llahu eshte i Vetmi qe sheron, gjersa mjeku eshte mjet e jo ai qe sheron.
    4. I riu musliman duhet t’i thirr te tjeret ne Islam, sikur qe kishte vepruar djaloshi qe e kishte thirrur keshilltarin e verber.
    5. Muslimani eshte i forte dhe i vendosur ne fene e vet, edhe perkunder ngacmimeve qe i ndodhin nga te tjeret.
    6. Kur e verteta behet e qarte, muslimani eshte i obliguar ta ndjeke ate, sikur qe vepruan te pranishmit ne ekzekutimin e djaloshit.
    7. Zullumqaret dhe tiranet gjithnje e kane fundin e tmerrshem dhe punet e tyre te shemtuara gjithnje zbulohen, sikur qe ndodhi me mbretin e padrejte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 04-12-2007 më 11:08
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  20. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    KULETA E HUMBUR

    Mustafaja eshte nje tregtar i madh dhe i pasur, i njohur per sinqeritetin e tij ne mesin e njerezve. Prandaj shume njerez i besojne dhe bashkepunojne me te te sigurt ne cilesine e mallit qe e shet. Ishte shume i pelqyer, ndaj numri i bleresve shtohej gjithnje e me shume. Ndaj pasuria e tij shtohej. E kishte blere nje anije te madhe tregtare qe te mund te blinte mall me cilesor dhe me te qmueshem nga vende te ndryshme, nga Lindja, Kina, dhe vende te pasura me mendafsh dhe perfume.
    Erdhi koha e haxhxhit dhe muezini e lajmeroi kete, qe njerezit me kohe te pergatiten per kete obligim. Kete thirrje e degjoi edhe Mustafaja, ndaj deshi te nisej per rruge. Tha me vete: “Kete e kam obligim para All-llahut xh.sh. per arsye se jam i pasur dhe duhet t’i pergjigjem Atij!”
    All-llahu xh.sh. ka thene:
    “Dhe per hir te All-llahut, vizita e Qabes (haxhi) , eshte obligim per ate qe ka mundesi udhetimi tek ajo.”
    (Ali Imran, 97)



    SHKUARJA NE HAXH

    Mustafaja u pergatit per rruge dhe u nise me ndihmen e All-llahut xh.sh. per haxh, se bashku me nje karvan
    Karvani u nise ne drejtim te Mekkes se nderuar. Gjate rruges ata u ndalen disa here ne menyre qe besimtaret te pushonin dhe t’i kryenin disa nevoja te tyre. Bujtinat i bene ne disa vende, derisa arriten ne qytetin e dritave ne Medine (El-Medinetul-Munevvere). Me ta ishte edhe Mustafaja. Pas nje pushimi te shkurter ne qytet, Mustafaja deshi t’i blerje disa gjera per te cilat kishte nevoje. Kur e futi doren ne gjep qe ta njerre kuleten e tij, kuleta nuk ishte. E kerkoj neper teshat e veta dhe u tmerrua kur edhe aty nuk e gjeti. Per fat te tij te keq iu be e qarte se e kishin humbur kuleten e bashke me te edhe parate qe i kishte marre per rruge. E ne kulete i kishte tre mije dinare, qe eshte nje shume e madhe. Kjo shume parash do t’i ndihmonte atij per t’i mbuluar shpenzimet e rruges per ne haxh e do t’i kishin mbetur edhe shume te tjera, te cilat mendonte t’ua dhuronte te varferve ne Mekken e ndershme. Qfare te bente tani? E kishte humbur pasurine e nevojshme!
    Mustafaja mendonte sika mundur t’i ndodhte kjo, mirepo nuk u zhgenjye dhe nuk u hamend ne qellimin e tij per ta kryer obligimin e vet. U pajtua me kete, duke thene se kjo ishte shkruar prej all-llahut xh.sh. Ai megjithate ishte i pasur, ka pasuri qe vlen me mijera dinare, ndaj mund te huazonte nga shoket e tij qe udhetonin me te. Kur ta kryeje haxhin dhe te kthehet ne shtepi do t’ua kthente parate e huazuara. Kerkoi qe t’i huazonin ca te holla, gje per te cilen te gjithe ishin te gatshem te jene ne sherbim te tij, per arsye se e qmonin, keshtu qe ia tubuan aq sa kerkoi. E kreu obligimin e vet te haxhit dhe u dhuroi te varferve diq prej parave, mu ashtu siq e kishte menduar ne fillim te rruges dhe u kthye ne qytetin e tij. Ishte i lumtur dhe i gezuar qe All-llahu xh.sh. ia kishte mundesuar nje rast te ketille. Shume shpejt ua ktheu borgjin njerezve nga te cilet i kishte huazuar parate, duke i falenderuar perzemersisht.

    FATKEQESITE I VININ NJERA PAS TJETRES MUSTAFASE

    Kalonin ditet e Mustafaja edhe me tutje ishte tregtar i madh, i cili gezonte respect. Jetonte ne begati, ngase All-llahu xh.sh. i kishte dhene pasuri te shumte atij dhe femijeve te tyre u kishte dhene lumturi dhe shendet. Gjithnje e falenderonte dhe e madheronte All-llahun xh.sh. per begatite qe i kishte dhene. Asnjehere nuk kishte harruar t’i mesoje femijet e vet qe te jene te mire dhe besimtare shembullore, qe te jene shembull me sjelljet e tyre dhe ta falenderojne All-llahun xh.sh., si dhe te kerkojne falje nga Ai kur jane ne vetmi ose ne vend publik.
    Mustafaja i kishte dy djem dhe nje vajze qe ende ishte ne gji. Ai i ushqente dhe kujdesej per ta. I kishte mesuar te silleshin mire dhe t’i respektonin prinderit e tyre.
    Nje dite, kur Mustafaja u ul ne tavoline dhe drekonte me gruan dhe femijet e tij, dikush trokiti ne dyert e shtepis se tij. Njeri prej djemve te Mustafase shkoi ta hapte deren. Ishte sherbetori i tij Hasani, i cili e kerkonte zoteriun e tij per bje gje shume te rendesishme. Mustafaja u ngrit nga tavolina dhe e pyeti: “Q’eshte ajo kaq me rendesi per te cilen po ma prish rehatine?” Sherbetori heshti per nje kohe si memec, ishte zverdhur dhe i shqetesuar dhe dridhej nga frika. Mustafa e pyeti edhe nje here: “Fol diqka, q’eshte qe je kaq i frikesuar? Me mban ne hamendje!” Hasani iu pergjegj: “Zoteri, anija juaj eshte fundosur gjate kthimit te saj nga India me tere mallin qe kishte ne te!”
    Mustafaja e uli pak koken per shkak te ketij lajmi te dhembshem ndaj vete tha: “ Nuk ka dalje e as ndihme pa ndihmen e All-llahut te Madheruar. Kthehu ne dyqan. Ky eshte vullnet i All-llahut xh.sh. dhe asgje nuk mund ta nderroje fatin tim qe e ka caktuar All-llahu xh.sh.
    Mustafaja hyri ne shepine e vet dhe u ul ne tavoline qe ta perfundonte dreken me gruan dhe femijet e tij. Nuk u merzit e as nuk vajtonte po ia kishte fatin e vet vullnetit te All-llahut xh.sh., edhe pse ajo anije perbente tri te katertat e pasurise se tij. Iu kthye punes se tij me plote elan dhe deshire, i vendosur qe ta kthente sa me shpejt pasurine e vet te humbur.
    Pas disa ditesh, e goditi lajmi i kobshem per mbytjen e djemve te tij. Nje mur i vjeter qe rrezuar mbi ta, ndaj ata kishin mbetur nen germadhat e tij, edhe pse njerezit qene munduar per t’i nxjerre te gjalle qe aty.
    Mustafaja qau dhe u merzit per ta, por shume shpejt e mblodhi veten, sepse e dinte qe fatkeqesite duhet t’i perballonte me durim, ndaj e luti All-llahun xh.sh. qe t’ia fale e ata t’i perfshije nen meshiren e Tij.
    Dhembjen dhe merzine e tij e zbuste mendimi se djemte e tij kishin qene te mire dhe te degjueshem ndaj prinderve te vet. Plotesisht ia kishte lene fatin e vet All-llahut xh.sh. se Ai e mbron ke te doje.
    Mustafaja mbeti me gruan dhe vajzen e vet te vogel. Mirepo, puna e tij nuk shkonte me shume lehte si me pare, fitimi i tij behej gjithnje e me i vogel. U detyrua qe ta shiste shtepine e tij te madhe dhe ta blente nje me te vogel, me modeste. Dyqani nuk ishte me plot me mall te qmueshem, ndaj numri i bleresve zvoglohej per qdo dite. Sherbetoret e leshonin ne kerkim te tregtareve me te pasur. Musatafase gjithnje e me shume i binte autoriteti qe ne me fund u detyrua ta leshoje qytetin e vet, se i vinte turp t’i shikonte njerezit me sy. Ishte bere nje shembull konkret i nje te pasuri qe shume shpejt ishte bere i varfrer. Pas teshave te shtrenjta dhe te bukura tani mbante tesha te arrnuara. Dikur kishte sherbetore rreth vetes dhe dinte qe shpesh here t’i ndihmonte te varferit e tani mezi jetonte.
    Vendosi ta leshonte qytetin e tij e ndoshta All-llahu ia nderron gjendjen e tij financiare me te mire. Ndoshta nderimi is jell fat. Bisedoi per kete me shqen e tij, e ajo u pajtua me kete, bile edhe e trimeroi ta bente kete. Edhe ajo nuk mund t’i duronte shikimet qellimkeqija dhe pergojimin e grave te keqija se pas pasurise se madhe kishte mbetur pa asgje dhe se familjen e tyre e kishte lene fati. Ajo duronte dhe mundohej perkunder te gjithave ta ndihmonte bashkeshortin e saj ne fatkeqesine e tij, mirepo gjendja tani ishte bere e pa durueshme dhe kishin vendosur qe se bashku ta leshonin vendbanimin e tyre te deritanishem dhe te kerkonin fitim me te mire dhe jete me te lumtur.
    Gruaja e durueshme e Mustafase pergatiti pak ushqim te nevojshem per rruge. Ai e shikonte me mallengjim qytetin e tij nga nje dritare e vogel duke i kujtuar ditet e tij te lumtura. Sikur ne ender e degjoi zerin e gruas qe thoshte se qdo gje ishte gati per rruge. E mori vajzen e vogel ne duar dhe e perqafoi me butesi e ne syte e tij u paraqiten lotet, te cilet u mundua t’i fshihte nga gruaja e tij. Gruaja e tij e mori ate pak ushqim qe e kishin per rruge. Ishte bashkeshorte e mire, e durueshme dhe e degjueshme. Dikur ishte e pasur, por me te gjitha kishte sjellje njerezore. Kur u varferuan, kete fat te cilin ua kishte caktuar All-llahu xh.sh. e pranoi ne menyre shume te qete. Edhe ne keto qaste te renda per burrin e saj ishte prane tij dhe se bashku me te i bente belle kesaj fatkeqesie qe i kishte goditur. E tani shkonte me te ne te panjohur edhe pse ishte ne muajin e nente te shtatzenesise e mund te lindte ne qdo moment.
    Gjate rruges Mustafaja dhe gruaja e tij pushuan ne nje fshat dhe blen ca gjera te nevojshme per ta. Pas udhetimit te gjate dhe te rende mberriten ne nje qytet te madh ne te cilin edhe kishin menduar te shkonin. Menjehere pas hyrjes ne qytet, gruaja e tij filloi te ankohet per dhembjet e lindjes. Si duket kishte ardhur moment i lindjes. Mustafa e gjeti nje shtepi te vjeter e te leshuar ne periferi te qytetit, pa dyer dhe pa kulm, ketu edhe u vendosen. Ai pastaj nxitoi deri ne qytet, e nata kishte filluar te leshohej mbi qytet. Erdhi ne qytet, mirepo nuk arriti te bleje asgje, ngase te gjitha dyqanet ishin mbyllur. Shetiste rrugeve te qytetit e zemra e luste All-llahun xh.sh. se ndoshta do te gjente ndonje dyqan te hapur. Me ne fund e gjeti nje te hapur dhe u gezua tej mase.

    FUNDI I FATKEQESIVE

    Mustafaja aty bleu qumesht dhe vaj. Shitesi e pyeti: “Ku e ke qypin?” Mustafaja iu pergjigj: “ Une jam i huaj dhe nuk kam qyp.” “Atehere paguaje kaucionin per qypin!” Mustafa i zhgenjyer pyeti se sa kerkon? “Pese derhem!”-iu pergjigj shitesi. Mustafaja heshti. E shitesi i tha: “Q’eshte me ty o njeri?” Mustafaja i tha: “Nuk kam, e kam vetem nje derhem! Ma jepni ate (qypin v.p), e une ju premtoj se do t’jua kthej ate!”
    Shitesi i mire e kuptonte se q’eshte varferia dhe nevoja e Musatafase dhe nga meshira ia mbushi qypin me qumesht dhe i qiti ne te pak vaj. Ia dha Mustafase duke i thene: “Mos harro qe ne mengjes te ma kthesh!” Mustafaja iu falenderua dhe i premtoi se do ta kthente ate pa e vonuar. E mori ne duar qypin dhe ashtu i gezuar u nis duke i harruar per nje moment problemet e veta. I dukej sikur po ia dergonte gruas se vet nje dhurate te qmueshme. Ate po e priste nje ushqim i shijshem pas lindjes se dhembshme. Atehere i ra ndermend se ajo ishte e vetme ne nje shtepi te leshuar dhe te shkaterruar dhe e kaploi frika se mos ndoshta gjate lindjes i ka ndodhur diq, ndoshta ka pasur nevoje per ndihme. I shpejtoi hapat e tij duke kaluar neper rrugicat e erreta te qytetit. Nuk kishte me kalimtare askund. Njerezit kishin shkuar neper shtepite e tyre qe te pushonin pas dites se mundimshme.
    Mustafaja hecte me hapa te shpejte dhe papritmas rrezohet, e qypi se bashku me qumeshtin i del nga duart dhe copetohet i tere. Mustafane e kaploi nje zhgenjim i papershkruar. Para syve te tij renditeshin fotografite nga jeta e tij - pasuri dhe bollek, kurse tani, mjerim , varferi dhe merzi. Pa marre parasysh sa ishte i durueshem, kete nuk mund ta duronte. Ia hapi All-llahut xh.sh. zemren e tij te thyer dhe e zbrazi tere merzine e vet me nje vajtim te dhembshem. Qante me ze aq shume, saqe nga femijeria nuk kishte qare ashtu. Vaji i tij theu qetesine e nates, dhe nje njeri hapi dritaren per te pare se kush eshte duke qare, dhe pyeti: “Q’ke o njeri? Pse qan?” Mustafaja e ktheu koken nga dritarja dhe u pergjigj: “Me ra qypi me qumesht dhe u thye!” Njeri nga dritarja tha: “O, Zot, a nje njeri i rritur sikur ju, te qaje ngase i ka rene qypi me qumesht; a jeni sherbetor i ndonje zoteriu koprrac? Q’eshte me njerezit keto dite? I pengojne njerezit duke ua prishur gjumin per disa derheme!” Pastaj e perplasi dritaren, Mustafaja tha: “All-llahu te falte!” Menjehere e ktheu shikimin nga copat e lagura te qypit nga qumeshti i derdhur dhe e kujtoi gruan e vete e cila do te linde e nuk do te kete qfare te haje. Jeta ishte e zeze ne syte e tij, e sidomos kur mendonte se gruas se tij mund t’i ket ndodhur diq e keqe. Ndoshta eshte e vdekur e ndoshta edhe vajza e tij e vogel ka vdekur me te.
    Menjehere ia plasi vajit me ze te madh, se nuk kishte asnje para, nga do te siguronte ushqimin!? Ai njeri i meparshem doli dhe e qortoi: “Qetesohu o njeri! Perse po na pengon? Na ler te fleme dhe shko! Njerezve u ndodhin shume gjera te keqija, e nuk kerkojne ndihme e as nuk qajne!” Mustafaja tha: “All-llahu te falte! Une para dhjete vjeteve e kam humbur kuleten se bashku me tre mije dinare dhe asnje lot nuk e kam leshuar e as nuk kam vajtuar, sepse isha i pasur. Tani po e sheh, po qaj per disa derhem, se nuk kam me shume!” Njeriu i tha: “Q’ka ke humbur?” Mustafaja tha: “Kuleten me tre mije dinare!” Njeriu: “Pashe Zotin, pershkruama!” Mustafa: “A edhe po me perqesh? Me ler rehat, qfare fitoj nese ta pershkruaj?” Njeriu: “Pashe Zotin, pershkruama, seriozisht e kam dhe nuk po mahitem!” Mustafa heshti dhe tha me vete: “Nuk ka rrugedalje, as ndihme, as fuqi pa vullnetin e All-llahut te Lartesuar, e tani jam ne kete situate te padalshme, e ky njeri tani kerkon qe t’ia pershkruaje kuleten te cilen e kam humbur para dhjete vjetesh. E ky tani deshiron qe tq argetohet!”
    Atehere ky e kapi per dore dhe i tha perseri: “Pershkruama kuleten e humbur!” Mustafa u pergjigj: “Do te te tregoj nese me leshon - kuleta eshte e zeze, e qepur me penj te kuq, i ka tre xhepa; ne secilin nga njemije dinare. Tani a je i kenaqur? Me lesho, All-llahu te meshirofte!”
    Njeriu e pyeti: “Kujt ia dergoje ushqimin?” Mustafaja tha: “Gruas sime, te cilen e kam lene ne nje shtepi te braktisur e ajo eshte gati te linde, e ndoshta tashme veq ka lindur, e nuk ka kush t’i ndihmoje!” Njeriu: “Ti dhe gruaja juaj jeni mysafire te mi! Eja ta shkojme dhe ta marrim ate!”
    Mustafaja ishte i gezuar per shkak te miresise se papritur te ketij njeriu. U nguten se bashku qe ta merrnin gruan dhe vajzen e tij. I gjeten dhe i sollen dhe gruaja nuk kishte lindur ende. Ua dha nje dhome dhe kerkoi nga gruaja e tij qe te kujdeset per gruan e Mustafase.
    Nga mesi i nates, gruaja e Mustafase lindi djale. Mustafaja u gezua dhe iu falenderua All-llahut xh.sh.

    GEZIMI

    Ne mengjes nikoqiri i tyre ua solli kafjallin dhe gjersa hanin ia filluan bisedes. Nikoqiri e pyeti Mustafane: “Me qfare pune merresh?” Mustafa i tha: “Kam qene trgtar dhe e di kete pune, mirepo tani jam i varfer sikur qe me sheh dhe nuk kam me qka te tregtoj. Ketu kam ardhur te kerkoj pune, ndoshta tek ndonje tregtar tjeter.”
    Nikoqiri i tha: “Qfare thua, te marresh pjese me mua ne nje pune te vogel tregtare? Tani do t’i jap njeqind dinare per fillim qe te mund ta fillosh punen, e pastaj fitimin do ta ndajme.” Pas disa ditesh, Mustafaja u kthye tek nikoqiri i vet dhe i tha shokut te tij te ri: “Bera tregti dhe kam fituar pesedhjete dinare, gjysma eshte e juaja!” Njeriu i tha: “Bashkoja kete fitim parave te tua dhe trgto me to qe te fitosh me shume!”
    Iu kthye Mustafa tregut, me plot vullnet per pune. Frika nga varferia ishte larguar, ndaj nuk e shikonte jeten ashtu zi si me pare. All-llahu jep dhe All-llahu ndalon. All-llahu e shpetoi nga varferia kur e kishte me se veshtiri, prandaj punonte panderprere, e gjuhen dhe zemren e vete vazhdimisht e perdorte qe ta madheroje dhe falenderoje All-llahun xh.sh.
    Dinte ta tregoje falenderimin e tij te thelle ndaj nikoqirit te tij per ndihmen e dhene. U kthey kur kaluan disa jave dhe ia dha gjysmen e fitimit.
    Njeriu i tha Mustafase: “Shiko shoku im, tani do te them diq pasi qe e arrite qetesine dhe rehatine e zemres sate.”
    Mustafaja e pyeti: “Qfare do te me thuash, o vella?” Njeriu tha: “A te kujtohet qe e ke humbur kuleten e te hollave?” Ky iu pergjigj: “Po, me kujtohet, kurr nuk do ta harroj kete!” Njeriu: “Te pata pyetur se a mund te ma pershkruash kuleten e ti e bere kete.” Mustafaja tha: “Po, kete e pata bere ate nate kur isha duke qare!” Njeriu shkoi tek nje arke e zbukuruar dhe nxorri nje kulete: “A eshte kjo kuleta juaj?” Mustafaja mori fryme me veshtiresi dhe gati sa nuk i doli shpirti kur e pa kuleten e tij. Nga gezimi i madh dhe tronditja e humbi vetedijen. Kur erdhi ne vete, i tha njeriut: “Pashe All-llahun, ku e gjete ate?” Njeriu iu pergjegj: “E kam gjetur para dhjete vjetesh ne rruge per ne haxh. I thash nje njeriu qe te bertiste me ze, kush e ka humbur kuleten, mirepo askush nuk u lajmerua, prandaj e mora qe ta ruaj duke iu lutur All-llahut xh.sh. qe te me ndihmoje ne gjetjen e pronarit te kesaj kulete. Une nuk ha haram. E falenderoj All-llahun i Cili te ka derguar ne kete qytet dhe ma ka mundesuar te ta kthej kuleten kur ke pasur me se tepermi nevoje per te holla! Kjo para eshte fituar hallall. Merre kuleten tende dhe parate te cilat i fitove me pare, ngase t’i kam dhene njeqind dinare nga kuleta jote!”
    Mustafaja e falenderoi njeriun per qdo gje qe kishte bere, si dhe e luti All-llahun xh.sh. qe edhe me shume t’i ndihmonte per shkak te fisnikerise dhe sinqeritetit te tij.
    Jeta perseri u ringjall tek Mustafaja dhe familja e tij: “Bota e muslimaneve ende eshte plot me miresi dhe sinqeritet, kur ka ende te tille qfare jeni ju. All-llahu i sprovon krijesat e Tij. Me duket sikur All-llahu jua kishte dhene ne amanet keto para, qe te mund te m’i ktheni ateher kur te kem me se tepermi nevoje per to.” Atehere lexoi nga Kur’ani i nderuar:
    “Dhe ata te cilet kujdesen per amanetet e besuara atyre dhe per obligimet e veta. Dhe ata te cilet lutjet e tyre i kryejne me kohe - ata jane pasardhes te denje, te cilet do ta trashegojne Xhennetin; ata do te jetojne pergjithmone ne te.” InshaAll-llah.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  21. #16
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Dy fëmijë në Luftën e Uhudit



    Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

    Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

    Vëllezër dhe motra të nderuara, në një Ligjeratë të mbajtur nga një dijetarë i Afrikës së Jugut, dijetari përmendi një hadith të cilin desha ta ndajë me ju. Në të thuhet si vijon:

    Në luftën e Uhudit, kur muslimanët tuboheshin për të shkuar në luftë, erdhën dy fëmijë (12 dhe 13 vjeçarë), njëri prej tyre quhej Rafi´ ibn Hatixh ndërsa tjetri Samra ibn Xhundub dhe kërkuan nga i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) që t´i lejojë të marrin pjesë në luftë, mirëpo i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) u tha që të kthehen dhe ata respektuan urdhërin e të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe u kthyen. Babai i njërit prej atyre dy fëmijëve të kthyer erdhi tek i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem dhe i tha:

    " O i Dërguari i All-llahut, ti nuk i ke lejuar birit tim që të marrë pjesë në luftë dhe unë respektoj vendimin dhe urdhërin tënd. Vetëm se, biri im është shenjëtarë shumë i mirë dhe ndoshta shkathtësia e tij mund t´i ndihmpjë Ummetit këtë ditë (SubhanAll-llah, athua ka kësi prindër sot ?!?)."

    I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i lejoi birit të këtij Sahabiu që të merr pjesë në luftë. Kur dëgjoi fëmiu tjetër se, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i kishte lejuar shokut të tij (fëmiut tjetër) që të marrë pjesë në luftë, ai u kthye prap dhe iu drejtua të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):

    " O i Dërguari i All-llahut, ti nuk na lejove që të marrim pjesë në luftë, mua dhe shokut tim dhe ne u kthyem, ndërsa tani ke lejuar Rafi´i-un për shkak të shkathtësive të tija në hark, mirëpo unë të betohem se, po që se na lejon që të mundemi, unë do t´a rrëzojë atë." (SubhanAll-llah, fëmijë 12 vjeçar)

    I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alajhi ve Selem) i tha: " Në regull, ti thua se mund t´a rrëzosh atë? Thirre shokun tënd dhe ejani këtu për mundje."
    [Dy Sahabe-fëmijë duke u mundur për të luftuar fisebilil-lah]

    Dhe para syve të të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem), Samra mbajti fjalën e dhënë dhe rrëzoi Rafi´-un. I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi dhe Selem) tha:

    " SubhanAll-llah, ti pate të drejtë. Që të dy mund të shkoni."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:39
    A known mistake is better than an unknown truth.

  22. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    KUJTIMET ME ROJTARIN

    As mos me pyetni sa te lumtur ishim kur na e bene nje kopsht ne afersi te sheshit qendror ! E tere ajo qe gjendej ne te ta bente me dije se ai vend ishte i pergatitur per femije. Aty ishin dhjete luhatese me ulese te shumta shumengjyreshe, me lidhese te lekures. Por, asnjera nga gjitha keto nuk mund te krahasohet me bukurine e patave qe notonin neper bazene, me fontanen e bukur, uji i te cilit rrjedhte ne bazene, duke shkaktuar nje gurgullime te bukur, zeri i te ciles depertonte ne veshet tane.
    Sa i mrekullueshem qe eshte ky kopsht yni !

    LOJA ESHTE PJESE E FEMIJERISE

    Dija te shkoja te shkoja te kopshti nje ore para perendimit te diellit, ne percellje te vellait te vogel, Blerimit. Atje shoqeroheshim me femijet e tjere te lagjes sone. Ishim te nje moshe dhe te nje gjatesie, keshtu qe edhe hapat tane ishin te njejte. Kur hynim ne kopsht, i leshonim duart, shikimet tona shperndaheshin ne tere kopshtin, kembet tona vraponin ne drejtim te luhateseve dhe pishinave. Shpeshhere une dhe vellai im i vogel lagnim ca riska buke dhe ua gjuanim patave. Kur axha Rexhep e merrte ne dore pipin e vet dhe i fryente atij e denim se dyert e kopshtit se shpejti do te mbylleshin. Koha e lojes dhe e argetimit kishte kaluar. Pastaj iknim nga rojtari derisa ai e arrinte ndonjerin nga ne. Edhe kjo ishte pjese e lojes sone se dashur.

    AXHA REXHEP JU DESHIRON MIRESEARDHJE

    Eshte e drejte te themi: “Ai eshte rojtari qe meriton respekt !”
    Na shikon me shikim te bute ateror, gjithnje me fytyre te buzeqeshur kur vijme me kopsht. Kishte qene rojtar i tij edhe para se te shnderrohej ne kopsht per femije. Asnjehere nuk do te harrojme se si qdo nate, para daljes nga kopshti na joshte me sheqerka te llojllojshme qe te dilnim sa me pare. Edhe pse pip ii tij kishte ze te kendshem, bombonet me gjathate e benin te veten. Edhe kur e leshonim kopshtin, ne veshet tane nje kohe te gjate tingellonte zeri i pipit. Kjo ishte nje shprehi e axhes Rexhep, qe qdo here ta fishkellonte melodine e tij te dashur.

    LOJA DHE PROVIMI NUK SHKOJNE BASHK

    Erdhi koha e provimeve. Tani me nuk mund te shkoj ne kopshtin tone te dashur. Babai im me ka ndaluar derisa t’i kryej provimet me sukses te shkelqyeshem. Me zell pergatitem per provime. Mirepo si mund t’i’ harroj luhateset dhe patat e bukura.
    Babai e ndiente se di. Mirepo si mund t’i’ harroj luhateset dhe patat e bukura.
    Babai e ndiente se diq po me mundonte, por kot perpiqej te dinte se q’eshte ajo. Nuk pergjigjesha ne pyetjet e tij, se e dija se nuk do te lejonte ate qe e deshiroja. Ne nje moment, e verejti se po i vizatoj ne leter luhateset dhe patat prane bazeneve. E lavderoi vizatimin tim, por si rendom ne menyre te bute ma terhoqi verejtjen se duhet te mendoj edhe per lendet e tjera.

    SHKO NE PROVIM I QETESUAR

    Shume shpejt vendosi diq ne vete. Sapo e perfundoi dreken, me kerkoi mua. Nena me dergoi te dhoma e tij . ne hyrje i dhash selam dhe iu ula ne preher. E kapa perqafe, duke e nier se ka ardhur koha e gezimit. Me tha: “Fisnik, qfare thua, a te shkojme me te shpejte ne nje vizite te shkurter ne kopsht? Duhet te pushosh pak, mesimi te ka lodhur, andaj nje pushim i vogel do te te ndihmonte qe neser te shkosh ne provim pa brenga dhe i qetesuar. Pergatitu, une po te pres !”
    U gezova pa mase dhe e falenderova duke e puthur ne faqe. E verejti kete dhe tha: “Falenderoju vizatuesit te mire, i cili ma perkujtoi kete !”

    KRENOHEM ME BABANE

    I vesha me te shpejte kepucet dhe ne nje qese te vogel futa pak buke te thate. U pershendeta me nenen, e cila m’i dha ca tesha te pastra. Shpejt dola se bashku me babane dhe Blerimin. Rruges e verejta se si nga dritaret me veshtronin shoket e mi. I luteshin All-llahut qe edhe baballaret e tyre t’i dergonin ata ne kopsht sikur qe kete e bente babai im. Edhe ata, sikur une mesonin me zell. Une shoqerohesha vetem me nxenes te mire dhe te zellshem. E lutja All-llahun qe t’i pranoje lytjet e tyre, ne menyre qe te gjithe se bashku te takoheshim tek axha Rexhep prane patave dhe fontanave te ngjyrosura.
    Sa i mrekullueshem eshte babai im ! Vertet krenohem me te. Ai eshte symbol i njeriut te ndieshem, te bute dhe besnik.


    MIKEPRITJA E MIRE ESHTE GOSTI

    Kur na pa axha Rexhep, buzeqeshi dhe vetullat e tij te zbardhura shendriten nga gezimi. Nxitoi nga ne per te na uruar mireseardhje, sikur bejne shoket e dashur pas nje mungese te gjate. Shume shpejte e futi doren ne xhep qe tere kete ta kompenzoje me bombone, te cilat i kishte ruajtur per ne, ka tanime shtate dite. Kushdo qe do te na shihte ne ato momente, do te mendonte se axha Rexhep eshte shoku im qe para njezet vjetesh, edhe pse une i kam pasur vetem dhjete vjet.
    Sa bukur na priste ! Na thirri te ulemi ne ulesen e tij te preferuar, ne te cilen qe moti e kishte gravuar emrin e tij e prane tij numrin 1956.

    SUKSESI ESHTE MIK I TE ZELLSHEMVE

    Pas bisedes se shkurter me babane tim, axha Rexhep m’u drejtua dhe me tha: “Pse nuk po te shoh me ketu ? Mendoj se je duke u pergatitur per provime, e di se je shume i zellshem !” Iu buzeqesha e ai vazhdoi, duke bere shaka: “Ngase ke munguar shtate dite te tera, pot a jap noten “zero”!!!”
    I gezuar per shkak te nderhyrjes se tij qesharake, i thashe: “Vellai im dhe une gjithnje jemi te paret. Do t’jua tregoj notat edhe ndonje dite. Te gjitha jane peseshe! Do te kaloj me sukses te shkelqyeshem! ” Duke m’i rrahur shpatullat me tha: “Lehte e kam une me ju! Baba ii juaj mund te krenohet me femijet e vet te mrekullueshem!”

    FJALET E TE MEDHENJVE JANE THESARE

    Heshti pak: Me shikoi ne sy: “Fisnik, te premtoj qe pas provimeve do te ta rrefej nje tregim te kendshem, si shperblim pee mundin tend te madh”
    Brohorita nga gezimi dhe thashe: “Tregim argetues? A dini tregime interesante per ne? Axhe, ju jeni te mrekullueshem!!! Qysh tani ju falenderoj! Pashe Zotin a mund te ma tregoni tani, ne menyre qe te mos mendoj per te gjate kohes se provimeve? Ju lutem axha Rexhep, … do t’ju degjoj me vemendje!”
    E levizi koken ne shenje pohimi. Ndersa une me shpejtesi dhe me shkathtesi i mblodha edhe tete shoket e mi, shoket e mi ne loje dhe “partnere” ne ndarjen e bomboneve, kuptohet, pas lejes se marre nga baballaret e tyre.
    Axha Rexhep u uroi mireseardhje dhe filloi me tregimin e tij te paharrueshem.

    BOTA ESHTE SKENE E MESIMT

    Mbreteroi nje heshtje e thelle. E drejtoi gishtin ne drejtim te lisit nen hijen e te cilit rrinim, dhe tha: “Te dashur femije, shikoni kete dru! Per kete dru me lidhin kujtime dhe mesime te dobishme. Disa prej tyre jane te dhimbshme, e disa te tjera jane te bukura. Ato me kane mesuar leksione te paharruara ne jeten time.”
    Na habiten fjalet e tij. Si ben qe nje dru ta mesoje njeriun? Vazhduam ta degjonim te qete, e ai thoshte: “Ndodhia me e rendesishme, prej se ciles kam marre mesim, ka ngjare para dhjete vjetesh. Ky dru ishte nje nene e kujdesshme qe ruante ne pjesen e poshtme nje mbreteri te madhe buburrecash te zinj. Ende mund t’i vereni gjurmet e tyre!!!”
    Vertet mund te shihej hyrja ne trung.

    BUBURRECAT JANE SHEMBULL I ZELLSHMERISE

    “Ne ate kohe punoja nga mengjesi gjer ne mbremje, duke prere dege, duke mbjelle lule dhe drunj, si dhe duke i ushqyer patat. Nje here , vemendjen time e terhoqi nje litar i gjate dhe i z ii cili perbehej prej buburrecave. I shikova me vemendje nje kohe te gjate, duke e madheruar All-llahun xh.sh., i cili iudha zelle qe prej mengjesit te hershem te kerkojne ushqim dhe ta tubojne ate per dite te veshtira.
    U afrova dhe u perkula mbi ta, duke i urdheruar si me shaka me fishkellimen e pipit tim. Per qudi, sikur me kuptuan! Sa e quditshme eshte bota e tyre! Njeri bartte nje grimce dhé qe ta ndertonte shtepine e vet, tjetri qendronte ne gjysem meter largesi nga hyrja, sikur u tregonte rrugen te tjereve, ndersa i treti e mbante nje karkalec te vdekur, gjersa i katerti u shkonte ne ndihme!”

    ROJA ESHTE LIGJ DHE REND

    “Tere kete disi mund ta kuptoja. Por, qfare benin ata dy buburreca duke qendruar pa levizur para hyrjes? I shikova me vemendje! I kuptova se ata ishin rojtaret qe nuk e lejonin hyrjen e te huajve dhe te cilet i vezhgonin kalimtaret dhe te papunet. Sa gje e bukur qe ishte kjo! Sa te rinj, te gjalle dhe te forte! Asnje buburrec nuk mund te dilte nga kontrolli i tyre, nese deshironte te largohej apo te ikte. Detyra e tyre sa ishte e ngjajshme me timen ne kopsht, prandaj vendosa t’i njihja me mire. Do te perpiqem ta njoh me mire afersine e tyre ne zgjedhjen e problemeve te renda, sikur qe edhe une isha i detyruar te veproja me rastin e ardhjes sime ketu ne kopsht si shef i kopshtit!”

    NUK KA JETE PER TE DESHTUARIN

    “ Me ndihmen e nje shkopi e nda va kokrren e grurit nga nje buburrec i vogel i cili e bartte ne drejtim te hyrjes. Me te shpejte ai buburrec u kthye prapa ne drejtim tekokrres se grurit dhe vazhdoi ta terhiqte. E perserita kete disa here dhe qdo here buburreci e kapte kokrren dhe nisej drejt magazines se mbreterise se buburrecave.
    Mendova ta fshihja ate kokerr. Me shkathtesi dhe shpejtesi e morra kokrren dhe e futa ne xhep. Buburreci e kerkoi kokrren e grurit, por kot, deri sa u bind se ka humbur. Vendosi te hyje duke i levizur krahet e veta te zbrazeta, por filloi nje beteje e rende!!!”

    DORA QE JEP ESHTE ME E MIRE SE DORA QE MERR


    “Shpejtuan buburrecat-rojtare ne drejtim te buburrecit te mjere dhe sikur u grinden dhe u fjalosen me te nje kohe. Papritmas, kercyen ne trupin e buburrecit te lodhur dhe ia keputen koken nga trupi, duke e lene qe te ballafaqohet me vdekjen, derisa u nfa nga jeta.
    E luta All-llahun xh.sh qe te ma fale kete pune te shemtuar dhe fillova te qaj mbi trupin e vdekur te buburrecit, mbi te cilin binin pikat e loteve te mi te nxehte dhe te dhimbshem.
    Rojtaret menduan se buburreci ishte kthyer pa e perfunduar punen, andaj e kishin akuzuar dhe e kishin denuar per pertaci dhe papunesi. E denuan me vdekje, se nuk ka jete per ata qe deshirojne te jene barre per te tjeret, e jane ne gjendje te punojne.
    Qe nga atehere , ky vend eshte bere vend i posaqem per mua. Ndaj bombone per buburrecin tone deshmor, vdekja e te cilit ishte mesim per ata qe logjikojne. Me doren time mekatare e kam shkruar ne ulese prane atij vendi: “Rexhepi, 1956v.”


    MESIMET NGA TREGIMI

    1. Natyra me boten e vet bimore dhe shtazore dhe me bukurine e vet te cilen e ka krijuar All-llahu xh.sh. eshte vertet nje hapesire per jeten dhe argetimin e femijeve.
    2. Jane te paharrueshme momentet e lojes se perbashket me femijet e lagjes ne kopshtin e madh.
    3. Kopshti i madh i perbashket ku takohen femijete lagjes, e ka rojtarin e vet, i cili e hap dhe e mbyll kopshtin ne kohen e vet te caktuar me pipin e vet.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  23. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    RRUSHI I LAZDRUAR

    Une jam nje kokerr rrushi .Kokrrat e tjera jane vellezerit e mi. Para meje kane ardhur ne bote. Kalaveshi yne perbehet prej kater kokrrash. Ishin te vogla , pastaj urriten dhe u bene te pjekura.
    Isha vertet i lazdruar.All-llahu e kishte caktuar qe te jem kokrra e fundit, keshtu qe kete ofiq e kam fituar kur e kam zbukuruar renditjen tone.
    Jeta e femijes se lazdruar eshte e stermbushur me ndodhi qe i ka perjetuar.Kete here do te ju gostis dhe t’ju rrefej tri tregime.

    VJEDHESI I PJESHKAVE

    Isha pese vjeqar. Nje dite dola me biqikleten time, e cila edhe nuk ishte ne gjendje te mire per shkak te perdorimit te tepert te saj.Nganjehere e terhiqja me vete e nganjehere hipja mbite gjersa arrita tek nje vend qe quhej “Dera e kuqe”,jo edhe aq larg nga lagjja jone. Ishte shitesi i tlyenit, Qerimi, zdrukthtari Naimi e ishte aty edhe kroi. Shpeshhere beja kinse po pija uje ne menyre qe t’i lagia teshat e mia, gje e cila me pelqente shume. Perpara kroit ishte nje dyqan i pemeve i Jakupit,i cili qendronte ne mes te pemeve duke bertitur: “Te kuqe dhe te pjekura, te kuqe dhe te pjekura ”,e ne nderkohe i rregullonte dhe i palonte ,pjeshkat neper sanduqe. Ishte i kenaqur qe po thirrte blersit me zerin e tij te mire.
    Qendroja prane gypave te ujit si zakonisht ,e syte e mi shikonin pjeshket qe ishin bukur te renditura.Ketu luhej loja eshejtanit: “heroi dhe hajni”kur Jakupi e nxori nje sanduk me pjeshka para dyqanit.A do te kete sukses kjo loje?Gjer atehere asnjehere s’e kam provuar rolin e hajnit.E preka xhepin, ishte i zbrazur.Iu afrova me kujdes sandukut, duke e shfrytezuar rastin kur shitesi ishte i zene me nje mushteri.Me shpejtesi dhe mjeshteri te madhe zgjata doren,keshtu qe pjeshka e madhe u gjet ne xhepin tim.Me shpejtesi te vetetimes, u ndala me biqiklete para shtepise sime.Para se te trokisja ne dere, e nxorra pjeshken dhe e kafshova me lezet. Por,gjurmet e vjedhjes me kishin mbetur ne buze.Kur nena e hapi deren,i pa keto gjurme duke perfshire me nje shikim xhepin tim dhe duart e mia.Kur me pyeti:”qka po ha?”e kuptova se jam i zbuluar.
    Nuk isha mesuar ta genjeja nenen. Ajo me kishte mesuar te jem i sinqerte, edhe pse me kishte lazdruar. U pergjigja i habitur: “E kam nje pjeshke, nga e cila kam ngrene.”
    Me pyeti: “Ku e morre?” Iu pergjigja: “E kam vjedhur nga dyqani i Jakupit.”
    U hidherua, por nuk mu kercenua. Shume shpejte erdhi ne vete, me kapi per dore dhe me dergoi ne dyqan. E kerkoi gjysme kilogrami pjeshka, e pagoi dhe morri nje qese te vogel me peme. Nga qesja e nxorri nje pjeshke te pjekur e te kuqe dhe e ktheu ne sanduk, e Jakupi kete as nuk e verejti. U qudita pse e beri kete, kur ne e kishim paguar ate pjeshke!!!
    U kthyem ne shtepi. Para se te filloja qe t’i haja pjeshket, nena ime e ndershme dhe e devotshme filloi te me rrahe, aq dhimbshem, sa qe shpejte harrova kenaqesine kur hengra pjeshken e pare.
    Kjo per mua ishte mesimi i pare dhe i fundit per ndershmerine. Pas kesaj me nuk kisha nevoje per kurrfar keshille qe do te ma mesonte nderin.
    Nese Jakupi nuk me ka pare duke e vjedhur pjeshken, All-llahu, i cili na i ka dhuruar keto pjeshka te shijshme, sheh qdo gje qe punojme.

    OBLIGIMI I HARRUAR

    Ne fund te javes, kur u ktheva nga shkolla (e enjte, 29 prill, 1985)erdhi koha qe t’i shkruaj detyrat e shtepise.Kur e kreva detyren, u relaksova dhe hyra ne enderra te bukura , te bukura sikur femijeria :se neser, te premten, do te shkoj me nenen ne parkun “Burimi i gjelbert” dhe se si do te udhetoje me tren neper sheshin “Hasan Prishtina.” Kenaqesha duke menduar per kete.
    Endrat e mia realizoheshin. Shetitja kishte kaluar me gezim dhe hare, dhe u ktheva i gezuar dhe i kenaqur.
    Erdha ne shtepi i lodhur per arsye se pata luajtur shume prane burimit. Duke prekur neper shtrat e kerkoja qanten qe te bindem se detyra eshte ne vend. Mirepo, per shkak te lodhjes se madhe me kaploi nje gjume i thelle. Me duhej te flija, ne menyre qe te pushoja. Kam fjetur deri vone. Nena disa here provoi te me zgjoje. U zgjova pas ores shtate e gjysme dhe kerkova falje nga nena. I kreva lutjet e mengjesit te cilat me kishin kaluar duke fjetur. E mora me te shpejte qanten dhe nje riske buke te lyer me gjalpe dhe nxitova ne shkolle. Duke e falenderuar All-llahun xh.sh. arrita ne kohe, para ziles ne shkolle (e cila gjendej ne lagjen Saranda). Nuk kisha ndier mundin, sepse e doja shkollen. Aty mesohet dhe edukohet. Shkolla ime dallohej me nxenes te shkelqyeshem dhe te edukuar, sikur edhe une, i falenderuar qofte All-llahu xh.sh.
    Ne shkolle filluam me “Bismil-lah!” Mesuesi Osman kerkoi qe t’i nxjerrim fletoret, qe te na i shikoje detyrat e shtepise. Kur e futa doren ne qante, fletoren nuk e kisha!!! Ndoshta kishte mbetur per te fjetur ne shtratin tim?! A do te me besoje mesuesi? Asnjehere ne shtate muajte e kaluar nuk ka ndodhur te mos i beje detyrat e shtepise!
    Erdhi rendi ne mua e mesuesi me pyeti: “Ku i ke detyrat?”
    Nje lot i madh me pikoi neper faqe. Nuk kisha mesuar te arsyetohem per nje gje te ketille. Mirepo si do ta argumentoj se nuk jam fajtor? Shkova ne vendin e denimit, e mesuesi nuk na denonte menjehere. Ne kete kisha fat. Dikush trokiti ne dere. Erdhi shpetimi!!! Nje grua e mbante nje fletore dhe pyeti: “A e keni ne klase nje femije te vogel bjond i cili e ka harruar fletoren? Ju lutem faleni ate! Ja keshtu eshte fletorja dhe jepjani kete qese te vogel.” I buzeqesha nenes dhe e falenderova me shikim per kujdesin e saj e hapa qesen e ne te ishin 99 kokrra rrushi… Pse nuk ishin njeqinde? Nena ime nuk harron, por kishte dashur te ma jape nje leksion qe te mos harroj me.
    Te faleminderit nene edhe nje here! Femija yt i lazdruar e mori edhe nje leksion per nderin dhe sinqeritetin ne tregimin e pare, e ardhja jote tani ma dha edhe nje leksion – qe te mos e le kryerjen e puneve te mia dhe te mos harroje.

    SHIKIMI I FUNDIT


    Me kishin keshilluar qe ta lus All-llahun xh.sh. qe te ma shpetoje nenen time, semundja e se ciles ishte gjithnje e me e rende. Mirepo, kete here nena ime nuk me percolli. Shendeti i saj eshte keqesuar shume. Kisha frike se do te me leshoje dhe do te kaloje ne boten e qetesise dhe rehatise, pa semundje dhe dhimbje.
    E kishin sulmuar kater semundje menjehere…Nje mjek hynte, tjetri dilte, dhe secili nga ata kerkonte qe t’i blihej ilaq i ri dhe t’i kushtojme me teper kujdes dhe t’i ndalojme vizitat.
    Por,q’eshte me e keqja, vizitoret e kishin vershuar per ta pare.qdo njera prej tyre propozonte qe ta kerkojme ndonje mjek tek i cili eshte veshtire te arrihet tek ai, ose ndonje ilaq qe truri nuk mund ta pranoje,e si do te mund ta pranonte barku i nenes sime dhe ta absorboje ate.Per arsye se, ajo ishte shume e dobet, nga dhimbjet e medha te cilat i duronte pa u ankuar dhe assesi nuk thoshte pos:”falenderimi i takon All-llahut xh.sh ’’Te gjitha mundesha t’i mendoja, pos vdekjes dhe ndarjes prej saj.Nuk mund ta paramendoja veten duke qare kur ajo te vdese!Jo,jo nuk do te vdese…nuk do te qaj! Ajo do te sherohet. Askush nga kusherinjet tane nuk ka vdekur para pleqerise se thelle.
    Nena ime ishte ne dhjetevjeteshin e katert te jetes se saj. Rreth saj ishin gati sa vjetet e saj ilaqe te ndryshme dhe te paperdorura bimesh. Shkova te fleje ne dhomen e vellait tim me te madh. Sikur te me kishte zgjuar ndonje melek, pa ndonje marreveshje paraprake, para namazit te sabahut. Mbeta ne shtrat, duke mos i nderprere lutjet e mia per nenen time: “O Zot, largoi keto kater semundje nga nena ime! Ajo eshte drita e jetes sime! Le ta ndriqoje ende shtepine tone. Ajo eshte e tille ne pune dhe shpirt…”
    All-llahu iu pergjigj fillimit te lutjeve te mia…mirepo ne menyren qe nuk e kisha menduar. Kur tha muezini: “Esh – hedu en la ilahe il – lallah,” nena e perseriste ate. Kur e perfundoi muezini, perfundoi edhe jeta e nenes sime!
    Trokiti gjyshja ime ne dere, duke thene: “All-llahu e mori amanetin e vet dhe u sherua femija im i dashur, nena jote. Nuk ka me nevoje per mjek, ilaqe dhe vizita!”
    E madherova dhe e falenderova All-llahun xh.sh. Shkovata shoh nenen e cila ishte sheruar dhe t’ia uroj. Nuk mund t’i mbaja lotet. Kerkuan nga une qe te pershendetem nga ajo. E shikova fytyren e saj te qete dhe te bute dhe e kuptova ate qe vellezerit e mi nuk e kuptonin…porosine e buzeqeshjes se saj edhe pse ishte e vdekur. “Buzeqeshju biro jetes dhe behu i durueshem ne dhimbjet e saj.”
    Nese nena me ka shkuar dhe me ka vdekur All-llahu jeton jeten pergjithmone dhe eshte me besimtaret e drejte:
    “All-llahu vertet eshte me durimtaret.”
    (El-Bekare, 53)

    Atehere e kuptova se All-llahu e kishte pranuar pjesen e pare te lutjes sime. Djali i lazdruar do te jete drite ne vend te nenes se vet, i cili do t’ua tregoje rrugen e vertete e vellezerve te vet. Mesimi i saj i trete do t’i mbetet ne kujtese nje kohe te gjate.
    All-llahu te meshirofte, oj nena ime! I lazdruari yt i vogel bjond po qan per ty. Cila dore e bute do te m’i lemoje floket? Dhe cili ze i embel do t’ia perkujtoje leksionin e trete kur ta harroje ose e harron nje pjes te saj? I lazdruari yt oj nene, ishte shkak qe te tjeret te te sulmojne duke thene se po e lazdron per se tepermi!
    Mirepo sot vogelushi yt i vogel u be i madh e edhe pena e tij u be e madhe. Me te po u shkruan femijeve per ate qfare ka perjetuar gjate periudhes se zhvillimit dhe pjekurise. Ka mbetur i besueshem dhe i paharrueshem. Buzeqeshja nuk i largohet nga buzet e tij, perkunder syve te ziliqareve dhe te keqijave te perqaresve te cilet nxisin perqarje.
    All-llahu te meshirofte, oj nena e te voglit dhe te madhit!
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  24. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Djaloshi I mençur

    Para shume viteve, gjate kohës se Tabi’ineve ( Gjenerate e muslimaneve pas sahabeve), Bagdadi ishte një qytet I madh islam, ne fakt, ishte Kryeqendra e ummetit Islam dhe, për shkak se jetonin një numër I madh dijetaresh, ishte qendra e diturisë Islame. .
    Një dite mbreti i Romes e dërgon një emisar ne Bagdad për ti sfiduar Muslimanet me tre pyetje. Kur emisari arriti ne qytet, e informoi Kalifatin se kishte tre pyetje me te cilat do I sfidonte Muslimanet. .
    Kalifja mblodhi te gjithe dijetaret e qytetit dhe e vendosi emisarin e romes te ngjitet ne një podium te larte dhe tha. “Kam ardhur me tre pyetje. Nëse me përgjigjeni , atëherë do ju le një pasuri te madhe qe e kam sjellur nga mbreti i Romes..
    “Pyetjet janë :

    1. "Cfare kishte para Allahut?" .
    2. "Ne cilin drejtim është Allahu?" .
    3. "Cfare bën Allahu ne këtë moment?"
    .

    Shumica e asamblesë ishte ne qetesi. (A mund te ju përgjigjes ti këtyre pyetjeve?) Ne mes te këtyre dijetareve brilliant dhe studenteve qëndronte një njeri me djalin e tij te vogël. “ Oh babi im I dashur! Unë do I përgjigjem dhe do ja mbyll gojën” tha djaloshi. .
    Kështu qe djaloshi I pershperiti kalifes qe te marr leje te ju përgjigjet ne pyetje dhe u lejua..
    Romaku ju adresua djaloshit Musliman dhe e përsëriti pyetjen e pare, “Cfare kishte para Allahut? “ Djaloshi pyeti. “ A di te numërosh?”.
    “Po,” tha njeriu.
    “ Atëherë numëro prej dhjete e me poshtë!”, “ dhjete,nënte,tete,,,,,” deri sa arriti ne “një” dhe nuk numëroi me” Por cfare ndodhet para numrit ‘një’ ?” pyeti djaloshi..
    “ S'ka me asgjë para njëshit- kjo është ! kaq “ tha njeriu. “ Pra, nëse nuk qëndron aritmetikisht asgjë para ‘njëshit’, atëherë si pritni qe te këtë diç para ‘Një” I gjithëdijshmi, I përhershmi, I pari, I fundit, shpikësi, I padukshmi?”.
    Tash njeriu nga Roma I befasuar nga përgjigja direkt nuk mund te debatonte me shume. Prandaj pyeti,” me thuaj , ne cilin drejtim është kthyer Allahu?”.
    “Me sjell një qiri dhe ndeze pastaj, “ tha djaloshi. “ dhe me thuaj ne cilin drejtim është drejtuar flaka.” “ Por, flaka është vetëm një drite shpërndahet ne katër anët, Veri,Jug,Lindje dhe Perëndim. Nuk është drejtuar vetëm ne një ane , “ Tha njeriu me habi..
    Djaloshi tha, “ Nëse një flake fizikisht shpërndahet ne katër anët ashtu qe nuk do te mund te me tregosh se ne cilën ane është e drejtuar, atëherë cfare pritni nga Nur-us-Samauati uel-erd: Allahu Ndriçuesi I Qiejve dhe Tokës? Drite mbi Drite, Allahu është I drejtuar nga te gjitha anët e në të gjitha kohet.”.
    Romaku ishte marrezuar dhe I shtangur qe këtu ishte një vocërrak I cili I përgjigjej pyetjeve te tij ne atë mënyrë sa qe nuk mund te argumentonte kundër provave te tij.
    Kështu qe , si I krisur dëshironte te provonte pyetjen finale. Por para se te bënte , djaloshi tha, “Prit! Ju jeni ai qe bëni pyetje dhe unë jam Ai qe ju përgjigjem te gjitha pyetjeve tua . Do te jete e drejte sikur ju te zbritni poshtë ne vendin ku qëndroj unë kështu qe unë te jem aty ku jeni ju tash, kështu qe përgjigjet te ndihen mire ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.
    “ Kjo ju duk e arsyeshme romakut, kështu qe ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit ne podium. Njeriu përsëriti pyetjen e tij finale. “ Me thuaj, cfare bën Allahu ne këtë moment?” Djaloshi me krenari u përgjigj, “Ne këtë moment, kur Allahu e pa ne këtë podium te lart një gënjeshtar dhe përqeshës te Islamit. .
    Ai e beri te zbres nga lart poshtë. Dhe atë qe beson ne njeshmerine e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vërtetoi te Vërtetën. Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.). (Sura 55 ar-Rahman, Ajeti 29)." . Romaku nuk pat cfare te thotë përveç te largohet dhe te kthehet ne vendin e tij, I mundur . Në ndërkohë ,ky vocërrak u rrit dhe u bë njeri nder dijetaret me te famshëm ne Islam.
    Allahu, I lartemadheruari , e shpërbleu me një mençuri dhe dituri te dinit Islam . Emri I tij ishte Ebu Hanifja (rahmatullahu 'alejhi Allahu e mëshiroftë ) I njohur sot si një dijetar I madh ne Islam
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 08-12-2007 më 17:26
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  25. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    MENDIMTARI QE MERITON TE RESPEKTOHET

    Edhe pse i mitur, quhej “mesues i vogel”. Ashtu e thirrnin shoket e tij ne shkolle, te bindur ne talentin dhe zgjuarsine e tij. Emrin e ka Visar dhe i ka 12 vjet. Ka arritur deri ne klasen e gjashte. Per disa muaj do te perfundoje shkollen fillore . Ne pese vitet e kaluara ishte nxenes i shkelqyeshem. All-llahu xh.sh. i kishte dhururar atij zell, logjike dhe vendosmeri. Ne klase ishte i qete dhe i terhequr, dhe gjithmone me kujdes dhe menquri pergjigjej kur te tjeret nuk ishin ne gjendje te jepnin pergjigje te drejte. Prandaj ishte i rendesishem dhe e meritonte respektin.

    DJALI I TALENTUAR ESHTE NJERI SIKURSE EDHE JU

    Vertete, ai ishte nje nxenes i mrekullueshem, jo vetem ne ate shkolle, por edhe ne shkollat tjera te lagjes. Vetem ai nuk donte te lavderohej per aftesite e veta para te tjereve, por donte te jete i thjeshte dhe modest. Nuk deshironte qe ta ngrenin gjer ne qiell. Por thoshte: “Mos u habitni me mua, sepse une jam sikur ju dhe kam mendje me te cilen mendoj. Sikur edhe ju ta kishit perdorur mendjen tuaj si duhet, nuk do te mahniteshit me me mua!”
    Keto ishin fjale qe tregonin se sa ishte i zellshem dhe serioz.

    ALL-LLAHU KUJDESEJ PER TE

    Visari nuk ishte as pejgamber i derguar prej All-llahut xh.sh., se koha e te derguarve kishte kaluar qe moti, e pas Muhammedit a.s. nuk ka me te derguar tjere, e as nuk ishte prej atyre me mrekullira dhe mu’xhize. Per te fliteshin gjera te kendshme neper biseda te neteve te gjata, neper ndeja te lagjeve. Njerezit ishin te mahnitur me te dhe ai gjithnje ishte ne qender te bisedave. Ishte shembull per nxenesit tjere ne sjellje dhe mesim, sikur te ishte i udhehequr nga kujdesi madheshtor i All-llahut xh.sh.

    DHE NGA SHERRI I ZILIQARIT

    Nena e Visarit ia kishte ndaluar daljen nga shtepia ne menyre qe ta ruaje nga syte e ziliqareve te pameshirshem. Askush, as nga vellezerit e tij nuk ishte i ngjashem me te per nga menquria dhe sjellja. Babai i tij madje mendote ta qregjistronte nga shkolla, nga frike se mund t’i ndodhe diq. Kujdesi prinderor e ndjekte qdokund, ku shkonte ose ku qendronte. Kishin frike se dikush do ta grabiste a do t’i ndodhte ndonje fatkeqesi. A do ta hane syte e keqinj te ziliqareve!? Babi i tij donte ta njohtonte drejtorin e shkolles per brengen e tij, mirepo ai kete nuk e beri. Sikur diq e ndalonte ate nga kjo.

    MESUESI E MBANE POROSINE

    U be mire qe babai i tij nuk veproi ashtu si kishte menduar, sepse ne ditet e ardhshme Visari do te tregonte nje urtesi te madhe ne shkolle. Nga ajo ndodhi mund te nxirret mesim dhe keshille.
    Kur mesuesi i ri hyri ne klase, i shikoi nxenesit e ri qe te njoftohej me ta. Shikimi iu ndal ne fytyren e kthjellet te Visarit, i cili me buzeqeshje dhe fjale te kendshme i uroi mireseardhje ne emer te te gjitheve: “Mire se erdhe, zoteri! Me ju do t’i ndajme momentet kete vit. Ju do te na udheheqni dhe te na ndriqoni rruget e diturise me mund dhe sakrifice te madhe. Qysh tash falenderoj per mundin tuaj te madh te ardhshem”.

    KUJDES NGA MENDIMET E SEMURA

    Mesuesi u ul ne kateder, por per qudi, e filloi ligjeraten e tij te pare me shpjegimin e nje filozofie te perzier. Sa me teper qe shpjegonte, aq me shume behej e pakuptueshme. Per kete nxenesit me pare nuk kishin degjuar asgje. Edhe pse e perseriste, ne baze te shikimeve te tyre, shihej se asgje nuk kishin kuptuar.
    “Shikoni femije, sikur te ekzistonte Zoti, sikur qe thone te paditurit, a nuk do te mund ta shihnim ate? A thua Ai Zot nuk do te paraqitej para syve tane?” femijet u nemiten, truret e tyre te vegjel ishin ne dileme!!! Nuk dinin q’te benin. Ta kundershtonin mesuesin, apo te mos flisnin asgje? O Zot, meshiro?!”

    MOSBESIMI ESHTE I PADURUESHEM

    Mesuesi e nxori nje laps nga xhepi dhe tha: “Te dashur femije, a e shihni kete laps?” ata u pergjigjen: “Po!”, ai e futi ne xhep dhe vazhdoi: “A po e shihni lapsin tani?” u pergjigjem: “Jo!” – atehere tha: “Lapsi nuk ekziston, pasi qe nuk mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekziston – per arsye se nuk e shihni! Me nje fjale: per qdo gje qe nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e kuptuat kete?”
    Femijet heshten, sikur dikush t’i kishte goditur ne koke. Nuk mund te thoshin asnje fjale, edhe pse nuk mund te pranonin ate qe u thoshte mesuesi i tyre.

    A TE DYSHOHET NE ALL-LLAHUN?

    Shikimet e tyre ne ate situate te pakendshme u drejtuan kah Visari. Ai gjithnje i shpetonte sa here qe ballafaqoheshin me probleme.
    Te gjithe e dine qe All-llahu ekziston. Eshte diqka qe zemrat e tyre e ndjejne, ne te cilen jane te sigurt. Kete qe ua tha mesuesi, askush gjer me tash nuk ua kishte thene.
    “Visar, nuk jemi mesuar ta kundershtojme mesuesin, edhe nese gabon! Gjate tere pese vjeteve te kaluar e kemi konsideruar mesuesin te pagabueshem. Ngritu, eshte rendi yt tani. Te gjithe kane nevoje per vendosmerine tende dhe na fal per heshtjen tone, situata eshte e veshtire!”

    TE THUASH TE VERTETEN ESHTE TRIMERI

    Visari u mendua pak e pastaj iu pergjigj shikimeve te drejtuara kah ai. U ngrit dhe kerkoj leje qe te thote diq: “Mesues i dashur, a me lejon qe shokeve te mi t’ju shpjegoj ate qka thate ju?”
    Mesuesi kesaj iu gezua shume dhe e perseriti se: “Nuk ka Zot, se nuk e shohim dhe kete jua shpjegova me shembullin e lapsit!” Fjalet e veta i perfundoi, duke menduar se ka bere diq te mire. I dukej se qeshtja eshte shume e thjeshte, se ajo qe ekziston – shihet.

    NJERIU MUND TE GABOJE

    Visari heshti pak, e pastaj e pyeti mesuesin e vet: “A me lejoni mesues i nderuar qe te bisedojme per mendimin tuaj?”
    Mesuesi iu pergjigj: “A ti do te diskutoje me mua?! O bir, gjerat jane shume te qarta! A e ka pare dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin te cilin e fsheha pak me pare? Une kam te drejte. Ti a e ke pare Zotin?”
    Visari iu pergjigj: “Ngadal pak mesues! Njeriu mund te gaboje – qdo njeri mund te gaboje!”
    Mesuesi ne menyre nenqmuese bertiti: “A po me akuzon qe kam gabuar!”
    Visari ne menyre te qete u pergjigj: “Edhe une jam nga ata qe gabojne. Njeriu gabon, po qofte edhe i rritur apo mesues, kjo nuk eshte turp!”

    RESPEKTOJE MENDIMIN E TE TJEREVE

    “Mesues i nderuar, ju lutem kuptojeni ate qe jua kam thene. Shembulli juaj me lapsin qe e fshehet eshte i gabueshem. Lapsi tani gjendet ne xhepin tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, All-llahu ekziston, edhe pse Ate nuk e shohim. Ky eshte mendim i gabuar”. Mesuesi filloi te nenqmoje Visarin duke i thene: “O bir, a mendon se Zoti ekziston e ti nuk e ke pare? A mos je i marre? Tani ulu te vazhdojme mesimin!!! Ulu!” Mesuesi mendoi se qeshtja mori fund.

    E VERTETA – PARA SE GJITHASH (TRIUMFON)

    Visari e luti mesuesin qe ta vazhdojne dialogun. Mesimi nuk ka kuptim nese nxenesit nuk e kuptojne ate. Tha: “A besoni ju mesues ne qdo gje qe shihni?”
    Mesuesi e tundi koken dhe tha: “Po, kjo eshte e logjikshme dhe e vertete! Visari tha: “A mund te na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht qe jeni te bindur se jeni te menqur dhe se posedoni mendjen?”
    Mesuesi heshti, ndersa nxenesit qeshnin. Mendja e mesuesit nuk mund te shihej. Visari vazhdoi: “A mund te themi se nuk keni mend, pasi qe ne nuk e shohim?
    Mesuesi u habit. Nuk e shpetoi logjika e tij. Ne fytyrat e nxenesve shihej kenaqesia.

    ZOTIN E NJOHIM ME ANE TE KRIJESAVE TE TIJ


    Visari vazhdoi: “Mesues i nderuar, a mund te na tregoni shpirtin tuaj, qe te bindemi se ekziston?”
    Mesuesi plasi nga hidherimi dhe tha: “Nuk eshte e logjikshme!... Mendja dhe shpirti nuk mund te shihen, por i shohim shenjat e tyre...A je ti mendjelehte?!” Buzeqeshja e mesuesit ishte e tharte. Visari iu pergjigj: “Shpirti....mendja...ajri..... jane ndodhi qe nuk mund t’i shohim, por i shohim shenjat e tyre me ane te te cilave perfundojme se ato ekzistojne .... Zoti gjithashtu!”
    Ne ate moment, zerat pushuan e u degjua zeri i muezinit: “Deshmoj se nuk ka zot tjeter veq All-llahut!!!” Ne keto momente te qetesise mesuesi e lekundi koken dhe tha: “Edhe une deshmoj se nuk ka zot tjeter veq All-llahut!!!”


    MESIMET E TREGIMIT

    1. Nxenesi i menqur dhe mendjeprehte nuk duhet te mahnitet me veten e vet e ta ule vleren e shokeve te vete, por duhet te thote sikur Visari: “Mos qendroni te habitur, une jam sikurse ju”.
    2. Nxenesi duhet ta prese mesuesin ashtu siq i ka hije kur mesuesi hyn ne klase, sikurse e bente Visari kete.
    3. Nuk mund te thuhet se qdo gje qe nuk mund ta shohim nuk ekziston. Ne i shohim shenjat e fuqise magnetike, por ate nuk e shohim edhe pse ajo ekziston – sepse i shohim shenjat e saj.
    4. All-llahun e njohim ne baze te shenjave te Tij, gjurmeve dhe krijesave te Tij, e sidomos kur i shikojme yjet dhe kozmosin, e tere kjo na jep te kuptojme se Ai eshte Krijuesi i Lartesuar.
    5. Muslimani eshte i obliguar t’i drejtohet me urtesi, ne menyre te bukur dhe me plot dituri atij qe e degjon ose e sheh se e shane All-llahun ose fene dhe i refuzon ato.
    6. Mesuesi nuk eshte i pagabuar dhe mund te gaboje, e nxenesi duhet ta permiresoje ate ne menyren me te mire, e sidomos kur mesuesi kerkon nga ai te beje ate qe eshte ne kundershtim me All-llahun xh.sh.
    7. Muslimani duhet te jete i durueshem dhe i qendrueshem ne udhezimin e te tjereve, sikur qe e beri kete Visari, i cili e nderpreu biseden me mesuesin, e pastaj ne menyre te qete ia tregoi te verteten, edhe pse mesuesi e perqeshte.
    8. Ai qe kupton te verteten, nuk duhet te tregoje mendjemadhesi, por duhet t’i kthehet se vertetes, sikur qe beri mesuesi dhe u pendua tek All-llahu xh.sh.
    9. Shpirtin dhe mendjen nuk e shohim, edhe pse e besojme ekzistimin e tyre, per arsye se i shohim gjurmet e tyre, e ato jane krijesa te All-llahut fuqiplote. Atehere si mund te mos e besojme All-llahun, kur i shohim krijesat e Tij?
    10. Ai qe deshiron ta pranoje Islamin le te shqiptoje keto fjale: “Eshhedu en la ilahe il-lAllah ve eshhedu enne Muhammeden resulullah”, si dhe te kete besim te forte dhe te punoje sipas rregullave te Islamit, sikur qe besoi mesuesi kur e verteta iu be e qarte.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •