Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 260
  1. #21
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    BEFASIA


    FEMIJERIA E IBRAHIMIT


    Ishte nje femije i zgjuar dhe i gjalle. Mirepo, nuk kishte mundesi per t’u shkolluar. Babai i vdiq kur i kishte tre vjet. Rronte nje jete te mjerueshme, e ate e ushqente nena e vet, e cila edhe kujdesej per te. Punonte ne shtepi, duke tjerr lesh, te cilin pastaj do ta shiste ne treg, ne menyre qe te kishte mundesi qe nga disa derhem te fituar te bleje ushqim per vete dhe Ibrahimin. E gjora nene, nuk e dinte rendesine e diturise, se nuk ishte grua e ditur. E tere vemendja e saj ishte perqendruar ne ate qe te tjerre sa me shume lesh, qe te mund te fitonte per tesha dhe ushqim per vete dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjehere i shikonte femijet e fqinjeve si shkonin ne shkolle qe te mesonin shkrimin dhe leximin. Por, fare nuk kishte menduar qe ta dergonte djalin e saj ne shkolle qe atje te mesoje diq. Ibrahimi rritej dhe i kishte mbushur gjashte vjet. Nevojat e shtepise rriteshin e me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duhej me teper veshmbadhje, tesha dhe ushqim. Per kete gje nena i tha: “Ibrahim, qfare mendon, te punesohesh ne menyre qe te fitosh diq?” Ibrahimi nuk e kundershtoi nenen e vet, se ishte shume besnik dhe i degjueshem. i tha asaj: “Si te thuash nene!”
    Te nesermen, shkuan tek nje tregtar dhe nena kerkoi nga ai duke e lutur qe ta punesoje djalin e saj Ibrahimin si ndihmes. Tregtari e pranoi me kusht qe Ibrahimi te jete punetore i zellshem dhe i sinqerte. Ajo iu pergjigj: “Djali im eshte rritur ne duarte e mia, i edukuar me dashuri ndaj punes dhe respektit!” Tregtari i besoi, keshtu qe Ibrahimit ia dha qelesat e dyqanit te tij te madh dhe kerkoi nga ai qe qdo dite te vije heret ne mengjes e ta pastroje dyqanin dhe ta rendite mallin.

    Ibrahimi me gezim e pranoi punen, dhe pa u lodhur punonte. Per fat te keq, tregtari ishte shume koprrac, dhe per qdo jave Ibrahimit i jepte nga nje derhem. Nje derhem nuk ishte i mjaftueshem per ushqimin, pijet dhe teshat e Ibrahimit. Per kete arsye Ibrahimi iu ankua nenes se tij per koprracine e tregtarit. Nena i tha se duhet te kete durim gjersa te mesoje zanatin e pastaj tregtari do t’ia rrise pagen.

    Kishte kaluar nje vit, e tregtari Ibrahimit i jepte ende meditje te njejte – nje derhem ne jave. Ibrahimi kishte vendosur ta leshoje ate tregtar dhe te kerkoje pune tjeter. Askush nuk deshironte ta pranonte, se tragtari u ishte kercenuar tregtareve te tjere duke u thene: “Ibrahimi eshte argat i imi! Kush e pranon ne pune, do ta nderpreje bashkepunimin me te dhe asnjehere s’do te flase me te!”
    Tregtaret ishin frikesuar nga ky kercenim, prandaj refuzonin qe ta punesonin Ibrahimin. Keshtu qe Ibrahimi kishte ngelur pa pune dhe rrinte ne shtepi i merzitur dhe plot brenga.


    MESIMET NE XHAMI


    Ibrahimi e kishte shprehi te shkonte ne xhami per ta falur namazin. Para xhamise, qdo dite pas namazit te drekes mbaheshin ligjeratat. Ibrahimi pas namazit, me vemendje e degjonte ligjeraten e dijetarit, keshtu qe e perbinte qdo fjale te tij ne lidhje me respektin ndaj prinderve, dashurise ndaj punes dhe deshires se qdo njeriu ta fitoje buken e vet. All-llahu xh.sh i ka urdheruar roberit e Tij qe te punojne dhe te fitojne per te jetuar, e jo te rrine pa pune.

    Nje dite, derisa po dilte nga xhamia, Ibrahimi filloi te mendonte per mesimet qe i jepte dijetari ne lidhej me punen dhe fitimin, ndaj e pyeti veten: “Une po rri si dembel e si mund te kem diq nese nuk fitoj – me duhet te punoj! U mundova te gjeja pune, mirepo tregtaret me refuzonin sa here qe kerkoja pune prej tyre.” Pastaj ne mendime u kthye nga ligjerata e dijetarit dhe mendoi se nuk eshte duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet te shkonte ne ndonje qytet tjeter, kur ne qytetin e tij te gjitha dyert i kishte te mbyllura. Bisedoi me nenen e vet dhe ia tregoi asaj vendosmerine e tij per te shkuar ne ndonje qytet tjeter per te kerkuar pune. Mirepo, nena e tij kishte frike per te, se ende ishte i vogel. Ibrahimi e bindi ate se eshte i afte te punoje jashte qytetit te tij dhe se nuk ka nevoje te merzitet per te. Nena e tij asesi te vendoste qe ta lejonte ate ta leshoje qytetin. Si te ndahej nga ai? Mirepo kur iu kujtua se si tregtaret jane sjelle ndaj Ibrahimit ne menyre te padrejte dhe kishin refuzuar qe ta punesojne ate, ne fund u desh te pranonte qe djali i saj te shkoje ne ndonje qytet tjeter per te punuar.

    KERKIMI I PUNES NE NJE QYTET TJETER


    Ibrahimi e caktoi diten e udhetimit dhe e luti nenen qe t’i pergatiste ushqim per rruge, per disa dite. Kur erdhi momenti i shkuarjes, e mori ushqimin per rruge, e kerkoi hallallin e nenes dhe kerkoi nga ajo qe ta luse All-llahun xh.sh. per te. E leshoi qytetin e vet dhe shkoi ne drejtim te panjohur.

    Udhetoi tere diten, aty-ketu pushonte nga pak nen hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej All-llahut xh.sh. qe te ndihmonte ne realizimin e qellimit te vet. Kthehej neper fshatra dhe kerkonte pune, mirepo per fat te keq, nuk gjente asgje, keshtu qe detyrohej te shkonte me tutje. Kaluan tri dite. Ibrahimi e harxhoi tere ushqimin e vet dhe e kishte humbur shpresen se do te gjente pune, ndaj ishte i deshperuar. Shpesh i binte ndermend ate qe e kishte ndegjuar nga dijetari ne xhami qe duhet te jete i vendosur dhe te vazhdoje te kerkoje pune. Kur fjeti ne hijen e nje lisi, pasi qe ishte i raskapitur nga rrugetimi i gjate dhe mungesa e ushqimit, erdhi nje njeri me disa dele dhe vendosi qe edhe ai te pushoje nen hijen e atij lisi te madh. E verejti Ibrahimin duke fjetur, u ul praen tij dhe nxori diq nga ushqimi per te ngrene. Ibrahimi u zgjua i frikesuar nga blegerima e dhenve. Mirepo njeriu i dha selam me butesi ne menyre qe ta qetesonte. Ibrahimi u qetesua, e njeriu e thirri qe te haje se bashku me te. Ibrahimi ishte i uritur keshtu qe i erdhi mire. Bariu pas kesaj u ngrit te mjele delet dhe i dha Ibrahimit qumesht e ky iu falenderua ngrohtesisht per te gjitha keto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky te gjitha ia tregoi me rend. Njeriu buzeqeshi dhe tha: “Mos u merzite, nese do pune do ta gjesh ate tek une, e une do te paguaj mire!” Ibrahimi i befasuar e pyeti se qfare pune eshte ajo, e njeriu iu pergjigj se duhet t’i ruaj delet. Ibrahimi iu gezua kesaj pune, e sidomos per ate se do te punonte tek ky njeri i mire dhe zemergjere. E pranoi punen me gjithe zemer dhe shkoi me ate njeri ne fshatin e tij. U vendos tek ai, e qysh te nesermen e mori nje kope te vogel qe t’i ruante ne nje livadh. I ruante delet neper kodra dhe lugina, e para mbremjes kthehej ne shtepi.

    Ibrahimi ishte punetor i ndergjegjshem. Punet e veta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse duhej ruajtur delet nga ujqit e uritur.
    Aty e kishte gjetur fatin dhe rehatine. Rashidi, per te cilin punonte Ibrahimi, ishte shume i drejte me te, ndersa punen mire ia pagunte. Me Ibrahimin sillej sikur me djemte e tij. Ibrahimi Rashidin e konsideronte si baba, ndaj e kishte harruar qytetin e tij. Megjithate shpesh here i kujtohej nena dhe deshironte qe edhe ajo te jete me te, ne menyre qe te kenaqej edhe ajo me gjithe keto te mira qe i kishte.

    Kishin kaluar tri vite qe kur Ibrahimi ishte tek Rashidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibrahimi deshironte ta shihte nenen e vet, ndaj kerkoi leje nga Rashidi qe ta vizitoje ate. Ai iu pergjigj: “Nuk ka problem, shko dhe vizitoje nenen tende. Rri atje nje muaj, e pastaj kthehu se me duhesh. Ne ty kam shume besim!” Ibrahimi i premtoi se do te kthehej.

    KTHIMI NE SHTEPI

    Si pjese te fitimit te cilen e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi i mori me vete disa dele. Pjesen tjeter te mbetur te deleve e la te Rashidi , si amanet se do te kthehej. U pershendet me te dhe shkoi ne shtepi tek nena e vet.

    Keshtu Ibrahimi arriti ne shtepi me delet e veta dhe diqka prej te hollave ne xhep. Nena iu gezua shume, sepse kishte filluar te pyeste veten se ne mos i kishte ndodhur diq atij, se mos kishte pesuar dikund ose ka vdekur? Asnjehere, prej se kishte shkuar, nuk kishte marre asnje lajm. Per kete arsye, gezimi i saj tani ishte i papershkruar. E perqafoi dhe i tha: “Shume me ke munguar dhe per kete isha brengosur dhe merzitur. Mos u largo me nga une.”

    Ibrahimi i tha: “Nene kam punuar tek nje njeri i mire dhe zemergjere. Ishte njeri shume fisnik, dhe shume mire me paguante, e tek ai kam lene edhe njehere kaq sa i kam sjelle ne shtepi prej deleve dhe i kam premtuar se do te kthehem!”
    Nena e nderpreu: “Sado qe ti te me flasesh per nderin dhe per fisnikerine e Rashidit, nuk dua qe perseri te shkosh se nuk do te mund te duroj edhe nje ndarje me ty!”

    Ibrahimi e degjoi nenen e tij dhe vendosi qe te mos kthehet tek Rashidi. E pyeti se qfare do te punonte ketu, e nena i tha: “Puno qfare te duash, shko ne treg dhe shiti keto dele. Bleje nje gomar dhe shfrytezoje per bartje, puno si hamall.”
    Ibrahimi veproi ashtu siq i tha e ema, dhe filloi te punoje si hamall.
    Nje pjese te fitimit e shpenzonte per vete dhe nenen e tij e pjesen tjeter e kursente. Nga kursimi e kishte blere nje shtepi e pastaj u martua.
    Puna e tij ishte t’ua barte njerezve gjerat e tyre ose grurin gjer ne mulli.


    FAMILJA E IBRAHIMIT

    Numri i anetareve te familjes se Ibrahimit shtohej, keshtu qe pas dhjete vjet martese i kishte pese femije, e me te dhe gruan e tij jetonte edhe nena e tij. Harxhimet per ushqim, tesha dhe per shkollimin e femijeve shtoheshin.

    Ibrahimi ishte i vendosur qe femijet e tij te jene te ditur, qe te mos jetojne si ai pa shkolle dhe injorante. Prandaj duhej siguruar femijeve te vet qdo gje qe ishte e nevojshme per mesim, si dhe ushqimin dhe veshje.

    Nje dite gjersa shkonte me gomarin e vet te ngarkuar me thaes te rende me grure, duke e detyruar te ecte me shpejte, gomari u rrezua, ra ne toke dhe shume shpejt ngordhi. Ibrahimi u merzite shume, dhe filloj te mendoj se qfare do te bente tani kur nuk e ka gomarin, e nuk ka as para te kursyera qe te mund ta blente tjetrin. Erdhi ne shtepi, i merzitur dhe i zhgenjyer me lot ne sy. Duhej ta ushqente familjen, e nuk mund te fitonte. Nuk dilte nga shtepia, kurse femijet e tij i kishte kapluar frika, se babai i tyre tanime ishte i varfer.

    Kur e pa ne kete gjendje, nena e tij plake iu drejtua me keto fjale: “Ibrahim, biri im, perse rri keshtu si grua? Asnjehere nuk te kam pare keshtu te pashprese dhe te papune, e te mos dalesh nga kjo situate. Shko te kerkosh pune!”

    Ibrahimi iu pergjigj: “Qfare te bej, kur gomari me te cilin kam punuar dhe kam fituar, me ka ngordhur. Ku do ta marr tjetrin?”

    “Duhet te besh qmos per te fituar, e jot e rrijsh dhe te vajtosh. A nuk te kujtohet kur si femije shkove ne nje vend tjeter per te kerkuar pune? E tani je burre i forte dhe ke familje te madhe mundesh pa punuar? Femijet i ke te uritur!” Ketu Ibrahimit iu kujtua Rashidi dhe delet e veta te cilat i kishte lene tek ai. Menjehere u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta realizohet, I tha nenes: “Do te shkoj perseri tek Rashidi, tani m’u kujtua, delet e mia jane tek ai. Nese mi kthen ato do te mund te bleje nje gomar!” Nena i tha atij: “Tani te ra ndermend Rashidi dhe delet e tua? Qdo gje mund te kete ndryshuar pas gjithe ketyre viteve. Si do te mund t’i thuash se pas gjithe ketyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diqka tjeter!”

    Pas kesaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresen.


    BEFASIA

    Ate nate Ibrahimi nuk mund te flinte. Plot brenga dhe merzi te madhe, mendonte se qka do t’u jepte femijeve te vet neser per te ngrene. Sa e kishte kapluar gjumi, iu paraqiten para syve te tij delet te cilat i kishte lene tek Rashidi – sikur blegeronin per rreth tij dhe e therrisnin qe t’i merrte ato. I gezuar mendonte se si do ta perqafonte njehere nje qengje pastaj tjetrin. Mirepo, per fat te tij te keq kjo ishte vetem nje enderr. Tere naten kur zgjohej ishte me brenga, e nese e kaplonte gjumi perseri ne enderr e therrisnin delet.

    Ne mengjes vendosi te shkonte ne fshatin e Rashidit. Kerkoi leje nga nena e tij, u pershendet me gruan dhe femijet e tij dhe u nis per ne rruge. Pasi qe fshati ishte zhvilluar dhe ishte ndryshuar shume, filloi te pyeste per Rashidin. Atje kishte arritur pas tri ditesh. Kur erdhi te shtepia e Rashidit, kur ja, Rashidi. Rashidi rrinte ne nje kodrine dhe i shikonte delet e veta, te cilat e kishin mbushur luginen. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: “Zoteri, une jam Ibrahimi a po me njihni?”

    Rashidi ne kete iu pergjigj: “Mire se vjen! Shume mire me kujtohesh!”
    Ibrahimi vazhdoi: “A ju kujtohet zoteri, se tek ju i pata lene disa dele. Tani me duhen!”

    Rashidi buzeqeshi dhe e pyeti: “Pse shkove e me nuk u ktheve, e me pate premtuar se do te kthehesh?”

    Ibrahimi iu pergjigj: “E degjova nenen, e ajo nuk me lejoi te kthehem. Kerkoi te mbetem me te. E degjova dhe mbeta me te. Tani kam ardhur tek ju qe te m’i ktheni delet e mia, All-llahu te dhente qdo te mire!”

    Rashidi i tha: “Shiko ne kete lugine dhe me thuaj se qfare po sheh!”
    Ibrahimi i tha: “Delet tuaja!”
    E Rashidi i tha: “Ato jane te tuat. Merri dhe shko ne shtepi!”
    Ibrahimi iu pergjegj: “Une i kerkoj vetem delet e mia. Ishin kater apo tri dele, ju mua me thoni: “Merri delet te cilat e kane mbushur tere kete lugine!” Ibrahimi tha: “Q’eshte me ju, mesuesi im?! A me perqeshni?”

    Rashidi iu pergjigj seriozisht: “ E them te verteten, asnjehere askend s’e kam perqeshur, e as ty tani. Keto jane delet e tua. Jane rritur dhe jane shtuar e tani jane keto te gjitha qe po i sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur per ty, se ndoshta nje dite kthehesh dhe i merr ato. E falenderoj All-llahun, ke ardhur ne momentin e duhur! Biri im, tani jam shume plak dhe kasha frike se do te vdes para se t’i kthej delet. Merri delet dhe kthehu, All-llahu te ndihmofte. Kthehu, Zoti te bekofte!”
    Ibrahimi ishte shume i gezuar dhe falenderues ndaj tij.
    “Keto dele vlejne me mija dinare. Falenderimi dhe lavderimi i takon All-llahut, jam bere shume i pasur! Femijet do te jene te lumtur kur do te me shohin. Ende ka ne kete bote njerez te mire dhe te ndershem. I falenderuar qofte All-llahu!”

    MESIMET E TREGIMIT


    1. Femija musliman duhet t’I nenshtrohet nenes se vet, si shperblim per mundin qe ajo ka dhene per te.
    2. Rinia muslimane duhet te inkuadrohet neper seksione dhe shoqata neper xhamia ne te cilat mesohen diturite dhe leximi I Kur’anit.
    3. Duhet t’u bejme mire te varferve dhe skamnoreve, sikur qe kete e kishte bere bariu me Ibrahimin, kur e kishte gjetur nen lis.
    4. muslimani nuk duhet ta keqperdore besimin qe I eshte dhene, por duhet te kete vetebesim ne vete, sikur qe kishte Ibrahimi ne punen e tij si bari.
    5. Myslimani duhet ta fitoje buken e tij ne menyre hallall, po qofte edhe nese duhet dhene mund te madh. Muslimani nuk guxon te jete I kenaqur me fitimin haram.
    6. I riu musliman nuk guxon te udhetoje e ta lere nenen vetem, nese ajo nuk e lejon kete.
    7. Muslimani asnjehere nuk e humb shpresen. Ai qdo here duhet t’I mbeshtetet All-llahut te Lartesuar dhe nuk guxon te jete dembel.
    8. Muslimani nuk guxon te haje pasurine e te tjereve ne menyre te palejuar, por te veproje ashtu siq veproi Rashidi.
    9. Kur muslimani fiton shume pasuri, kjo nuk guxon ta mashtroje, por duhet ta falenderoje All-llahun, sikur qe kishte vepruar Ibrahimi kur Rashidi ia dha nje kope te madhe me dele.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    All-llahu xh.sh te shperblefte Fisnik, vella per keto tregime me vler...
    Selam
    A known mistake is better than an unknown truth.

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Qfare je, karote, veze apo kokerr e kafes ???

    Vajza i ankohej babait ne jeten e saj te rende, dhe se nuk dinte si t’i perballoje gjithe ato probleme dhe veshtiresi te jetes, si nuk mund te gjeje me force t’i luftoje, posa ta zgjidh nje problem, menjehere para saj paraqitet tjetri me i rende se ai i pari.


    Babai i saj i cili me profesion ishte kuzhinier, e mori dhe e qoi ne kuzhine, i mori tri ene, i mbushi me uje dhe i vendosi ne zjarr. Pas pak uji ne ato ene filloi te vloje. Ne enen e pare e vendosi nje karotw, ne enen e dyte nje veze ndersa ne te treten disa kokrra te kafes, pastaj i la te zihen per nje kohe.
    Vajza nuk kishte durim, sepse nuk e dinte se q’donte t’i tregonte babai i saj me kete prove.
    Babai e qkyqi shporetin, e largoi karoten nga uji dhe e vendosi mbi tavoline, te njejten gje e beri me vezen dhe me kokrrat e kafes. E shikoi vajzen dhe e pyeti: “Qka po sheh”?
    - “Po e shoh nje karot, nje veze dhe disa kokrra te kafes”, u pergjigj ajo.
    Kerkoi nga ajo t’a preke karoten dhe e pa se karota ishte shume e zbutur dhe e brisht, pastaj kerkoi nga ajo qe t’a qeroje vezen, ajo e pa se veza ishte e forte dhe e zier. Pastaj kerkoi qe t’i merr ere kafes, kur e ndjeu aromen e kendshme te saj ajo buzeqeshi.
    - Por q’ka do te thote e gjith kjo”? pyeti e quditur.
    “Dije, bija ime, se edhe karota, edhe veza po edhe kafja kan kaluar po te njejtin proqes, duke luftuar me te njejtin armik - “ujin e vluar” por secila prej tyre u ballafaqua ne menyra te ndryshme.
    Karota ishte e forte, por shumw shpejte eshte zbutur dhe u dobesua nga uji i nxehte.
    Vezen e ruajti levozhga e saj e forte, por edhe ajo per nje kohe te gjate eshte zier ne ujin e vluar dhe kaloi nga gjendja e lenget ne ate te forte.
    Perderisa qeshtja e kafes eshte krejt tjeter. Kokrra e saj mbeti e njejte, perkundrazi, ajo ia doli qe t’a ndryshoje ujin. Po ti ??
    Qfare je? karote, e cila ne dukje eshte e forte, por kur perbellet me pengesa te vogla dhe veshtiresi menjehere dobesohet dhe e humb forcen.
    Apo i perngjet vezes,me zemer te bute e cila kur perballet me probleme behet e forte. Levozhga jote (pjesa e jashtme) nuk ndryshon, por ndryshon brendia jote, ashtu qe zemra jote mbetet e forte dhe e hidhur.
    Ose, ndoshta je sikur kokrra e kafes, e cila e ndryshoi ujin e vluar (perderisa ai ishte burimi i dhembjes) ashtu qe e beri te shijshem dhe i japi arome te bukur. Nese je sikur kokrra e kafes, rrethin tend do ta besh me te bukur, me te vyeshem. Ti do t’ia lehtesosh veshtiresite vetes, ashtu qe ajo do te behet lehtesi ne vend te veshtiresise, problemit, brenges apo pikellimit.
    Mendo, bija ime, ne qfare menyre do te ballafaqohesh me te gjitha problemet dhe veshtiresite e kesaj bote.
    Qfare do te jesh, karote, veze apo kokerr e kafes ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 11-12-2007 më 12:14
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #24
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    FORCA E BESIMIT: Allahu eshte Falesi me i Madh

    Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelet ne shkretetire, nje thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt qiellit duke u lutur per shi. Por per çudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak re te shperndara ne qiell u zhduken krejt, nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe thatesira po ashtu.

    Iu shpall Musair as. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut subhanehu ue teala per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga bashkesia juaj", i tha Allahu svt. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh shiun mbi ju."

    Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte bindur Allahut per 40 vjet. Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga turma, Allahu do te na leshoje shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas me shprese se po del dikush tjeter te thote qe ai eshte, por askush nuk po dilte. Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per te.

    Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga etja, por nese dilte para turmes do te turperohej pergjithmone.

    Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me pare dhe me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i mbulo mekatet! O Allah, me fal!"

    E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para turmes si mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta. Musai as. e pyeti Allahun svt. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari nuk e tregoi se kush eshte." Allahu svt. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak te pendimit te atij njeriu qe une bekova gjithe Beni Izraelet me uje."

    Musai as. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush eshte ky njeri O Allah!" Allahu svt. pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Nënvizime nga një libër në formë kalendari, i vitit 2006

    Imam Rrabani ka thënë:

    Ka dy mënyra për t`u ruajtur nga haramet:
    E para: Të ruhemi nga ato gjynahe të cilat i kryejmë ndaj Allahut;
    E dyta: Të ruhemi nga ato gjynahe që i kryejmë ndaj njerëzve
    dhe krijesave të tjera.
    Pjesa e dytë është më e rëndësishme. Allahu nuk ka nevojë për
    asgjë dhe është shumë mëshirues.

    Rregullimi i botës

    Njëri një të diel e merr gazetën dhe vendos atë ditë ta kalojë në shtëpi.
    I biri nguli këmbë që të dalin në piknik. Babai për ta hequr qafesh të birin,
    e grisë copë-copë një hartë nga fundi i gazetës dhe i thotë të birit:
    -Kur ta rregullosh hartën, dalim.
    Babai kishte menduar se ai këtë nuk do të mund ta bënte tërë ditën.
    Pas dhjetë minutash i biri:
    -Babi, dalim e ndreqa.
    -Si është e mundur?- pyeti babai.
    -Fare e lehtë, tha djali, pas hartës kishte qenë një foto
    e një njeriu, e regullova njeriun e ashtu u regullua
    edhe bota sipas njeriut.

    Liqeni i çuditshëm (Liqeni i Lutit)

    Deti i Vdekur ndodhet 400 metra nën nivelin e detit.
    Thellësia më e madhe e tij 400 metra është 800 metra nën nivelin e detit.
    Sasia e kripës arrin në 30 përqind. Ne detrat tjerë nuk e kalon
    3,4 përqind. Njeriu që nuk di not ne këtë ujë nuk mbytet.
    Në të nuk ka fare gjallesa.
    Thuhet se edhe zogjtë që fluturojnë mbi të ngordhin.


    Receta për të jetuar 100 vjet

    Mbani pastër trupin, ushqimet, rrobat
    Jetoni nje jetë të qetë familjare.
    Mos harroni se mjalti është ilaq I shumë sëmundjeve.
    Çdo ditë konsumoni nga 500 gr fruta, ose perime.
    Flini heret dhe në të njëjtën kohë.
    Qëndroni larg alkoolit, duhanit dhe drogës.
    Mos u inatosni për gjëra të vogla.
    Pini çdo ditë sa më shumë ujë të pastër.
    Hani çdo ditë ngapak në të njëjtën kohë.
    Mos përdorni shumë kripë e as shumë ilaçe.
    Kur bën punë të vazhdueshme, duhet të bësh edhe pushime.
    Mos përdorni shumë mish, qumësht, yndyrë dhe vezë (pini më shumë kos)
    Ruhuni nga ambientet shumë të ftohta e shumë të nxehta dhe nga amnbientet me shume korent, Ndoshta eshte fjala për shkujë.
    Shëtisni çdo ditë nëpër ambijent të pastër.
    N.q.s. nuk hiqni dorë nga mishi, përdorni mish pule e peshk.
    Përdorni sa më shumë karotat, spinaqin, majdanozin, sallatën jeshile…

    Çorapet e pasanikut

    Një pasanik ia lë amanet të birit që ta varroste me çorape.
    Kur ka ndonjë problem ta hap zarfin dhe ta gjejë përgjigjen.
    Kur vdiq pasaniku, djali deshi ta varroste me çorape, por
    hoxhallarët nuk pajtoheshin. Djali hapi zarfin që i pati lënë
    babai dhe lexoi:
    “Bir siç po e shikon edhe vet, unë megjithëse isha kaq i pasur
    nuk po marr asgjë me vete, as një palë çorape. Tani ti mendo
    vet për të tjerat”.

    Pejgamberi ( Muhamedi a.s.)ka informuar për të ardhmen:

    Muzika do të përhapet kudo;
    Forcat e ruajtjes do të shtohen;
    Do të dalin pije alkoolike me emra të ndryshëm…
    Rritjes së qenit do t`i kushtohet më shumë kujdes sesa rritjes së fëmijës;
    Nëse përhapen gratë e këqija, përhapet zinaja (kurvëria) njerëzit do të sëmuren nga sëmundje ngjitëse të panjohura;
    Do të shtohet anarkia dhe vdekja;
    Do të ngrihen në detyra të paaftët;
    I pasuri do të respektohet nga pasuria;
    Nuk do të respektohen të moshuarit;
    Ujku do të vihet prijës i deleve;
    Njerëzit do të bëjnë marëdhënie me gratë buzë rrugës…

    E çka mendoni a janë sot këto preezente në mes nesh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:45

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Alkooli

    Një fajtor e fusin në një dhomë me një vajzë te re, me një djalë të ri, me një shishe raki dhe i japin një thikë. I thonë: zgjidh, rakinë, ta dhunosh vajzën apo ta therësh djalin. Ai hamendet, por gabon rëndë. E pin rakinë, pastaj e dhunon vajzën dhe e mbytë edhe djalin.


    Qesja e lagur

    Gruaja për çdo punë bënte bismilah. Burri ia jep një qese me para. Ajo Bismilah-e fut në arkë. Më vonë burri tinëz gruas i merr parat dhe i fut diku në ujë. Më vonë don ta hedh në provë gruan, ia kërkon paratë. Ajo Bismilah e hap arkën i gjen paratë në kuletën e lagur.. Burri shtanget nga habia.

    Bariu e pema e mollës

    Një bari ( i vetëm)kishte mbëltuar një mollë. E ujiste me ujin e abdesit. Pema u rrit e jepte fryt. Sa herë kalonte nën të, i binte nga një mollë plakut dhe e hante. Një ditë, nuk i ra molla. Plaku ia kërkoi, por kot. Nisi të qante sikur fëmija, pse ishte hidhëruar molla e nuk i jepte të hante. Kur kaloi pak më tutje e vërejti se kishte ndryshuar hëna dhe se ishte dita e parë e ramazanit.


    Këshilla të arta

    Njeriu më i mirë është ai që nuk ia thyen zemrën askujt.
    Puna më me vlerë është shërbimi që i bëjmë fesë sonë.
    Edhe po të bësh shumë ibadete, përsëri bëj teube.
    Njeriu i afrohet Allahut duke marrë dua.
    Ajo që u jep mundime të gjithëve është mendjemadhësia.
    Ta shikosh fytyrën e besimtarit është ibadet.
    Të mendosh shumë vdekjen të zgjatë jetën.
    Ai që nuk falënderon njerëzit nuk falënderon dot as Allahun.
    Allahu e lartëson atë që tregohet modest. Atë që është mendjemadh e përul.
    Nëse Allahu i jep dikujt ndjenjen e mirësisë, ai kryen vetëm punë të mira.
    Të mësosh diçka nga feja është më e vlefshme se të kryesh 100 herë umre.
    Kush i mbulon të metat e njerëzve, Allahu teala ia mbulon gjynahet e tij.
    Ai që nuk i zbaton urdhërat e Allahut, edhe po të thotë se e do Allahun, nuk është e vërtetë.
    Të shohësh me inat besimtarin, të mbash dikë me gojë, t`i thyesh zemrën dikujt, apo të mendosh keq për ndonjë njeri është hak i njeriut.
    E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga e mbajtura me gojë është të kërkosh hallallin nga ai që e ke mbajtur me gojë.
    Përhapja e të drejtës është si t`i nisesh një rruge pa fund. E keqja përhapet si era.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:47

  7. #27
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Te Pergjigjem Robi Im...

    Pyeti Musa a.s. nje dite Zotin e tij: "O Zot.. Si i pergjigjesh Ti robit Tend mekatar nese te therret.. "O Zot"?
    U pergjigj All-llahu i madheruar te derguarit dhe robit te Tij: "I them... te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im."

    Me pas pyeti Musa a.s. All-llahun e madheruar perseri: "O Zoti im si i pergjigjesh Ti robit tend te mire nese te therrret e te thote "O Zot"?
    I tha All-llahu i madheruar: "I them: "Te pergjigjem robi im".

    I tha Musa: O Zot, te thirri robi jot mekatar e Ti i the "te pergjigjem robi im" tre here, e kur te thirri robi jot i mire Ti i the "Te pergjigjem robi im" vetem nje here?
    I tha All-llahu i madheruar: "O Musa! Kur me thirri robi im i mire u mbeshtet tek punet e tij te mira, ndersa kur me thirri robi im mekatar u mbeshtet ne meshiren Time"

    Thuaj: O roberit e mi te cilet I keni bere padrejtesi vetes suaj mos hiqni shprese nga meshira e All-llahut!

    Dhe se fundi; All-llahu na mundesofte te bejme ato vepra te cilat Ai i do dhe eshte i kenaqur prej tyre.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #28
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nura dhe Fustani me Lule

    Shënim: Kjo histori bazohet në një ngjarje të vërtetë.

    ***
    Nura motra ime, e ngjashme me mua në fytyrë dhe me shtat si selvia e ka zakon të lexojë Kur'an vazhdimisht. Të kërkosh për të nuk e gjen në asnjë vend tjetër vetëm se në dhomën e faljes në ruku, në sexhde, me duar të ngritura lart nga qielli. Kështu në mëngjes e kështu në mbrëmje, kështu në mesnatë. Asnjëherë nuk lodhet e as mërzitet.

    Ndërsa unë isha shumë e interesuar të lexoja revista artistike e romane, apo duke pare video me shumicë aq shumë saqë më është mërzitur. Ka disa gjëra të cilat më janë mërzitur. Nuk i kryej detyrimet e mia plotësisht dhe me faljen e namazit nuk jam në rregull.

    E fikja videon mbasi kisha kaluar tre orë duke shikuar filma të ndryshëm. Ezani i namazit të sabahut po thirret në xhaminë pranë shtëpisë. Vajta për në krevat. Dëgjova motrën të më thërriste nga dhoma e faljes. "Urdhëro, çfarë do moj Nura?" Më tha në mënyrë të prerë: "Mos fli para se të falësh sabahun". "Ooh... do edhe një orë të futet namazi i sabahut. Ezani që dëgjove ti tani ishte ezani i parë."

    Kështu ishte ajo edhe para se të sëmurej me këtë sëmundje të keqe e cila ia ka prishur gjumin. Më thirri: "Hajde o Hëna pranë meje." Nuk mundem në asnjë mënyrë te kundërshtoj kërkesën e saj. Sinqeriteti dhe çiltërsia e saj në të folur duket qartë. "Çfarë do?" - "Ulu", më tha. "Ja u ula- po tani"? Me zë të ëmbël më tha: "Gjithsecili do ta shijojë vdekjen dhe Ditën e Gjykimit do t'ju paguhet plotësisht shpërblimi juaj." (Nga Sure Ali Imran, ajeti 185). Heshti një moment dhe pastaj më pyeti: "A nuk beson ti se do të vdesësh?" "Sigurisht që besoj", iu përgjigja. "A nuk beson ti se do të llogaritesh për çdo të madhe e çdo të vogël? O motra ime, a nuk ke frikë nga vdekja dhe tmerret e saj. Vdekja nuk njeh moshë dhe nuk ka kohë të caktuar." Iu përgjigja me zë të frikësuar: "Unë kam frikë nga errësira e ti më frikëson edhe nga vdekja si të fle gjumë unë tani? Unë mendova se më thirre për të më thënë se re dakort që të vish me ne në pushimet tona verore". Papritur u përgjigj duke thënë, thënie me të cilën më goditi mu në zemër. "Mundet unë të udhëtoj këtë vit larg në vend tjetër... Ndoshta, o Hëna. Jeta është në dorë ta Allahut." E ja plasi të qarit. Iu kujtua sëmundja e saj e keqe dhe se doktorët i kishin thënë babait diçka secrete, ndoshta sëmundja e saj nuk do ta cojë gjatë. Por kush i tha asaj? Apo zemra ia ndien një gjë të tillë.

    "Çfarë po mendon?" Mu drejtua këtë herë me zë të ashpër. "A mendon ti se unë po ti them këto fjalë se jam e sëmurë? Në asnjë mënyrë unë mund të jem më jetëgjatë se askush tjeter.. kjo është në dorë të Allahut. Po ti sa do të jetosh? 20 vjet, 40 apo 100. E çfare pastaj? Nuk ka dallim ndërmjet nesh. Të gjithë do të shkojmë, do ta lëmë këtë bote (dynjane) per te shkuar në xhennet ose për në zjarr. A nuk e ke dëgjuar thënien e Allahut të Madhëruar "Kushdo që do të largohet prej zjarrit e do të futet në xhennet me të vërtetë ai ka fituar." (Sure Ali Imran, ajeti 185). U gdhifsh shëndoshë e mirë. Si tha keshtu u ngrit e shkoi. Zëri i saj ende më tringëllon në vesh "Allahu të udhëzoftë mos harro namazin."

    ***
    Ora 8 e mëngjezit. Të trokitura në derë. Ky nuk është orari i zgjimit. Të qara e klithma. O Allah ç'ka ndodh?! Gjëndja e Nuras është keqësuar dhe babai e ka çuar në spital. Nga ora 1 e drekës. Telefonoi babai nga spitali. Nëse mundeni hajdeni për vizitë tek Nura tani, shpejt. Nëna më tha se zëri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka. U veshëm shpejt e shpejt.

    Ku është shoferi..? Hipëm me shpejtësi.. a nuk është kjo rrugë në të cilën dilja për të shëtitur dukej e shkurtër ç'ka ajo sot pse kaq e gjatë..? Nëna pranë meje bën dua për të pa pushim.. ajo është me të vërtetë vajzë e mirë dhe e sjellshme.. nuk e ka parë të humbë kohën kot asnjëherë. Arritëm tek dera e jashtme e spitalit.. një i sëmurë rënkon.. një tjetër i aksidentuar me makinë.. një i tretë me sy të mbyllur nuk e di a është akoma në dunja apo ka shkuar në ahiret?! Pamje të çuditshme nuk i kisha parë asnjëherë..

    I ngjitëm shkallët me shpejtësi.. Ajo është në dhomën e urgjencës e unë do t'u coj atje –na tha një infermjere- po ti mos u bëj merak I tha ajo nënës se tani është më mirë mbasi i kishte rënë të fikët. Nuk lejohet që të futet tek ajo më shumë se një person. Kjo është dhoma e urgjencës.

    Në mes të atij grumbulli doktorësh e nëpërmjet një dritareje të vogël e cila formohet me hapjen e derës, shikoj sytë e motrës sime Nura e cila shikon nga unë, e nëna qëndron pranë saj në këmbë.. mbas dy minutash nëna doli e cila nuk mundi me i përmbajt lotët. Më lejuan që të futem të përshëndes motrën por me një kusht që mos të flisja me të shumë. Dy minuta mjaftojnë për ty- më thanë.

    "Si je o Nura? Ti mbrëmë ishe mirë. Ç'ka ndodhi me ty?" U përgjigj mbasi më shtrëngoi dorën: E unë tani jam mirë uelhamdulilah.. Elhamdulilah porse duart tua janë të ftohta. Isha ulur në cep të krevatit e i preka këmbët.. I largoi ato prej meje.. më fal nëse të bezdisa i thashë.. jo në asnjë mënyrë por mu kujtua thënia e Allahut të Madhëruar ku thotë: "Dhe këmbët do të bashkohen me njëra-tjetërn.(të mbështjella në qefin). Tek Zoti yt do të jetë kthimi atë ditë." (El-Kijameh 29.30.)

    Bëj dua' për mua shumë o Hëna. Ndoshta së afërmi do të takoj ditët e para të ahiretit. Kjo rrugë është e largët, e punët e mia të pakta. Lotët më rrodhën kur dëgjova ç'ka ajo tha.. qava aq shumë saqë më humbi vetëdija.. nuk pushova së qari...

    ***
    Me perëndimin e diellit, në këtë ditë të pikëlluar, mbas një heshtje të gjatë në shtëpinë tonë, u futën tek unë vajza e hallës dhe vajza e tezes. Shpejtësi fjalësh. Numri i njerëzve u shtua.. zërat u përzien.. e vetmja gjë që mësova se.. Nura vdiq.. prej atij momenti dhe më pas nuk e di as kush erdhi e as kush shkoi e as çfarë thanë..

    O Allah ku jam unë dhe ç'ka po ndodh.. nuk isha në gjendje as të qaja, lotët mu thanë.. mbas pak më njoftuan se babai më kërkonte me qëllim që të përshëndesja motrën për të fundit herë.. në momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjë tjetër vetëm se pamja e saj në momentet e fundit.. mu kujtua fjala e saj..{ e këmbët do të bashkohen me njëra-tjetrën}. E kuptova se me të vërtëetë { tek Zoti yt do të jetë kthimi atë ditë}.
    Nuk më kujtohet të kem shkuar në dhomën e saj të faljes vetëm se atë natë. Në ato momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrën e nënës e ne binjakë..kujtova atë e cila më shoqëroi në shqetësimet e mia.. atë e cila me largoi prej meje vështirësitë e kësaj jete.. atë e cila shumë bëri dua' për mua për udhëzim.. atë e cila lotët I rridhnin pa pushim kur më fliste për vdekjen dhe hallet e saj për llogarinë etj...

    Kjo është nata e parë për të në varr.. ky është Kur'ani i saj..kjo është sixhadja e saj.. ky është fustani i saj me lule të cilin e pati blerë për ditën e dasmës.. ky është… e kjo është… E kujtova atë dhe shumë qava për ditët e mija të humbura..qava shumë pa ndërprerje.. e luta Allahun të më mëshirojë e të më falë për të kaluarën.. Luta Allahun ta përqëndrojë atë në varrin e saj ashtu sikur më kishte porositur për dua'..

    Papritur pyeta vetveten.. po sikur të isha unë e vdekur? Si do të ishte gjendja ime? Nuk kërkova për përgjigjen e pyetjes shumë për shkak se frika ma mbuloi zemrën. Qava me ngashërim. Allahu Ekber. Allahu Ekber. Ezani i sabahut po thirret. Por sa bukur këtë herë!

    U ndjeva shumë e qetë kur unë përsëritja atë ç'ka thoshte muezini. Mbaroi ezani. U ngrita e fala namazin e sabahut... fala namazin e lamtumirës... sic e fali motra i cili ishte namazi i fundit për të. Fillova të falem prej aty ku e la motra.

    E tani nëse gdhihem nuk e pres mbrëmjen. E nëse ngrysem nuk e pres mëngjesin.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #29
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    KËSHTU PUNOHET PËR ISLAM

    (Tregimi i një gruaje në Brazil)

    Një punë biznesi dhe unë u gjenda në Sao Paulo të Brazilit. U vendosa në një hotel afër qendrës islame të këtij qyteti, dhe një herë, shkova edhe në xhami të kësaj qendre për ta falur namazin e sabahut. Moti ishte i ftohtë dhe me shi por me të hyrë në xhami trupin dhe shpirtin tim disi e kaploi një ngrohtësi e thellë. Por më befasoi prania e një gruaje e cila ishte ulur në fund të xhamisë me një mindil mbi kokë dhe me rroba joislame. Mu duk disi e çuditshme dhe në kokë me silleshin pyetje por arritja me kohë në namaz ndali rrjedhën e këtyre pyetjeve. Ishim vetëm tetë falës, dhe njëri nga ne, afër të 50-ve, pas namazit u ngrit dhe me një anglishte të rrjedhshme foli e tha: Jam nga Zelanda e Re dhe ushtroj detyrën e avokatit. Kam lindur atje nga prindër muslimanë. Pasi që u rrita u njoftova me Islamin e vërtetë dhe jo atë trashëgimtar. Përjetova një kënaqësi të veçante dhe u bëra kureshtar që t’i thërras edhe të tjerët në Islam që kështu ta largoj barrën për këtë nga supet e mia. U caktova që të predikoj Islamin në internet. Bisedova me shumë njerëz, një prej të cilëve është edhe ajo grua në fund të xhamisë. Bisedën e filluan rreth profesionit. Edhe ajo është avokate. Më pas bisedat tona vazhduan për fe dhe besime. Ia sqarova mirësitë dhe veçoritë e Islamit dhe pas disa muaj predikimi e diskutimi ajo pajtoi, me vullnet dhe besim, ta përqafon fenë islame. Meqë ajo nuk kishte gjetur dikë që do t’i ndihmonte në këtë rrugë të re dhe pas kërkimit të qendrave fetare islame, që kishte gjetur vetëm një dhe atë të mbyllur, u frikësova se ndoshta vendosmëria e kësaj gruaje për Islam do të zbehet kështu që erdha drejtpërdrejtë nga Zelanda e Re të prezantoj në publikimin e Islamit të saj, për mësimin e disa parimeve kryesore të fesë, si dhe për vënien e saj në kontakt me disa muslimane këtu. Po të mos kisha disa punë shumë me rëndësi në Zelande të Re do të qëndroja disa ditë këtu. Frika se mos vdekja do ta rrëmbejë ndonjërin prej nesh para se ta realizojmë këtë që thashë më detyroi të ngutem në këtë gjë. Ajo tash do të vjen dhe para jush do të shqiptoje shehadetin-deklaratën islame para jush.
    Erdhi gruaja dhe shqiptoi shehadetin.
    Tash u qetësova- tha njeriu. Mua më duhet të kthehem në Zelande të Re ndërsa këtë grua ua lë amanet ju. Mbetet përgjegjësi juaja ndihma dhe përkrahja e saj.
    Një vendas u ngrit dhe tha: Unë e marrë përsipër atë. Unë jam i martuar me braziliane dhe ajo do të qëndroj tek gruaja ime....
    Më kapi një rrëqethje në trup ndërsa lotët e mia kishin vërshuar fytyrën time. Vërejta se edhe ata që ishin pranë meje të gjithë qanin...Qanin ngase ende paska njerëz që për hirë të shpëtimit të një shpirti nga zjarri i Xhehennemit japin çdo gjë që kanë; të mirën e të shtrenjtën. Kishte njerëz që qanin nga gëzimi, e kishte që qanin edhe nga turpi ngase nuk kishin bërë asgjë për këtë fe. Për fund mos harroni se ky thirrës musliman ka përshkuar gjysmën e globit për ta falur me ne namazin e sabahut në Sao Paulo, dhe tash, unë dhe ti, çfarë kemi bërë?
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #30
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Tregimi i nje vajze nga Shqiperia qe pranoj Islamin.

    Një vajzë e kthyer në Islam


    ... guximi qëndron tek e buzëqeshura, atëherë kur zemra qan. N.q.s bota të jep 1000-arsye për të qarë, t'i jepi 1001 arsye për të qeshur, sepse nuk ka natë aq të gjatë e të errët që të ndalojë lindjen e diellit.

    Stela Cufaj


    Isha vetëm 5-vjeç kur babai im vdiq në një aksident rrugor. U rrita me nënën time ortodokse dhe katër motrat e mia. Që fëmijë ne frekuentonim kishën, e kjo na tërhiqte tej mase. Vitet kalonin, e unë gjithmonë e më shpesh shkoja atje, sepse doja të ndieja praninë e Zotit, kërkoja dashurinë e tij, që të më shëronte plagën e zemrës, plagën e një jetimeje të vogël. Kërkoja Zotin, praninë e tij, çdo natë, çdo sekondë, por nuk e gjeja dot…


    Kur mbarova klasën e 8-të, u largova nga Shqipëria për në Kosovë, që të studioja piano. Në atë vend mbizotëronte Islami dhe mua m'u deshën muaj që të gjeja një kishë. Atje shkoja shumë shpesh, madje drejtoja grupin e fëmijëve dhe bëja studim bible. Në shkollë çdo gjë shkonte mirë. Në klasë kisha edhe një shoqe që bënte jetë të ç'thurur, por që ndryshoi totalisht, u kthye në besimtare myslimane, që shpeshherë më dukej më e pastër se qelibari, madje filloi të më kritikonte çdo ditë për veshjen time, që linte për të dëshiruar…


    Ditët kalonin dhe në brendësi të shpirtit tim ndieja shumë trishtim, nuk kishte net që s'qaja, ndieja një boshllëk, që s'dija ç'emër t'i vija, thjesht kërkoja praninë e Krijuesit, Zotit të gjithësisë, që shpesh e akuzoja për humbjen e babait tim, doja që atë dhembje dhe atë boshllëk që ndieja të ma plotësonte Ai. Derisa një mëngjes, hap sytë dhe pa vetëdije pëshpërit "ALLAHU XHELESHANUHU". Ishte hera e parë që e thosha këtë fjalë, që kuptimin nuk ia dija, thjesht kisha njohuri që ishte fjalë e myslimanëve. Për këtë e mora veten shumë inat, më dukej sikur kisha bërë një mëkat të madh dhe s'ia tregoja askujt. Gjatë pushimeve të verës kthehesha në Shqipëri.

    Atje takoja shokun tim të ngushtë X, që më dashuronte qëkur ishim fëmijë, por që unë s'ndieja gjë për të. Ai ishte ortodoks dhe rridhte nga një familje me traditë të tillë. Por një ditë të bukur vere, tek po dilnim bashkë, ai ndalon dhe më thotë që kishte pranuar Islamin. Unë fillova ta kritikoja, t'i lutesha që të kthehej prapë i krishterë, për hir të dashurisë që ndiente për mua, por ishte e kotë. Në mendjen time thura një sakrificë në emër të fesë, duke i propozuar atij, që do të pranoja të lidhesha me të vetëm n.q.s ai do të kthente prapë fe. Përgjigjja e tij ishte negative. Refuzimi i tij më bëri shumë përshtypje. Ishte e pamundur nga ana ime të konceptoja "JO"-në e tij për hir të fesë islame. Kjo më bëri që të dilja akoma më shpesh me të, e ai çdo minutë më fliste për Islamin, për pastërtinë dhe mrekullinë e tij, por unë vetëm e kundërshtoja, e ofendoja atë fe që rrezatonte në sytë e tij blu. Veshët e mi nuk dëgjonin dot fjalën ALLAH, MUHAMED, edhe pse gjatë gjithë kohës rreth tyre flisnim. Kaluan kohë dhe unë pranova të lidhesha, edhe pse në mendjen time thurja vetëm plane negative. Kur dilja me të, vishja gjërat më ekstravagante, që ai të ndihej keq përpara shokëve të tij myslimanë dhe të mos shkonte në xhami. Kur vinte koha e namazit, mundohesha të dilja xhiro sa më larg, me shpresë që ai të harronte të shkonte në xhami, por në më të shumtën e rasteve plani im dështonte dhe detyrohesha të shkoja me të dhe ta prisja në oborrin e xhamisë. Ndonjëherë hyja dhe i shikoja me kuriozitet tek faleshin. Shpirti im filloi ta admironte mënyrën se si ata adhuronin Zotin.


    Dalëngadalë zemra ime po zbutej, po pranonte çdo kusht të fesë islame, por mundohesha ta mposhtja egoizmin me gjithë forcën time. Brenda meje po zhvillohej një luftë, mundohesha ta ruaja me fanatizëm të qenurit e krishterë, por dështoja. Kështu vazhduan gjërat për një kohë të gjatë, derisa një mbrëmje, tek po qëndroja për darkë, tek motra ime e martuar, më zunë sytë një libër që shkruante KURAN. Nuk e di se çfarë pata, por ai libër, që deri dje e urreja, atë natë më tërhoqi si një magnet, si të ishte forca hyjnore që më rrëmbeu. S'e kuptova si e mora në dorë për ta lexuar. Nga sytë e mi filluan të dilnin lot, aq shumë, saqë nuk po kontrolloja dot veten. Zemra sa s'më dilte nga kraharori dhe dridhesha e tëra para fjalëve që lexoja. Atë natë përjetova një mrekulli në shpirtin tim. Gjeta atë që kisha kërkuar për vite me rrallë, praninë e Zotit... Më dukej sikur e kisha kudo rreth meje. Atë natë ndjeva shumë pastërti... thashë edhe shehadetin, që e kisha dëgjuar me qindra herë nga shoku im. Ditën, që u ktheva në Durrës, shkuam bashkë në xhami, por kësaj radhe jo për t'u tallur, jo për ta bërë të ndihej keq, por për të adhuruar Krijuesin e gjithësisë, Allahun. Unë shikoja lëvizjet e të tjerëve dhe veproja në të njëjtën mënyrë, vura ballin dhe hundën time kryelartë në tokë për të adhuruar Zotin dhe s'kishte ndjenjë më të bukur. Me shokun tim bëra fejesën pa dijeninë e familjeve. I fejuari im më bleu dhe rrobat e faljes në Turqi, të cilat i lija në një cep të xhamisë, ku dhe falesha fshehur, pa dijeninë e familjes. Nxirrja një mijë justifikime për të dalë nga shtëpia me pretekstin për të bërë "xhiro". Muajin e Ramazanit e agjëroja fshehur, derisa mami më zbuloi. Ajo kastile nuk gatuante gjatë ditëve që unë agjëroja, madje dhe një e afërme e jona mundohej të më fuste në gojë ushqimet e mia të preferuara. Mami gjatë gjithë kohës ofendonte të fejuarin tim, duke e quajtur atë fajtor për "mëkatin" që kisha bërë. Ambienti në familjen time bëhej i padurueshëm, çdo orë mami shante myslimanët, madje kur dëgjonte lajmet në TV për luftërat që po bëheshin, më zgjonte me nofkën "kamikaze e vogël" dhe më thoshte: "Shiko çfarë bëjnë vëllezërit e tu." Unë i shpjegoja që Islami është paqe dhe besimtarët e vërtetë nuk bëjnë kurrë gjëra të tilla.



    Tani gjërat kanë ndryshuar shumë. Gjatë muajit të Ramazanit mami gatuan për mua dhe shoqet e mia që ftoj për iftar. Por prapë dua të them që duhet të kemi kujdes, sepse veprimet tona, të myslimanëve, janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe njerëzit rreth nesh janë në gatishmëri për të na kritikuar edhe për gabimet më të vogla. Lus Allahun që t'ia hapi zemrën çdo qenieje njerëzore, t'i udhëzojë në rrugë të drejtë, ashtu siç bëri me mua. Dhe mos harroni, besimtare dhe besimtarë, që guximi qëndron tek e buzëqeshura, atëherë kur zemra qan. N.q.s bota të jep 1000-arsye për të qarë, t'i jepi 1001 arsye për të qeshur, sepse nuk ka natë aq të gjatë e të errët që të ndalojë lindjen e diellit.
    Allahu na bashkoftë të gjithëve në xhenet! Amin
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    fisniku-student: Nura dhe Fustani me Lule

    Shënim: Kjo histori bazohet në një ngjarje të vërtetë.
    O fisnik shoku ,gati i lexova te gjitha me rend dhe me kenaqen dhe me lanë te buzeqeshur ,mirpo ky tregimi me keto binjaket (Nura dhe Fustani me lule) me beri ta qaj..d.m.th mi ke borgj disa lot...

    Heren tjeter me sjell noj tregim qe do me shtyej qe te qeshi//... e pres kete nga ti ,pershendetje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga gatusso : 17-12-2007 më 12:46

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    SAMIU DHE ARROGANCA NDAJ NËNËS

    Tregimi jonë sot do të jetë për një grua e cila ka derdhur shumë mund e energji për ta edukuar të birin e saj. Shumë ditë e net kaloi pa pushim vetëm e vetëm për ta zëvendësuar babain e tij, të cilin ai e humbi kur ishte i vogël. Kjo grua për hirë të edukimit dhe që askush të mos ishte bashkëpjesmarrë s në butësinë, bamirësinë dhe dhembshurinë saj për djalin e saj, gjatë tërë jetës refuzoi të martohet. Sa shumë duroi e sa shumë u përpoq që fëmijës së saj t’ia siguroj një kafshatë buke.

    Me ju sot do të jetë tregimi i nënës së Samiut...


    Ajo tani e pret të kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do të diplomoj. Pas pak çastesh ajo dëgjon zërin e Samiut, i cili ia ndërpret kujtimet: Nëna ime! Diplomova me sukses të lartë. Nëna nuk mundi ta përmbaj veten kështu që filloi të qajë.

    Përse qanë moj nënë?- e pyeti Samiu. Çdo mundim, lodhje e përpjekje që ke bërë unë do t’i kompensoj,-shtoi ai për ta qetësuar nënën.
    Nënë dua të martohem- tha Samiu.
    Mirë, vajza e fqiut tonë është e ndershme, fetare dhe e bukur- propozoi nena.
    Ajo nuk më pëlqen. Ajo nuk është e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk është bashkëkohor dhe i hapur. Unë dua të martohem me motrën e shokut tim, Semirit, ngase ajo është vashë universiteti, është e kulturuar dhe është shumë e hapur-transparente.

    Samiu ishte njoftuar me të një ditë kur kishte thirrur shokun e tij Semirin në telefon dhe i qe përgjigjur ajo. Zëri i saj i kishte bërë magji...
    Përpjekjet e nënës nuk patën sukses kështu që, pa dashjen e saj, ajo pajtoi që Samiu të martohej me atë vajzë. U martua Samiu dhe kaluan ditë por nëna asnjëherë nuk ishte e kënaqur me sjelljet e gruas së tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetër përveç telefonatave, shëtitjeve vetëm apo me shoqet e saj, dhe gjëja që më së shumti e hidhëronte nënën e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut për rrobat e gruas së tij djersa ai me plot gjakftohtësi ia ktheu: Oj nënë, çdo kohë ka stilin e vet të veshjes dhe zbukurimit.


    Nëna e fshehu zemërimin dhe vazhdoi të heshtte. Ditët vinin ndërsa gruaja vetëm sa tejkalonte kufijtë normal në veshje kështu që nëna prapë i foli Samiu por përgjigja ishte: “Oj nënë, të lutem mos u përziej në jetën e saj private”, kështu që nena iu kthye heshtjes ndërsa dhimbjet ia çanin zemrën.
    Me kalimin e kohës gruaja filloi edhe ta akuzonte nënën e Samiu se kinse ajo po e anashkalon atë, ia lëndon ndjenjat dhe se e quan të papjekur. I tërë problemi ishte se Samiu i zinte besë shpifjeve të saja. Problemet në shtëpi sa vinin e shtoheshin më tepër. Samiu erdhi deri në atë gjendje saqë ngriti zërin lartë kundër nënës dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare për lumturinë e djalit të saj e në veçanti familjes që të mos shkatërrohej.


    Dashuria e Samiut për gruan u rrit edhe më kur ajo lindi fëmijën e parë. “Shtëpia nuk na zë të dyjave, ose më zgjidh mua ose zgjidhe nënën tende”- tha gruaja.


    Zgjidhja nuk ishte e vështirë për Samiun. Ai zgjidhi që gruaja të mbetej në shtëpi ndërsa nëna të dilte jashtë saj. Ekzekutimi i këtij propozimi famëkeq të nuses u realizua ditën e enjte pas namazit të sabahut kur Samiu erdhi te nëna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi në ballë. Sot do të dalim për një shëti tek deti së bashku?- i tha Samiu. Nena nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu përgjigj kërkesës së tij. Dolën në shëti dhe pasi që drekuan, Samiu i tha nënës: Unë dhe gruaja po shkojmë ta përshëndesim një shok në një tendë afër dhe ja numri i mobilit tim që nëse vonohemi të na thërrasësh prej ndonjë kabine këtu afër.


    Nënën e mori gjumi dhe nuk u zgjua përveçse pas namazit të ikindisë. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash- tha e frikësuar në vete. I kërkoi por nuk i gjeti kështu që ia plasi vajit. Iu kujtua letra që kishte “numrin” e Samiut në të. Kërkoi ndonjë kabine telefonike por më e afërmja ishte 1.5 km. Meqë nuk i mbeti zgjidhje tjetër ajo doli në rrugën kryesore ndoshta do ta gjej djalin e saj. Pas një kërkimi të gjatë dhe pas një lodhjeje, frike e urie që e kapën, pranë saj kaloi një veturë e një njeriu të devotshëm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturën dhe e pyeti për hallin e saj. Ia tregoi tregimin në përgjithësi dhe ia dha letrën në të cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atë letër nuk pa numër por pa se në të shkruante: “Lutet çdokush që takon këtë plakë të humbur ta dorëzoj në shtëpinë më të afërte të të moshuarve”.


    Ky njeri insistoi që ajo të shkonte në shtëpinë e tij me të dhe gruan e tij por plaka refuzoi kështu që ai e dërgoi në shtëpinë e të moshuarve. Kështu filloi jeta e re e nënës në këtë shtëpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky është Samiu? A kështu shpërblen ai mundin tim për të? Derisa ishte nëna në një gjendje të tillë, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhënë numrin e tij që nëse kemi nevoje për diç ta thërrasim. Thirreni kur të vdes- tha nëna me një tonë të ashpër.

    U munduan ta thërrasin kujdestarja dhe nëna Samiun disa herë por nuk ia dolën. Një ditë kur gjendja shëndetësore e nënës u keqësua, kujdestarja kishte thirrur Samiun në telefon dhe e kishte lajmëruar se ajo nuk ndihej mirë dhe se ai duhej ta vizitonte. “Me vjen shumë keq por unë dhe gruaja ime sot do të shkojmë për pushime në Paris, kur të kthehem do ta vizitoj atë”- premtoi Samiu.

    Shëndeti i nënës sa vinte e keqësohej dhe kur i kishte humbur vetëdija, kujdestarja kishte dëgjuar nënën tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij!
    Në mbrëmje gjendja e saj u stabilizua. “Ndiej se e kam vdekjen afër”- i tha kujdestares. Kur të vjen biri im për ta marrë kufomën time thuaja atij këto fjalë nga nëna e tij: Allahu mos të faltë! Allahu mos të faltë as në dunja dhe as në ahiret! Filloi gjendja t’i përkeqësohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga çasti në çast. Pas shqiptimit të shehadetit ajo dorëzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori në telefon Samiun por ishte dikush tjetër qe u përgjigj. Ku është Samiu, unë jam kujdestare në shtëpinë e të vjetërve dhe dua t’i flas për diç shumë me rëndësi- kërkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe më nuk do të kthehet- u përgjigj ai njeri. Nëna e Samiut ka vdekur dhe duhet të vijë e ta marrë kufomën e saj- sqaroi arsyen e telefonatës kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unë jam vëllai i gruas së Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morën udhën për në Aeroport por gjatë rrugës derisa ishin në shpejtësi të madhe shpërtheu një gomë dhe vetura u rrokullis disa herë kështu që Samiu, gruaja dhe fëmija i tyre janë gjymtuar e bërë copë-copë të shkapërderdhura. Ishte një tragjedi e vërtetë dhe trishtuese- rrëfeu Semiri.

  13. #33
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga gatusso Lexo Postimin
    O fisnik shoku ,gati i lexova te gjitha me rend dhe me kenaqen dhe me lanë te buzeqeshur ,mirpo ky tregimi me keto binjaket (Nura dhe Fustani me lule) me beri ta qaj..d.m.th mi ke borgj disa lot...

    Heren tjeter me sjell noj tregim qe do me shtyej qe te qeshi//... e pres kete nga ti ,pershendetje.
    o gatuzo ma i forti...me fal qe te ka bere qe te qaj ai tregim por te premtoj se do te te beje qe te qeshesh...

    dhe komplimente per tregimin qe ke postuar gjithsesi me pelqej...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #34
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gatusso lexoje kete ,ndoshta te pelqen....
    ------------------------------------------------------
    Që të më dojë burri im…

    Një grua shkoi te një dijetarë duke menduar se ai është magjistar dhe kërkoi nga ai që ta bëjë një magji, me të cilën pastaj burri i saj do ta dojë atë më shumë se çdokush në botë që e don gruan e tij.
    Por, ai duke qene dijetarë dhe edukatorë i tha asaj: Ti po kërkon një gjë që nuk është e lehtë, po kërkon një gjë që është shumë e madhe. A do të jeshë e gatshme të bartësh çdogjë me te cilen do të ngarkoj? - Ajo tha: Po.
    - I tha: Dëshira yte nuk mund të plotësohet, përveç nëse me bjen një qime nga qafa e luanit.
    - Tha: Luanit?!
    - Tha dijetari: Po.
    - Tha ajo: Si mund ta bëjë këtë pasiqë luani është egërsirë dhëmbëshkyese dhe mund të me mbytë, a nuk ka ndonjë zgjidhje më të lehtë dhe më të sigurtë?
    - I tha asaj: Nuk mund të plotësohet dëshira yte, që të të dojë burri aq shumë, përveç nëse e bën këtë. Por, ti mendo mirë se mund të gjeshë zgjidhje të përshtatshme që t'ia arrijsh këtij qëllimi.
    U kthy gruaja, dhe filloi të mendojëe si ta arrijë këtë, por vështire t'i gjente vetës zgjidhje. Atëherë u takua me disa gra, të cilave u besonte dhe nga të cilat dilte dituri dhe urtesi. Njëra prej tyre i tha, se luani mund të të kafshojë vetëm kur është i uritur, andaj ti ushqeje mirë dhe ngope me mish, që pastaj të jeshe e sigurtë prej demit te tij.
    E mori gruaja këtë këshille, mbushi qeset me mish, dhe u nis rrugës për të realizuar dëshiren. Filloi nga larg t'ia hedh mishin luanit, derisa dita ditës duke iu afruar pak nga pak, arriti që të qëndroj përballe luanit, duke mos pasur dem nga ai, pasiqë ai nuk dyshonte në dashurine dhe mirësine e saj, dërisa filloi t'ia perkdhele koken, dhe arriti që të marrë një qime prej qafës se tij.
    Pasi e mori ate, filloi më të shpejtë dhe përplot gëzim, të kthehet të dijetari për të cilin mendonte që është magjistar, që t'ia jep qimen dhe ta realizon ëndrren e saj, e ta perfitojë zemrën e burrit të saj njëherë e përgjithmonë.
    Kur e pa dijetari qimen qe ia kishte sjelle ajo, e pyeti:
    - Çka bërë... si arrite deri te kjo qime?
    - Ajo iu përgjigj: Së pari kam përdorë metode të logjikshme dhe shumë te përshtatshme, derisa ia zbuta zemrën luanit, e pastaj gradualisht, me durim të shumtë, dhe me mund maksimal.
    Kur i dëgjoi dijetari fjalët e saj, tha:
    - Oj robëreshe e All-llahut, burri yt nuk është asnjëherë me i ashper dhe me i egër se luani, andaj përdore ndaj burrit tend metoden që ke perdorë ndaj luanit ,zbutja dhe përfitoja zemrën atij ,ashtu siç ia fitove luanit, e pastaj jep mund dhe duro, do të fitosh atë që ke kërkuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 17-12-2007 më 14:34
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #35
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    I vinte erë misku

    Ibën Xhevzij në librin e tij "El-Mev'idhah" ka përmendur ngjarjen e një djaloshi të varfër që mirrej me tregëti, që jetonte një jetë të varfër, mirëpo zemra e tij ishte e pasur me iman.
    Thotë: Shetiste djaloshi nëpër rrugët e qytetit për të shitur mallin e tij që posedonte.

    Në qytetin ku djaloshi shiste mallin jetonte një lavire, që nuk ndalej në shfaqjen e trupit të saj duke i provokuar njerëzit.

    Një ditë djaloshi kalon kah dera e shtëpisë së kësaj lavire. Papritmas, ajo shfaqët tek dera e shtëpisë së saj dhe e pyete djaloshin per mallin e tij dhe kerkoi prej djaloshit që të hyjë në shtëpinë e saj për ta shikuar mallin që kishte për shitje.

    Djaloshi duke mos e ditur kurthen e kësaj lavire hyri në shtëpinë e saj për të ekspozuar mallin e tij. Befas, gruaja ia mbyll derën dhe e thërret djaloshin që të bëjë imoralitet.

    Në këtë moment djaloshi besimtar u gjend në një pozitë të palakmueshme dhe filloi të bërtas: Mos e beftë Allahu...!

    Në këtë moment filloi të kujtojë gjendjen e tij pasi të shkojnë kënaqësitë momentale, dhe mbetet turpi dhe shkatërrimi. Kujtoi Ditën kur do të dëshmojnë për te gjymtyrët për veprimet e tyre në haram, këmba e cila ka ecur në haram, dora e cila ka prekur haram, gjuha me të cilën ka folur haram dhe çdo pjesë e vogel e trupit të tij kur do të deshmojë kundër tij.

    Pastaj, kujtoi nxehtësinë e zjarrit të xhehenemit dhe denimin e All-llahut. Kujtoi Ditën kur të lidhen zinaqarët për zjarr të xhehenemit dhe do të rrihen me kamxhik të nxehtë prej hekuri. Dhe në qoftë se kërkon ndonjeri nga ata ndihmë, u thojnë Melaqet: "Ku ka qënë ky zë kur ju qesheshit dhe gëzoheshit me një gëzim të madh dhe nuk frikoheshi nga shikimi i All-llahut dhe nuk kishit turp prej Tij?!

    Pastaj, kujtoi fjalën e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Pasha All-llahun sikur ta dinit atë që di unë pak do të qeshënit dhe shumë do të qanit.

    Pastaj, kujtoi ngjarjen e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur një ditë pa në ëndërr burra dhe gra lakuriq në një vend të ngushtë sikur furrë zjarri. Fundi i saj i gjërë, kurse gryka e saj e ngushte. Ata bertitnin aty dhe leshonin zë të tmerrëm, kurse atyre u vinte zjarri nga poshtë. Sa herë qe i kapte kjo flake, leshonin një bertimë të madhe dhe të trishtushme nga nxehtesia e madhe. Kur e pyeti Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Xhibrilin alejhi selam se kush janë këta njerëz, ju përgjigj se këta janë lavirët dhe laviret dhe ky eshte denimi i tyre deri në Ditën e Gjykimit, kurse denimi në botën tjetër është edhe më i dhimbshëm.

    Pastaj i tha vetja e tij: Bëre dhe pendohu...! Por jo, u kthye e tha: Kërkoj mbrojtje prej All-llahut prej shejtanit të mallkuar! Si të shikoj një grua të huaj, që nuk me lejohet ta shiqojë atë?! Pasha All-llahun që qendron lartë mbi ne dhe na shiqon neve, si turpërohemi para krijesave dhe fshihemi prej tyre, kurse i bëjmë mëkatet haptas para Krijuesi?!

    Pastaj, djaloshi mbeti i heshtur për një moment duke menduar per dalje nga kjo situatë dhe filloi te shikojë kah dera për dalje.

    Por, lavirja sa e pa këtë filloi te bertas dhe filloi ta kërcenojë duke i thënë se në qoftë se nuk e bënë atë çka po dëshiroj prej teje, do të thërras njerëzit dhe do t'u them atyre se ky djalosh me sulmoi ne shtëpinë time dhe pastaj çka te pret ty vetëm se vdekja ose burgu?!

    Filloi djaloshi besimtar të dridhet nga frika prej Allahut. Kur e pa se nuk ka dalje nga kjo, mendoi që të bëjë një dredhi për të shpëtuar nga ky kurth.

    Mori leje nga kjo grua e pandershme që të hyjë në nevojtore. Hyri aty dhe mendoi të arratiset nga dritarja. Mirëpo, pa se dalja nga dritarja është e pamundur.

    Pastaj, nuk kishte mundësi tjetër përveç se të ndyhet me ndytësirë vetëm e vetëm që mos të bie në imoralitet.

    Shikoi tek vendi ku kryhet nevoja, hapi kapakun dhe filloi ta ndyejë trupin me ndytësirë. Pasi u ndot krejtësisht hapi derën dhe doli tek ajo.

    Në momentin kur e pa lavirja në këtë gjëndje u trishtua dhe filloi të bërtasë: Budalla... budalla...!

    Ia hodhi mallin e tij mbi fytyren e tij dhe ia hapi derën që të dilte nga shtëpia e saj.

    Pasi doli djaloshi në këtë gjëndje, filloi të ece nëpër rrugët e qytetit në drejtim të shtëpisë së tij, kurse fëmijet e rrugës filluan duke u qeshur dhe tallur me te, duke i thënë: budalla... budalla...

    Kur mbrriti në shtëpi hoqi teshat e ndotura dhe u pastrua. Nga trupi i tij filloi të ndihet erë misku dhe kjo erë nuk ju nda nga trupi i tij deri në vdekje.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #36
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Para se të bësh mëkate...



    Erdhi një njeri te Ibrahim ibn Ed-hemi [All-llahu e mëshiroftë] dhe i tha: "O Ebu Is-hak, e kam tepruar në mëkate… Më trego diçka që të largohem nga këto mëkate dhe ta ndriçoj jetën!

    I tha Ibrahim Ibën Ed-hemi: Nëse i pranon pesë kushte, të cilat do t'i veprosh para se të biesh në mëkate atëherë mos u mërzit nga dëmi i mëkatit.

    I tha njeriu: M'i trego ato o Ebu Is-hak!

    Ibrahimi tha: Sa i përket të parës, kur dëshiron t'i bësh mëkat All-llahut të Lartësuar mos u ushqe nga rrisku i Tij!

    Tha njeriu: E nga te ushqehem unë, kurse çdo gjë që është në tokë është nga furnizimi i Tij?!

    Ibrahimi iu përgjigj: Vallë, a rehatohesh që të ushqehesh nga rrisku i tij dhe t'i t'ia kthesh me mëkat?!

    Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e dytë!

    I tha Ibrahimi: Kur dëshiron t'i bësh mëkat All-llahut mos bano në tokën e Tij!

    Iu përgjigj njeriu: Kjo qenka më e rënd se sa e para, e ku të banoj unë pra?!

    I tha Ibrahimi: O ti njeri, a je i rehatshëm të banosh në tokën e Tij dhe aty t'i bësh mëkate Atij?!

    Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e tretë!

    I tha Ibrahimi: Kur dëshiron që t'i bësh mëkate Atij, dhe të ushqehesh nga furnizimi i Tij dhe të banosh në tokën e Tij, atëhërë shko në një vënd që nuk të shikon as All-llahu dhe bëre mëkatin.

    Tha njeriu: O Ibrahim çka është kjo?! Si mund ta bëjë këtë kurse Ai sheh atë që është në fshehtësi?!

    Ia ktheu Ibrahimi: O ti njeri, si ke mundësi që të ushqehesh nga furnizimi i Tij, të banosh në tokën e Tij dhe ti i bën mëkate Atij kur e din që Ai të sheh ty kur bën mëkate në fshehtësi dhe haptazi?!

    Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e katërt!

    I tha Ibrahimi: Kur të vjen meleku i vdekjes që të ta merr shpirtin tënd, thuaj atij: "Më vonë pak, derisa të pendohem sinqerisht dhe të bëj vepra të mira"!

    Tha njeriu: Po ai nuk do ta pranojë këtë gjë nga unë!

    I tha Ibrahimi: Si ke mundësi që të vazhdosh në mëkate pasi e di që për ty do të ketë fund dhe nuk ke mundësi që ta shtysh vdekjen deri që të pendohesh, dhe se meleku nuk e pranon nga ti kërkesën për vonim?!

    Tha njeriu: Më trego për kushtin e pestë!

    I tha Ibrahimi: Kur të vijn Zebanijtë (Melaiket e xhehennemit) Ditën e Kijametit që të marrin për në zjarr, ti mos prano që të shkosh me ta!

    Tha njeriu: Ata nuk do të më lejojnë, dhe nuk do të pranojn këtë nga unë!

    Në fund iu drejtua Ibrahimit dhe i tha: O Ibrahim, më mjafton... më mjafton kaq, kërkoj falje nga All-llahu dhe pendohem tek Ai.

    U pendua ky njeri dhe u largua nga të gjitha mëkatët dhe iu nënshtrua All-llahut me adhurim derisa u nda nga kjo botë.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #37
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nuk je ti i verbër, por unë isha i verbër!



    Nuk i kisha kaluar të tridhjetat kur gruaja ime lindi fëmiun tonë të parë. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atë natë me shokët e mi, në një prej vendeve të pushimit ku kalonim natën, të mbushura me fjalë dhe biseda të kota, madje edhe me pergojime dhe harame të tjera.
    Isha unë ai që e mbaja fjalën më së shumti në mesin e shokëve duke përgojuar dhe u tallur me njerëz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me këtë.

    Këtë natë kam qeshur shumë. Posedoja talent të çuditshem në imitimin e njerëzve, saqë edhe zërin e ndryshoja sikur zëri i personit që e imitoja. Tallesha me secilin, saqë edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.

    Kujtoj këtë natë, ku u talla me një të verbër që lypte në treg. Ia vura këmbën përpara, zuri në kembën time dhe u rrezua. Më tha diçka por nuk e mora vesh se ç'foli. Shokët dhe të gjithë njerëzit që ishin në treg qeshnin.

    U ktheva ate natë shumë vonë në shtëpi si gjithherë dhe gjeta gruan time duke më pritur. I vinte keq për gjendjen time, me pyeti me zë të ulet dhe të dobësuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Në Mars, tek shoket si zakonisht.

    Ishte tepër e lodhur. Mori të flasë por lotët e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumë, dhe me duket qartë se më është afruar koha e lindjes.

    Ndjeva në vetën time se kam qenë i pakujdesur për të. Ka qenë e duhur të jam me i kujdesur për të dhe me afër saj, dhe te rrij më pak natën jashte shtepisë, veçanerisht në muajin e saj të lindjes.

    E dergova në spital me shpejtësi, hyri në dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejë dhimbjet e lindjes. Me orë të tëra prita lindjen, derisa më humbi durimi duke pritur dhe thash të shkojë në shtëpi, dhe lashë numrin e telefonit tek përgjegjësit, që të më thërrasin kur të lindë .U ktheva në shtëpi të pushojë.

    Pas një ore më lejmëruan për të më përgezuar për lindjen e djalit, Salimit. Shkova në spital mënjëherë. I pari që më takoi me pyeti për numrin e dhomës dhe informatet tjera për shoqën time. Kërkuan prej meje të paraqitësha së pari të doktoresha, që ishte kujdesur për shoqën time. Bertita me vrazhdësi: Çfarë doktoreshe! Me rëndesi është ta shohë djalin tim. Por me detyruan që të shkoj tek doktoresha.

    Hyra tek ajo dhe me lejmeroi se lindja e djalit tuaj është me të meta. Më këshilloi që të pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj me tha se djali juaj ka deformim të madh në të dy sytë e tij dhe kjo konkludon se djali juaj është i verbër. E ula kokën dhe u mundova t'i ndali lotet dhe mënjëherë kujtova lypsin e verbër, të cilin e kisha rrezuar në treg dhe qeshen njerezit me te. Thashë: Subhanallah ç'ka të mbjellësh korrë. Qëndrova kështu për një çast dhe nuk dija se çka të thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falënderova doktoreshen për butesinë dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.

    Gruaja nuk ishte e deshpëruar për atë që na kishte goditur, ishte besimtare e forte në caktimin e All-llahut dhe e kënaqur me te. Shpesh me këshillonte që të mos tallem me njerëz, dhe e perseriste shpesh mos i përqesh njerëzit!

    Dolem prej spitalit, doli edhe Salimi i vogël me ne. Në të vërtetë, nuk u kujdesësha shumë për Salimin. E konsideroja sikur të mos ishte prezent në shtëpi, saqë kur qante shumë ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja në sallon dhe flija. Ndërsa gruaja ime kujdesej shumë për te dhe e donte shumë. Kurse unë, jo që e urreja, mirëpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!

    Rritej salimi dhe filloi të zvarritej. Kur mbushi afër gjashtë vjetë filloi të mundohej të ecte. Vërejtem tek ai se ishte edhe i gjymtë në kembë.

    Pas Salimit, që ishte fëmiu ynë i parë, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Salimi dhe rritëshin edhe vëllezërit e tij.

    Nuk e pelqeja te rrija në shtëpi, si gjithmonë isha me shokët e mi. Në të vërtet, isha bërë si loder në duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unë mund të përmisohesha. Porse ajo gjithmonë lutej që të më udhëzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve të mija të pamatura. Hidherohej vetëm kur shihte moskujdesjen time ndaj Salimit dhe interesimin tim te madh për vëllezërit e tij.

    Rritej Salim por rritej edhe brengosja ime për te, nuk e refuzova kërkesën e gruas sime që ta regjistroj Salimin në një shkollë për të nxënësit me të meta.
    Isha i pakujdesshem ndaj kohës dhe vitet shkonin, ditet me ishin bërë të njëjta, punë-gjumë, ushqim dhe qendrim im në orët e vona të natës, kjo ishte dita dhe jeta ime.

    Ishte ditë e xhuma, u zgjova në ora njembedhjetë të drekës, për mua ishte akoma herët. Kisha një takim, në një gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa të dal.

    Duke kaluar nëpër koridorin e shtëpisë, papritmas ma tërhoqi vërejtjen Salimi duke qarë shumë me një zë të madh. Ishte hera e parë që vërejta Salimin duke qarë, që prej kur ishte i vogel. Dhjete vite kishin kaluar e unë nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dëgjoj, mirëpo nuk u mbajta, dëgjova zërin e tij duke thirrur nënë e tij kurse unë isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashë: Salim, pse qanë? Çfarë ke?

    Sapo dëgjoi zërin tim u ndal nga të qajturit dhe kur ndjeu se jam afër tij filloi të prekë përreth tij me dy duart e tija të vogla. E kuptova se po mundohet të lergohet nga unë, sikur don të me thonte: , "Tash gjete kohë të interesohesh për mua, ku ishe që dhjete vite?!" Hyri në dhomën e tij e unë i shkova nga pas. Në fillim refuzoi të më tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butë me te deri sa filloi te me tregoi problemin.

    Ishte vonuar Umeri, i cili e dërgonte atë në xhami për namaz të xhumasë, ishte frikuar se nuk do te gjente vend në saffin e parë, thirri Umerin dhe thirri nënën e tij, porse nuk i përgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotët e tija, që i rridhnin nga sytë e verbër. Subhanallah thashë, une isha i verber e jo ai!

    Nuk e mbajta dot vetën deri në fund të fjalës së tij, vendosa doren time mbi gojën e tij dhe i thash: Për këtë ke qarë, o Salim? Ma ktheu: Po.

    I harrova shoket e mi, e harrova gostinë, që kisha për të shkuar, dhe i thash: O Salim, mos u hidhero! A e din se kush do të dërgojë ty sot në xhami? Tha: Sigurisht Umeri porse ai vonohet gjithmonë. Ia ktheva: Jo Umeri, por unë do të dërgoj sot në xhami.

    U habit Salimi, nuk e besonte këtë, mendoi se po bëja shaka me te dhe filloi të qajë. Ia fshiva lotët e tija me dore dhe e kapa për dore. Desha ta dërgojë me veturë, porse refuzoi duke me thënë: Xhamia është afër dhe kam dëshirë të eci deri në xhami.

    Nuk e kujtoja herën e fundit që kam hyrë në xhami, porse ishte hera e parë që ndjeva frikë dhe pendim për ato vite të gjata, që me kishin shkuar pa falur namaz.

    Kishte qënë xhamia e mbushur me besimtarë, por, për Salimin gjeta një vend në rreshtin e parë. Dëgjuam hutben e xhumasë së bashku dhe u fal Salimi afër meje. Në fakt unë u fala afër tij.

    Pasi mbaroi namazi, kërkoi prej meje që t'ia afroi Kuranin. U habita! Si do të lexon kurse ai është i verbër?! Ne fillim e injorova kërkesën e tij, mirëpo u frikova mos po i shkaktoj plagë në vetën e tij dhe ia dhashë Mus'hafin. Kërkoi prej meje që t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojë Mus'hafin deria sa e gjeta në përmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi përpara vetës dhe filloi ta recitojë surën me sy të mbyllur.

    O All-llah! - thash i çuditur. Ai e ka mësuar tërë suren Kehf.

    U turperova prej vetës, e kapa një Mus'haf që të lexoj, ndjeva një dridhje në vete nga frika. lexova e lexova dhe e luta All-llahun të më falë dhe të më udhëzojë. Fillova të qajë i penduar me një zë sikur fëmijë. Disa njerëz akoma ishin të pranishëm në xhami duke falur nafile, u turpërova prej tyre dhe u mundova të mos e marrin vesh që po qajë.

    Paspak ndjeva dorën e vogël të Salimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirë lotët, që më kishin mbuluar. E afrova dhe e shtërngova për gjoksi duke e përqafuar, e shikova njëherë dhe tash në vete: Ti nuk je i verbër, por unë jam i verbër.

    U kthyem në shtëpi. Grauja ime ishte brengosur shumë për Salimin. Mirëpo, kur mori vesh se unë kam qenë me të në xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye në gëzim. Nga kjo ditë nuk kam lënë namaz pa falur në xhami.

    Braktisa shoqërinë e shfrenuar të natës dhe bëra shoqëri më të mirë, shokë të xhamisë, të cilët i njoftova në xhami dhe shijova ëmbelsinë e imanit me ta.
    Mësova shumë gjëra prej tyre, që dunjaja m'i kishte harruar.

    Nuk leja ligjërate, që mbahej në xhami e që nuk prezentoja në to, e bëra hatme edhe Kur'anin disa herë në muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut në çdo kohë, me shpresë që të më falë All-llahu për përgojimet dhe gjynahet tjera që i kisha bërë.

    U afrova me afer familjes si kurrë më parë.

    Një ditë, vendosen shokët e mi të mirë të shkojnë në një vende largë nga shtëpia ime, për të bërë thirrje në Islam. Në fillim, nuk isha i vendosur të shkojë me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmërova bashkëshortën time, që mendova se do të refuzonte, por përkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe me nxiti në këtë qëllim. Ishte hera e parë që e lajmeroja gruan time për shkuarje në një vend jo të shfrenuar dhe te urrejtur e të mbushur me harame.

    U drejtova kah Salimi, i tregova për udhëtimin tim, me kapi me dy krahet e tij të vegjël dhe më përqafoj duke u lutur për mua.

    Mungova në familje afërsishte tre muaj e gjysëm. Gjatë kësaj kohe thirrja në telefon sa herë që më jepej mundësia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.

    Filloi të më kapë një mallë i madh. Ah... sa me mori malli për Salimin.

    Kisha dëshirë ta ndegjoja zërin e Salimit, ai ishte i vetmi qe nuk kisha biseduar me te prej që kisha udhëtuar. Nuk e dija shkakun, ose është në shkollë mendoja ose në xhami ne kohen kur thirrja.

    Sa herë që bisedoja me bashkëshortën, i tregoja për mallin që me kishte marrur për Salimin, kurse ajo qeshte e gëzuar dhe duke me përgezuar për te. Vetem se në herën e fundit kur bisedova , nuk e dogjoja të qeshuren e saj, si zakonisht, për habi kishte ndërruar zërine saj. I thash t'i dërgonte selam Salimit nga unë. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi.

    Pasi që erdhi koha e kthimit në shtëpi u gëzova shumë. Kur u ofrova derës së shtëpisë trokita dhe shpresoja që ta hapë deren Salimi. Papritmas, e hapi derën Halid, i cili akoma nuk i kishte mbushur katër vite. E përqafova dhe e barta me krahet e mi, kurse ai bertiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra në shtëpi ndjeva një ngushtim në vetën time, kërkova ndihmë nga All-llahu prej shejtanit të mallkuar.

    Ndejta me gruan time, pashë se ishte e vërenjtur në fytyrë, nuk ishte sikur herave të tjerave. U mundua të paraqitej si e gëzuar për ardhjën time. E pyeta se çka ndodhur? M'u përgjigj: Asgjë!

    Në çast m'u kujtua Salimi. I thashë: Ku është Salimi? Uli kokën e saj dhe nuk m'u përgjigj, ndërsa në fytyrën e saj filluan t'i rrjedhin lotët. Bërtita prap: Ku është Salimi? Nuk foli askush. Më pas m'u afrua Halidi i vogël duke belbezuar dhe tha: Baba, Salimi ka shkuar në xhenet tek All-llahu. Gruaja filloi të qajë me të madhe gati sa nuk u perplas për tokë dhe dola nga dhoma e pikëlluar për ndarjen e Salimit.

    Pas kësaj, mora vesh se dy javë para se të mbërrija Salimin e kishte goditur një temperaturë e madhe dhe ethe dhe bashkëshortja e kishte dërguar në spital. Mirëpo, sëmundja i ishte rënduar u nda nga kjo botë.

    Salimi nuk ishte i verbër por unë isha i verbër.

    O All-llah, sa kënaqësi është ta shijosh ëmbëlsinë e imanit!

    All-llahu e mëshiroftë Salimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbër. Sa e sa njerëz sot posedojnë shqisa të shëndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  18. #38
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    U udhëzova në duart e vajzës tri vjeçare


    - Unë jam një djalosh i ri, i martuar para katër viteve, dhe më ka furnizuar All-llahu me një grua të ndershme dhe të devotshme, e cila e ka frike All-llahun shumë. Prej kësaj martese, All-llahu me dhuroi edhe një vajzë, e cila është sikur të jetë engjull.

    Kohë të gjatë isha në gaflet dhe i zhytur në mëkate, sa që edhe pas martese pija alkoolin dhe thellohesha në mëkate dhe defrimet e kësaj bote.

    Isha nga ata që shikoja tërë natën filma të fëlliqur në shtëpi, pasi flenin gruaja dhe vajza ime. Nuk falësha dhe nuk agjëroja, dhe as që dija gjë nga Islami, perveç disa fjalëve, të cilat i kisha dëgjuar ndonjëherë nga muezinet e xhamive. E kaloja jetën në këtë gjëndje me vite të tëra duke mos e shijuar ngushtësine e shpirtit dhe zemrës sime. Derisa erdhi një ditë, e cila ma ndryshoi tërësisht jetën time.
    U ktheva në shtëpi, dhe si zakonisht, me vete kisha një film pornografik, të cilin e ruaja ta shikoja atëherë kur të gjithë të kenë fjetur. Pasi i mori gjumi ata, mora filmin dhe e futa ne video... filloi filmi. Dhe unë normal duke shikuar... kur ja vajza ime e vogel, tashmë tri vjeçare, e hapi deren e sallonit. Kur e pashë atë shpejtova dhe e hoqa filmin. Ndërsa ajo mua afrua dhe më tha: O babai im, haram të qoftë, ke frike All-llahun!
    Kur i dëgjova këto fjalë, u çova shpejt dhe hyra në dhomë, u mbulova dhe fillova të dridhem, sa që me dukej se e gjithë bota po me ngushtohet rreth meje. Qendrova ashtu derisa u qetësova pak, e pastaj fillova të mendoj, edhepse fjalët e vajzës me silleshin në mendje vazhdimisht. Në atë kohë të mesnatës, fillova të ndjejë sinqerisht fjalen: "Ke frikë All-llahun!" Fillova të kuptoj se ato nuk ishin fjalet e saj, pasiqë ajo ende është shume e vogël, por ia ka mundësuar t'i thotë ato fjalë Ai, i cili do t'ia mundesoje të flasë çdo pjese të trupit.
    Duke qënë në këtë gjëndje, kur ja ezani i sabahut. U çova dhe e pashë vetën se më kishte humbur fuqia dhe isha djersitur. Hyra dhe u pastrova, pastaj dola në xhami, për herë të parë të falëm për All-llahun dhe të kërkoj nga Ai falje dhe mëshirë. E pse jo, kur ai thotë: "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime vetën tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!" [Ez-Zumer, 53]
    Dhe Ai është All-llahu, mëshira e të Cilit ka kapluar çdo gjë.
    Po! U ndryshua jeta ime në tërësi. U largova nga të gjitha mëkatet dhe haramet, në të cilat kisha qënë. Fillova të fali namazet në xhami, të lexoj Kur'an, të mësoj edhe përmendesh me ndihmen e gruas sime të devotshme. U ktheva në njeri, pasiqe kisha qënë sikur kafshe, haja dhe pija dhe jetoja pa asnjë qëllim. E tash, kam qëllimin tim kryesor, nënshtrimin ndaj All-llahut dhe urdhërave të Tij.
    Pas një viti të jetës sime të re, All-llahu me furnizoi edhe me një fëmije të bukur, sikur hëna katërmbedhjetëshe.
    Pas një kohe të shkurtë, duke qëne rrugës me familjen, na ndodhi një fatkeqësi, u rrotullua automjeti yne disa herë. Nga ky aksident, nuk shpetoi askush nga familja ime perveç meje. Me vdiq gruaja bashkë me të dy femijët.
    U ktheva në shtepi, dhe duke qëne ende ashtu në merzi dhe pikëllim, kur ja po me bën vesvese djalli i mallkuar, dhe me thotë: Pi alkool nëse don t'i harrosh të gjitha! Por, mu kujtua fjala e vajzes sime: O babai im, haram të qoftë, ke frikë All-llahun! Dhe nuk ia lejova vetës kurr më të kthehem nga drita në errësire.
    Tash vazhdoj jetën në adhurim ndaj All-llahut dhe në lexim të vazhdueshme të Kur'anit dhe lus All-llahun që të vdes me La ilahe il-la All-llah dhe të takohem me familjen time në xhennetet e Tija të pafundme.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Vajza çifute pranoi Islamin - Tregimi i saj

    " Si e pranova Islamin? "

    0 vëllezër këtë fe të madhërishme, Islamin, në qoftë se do ta prezentonim mirë dhe pastër, atëherë njerëzit do ta pranonin shume lehtë për shkak të natyrës së pastër të tyre.

    Kjo ngjarje është e nxjerrur nga Interneti, ku një grua thotë se e ka parë një vajzë në xhami, në një qytet të vogël të Ame rikës, e cita lexonte Kur'anin me komentin në gjuhën angleze, i ka dhënë selam e që ia ka kthyer me buzëqeshje.

    *****

    U ul pranë saj, filluan të bisedojnë e pas një kohe të shkurtë u bënë dy shoqe të mira. Një natë derisa ishin duke shëtitur përgjatë kejit, ajo i tregoi shoqes së saj se si e përqafoi fenë Islame. Pra ta dëgjojmë këtë ngjarje:

    Tregon kjo vajzë:

    "Kam jetuar në një familje amerikane çifu te, e përçarë mes veti, dhe pasi që u shkurorëzua babai nga nëna, u martua me një grua tjetër, dhe kështu filluan problemet. Pas kësaj ngjarjeje vendosa të largohem nga shtëpia e atëherë isha 17 vjeçare, dhe u vendosa në republikën tjetër, ku takova të rinj dhe të reja nga arabët të cilët ishin të ndershëm e bujarë, dhe në fytyrat e tyre vazhdimisht vërehej buzëqeshje, mirëpo unë shoqërimin me arabët nuk e kam dashur për shkak se i urreja.

    Në anën tjetër nuk isha e kënaqur me jetën time e gjithashtu nuk ndieja qetësi dhe prehje, përkundrazi ndieja ngushtim dhe humbje, dhe për këtë arsye vendosa që t'i kthehem fesë time ashtu që të gjejë qetësi shpirtërore e gjithashtu të kem vullnet për jetë, por çifutët me fenë e tyre nuk më bindën, sepse është fe që nuk e respekton gruan, nuk e respekton njeriun, fe që e urrejta, e që gjeta në të prapambeturi, e gjithashtu në qoftë se të intereson diç nuk gjen përgjegje. Pas kësaj pranova krishterimin, mirëpo krishterimi kishte më shumë kundërthënie në disa gjëra që nuk i pranon mendja, e që kërkojnë prej nesh t'i nën shtrohemi dhe t'i pranojmë këto gjëra. Kam pyetur shumë si ka mundësi ta mbyt Zoti birin e vet? Si lind Ai? Si mund të ketë feja jonë tre zota e nuk e shohim asnjërin prej tyre? U demoralizova, e lashë çdo gjë por e dija se ka krijues, dhe çdo natë mendoja deri në agim. Një natë, para agimit desha të bëjë vetëvrasje nga gjendja e keqe që mbretëronte tek unë. Çdo gjë ishte e pakup timtë për mua, shiu binte pandërprerë sikur të ishte burg që më rrethon, gjithësia rreth meje më mbytte, pra derisa qëndroja pranë dritares në një shtëpi ta braktisur gjeta veten duke e lutur Zotin: 0 Zot e di se je këtu, e di se më do mua, unë jam e brakti sur, unë jam krijesë e jote e dobët, më udhëzo në rrugën Tënde, o më udhëzo o më mbyt. Qajta me të madhe derisa më kishte zënë gjumi. Në mëngjes u ngrita me zemër të hapur, një ndjenjë e huaj për mua. Dola si zakonisht të kërkojë furnizim, ndoshta do të gjejë dikë të ma paguaj mëngjesin apo të pastrojë enë e të marrë pak të holla. U takova me një djalosh arab, me të cilin bisedova gjatë, e ky kërkoi nga unë që pas mëngjesit të shkoj tek ai, në shtëpinë e tij dhe më ofroi të jetojë me të. Shkova tek ai dhe derisa ishim duke ngrënë drekë, pirë dhe qeshur hyri një djalosh me mjekër i cili quhej Sead, siç e mësova nga shoku im i cili i habitur e thirri me këtë emër. E kapi për dore shokun tim dhe e largoi nga banesa, dhe mbeta unë e frikësuar përballë një terroristi, fundamentalisti. Mirëpo ky nuk bëri asgjë të jashtëza konshme, por kërkoi nga unë me shumë respekt dhe edukatë të shkojë në shtëpinë time. I thashë atij se unë nuk kam shtëpi. Ai më shikoi me dhembje, e këtë e vërejta në fytyrën e tij, e pastaj më tha: "Mirë, rri këtu këtë natë (ishte shumë ftohtë), merri këto të holla dhe të nesërmën shko , e që këto të holla do të të ndihmojnë derisa të gjeshë punë." Posa deshi të dalë, e falënde rova dhe i thashë: "Unë do të dalë e ti rri këtu, por më trego të lutem përse u solle ashtu me shokun tënd, ndërsa me mua ke sjellje tjetër. U ul dhe filloi të flasë, gjersa shikimi i tij ishte vazhdimisht i ulur: shkak i kësaj sjellje është Islami, i ndalon veprat e këqija: ndalon vetminë me gratë e huaja, pirjen e alko olit, nxitë në bamirësi, në sjellje - edukatë të mirë.

    U shtanga nga habia, a janë këta për të cilët thuhet se janë terroristë, i mendoja se mbajnë armë dhe vrasin çdonjërin që u del para. Kështu më kishin mësuar mediat amerikane. 1 thashë: "Dua të më mësosh më shumë për Islamin?" Më tha: "Do të shkoj më së bashku tek një familje fetare muslimane, do të qëndroshë aty dhe besoj se ata do të mësojnë për çdo të mirë?" Shkuam tek ajo familje në ora dhjetë të mbrëmjes, të cilët na pritën shumë mirë. Kështu fillova të shtrojë pyetje për gjërat të cilat më mundonin qysh moti, ndërsa Doktor Sulejmani, i zoti i shtëpisë, përgjigjej derisa u binda plotësisht, u binda se e gjeta atë që e kërkoja si përgjigje në pyetjet që i kisha.

    Fe e qartë, e pastër, që përputhet me natyrën e njeriut, nuk gjeta asnjë vështirësi të besoja çdo gjë që dëgjova, sepse të gji tha ishin të vërteta. Kur e pranova Islamin ndjeva një ringjallje të papërshkrueshme, dhe po atë ditë e vendosa mbulesën (hixhabin).

    Në ora një të mesnatës, zonja e shtëpisë më vendosi në dhomën më të bukur, dhe më tha: "Kjo është dhoma jote, rri në të sa të duash." Pas kësaj më vërejti se isha duke shikuar në dritare, e buzëgeshur e të njëjtën kohë më rridhnin lotët. Më pyeti për këtë gjendje në të cilën isha, i thashë: "Mbrëmë, saktësisht në këtë kohë qëndroja pranë dritares dhe lutja Zotin, o të më udhëzojë në rrugën e drejtë, o të më mbys. Më udhëzoi dhe më nderoi, ndërsa unë tani jam muslimane. Kjo është e vërteta, kjo është e vërteta." Atëherë zonja e shtëpisë më përqafojë dhe filloi të qajë së bashku me mua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:49
    A known mistake is better than an unknown truth.

  20. #40
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pendimi i një mëkatari në duart e djalit të tij memec

    Kjo ngjarje është prej ngjarjeve me të çuditshme, po të mos e kishte shkruar vetë personi i ngjarjes s'do besoja se kjo mund të ndodhte.
    Personi i ngjarjes i cili është nga Medineja rrëfen:
    Jam një njëri në moshën tridhjetë e shtatë vjeçar, i martuar dhe kam fëmijë. Kam bërë të gjitha gjynahet e mëdha të cilat i ka ndaluar Allahu. Namazin nuk e kryeja me xhemat, vetëm në ndonjë rast dhe këtë vetëm sa për t'u paraqitur para të tjerëve. Shkaku ishte se unë shoqëroja njerëzit e këqinjë dhe të degjeneruar, shejtanin e kisha të pandashëm shumicën e kohës.

    Kam një djalë shtatë vjeçar, i cili quhej Mervan, ishte shurdhë-memec. Mirëpo, ai kishte thithur imanin nga gjiri i nënës së tij besimtare.
    Një natë, unë dhe djali im Mervani ishim në shtëpi. Unë planifikoja se çfarë do bënim unë dhe shokët e mi dhe ku do të shkonim?!
    Ishte koha pas namazit të akshamit kur biri im Mervani me flet mua (sinjale të kuptuara mes meje dhe atij) dhe me bën shenjë: pse baba nuk falesh?! Pastaj ngriti dorën kah qielli dhe me kërcenohet se Allahu me sheh mua. Ai me kishte parë mua nganjëherë kur unë bëja ndonjë gjunah, andaj u çudita prej "fjalëve" të tij.
    Djali im filloi të qajë para meje. E afrova afër meje por ai iku nga unë. Pas pak shkoi tek kroi dhe mori abdes, nuk dinte mirë të merrte abdes, mirëpo, ai kishte mësuar prej nënës së tij, e cila aq shumë më këshillonte por kot, ajo dinte Kur`anin përmendësh.
    Pastaj djali erdhi tek unë dhe me dha shenjë që të prisja pak... kur ja, ai po falte namaz para syve të mi. Pasi përfundoi namazin u ngrit, solli një Kur`an, e vendoi para meje dhe e hapi menjëherë pa e shfletuar dhe e vendosi gishtin e tij tek ajeti i sures Merjem: "O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!" (Merjem:45), e pastaj filloi të qajë, edhe unë qajta gjatë e ai i fshinte lotet nga sytë e mi dhe ma puthi kokën dhe duartë dhe përmes shenjave që kuptojmë njëri-tjetrin më "tha": Falu o Babai im, para se të vendosesh nën dhe e të jesh peng i dënimit.
    Për Zotin, gjendesha në një trishtim dhe frikë që s`e di askush përveç Allahut. U ngrita menjëherë dhe ndeza të gjitha dritat e shtëpisë. Djali im Mervani më ndiqte nga dhoma në dhomë, më shikonte me habi dhe me "tha": lëri dritat e hajde të shkojmë në xhaminë e madhe (ka për qëllim xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] ). Unë i thashë: shkojmë në xhaminë që është afër shtëpisë sonë, mirëpo ai ishte këmbëngulës vetëm në xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem].
    E çova atje, unë ndihesha i frikësuar ndërsa shikimet e tij nuk mu ndanin për asnjë çast. U futëm në Rrevda (pjesë e xhamisë) e cila ishte e mbushur me njerëz. U bë ikameti i namazit të jacisë e imami filloi të lexoj nga Fjalët e Allahut të Lartëmadhëruar: "O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di" (en-Nur:21).
    Nuk mundja ta përballoja vetën nga të qajturit, edhe Mervani qante afër meje duke me parë mua. Gjatë namazit, Mervani nxorri nga xhepi im një mindil dhe mi fshiu lotët. Pas përfundimit të namazit unë vazhdova të qajë e ai mi fshinte lotët. Qëndrova në xhami plotë një orë derisa djali im Mervani më "tha": mjaftë o Babai im, mos u frikëso, u bë merak për mua nga të qajturit e shumtë.
    U kthyem në shtëpi. Kjo ishte nata më e madhe tek unë ngase në këtë natë linda përsëri.
    Erdhi gruaja dhe fëmijët e mi, filluan të qajnë duke mos ditur asgjë çfarë ka ndodhur. Mervani u "tha": babai im është falur në xhamin e Pejgmaberit [salallahu alejhi ve sel-lem]. Gruaja ime u gëzua shumë me këtë lajm, ngase ai është fryt i edukimit të saj të mirë. I tregova asaj për atë që ngjau mes meje dhe Mervanit, dhe i thashë asaj: të betohem në Allahun, a ti e mësove atë që ta hap Kur`anin tek ai ajet? Ajo u betua tre herë në Allahun se nuk ka vepruar diç të tillë. Atëherë, ajo më tha: falënderoje Allahun për këtë udhëzim. Kjo ishte nata më e mirë për mua.
    Mua tani – duke iu falenderuar Allahut- nuk më humb namazi me xhemat në xhami. Kam braktisur të gjithë shokët e këqinjë, kam provuar shijën e imanit, sikur të më kishe parë do ta kuptoje këtë nga fytyra ime.
    Tani jetoj në lumturi, dashuri dhe mirëkuptim me gruan dhe fëmijët e mi e sidomos me djalin tim Mervanin shurdhë-memecin, të cilin e dua shumë, e si jo kurse udhëzimi im ishte në duartë e tij.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •