Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 260
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e g.gerguri
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    23
    Si e pranuan All-llahun tre amerikane
    ________________________________________
    “Dy ditė pas 9 Shtatorit 2001 njė i ri e sulmoi atė nė njė shitore duke e konsideruar pėr Arabe. Ai e gjuajti karrocėn e tij mbi tė dhe raftet qė ishin pranė saj u rrėzuan mbi tė duke e lėnduar rėndė nė kokė, fytyrė, kėmbė e shpinė. Kur ai u arrestua nga autoritetet, ajo i dha atij dy opcione: ose tė ballafaqohej me ndjekjen penale ose tė ndiqte dhjetė ligjėrata rreth Islamit. Ai e zgjodhi tė dytėn dhe gjashtė muaj mė vonė e pranoi Allahun…”
    Fillimet e mia

    Mė pėlqen shumė ti lexoj rrėfimet e tė kthyerve tek Allahu. Ėshtė magjepse pėr mua tė di se si njerėzit e njohin dashurinė e Allahut dhe rrugėn e jetesės nė Islam, dhe se si shumė njerėz vijnė nė pėrfundim se Islami ėshtė e Vėrteta e vetme midis shumė mėnyrave tė tė jetuarit. Kjo ėshtė njė mrekulli nė besimin tone.
    Kam lindur dhe jam rritur nė West Virginia nė njė familje kristiane.
    Gjėja e vetme qė mė mbushte me dashuri nė kėtė botė ishte flauta ime, muzika ime dhe mėsuesit e mi tė muzikės. Motrat e mia mė tė mėdha nuk kishin kohė pėr mua. Ndėrsa nėna ime ishte njė punėtore sociale e cila shpėtonte jetėrat e fėmijėve tė hendikepuar apo me ngecje mentale. Mirėpo mbase ajo nuk mundi ti shpėtonte tė gjithė fėmijėt e botės, kėshtuqė dikush duhej tė mbijetonte vetvetiu, pra thėnė thelbėsisht unė e rrita vetė vetveten. Nėnėn nuk e pata kur mė nevojitej.

    Nė Marinėn Amerikane dhe nė Kishėn Baptiste

    Nė moshėn 18 vjeqare iu bashkova Marinės Amerikane por pas ca kohėsh mu desh ta lė pėr shkak tė njė lėndimi. Pastaj luajta pėr njė Orkestėr Simfonike. U martova disa herė dhe u shkurorėzova, tė shumtėn pėr shkaqe abuzimi.
    Para gjashtė vitesh fillova tė shkoj nė njė kishė fundamentaliste Baptiste. Ky ishte denominacioni mė strikt Baptist qė mund tė ekzistojė. E pyesja pastorin tonė pėr shumė gjėrra rreth Perėndisė. Kur i thashė njėherė se do tė doja tė studioja besimet tjera ai mu pėrgjegj se kjo nuk ishte njė ide shumė e mirė pasi qė Satanai do ta pėrdorte kėtė pėr tė mė larguar nga kisha. Sidoqoftė ai kurrė nuk mė dha pėrgjegje tė kėnaqshme megjithqė kishte doktoruar nė teologji.
    Unė isha pjesė e Shėrbesės Muzikore nė Kishė. Njė ditė derisa po hecja pėr nė dhomėn muzikore tė kishės dėgjova dy njerėz duke mė pėrqeshur. Ata po thoshin se pėrderisa unė isha shkurorėzuar nuk mund tė qėndroja nė ballė tė kishės dhe tė bėja muzikė. Mirėpo unė isha shumė e mirė nė muzikė dhe e dija qė njerėzit e shijonin muzikėn time.
    Pushova sė bėri muzikė nė kishė dhe pas ca kohėsh edhe pushova sė shkuari nė atė kishė.
    Pėrafėrsisht gjatė asaj kohe takova njė zonjė muslimane e cila ishte vendosur nė qytetin tonė. Ajo mė dha ca pamflete rreth Islamit tė cilat unė i lexova. Mė pėlqente mėnyra se si ajo e praktikonte besimin e saj, duke qenė e sjellshme dhe e ndershme me tė gjithė. Ajo jo vetėm qė fliste pėr Islamin por ajo hecte me Islamin.

    Vajza ime dhe unė e pranojmė Allahun

    Vajza ime ishte nė kolegj nė atė kohė ku ajo takoi ca miq nga Pakistani, Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe filloi tė studionte Islamin me ta. Gjatė asaj kohe edhe unė gjithashtu po depėrtoja shumė e mė shumė nė Islam. E shihja veten se i isha kthyer prapė dhe prapė tė studiuarit tė Kur’anit derisa nuk kuptova se Islami ishte besimi i vetėm i vėrtetė. Kurrė nuk ia thashė vajzės sime se po e studioja Islamin gjatė viteve te kaluara. E mbajta brenda vetvetes. Nė atė kohė unė isha njėmend Muslimane por nuk po e pranoja.
    Njė ditė vajza ime erdhi para meje dhe mė pyeti nėse mund tė bėhej muslimane. Ajo kishte njė pamje tė frikshme nė fytyrė pasi qė mė dinte pėr njė grua tė ashpėr baptiste.
    Unė vetėm i thashė: “Oh, po pėrse?”
    Ajo mė tha se gruaja me tė cilėn ajo po fliste pėr Islamin i kishte thėnė qė tė kėrkonte lejen time pėr arsye tė rėndėsisė qė Kur’ani i ipte nėnės. Ia bėra me dije qė tė ishte shumė e sigurtė nė atė qė fliste dhe qė dėshironte t’a bėnte. Ajo vetėm u ul me atė shikim tė frikshėm nė fytyrėn e saj duke druajtur nė atė qė unė mund tė thoja. Mirėpo natyrisht pashė qė ajo e kishe kuptuar Islamin shumė thelbėsisht. Nė atė rast edhe unė i tregova asaj se e kisha studiuar Islamin gjithashtu. Kjo erdhi si befasi pėr tė!
    Disa javė mė vonė qė tė dyja bashkė para disa motrave muslimane publikisht e bėmė dėshminė e pranimit tė Allahut. Allahu ėshtė mė i madhi. Ishte korrik i vitit 2001.
    Tė jesh muslimane nė atė rreth nuk ishte e lehtė. Pėr njė kohė kisha qenė pjesė e shumicės nė vendin ku kisha jetuar dhe papritmas u bėra pjestare e njė minorireti si muslimane.

    Sulmuesi im e pranon Allahun gjithashtu

    Pasi qė kishin kaluar rreth dy muaj qė unė isha bėrė muslimane njė incident mė ndodhi. Mė 14 Shtator 2001 njė djalė i ri mė sulmoi derisa isha nė njė shitore. I motivuar nga urrejtja ndaj Muslimanėve ai e gjuajti aq fuqishėm karrocėn e tij nė mua sa qė pėsova thyerje nė shpinė, nė nyje dhe nė kėmbė. Njė nga raftet me gjithė gjėrat qė kishte u rrėzua mbi mua dhe disa nga gjėrat mė prenė pjesė tė kokės dhe duarve. E tėra kjo ndodhi mu nė qendėr tė fokusit tė kamerave tė shitores, tė cilat e kapėn njeriun qė mė sulmoi duke ikur. Ai u kap shumė shpejtė. Ai po qėndronte pranė meje dhe nuk po ikte larg. Mė duket sikur ishte i mrekulluar me atė qė kishte bėrė. Mė vonė tha se kishte menduar qė isha Arabe, sikur kjo tė ishte njė arsye e mjaftueshme pėr tė lėnduar dike. U befasua kur unė fola njė Anglishte tė rrjedhshme. Edhe mė tepėr mbeti pamend kur mori vesh se isha njė Veterane Amerikane e paaftėsuar derisa isha nė Marinė.
    Ai po ballafaqohej me akuza tė rėnda. Unė i dhashė mundėsinė tė zgjidhte midis dy opcioneve: ose tė shkonte nė burg ose tė ndiqte dhjetė ligjėrata njė orėshe rreth Islamit. Ai zgjodhi ligjėratat. Ia bėra shumė tė qartė se po qe se nuk do tė vinte nė ligjėrata unė do tė mbaja tė drejtėn qė tė vendosja drejtėsinė duke e kthyer qėshtjen nė sistemin e gjykatės.
    Po atė mėngjes unė kisha lexuar njė hadith rreth Profetit tė mrekullueshėm Muhamed. Njė fqiu i tij kishte hedhur ēdo mėngjes plehra nė kokėn e tij dhe kur njė mėngjes ai nuk e bėri kėtė, Profeti u qudit dhe shkoi tek shtėpia e fqiut. Doli qė ai ishte i sėmurė dhe Muhamedi pati mėshirė pėr tė megjithė atė qė ai i kishte bėrė. Dhe duke e lexuar kėtė mengjesin e asaj dite ēfarė mund tė bėja unė tjetėr. Ai ishte 20 vjeqar, moshatar me vajzėn time. Njė gabim mund ta kthente jetėn e tij nė shkatėrrim. A nuk do tė dėshiroja mėshirim pėr vajzėn time nėse ajo dė tė gjendej nė njė situatė tė njėjtė? Ai ishte njė student, ishte i ri dhe nuk dinte ndonjė gjė rreth Islamit. Nganjėherė kur dikush nuk di diēka rreth njė gjėje ajo mund ti duket e frikshme.
    Dhe kėshtu ai filloi tė ndiqte ligjėratat rreth Islamit dhe e vazhdoi kėtė edhe mė gjatė se sa qė i kisha kėrkuar me marėveshjen tonė. Rreth 6 muaj mė vonė, nė Shkurt tė vitit 2002 ai e dėshmoi Allahun. Isha aq shumė e lumtur kur e mora atė e-mail nga ai. Unė veqse nuk jetoja mė nė atė zone. Pastaj ai iu bashkua Bashkėsisė sė Studentėve Muslimanė dhe u kyq nė thirrje. Allahu ėshtė mė i madhi!

    Me Allahun ndjehem si nė shtėpinė time

    Pėrfundimisht ndjehem si nė shtėpinė time nė xhami dhe gjithashtu mrekullueshėm si muslimane.
    Rruga ime nė Islam nuk ishte e lehtė por e di se nuk jam e vetme. Allahu ėshtė gjithmonė me mua. Dhe kur vijnė sprovat dhe vuajtjet e di se ato janė njė test pėr tė mė bėrė mė tė fuqishme.

  2. #202
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Thėnie nga 4 kalifėt



    "Vėrtet, Iblisi qėndron pėrpara teje; vetja nė tė djathtėn tėnde; epshi nė tė majtėn tėnde; dynjaja pas teje; gjymtyrėt rreth teje; i Plotfuqishmi sipėr teje. Iblisi tė fton pėr nė epsh, dynjaja tė fton nė zgjedhjen e saj nė dėm tė ahiretit, gjymtyrėt tė ftojnė pėr nė mėkate dhe i Plotfuqishmi tė fton pėr nė xhennet dhe falje."
    Ebu Bekėr es Sidik



    "Pashė tė gjithė miqtė (tė dashurit) dhe nuk pashė mik mė tė mirė se sa ruajtja e gjuhės; pashė tė gjithė veshjet dhe nuk pashė veshje mė tė mirė sesa devotshmėria; pashė tė gjithė pasuritė dhe nuk pashė pasuri mė tė ēmuar sesa vetėmjaftueshmėria; Pashė tė gjitha bindjet (punėt e mira) dhe nuk pashė mė tė mirė sesa kėshilla; pashė tė gjitha ushqimet dhe nuk pashė ushqim mė tė mirė sesa durimi."
    Umeri r.a.


    "U ēudita me atė person qė e njeh vdekjen dhe vazhdon tė qeshė; u ēudita me atė qė e diti se dynjaja do tė zhduket dhe pėrsėri e kėrkon atė (dynjanė); u ēudita me atė qė e njohu se ēėshtjet janė sipas pėrcaktimeve dhe ai mėrzitet pėr gjėrat e kaluara; u ēudita me atė qė e njohu llogarinė dhe vazhdon tė grumbullojė pasuri; u ēudita me atė qė e njohu zjarrin dhe ai bėn mėkate; habitem me atė qė njeh Allahun me njė njohje tė sigurtė, dhe pėrkujton dikė tjetėr pėrveē Tij; habitem me atė qė njeh xhennetin me njė njohje tė sigurtė dhe rehatohet me dynjanė; habitem me atė qė njeh shejtanin si armik dhe pėrsėri e ndjek (pason atė). Uthmani r.a.


    "Shpifja ndaj femrave tė pafajshme ėshtė mė e rėndė sesa qielli; e vėrteta ėshtė me e gjerė sesa toka; zemra e kėnaqur ėshtė mė e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) ėshtė mė e fortė sesa guri; sundimtari i padrejtė ėshtė mė i nxehtė sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirėnjohėsit ėshtė me e ftohtė sesa acari; durimi ėshtė mė i hidhur sesa helmi."
    Aliu r.a.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 02-04-2010 mė 06:48
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #203
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Fisnik,

    Te falenderoj shume per te gjitha keto qe shkruan, i lexoj me endje...
    Mbetsh me shendet i nderuar...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Djaloshi i cili u pendua nga vajza e ti 3 vjeqare


    Unė jam njė djalosh i ri, i martuar para katėr viteve, dhe mė ka furnizuar All-llahu me njė grua tė ndershme dhe tė devotshme, e cila e ka frike All-llahun shumė. Prej kėsaj martese, All-llahu me dhuroi edhe njė vajzė, e cila ėshtė sikur tė jetė engjull.

    Kohė tė gjatė isha nė gaflet dhe i zhytur nė mėkate, sa qė edhe pas martese pija alkoolin dhe thellohesha nė mėkate dhe defrimet e kėsaj bote.

    Isha nga ata qė shikoja tėrė natėn filma tė fėlliqur nė shtėpi, pasi flenin gruaja dhe vajza ime. Nuk falėsha dhe nuk agjėroja, dhe as qė dija gjė nga Islami, perveē disa fjalėve, tė cilat i kisha dėgjuar ndonjėherė nga muezinet e xhamive. E kaloja jetėn nė kėtė gjėndje me vite tė tėra duke mos e shijuar ngushtėsine e shpirtit dhe zemrės sime. Derisa erdhi njė ditė, e cila ma ndryshoi tėrėsisht jetėn time.
    U ktheva nė shtėpi, dhe si zakonisht, me vete kisha njė film pornografik, tė cilin e ruaja ta shikoja atėherė kur tė gjithė tė kenė fjetur. Pasi i mori gjumi ata, mora filmin dhe e futa ne video... filloi filmi. Dhe unė normal duke shikuar... kur ja vajza ime e vogel, tashmė tri vjeēare, e hapi deren e sallonit. Kur e pashė atė shpejtova dhe e hoqa filmin. Ndėrsa ajo mua afrua dhe mė tha: O babai im, haram tė qoftė, ke frike All-llahun!
    Kur i dėgjova kėto fjalė, u ēova shpejt dhe hyra nė dhomė, u mbulova dhe fillova tė dridhem, sa qė me dukej se e gjithė bota po me ngushtohet rreth meje. Qendrova ashtu derisa u qetėsova pak, e pastaj fillova tė mendoj, edhepse fjalėt e vajzės me silleshin nė mendje vazhdimisht. Nė atė kohė tė mesnatės, fillova tė ndjejė sinqerisht fjalen: "Ke frikė All-llahun!" Fillova tė kuptoj se ato nuk ishin fjalet e saj, pasiqė ajo ende ėshtė shume e vogėl, por ia ka mundėsuar t'i thotė ato fjalė Ai, i cili do t'ia mundesoje tė flasė ēdo pjese tė trupit.
    Duke qėnė nė kėtė gjėndje, kur ja ezani i sabahut. U ēova dhe e pashė vetėn se mė kishte humbur fuqia dhe isha djersitur. Hyra dhe u pastrova, pastaj dola nė xhami, pėr herė tė parė tė falėm pėr All-llahun dhe tė kėrkoj nga Ai falje dhe mėshirė. E pse jo, kur ai thotė: "Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime vetėn tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, sepse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė Mėshirues!" [Ez-Zumer, 53]
    Dhe Ai ėshtė All-llahu, mėshira e tė Cilit ka kapluar ēdo gjė.
    Po! U ndryshua jeta ime nė tėrėsi. U largova nga tė gjitha mėkatet dhe haramet, nė tė cilat kisha qėnė. Fillova tė fali namazet nė xhami, tė lexoj Kur'an, tė mėsoj edhe pėrmendesh me ndihmen e gruas sime tė devotshme. U ktheva nė njeri, pasiqe kisha qėnė sikur kafshe, haja dhe pija dhe jetoja pa asnjė qėllim. E tash, kam qėllimin tim kryesor, nėnshtrimin ndaj All-llahut dhe urdhėrave tė Tij.
    Pas njė viti tė jetės sime tė re, All-llahu me furnizoi edhe me njė fėmije tė bukur, sikur hėna katėrmbedhjetėshe.
    Pas njė kohe tė shkurtė, duke qėne rrugės me familjen, na ndodhi njė fatkeqėsi, u rrotullua automjeti yne disa herė. Nga ky aksident, nuk shpetoi askush nga familja ime perveē meje. Me vdiq gruaja bashkė me tė dy femijėt.
    U ktheva nė shtepi, dhe duke qėne ende ashtu nė merzi dhe pikėllim, kur ja po me bėn vesvese djalli i mallkuar, dhe me thotė: Pi alkool nėse don t'i harrosh tė gjitha! Por, mu kujtua fjala e vajzes sime: O babai im, haram tė qoftė, ke frikė All-llahun! Dhe nuk ia lejova vetės kurr mė tė kthehem nga drita nė errėsire.
    Tash vazhdoj jetėn nė adhurim ndaj All-llahut dhe nė lexim tė vazhdueshme tė Kur'anit dhe lus All-llahun qė tė vdes me La ilahe il-la All-llah dhe tė takohem me familjen time nė xhennetet e Tija tė pafundme.
    Burri 1 X flet !

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Pėr njė gjė tė tillė sjam kompetentė.


    Njė sahabij (shok i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e pa njė ēun rreth moshės 12 vjeēare duke falur namazin me plotė sinqeritet dhe kujdes tė posaēėm. Pasi e pėrfundoi namazin sahabiu e pyeti:
    - Bir i kujt je?
    - Jam jetim - u pėrgjigj ēuni.
    - A pranon qė tė bėhesh djali im? - e pyeti sahabiu.
    - A mė ushqen nėse mė kaplon uria? - e pyeti ēuni.
    - Po – iu pėrgjigj sahabiu.
    - A mė veshmbathė nėse mbetem zhveshur dhe zbathur? - pyeti pėrsėri ēuni.
    - Po – iu pėrgjigj sahabiu.
    - A mė ringjallė nėse vdes? - pyeti ēuni i vogėl.
    - Pėr njė gjė tė tillė s’jam kompetent – u pėrgjigj sahabiu duke u ēuditur nė pyetjet e tij, e sidomos nė kėtė tė fundit.
    - Atėherė – i tha ēuni i vendosur - mė lerė t’i drejtohem Atij, i Cili mė krijoi, mė ushqen, mė veshmbathė, mė merr shpirtin dhe sė fundi mė ringjall.
    U largua sahabiu duke thėnė: “Pėr Zotin xhel-le shanuhu ka shpėtuar ky ēun. Ēdokush qė mbėshtetet sinqerisht te Allahu subhanehu ve teala do t’i mjaftojė atij”!
    Burri 1 X flet !

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    ALIU (radial-llahu anhu) i sėmurė

    Derisa hazreti Aliu r.a ishte I sėmurė ndėr tė parėt qė I erdhėn ta vizitojnė
    Ishin tre shokėt e tij mė tė dashur: Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani r.a. Kur hynė nė shtėpi, I dhanė selam, tė cilin Hazreti Aliu r.a menjėherė u ofroj njė filxhan me mjaltė.Nė mjaltėn nė mes tė filxhanit ishte njė
    qime e hollė. Hazreti Ebu Bekri tha se nuk do tė hajė nga ajo mjaltė deri sa nuk bijmė tri shembuj nė lidhje me atė mjaltė.
    Ebu Bekri tha: “Feja dhe Islami janė mė tė bardhė se ky filxhan , imani ėshtė mė I ėmbėl se mjalta, ndėrsa sheriati ėshtė mė I hollė se kjo qime.”
    Omeri r.a tha:
    “Xhenneti ėshtė mė I bardhė se ky filxhan, ngrėniet e xhennetit janė mė tė kėndėshme nga kjo mjaltė, ndėrsa tė pėrkthyerit e Kur`anit ėshtė mė I hollė se kjo qime.”
    Nė fund Aliu r.a tha:

    “Musafiri I cili viziton tė sėmurin, konaku pėr tė ėshtė mė I bardh se ky filxhan, tė flasėsh me misafirin ėshtė mė e ėmbėl se kjo mjaltė, ndėrsa ti dėfresh ata ėshtė mė e hollė se kjo qime.”

    Pastaj iu tha musafirve:
    “Urdhėroni e hani!”
    Burri 1 X flet !

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Pas 1400 viteve zbulohet qarja e henes

    Burri 1 X flet !

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Ummu Sulejm‏

    Umu Sulejm, Zoti qoftė i kėnaqur me tė, kishte njė djalė. Njė ditė djali i saj u sėmur, ndėrkohė qė burri i saj ndodhej jashtė shtėpisė. Sėmundja u rėndua dhe djali i tyre i vetėm ndėrroi jetė.
    Atė ditė burri i saj Ebu Talha ishte agjėrueshėm. Kur u kthye nė mbrėmje pėr tė ngrėnė iftar, ai pyeti pėr djalin e sėmurė. Umu Sulejm i tha:”Asnjėherė nuk ka qenė mė mirė se ē'ėshtė tani.”
    Ebu Talha hėngri iftar dhe pasi pushoi dhe fjeti me tė shoqen, Umu Sulejm i tha: "O Ebu Talha: "Nėse dikush tė ka dhėnė diēka hua dhe pas njėfarė kohe ta kėrkon sėrish, ēfarė do tė bėje?"
    Ebu Talha i tha: “Do ia jap menjėherė.”
    Atėherė Umu Sulejm tha: "Atėherė mbėshtetu Zotit tė Madhėruar pėr djalin qė tė mori."
    Ebu Talha e kuptoi qėllimin e tė shoqes dhe u zemėrua mbi faktin qė ajo nuk e kishte lajmėruar mė parė pėr vdekjen e djalit tė tyre.
    Tė nesėrmen, Ebu Talha u ngrit dhe shkoi nė xhami pėr tė falur namazin e sabahut. Ai i tregoi tė Dėrguarit tė Zotit gjithēka qė kishte ndodhur njė natė mė parė.
    Profeti, paqja e Zotit qoftė mbi tė, i tha: “Vetė Zoti i Madhėruar ėshtė ēuditur me atė qė bėtė ju mbrėmė dhe Ai ua ka bekuar kėtė natė!” Profeti u lut: “O Zot, bekoji kėta tė dy nė natėn e tyre!”
    Por a e dini se si i bekoi atė natė Zoti?
    Atė natė, Umu Sulejm kishte mbetur shtatzėnė dhe pas nėntė muajsh lindi njė djalė tė cilin Ebu Talha e quajti Abdullah.
    Abdullahu u rrit, u martua dhe i lindėn dhjetė djem, tė gjithė hafėzė. Bereqeti i asaj nate e pati efektin edhe nė pasardhėsit e Ebu Talhas. Ky ishte shpėrblimi me tė cilin Zoti i shpėrbleu pėr durimin e tyre. .

  9. #209
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum vėllezėr dhe motra muslimane, Allahu s.v.t. ju shpėrbleftė pėr kėto tregime tė bukura.

    HISTORIA E BARSISĖS ADHURUESIT!


    Thuhet se Barsisa kishte 60 mij dishepuj, tė cilėt fluturonin nė ajėr, pėr shkak tė bekimit qė Allahu i kishte dhėnė atij. Por, ai vdiq si jobesimtar. E adhuronte aq shumė Allahun, sa edhe engjėjt u mahnitėn nga adhurimi i tij. Por, Allahu u tha:

    "Pėrse mahniteni nga adhurimi i tij?! Unė di atė qė ju nuk e dini. Unė e di qė ai do tė vdes si jobesimtar dhe do tė futet pėrjetėsisht nė zjarrin e xhehenemit!"


    Iblisi e dėgjoji kėtė dhe e kuptoi se ishte ai qė do ta shkatrojė Barsisėn. Shkoi nė faltoren e Barsisės, nė formėn e njė adhuruesi dhe e thiri. Barsisa i tha:

    [COLOR="DarkGreen"]"Kush je ti dhe ēfarė dėshiron?"[/COLOR]

    Iblisi i tha:

    "Jam adhurues dhe du tė jem ndihmėsi yt pėr tė adhuruar Allahun!"

    Barsisa ju pėrgjegj:

    "Kush dėshiron tė adhurojė Allahu e Madhėruar, i mjafton shoqėria e Tij."


    Pas kėsaj, iblisi i mallkuar iu fal Allahut tre ditė radhazi, pa fjetur, pa ngrėnė, e pa pirė. Barsisa i tha:

    "Unė ha, pi dhe fle, kurse ti nuk ha. Unė kam 220 vjet qė e adhuroj Allahun e Madhėruar dhe nuk mund tė ri pa fjetur, pa ngrėnė, e pa pirė. Si t'ia bėj qė tė bėhem si ti?"

    Iblisi i tha:

    "Bėje njė mėkat dhe pastaj pendohu, sepse Allahu ėshtė i mėshirshėm dhe nė kėtė mėnyrė do tė provosh ėmbėlsirėn e bindjes ndaj Tij."


    "Por, si tė mos i bindem Allahut pas kaq vjet adhurimi?!" - tha Barsisa.

    "Kur bėn mėkat,njeriu ka nevojė pėr falje dhe mėshirė." - tha Iblisi.

    "Po ēfarė mėkati mė sugjeron tė bėj?" - pyeti Barsisa

    "Bėj zina!" - i tha iblisi

    "Jo nuk e bėj!" - tha Barsisa.

    "Po sikur tė vrasėsh ndonji besimtar?"
    - i tha iblisi.

    "Nuk e bėj!" - iu pėrgjgj Barsisa.

    "Atėherė, pi alkool!"
    - i tha iblisi, "sepse ėshtė mė e lehtė dhe ke armik vetėm Allahun!"

    "Ku ta gjej alkoolin?" - i tha Barsisa.

    "Shko nė filan fshat." - i tha iblisi.

    Barsisa shkoi nė fshat dhe takoi njė grua tė bukur, qė i shiti verė. Barsisa piu, u deh dhe shkoi me gruan e bukur. Ndėrkohė, i shoqi i saj hyri nė shtėpi, i zuri tė dy dhe Barsisa e vrau.

    Sakaq, iblisi mori formėn e njė njeriu dhe e lajmėroi sundimtarin e vendit pėr ēka ngjau. Sundimtari e dėnoi Barsisėn me rrahje 80 kamxhikė pėr pirje alkooli, 100 kamxhikė pėr zina dhe me gurosje, pasi kishte vrarė njė njeri tė pafajshėm. Ndėrkohė qė ndodhej i lidhur, i shfaqet pėrsėri iblisi dhe i thotė:

    "Si tė duket gjendja ku je?"

    "Kush i bindet kėshilluesit tė keq, kėshtu do tė pasojė!" - tha Barsisa.

    Iblisi i tha:

    "Ti e adhurove Allahun pėr 220 vjet dhe unė tė pruna nė kėtė gjendje. Po desha dhe po deshe mund tė tė shpėtoj!"

    Barsisa i tha:

    "Tė jap ē'tė duash, vetėm mė shpėto!"

    "Bjer nė sexhde pėr mua!" - i tha iblisi.

    "Po si tė bėj sexhde kur jam i lidhur?" - tha Barsisa.

    "Duke bėrė shenjė me kokė!" - tha iblisi.


    Barsisa bėri shenjė me kokė duke dalė nga feja.

    Kur doli nga feja, shejtani i tha :

    "Unė s'kam punė mė me ty. Unė kam frikė Allahun, Zotin e bėtėrave."

    O Zot, Na e bėj besimin pishtar drite dhe jo grackė ku bien mendjemėdhenjė. Na e bė tė kemi pėrfundimin e mirė dhe jo si pėrfundimi i Barsisės. AMIN.

    Selam aeljkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 13-04-2010 mė 09:58

  10. #210
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Smile Allahu kompenson me diēka me te mire se sa ajo qe u humb

    Ibn Rexhebi dhe disa te tjere tregojne per nje besimtar te cilit i mbaruan te ardhurat kur ishte ne Meke.Ai u urit shume dhe gati po vdiste nga mungesa e ushqimit.Nje dite, duke ecur neper rrethinat e Mekes, ai gjeti nje varese me vlere te madhe.Ai e mori me vete dhe u nis per ne Xhami.Rruges ai takoi nje njeri i cili njoftonte se kishte humbur varesen.Besimtari tregon: “ E pyeta te ma pershkruante ate, dhe ai e pershkroi ate mu ashtu siē ishte pa me lene shteg dyshimi.Ia dhashe ate pa marre shperblim, dhe thashe:
    “ O Allah, e dhashe per Ty, andaj ma kompenso me diēka ēka eshte me e mire per mua “.Pas kesaj, ai shkoi ne oqean dhe filloi nje udhetim me anije te vogel.Pas pak kohe nje stuhi me erera te forta e derrmoi copash anijen dhe atij iu desh te kapej pas nje cope druri.Ererat ishin te forta dhe e ēonin sa majtas sa djathtas.Me ne fund, ai doli ne nje ishull.Atje gjeti nje xhami plot me njerez qe po faleshin dhe iu bashkua atyre.Ai gjeti flete me pjese nga Kur’ani dhe filloi t’i lexonte.Njerezit e atij ishulli e pyeten, “ A di te lexosh Kur’an? “ dhe ai u pergjigj se dinte.Ata i thane, “ Mesoju femijeve tane Kur’an “. Keshtu ai filloi t’i mesonte ata dhe mori rroge per punen e tij.
    Nje dite ata e pane tek shkruante, dhe e pyeten : “ A po i meson femijeve tane te shkruajne ? “. Ai pranoi dhe filloi t’i mesonte ata dhe keshtu mori prape rroge per punen e tij.
    Pas ca kohesh, ata i thane : “ Kemi nje vajze jetime i ati i se ciles ishte njeri i mire. A pranon te martohesh me te ? “ Ai ra dakort dhe me vone tregoi. “ U martova me te dhe kur qendrova me te, pashe se mbante po ate varese ne qafe.I kerkova asaj te me tregonte historine e vareses, dhe ajo tha se i ati e kishte humbur ne Meke dhe se nje njeri e kishte gjetur e ai ia kishte kthyer.Ajo i tregoi se i ati gjithmone lutej qe e bija te bekohej me nje burre si ai njeri i ndershem.Atehere, une i tregova asaj se ai njeri isha une. “

    Ai braktisi diēka per hir te Allahut, dhe Allahu ja kompensoi me diēka edhe me te mire.

    “ Vertete, Allahu eshte i Mire dhe i Paster, dhe nuk pranon tjeter perveēse vepren e miren dhe te paster.”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  11. #211
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Tregime te ndryshme

    Djaloshi,Nėna, dhe Gruaja e cila tė don vetėm pėr para !!!

    Njė i ri kishte shkuar jashtė vendit qė tė shkollohet.
    Pas pėrfundimit tė shkollės sė lartė kthehet nė vendin e tij, martohet me njė vajzė tė pasur dhe tė bukur.

    Kjo vajzė ka qenė shkaktare nė mjerimet dhe vuajtjet e kėtij djaloshi po mos tė pėrkujdesej All-llahu xh.sh. pėr tė.

    Thotė ky djalosh i cili dėshiron tė jetė anonim: Mė vdiq babai im dhe unė isha i vogėl, kėshtu qė mbeta nėn pėrkujdesjen e nėnės sime.
    Nėna ime ishte shėrbtore nė shtėpi dhe kujdesej mirė pėr mua pasi qė isha i vetmi fėmijė i saj.

    Mė regjistroi nė shkollė dhe vazhdova derisa i pėrfundova mėsimet e Universitetit.

    Njė herė erdhi nėna ime me njė delegacion jashtė vendit ku mėsoja, mu lut nėna ime ndėrsa lotėt ia kishin mbuluar sytė e saj, pastaj mė tha mua: Ki kujdes ndaj vetes tėnde o biri im dhe mos mė ndėrprit mua nga lajmet tua, dėrgom mua ndonjė letėr derisa tė jem e qetė dhe e bindur pėr shėndetin tėnd.

    Pas njė kohe tė gjatė i pėrfundova mėsimet dhe u ktheva nė vendin tim, mirėpo u ktheva njė njeri tjetėr sepse kishte lėnė gjurmė nė mua “Civilizimi dhe kultura Evropiane”.

    Pashė prapambeturi nė fé dhe reagime, u bėra duke mos besuar tjetėr pėrpos nė jetėn e kėsaj bote tė pėrkohshme.

    U punėsova nė njė profesion tė lartė, pastaj fillova tė kėrkoj bashkėshorte derisa e gjeta atė, mirėpo nėna ime kishte zgjedhė pėr mua njė vajzė besimtare, tė matur dhe tė kujdesur, mirėpo unė e zgjodha atė vajzėn e pasur dhe tė bukur sepse unė gjithmonė kam ėndėrruar nė jetėn “Aristokrate”.

    Gjatė gjashtė muajve tė marteses sime, bashkėshortja ime ishte kundėr nėnės sime dhe mė mashtronte mua derisa e kam urrejtur edhe nėnėn time.

    Njė ditė prej ditėve hyra nė shtėpi dha ja bashkėshortja ime qante, e pyeta atė pėr shkakun pse qanė, mirėpo ajo mu pėrgjigj mua: Ose unė ose nėna jote nė kėtė shtėpi se nuk mund ta durojė mė nga tani!!
    Mė kapi qmenduria dhe e pėrzura nėnėn time prej shtėpisė nė kėto momente hidhėruese.

    Doli nga shtėpia duke qajtur dhe tha: All-llahu tė dhashtė kėnaqėsi o biri im.

    Pas njė ore dola pėr t’a kėrkuar nėnėn time, mirėpo pa ndonjė dobi, kėshtu qė u ktheva nė shtėpi, ndėrsa bashkėshortja ime pėrpiqej qė tė mė bind me mashtrimet e saja dhe me injorancėn time qė t’a harroj kėtė nėnė tė shtrenjtė dhe tė dashur.

    U shkėputen lidhjet me nėnėn time pėr njė kohė tė gjatė dhe gjatė kėsaj kohe u sėmura prej njė sėmundje tė keqe dhe u detyrova tė shtrihem nė spital.

    Nėna ime e kishte marrė vesh se unė gjindesha nė spital dhe erdhi tė mė viziton, bashkėshortja ime nė ato momente ishte tek unė dhe jashtė e kishte pėrzėnė nėnėn time dhe i kishte thėnė asaj: Djali juaj nuk ndodhet kėtu!

    Ēka dėshiron nga ne? Largohu prej neve!
    Ishte kthyer nėna ime prej nga kishte ardhur!
    Dola nga spitali pas njė kohe tė gjatė qė tė rikthehem nė gjendjen time shpirtėrore, humba punėn, shtėpinė dhe mė ishin grumbulluar borgje tė shumta, tė gjitha kėto ishin bėrė pėr shkak tė bashkėshortes sime, u lodha prej kėrkesave tė shumta tė saja dhe nė viziten e fundit mė refuzoi gruaja ime e bukur dhe tha: E humbe punėn tėnde, pasurinė tėnde dhe nuk tė kthehet vendi nė shoqėri, unė e shpalli pėr ty tė qartėn: Unė nuk tė dua ty, shkurorėzom {ndamė nga martesa}/
    Ishte ky lajm si njė rrufe qė ra nė kokėn time dhe e shkurorėzova atė.

    U zgjova nga neglizhenca nė tė cilėn isha nė tė.
    Dola qė ta kėrkoj nėnėn time dhe sė fundi e gjeta atė, mirėpo ku e gjeta atė? Ishte duke qėndruar nė njė vend ku hante nga sadakatė {lėmoshat e bėmirėsve}!!

    Hyra tek ajo dhe vėrejta se kishte lėnė gjurmė tė qajturit e saj dhe ishte zbehur, u afrova afėr saj dhe fillova tė qajė pandėrprerė, filloi edhe nėna ime qė tė mė shoqėron nė vajtim.

    Mbetėm nė kėtė gjendje pėrafėrsisht njė orė tė plotė, pastaj e mora atė nė shtėpi dhe u betova nė veten time qė tė jem i dėgjueshėm pėr tė, mirėpo para kėsaj jam i kujdesshėm ndaj urdhėrave tė All-llahut xh.sh. dhe i larguar nga ndalimet e Tij dhe tani jetoi nė ditėt mė tė bukura me tė dashuren e jetės: Nėnėn time, All-llahu e ruajtė atė!
    E lus All-llahun xh.sh. qė tė na i mbulon tė metat tona dhe tė na i falė gabimet tona.
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  12. #212
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Djaloshi Qė Nuk Deshi Pasurinė





    Abdullah Ibėn Faraxh, thotė se kishte pasur nevojė pėr njė njeri qė do ti ndihmonte rreth punėve tė shtėpisė, tė cilin do ta paguante me mėditje. Dhe shkoi nė treg, ku e pa njė djalė tė ri me fytyrė tė zbehur qė kishte veshur njė kėmishė prej leshi tė cilėn e mbante tė shtėrnguar me njė rryp tė leshtė, kurse nė dorėn e tij mbante njė shportė dhe njė tėrkuzė. Abdullahu e pyeti se a do tė kishte dėshirė tė punojė. Djaloshi tha po, dhe kėrkoi qė ta paguajė njė dirhem dhe njė danik (1/4 e dirhemit). Djaloshi po ashtu pėrcaktoi se do ta ndal punėn dhe do tė pėrgatitet pėr namaz kur tė thėrret ezani i drekės, po ashtu edhe pėr nė ikindi

    Abdullahu u pajtua dhe e mori nė shtėpinė e tij ku i tregoi se ēfarė duhej tė bėn. Djali punoi mirė dhe nuk tha asnjė fjalė deri sa thirri ezani i drekės. Ia pėrkujtoi Abdullahut marrėveshjen. Abdullahu i tha qė mund tė shkonte. Djaloshi shkoi e fali namazin e drekės dhe punoi deri nė ikindi. Shkoi e fali edhe namazin e ikindisė, u kthye prap dhe punoi deri nė fund tė ditės. Abdullahu ia dha rrogėn dhe djaloshi shkoi.

    Pas disa ditėsh, Abdullahu kishte nevojė qė tė kryeshin edhe ca punė nė shtėpinė e tij. Gruaja e tij e kėshilloi qė ta merr po atė djalosh, sepse ishte i mirė dhe i sinqertė. Abdullahu vajti qė ta kėrkojė djaloshin, por nuk arriti ta gjejė. Duke e kėrkuar, njerėzit tjerė i treguan se djaloshi punon vetėm tė shtuneve dhe se ishte njeri i vetėm. Abdullahu priti tė vinte dita e shtunė dhe e gjeti djaloshin. Djaloshi u pajtua qė tė punojė me kushtet e njėjta. Nė fund tė ditės, Abdullahu deshi qė ta paguante mė shumė, kurse djaloshi u hidhėrua dhe iku. Abdullahu vrapo pas tij dhe e luti qė tė paktėn ta merr atė pėr cilėn ishin dakorduar. Ai pranoi dhe shkoi.

    Pas pak kohe, Abdullahu pėrsėri kishte nevojė pėr djaloshin, priti tė vjen dita e shtunė dhe shkoi nė treg, por kėsaj rradhe nuk mundi ta gjejė djaloshin. Dikush tha se djaloshi shpenzonte nga njė danik pėr ēdo ditė, por kėtė herė ishte sėmurė rėndė. Abdullahu mori vesh se ku jeton ai dhe shkoi pėr ta vizituar. Ai qėndronte nė shtėpi me njė grua plakė. Ai vėrejti djaloshin i cili flinte, kurse kokėn e kishte mbėshtetur mbi njė tullė.
    - A ke nevojė pėr diēka? – pyeti Abdullahu
    - Po, - u pėrgjigj djaloshi, - nėse pranon!

    - Pasi qė tė vdes, - vazhdoi djaloshi, shite tėrkuzėn time, laje kėmishėn dhe rrypin tim dhe pastaj mė varros me ato. Shih, nė xhepin tim ka njė unazė. Prit deri atė ditė kur Harun el-Rashidi (halifeja i asaj kohe) tė vijė nė vendin tonė, qėndro nė ndonjė vend ku do tė mund tė vėrehej ai dhe pastaj afrohu dhe tregoja unazėn. Por kėtė bėje pasi qė tė mė varrosėsh mua. Abdullahu u pajtua.
    Kur vdiq djaloshi, Abdullahu veproi ashtu siē kishte kėrkuar ai. Kur nė atė vend erdhi Harun el-Rashidi, ai shkoi ta sheh atė, i tregoi se kishte besim nė tė dhe ia tregoi unazėn. Haruni e ftoi Abdullahun tė shkon tek shtėpia e tij, kur Abdullahu shkoi atje, Haruni kėrkoi qė ēdokush qė ishte prezent tė largohet, dhe e pyeti Abdullahun se kush ishte ai dhe kush ia kishte dhėnė atė unazė. Abdullahu iu pėrgjigj pyetjeve tė tij. Kur Haruni dėgjoi tregimin e gjatė filloi tė qajė aq shumė saqė Abdullahut i erdhi keq pėr tė.

    - O udhėheqės i besimtarėve, - iu drejtua Abdullahu halifes. Kush ishte ky djalosh?

    - Djali im! – u pėrgjigj Haruni.
    - Por si ka mundur qė tė jetė ashtu?
    - Ai lindi para se tė mė jepej besimi pėr halife. Ėshtė rritur me kujdes, dhe ka qenė shumė mirė i edukuar nė Kur’an dhe nė lėmi tjera. Pasi qė e mora halifatin, ai iku dhe nuk brengosej fare pėr tė mirat e kėsaj bote. Ishte tepėr i lidhur me nėnėn e tij dhe unė ia dhashė asaj kėtė safir tė ēmuar qė t’ia jap atij. Ai pranoi me mosdashje. Nėna e tij ka ndėrruar jetė, dhe qė atėherė ti je i vetmi qė mė ka informuar nė lidhje me tė. Sonte do tė mė dėrgosh tek varri i tij.
    Abdullahu e dėrgoi Harunin tek varri i djalit tė tij. Haruni qau njė kohė tė gjatė dhe ngeli aty deri nė agim. Haruni kėrkoi qė Abdullahu tė qėndron aty pėr disa ditė qė tė mund tė shkojnė te varrezat gjatė netėve.
    Abdullahu nuk dinte se ai ishte djali i Harunit pėrderisa nuk i tregoi Haruni vetė
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  13. #213
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Tetė gėnjeshtrat e nėnės sime

    Selam alejkum vllezer dhe motra

    Fillimisht doja tju pergezoj per mundim tuaj dhe kontributin qe jepni ne ISLAM ALLAHU ju shperbleft.
    Lexova nje tregim shum mbreslenes dhe doja qe ta ndaja me ju shpresoj te ju pelqej , ku tregon nje dijetar per "Tetė gėnjeshtrat e nėnės sė tij"..hmmm..
    A thua cfar genjeshtra flet Dr. Mustafa Akkad ?!

    Andaj vijon ky tregim...........

    Tetė gėnjeshtrat e nėnės sime

    Nėna ime jo gjithmonė nuk e ka thėnė tė vėrtetėn . . . mė ka gėnjyer tetė herė nė momentet e rėndėsishme tė jetės!

    Nėna ime jo gjithmonė nuk e ka thėnė tė vėrtetėn... mė ka gėnjyer tetė herė nė momentet e rėndėsishme tė jetės!
    Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalė i vetėm nė njė familje tejet tė varfėr . . . aq tė varfėr saqė nuk kishim ushqimin e mjaftueshėm. Nė raste tė rralla ndodhte qė tė kishim pak oriz nė shtėpi . . . Nėna pėrgatiste shujtėn e thjeshtė dhe gjithmonė pjesėn e saj tė pjatės e hidhte nė pjatėn time duke thėnė: "Ha biri im, unė nuk jam e uritur."

    KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E PARĖ

    Kur u rrita pak, nėna ime pasi pėrfundonte punėt e shtėpisė, shkonte te lumi qė gjendej afėr shtėpisė, duke shpresuar se do tė zinte ndonjė peshk, qė unė tė kisha ushqim tė shėndetshėm dhe tė zhvillohesha sikur fėmijėt tjerė. Me njė rast, falėnderoj Allahun, arriti t'i zė dy peshq. Nxitoi nė shtėpi dhe pėrgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parė se unė me shije e haja peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj nė pjatėn time duke thėnė: "Biri im, ja edhe kėtė peshk timin, sepse ti e di qė unė nuk e dua peshkun."

    KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E DYTĖ

    Koha kalonte dhe erdhi momenti qė unė tė hyja nė shkollė. Meqė nuk kishim pasuri qė unė tė shkollohem, nėna hyri si shitėse te njė tregtar i pasur. Njė natė tė ftohtė dhe me shi, nėna mė tepėr u vonua nė punė.
    I brengosur dola nga shtėpia ta kėrkoja. E vėrejta duke ardhur me njė torbė tė rėndė tė rrobave nė dorė. E thirra: "Nėnė, eja nė shtėpi, ėshtė vonė dhe ftohtė." Ajo buzėqeshi dhe tha: "Biri im, unė nuk jam e lodhur."

    KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E TRETĖ

    Erdhi koha e provimeve tė shkollės. Edhe pse ishte vapė e madhe, ajo dėshiroi tė vinte me mua nė shkollė. Dielli pėrcėllonte tokėn, ndėrsa sipėrfaqja e rėrės avullonte nga nxehtėsia. Hyra nė shkollė, ndėrsa ajo mbeti duke pritur nė oborrin e shkollės. Kur pėrfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo mė priti me pėrqafim amėnor, mbushur me dashuri dhe mėshirė. Nė dorė mbante njė lėng tė ftohtė qė e kishte blerė pėr mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokėn dhe vėrejta atė, nga balli i saj rridhnin pika djerse.
    Ia ofrova gotėn duke thėnė: "Nėnė, pi edhe ti pak", ndėrsa ajo tha: "Biri im, vetėm ti pije, unė nuk kam etje."

    KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E KATĖRT

    Pas vdekjes sė babait tim, nėna jetoi njė jetė tė vėshtirė si e vejė. Mbi supet e saj mbajti tėrė pėrgjegjėsinė pėr udhėheqjen e shtėpisė, thjeshtė duhej tė kujdesej pėr ēdo gjė. Jeta ishte vėshtirėsuar, dhe shumė shpesh ishim tė uritur. Pranė shtėpisė sonė jetonte xhaxhai im, njeri i mirė, shpesh na sillte ushqim por edhe ai ishte i varfėr. Fqinjėt kur panė qė gjendja ynė ishte e papėrballueshme, kėshilluan nėnėn e cila ishte ende e re, tė martohej pėr dikė qė do ta ndihmonte. Mirėpo, nėna ime refuzoi kėtė kėshillė duke thėnė: "Unė nuk kam nevojė pėr dashuri."

    KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E PESTĖ

    Pasi pėrfundova fakultetin, hyra nė njė punė me pagė tė mirė nė njė firmė dhe vendosa ta marr pėrsipėr kujdesin e shtėpisė.
    Meqė shėndeti i nėnės ishte dobėsuar, nuk mund tė punonte si shitėse rrobash, filloi tė shesė perime nė treg. Kur nuk mundi mė tej tė punonte, unė ndava pjesėn nga paga ime dhe ia dhashė asaj, ndėrsa ajo i refuzoi duke thėnė: "Biri im, ruaji tė hollat, unė kam mjaft pėr vete."

    KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E GJASHTĖ

    Vazhdova shkollimin e mėtejmė dhe shumė shpejtė u bėra magjistėr. Paga ime u rrit edhe mė shumė. Firma gjermane mė ofroi njė punė tė mirė nė Gjermani. U gėzova pa masė dhe fillova tė ėndėrroja pėr jetėn e re tė lumtur. E ftova nėnėn tė vinte tė jetojė me mua, por ajo refuzoi duke mė thėnė: "Biri im, unė nuk jam mėsuar me jetė luksoze."

    KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E SHTATĖ

    Koha kalonte, nėna ishte plakur dhe shumė shpejtė u sėmur nga karcinomi malinj. Nė ato momente nė mes meje dhe nėnės sime tė dashur ishin shumė shtete. I nevojitej pėrkujdesja e dikujt. I lashė tė gjitha dhe u ktheva nė shtėpi. Nėnėn e gjeta nė shtrat.
    Kur mė pa, u mundua tė buzėqesh. Zemra mu copėtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte mė ajo nėna qė e kam njohur . . . Lotėt mė shkonin rrėke nėpėr fytyrėn time, por edhe tani ajo u mundua tė mė ngushėllojė duke thėnė: "Biri im, mos qaj, unė nuk kam dhembje!"

    KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E TETĖ

    Pasi qė tha kėto fjalė, mbylli sytė dhe mė nuk i hapi kurrė.
    Secili qė kėnaqet me begatinė e prindėrve tė gjallė, u kėshilloj:
    Ruani kėtė begati para se tė pikėlloheni pėr humbjen e saj.
    Secilit qė ka humbur nėnėn e tij tė dashur, e kėshilloj:
    Gjithmonė kujto sesa ka sakrifikuar pėr ty.
    Lute Allahun qė ta falė dhe mėshirojė.
    ... “Unė besoj se pėrkufizimi mė i mirė i njeriut ėshtė dykėmbėsh pėrbuzės.’..Fyodor Dostoyevsky..

  14. #214
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405

    Musa Alejhi Selam Dhe Shoku i Tij Ne Xhennet

    Musa Alejhi Selam Dhe Shoku i Tij Ne Xhennet

    Musa alejhi selam, Pejgamberi i Allahut, a e dini se kush ka qenė Musa alejhi selam?!! Pejgamber, i cili ka folur me Allahun subhanehu ve teala drejtpėrdrejt, pa ndėrmjetėsues, dhe ka qenė njėri prej pesė Pejgambereve mė tė zgjedhur (ulul azm).

    Tregohet se njė ditė prej ditėsh Musa a...lejhi selam iu drejtua Allahut me lutje:
    - O Zoti im, o Zoti im! Kam dėshirė ta di se kush ėshtė shoqėruesi im nė xhenet!
    - Njeriu i parė qė do tė kalojė pranė teje do tė jetė shoqėruesi yt nė xhenet - ia ktheu Allahu subhanehu ve teala.
    Musa alejhi selam priti dhe tha:
    - A thua kush do tė kalojė pranė meje?!
    Papritmas kalon njė njeri i thjeshtė qė Musa alejhi selam nuk njihte atė, dhe as ai njeriu nuk e njihte Musėn alejhi selam.
    - Njeri i thjeshtė si gjithė njerėzit - ka menduar Musa alejhi selam - A mos do tė jetė ky njeri prej Pejgamberėve, apo njeri i njohur me devotshmėrinė e tij.
    Mirėpo ky njeri nuk ishte i njohur, ishte njeri i zakonshėm .
    Musa alejhi selam filloi ta ndjekė nga pas, dhe tė shikojė se kush ėshtė ky shoqėrues i tij nė xhenet. Pas pak pa se ky njeri hyri nė njė shtėpi tė vjetėr dhe tė hapur (pa dyer e pa dritare). Djaloshi hyri nė kėtė shtėpi, dhe u ul pėrpara njė gruaje tė plakur, tė shtyrė nė moshė dhe e sėmurė me sėmundje tė ndryshme. Gruaja ishte e ulur nė tokė, Musa alejhi selam shikonte nga larg se ēfarė po vepronte ky djalė.
    Djaloshi e pėrshėndeti gruan (plakė) me selam, dhe filloi t'ia pėrgatit ushqimin. Ia solli ushqimin dhe filloi ta ushqente atė me dorėn e tij. Pasi e ushqeu, i dha ujė, ia pastroi gojėn e saj. Pastaj filloi ta pastrojė shtėpinė, dhe nė A doli nga shtėpia.
    Musa alejhi selam e takoi atė, e pėrshėndeti me selam. Djaloshi nuk e njihte Musėn alejhi selam, dhe Musa filloi ta pyet atė:
    - O filan, kush ėshtė kjo grua (plakė), tė cilės i solle ushqimin, e ushqeve, i dhe ujė, ia pastrove gojėn e saj, ia pastrove shtėpinė dhe dole?
    - Ajo ėshtė nėna ime, - iu pėrgjigj djaloshi
    - A bėn lutje (dua) nėna jote ndonjėherė pėr ty? - ia ktheu Musa alejhi selam.
    - Po bėn lutje tė shumta, mirėpo njė lutje e bėn vazhdimisht qė nuk e ndėrprenė atė asnjėherė, - iu pėrgjigj djaloshi.
    - E cila ėshtė ajo lutje? - pyeti Musa alejhi selam.
    - Gjithmonė lutet A thėnė: "O Zoti im, o Zoti im, bėje djalin tim qė tė jetė shoqėrues me Musėn, birin e Imranit nė xhenet!" - i tha djaloshi.
    Pastaj Musa alejhi selam i tha: - Tė pėrgėzoj, tė pėrgėzoj o rob i Allahut, se me tė vėrtet Allahu i ėshtė pėrgjigjur lutjes sė saj, dhe unė jam Musa i biri i Imranit, dhe ti je shoqėruesi im nė xhenet.
    Allahu subhanehu ve teala thotė:
    "Zoti yt ka urdhėr te prerė qė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njeri prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of-oh ", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese) . Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "O Zoti im! Mėshiroji ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl"!" (Israė, 23-24).
    Kjo ėshtė duaja e nėnės, ku jemi ne me nėnat tona, ēka veprojmė ne me nėnat tona, vėrtet Allahu e pranon duanė (lutjen) e nėnės. Ja shikoni, duaja e nėnės e bėri kėtė njeri tė thjeshtė, tė mjerė, qė tė jetė shoku i Musės alejhi selam nė xhenet si shkak i duasė sė nėnės sė tij, e qė ka prej njerėzve qė bėjnė namaz tėrė natėn dhe nuk e arrin shkallėn e kėtij personi.
    O vėlla tregtar, ndaj diēka nga tregtia e jote!
    O ju gra, ndani diēka!
    O ju fėmijė ndani diēka!
    Dhe shkoni te nėnat e juaja dhe gėzoni ato!
    Nėna jote, pastaj nėna jote, pastaj nėna jote, pastaj babai i yt! A e din ti o vėlla dhe motėr se duaja e nėnės ėshtė e pranueshme, dhe duaja e babės ėshtė e pranueshme.
    Shkoni te to dhe kėrkoni prej tyre qė ta lusin Allahun dhe tė kėrkojnė pėr ju xhenetin.Shiko mė shumė

  15. #215
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jeta jonė ndodhet nė kėtė tregim


    Njė ditė prej ditėsh, njė njeri ishte duke udhėtuar nė njė udhėtim, nė shoqėrim tė gruas dhe fėmijėve tė tij. Nė rrugėtim ata takojnė njė person, i cili ishte i ndalur nė rrugė, me tė cilin fillojnė njė bisedė:



    Njeriu e pyeti: Kush je ti?
    Iu pėrgjigj: Unė jam Pasuria.
    Burri e pyeti gruan dhe fėmijėt e tij: A ta lejojmė kėtė tė udhėtoj me ne?
    Tė gjithė iu pėrgjigjen: Po si jo, me pasuri mund tė bėjmė gjithēka dhe tė posedojmė ēdo gjė qė dėshirojmė.
    Dhe hipi pasuria me ta, dhe vazhduan rrugėtimin, derisa e takojnė njė tjetėr person.

    Babai e pyeti: Kush je ti?
    Ai iu pėrgjigj: Unė jam Pushteti dhe Pozita.
    Sėrish u kthye burri kah gruaja dhe fėmijėt e tij dhe i pyeti se a mund ta lejojnė kėtė njeri tė udhėtoj me ta?

    Dhe tė gjithė njėzėri iu pėrgjigjėn: Gjithsesi, me pushtet dhe pozitė mund tė arrijmė gjithēka dhe tė posedojmė ēdo gjė qė dėshirojmė.
    Dhe kėshtu hipi me ta edhe pushteti e pozita.
    Karroca prapė lėvizi pėr ta plotėsuar udhėtimin e saj. Pėrgjatė rrugės takuan shumė persona dhe tė gjitha dėshirat, epshet dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote, por pėr ēudi asnjė nuk e refuzuan pėrderisa e takuan njė person.

    Dhe babai e pyeti: Kush je ti?

    Iu pėrgjigj ai: Unė jam Feja.

    Babai, gruaja dhe fėmijėt tė gjithė tė njė zėri thanė: Jo, nuk ėshtė koha e tij. Ne dėshirojmė kėtė botė, ashtu siē dėshirojmė ti shijojmė kėnaqėsitė e saj. Kurse feja do tė na i ndaloj kėto kėnaqėsi, dhe do tė na prangos dhe do tė lodhemi me obligimet dhe mėsimet e tij, me hallall, haram, namaz, mbulesė, agjėrim, me, me, me ... dhe kjo do tė na dėrrmoj ne.
    Mirėpo i thanė atij, fejės, se mund tė kthehen sėrish tek ai pasi ta shijojnė kėtė botė dhe ēka ka nė tė.


    Kėshtu e lanė atė tė mėrzitur dhe vazhduan rrugėn me karrocėn e tyre.
    Dhe, befas gjetėn nė rrugė pikė kontrollin dhe fjalėn "STOP" dhe njė njeri i cili i bėnte me shenj babait qė tė zbriste nga karroca.

    Njeriu iu afrua babait dhe i tha: Pėr ty zotėri pėrfundoi udhėtimi, duhet ta lėsh karrocėn dhe tė vini pas meje.

    Babai i befasuar u shtang nė vend dhe nuk nxori asnjė fjalė.
    Njeriu i tha: Unė kontrolloj pėr Fenė... a e ke me vete Fenė?

    Babai duke u dridhur tha: Jo... e kam lėnė pak mė larg nga kėtu... tė lutem mė lejo tė shkoj ta marr...

    Njeriu i tha: Nuk mund ta besh kėtė sepse pėr ty udhėtimi pėrfundoj dhe kthimi yt ėshtė i pa mundur...

    Babai i tha: Por me mua nė karrocė janė Pasuria, Pushteti e Pozita, Gruaja, Fėmijėt e mi dhe, dhe, dhe , dhe....

    Njeriu i tha: Asnjėri prej tyre nuk tė bėjnė dobi tek Allahu, dhe tė gjitha do ti lėsh, dhe asnjeri nuk do tė bėnte dobi, pėrpos fesė tė cilėn e poshtėrove duke e lėnė nė mes tė rrugės.

    Dhe babai e pyeti: Po mirė kush je ti?

    Ai iu pėrgjigj: Unė jam VDEKJA, pėr tė cilėn ishe i shkujdesur dhe asnjėherė nuk e llogarite takimin e saj.

    Babai me lot nė sy i penduar u kthye kah karroca, dhe pa qė gruaja e tij e drejtonte karrocėn nė vend tė tij.
    Ndėrsa karroca filloi tė lėviz pėr ta plotėsuar rrugėtimin e saj, e nė tė ishin Fėmijėt, Pasuria, Pushteti e persona tė tjerė, askush nga ta nuk zbriti qė ta shoqėroj babain, por mbeti i vetmuar dhe i penduar nė mes tė rrugės, edhe pse kishte kaluar koha e pendimit.


    Thotė Allahu i Madhėruar: "Thuaj (o i dėrguar): "Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregtia qė frikoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur." [Et Teubeh 24]


    Dhe thotė Allahu Fuqiplotė: "Secili njeri do tė shijojė vdekjen, e shpėrblimet tuaja u plotėsohen ditėn e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet nė xhennet, ai ka arritur shpėtim, e jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr pos njė pėrjetim mashtrues." [Ali Imran 185]

    Paqja, Mėshira dhe Begatia e Allahut qoftė mbi ju....

    Pėrktheu: Rijad Imeri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 05-10-2010 mė 04:14
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  16. #216
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Kujto vdekjen dhe varrin (Poezi e bazuar ne hadithe te sakta)





    Kur zbresin melaiket me fytyra te bardha si dielli
    me vehte kane qefine dhe ere te mire prej xhenetit
    ulen prane besimtarit aq sa te arrije shikimi
    keshtu eshte thene ne hadithin e sakte te Profetit

    Prane kokes se tij meleku i vdekjes ulet
    me fjale te bukura plot butesi dhe embelsi
    o shpirti i mire dhe i kendeshem- thote meleku- ti dil
    per ne faljen e mekateve nga Allahu dhe per ne kenaqesine e Tij

    Dhe shpirti del lehtė sikurse pika e ujit nga shakulli
    meleku i vdekjes e merr me kujdes dhe butesi
    ne qiej dhe toke per te meleket dergojne salawate
    mos valle, a nuk do qė keshtu tė trajtohesh edhe ti?!

    Meleket e tjere menjehere e marrin dhe e vendosin
    ne qefinin fisnik me eren e mire te xhenetit
    si misku me i kendeshem ne toke ky shpirt kundermon
    nje trajtim i vecante e i caktuar vetem per te drejtit

    dhe dyert e qiellit ketij shpirti te gjitha do ti hapen
    dhe melaiket e ēdo dere luten te ngjitet nga ata
    te mirin te gjithe e duan, e respektojne dhe e ēmojne
    Allahut te Larte i lutemi te na beje nga ata

    melaiket e marrin dhe ngjiten me te ne qiell
    “Ē’ėshte ky shpirt i mire e i kendeshem”, ēdo grup melaikesh thote
    eshte filani biri i falanit do te thuhet
    me emrat me te mire me te cilin u thirr ne kete bote

    e kur me te melaiket arrijne ne qiellin e dunja-se
    kerkojne qe dera te hapet dhe per ta ajo hapet
    vazhdojne ta shoqerojne ate te afruarit e Allahut te ēdo qielli
    dhe me te ata ngjiten deri tek qielli i shtate

    e kur melaiket te arrijne me te ne qiellin e shtate
    ai merr vleresimin per besimin, theniet dhe per cdo pune
    Allahu i Larte melaikeve ka per tu thene
    “Shkruajeni perfundimin e robit Tim ne ilijune!”

    “E c’te ben ty te dish se ē’eshte ilijune
    perfundimi per ne ilijune eshte i shkruar
    kete e deshmojne melaiket
    ata qe prane Allahut jane me te afruar!”

    E keshtu ne ilijun perfundimi tij shkruhet
    shperblim per ate qe ne dunja ruhet
    per ate qe obligimet e fese i ploteson
    dhe nga harami gjithmone larg qendron

    e pasi perfundimi tij ne ilijun eshte shkruar
    Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
    “Kthejeni robin Tim perseri ne toke
    keshtu atyre Une u kam premtuar

    nga toka i krijova, aty do ti kthej
    ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
    O njerez per ringjalljen nuk ka dyshim
    ai qe ka mend prej kesaj mesim merr

    me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
    ne trupin e tij ne varrin e ftohte
    i vetem ne varr tek ai degjohen
    kepucet e miqve te tij tek largohen

    atehere dy meleke atij i afrohen
    e ata jane qe shume ashper qortojne
    e ulin ate dhe prane i rrine
    me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

    Kush eshte Zoti yt? Feja jote cila eshte?
    Kush eshte i derguari yt?-i thuhet
    wallahi pergjigjet vetem besimtari do i kujtoje
    kjo eshte sprova e fundet qe ai do te kaloje

    pergjigjet e tij jane te shkelqyera
    fjale madhore dhe shume te vyera
    ne varr besimtari do te perforcohet
    me pergjigjet e tij s’do te trishtohet

    Zoti im eshte Allahu! Feja ime Islami!
    I derguari tek une eshte Muhamedi!
    Kjo do jete pergjigja e besimtarit
    pergjigje e plote dhe pa pike sikleti

    I thuhet:- Per keto, ēfare prove ke?
    Basimtari do te jape pergjigje te re:
    Lexova Kur’anin dhe atij i besova
    Librin e Allahut, sipas tij veprova

    atehere nje pergjigje kumbon nga qielli
    si bekim dhe sukses per robin fitimtar
    deshmia me e mire dhe me e pranuar
    nga vete Allahu per robin e Tij besimtar

    “Robi im ka thene te verteten - do thuhet
    shtrojini atij nje shtroje te xhenetit
    Me rroba prej tij ate ju ta vishni
    Dhe hapini atij nje dere prej xhenetit!”

    Nga ajo dere i vjen fllad, ere e mire dhe qetesi
    varri i zgjerohet sa shikimi i tij
    O Allah! Na bej nga persona te tille!
    O Allah! Na bej nga robte vepermire!

    Pastaj nje burre i bukur i afrohet
    me rroba te mira, me ere te kendeshme
    atij i thote dhe e pergezon:
    “Degjoje nje fjale qe te gezon!

    Gezohu me miresite e Allahut dhe xhenetet
    ne te cilat ka begati te perhereshme.
    Kjo eshte dita jote qe te ishte premtuar!”
    Eh-ē’lajm i bukur, ē’miresi e pashtereshme!

    Besimtari atij me pas i pergjigjet:
    Edhe ty Allahu te gezofte me te mire.
    Valle kush je ti qe me pergezon?
    Paske fytyre qe vjen me te mire.

    Ai i pergjigjet: “Jam puna jote e mire
    Wallahi une ty te kam njohur te pershpejtuar
    ne urdherat e Allahut duke i plotesuar
    harameve larg duke ju qendruar
    prandaj Allahu te shperbleu me te mire!”

    Me pas atij dy dyer do ti hapen
    nje dere e xhenetit dhe nje dere e zjarrit
    i thuhet- “Ketu je ngase besoje
    ne zjarr do te ishe po te kundershtoje!”

    E besimtari do thote kur te shohe xhenetin
    “O Zoti im! Beje sa me shpejt kjametin!
    Tek pasuria dhe familja ime me ēo”
    por i thuhet per tani ketu ti qendro!

    E me pas hadithi fisnik na tregon
    per tjetin kur vdes nderkohe qe s’beson
    kur nga kjo bote ai po largohet
    momentet kur vdekja atij i afrohet

    nga qielli i zbresin meleke te vrazhde
    me fytyra te zeza dhe teper te ashper
    me vehte kane rroba nga zjarri i xhehenemit
    te thurura jane, prej leshi te ashper

    kur zbresin, atij i rrine larg sa shikimi
    tek koka i vjen meleku i vdekjes:
    “Dil shpirt i keq!” - ai e urdheron
    mjere per te, me c’fare e qorton

    “Ne urrejtjen e Allahut dil dhe ne hidherimin e Tij!”
    Meleku i vdekjes shpirtin urdheron
    nga frika ai shperndahet ne trup me shpejtesi
    por meleku i vdekjes e kap me furi

    me force e terheq dhe e nxjerr me ashpersi
    si helli me degezime nga leshi i lagur kur del
    nga ashpersia e daljes se shpirtit nga trupi
    i keputen damaret dhe nervat kur del

    me pas ēdo melek ate e mallkon
    ne qiell dhe toke dhe dyert i mbyllen
    me kembengulje meleket i luten Allahut
    qe ai te mos ngjitet nga ana e tyre

    meleku i vdekjes ne dore e merr
    e nuk mbetet ne te as sa vezullima e syrit
    meleket e marrin dhe e mbeshtjellin
    me rroben e ashper te xhehenemit

    e nje ere prej tij se ē’kundermon
    si era me e keqe mbi faqen e tokes
    mjere kujt i ndodh dicka e tille
    mjere ai qe nuk i therret kokes

    dhe ngjiten me te meleket dhe nxitojne
    per ne qiellin e dunijase ate e ēojne
    ēdo grup melekesh prane te cileve kalojne
    ē’eshte ky shpirt i keq e i neveritshem-thone

    ky eshte filani biri i filanit u thuhet
    me emrat me te shemtuar qe thirrej ne kete bote
    derisa te arrijne ne qiellin e dunjase
    kerkojne tu hapet dera por kjo eshte e kote

    vijon hadithi qe me tej te na qartesoje
    me pas profeti fjalen e Allahut recitoi
    “Dyert e qiellit s’u happen dhe ne xhenet s’do hyne
    derisa ne vrimen e gjilperes deveja te kaloje!”

    Mbani vesh mire dhe thirrini kokes
    se Allahu do urdheroje melaiket e Tij:
    “Shkruajeni perfundimin e tij ne sixhin
    Ne shtresen me te ulet te tokes!”

    Pasi perfundimi tij ne sixhin eshte shkruar
    Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
    “Kthejeni robin Tim perseri ne toke
    keshtu atyre Une u kam premtuar

    nga toka i krijova, aty do ti kthej
    ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
    O njerez, per ringjalljen nuk ka dyshim
    ai qe ka mend prej kesaj mesim merr.

    Dhe shpirti i tij - vaxhdon hadithi
    hidhet nga qielli ne trupin e tij
    me pas thote hadithi, profeti filloi
    qe fjalen e Allahut te recitoje

    “Ai qe shirk Allahut i ben
    eshte sikur nga qielli te binte
    Shpendet ta rrembejne apo era e stuhishme
    ta hedhe ate ne vend te larget!”

    Me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
    ne trupin e tij ne varrin e ftohte
    i vetem ne varr tek ai degjohen
    kepucet e miqve te tij tek largohen

    atehere dy meleke atij i afrohen
    e ata jane qe shume ashper qortojne
    e ulin ate dhe prane i rrine
    me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

    Kush eshte Zoti yt? - atij i thone
    Ah, ah, nuk e di! - pergjigjet ai
    Cila eshte feja jote? - melaiket e pyesin
    Ah, ah nuk e di! - pergjigjet ai

    Ē’thua per te derguarin tek ju?
    Por s’mundet ai te shqiptoje emrin e tij
    Melaiket i thone atij-Muhamedi?
    Ah,ah nuk e di pergjigjet ai!

    Degjova te tjeret te thone kete emer
    kjo eshte e shumta qe thote ai
    i thuhet-“ti nuk e ke njohur te verteten
    As Kur’anin nuk e ke lexuar ti!”

    Atehere nje ze kumbon nga qielli
    gjykim per te dhe i ashper vendim
    “Genjen! Pra shtojini shtrese nga zjarri
    dhe hapini atij nje dere per ne zjarr”

    E nga kjo dere atij me furi i vjen
    era perveluese e xhehenemit dhe nxehtesia
    I ngushtohet varri sa brinjet e tij nderthuren
    O moskokecares valle ku eshte tani pasuria?!

    me pas nje burre i vjen qe eshte teper i shemtuar
    me rroba te neveriteshme dhe ere te keqe kundermon
    i afrohet neglizhuesit ne varr dhe i thote
    merre pra ti lajmin qe te hidheron

    “Kjo eshte dita jote qe te qe premtuar!”
    ky do jete shperblimi per kedo qe s’beson
    Ē’perfundim i llahtarshem
    Ē’gjendje e mjeruar

    E ne frike dhe ankth pergjigjet mohuesi
    Edhe ty per te keqen Allahu te lajmerofte
    Valle kush je ti? Vertete po me trishton!
    Fytyra jote eshte fytyre qe sjell te keqen.

    Pergjigjet lajmetari: “Jam puna jote e ndyre
    wallahi te kam njohur perhere te shkujdesur
    dhe urdherat e Allahut duke i neglizhuar
    i gatshem per haramet gjithnje per ti punuar

    Prandaj ty Allahu te shperbleu me te keqe
    Me denim e ndeshkim!”
    Eh ē’gjendje e mjeruar per ata si ky
    Sa perfundim i keq, deshtim e poshterim

    pastaj nje i verber dhe shurdhmemec eshte caktuar
    me zell dhe ashpersi ate per ta ndeshkuar
    ne dore seē mban nje te madhe varré
    sikur malin ta godiste, do te bente dhé

    nje goditje te rende mbi mohuesin leshon
    kjo goditje e llahtaresheme trupin ia shkaterron
    e ben dhé e pluhur dhe Allahu prape e ri-formon
    dhe perseri ndeshkuesi nje goditje leshon

    nje britme rrenqethese mohuesi nxjerr
    ēdo gje e degjon perveē xhineve dhe njerezve.
    O i mjeri ti qe Allahun mohon!
    O i mjeri ti qe je i dhene pas epsheve!

    Me pas atij i hapet nje dere nga zjarri
    dhe me nje shtrese prej tij, atij i shtrohet varri
    vazhdon te shijoje denimin, vuajtjet dhe sikletin
    lutet: “O Zoti im, mos e bej kjametin”

    dhe kjo qe ai gjen ne varr, s’eshte asgje
    edhe pse vuajtje dhe dhimbje e padurueshme
    por tortura e plote do ti vije ne ahiret
    ndeshkim i llahtarshem, nje tmerr i vertete

    O bijte e Ademit, nga dynja-ja mos u mashtroni
    plotesoni obligimet dhe larg haramit qendroni
    mos jini moskokecares dhe mos neglizhoni ne fe
    qe me pas mos thoni: “Ah sikur te kisha qene dhé!”



    (shkruar nga Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albani)

  17. #217
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kompjuteri dhe Imami...

    Njė imam xhamie njė ditė, shkon nė njė apartament zyrtar pėr njė punė. Kėrkohen prej tij ca informata dhe pėr t’i marrė ato shkon tek njė internet kafe qė ėshtė mė afėr apartamentit.


    Duke hyrė ne derė tė internet kafes e vėrejti pllakėn lart me mbishkrim subhanallah estagfirullah:

    A mund tė mė ndihmosh pėr ta gjetur numrin personal, i thotė imami djaloshit i cili punonte aty?


    –Djali iu pėrgjigj : nėse mund tė prisni vetėm ta pėrfundoj njė punė, do tė tė ndihmoj pastaj.



    Imami duke pritur shfrytėzon rastin ta vlerėsoj vendin dhe tė mendoj se si tė rinjtė e kalojnė kohėn bosh, ku me hyrjen ne internet kafe nuk mundė tė dalin sikur miu i cili pėr ta marr djathin bie nė kurth dhe mė nuk mund tė dal, pra tė rinjtė po bien nė kurthe tė ndryshme tė internetit. Nė vete thotė: subhannallah... i paska ardhur fundi dynjasė me kėto fitne.

    Djaloshi kur e sheh njė fytyrė jo tė kėndshme tė imamit, e thėrret tė pinė nga njė ēaj. Pas kėtij veprimi hoxha sa i zbutet pak mendimi: sė paku, edhe kjo vepėr ėshtė njė mirėsi.

    Mendimi i keq pėr kėta tė rinj nuk pėrfundon vetėm me shqetėsim, por imami vendos qė t’i shkėmbej ca mendime me kėtė djalosh, dhe fillon ta pyet :

    -Do tė pyes diēka djalosh por nuk e di se ēfarė mendon ?

    -Urdhėroni Imam, ēfarė do tė pyesni ?

    -Ti a e njeh ALLAHUN?

    Me flokė tė ēaraveshur dhe tė lyer me gel, qė nė ēdo pamje tė tij imamin e shtynė tė thotė nė vete: subhanallah ! Pėrgjigjja e djaloshit paksa ėshtė e papritur dhe e ēuditshme.

    Me njė buzėqeshje tė ngrohtė djaloshi thotė :

    - Si mos ta njeh njeriu Zotin e tij, i cili e ka krijuar nga hiqi, ia ka dhėnė mendjen qė tė mendon dhe percepton, ia ka dhuruar sytė qė tė sheh ?

    -Po po e njeh, por ēfarė njeh ti te Zoti yt, a mundė tė mė tregosh?

    Djaloshi, duke e drejtuar gishtin kah kompjuterėt, thotė :

    -Prej kėtyre kompjuterėve po e njoh, z. Imam.

    -Po si? Nuk po tė kuptoj.

    -Ekzistimi i kėtyre kompjuterėve tek unė janė argumente tejet tė bindshme pėr ekzistimin e Zotit. Kush punon me kompjuterė e din shumė mirė, se kėso makina mund tė zbulohen vetėm nga inxhinierė tė elektronikės me dituri tė madhe .Tė pyesėsh edhe ateistin mė ekstrem ka pėr tė thėnė se: kjo kuti nuk mundė tė bėhet nga njė rastėsi, gjithsesi ėshtė bėrė nga dikush...

    P.sh: tė zgjohet Darvini dhe kėtė laptop t’ia tregosh dhe t’i thuash se njėherė ėshtė bėrė nga njė kalkulator dhe me kalimin e kohės rastėsisht ėshtė avancuar dhe ėshtė shndėrruar nė njė teknologji tė lartė edhe ai ka pėr tė thėnė qė kjo gjė ėshtė veēse njė ēmenduri.

    Imamit pas kėtyre fjalėve i bėhet qejfi .

    -Kur pėr kompjuterin nuk pranojnė qė ėshtė bėrė vetvetiu, kur vjen puna tek krijimi i njeriut tė shtrembėron apo jo ?

    -Shikoni z. imam. Kėtu janė 20 kompjuterė dhe tė gjitha kėto janė tė lidhur me njė sistem dhe tė gjitha kontrollohen me njė program. Pėr kėtė mirėmbajtje unė kujdesem. Pėr ndryshe, shėmbėlltyra mė e lartė i takon Allahut, larg asaj se unė jam zot i kėtyre. Ndonjėherė, disa fėmijė luajnė kėtu dhe pėrfundojnė duke mos paguar . Menjėherė unė i zė ata dhe ju them: ku doni tė shkoni pa paguar? Ju dėshironi tė shfrytėzoni begatitė e kompjuterit e tė ikni pa paguar, nuk ka ashtu. Ata i dėnoj nė forma tė ndryshme, p.sh.: i detyroj tė pastrojnė objektin, t’i fshijnė xhamat etj. Pėr njė orė interneti duhet tė ketė llogari, ndėrsa aq mė parė duhet tė japim llogari pėr dhuntitė e panumėrta dhe pėr njė jetė tė gjatė!

    Vetėm pėr njė internet kafe duhet doemos tė ketė njė kujdes dhe mirėmbajtje, ndėrsa pėr njė kozmos gjigant dhe i pėrgatitur pa asnjė tė metė, a nuk duhet tė ketė ndonjė mbikėqyrės?

    Kush e mohon kėtė, vėrtet ėshtė njė injorant, apo jo ?

    -Vallahi djalosh shumė, shumė mė pėlqeve dhe mė befasove me pėrgjigjet. Por ALLAHUN a e njeh duke e pėrngjarė me diēka ?

    - Unė ALLAHUN pa e pėrngjarė me asgjė e njoh z. imam.

    -Mirė pra atėherė si e dite kėtė gjė qė ėshtė kėshtu?

    Djaloshi pėrsėri bėn me gisht kah kompjuterėt, dhe thotė :

    - Pėrsėri prej kėtyre kompjuterėve z. imam. Kompjuteri dhe inxhinieri i kompjuterėve ndryshojnė. Nuk i pėrngjajnė njėri tjetrit. Njeriu qė e shkruan programin me vet programin gjithashtu ndryshojnė, dija qė ėshtė nė kompjuter me dijen time janė ndryshe, kamera dhe zėrimi i kompjuterit me sytė dhe me dėgjimin tim nuk ėshtė njėlloj .

    Imami aq shumė befasohet me djaloshin sa e harron edhe punėn e vet vetėm pėr t’i shkėmbyer ende disa fjalė me te.

    -Mirė, por pas besimit tek ALLAHU a e di se ēfarė duhet bėrė pėr Zotin tėnd?

    -Z. imam, e di se ēka duhet bėrė por nuk jam i kėnaqur me aq sa bėj.

    -Nėse mė tregon ēka bėn ndoshta do tė ndihmoj se ēfarė duhet bėrė.

    -Se ēfarė duhet bėrė e di nga kėtu qė: sė pari Zoti mė ka dhėnė njė dashuri pėr tė cilėn ma ka bėrė tė mundshme qė vetėm ALLAHUN dhe dashamirėt e ALLAHUT kanė vend nė zemrėn time, ndėrsa ata, me tė cilėt Allahu nuk ėshtė i kėnaqur, nuk kanė vend nė zemrėn time. Gjithmonė atė duhet ta pėrmendi dhe atė ta tregoj. Dhe sė fundi trupin qė e kam amanet ta ruaj siē Ai ka dėshirė, qė njė ditė do tė bėhet dhe...kėto janė ato qė i di z. imam.

    -Eh djalosh, ēfarė tė duhet mė shumė pėr tė ditur s’mbeti gjė!

    -Z. imam, po them qė duhet bėrė mė tepėr dhe se duhet vepruar, sepse vetėm me shqiptimin e fjalės ‘mjaltė’ nuk po ėmbėlsohet gjuha!

    Ta dish rrugėn e duhur dhe tė ecėsh nėpėr rrugė ėshtė krejt tjetėr. Prapė, nėse flasim me gjuhėn e kompjuterėve, duhet theksuar se p.sh.: shejtani i ashtuquajturi haker ,i cili hyn nė sistemin tim tė ashtuquajtur EPSH dhe i aktivizon virusat nė trupin tim. Duhet doemos tė gjendet ndonjė anti-virus i fortė pėr t’i pėrballuar kėtyre viruseve.

    -Unė e di njė anti-virus tha Imami dhe shtoi “NAMAZI”

    -A, po! NAMAZI ėshtė anti-virus i fortė i cili aktivizohet pesė herė nė ditė, dhe kėshtu vazhdimisht mbrohemi...

    Nga turqishtja pėrktheu dhe pėrshtati:

    Abdullah Z. Ēerkezi

    /radio pendimi/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  18. #218
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Mė varrosni me ēorapė



    Kur njė njeriut tė ngritur dhe pasanik iu afrua vdekja, i ftoi dy djemtė e tij dhe ua dorėzoi dy shkresa tė mbyllura. U tha atyre: Letrėn e parė do tė hapni pasi qė tė vdes dhe para sė tė mė varrosni, ndėrsa tė dytėn, pas varrimit.

    Pas vdekjes sė babait, mblidhen djemtė dhe e hapin letrėn e parė, tė shohin testamentin e shkruar nga i ati. Nė tė thuhej:

    “O fėmijė tė mi tė dashur, kur tė vdes me jepni gusėll, mė mbėshtillni me qefin dhe mi vishni ēorapet. Assesi tė mos mė varrosni pa mi veshur ato!”

    Vėllezėrit filluan tė diskutojnė. Mė i riu tha se duhet tė pėrmbushin dėshirėn e babait, derisa mė i vjetri tha se asnjė nga muslimanėt nuk varroset me ēorapė kėshtu qė as babai i tyre nuk do tė varroset. Dhe kėshtu ndodhi, ata e varrosėn babanė e tyre pa ēorape.

    Pas varrimit ata hapėn edhe letrėn e dytė qė tė shohin se ēfarė testamenti u ka lėnė babai i tyre. Nė tė shkruante:

    “Fėmijė tė dashur! Isha shumė i pasur dhe shikoni sė nė kėtė dynja kam pasur ēfarė tė dėshiroj, ndėrsa nė varrė as ēorapėt nuk i mora!”
    /breziiri/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  19. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    S ka zot tjeter vec ALLAH ut dhe Muhamedi asht robi dhe i derguemi i Tij !!!

    ALLAH u asht i falenderu pri vetiu,
    Ai s ka nevoj per falenderimn ton qe sado i devotshem te jete,asht i mete.......
    .......por ne kemi nevoj per falenderimin per Te...
    Ai s kerkon furnizim nga ne,por vetem mirnjoftje....po c asht kjo mirnjoftje???

    kjo fjale,mirnjoftje,ka dy kuptime ,

    njeri falenderues,e kshu jemi msu ta perdorim e t a kuptojm zakonisht kte fjale.....
    tjetri inteligjent,.... qe me njoft mire ,me kuptu nepermjet njftjes...

    ALLAH U m rujt menjen se pari,masnej shnetin,e masnej pasjen...

  20. #220
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Njė ngjarje interesante nė kohėn e Omer b. Hattabit r.a.

    Njė ditė pėrderisa halifi Omer b. Hattabi r.a. ishte nė shoqėri tė sahabėve, erdhėn dy djelmosha duke sjellur para vetit njė beduin. Posa erdhėn tek Omeri r.a., ai tha:
    "Ēfarė do tė thotė kjo?" Ata thanė:
    "Ky njeri e ka mbytur babain tonė."
    "A e ke mbytur babain e tyre?" - pyeti Omeri r.a..
    "Po." - u pėrgjigj beduini.
    "Si e mbyte?" - pyeti halifi.
    Beduini u pėrgjigj: "Hyri me devetė e tij nė tokėn time. Unė i tėrhoqa vėrejtjen, por ai nuk vėri veshin fjalėve tė mia, dhe hodha njė gur mbi te. Guri e goditi nė kokė dhe ai vdiq."
    Omeri r.a. nė kėtė tha: "Hakmarrja ėshtė varja!" Urdhri i cili shkruhej dhe gjykimi nuk pranoi diskutim. Omeri r.a. nuk pyeti pėr familjen e kėtij njeriu. Omeri r.a. nuk pyeti fare se a ishte nga familja me nam, e fuqishme, e madhe dhe ēfarė pozite kishte nė shoqėri. Omeri r.a. asgjė nga kėto nuk e interesonte, sepse ishte i drejtė nė gjykim nė ligjin e Allahut. Sikur tė ishte nė pyetje edhe i biri, do ta kryente hakmarrjen.
    Ky njeri tha: "O udhėheqės i besimtarėve, tė lutem nė emėr tė Atij qė krijoi qiejt dhe tokėn, tė mė lirosh vetėm njė natė. Dėshiroj tė shkoj te familja ime, bashkėshortja dhe fėmijėt nė shkretėtirė. Dėshiroj t'i njoftoj qė do tė mė varėsh. Pastaj do tė kthehem. Betohem nė Allahun, se pėrveē Allahut nuk kanė askėnd."
    Omeri r.a. tha: "Kush garanton pėr ty qė do tė kthehesh?" Tė gjithė njerėzit heshtėn. Kėtė beduin nuk e njihte askush. Nuk e dinin as ku jeton, ku e ka tendėn, e as cilit fis i takon. Si mund tė garantonte dikush pėr te? Ishte kjo garancė pėr jetė. Kush do t'i kundėrvihej Omerit r.a. nė aplikimin e ligjit tė Allahut nėse beduini nuk kthehej? Kush ishte ai qė tė ndėrmjetėsonte pėr te?
    Sahabėt heshtėn. Omeri r.a. ndjeu njė vėshtirėsi dhe ishte nė dilemė. Ēfarė tė bėnte? A thua ta varė njeriun e t'i lėrė fėmijėt e tij tė vdesin nga uria? Apo ta lėshojė pa kurrfarė garance, me ē'rast do tė humbasė haku i tė vrarit?
    Njerėzit heshtėn, ndėrsa Omeri r.a. hamendej dhe u kthye kah djelmoshat duke i pyetur: "A po ia falni?"
    "Jo." - u pėrgjigjen djelmoshat.
    Omeri r.a. pėrsėri tha: "Njerėz, kush do tė garantojė pėr kėtė njeri?"
    Ebu Dherr el-Gifari u ngrit dhe ashtu plak pėrplot askezė dhe sinqeritet tha: "O udhėheqės i besimtarėve, unė garantoj pėr kėtė njeri." Omeri r.a. i tha: "Ky ėshtė vrasės." Ndėrsa Ebu Dherri tha: "Po, edhe pse ėshtė vrasės."
    Omeri r.a. e pyeti: "A e njeh?" Ebu Dherri tha: "Jo."
    Omeri r.a. pėrsėri e pyeti: "Si do tė garantosh pėr kėtė?" Ebu Dherri tha: "Vėrejta nė fytyrėn e tij shenjat e besimtarit. Kuptova qė nuk po gėnjen dhe inshallah do tė kthehet."
    Omeri r.a. tha: "Ebu Dherr, mos mendo se do tė lėshoj nėse nuk kthehet brenda tri ditėve!" Ebu Dherri tha: "Allahu ėshtė i vetmi Ndihmues, o udhėheqės i besimtarėve."
    Omeri r.a. e lėshoi kėtė njeri tė shkojė nė shtėpi dhe tė pėrgatitet: tė pėrshėndetet me gruan dhe fėmijėt e tij, e pastaj tė kthehet.
    Omeri r.a. nuk harroi terminin e marrėveshjes dhe numėronte ēdo ditė. Ditėn e tretė nė kohėn e ikindisė, tellalli thirri njerėzit. Populli ishte mbledhur si dhe dy djelmoshat e babait tė vrarė. Ebu Dherri qėndronte pranė Omerit r.a..
    Omeri r.a. e pyeti: "Ku ėshtė njeriu?" Ebu Dherri u pėrgjigj: "Nuk e di , o udhėheqės i besimtarėve!"
    Sahabėt heshtnin, ndienin vėshtirėsi pėr tė cilėn askush nuk e dinte pėrveē Allahut xh.sh.. Ėshtė e vėrtetė qė Ebu Dherri ishte ngulitur thellė nė zemrėn e Omerit r.a. dhe e dinte qė do tė jepte ēdo gjė pėr te, por ky ishte ligj i Allahut. Ky ishte sistem i jetės. Kėto ishin rregullat e Zotit dhe askush nuk kishte tė drejtė tė luajė me kėto rregulla.
    Diē para se tė perėndojė dielli, njeriu u paraqit. Omeri r.a. solli tekbir, poashtu edhe myslimanėt tjerė.
    Omeri r.a. tha: "O njeri, sikur tė mbeteshe nė shkretėtirė, nuk do tė dinim pėr ty as vendin ku jeton." Ai u pėrgjigj: "O udhėheqės i besimtarėve! Pėr Allahun, unė nuk frikėsohem nga ti, por nga Ai i cili di tė fshehtėn dhe tė brendshmen. Ja, udhėheqės i besimtarėve, e lashė bashkėshorten dhe fėmijėt nė mes shkretėtirės pa ujė dhe pa asnjė thėrrmi buke, erdha qė tė ekzekutohet urdhri mbi mua pėr vrasje. U frikėsova mos do tė thotė dikush nė mes njerėzve se e theva premtimin."
    Omeri r.a. e pyeti Ebu Dherrin: "Pėrse ke garantuar pėr te?" Ebu Dherri tha: "U frikėsova qė njerėzit mos tė thonė se ka humbur mirėsia nė mesin e njerėzve."
    Omeri r.a. u kthye kah djelmoshat dhe tha: "Ēfarė ju mendoni?" Ata duke qarė thanė: "Ja falim pėr sinqeritetin e tij, o udhėheqės i besimtarėve. U frikėsuam qė tė mos thotė dikush se ka humbur falja nė mes njerėzve."
    Omeri r.a. klithi: "Allahu ekber", ndėrsa lotėt lagnin mjekrėn e tij, pastaj tha: "Allahu ju shpėrbleftė pėr faljen tuaj, djelmosha. Allahu e shpėrbleftė Ebu Dherrin qė e shpėtoi kėtė njeri! Allahu e shpėrbleftė beduinin pėr sinqeritetin e tij dhe pėr mbajtjen e premtimit! Allahu e shpėrbleftė Omerin pėr drejtėsinė dhe dhembshurinė e tij!"
    Njė prej muhadithėve ka thėnė: "Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, lumturia e imanit dhe islamit ėshtė varrosur nė ēefinat e Omerit.

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •