Ky titull ėshtė i imi e jo i autorit tė tekstit, kurse teksti poshte eshte nga
balkabweb.com
Koplik, Policia sekuestron rreth 1 ton hashash
Gjatė kontrollit tė ushtruar janė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale 100 thasėve me kanabis sativa (totali rreth 900 kilogramė) si dhe 1 kilogram marijuanė
MALESI E MADHE -Zbulohet laboratori i pėrpunimit tė drogės nė Malėsinė e Madhe. Pas njė hetimi dyjavor, forcat e Sektorit tė Antidrogės nė Drejtorinė e Policisė sė Shkodrės nė bashkėpunim me ato tė Komisariatit tė Koplikut, kanė sekuestruar pasditen e sė martės rreth 900 kilogramė lėndė bimore tė thatė, qė dyshohet tė jetė kanabis-sativa, si dhe 1 kilogram bimė narkotike qė dyshohet tė jetė e llojit marijuanė. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit, bėjnė me dije se sasia e madhe e drogės ėshtė gjetur nė banesėn e Bahri Delajt, nga fshati Jubicė e Komunės Qendėr tė Malėsisė sė Madhe. Ndėrkohė, ėshtė bėrė shpallja nė kėrkim e 25-vjeēarit, i cili akuzohet pėr prodhim dhe shitje tė lėndėve narkotike, si dhe prodhim dhe fabrikim tė lėndėve narkotike. Pėr tė mundėsuar vėnien nė pranga tė autorit tė krimit, uniformat blu tė Shkodrės kanė kėrkuar ndihmėn e homologėve tė tyre nė Mal tė Zi. Zbulimi i ndėrtesės ku ishte instaluar laboratori i drogės ėshtė bėrė i mundur pas sinjalizimeve tė marra nė rrugė operative si dhe pas identifikimit tė disa parcelave tė kultivuara me kanabis-sativa nė zonėn e thellė tė Shkrelit.
LABORATORI
Dy javė mė parė, nė zonėn e Shrelit nė malėsinė e Madhe janė zbuluar dhe asgjėsuar disa parcela tė mbjella me kanabis-sativa. Nisur nga ky fakt, efektivat e Sektorit tė Antidrogės nė Koplik dhe Shkodėr kanė nisur punėn pėr zbulimin e rrjetit qė merrej me pėrpunimin dhe shpėrndarjen e lėndės narkotike. Nga hetimet e bėra, tė cilat janė fokusuar nė lidhjet e mundshme mes personave qė kishin nė pronėsi kėto parcela dhe shpėrndarėsve tė drogės ėshtė arritur deri tek Bahri Beqir Delaj. Rreth orės 15:00 tė sė martės, forca tė shumta policore kanė shkuar pėr kontroll nė banesėn e Delajt nė fshatin Jubicė. Gjatė kontrollit tė ushtruar janė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale 100 thasėve me kanabis sativa (totali rreth 900 kilogramė) si dhe 1 kilogram marijuanė. Gjithashtu, nė banesėn e 25-vjeēarit ėshtė gjetur dhe njė pajisje metalike nė forme Uje qė mendohet se bėn presimin dhe paketimin e lėndės narkotike; 42 copė letėr ngjitėse natriban, 2 thika dhe 1 palė doreza.
KĖRKIMI
Nė momentin e ushtrimit tė kontrollit, Bahri Delaj nuk ndodhej nė banesėn e tij. Sipas burimeve policore, dyshohet qė 25-vjeēari tė ketė kaluar kufirin pėr nė Mal tė Zi. Ky dyshim shtohet duke pasur parasysh afėrsinė e zonės ku banon autori i krimit me Malin e Zi. Ėshtė kjo arsyeja qė blutė e Shkodrės iu kanė kėrkuar ndihmė homologėve tė tyre tė vendit fqinj, pėr kapjen e tė kėrkuarit Delaj. (G.SH)
Krijoni Kontakt