Atehere po sjell ketu midis jush , nje shkrm te nje mikeshes time e cila pret gjithe verejtjet e sugjerimet tuaja.lexim te mbare



Londer, 1897


Ate dite bente shume ftohte. Dimri sapo kishte trokitur ne qytetin e madh te Londres. Eleonor Lanslay, ishte ulur brenda ne karroce dhe veshgonte nga dritarja e humbur ne mendimet e saj. Kishte kohe qe luftonte kundra padrejtesive. Jeta i kishte mesuar shume vuajtje, nuk donte t’ia dinte per fatin e saj dhe ajo dinte ti kundrapergjigjej. Vajza e Tomas, nje mjek i thjeshte i cili nuk kishte nje titull nobiliar por qe kishte nje zemer te paster, i kish mesuar zanatin femijeve te tij dhe vajza ish rritur mes librave te mjeksise dhe me kohen ishte bere nje doktoreshe e mire. Ne ate periudhe nuk ishte normale per nje femer, qe te kishte nje profesione te atille. Pasi familja Lanslay nuk kishte titull, por zoti Tomas kishte bere shume sacrifica dhe njihej mire ne borgjezi per punen e tij dhe e respektonin te gjithe.
Tek ishte e zhytur, nen mendimet e saj, karroca ndaloi perpara nje shtepie madheshtore tek rruga mayfair. Residenca Wamshare e familjes ku ndodhej shoqja e saj lady Rosalind.
Zbriti nga karroca me ndihmen e sherbyesit te saj dhe hypi shkallet.
Tok-tok-tok.
Porta prej druri ishte e larte dhe ajo para saj ngjante shume e vogel, disa levizje mbrapa dhe u hap para saj qendronte nje burre i gjate dhe i vjeter, me nje uniforme blu, postura e drejte dhe e veshgoj nga kembet deri tek koka.

- -Mirdita zonjushe, mund tju ndihmoj? –tha sherbyesi Sirus
- Doja te flisja me lady Rosalind, jam Eleonor Lanslay.
- -Urdheroni – dhe i hapi krahun per te hyre dhe pasi mbylli deren i kerkoi pallton.

Asaj i erdhi turp per menyren si sherbyesi po e shikonte me sy kritikues, nuk ishte nje lady dhe pikerisht ate dite nuk ishte veshur dhe aq mire. Fustani i saj prej leshi pak i vjeter me ngjyre kafe dhe palltoja e shkuter e zeze. Ajo mbeti me fustanin e ngushte i cili i nenvizonte mire format e saja te bollshme dhe i fashohej me nje rip te qendisur tek mesi i holle dhe nje kapele te rumbullaket qe i rethonte koken. Sirius e shoqeroi tek salla e madhe e pritjes dhe e la te ulej, u largua per te njoftuar padronen e tij. Salla ishte teper e madhe edhe pse ishte mesuar te shihte shtepi lluksose por ajo ishte vertete e mrekullueshme. Ndoshta kishte shume mobilie per te rrethuar ato hapesire dhe per ta bere sa me konfotevole. Divanet e madheshtore nje ngjyre pjepri te qendisura me lule prej ngjyre ari dhe mabiliet prej arre te mbushura me argjendari te te gjitha tipeve dhe me porcellane te mrekullueshme. Ne mes te salles ndollej nje oxhak i madh i cili ngrohte te gjithe ambientin. Ajo iu afrua prane flakes dhe afroi duart e saja te vogla. Dorezat, qe kishte prej tyli ishin shume te holla per ate periudhe. Papritur u degjua nje dere qe u hap. Ajo nuk e kthehu koken, por dikush iu afrua nga prapa me hapa te renda dhe dy sy jeshille po e veshgonin me kureshtje.

- Ne nuk njihemi nuk ju kam pare me pare ne kete shtepi. Ndoshta ngaqe kam munguar per shume vite. Une jam kapitan Nikolas Viktor Stuard dhe prej nje viti konti i Wamshare me ke kam kenaqesine te flas? – tha duke ngrijtur nje vetull siper.
- Eleonor Lanslay – tha ajo pa i largura syte nga te tij. Ai ishte shume i gjate, me tipare te erretya dhe aristokratike, shupatullat e gjera me mushkuj, kishte veshur xhakete blu te erret me kemishe te bardhe dhe nje papion blu, me pantallona te ngushta bezhe qe i venin ne pah kofshet muskolose.
- Lanslay thate eh? Mos keni ndonje kushuri ne ushtri me emrin Aleksander? Eshte mjek dhe ka ndihmur shume persona ne kete lufte te mallkuar , une e njoh mire- tha ai duke prekur mjkren dhe syte iu erresuan duke menduar per luften.
- Po lord eshte vellai im i vogli. –tha duke u habitur qe njihte te vellain e saj
- Kam pasur nderin ta njoh edhe pse jo ne nje rast te mire. Me ne fund lufta mbaroj dhe mendoj se dhe vellai juaj eshte kthyer ne shtepi.
- Ne te vertete nuk eshte kthyer akoma por presim se shpejti, po merret me kthimin e te semureve.
- Ah po shpresojme te kthehet se shpejti mendoj se do t ju kete marre madhi per te?
- Po, shume milord kam kohe pa e pare, pastaj ai eshte totalisht i dedikuar pas profesionit te tije dhe ate e bene me shume pasion dhe dashuri per pacientet e tij.
- Kete kam patur mundesi ta kuptoj zonjushe-, tha duke qeshur hidhur- Te gjithe ne trashegojme plaget e luftes, e shume prej nesh kane humbur miqte e tyre me te mire eshte normale qe ata pak qe na kane mbetur ti rezervosh nje kujdes te vecante.

Ajo iu afrua dhe i preku krahun me dhembshuri, duke e veshtruar me ato syte e saj ngjyre blu. E dinte mire cdo te thoshte te humbje nje person ajo kishte humbur nenen e saj para pak koheve dhe nuk e kishte kaluar akoma dhimbjen dhe hidherimin. Ndoshta dhe Nikolas ndjehej i pa fuqishem per ti shkuar kudra fatit te miqve te tij qe kish humbur ne lufte. Kjo ishte dhe nje tjeter padrejtesi.

-Do te kaloje dhe kjo miss Eleonor do te kaloje jam i bindur.- tha ne gjysem zeri duke e pare ne sy, iu duk sheme e embel dhe e dashur, me nje fytyre engjedhore dhe me floke kacurrula i benin si korrnize fyteres se saj te bardhe, e veshgonte dhe i qendronte aq prane, i dukej sikur kishte vite qe e njihte ndoshta ne subkonshin e tij ai e kishte njohur ate femer dhe e ndjente shume prane zemres se tij. Nga shkallet po zbriste lady Rosalind e bukur si gjithmon me kacurrelat e arta dhe me syte sit e interlokutorit te saj, duke veshguar nga personazhet qe animonin sallen.

- Eleonor, - ato kishin kohe qe frekuentoheshin dhe I kishin hequr apelativet
- Rosalind, si jeni e dashur? – I tha ajo duke u larguar nga konti, dhe fytyra ndryshoj ngjyre sepse u ndje pak ne siklet nga situata qe ajo I gjeti te dy ishin shume prane njeri tjetrit kushedi cmund te mendonte.
- Une po ju le vetem te bisedoni po rikthehem ne biblioteke per te pare regjistrat e mi te kontabilitetit.- u perkul per te pershendetur vajzat dhe u largua po nga dera ku kish dale me pare.
- E njojte vellain time, jam shume e lumtur qe eshte ketu me ne. Po ti cme thua ka ndodhur ndonje gje? –e pyeti Rosalind
- Po isha tek motrat sot dhe me njoftuan qe Zonja Fairas ne lokalin e saje eshte pare me nje vajze te re te pakten keshtu thone por ti e din si eshte ne ate lagje gjithcka merret veshte, ajo ka nje jave qe del me kete vajze per ta ekspozuar. Ne e dime mire si do te perfundoje si Molly. Omar me tha qe Zonja Fairas do te beje nje asta javen tjeter dhe ka nder mend qe te ve ne shitje vejzen, ndonjerit prej manjkeve qe frequentojne lokalin e saj me pa tjeter.
- Oh, ctragjedi! Po tani si do tia bejme ajo ndoshta pret ndonje nga levizjet tona dhe nuk mund ta shpetojme ne te njejten menyre si Molly.
- Ate frike kam dhe une nuk di si tia bejme. Duhet pa tjeter te kemi nje plan per ndryshe nuk di si do te perfundoje vajza.

Zonja Fairas ishte nje ish prostitute, e cila kishte hapur nje lokal ne zonen me te keqe te Londres dhe mbante vajza te reja per te shitur trupin e tyre. Shume e kishin nga halli, shumica e vajzave vinte nga situata te veshtira te jetes kush nuk kishte famiglie, kush jetonte ne rruge dhe vajzat qe vinin nga provincat per te gjetur nje pune te ndershme. Si Molly, ajo ishte nisur me nje korrier per te ardhur ne Londer per te gjetur nje pune te mire dhe, personi i pare qe kish njohur ishte Fairas, e cila i kishte premtuar qe do ta ndihmonte per tu sistemuar ne nje familje te pasur per te punuar. Pas nje jave qe e dilte me te sa poshte e larte e kish vene ne aste per te shitur vajzen dhe me pas ta bente si skllave per te punuar per te. Por lady Rosalind dhe Eleonora me ndihmen e sherbetoreve e kishin ndihmuar, duke e rrembyer nga ajo nate. Tani Molly ishte e lumtur punonte ne shtepine e Eleonores dhe ishte shume mirenjohese ndaj padrones dhe mikes se saje. Dy vajzat kishin marre nje shtepi te te quajtur “motrat Sayer” sepse ahstu queheshin bemireset qe i kishin dhe ne emrin shtepise dhe i dedikoheshin te gjithe ata persona qe ishin te pa strehe, per me teper te perbere nga gra dhe femije. Fondet per te perballuar situaten mblidheshin nga grate borgjese zemermire. Kjo ishte nje sfide tjeter. Eleonor qe ishte nje mjeke e mire shetepine e perdorte gjithashtu dhe si laborator per te pacientet e pa fate.

- Rosalind tani duhet te me falesh por me duhet te kthehem ne shtepi kam gati tere diten qe jam jashte dhe im ate duhet te jete ber merak per mua. – tha Eleonor duke u ngrijtur nga divani
- Te lutem qendro dhe pak, nuk ka ardhur akoma caj! – insistoj ajo- ah, desh harrova te prenten ne darke do te organizojme nje ballo per te nderuar Nikolas dhe do te kete shume njerez ketu dhe shume zyrtare. ftesat jane derguar keshtuqe ti nuk mund te mungosh ne asnje menyre e dashur.
- Nuk dija gje pasi sot ne mengjes ka dale shume shpejt nga shtepia dhe nuk me ka njoftuar njeri. –tha Eleonor.
- Atehere e leme keshtu une ndoshta do te kaloj te enjten tek “motrat Sayer” – tha Rosa.
- Mire atehere e leme te takohemi aty per te pergatitur nje plan une po marr per siper te njoftoj dhe te tjeret per kete mbledhje.- ajo doli nga salla e shoqeruar nga shoqja e saje. Sirius I ofroi pallton dhe po rrinte tek dera.
- Mirupafshim shihemi se shpejti. – tha ajo duke zbritur shkallet e jashtme, dera u mbyll.

Para se te ngjitej ne karroce ajo instiktivishte kthehu koken, per te para nga ndertesa dhe prane dritares ndodhej Nikolas qe e veshgonte, ajo e pa dhe e pershendeti me koke. Dhe ai ia ktheu pershendetjen.