Ne jeten e perditeshme fjala korrupsion perdoret aq shpesh sa ne mendjen tone tingellon si emertim simpatike, edhe pse kuptimi i saj i mirefillte ne thelb do te thote prishje, flliqje, qelbje.Korrupsioni eshte nje vjedhje gjakftohte , e kalkuluar prej burrave ndaj grave e femijeve qe jane me pak ne gjendje te mbrojne veten duke mos arritur tju shpetojne kthetrave vrasese te njerezeve qe, dine cmimin e gjithckaje por vleren e asgjeje.Ate e gjen ne te gjitha mjediset , ne te gjitha sistemet, dhe regjimet e mundeshme.Ne kohen tone korrupsioni i ka kaluar limitet e tije dhe eshte kthyer ne nje semundje kronike te pasherueshme dhe vdekjeprurese.
Ne kohe krizash viktima e pare qe bie pre e korrupsionit eshte sistemi i vlerave qe permbysen sepse imponohet kudo pasaniku i dyshimte ,zyrtari hipokrit,administratori plackites,paterioti matrapaz dhe shtetari i blere.Korrupsioni eshte shkaku me i madh i varferise si dhe pengesa kryesore per tu kapercyer , dhe te dyja keto mallkime se bashku ushqejne njera- tjetren pafundesisht dhe korrupsioni eshte bere pjese e pandashme e shoqerise tone.
Sipas Transparency International korrupsioni eshte abuzim i fuqisė sė pėrvetėsuar si dhe autoritetit pėr pėrfitime personale. Si i tillė, korrupsioni deformonte gjitha rregullat e konkurrencės sė ndershme dhe nė humbje tė resurseve, tė cilat janė shume tė pakta nė shtetet nė zhvillim. Kjo vetėm kontribuon nė mospėrfilljen e nevojave themelore tė popullatės dhe ngritjen e varfėrisė sė pėrgjithshme.Nė raportin pėr vitin 2006 Shqipėria vlerėsohet me 2,6 pikė dhe renditet nė vendin e 111 nė njė grup me Guatemalėn, Kazakistanin, Laosin, Zambian pėrgjithėsisht larg vendeve fqinje nė Ballkan si Greqia , Bullgaria Turqia , Kroacia .
Dhe ne heshtim... Korrupsioni vret! Ky eshte slogani qe ne duhet te demaskojme mentalitetin e bakshishit dhe te luftojme pasojat e tije te temerrshme.Zgjimi i ndergjegjes popullore eshte hapi i pare ne luften frontale ndaj korrupsionit e cila eshte lufta e te gjitheve.Une mendoj se e verteta dhe ndershmeria jane disa nga vlerat tona, por ne i injorojme ato ,pasi motivi per pushtet dhe pasuri behen dominante dhe ne harrojme qe jemi qenie humane .Ne duhet te behemi promotoret e pare te procesit te ndryshimit ,me besimin ne vetvete dhe me nje force te pashtereshme, ne njerezit e thjeshte me vlera qytetare duhet ti shpallim lufte korrupsionit. Te pakten kjo vlen per te nisur rrugen e gjate kunder tij . Cdo rruge e gjate nis me nje hap te pare ,sado i vogel te jete ky hap. Por kete hap duhet ta bejme NE.
Ne nje vend ku policia ndihet pa kompetenca , ku gjyqesin e ka mbuluar krimi dhe nuk njeh ligjet, me institucione te brishta korrupsioni ndihet i paprekshem. Ne kete vend gjysherit do t ua hane te ardhmen niperve dhe mbesave te veta.... madje akoma pa lindur. Lufta ndaj korrupsionit duhet bere ne te gjitha nivelet e shtetit , ne te gjitha strukturat e tij. Trasparenca eshte hapi i madh drejt reduktimit te korrupsionit, megjithese si term e kemi degjuar shpesh nga politikanet, per mendimin tim askush nga ata nuk e di vertet kuptimin e kesaj fjale.I degjojme me ideologjira te tilla si toleranca zero por sa te verteta ngelen keto kur me vone marim vesh llogarite e tyre rrjedhese miliona dollareshe dhe vilat bregdetare !
Ne shume vende te botes perdoren te ashtuquajturat lista te zeza ku ato kompani qe japin rryshfete denohen ndersa ,ne vendin tone ndodh krejt e kunderta ato partnerizohen edhe me teper, per te bere te mundur shtimin e te ardhurave te vete pushtetareve. Pra nje pune shume e madhe duhet bere ne monitorimin e buxhetit , tenderave qe jane kthyer ne pazare te pushtetareve.
Nje hap tjeter i rendesishem eshte futja e edukates civile ne kurrikulat shkollore
qe brezat e ardhshem te rriten me ideologjira te tjera ndryshe,dhe patjeter do te kene pervetesuar frymen e luftimit te korrupsionit.Do te jene shoqeri me aktive dhe me te ndergjegjsuara per problemet sociale ne teresi dhe natyrisht per korrupsionin ne vecanti.
Ne shume vende te botes korrupsioni eshte luftuar duke rritur pagat e punonjeseve , autonomin e tyre , kushtet e punes, sigurine e tyre ne pune te cilat pa dyshim qe luajne nje rol madhor ne uljen dhe luftimin e korrupsionit.
Pra korrupsionin e quajtem semundje dhe si i tille patjeter qe e ka ilacin por problemi eshte se sa besojme ne ne sherimin e kesaj semundje. Natyrisht qe po luftohet dhe ka per tu reduktuar vetem fale iniciatives individuale dhe kolektive .Mjafton qe ne te bejme nje hap perpara se rruga ka per te vazhduar vete.....
SKERDI ZAHAJ
Krijoni Kontakt