Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Volejbollistėt e shquar, Asllan Rusi dhe Dashamir Fagu.

    Kush mundet te marre kete shkrim ne kete adrese?



    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=4562

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Eh mer brar, gjithmone une do te te nxjerr nga situata ty.


    Liljana Alla: Fagun e helmuan se kėrkoi llogari pėr Rusin


    (Dėrguar mė: 07/06/07) Motra e volejbollistit tė njohur tė Partizanit, Dashamir Fagu rrefen se Dashin e kanė helmuar rreth dy javė pasi kėrkoi llogari pėr shkatėrrimin e jetės Asllan Rusit

    Teksa shqipton fjalitė e para, Liljana Alla, gruaja qė thotė se ėshtė njėra nga motrat e Dashamir Fagut, volejbollistit tė shquar tė ekipit tė volejbollit tė Partizanit, mbushet me djersė tė ftohta dhe rrezikon tė bjerė nė gjendje tė fikėti. “Dashin e kanė helmuar rreth dy javė pasi u ngrit nė njė mbledhje nė federatėn e volejbollit dhe kėrkoi llogari pėr shkatėrrimin e jetės sė mikut tė tij, Asllan Rusi”, - shqipton me bindje njė pohim tė pabesueshėm, motra e volejbollistit tė shquar. Mė tej rendit edhe detajet, tė gjitha bindėse. Ka pirė njė kafe me njė person “tė panjohur” nė Shtėpinė e Oficerėve dhe menjėherė ėshtė bėrė keq, duke humbur jetėn pak orė mė pas. Njeriu i panjohur ka mbetur i tillė pėrgjithmonė, edhe pse familjarėt e Dashamir Fagut thonė se e kanė kėrkuar deri nė fund tė botės.

    Zonjė, pėrse mendoni se fatkeqėsia e Dashamir Fagut ka lidhje me Asllan Rusin?

    Sepse kanė qenė miq tė pandarė. I kujtoj si tani, rrinin bashkė gjithė kohėn. Ishin djem qė nuk ka pėr t’i lindur mė nėna. Dhe duke qenė se ishin shumė miq, Dashi, im vėlla, e ka vuajtur shumė tragjedinė e Asllan Rusit. Madje ai, krejt rastėsisht e ka mėsuar nga tė parėt qė Asllanin e kishin mbyllur me dhunė nė spitalin psikiatrik. Kjo, sepse burri i motrės sime, Hamdiu, me profesion berber, atė ditė kishte qenė pikėrisht nė spitalin psikiatrik duke u marrė me disa pacientė. Pikėrisht, me tė mbėrritur nė drekė nė shtėpi, ai i tregon Dashit njė skenė tė tmerrshme. Kishte parė Asllan Rusin ta zbrisnin nga njė makinė policie tė lidhur me hekura kėmbė e duar. Asllani me tė parė Hamdiun, i kishte kėrkuar ndihmė: “Hamdi, ē’kam bėrė... nuk kam bėrė asgjė qė mė kanė lidhur”. Duket ishte shumė i tmerruar. Pasi dėgjon kėtė rrėfim, kujtoj se Dashi u nis menjėherė pėr nė spitalin psikiatrik. Qė nga ajo kohė e kam vėnė re se Dashi humbi shumė nga sjellja e pėrditshme, u bė mė i mbyllur. Asllanin e kishte shokun mė tė afėrt.

    Pse dyshoni se vdekja e Dashamir Fagut ka lidhje me historinė e Asllan Rusit?

    Sepse vdekja e vėllait nė rrethana aspak tė qarta, ka ndodhur vetėm dy javė pasi ai ėshtė ngritur dhe ka kėrkuar nė njė mbledhje tė federatės sė volejbollit qė tė zbardhet historia e shkatėrrimit tė jetės sė Asllan Rusit, mikut tė tij volejbollist. Ishin kohė tė turbullta dhe disa miq tė tij e kanė tėrhequr nga xhaketa tė ulej dhe tė mos fliste me atė gjuhė, por Dashi nuk i ka dėgjuar. Mendoj se pikėrisht kjo kėrkesė e tim vėllai ka paravendosur fatin e tij.

    Kur ka ndodhur ngjarja?

    Mbase nė korrik 1991, pasi Dashi ka vdekur mė 3 gusht tė tė njėjtit vit.
    Nuk ju duket se nė kėtė kohė njerėz tė interesuar qė historia e Asllan Rusit tė mos hapej mė, nuk ishin mė tė fuqishėm?

    Aspak. Rrethanat thonė se ata kanė qenė dhe vazhdojnė edhe sot tė jenė shumė tė fuqishėm. Nė atė kohė im vėlla ishte rreshtuar dukshėm kundėr tyre. Pak muaj mė parė kishte ndodhur incidenti nė Shkollėn e Bashkuar. Im vėlla, Dashi, qė ishte aty pedagog, si dhe komandanti, i vunė shpatullat dyerve tė magazinės sė armėve. Nė atė kohė, nė Shkollėn e Bashkuar kishte mbėrritur njė fonogram i Ramiz Alisė qė thoshte tė ruhej busti i Enver Hoxhės, edhe duke u pėrdorur forca. Mendoj se edhe kjo ngjarje kishte bėrė qė tim vėlla ta fusnin nė rreth pėr ta goditur.

    Pse mendoni se Dashamir Fagu ėshtė helmuar?

    Nė fillim po ju tregoj si ka ndodhur... qė tė mė besoni pėrse jam dyshuese. Ngjarja ka ndodhur mė 3 gusht 1991. Paradite Dashi ka qenė me njė mikun e vet qė quhet Arjan, nė njė lokal afėr shkollės “Ali Demi”. Pasi ėshtė ndarė nga ai, Dashi ka shkuar nė Shtėpinė e Oficerave, qė gjendet nė anė tė Urės sė Lanės, ku ėshtė ulur nė tavolinė me dy tė tjerė, njėri prej tė cilėve mjek. Sipas dėshmisė sė mjekut, i cili na ka ardhur nė shtėpi tre ditė mė pas, Dashi kishte pirė fillimisht njė kafe dhe mė pas njė gotė “Vermuth” (tani e njėjta pije quhet Martini). Menjėherė mė pas ishte zverdhur nė fytyrė. Dy burrat qė e shoqėronin e kishin kėshilluar tė pinte dhe njė kafe tjetėr, por ai kishte refuzuar. Ishin ndarė aty nga ora 13:30. Qė nga ai moment Dashi nuk ishte ndjerė mirė. Nė mes tė natės i ishte ankuar sė shoqes se kishte dhembje shpatullash. Mė tej pėr ta qetėsuar, kishte shtuar: “Por pulsin e kam 60. Mirė jam...”. Me kėto fjalė nė gojė kishte dhėnė shpirt. Na lajmėruan nė orėn katėr tė mėngjesit dhe Dashin e gjetėm ende tė ngrohtė. Njė ditė mė pas, kur ishte dhe varrimi, vumė re se ai kishte pasur hemorragji. Edhe kjo na bėri tė dyshonim.
    Si e klasifikuan mjekėt vdekjen?

    Thanė se kishte lidhje me zemrėn, por kurrė nuk e besuam. Njė xhaxha yni kėmbėnguli tė bėhej autopsia, por ne tė tjerėt kundėrshtuam. Ishte koha kur ende nė popull autopsia konsiderohej si njė sakatim i trupit tė tė vdekurit. Tani jemi penduar qė tė gjithė.
    Pse nuk e besoni variantin e mjekėve?

    Sepse Dashi nuk ishte sėmurur kurrė, se nuk vuante nga asnjė sėmundje, se ishte ende shumė i fortė fizikisht, edhe pse kishte mbushur tė dyzetat. Dhe nė fund, sepse nuk kemi gjetur ende njeriun e tretė qė ishte atė ditė me Dashin. Pasi edhe mjeku nuk e njeh. Mendojmė se ai e ka helmuar. Dhe ecim me kėtė besim. Vetėm nėse ai njeri do tė gjendet njė ditė dhe do tė na bindė pėr tė kundėrtėn, mbase edhe do tė ndryshojmė qėndrim.

    Bisedoi: Ferdinand Dervishi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Boku..

    djal i mire mbete..

    e mban mend Rusin dhe Fagun?

    Me tronditi ky shkrim..

  4. #4
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Ne fakt Dash Fagu ka qene kushuriri i pare vjerrit tim.E gjith familja dyshon se Dashi ka qene i helmuar.Por se kush e ka helmuar? Dashi ka qene i njohur si antikomunist ashtu si edhe Asllan Rusi.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    thx Boku..

    djal i mire mbete..

    e mban mend Rusin dhe Fagun?

    Me tronditi ky shkrim..


    A e di brar qe edhe ti si cun i mire dukesh. lol
    Nuk jam i sigurt shume, por ti e une jemi te paret ne kete forum (pas albos natyrisht), qe ne 2000 me duket.

    Patjeter brar qe i mbaj mend. Mgjse njeri ishte me Dinamon e tjetri me Partizanin, keta ishin lojtare qe respektoheshin nga gjithe tifozeria e asaj kohe, pa dallim.

    Nqs vdekja e Asllan Rusit, me gjithe tronditjen qe pesoi opinioni ne ate kohe, pritej; vdekja e Dash Fagut ishte befasuese e nuk pritej.

    Ishte tjeter lloj sporti atehere brar.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Brari,

    Kur hap BalkanWeb.com perdor shfletues Firefox ose Opera dhe do te jepet mundesia te kopjosh tekstet e tyre, sepse duke perdorur shfletuesin qe te ofron Windows-i, Internet Explorer, nuk arrin dot te kopjosh shkrimet e tyre sepse jane te mbrojtura ne nje fare menyre.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Ke figure historike preferoni?
    Nga Eda H nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:24
  2. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  3. Paradox
    Nga deep_blue nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 15:15
  4. Mediu: Padi Dashamir Shehit pėr shpifje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 03:15
  5. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •