Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Qè bashkimi Komtar Shqiptarè mos mbetet vetèm nje endèrr e bukur

    QË BASHKIMI KOMBËTARË MOS MBETET VETËM NJË ËNDËRR E BUKUR

    Letër e hapur për z. Gafur Adili dhe të tjerë

    I nderuar z Gafur!

    Sot, kur ora e madhe e bashkimit kombëtarë kërkon të trokas shpejtë dhe fortë në zemrën e secilit, që i thotë vetes shqiptarë, politika jonë kombëtare është mbërthyer në një ngrënç që pasohet nga diskutime, analiza dhe veprime kontradiktore, që më shumë po pengojnë afrimin e orës së bashkimit, sesa e çojnë atë përpara. Duke mos njohur gjendjen është krijuar një konfuzion e pa besueshmëri e cila nuk kontribuon në realizimin e këtij qëllimi madhor aq të dëshirueshëm për shumicën e shqiptarëve, duke mbetur bashkimi kombëtarë akoma vetëm një ëndërr e bukur.
    Shkas për këtë letër u bë pyetja e një banori të malësisë së Sharrit; -Ku është AKSH-ja? tani na duhet, tani jemi në zor. Që nuk duhet të keqkuptohet si ndo një lloj kundërvënie, por si një ndihmë që punët të ecin nga e mbara e jo nga e prapa.
    Sigurisht, kjo ide e madhe nuk fillon sot, por shumë më herët, që me Rilindësit e lavdishëm, me Lidhjen e Prizrenit ku u hodhën themelet e këtij bashkimi, që ka qenë edhe duhet të jetë dhe sot për mendimin tim fija ndarëse midis shqiptarëve dhe shqipfolësve, që vendin e kanë dashur gjithmonë të ndarë në parcela interesash, që vendin e duan për ta shfrytëzuar e jo për ti shërbyer, ku atdhetarizmi për ta është në stomak e jo në zemër.
    Ndaj popullit tonë, për të arritur deri këtu ku jemi i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë me prita e me disa stacione ndalesash, që duhet të jenë në një farë mënyre pika referimi për ta kuptuar mirë të sotmen e ngatërruar, që nesër të ecim më shpejt duke ju shmangur stacioneve të rijë të ndalesave, që këtë, bashkim kombëtar, Shqipërinë etnike, apo natyrale ta gëzojnë të paktën fëmijët tanë, pse jo dhe ne, kur kushtet janë, por nuk po i shfrytëzojmë, por si më parë po ngatërrohemi me këmbët tona dhe me topin që na hedhin në fushë fqinjët tanë, siç po ndodhë dhe tani me pavarësinë e Kosovës për të cilin kemi një mendim.
    Pas Lidhjes së Prizrenit erdhën luftërat për pavarësi, luftëra, që ju dhe shumica i dinë se si u zhvilluan, ndaj dhe pavarësia u shpall vetëm në një copë tokë e jo në të gjithë trojet tona, siç bënë fqinjët tanë kur u shkëputën nga Turqia. Më pas erdhën luftërat ballkanike dhe lufta e parë botërore, ku trojet shqiptare u bënë arenë e luftërave dhe plaçkë tregu për të kënaqur orekset e fuqive të mëdha dhe miqve të tyre, fqinjëve tanë grabitqar.
    Ku ishte atëherë Shqipëria dhe shqiptarët, kush ishin synimet e qeverive kalimtare, ku ishin dhe cilët ishin atdhetarët e atyre kohëve, me kë ishin lidhur dhe kujt i shërbenin. Këto dhe të tjera çështje duhet të jenë objekt i studimit për të kuptuar sot këtë grykësi dhe amoralitet që jetojnë politika në të gjitha trojet tona, ku politika dhe politikanët e sotëm janë bërë shumë të pa besueshëm duke vrarë çdo shpresë për përparim e prosperitet duke detyruar rininë të marrë rrugën e vështirë të mërgimit, duke realizuar atë që kanë dëshiruar pushtuesit e tokave tona.
    Mbarimi i luftës së parë botërore, ngritja dhe rrëzimi i qeverive në Shqipëri, periudha e Zogut, lufta, persekutimi dhe shpërngulja me forcë e shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike, vrasje përndjekja e atdhetarëve të vërtetë, me ndihmën dhe dorën e kujt u bënë? Këto përbëjnë një periudhë tjetër të rëndësishme për të nxjerr mësime, sepse nga rrënjët e vjetra të Toptanëve me shok duken lastarë të rijë, që asgjë nuk kanë ndryshuar prej të parëve të tyre, por në pozicione të ndryshme duke u shitur për atdhetarë po i bëjnë përsëri dëm realizimit të çështjes sonë kombëtare në forma dhe metoda të ndryshme.
    Edhe atë pjesë të ndritshme e historisë, kur shqiptarët u rreshtuan në luftë kundër fashizmit, me më të fuqishmit e botës përkrahë Amerikës, Anglisë dhe ish Bashkimit Sovjetik, disa politikanët e pseudo historian po mundohen ta deformojnë dhe zhdukim në shenjë hakmarrje, duke krijuar e ngritur mure ndarjesh e përçarjesh, duke krijuar histori për filma me kauboj, në një kohë që duhet të gjejmë faktorët e vërtetë që na ndanë e na mbajtën të ndarë e të përçarë mbi njëqind vjet, ku pasojat e shkaktarëve të vërtetë i shikojmë te gjendja që kemi sot, ku megjithëse bukës dhe ujit i themi njësojë bukë dhe ujë, kemi shumë gjëra që nuk janë si duhet, kemi gjëra që na ndajnë. Ka shumë, që me gjithë se flasin shqip, mendojnë serbisht, greqisht, maqedonisht, apo dhe italisht. Ka shumë që qerren e interesave e kanë lidhur mbas fqinjëve dhe si që moti duke shitur veten si atdhetar arsyetojnë në forma të ndryshme të hapura dhe të kamufluara nën maskën e integrimit duke thënë; - se ka ikur koha e nacionalizmit, atdheun secili e ka atje ku ndjehet më mirë.
    I kujtova këto stacione, për të qenë pakë më të qartë e më të freskët këtu ku kemi arritur sot, që kokën ta kthejmë pas, jo për të mbetur pas, por për të ecur përpara më me forcë. I kujtova për të shikuar nga fisnikëria dhe jo nga rrugaçëria. Jo më kot në krahinat e jugut përdor një shprehje “M... nuk bëhet pipeq” ose dhe fjalën aq të njohur “ Do vejë soja në sojë ku ka rrjedhur do pikojë” I kujtova ato stacione për të kujtuar pak historinë e zhvillimit të luftërave të shqiptarëve në Kosovë, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, si dhe në trojet shqiptare në Maqedoni, ku periudhat e historisë për nga mënyra e dështimit ngjajnë me njëra tjetrën si dy pika uji. I kujtova për të parë kush bënë politikë sot dhe se si e bëjnë atë, kur fatkeqësisht edhe mbas luftërave gjendja mbetet e rënduar me përmirësime të vogla e në disa drejtime drejt një regresi për shkatërrimin e atyre shanseve që ndikojnë në rritjen e besimit për fuqizimin e rolit të faktorit shqiptarë, siç është rasti i shqiptarëve në Maqedoni, ku disa politikanë të shitur, me mohimin e vlerave dhe arritjeve të luftës së vitit 2001, duan të kthejnë historinë pas, gjë që është synuar gjithmonë edhe në Kosovë që me kthimin e UÇK-së në TMK me burgosjen dhe vrasjet e disa komandantëve të luftës.
    I kujtova ato stacione sepse në këtë fillim shekulli, pra në shekullin e njëzetenjë, me mbarimin e luftës së shqiptarëve në Maqedoni u shënua për mendimin tim fundi i një stacioni dhe fillimi i domosdoshëm i një udhëtimi ndryshe. Them kështu sepse shqiptarët nuk kanë ç’të lëshojnë e tolerojnë më. I provuam të gjithë sa dhe si na duan. Ne na ka mbetur vetëm një rrugë ajo e bashkimit të intelektualëve dhe shqiptarëve të vërtet, për të nxjerr në plan të parë e idenë së Rilindësve për bashkimin Kombëtar, ide e formësuar me krijimin e FRBKSH-së në kuvendin e mbajtur në korrik 2002 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
    Si pjesëmarrës i këtyre luftërave, si njeri që në mënyrë të qëllimshme nuk jam inkuadruar në partitë politike, apo grupet e ndryshme të interesave ngritur mbas këtyre luftërave, jam më se i lirë të shprehem në lidhje me gabimet e bëra që sollën këtë gjendje që kemi sot, për të kuptuar e njohur atdhetarët dhe misionarët e vërtet nga pazarxhitë dhe llafazanët e këqij, që për interesa janë lidhur edhe me djallin.
    Z.Gafur!
    Duke qëndruar larg dhe afër politikës, organizimeve, krijimit të shoqatave, partive politike dhe lëvizjeve të ndryshme kam njohur njerëzit e këtyre organizimeve si dhe qëllimet e vërteta të tyre ndaj dhe në kuvendin e parë të krijimit të FBKSH-së kërkova që emri im të mos ishte në listën e të zgjedhurve në forume, por kur të duhesha në teren do të më gjenin. Dhe vërtet mbas një apo dy muajsh me kërkesën tuaj sipas programit drejtova një stërvitje me njerëzit e një zone operative ku komunikuam bashkë nëpërmjet telefonit. Aty kuptova se disa nga njerëzit e zgjedhur për atë punë nuk bënin, të cilën jua bëra të njohur juve nëpërmjet rrugëve të përcaktuara më parë.
    Duke ja dashur të mirën vendit tim të copëtuar, duke besuar në idenë e madhe të bashkimit kombëtar nuk kam pushuar së vepruari, por në mënyra të ndryshme kam ndikuar me sa ka mundur që kjo ide të kuptohet e mos të mbetet më një ëndërr e bukur, por një realitet i madh. Vlerësimi që i kam bërë luftës së popullit shqiptarë në Maqedoni në librin “UÇK Mesazh dhe Shpresë” si dhe shkrimet në gazeta të ndryshme nga këndi i korrigjimit të gabimeve të bëra. Kanë nxitur frymën e bashkimit dhe jo të ndarjes midis atyre që kanë qenë ushtarë të UÇK- ve në trojet shqiptare dhe atyre që vetëquhen AKSH- duke nxitur mendimin se shqiptarëve nuk u duhen shumë ushtri por vetëm një.
    Ndaj duke parë në këtë frymë çështjen, në frymën e evidentimit dhe korrigjimit të gabimeve, mendojë se shumë gjëra kanë nevojë të ndryshohen. Këtë e them jo vetëm duke pasur parasysh intervistat, deklarata dhe shkrimet tuaj, por dhe materialet e ndryshme që më kanë ardhur në adresën time në internet prej njerëzve që aspirojnë bashkimin si e vetmja mundësi e përparimit të shqiptarëve, siç janë dhe deklaratat jo të sakta për ngjarjet e fundit në Malësinë e Sharrit Maqedoni. Në dokumentet e ndryshme duket një entuziazëm i pa bazuar edhe pse një frymë entuziaste kërkohet pa të cilin nuk mund të ecet përpara. Por prapë ai nuk duhet të ngrihet mbi emocione të momentit, por mbi gjendjen reale në terren, sepse në se e mbivlerësomë më shumë se ç’duhet situatën “në vend që të vëmë vetullat do të nxjerrim sytë”.
    Bashkimi kombëtarë siç është vepër e madhe ashtu do dhe kllëqe e angazhim të madh dhe të mençur. Ai kërkon në radhë të parë bashkimin e mendimeve për të vepruar sipas një strategjie afat shkurtër dhe afat gjatë, të kombinuara me taktika të ndryshme sipas zonave dhe vetëdijes reale të popullit shqiptarë, që përkrahë të anëve të njëjta kanë dhe anë të ndryshme, që kërkojnë forma të ndryshme pune për të kuptuar realitetin ashtu siç duhet.
    Partitë politike, nga vet geni dhe detyra që kanë si përfaqësues interesash të një grupi të caktuar, kanë synuar dhe synojnë pushtetin duke e kanë ndarë e politizuar popullin në mënyrë të tejskajshme nëpërmjet sharjeve dhe grindjeve. Për pushtetarët e sotëm dhe për ata që vinë ka një qëllim pasurimi në emër të atdhetarizmit. Ata synojnë vetëm pushtetin ndaj puna për bashkimin kombëtarë më shumë do të kundërshtohet nga partitë politike shqiptare sesa nga politika ndërkombëtare. Ndaj në këtë aspekt duhet menduar zgjidhja. Populli jo më kot thotë: “O balo të hëngër tenja e ke të keqen brenda”. Duke parë sa më sipër dhe thellimin te thënia e lartpërmendur popullore mendojë se një qëndrim më i matur duhet ndaj peshimit të gabimeve tona në histori dhe të tjerëve, sepse në fund të fundit të ndarë apo të bashkuar siç duam ne prapë do të jetojmë e do të bashkëpunojmë në këtë botë ku jemi, e mirë apo e keqe qoftë ajo.
    Duke marrë si pikë referimi luftërat e popullit tonë të fund shekullit të shkuar dhe këtij fillim shekulli pyes; -kush e etiketojë UÇK-në si dorë të UDB-s, po “Vetëvendosjen” dhe Albin Kurtin? Po UÇK-në në Maqedoni kush e etiketojë dhe po e sulmon dhe sot?
    I bëjë këto pyetje për të dalë diku tjetër, te ajo se disa nga emrat që janë dhe propagandohen si FBKSH, apo AKSH janë emra që kanë ngrënë supën e prishur të partive dhe organizimeve të ndryshme, që e duan gjendjen kështu si është sot të cilët më duket se janë diziformatorët kryesor të mos njohjes së gjendjes reale në terren. Disa nga emrat e FBKSH-së apo AKSH-së, për interesa të ngushta, shpesh kanë mbyllin sytë dhe i kemi parë në krahë të “Thaçërisë” së Kosovës dhe të Maqedonisë. Dikur dhe ju u vutë në krahë të tyre me përkrahjen dhe deklarimin se AKSH-ja ishe në Kondovë, gjatë vitit 2004 dhe 2005 dhe shyqyr që nuk u vutë tani në krahë të Xhezair Shaqirit në Tanushë. Jua përmenda këto se dhe më herët gjatë vitit 2001 nga ana e AKSH-së janë marrë përsipër aksione e veprime të kryera nga dikush tjetër, të cilat nuk ja kanë ngritur vlerat asaj, por ja kanë ulur. Por duke jua njohur bindjet tuaja, jam më se i bindur se këto kanë ardhur nga dezinformimi që ju është bërë prej njerëzve që duan të lëvdohen e të përfitojnë nga “puna” që bëjnë për çështjen kombëtare. Populli i thjesht që aspiron për nismën e madhe të bashkimit kombëtar duke njohur njerëzit që propagandohen si AKSH deziluzionohet sepse në terren shpesh flamurin e kanë njerëz që nuk mund tu besosh jo vetëm rolin e flamurtarit por dhe atë të pushkatarit të thjesht për të luftuar. Nga ky aspekt unë mendojë se është më se e domosdoshme që të luftojmë besimin e verbër të krijuar prej llafeve dhe lëvdatave, duke aktivizuar njerëz të besueshëm, që vërtetë e duan bashkimin, sepse eksperienca e organizimeve të mëparshme ushtarake e ka vuajtur këtë fenomen, të cilin unë e kam hequr mbi supet e mi gjatë luftës mes shqiptarëve.
    Duke njohur në detaje fazat e zhvillimit të luftës, nismëtarët e sajë, luftën e brrylave të nxitur nga bajraktarizmi, por dhe nga kanalet e huaja antishqiptare, duhen parë më me vigjilencë radhët e njerëzve që udhëheqin në organizimet e shkallëve të ndryshme, por dhe veprimtarinë e njerëzve të vetë emëruar “komandant” që i “shpërthejnë” burgjet në mënyrë të habitshme e të pa besueshme, se siç thash më lartë, prej sëmundjes së penetrimit të elementëve jo të përshtatëm duket se po vuan dhe AKSH-ja. Kjo sëmundje nuk mund të shërohet lehtë. Kjo sëmundje mund të shërohet vetëm në sajë të njohjes së gjendjes lidhjes me patriotët dhe intelektualët e vërtet, duke sulmuar moton e vjetër; “Vetë Ali e vetë Kadi”. Pra tek lidhja dhe respektimi i vlerave të intelektualëve dhe vendosja e secilit në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, duhet parë organizimi i bashkimit të mendimeve për të vepruar si një trup në realizimin e bashkimit të trojeve tona.
    Parja e këtyre problemeve me vëmendje e pa paragjykime besojë se do të ndihmojë që punët të lëvizin si duhet.

    Me respekt Petrit Mënaj.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  2. #2
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Enderr qe pritet te realizohet donjeher
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #3
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Ska xho as pi gafur adilit ky me sa shoh une ben lufte mediale kurgjo nuk nxjer ne skene

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    [QUOTE=besar_atb;1746285]Ska xho as pi gafur adilit ky me sa shoh une ben lufte mediale kurgjo nuk nxjer ne skene[/QUOTE


    ta thote mendja , apo ethua me gjith zemer.

  5. #5
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    [/QUOTE ta thote mendja , apo ethua me gjith zemer.[/QUOTE]

    ma thot mendja be vlla se kurni iniciative nuk jon tu mar..dalin deklarohen per kit te armatosurit shqiptare qe dalin ne skene thojne nuk jane pjese e AKSH-s...sdi kur presin te dalin ne skene..

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kur duhet me se shumti paqja dhe qetesia ne Trojet Shqiptare mos thirrni per lufte dhe mobilizim gjithekombetare,

    Bashkekombas te nderuar ne keto momente presioni nga cdo ane, stresi, shtypje dhe gjakderdhje gjakftohtesia dhe durimi jane me se te nevojshme.Ata qe nuk mund te durojne as qe mund te fitojne.Sot nuk do te paragjykoj gabimet politike qe bejne grupacione te ndryshme, komandante te ish UCKse dhe Ushtri te reja dhe te vjetra dhe as do te kontestoj qellimin e mire dhe atdhedashurine e tyre por per mendimin tim ka vetem nje ore qe ka ardhe sot, ka nje ore qe na therret sot dhe ajo ore eshte ora e durimit, ora e shpalljes se pavarsise se Kosoves s'ka ore lufte dhe aq me larg ore Shqiperie Etnike . Nje lufte sot eshte katastrofale per kombin shqiptar c'vlefteson nje mund brezash, nje proces njeqindvjecar ne Kosove e kethen ne piken zero.Me nje lufte qe mund te provokohet perfundimisht shqiptaret jane humbesit me te medhenj dhe do te thosha humbesit e vetem ne Ballkan.Do te fitonte Serbia, Bullgaria, Greqia, dhe Maqedonia nese do te egzistonte pas nje rirreshtimi te ri ne Ballkan.Tash nje gje eshte e tejdukshme ardhmeria eshte e shqiptareve nese nuk jemi nises dhe nese nuk i pergjigjemi provokimit te kujdoqoft ne vigjilje te endrres shekullore Kosoves se Pavarur..nje lufte do te largonte forcat nderkombetare nga Kosova(mos llogaritni ne ndihmen e huaj me force jio ne 100 vitet qe vijne, ajo ndodh vetem nje here ne histori dhe per ne ndodhi..nuk do te ndodhi me..jane kombet tjera ne bote qe presin t'ju buzeqeshi fati ne fatkeqesine e tyre dhe jane shume sosh...bota ka me cka te merret mos kujtoni se me mund te arrihet nje internacionalizimi ,nje ndihme qe ndodhi s;ka me pike tjeter triumfale pas atij Zeniti,,vec duhet te shfrytezohet me mencuri..).Ne nje lufte ku do te largohen nderkombetaret ata qe kane llogjike te shendoshe e dijne se nuk do te jemi ne fituesit por te kethyer ne kohen e Kongresit Berlinit...ku do te rrezikojme cdo gje qe kemi fituar deri me sot.
    Luften e fitoi Serbia ne Kosove , ky eshte realiteti e c'populloi Kosoven gati teresisht dhe te gjithe qe jane sot per lufte te pergjitheshme edhe atehere ishin te moshes madhore...Eshte diletantizem politik dhe ushtarak te thirrish sot shqiptaret per lufte per tu kethyer kjo thirrje ne vetzhdukje.
    Ne proces kush nuk beson as qe mund te fitoje, s'behet gje menjehere dhe nese rrenon mundin njeqindvjecare s;ka mundesi fitorje me kethimin tek pika zero e ceshtjes kombetare shqiptare.
    Shqiperine e bashkuar une e dua, pra jam ne numrin e atyre qe e duan nje bashkim kombetare.Por, edhe sikur ta duam te gjithe shqiptaret ne Ballkan kjo nuk mjafton per momentin e tashem. Per nje ardhmeri jo te larget me dy shtete shqiptare ne Ballkan dhe me shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi , Presheve e rrethine ne nje nivel me te larte te zhvillimit dhe vetedijes me te avansuar kombetare ne te gjithe Trojet Shqiptare ka perspektive nje Bashkim Modern Shqiptare qe do te jete nje mundesi realizimi sigurisht nese edhe atehere do ta duam dhe angazhohemi ne te gjithe dhe do te kete nje rrethane qe do te mund te realizuar pra, qe do ti sherbeje jo vetem deshires sone por edhe interesit tone te perbashket.

    Mos shtini huti ne popull, keshtu shtini percarje dhe kapacitetin tone"mendor", material dhe njerezor e shperndani aq shume sa qe dobesine tone te momentit e zbritni nen zeron egzistuese.
    Bashkimi kombetare do te vij atehere kur te jete synim i shumices absolute te shqiptareve dhe jo vetem deshire,sot per sot as deshire nuk eshte tek shumica absolute e shqiptareve( si struktura udheheqese ashtu edhe populli..paragjykoj me aq sa dij)....

    Me nderime per te gjithe,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 12-11-2007 më 19:11
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga besar_atb Lexo Postimin
    [/QUOTE ta thote mendja , apo ethua me gjith zemer.
    ma thot mendja be vlla se kurni iniciative nuk jon tu mar..dalin deklarohen per kit te armatosurit shqiptare qe dalin ne skene thojne nuk jane pjese e AKSH-s...sdi kur presin te dalin ne skene..[/QUOTE]

    O vlla ato per momentin jane perqendru ne ceshtjen e Kosoves, nuk mujn me dal ne sken per pak e per shume, durim, do dal se pa u bere bashkim i trojeve skemi ku shkojm,...

  8. #8
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Kur duhet me se shumti paqja dhe qetesia ne Trojet Shqiptare mos thirrni per lufte dhe mobilizim gjithekombetare,



    Me nderime per te gjithe,
    bili99

    I nderuar bili i fbksh-se!
    Po shof se ti ne forum je trumbetuesi me i madh i fbksh-se dhe aksh-se, kshtu qe shpeshhere te kam perkrahur ne mendimet dhe idete e tua e te gjithe shqiptareve, se edhe vete kam pasur dhe kam nje rrespekt te madh per kete organizem gjitheshqiptare FBKSH-ne, mirepo !
    Me taktiken e tyre te fundit (me konkretisht te z.Adili), po me duket cdo dite e me qesharak, nje dite deklarojne se egzistojne ende mjete diplomatike per tu zgjedhur ceshtja shqiptare,te shajne grupet e armatosura me ne krye Hoxhen ne Tanushe, te nesermen te deklarojne se qenkan shterrur mjetet paqesore, pastaj te dalin te uniformuar ne Merdare, kercenohen se kane mobilizuar luftetare ne Malesi te Sharrit, e pas ca ditesh te mos perkrahin grupet ne Malesi te Sharrit, sepse nuk qenka tash koha per trazira por per paqe dhe qetesi.

    As dreqi nuk mund tua merr vesh se cka dojne me ba!

    Definitivisht,ne gjendje dhe ne menyre te ketille sic po luan Gafur Adili, mua me duket mission imposible.


    E duam Bashkimin Kombetar, e duam Clirimin e trojeve etnike shqiptare,por jo vetem neper media dhe ne internet.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    si ka munsi gafurr adili thot se AKSH nuk veproka ne Iliride tash per tash ajp asht pjesa e pushtume e shqipris bashek me luginen e presheves dhe malsin

    car presin?

    bashkohem me mendimin e bondit oo7
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Kreret shqiptare jane te shitur,kush te greku,kush te serbi,kush te sllavi e pjesa tjeter te europiani...vetem nje lufte masive nga te dalin krere te rinj,pasi te ekzekutohen te vjetrit mund te rregulloje ndonje gje,perndryshe 'Prit gomar te mbije bar'..
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •