Close

Rezultati i Sondazhit: Si është jeta?

Votues
58. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Ka vetëm gëzime

    0 0%
  • Ka vetëm vuajtje

    3 5.17%
  • Të dyja bashkë!

    55 94.83%
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    .......shpeshe mendojm se jeta na eshte nje kopsht me lule,(per qudi kjo)!

    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #62
    Jam une dhe vetem UNE
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    4

    Si eshte Jeta

    Sipas konceptit tim eshte keshtu......

    Para disa kohësh kam lexuar një libër ku jeta paragonohej me një udhëtim ne tren
    Një shkrim shumë interesant

    Jeta është si një udhëtim me tren:
    Shpesh hipet e zbritet, ndodhin aksidente...ne disa ndalesa ndodhin surpriza te këndshme ne disa te tjera disa te pakendshme
    Kur lindim dhe hipim ne tren takojme njerëz ne cilët besojme
    qe na shoqerojne pergjate gjithë udhetimit :Prinderit Tane

    Por fatkeqësisht e vërteta është komplet ndryshe:
    Ata zbresin ne një stacion dhe na lënë pa dashurinë dhe afeksionin e tyre, pa shoqërinë e tyre

    Edhe pse shumë te tjerë hipin ne këtë tren dhe bëhen shumë te rëndësishëm për ne: Janë motrat vellezerit, miqte tanë dhe gjithë persona shumë te dashur për ne

    Disa nga këta qe hipin e konsiderojnë këtë udhëtim si një shetitje
    Disa te tjerë gjejne nga ky udhëtim vetëm trishtim
    Ka nga ata qe hipin ne këtë tren me dëshirën e madhe për te ndihmuar ata qe kanë nevojë
    Dikush le një shije te hidhur kur zbret
    Dikush hipen dhe zbret aq shpejt saqë vështirë te vëmë re prezencen e tij
    Dikush na bën te habitemi kur zbret dhe na le të bëjmë këtë udhtim vetëm
    Ka nga ata qe do dëshironim te udhetonim por qe vendi pranë tyre është i zënë
    Por nuk duhet te shqetesohemi kështu është udhëtimi..plot me sfida, endrra,fantazi,shpresa...por pa kthim mbrapa
    Kërkojmë te bëjmë këtë udhëtim ne mënyrën me te mirë te mundshme.
    Kërkojmë të shkojmë mirë me te gjithë ata qe bëjnë pjesë ne këtë udhëtim dhe kërkojmë me te miren nga ta
    Kujtojmë qe ne këtë udhëtim ka nga ata qe do kenë nevojë për ne
    sikunder edhe ne për ata, qoftë edhe për një fjale te mirë..udhëtimi është i gjatë
    Misteri i gjithë këtij udhëtimi është se asnjëherë nuk e dimë se kur do zbresim përfundimisht dhe gjithashtu se kur personat qe na shoqerojne do duhet ta bëjnë, sikunder edhe personi qe do kemi pranë nuk dimë se kur do ti duhet te zbresi
    Unë mendoj se do me vi shumë keq kur te vi momenti qe do më duhet te zbres nga treni...jam e bindur
    Ndarja me miqte qe kam takuar gjatë këtij udhëtimi do jetë e dhimbshme
    Ndarja me njerzit me te dashur do jetë shumë e trishte
    Por shpresoj qe herët a vonë te gjithë do zbresim ne stacionin qendror me një valixhe qe para se te niseshim nuk e kishim
    Dhe ajo qe me bën te ndihem mirë është fakti qe kam kontribuar sadopak për te mbushur bagazhin e secilit

    Ju..miqte e mi mundohemi te bëjmë te pamunduren qe te jetë një udhëtim qe tia vlej...Të mundohemi qe kur te na duhet te zbresim të kemi lënë një vend bosh qe do të kujtohet gjithmonë me nostalgji dhe me kujtime te bukura për ata qe do duhet te vazhdojnë udhetimin pas nesh


    TE GJITHE ATYRE QE BEJNE PJESE NE TRENIN TIM I UROJ UDHETIM TE MBARE!!!


    PS: E kam shkruar edhe diku tjeter (ne nje forum tjeter)...lexim te kendshem
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja anja : 04-08-2008 më 13:04

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Ca teme koti

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    730

    Për: Si është jeta?

    Jeta është dhurata më e çmuar që na është dhënë.
    Ka edhe vuajtje edhe gëzime,nuk bëjmë dot pa të dyja.
    E rëndsishme është të gjejmë ekuilibrin mes të dyjave,e të dijmë ta jetojmë

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •