Close
Faqja 1 prej 7 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 126
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime

    Varfėria dhe mizerja.

    Preferoj me shume te flas per mizerjen qe ka ne bote sesa per varferine,preferoj te flas per viktimat e nje lufte ekonomike me teper sesa per personat ne nje situate te varfer.
    "Mizerja" eshte poshte cdo situate jo njerezore.
    Eshte mese e sigurt qe njeriun ndonjehere e pengojne kushtet materiale per te luftuar thjesht idene e "mbijeteses".
    Mirepo mizerja eshte ne te dyja anet e zinxhirit.E gjejme gjithashtu shume shpesh edhe te te pasurit edhe te fuqishmit,por kete rradhe ne nje forme tjeter,ne formen e nje mizerjeje "mungese afektive dhe spirituale".
    Fakti i konsiderimit te tjetrit si nje rival,si nje kercenim,te con te jesh ne nje situate te vetmuar dhe ne nje mizerje shpirti.
    Dhe nqs lufta per jeten na ben qe te jemi gjithmone ne gare dhe per te qene gjithmone duke luftuar,ne shtojme "mizerjen etike dhe spirituale" asaj shpirterore.
    Kjo hipoteze verifikohet si nga shkalla boterore ashtu edhe nga nderrmarjet tona.
    Persa i perket nje plani "planetar",buxhetet qe drejtojne "te qenit keq" dhe "te trajtuarit keq",prezantojne 20 here me teper shumat qe jane te nevojshme...simbas SHBA....20 here me teper se shumat e nevojshme per te luftuar urine dhe mungesen e ujit te pijshem!
    Vetem harxhimet per publicitetet dhe reklamat kushtojne 700 miliard dollar ne vit!!
    Si asnjehere tjeter duhet te bejme tonen nje thenie te te madhit Victor Hugo..."Ju doni qe te ndihmojme te varfrit,atehere une dua zhdukjen e mizerjes"!
    Civilizacioni yne shkeput dhe terheq njerez te nje varferie normale per ti hedhur ndonjehere ne krahet e nje mizerjeje nga e cila ata nuk dalin me kurre.
    Eshte ky civilization qe ka krijuar mundesine e te qenit shume klasa...te varfera,te mesme,te pasura dhe me e keqja...mizerje!
    Ne kohen tone, shkenca,teknika,ekonomia,perfitimi,shkojne te gjitha sebashku duke krijuar nje proces,qe per mendimin tim po con planetin drejt nje katastrofe.
    Mungon rregulli internacional,ekonomia cthuret...
    Marrim rastin e nje personi qe rrezohet ne rruge ose keqtrajtohet!
    Ne vazhdojme rrugen thjesht me mendimin se nuk eshte detyra jone te merremi me te po ajo e urgjences ose e policise!
    Ky lloj mentaliteti eshte teper i eger dhe teper i zhvilluar per fatin tone te keq.
    Vellazerimi qe aq bukur eshte shkruajtur neper monumente dhe libra,eshte mungues.
    Eshte me te vertete nje problem i madh,pasi kjo lloj eksperience eshte fondamentale,eshte teper e rendesishme...
    Duhet te njerezohemi,duhet te zgjohemi...
    Eshte vetem koshienca jone qe eshte ne gjendje te ndryshoje shume gjera.
    "Mizerablet" duhet te kene te drejta humanitare.Pushteti publik duhet te krijoje kushte per te zhdukur kete lloj varferie e kthyer ne mizerje...
    Perse duhet te refuzojme mizerjen?
    Sepse ajo prek te drejtat fondamentale te dinjitetit te secilit prej nesh.
    "Duhet te luftojme per nje bote qe eshte e pasur per te gjithe"-kjo eshte detyra jone,detyra e njerezimit.
    Le te rrezojme se bashku muret e mosmirenjohjes dhe frikes,muret e varferise dhe mashtrimit,genjeshtres dhe perfitimit,pirjes se gjakut,e shume te tjera.
    Duhet te tregojme forcne dhe reziztencen tone...duhet te vellazerojme se bashku idete tona,luften tone per nje bote me te mire!


    Cmendoni ju per "mizerjen" qe karakterizon boten?!

    respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,748
    Faleminderit
    167
    59 falenderime nė 54 postime
    Ti kerkon dhe ben thirrje per drejtesi,
    drejtesia nuk ekziston.
    E verteta eshte e hidhur, po per mendimin tim , shume here mizerja eshte produkt i karakterit te njeriut se sa e padrejtesive sociale.

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Ti kerkon dhe ben thirrje per drejtesi,
    drejtesia nuk ekziston.
    E verteta eshte e hidhur, po per mendimin tim , shume here mizerja eshte produkt i karakterit te njeriut se sa e padrejtesive sociale.

    Si mund te besojme te drejtesia kur harrojme qe ajo ekziston,kur harrojme vlerat qe jane te fshehura te ne?!
    Mizerja nuk eshte produkt i karakterit te njeriut,askush nuk e do qe ta kete,mizerja eshte produkt i kapitalizmit,luftes,injorimit,etj.
    Une besoj qe nje drejtesi ekziston,besoj qe po te luftojme sado "te vegjel" te dukemi,aq te medhenj do shfaqemi!
    Po nuk besuam te ndjenjat tona,po nuk besuam te drejtesia,jeta...atehere me thuaj per cfare jetojme?!

    respekte
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Faleminderit
    5
    39 falenderime nė 29 postime
    Teme e bukur Diana por njekoheshisht edhe humbje kohe dhe nervash. Ne mund te flasim e flasim per Mizerine, por diskutimi nuk ndihmon dhe nuk ndryshon asgje.

    Per te mundur Mizerine, duhen ide te medhaja nga njerez te medhej. Ne jemi aq te vegjej, aq mikroskopik ne kete aspekt!

    Per deri sa lexoja temen tuaj, mu kujtua nje film qe kam pare dikur, por fatkeqesish jo edhe titulli i tij, per ta rekomandur. Nje profesor ju jep per detyre nxenesve qe te japin nje ide per- " Si te bejme nje bote me te mire" duke filluar pra nga ne, njerezit e vegjet. Nje djalosh jep nje ide shume te bukur, por ai perfundon tragjikisht. Pra, per te bere nje veper te madhe duhen edhe viktima. Jo cdo kush viktimozon jeten e tij ( qe e ka vetem nje) per ide te medhaja!

    Varferia dhe Mizoria do te jetojne aq sa do te jetoje dhe njerezimi.
    • The rest is silence.


  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Per hapesen e temes, si propozon te shkaterrohen muret? (Per te mos analizuar pastaj se kush i nderton keto mure, ata qe jane brenda, apo ata qe jane jashte.)

    PS: Si anetare e stafit, pak me kujdes me shqipen. Po leme menjane uret sortografine, por "civilizacion" eshte "civilizim" ose shqip "shqeto" dmth "qyteterim." Keshille miqesore .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 10-11-2007 mė 19:41

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Per hapesen e temes, si propozon te shkaterrohen muret? (Per te mos analizuar pastaj se kush i nderton keto mure, ata qe jane brenda, apo ata qe jane jashte.)

    PS: Si anetare e stafit, pak me kujdes me shqipen. Po leme menjane uret sortografine, por "civilizacion" eshte "civilizim" ose shqip "shqeto" dmth "qyteterim." Keshille miqesore .
    Muret shkatarrohen me ato qe kam shpjeguar me siper...dmth me te ashtuquajteren "vellazerim dhe humanizem"!
    Sa per shqipen te me falesh e nderuar po kam 17 vjet ketej dhe ndonjehere arrij te gaboj...
    Flm prej teje po po te ishte nje keshille miqesore prej teje do te ishte ne pv.

    Gjithsesi flm prej teje per korrigjimin...
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Teme e bukur Diana por njekoheshisht edhe humbje kohe dhe nervash. Ne mund te flasim e flasim per Mizerine, por diskutimi nuk ndihmon dhe nuk ndryshon asgje.

    Per te mundur Mizerine, duhen ide te medhaja nga njerez te medhej. Ne jemi aq te vegjej, aq mikroskopik ne kete aspekt!



    Varferia dhe Mizoria do te jetojne aq sa do te jetoje dhe njerezimi.
    E di qe ke te drejte po do te doja shume qe gjerat te ndryshonin...

    respekte Zombi
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Cungimi ishte pa dashje e nderuar dhe te kerkoj te falur.
    Me pelqen qe je tipi i debatit,vazhdo te jesh...
    Po jo duke ngritur vlerat vetes,lere ta bejne te tjeret!
    Pergjigjen e mureve do ta them nje dite tjeter.
    "Proletare te te gjithe vendeve bashkohuni"...e pse jo?!

    Flm per pergjigjen
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 11-11-2007 mė 18:17
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    T
    Sic e thashe me lart dhe qe ti e fshive, kjo me ngjan me "proletare te te gjitha vendeve, bashkohuni." Te pyeta si rrezohen muret, e thua me "vellazeri e humanizem" pra, "proletare, perseri bashkohuni." Varferia eshte aspekt ekonomik, e pastaj politik e shoqeror. Te tilla pra i bie te jene dhe zgjidhjet. Si zhvillohet ekonomia e nje vendi qe te zhduket varferia?
    Une mendimin tim e dhashe kur hapa temen dhe nuk prisja pyetje per veten po desha nje diskutim fenomeni dhe nje shperndarje idesh te secilit prej nesh.
    Pra nuk e kisha une zgjidhjen ne dore,sepse nuk varet nga une.
    Thjesht kerkoja mendimet e te tjereve dhe ti shume bukur mund te jepje analizen tende ashtu sic e dhe, po pak agresive dhe tu pergjigja me ate qe mendoja.
    Kaq i kisha mundesite intelektuale.
    Te me falesh.
    Sa per kohen qe une mund te kaloj ne virtualitet ajo ste intereson ty fare dhe ska lidhje me temen....
    Eshte e dyta here qe me kundervihesh dhe nuk e kuptoj pse_ne!!!
    Nuk te kam munguar respekt dhe eshte e dyta here qe po te kerkoj te falur,kur je ti ajo qe me provokon!
    "Carpe Diem"

  10. #10
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,400
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin

    Sic e thashe me lart dhe qe ti e fshive, kjo me ngjan me "proletare te te gjitha vendeve, bashkohuni." Te pyeta si rrezohen muret, e thua me "vellazeri e humanizem" pra, "proletare, perseri bashkohuni." Varferia eshte aspekt ekonomik, e pastaj politik e shoqeror. Te tilla pra i bie te jene dhe zgjidhjet. Si zhvillohet ekonomia e nje vendi qe te zhduket varferia? Kjo me duket pyetja kryesore. Te tjerat pastaj, filozofira, analogji, fjale te bukura etj jane te teperta. Demonstrojne vetem deshiren e mire, por jo zgjidhje apo ide realiste.
    Me fal e dashur por ketu po diskutojme per mizerien shpirterore dhe jo per ate ekonomike...nuk mund te themi se kur kemi qene me te varfer kemi qene me mizerie shpirterisht..

  11. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin

    riperseris fjalet qe mu fshine nga po vete hapesja e temes.

    Ce do moderatorllekun ti DI_ANA kur ketu skandalizohen se padashje brenda nje shkrimi te gjate e te sakte ngaterron nje fjale.
    Me mire nje anetar i thjesht i forumit si une, qe nuk e kam per detyre ti mbaj iso rregullave ndonjehere absurde, ose keshillave miqesore, se sa ti qe duron kete peshe.
    Vallahi durim te madh ke.
    Xfiles..

    Te falenderoj per mbeshtetjen tende dhe dua te te shpjegoj dicka.
    Kam respekt shume te madh per kete forum,per ata qe e drejtojne si edhe per shume anetare dhe deri tani nuk kam patur probleme.Tek_tuk ne jete mund te kemi edhe njerez qe nuk na pelqejne,po nje anetare stafi per mua nuk simbolizen komplet stafin e forumit,keshtu qe respekti per ta, mua me ngelet.
    Ndersa persa i perket moderimit po te pergjigjem..
    Eshte dicka qe nuk ma imponuan,por propozuan,eshte dicka ku me pelqen te jap ndihmen time,ndonese edhe smund te kem eksperiencen e shume moderatoreve ketu dhe smod,por ama pata besimin e tyre dhe me mjafton.
    Moderatore ose jo moderatore, mbi te gjitha jam anetare si ju,si te gjithe ne..une ngelem po ajo qe kam qene dhe duke patur te njejten kenaqesi shkrimi ne kete forum.

    Flm dhe respekte
    "Carpe Diem"

  12. #12
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Me fal e dashur por ketu po diskutojme per mizerien shpirterore dhe jo per ate ekonomike...nuk mund te themi se kur kemi qene me te varfer kemi qene me mizerie shpirterisht..
    Titulli i temes: Varferia dhe mizerja. Dhe ne "paragrafet" e para trajtohen pak a shume bashke. Me poshte vijohet me "mizerjen" si dukuri me vete, ceshtje etikete, ndergjegje njerezore apo mungesa e saj etj.

    Varet si e kap problemin. Me nje fjale a jane varferia dhe mizerja dikotomi te mirefillta, apo dikotomi falso.
    Varferia studiohet nga ekonomistet, mizerja nga sociologet. Jane hedhur ide qe pershembull eshte me kollaj te zgjidhesh varferine globale se sa "mizerjen". Por sic thashe me lart varet si e koncepton. Personalisht anoj nga ana ekonomike e problemit. Perderisa eshte me e veshtire dhe me abstrakte te zgjidhesh dicka qe nuk mund as ta kuantifikosh (ne kete rast "mizerjen" si gjendje shpirterore.)

    PS: xfiles jemi ne forum publik apo "fan club" . (J/K.)

  13. #13
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    39
    Postime
    1,969
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Varfėria ėshtė gjendja e tė mos pasurit mjetet e jetės sė pėrditshme, shpesh tė lidhura me nevojėn, vėshtirėsitė dhe mungesėn e burimeve nė njė spektėr tė gjerė rrethanash. Varfėria ėshtė uri. Varfėria ėshtė mungesė banimi. Varfėria ėshtė tė jesh sėmurė dhe mos kesh mundėsi tė shohėsh njė doktor. Varfėria ėshtė tė mos kesh akses nė shkollė dhe tė mos dish si tė lexosh. Varfėria ėshtė tė mos kesh njė punė, ėshtė frika pėr tė ardhmen, duke jetuar njė ditė pas tjetrės. Varfėria ėshtė pafuqi, mungesė pėrfaqėsimi dhe lirie. Skamja dhe mizerja jane derivat i kesaj "gjendje". Varferia ne Shqiperi eshte nje nder problemet paresore ku shteti duhet te fokusohet me shume per ta luftuar. Njerezit jetojne nje jete te mjerueshme cdo dite e me shume. Si rezultat i varferise teper te skajshme shteti nuk ka arritur tju sigurojeshqiptareve standarte te larta jetese. Varferia ka ndikuar ne te gjitha sferat e jetes se individit. Per shkak te gjendjes ne te cilen eshte zhytur vendi yne , Shqiperia nuk po arrin te nxjerre nga gjiri i saj shume intelektuale, kjo per arsye se shume njerez pavaresisht se mund te kene ndonje dhunti nuk kane para te vazhdojne shkollen.Varferia u jep jete dhe shume problemeve te tjera sic jane mjedisi i papaster, mungesa e shkollave, vdekjeve te shumta e shume shume probleme te tjera qe per fat te keq jetojne me realitetin shqiptar.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    330
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tema eshte nxitese , per nje fryme humane ,ne jeten e perditeshme ndeshemi ne varferi te tejskajshme.
    E vetmja gje qe duhet bere per te pasur sukses , eshte te filloni te besoni se ndryshimi eshte i mundur. E kaluiara nuk ka rendesi. Ēdo gje qe nuk ka pasur sukses ne te kaluren , nuk ka te bej fare me ate qe do te beni tani .Ajo qe do te beni pikerisht tani eshte ajo qe do te formoj te ardhmen tuaj . Nuk ka rendesi ajo qe ka ndodhur ; ne vend qe te perqendroheni ne probleme , perqendrohuni ne zgjidhjen e tyre .
    Deshironi te udhetoni ? Le te nisemi pra .Te fillojme te ndryshojme jeten tone . ne ate menyre qe ta dime se ēka duhet bere .
    1 -TE BEHET NDRYSHIMI
    2- MOSSUKSESI NUK EKZISTON
    3- NDERTONI BINDJET TUAJA DHE FLUTURONI
    4-


    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    " NUK JAM I DESHPERUAR, SEPSE ĒDO PERPJEKJE TE GABUAR QE BEJ ME TEJ PARAQET NJE HAP PERPARA " TOMAS EDISON
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------
    " BESIMI DO TE THOTE TE BESOSH NE ATE QE ENDE NUK E SHIHNI ; SHPERBLIMI PER KETE BESIM ESHTE TE SHIHNI ATE QE BESONI " SHEN AGUSTI

  15. #15
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Faleminderit
    5
    39 falenderime nė 29 postime
    Une them shyqyr qe kam mundesi te perdor internetin ne kurriz te atyre qe skane te hane buke,se sdoja te isha ne krahun tjeter..
    Dikush tjeter thote, shyqyr qe kam kete avion privat, kete ville luksoze, miliarda $ ne banc account........nga qe eshte me i mencur se ju?!
    • The rest is silence.


  16. #16
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,969
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Dikush tjeter thote, shyqyr qe kam kete avion privat, kete ville luksoze, miliarda $ ne banc account........nga qe eshte me i mencur se ju?!
    se ashtu ecen bota...dikush ka avionin,dikush televizorin,dikush eshte pa drita,dikush
    sdi ca jane dritat se ska pare ndonjehere po rri me qiri,e dikush tjeter snjeh as qiririn po rri me pishtar...ca ka anormale?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  17. #17
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,641
    Faleminderit
    0
    13 falenderime nė 13 postime
    Tregim Nga Migjeni

    Buken tone te perditshme falna sot

    Here verente t’amen se si lutet para kater – pese fugereve, here shikonte neper dritoret ne muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnje ma e shpeshte, e Lili verente se si drute dhe sendet e tjera marrin trajta te frigshme. Vuri re edhe perjashta t’amen tue u lute nen kandilin e Zojes – i dukej neper qelqe te dritores – dhe argetohej: qe, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi te dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino ne qelqe te dritores. Syt i shkuen ne fund t’oborrit: qe, dikush po ec, i gjate, me floke te mdhaja, me shkop ne dore, shikon ne dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet ne qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s’ames.
    - Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, - peshperiti frigshem.
    Nana nuk bezante.
    Lili e shikonte si lutej neper gjuj, tue levize buzet afer shuplakave te ngjituna.
    - Nana e eme nuk asht e fryte si fuēi, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu
    qeshe gjithkush – mendonte Lili tue shikue t’amen nga profili. Por pse i lot ashtu buzet? Si me thithe sheqerin me buze...sheqerin e hallvaxhis, te kuq, asi si blevi sot Mrika dy per nje ēerek lekut.
    - Uf, nane, hajt ma, a po ēohe, me mė dhane me hanger…
    E ama permendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u ēue.
    Shkoi ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e bukes nga e cila rane disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti ne kusi me uje te vluem. Mandej u ēue me marre shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbraze ne kandil te fugureve.
    - Uf, nane, hajt ma nane, - kerkonte Lili me ngrane.
    E ama qendroi ne mes t’odes e hutueme, nuk dinte kah t’ia mbaje, thyente gishtat e duerve, krismat e te cilave aq dhimbsunisht tingllojne dhe mendoi diēka.
    - Rri ti te zjarrmi, - i that e birit dhe shkoi ne dhome tjeter. Iu avit si hije fugereve, me ftyre te zbeme edhe te frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi ne kusi dhe nisi ta perzije, nsa buzet makinalisht pershperitshin:
    - Qe, moj nane, he, tash po han, - mendimet i kish ngjeti, diku t’arratisuna.

    - Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftofte.
    Grueja u ēue, derdhi mbi dru te ndezun uje, i cili bani tym dhe potere, qe rreshpethtas ushtonte ne heshtjen vorreze te dhomes se zjarrmit.
    - Cka te tha zotni Filipi? – pyeti frigshem te shoqin, i cili rrinte zymtas ne sy te ngulun mbi hu te fikun.
    - Asgja. Cka me mė thane…S’ia qet hesapi me mė marre. Mundet me e krye me nje njeri at pak pune qe ka.
    - Po a kqyre te zotni Lorja?
    - Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s’me duhesh, tjetri s’kam nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerre as per vete buken e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj…Allahile, mos me pyet, - tha n’idhnim dhe mori mashen ne dore.
    - Mire, mire, more Kolė, mos u idhno. Por…Cka kena me ba?
    Ai me mashe ne dore shkarravitte nepeper hi te votres dhe nuk i pergjigjej. E ajo matej t’i thoshte mos shkrueje neper hi te votres se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:
    - Thueji nanes te ēojne paret, po desht me i dhane buke.
    - Moj nane! Nuk m’i ke dhane paret…S’ka buke, ka thane, - britte Lili qe nga dera e oborrit.
    - Mire, moj nane, s’ka gja. Tash ka me prue baba.
    Por baba nuk pruni as buk as gja tjeter, as mbrame as sonte. Rrin prane votres dhe mendon e nje zymtim ia ka ba ftyren si te smundit. Mendon. Eh, sikur te gjitha keto mendime te baheshin pare! Deshte te pyesi per Lilin a ka pas me ngrane gja, por nuk guxoi. Kish frige te mos ndegjoje ate qe s’ka deshire me e dite. Nse s’ka pase ēka me ngrane Lili, ma mire mos me e dijte e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte te shoqen, ne drite te bishtukut i dukej shume e zbete, me sut e thelluem e te nxime perreth. E dinte se c’domethane.
    Drita e bishtukut nisi te dridhej, dhe dridheshin te gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashke me dy kensa qe dridheshin nga friga e jetes se neserme. Pa buke. Te dridhunit e flakes se bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pernjehere u ēuen te shkojne me fjete.
    - M’u hiq, pash zotin. Larguhu, - i thoshte e shoqja te shoqit n’errsinen e dhomes, rate, nen fugeret ku kandili nuk ishte ndeze.
    - Cudi, pse zoti Filipi me te hjeke nga puna; ty po, e ate dy jo; pse jo njenin nga ata – n’errsin i fliste te shoqit me guxim.
    - Ku e di une...E dij se c’mendon ti! Kujton se me ka xane ne ndoj pune te keqe, prandaj me ka qite nga pune.
    - Po kot pse po te qet? ...
    - A te thashe, moj e marre, se nuk ka pune per tre vete! Ti nuk merr vesh!
    - Mire, mire. Mos bertit, se po ma ēon djalin.
    Heshten. Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra deri ne nate vone.

    Kumbonet lekundeshin, leshojshin tinguj te cilet zvarriseshin neper rrugat e qytetit, lemojshin pullazet e shtepive, futeshin neper vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtepine e Zotit.
    Kola, nga skaji i trotuarit , shikonte ceremonine fetare ne parakalim. Kujtohet se para pesembdhete vjete dhe ai, njashtu si ato femi, barte fugure, qira dhe kendonte kange kishe. Era e kemit(tamjanit) qe i mbrrini te vrimat e hundes i kujtoi ma intimisht feminin shkollore. Si neper reliev shkonte me mendim neper kujtime; nderlikoheshin ftyra shenjtesh, priftnash, mesuesash, shkoesh nder skuta t’errta, tue u lute, dikush me pervujtni e dikush tue shame kujdestarin, qe s’e la me ikun. Eh, sikur te mbetshe ne kuvend, te mos dilshe jashte, - mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashme me hidhnim. Po ai, ai atje, ēka don me qiri ne dore? – e gati sa s’bertiti. Tush Prendi, hajni me dorca te bardha, me qiri ne dore... Kuj ia ka ndeze? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then per shpine tue e rrahe... Ama, dhe keta priftent, shoke te mire kane!
    Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u merzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kerkonte dike me sy. Ma se fundi erdh dhe turma e mbrame. Kola u fut ne te. I kish thane zoti Filipi: duku neser. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjeter, i del here pare, here per anash, here sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon biseden:
    - A te bie nder mend, Filip, para pesembdhete- njezet vjet si ishin keta procesione?
    - Eeeh! Atehere...
    - Te kendonte zemra n’at mori popull, lavdi Zotit.
    - Ndryshe atehere, zotni Zef, ndryshe asht sot...
    - Po due me thane se djelmnia e soēme nuk merr pjese me gjithe zemer...Eeeh! na atehera...
    - Epo fajin deri diku e kemi na; por ma teper e kane fajin do shkolla te reja qe na i kane ēile tash...
    - Tamam e ke. E kam nipin qe, me keni i emi, buk s’i nap me hanger, - sa hape gojen, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po ēka t’i bajsh shkollave te reja? ...
    - Po ēudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t’egjer ishin...
    - Leni, allahile, - dhe sillej zoti Zefi me pa mos t’i prigjoje kush.
    E Kola, qe gjithnje prigjonte, ne mjerimin e tij u qesh dhe tha ne vete:
    - Te mos kesh frige mos kujto se po te padish kush se je bolshevik...
    Kur pa se me zoti Filipin s’po piqet sot, i hyri nje idhnim. Mire e ndjeu se si i vloi diēka ne gjoks dhe shpejt si kokerr iu ngjit ne fyt. Aty u mbytte. E kujton shtepine, dhe kokrra ne fyt e mbyt. Te bertasin ne ket turme ndjenjash te serhollueme, te bertasin me te tane mushkni – dhe te shkyhet s’ka gja, te bertasin:
    - Buuuke! Buuuke per Lilin!
    - Hee… do buke? Kur te t’apin buke, ke per te kerkue tlyn, mandej mish e
    mbasandej ke per te kerkue shtepi me diell… heee – jo! S’duhet mesue bota njashtu. Jo! S’ka buke!
    - Buke! Aman! Vdiq Lili!
    - Jo, mos kujto se ka me vdeke. S’ka vdeke te na kush per buke. Per pashke ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhane ndoj lek.
    Por Kola nuk bertet. Jo me fjale, por as me te dukunt te jashtem nuk don ta tregoje mjerimin e vet. Mundohet te buzeqeshi kur pershndet ndoj te njoftun.
    - Si je, Kole? Si po shkon?
    - O mire. Si je, ti Nike? – dhe buzeqeshja e perdhunt ia hap buzet.
    Por kur shkon ne shtepi, aty ma nuk mund te lozi rolin e njeriut te kenaqun me jete. Buzqeshjen e vet e var ne dorzen e deres s’oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qe grueja, e cila sigurisht e shikon neper dritore, mos te genjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t’erret dhe atehere shkon ne shtepi… Barem, atehere Lili asht ne gjum dhe s’ka me e pyete a i ka prue gja.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  18. #18
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,641
    Faleminderit
    0
    13 falenderime nė 13 postime
    Per disa te tjere qe thone se hane kofsha Pule e mish qingji... vijon ky tregim ..

    Migjeni

    ZOTI TE DHASHTE

    Dikush trokit ne dere...
    - Kush a?
    - A po na fal ndoj send, zoje?
    - Zoti te dhashte!
    - Me fal ndoj send, te dhashte Zoti shendet...
    - Hajt! Zoti te dhashte!

    Por lypesi e di se c'domethane "Zoti te dhashte": Mos me pas kurr, mos me ngran kurr. Prandej me ma teper fuqi i bie deres. E tash permrenda asht zani ma i rrepte:

    - Hajt more! Zoti te dhashte! A merr vesht?

    Lypsi doemos i duhet me marre vesht. E len ate dere, msyn te dyten, te treten, te katerten, e keshtu me rradhe, te gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rruge sot per sot asht fusha e veprimit te tij. Neser asht ndoj rruge tjeter. Fushat e veprimit te qytetarit tone jane te ndryshme. Dhe ndryshojne njena nga tjetra, sic ndryshon parajsa nga ferri, me te gjithe variacionet piktoreske dhe mallengjyese. E lypsit, qe trokit nga dera ne dere, diku ia falin ndoj send, diku i thote zoja e shtepise: "s'kam besa" - dhe lypsi athere asht i bute, shkon tue mbajt mend kete dere, me ardhe ndoj dite tjeter. Por at "Zoti te dhashte" lypsi s'e duron; s'don ta degjoje. Ai e din mirfilli se c'do me thane "Zoti te dhashte". Edhe ate, i cili percjell me keto dy fjale, ai fillon ta mnije. Kurr ai s'i ka ndame keto dy fjale njenen nga tjetra. Kudo qe degjon fjalen "Zot", ai pa dashje ia shtonte ate "te dhashte" dhe ne tru te tij u krijonte dicka qe s'kuptohet e qe mnihet. Se ai ishte i sigurt se "Zoti te dhashte" domethane tallje.

    Nje dite, me nje buzeqeshje ironike, duel lypsi nga nje ndertese me kryq ne maje, se aty kishte veshtrue keto fjale: "Zoti qe kujdeset per zoqte e qielles, s'ka me i lane njerezit te vdesin nga uja". Hee - thoshte lypsi tue dale - sot nuk asht njashtu. Zoti ndoshta kujdeset pet trumcake edhe priftent, por per mue s'e besoj. Mue dhe shoket e mi, po na harron bota e si mos te na harroje Zoti, qe s'na ka parasysh. Por thone, se Zoti... ketu lypsi preu mendimet dhe shpejtoi mbrapa nje plaku me bastun.

    - Zotni, te lutem, me fal ndoj send...
    - Zoti te dhashte!

    Lypsi shtrengoi dhambet per ta ndale gjuhen, e cila ishte gati te kaloje kufirin e bjerzis. Shtrengoi dhe grushtat, e thonjt qe tash sa kohe nuk i kishte te preme, iu ngulen ne dhanat e duerve. Perpara vetes nuk shef asgja tjeter, vec objekte mnie. I bjen nder mend, koha kur s'ka pase nevoje me lype. Perkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat qe vijsnin dite shtune ne prakun e dyqanit te tij, kur ishte farktar... E sot? Atij pak kush i ndihmon, pse jane shume lypsa. Kujt i epet ma pare? Arsyetonte lypsi se fundi. Por mnia vetvetiu, pa arsye, rritej e pushtonte zemren e trunin e tij dhe m'at cast donte te shfreje ne nje menyre makatare tue rrahe hekurin e kuqun. E kur nuk ka hekur dhe cekic. Puna del e dyshimte dhe e rrezikshme.

    Prandaj me taktik, zotni, mos thoni "Zoti te dhashte!".







    Edhe un skam nevoje te flas ne kte teme.. se ka shkrujt Migjeni me kohe.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  19. #19
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,641
    Faleminderit
    0
    13 falenderime nė 13 postime
    Lypsi shtrengoi dhambet per ta ndale gjuhen, e cila ishte gati te kaloje kufirin e bjerzis. Shtrengoi dhe grushtat, e thonjt qe tash sa kohe nuk i kishte te preme, iu ngulen ne dhanat e duerve. Perpara vetes nuk shef asgja tjeter, vec objekte mnie. I bjen nder mend, koha kur s'ka pase nevoje me lype. Perkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat qe vijsnin dite shtune ne prakun e dyqanit te tij, kur ishte farktar... E sot?
    Sot i ke ato kofsha qingji edhe kofsha pule... Po neser??

    Ndaj ju qe hani edhe pini, mos u tallni me fatkeqesite e te tjereve se eshte gjynah.
    Ndihmoni kur keni mundesi, se ato leke qe keni edhe pasuri, sdo i merrni me vete ne varr, sdo ju bejn te pasur ne jeten matane..

    Ndihmoni te tjeret, mos jetoni ne egoizem, sepse duke ndihmuar te tjeret krijojme nje te ardhme me te mire per femijet tane.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  20. #20
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,641
    Faleminderit
    0
    13 falenderime nė 13 postime
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ej Apyllono,cke vlla,je semure...
    Perkundrazi, jam shendosh si kokrra molles.. edhe kur je shendosh si kokrra molles, atehere vihet ne prove njeriu se sa eshte i zoti te respektoje me te dobtit.

    I forti i fuqishmi i pasuri, ne te tilla raste e tregojne veten se sa te forte edhe te fuqishem jane, duke respektuar edhe lypsit duke ndihmuar te tjeret.. Jo duke treguar se cfar han edhe si trajton me te dobtit.

    Se kur jemi te dobet, atehere skemi rrugzgjidhje, vetem presim te na vije ndonje gje nga qielli.

    I kam provuar te dyja skajet, edhe varferine edhe pasurine.. por nga varferia meson shume gjera, edhe kurre mos e provofsha me.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 1 prej 7 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Qeveria nė ndihmė tė familjeve qė marrin ushqimet me lista
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-04-2016, 21:25
  2. Varferia shton prostitucionin
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 05:44
  3. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 23:01
  4. Nė zonat rurale varfėria nė nivel tė lartė
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 15:12
  5. Fushė-Arrėz, aty ku varfėria nxit prostitucionin
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 06:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •