Frika nga varfėria ėshtė gjendje e vetėdijes, asgjė tjetėr! Por edhe kjo frikė mjafton qė t'ju shkatėrrojė gjasat tė sukesoni nė ēdo gjė qė ndėrmerrni. Kjo frikė e paralizon aftėsinė e rezonimit, shkatėrron aftėsinė e imagjinimit, vret vetėbesimin, nėnshtron entuziazmin, dekurajon iniciativėn, lindė hezitimin, zhdukė ngazėllimin dhe e pamundėson vetėkontrollin. Kjo frikė ia merr sharmin personalitetit tonė, pastaj e zbehė mundėsinė e mendueshmėrisė precize, zhdrejton koncentrimin e orvatjeve, ngadhėnjen kėmbėngulėsinė, e shndėrron fuqinė e vullnetit nė asgjė, zhdukė ambicien, mjegullon kujtimin dhe nxitė dėshtimin nė tė gjitha format e mundshme, ngulfat dashurinė dhe emocionet tjera kėndellėse, dekurajon miqėsinė dhe nxitė pafatėsinė nė qindra forma tė ndryshme, pastaj e nxitė pagjumėsinė, mjerimin dhe palumturin - dhe tė gjitha kėto pėrkundėr tė vėrtetės sė dukshme se ne jetojmė nė botėn e bollėkut tė gjithė asaj ēka zemra dėshiron, botė nė tė cilėn mes neve dhe dėshirave tona tė zjarrta nuk qėndron asgjė penguese, pos mungesės sė qėllimit tė pėrcaktuar.
Frika nga varfėria padyshim ėshtė mė destruktivja prej tė gjitha gjashtė frikave kryesore. Kjo frikė ėshtė e vendosur nė krye tė kėsaj liste, sepse kjo mė sė vėshtiri mund tė mposhtet. Frika nga varfėria doli prej aftėsisė sė lindur tė njeriut qė ekonomikisht ta gllabėrojė tė afėrmin e vet. Gati tė gjitha kafshėt janė tė motivuara me instinkt, dhe aftėsia e tyre tė "mendojnė" ėshtė e kufizuar, kėshtu qė ato njėra tjetrėn e gllabėrojnė edhe fizikisht. Njeriu, me ndjenjėn e vet superiore tė intuitės, me aftėsinė e vet tė mendojė e tė rezonojė, nuk e gllabėrim tė afėrmin e vet fizikisht, por ka kėnaqėsi tė veēantė ta "pėrbijė" financiarisht. Njeriu ėshtė aq lakmitar sa tė gjitha ligjet e mundshme qė ekzistojnė janė bėrė vetėm e vetėm qė ta mbrojmė ēdokėnd prej tė afėrmit tė vet.
Asgjė nuk i sjell njeriut aq vuajtje dhe mjerim sa varfėria! Vetėm tė varfėrit e kuptojnė nocionin e plotė tė varfėrisė.
Nuk ėshtė aspak ēudi se njeriu i frikohet varfėrisė. Me ndihmėn e njė vargu tė gjatė tė pėrvojave trashėguese, njeriu mėsoi se, njėherė e pėrgjithmonė, disa njerėzve nuk mund t'iu besohet kur bėhet fjalė pėr para dhe pėr prona tė kėsaj toke.
Njeriu ka aq afsh pėr pasuri sa qė ėshtė i gatshėm tė vijė deri te ajo pa e zgjedhur mėnyrėn - me rrugė ligjore nėse ėshtė e mundshme - dhe me metoda tė tjera nėse ėshtė e domosdoshme ose e kėndshme.
Vetanaliza mund t'i zbulojė dobėsitė tona tė cilat nuk dėshirojmė t'i pranojmė. Ajo ėshtė njė lloj gjurmimi, e cila ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr tė gjithė ata qė prej jetės kėrkojnė mė shumė se mesatarja dhe varfėria. Mbani mend se, deri sa e gjurmoni vetveten pėllėmbė pėr pėllėmbė, ju jeni kėtu edhe gjykatės edhe porotė, edhe i akuzuar edhe mbrojtės, edhe i akuzuari edhe akuzuesi. Nė mėnyrė tė hapur ballafaqohuni me faktet. Vendosni vetes pyetje konkrete dhe kėrkoni pėrgjigje konkrete. Kur hetuesia tė pėrfundojė, do tė dini mė tepėr pėr veten. Nėse, deri sa e hulumtoni veten drejtpėrdrejtė, ndjeni se nuk mund tė mbeteni gjykatės i pa anshėm nė kėtė vetėhetuesi, atėherė thirreni dikėn qė ju njeh mirė qė tė bėhet gjykatės. Ajo qė dėshironi ta zbuloni ėshtė e vėrteta. Zbulojeni, pa e marrė parasysh ēmimin, qoftė edhe ai ēmim pėrkohėsisht i pakėndshėm!
Shumica e njerėzve, nėse pyeten se prej cilės gjė frikohen mė sė shumti, do tė pėrgjigjen: "Nuk i frikohem asgjėje". Kjo pėrgjigje ėshtė e pasaktė, sepse vetėm njė numėr i vogėl i njerėzve kupton se ajo apo kjo formė e frikės ata i lidhė, i hendikepon, i shkatėrron fizikisht e shpirtėrisht. Ndjenja e frikės ėshtė aq e pabesė dhe aq thellė e rrėnjosur sa njeriu mund ta kalojė tėrė jetėn ndėr peshėn e saj dhe kurrė t'mos jetė i vetėdijshėm pėr praninė e saj. Vetėm analiza e guximshme do tė mund ta zbulojė kėtė armik universal. Kur e filloni njė analizė tė kėtillė, hyni thellė nė karakterin tuaj. Kjo ėshtė lista e simptomave tė cilat duheni t'i gjurmoni.
Krijoni Kontakt