Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 126
  1. #81
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Frika nga varfėria ėshtė gjendje e vetėdijes, asgjė tjetėr! Por edhe kjo frikė mjafton qė t'ju shkatėrrojė gjasat tė sukesoni nė ēdo gjė qė ndėrmerrni. Kjo frikė e paralizon aftėsinė e rezonimit, shkatėrron aftėsinė e imagjinimit, vret vetėbesimin, nėnshtron entuziazmin, dekurajon iniciativėn, lindė hezitimin, zhdukė ngazėllimin dhe e pamundėson vetėkontrollin. Kjo frikė ia merr sharmin personalitetit tonė, pastaj e zbehė mundėsinė e mendueshmėrisė precize, zhdrejton koncentrimin e orvatjeve, ngadhėnjen kėmbėngulėsinė, e shndėrron fuqinė e vullnetit nė asgjė, zhdukė ambicien, mjegullon kujtimin dhe nxitė dėshtimin nė tė gjitha format e mundshme, ngulfat dashurinė dhe emocionet tjera kėndellėse, dekurajon miqėsinė dhe nxitė pafatėsinė nė qindra forma tė ndryshme, pastaj e nxitė pagjumėsinė, mjerimin dhe palumturin - dhe tė gjitha kėto pėrkundėr tė vėrtetės sė dukshme se ne jetojmė nė botėn e bollėkut tė gjithė asaj ēka zemra dėshiron, botė nė tė cilėn mes neve dhe dėshirave tona tė zjarrta nuk qėndron asgjė penguese, pos mungesės sė qėllimit tė pėrcaktuar.
    Frika nga varfėria padyshim ėshtė mė destruktivja prej tė gjitha gjashtė frikave kryesore. Kjo frikė ėshtė e vendosur nė krye tė kėsaj liste, sepse kjo mė sė vėshtiri mund tė mposhtet. Frika nga varfėria doli prej aftėsisė sė lindur tė njeriut qė ekonomikisht ta gllabėrojė tė afėrmin e vet. Gati tė gjitha kafshėt janė tė motivuara me instinkt, dhe aftėsia e tyre tė "mendojnė" ėshtė e kufizuar, kėshtu qė ato njėra tjetrėn e gllabėrojnė edhe fizikisht. Njeriu, me ndjenjėn e vet superiore tė intuitės, me aftėsinė e vet tė mendojė e tė rezonojė, nuk e gllabėrim tė afėrmin e vet fizikisht, por ka kėnaqėsi tė veēantė ta "pėrbijė" financiarisht. Njeriu ėshtė aq lakmitar sa tė gjitha ligjet e mundshme qė ekzistojnė janė bėrė vetėm e vetėm qė ta mbrojmė ēdokėnd prej tė afėrmit tė vet.
    Asgjė nuk i sjell njeriut aq vuajtje dhe mjerim sa varfėria! Vetėm tė varfėrit e kuptojnė nocionin e plotė tė varfėrisė.
    Nuk ėshtė aspak ēudi se njeriu i frikohet varfėrisė. Me ndihmėn e njė vargu tė gjatė tė pėrvojave trashėguese, njeriu mėsoi se, njėherė e pėrgjithmonė, disa njerėzve nuk mund t'iu besohet kur bėhet fjalė pėr para dhe pėr prona tė kėsaj toke.
    Njeriu ka aq afsh pėr pasuri sa qė ėshtė i gatshėm tė vijė deri te ajo pa e zgjedhur mėnyrėn - me rrugė ligjore nėse ėshtė e mundshme - dhe me metoda tė tjera nėse ėshtė e domosdoshme ose e kėndshme.
    Vetanaliza mund t'i zbulojė dobėsitė tona tė cilat nuk dėshirojmė t'i pranojmė. Ajo ėshtė njė lloj gjurmimi, e cila ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr tė gjithė ata qė prej jetės kėrkojnė mė shumė se mesatarja dhe varfėria. Mbani mend se, deri sa e gjurmoni vetveten pėllėmbė pėr pėllėmbė, ju jeni kėtu edhe gjykatės edhe porotė, edhe i akuzuar edhe mbrojtės, edhe i akuzuari edhe akuzuesi. Nė mėnyrė tė hapur ballafaqohuni me faktet. Vendosni vetes pyetje konkrete dhe kėrkoni pėrgjigje konkrete. Kur hetuesia tė pėrfundojė, do tė dini mė tepėr pėr veten. Nėse, deri sa e hulumtoni veten drejtpėrdrejtė, ndjeni se nuk mund tė mbeteni gjykatės i pa anshėm nė kėtė vetėhetuesi, atėherė thirreni dikėn qė ju njeh mirė qė tė bėhet gjykatės. Ajo qė dėshironi ta zbuloni ėshtė e vėrteta. Zbulojeni, pa e marrė parasysh ēmimin, qoftė edhe ai ēmim pėrkohėsisht i pakėndshėm!
    Shumica e njerėzve, nėse pyeten se prej cilės gjė frikohen mė sė shumti, do tė pėrgjigjen: "Nuk i frikohem asgjėje". Kjo pėrgjigje ėshtė e pasaktė, sepse vetėm njė numėr i vogėl i njerėzve kupton se ajo apo kjo formė e frikės ata i lidhė, i hendikepon, i shkatėrron fizikisht e shpirtėrisht. Ndjenja e frikės ėshtė aq e pabesė dhe aq thellė e rrėnjosur sa njeriu mund ta kalojė tėrė jetėn ndėr peshėn e saj dhe kurrė t'mos jetė i vetėdijshėm pėr praninė e saj. Vetėm analiza e guximshme do tė mund ta zbulojė kėtė armik universal. Kur e filloni njė analizė tė kėtillė, hyni thellė nė karakterin tuaj. Kjo ėshtė lista e simptomave tė cilat duheni t'i gjurmoni.

  2. #82
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Asgjė nuk i sjell njeriut aq vuajtje dhe mjerim sa varfėria! Vetėm tė varfėrit e kuptojnė nocionin e plotė tė varfėrisė.
    A nuk eshte me vend kjo fjalia.Kur njeriu eshte teper i varfer mendja e tij pyet pse une? Jeten nuk e shijon aq shum, lumturia e tij eshte vetem te mund ta largoje varferine per disa kohe, te sjell para femijve dicka per te ngrene,ti shohe femijet e tij si cdo femije tjeter te pasur.Varferia shkaterron jeten e njeriut dhe lumturine e tij.

  3. #83
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Varfėria, adoleshenti vetėvaret nė pemėn e ftoit
    ILIRI prej Fri Feb 08, 2008 4:45 pm

    Varfėria, adoleshenti vetėvaret nė pemėn e ftoit

    Aleksander Hysenllari

    Korēė, Aleksandro Hysellari, 16 vjeē, vuante prej kohėshnga kushtet e kėqija ekonomike nė tė cilat jetonte familja e tij


    Kushėrira: S'e kam besuar ende, por mendoj se drejt kėtij fundi tė llahtarshėm e ēoi varfėria


    KORĒĖ- Njė 16- vjeēar nga njė fshat i Korēės ėshtė vetėvarur dje nga kushtet e kėqija ekonomike. Aleksandro Hysellari ka vendosur t'i japė fund jetės sė tij duke u vetėvarur nė njė pemė ftoi nė oborrin e fqinjit tė tij nė njė depresion tė thellė. Djali qė ėndėrronte tė punonte pėr tė ndryshuar realitetin e dhimbshėm tė familjes sė tij, synonte Greqinė vendin ku dėshironte tė prekte realizimin e ėndrrave tė shumta, por nuk ka mundur tė shkelė asnjėherė nė shtetin fqinj, por dhe as tė jetojė si gjithė tė tjerėt nė atdheun e tij. Orėt e fundit tė jetės sė tij, tė afėrmit dhe miqtė i tregojnė si shumė tė gėzuar me njė hare qė kishte pėrfshirė pa kuptuar adoleshentin, por asgjė nuk dihet se ēfarė ka ndodhur mė pas me saktėsi pėr tė arritur deri tė vendimin ekstrem.


    Ngjarja


    Zbulimi i tragjedisė pėr familjen Hysellari ka qenė i rastėsishėm, pas kėrkimeve tė shumta qė familja e tė riut ka bėrė gjatė gjithė natės. Aleksandri ka dalė nga shtėpia gjatė pasdites pėr tė mos u kthyer mė. Nga rindėrtimi i skenės nga ana e policisė kriminale mėsohet se ai ka qenė jashtė me disa shokė tė tij, por pas ndarjes me ta, nuk ėshtė parė nga askush. Kėrkimet kanė vazhduar edhe gjatė orėve tė natės sė kaluar, ndėrsa rreth orės 08.00 tė mėngjesit tė sė enjtes babai i adoleshentit ka vendosur tė hipė nė ēatinė e shtėpisė sė vet nga ka parė tė birin tė varur nė njė pemė ftoi. Askush nė familjen Hysellari nuk ka dashur tė besojė pėr skenėn e llahtarshme qė iu ėshtė dashur tė shohin, ndėrsa menjėherė janė pėrpjekur ta largojnė nga pema fėmijėn e tyre qė kishte disa orė qė kishte vdekur. Pas kėtij momenti qė duket se ka tronditur jashtėzakonisht dhe fshatin e vogėl vetėm 18 kilometra larg qytetit tė Korēės, policia lokale ka nisur dhe hetimet. Sipas saj nuk ekziston asnjė konflikt i tė riut me ndonjė individ, dhe aq mė tepėr me familjen e tij, ndaj mendohet qė kushtet e vėshtira ekonomike nė tė cilat 16- vjeēari jetonte ta kenė shtyrė drejt vetėflijimit.


    Familja


    Familjen Hysellari e tronditur nga varfėria e tejskajshme, ėshtė nė zi ndėrsa shtėpia nė tė cilėn kanė nisur tė jetojnė tetė vite mė parė, kur zbritėn nga njė fshat malor i zonės sė Gorės, ka pritur bashkėfshatarėt e tyre. Familja e madhe me tetė anėtarė, gjashtė prej tė cilėve fėmijė, jetonte me vetėm pak tė ardhura qė nuk mund tė kalonin shumėn e 50 mijė lekėve tė vjetra nė muaj, ndėrsa fėmijėt e saj ushqeheshin vetėm njė herė nė ditė me atė ushqim tė pakėt qė mund tė siguronte nėna e tyre. Djali ndonėse shumė shtatvogėl dėshironte tė punonte dhe kryente ēfarėdo lloj pune qė kishte nė fshat, por qė gjithsesi ishin shumė tė rralla. Ndėrsa prindėrit e viktimės nuk kanė pasur fuqi tė tregojnė dhimbjen e tyre, dy kushėrinjtė e parė tė djalit vajza dhe djali i xhaxhait kanė treguar gjithēka ka ndodhur. Brunilda Drizaj, kushėrira e parė e viktimės ka rrėfyer pėr gazetėn se djali ishte zhdukur pa lėnė gjurmė njė natė mė parė, ndėrsa ka qenė njė djalė i urtė dhe model madje pėr familjen pasi ishte shumė punėtor, ndonėse nuk kishte mundėsi ku tė punonte. Sipas saj, atė e ka gjetur babai i tij nė pemė tė vetėvarur, ndėrsa askush nuk do tė besojė kėtė gjėmė qė i ka ndodhur familjes sė tyre. "Aleksandri ishte njė fėmijė i urtė dhe pa fjalė dhe bėnte ēmos tė punonte tė mbante familjen, ndonėse kishte dėshirė tė shkonte dhe nė shkollė-ka pohuar kushėrira e parė e tij Brunilda Drizaj.- S'e kam besuar ende, por mendoj se drejt kėtij fundi tė llahtarshėm pėr tė gjithė e ēoi varfėria". Ndėrkaq kushėriri tjetėr i parė i Aleksandrit, Romi Dulellari ka rrėfyer pėrmes lotėve se ai ėndėrronte tė shkonte nė Greqi. "Nė ēdo moment ai ka dashur tė shkojė nė Greqi pėr punė-thotė Romi Dulellari-por ai ishte shumė i vogėl nė shtat dhe ndaj prindėrit e tij nuk e lejonin kėtė gjė. Madje ai insistonte duke ia kėrkuar kėtė gjė dhe vėllait tė tij 20 vjeēar, Eljonit qė jeton pa dokumente nė Greqi, tė shkonte bashkė me tė, por ai e ka ndaluar tė mos udhėtonte nė kėmbė nga mali, ku mund tė mbetej nė dėborė." Familja Hysellari duket se ėshtė e shokuar, ndėrsa nuk kanė forcė as t'i bėjnė apel shtetit pėr ndihmė, pėr ata fėmijė, mė e vogla e tė cilėve ėshtė pesė vjeē. Romi Dulellari thotė se apeli ndaj shtetit ėshtė i pavlerė, ndaj nuk mundet tė kėrkojė asgjė nga ky shtet qė nxiti adoleshentin tė vetėvritej.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,891
    Faleminderit
    318
    183 falenderime nė 150 postime
    Sa cudi! Predikohet " tolerance zero" ndaj varferise nga qeveritaret ,kurse raste te kesaj natyre na degjojne veshet pothuajse perdite...Ah varferia...

    M'u kujtua nje thenie e Dante Aligerit:-

    S'ka mjerim me te madh se sa kur kujton kohen e lumtur ne mizerje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pranvera bica : 04-06-2009 mė 09:55

  5. #85
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Pak minuta me pare nje femije 12 vjec i komunitetit rom ne Shkoder gjen vdekjen nen ngarkesen e hedhur nga makina e plehrave. Femija shkonte shpesh ne ate vend per te mbledhur kanace me te cilen ushqehej familja e varfer e tij. Nje gjest jo i mire ishte ai i shoferit i cili u largua mbas ngjarjes.

    Sigurisht pak i intereson nje femije rom pushtetareve tane te nderuar.

    Vazhdoni o pushtetare dhe shpenzoni 1 miliard e me shume dollare nga parate e shqiptareve per rruget tuaja "patriotike"! Dhe vidhni sa me shume mundesisht sepse 250 milion USD te vjedhura jane pak! Le te vdesin njerezit, ju vazhdoni, vidhni...vidhni...

    Le te vdesin edhe romet se jane "race e ulet", ju vazhdoni orgjite tuaja,...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 04-06-2009 mė 14:00
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #86
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Mungesa e nje vendi pune, por edhe e nje strehe ka bere qe gjate ketij viti numri i punonjeseve te seksit ne kryeqytet te rritet.
    Ne kembim te 500 deri ne 1 mije lekeve, ato prostituojne edhe ne vende publike, si prane stacionit te trenit, tek parku kombetar, por edhe pas ish-Pallatit te Kultures.
    “Jane femra me femije te ndara nga burri, ose qe i kane burat neper burgje dhe detyrohen te dalin”, shprehet nje prostitute qe ka zgjedhur te mbaje anonimatin.
    Nderkohe, fakti vertetohet edhe nga autoritetet sociale. “Numri i prostitutave eshte rritur ne Shqiperi por edhe ne vendet e tjera te Evropes. Ato trajtohen ne menyre barbare”, thote doktori Kahreman Harxhi.
    Nje pjese e ketyre femrave te cilat jane ndare nga bashkeshortet dhe kane femije, prostituojne edhe ne prani te femijeve. “Dalin me femije dhe femijet qajne. Edhe kur e bejne me klientet ne makine, femijet i lene tek sedilja e pasme”, shton prostituta.
    Doktori i shkencave Kahreman Harxhi pohon se numri i punonjeseve te seksit eshte rritur. Sipas te dhenave te qendres “Aksion Plus”, nje pjese e madhe e punonjeseve te seksit, qe rrine ne keto zona vijne kryesisht nga qytete si Shkodra dhe Elbasani.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #87
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Babai i Ermirit: Djali vdiq sepse jemi tė varfėr
    ANILA DUSHI | 05/06/2009 | Lajm i fundit | 74 KOMENTE | SHARE | - +

    SHKODĖR- "Varfėria bėnte qė djali im tė shkonte atje ku humbi dhe jetėn. As nuk mė ka ikur pa leje dhe as nuk ka shkuar kot atje. Ai shkonte pėr tė gjetur skarp e kanaēe qė ti shiste, ndaj duhet qė pushtetarėt e politikanėt kushdo qofshin tė mendojnė pėr familjet e varfėra dhe ti ndihmojnė ato". Kėto kanė qenė fjalėt e nxjerra mes lotėsh nga babai i Besmir Ujkės, 13 vjeēarit qė humbi jetėn aksidentalisht dje nė vendgrumbullimin e mbetjeve urbane tė qytetit tė Shkodrės.

    Familja prej 6 anėtarėsh (tashmė 5) e Agron Ujkės kishte ardhur nga Tropoja dhe prej 10 vitesh jetonte fshatin Bardhaj afėr qytetit tė Shkodrės. Kushtet e vėshtira ekonomike, bėnin qė dy djemtė e familjes tė gėrmonin ēdo ditė pėr kanaēe e skarp tek vendi i grumbullimit tė mbeturinave, pranė varrezave tė Dėshmorėve. Nėna e papunė dhe babai emigrant i paligjshėm nė Greqi mezi mbijetonin. Ndaj Besmiri sėbashku me shokėt dhe tė vėllanė ecte ēdo ditė rreth 500 m larg banesės sė tij pėr tė gjetur material pėr tė shitur. Siē thotė mė lart i jati, ai shkonte me lejen e prindėrve dhe ēonte lekėt nė shtėpi.

    Dhimbja dhe zia pėr fėmijėn e mitur qė vdiq duke punuar ka pllakosur nė familjen Ujka. Ndaj apeli pėr ndihmė pėr tė varfėrit ėshtė mė se normal. "Dali im shpresoj tė jetė viktima e fundit e varfėrisė ", thotė mes lotėsh Agron Ujka.

    Varrimi i Besmir Ujkės do tė jetė tė shtunėn. Ndėrsa drejtuesi i mjetit qė kreu aksidentin, Agron Zenelaj, 51-vjeē ka dale nga policia pėr tu ndjekur nė gjende tė lirė pėr veprėn penale 'tė shkeljes sė rregullave tė mbrojtjes nė punė'. Ai shkarkoi rimorkion e makinės mbi trupin e fėmijės, pa e vėnė re se ai gjendej nė pirgun e mbeturinave.


    ******


    Varfėria, vdes i mbytur nga plehrat fėmija 13 vjeēar


    data 4 qershor ora 19:30

    SHKODĖR- Ka humbur jetėn nė mėnyrė tragjike 13 vjeēari Ermir Ujka banor i lagjes 'Mark Lula' nė Shkodėr. Djaloshi i cili ka qenė duke kėrkuar pėr skarp pranė vendit tė grumbullimit tė mbeturinave urbane tė qytetit kur makina e plehrave ka shkarkuar mbi trupin e tij tonelata me mbetje urbane. Fėmija nuk ėshtė parė nga drejtuesi i mjetit tė Ndėrrmarrjes sė Pastrimit. Sipas fėmijėve tė tjerė dhe personave qė kanė qenė tė pranishėm nė vendin e ngjarjes, Ermiri ka qenė pas mjetit tė pastrimit dhe nė atė moment mjeti ka hedhur shkarkesėn e cila ka rėnė mbi trupin e tij. Njė grua dhe disa fėmijė qė kanė qenė aty duke bėrė tė njėjtėn punė kanė dhėnė alarmin dhe ėshtė njoftuar edhe policia.

    Fėmija ėshtė mundur tė nxirret i gjallė nga pirgu i mbeturinave qė kanė rėnė nga mjeti mi trupin e tij dhe ėshtė dėrguar me shpejtėsi nė spitalin e Shkodrės, ku pas rreth 30 minutash , pavarėsisht nga ndihma e mjekėve nuk ka mundur tė jetojė. Florian Dardha, shok me viktimėn qė ka qenė i pranishėm nė momentet e aksidentit tregon se kanė qenė si ēdo ditė duke kėrkuar pėr kanaēe e skarp tek vendi ku shkarkohen mbeturinat. "Ermiri ka qenė pas makinės dhe shoferi nuk e ka pa se po ecte prapa pėr tė shkarkuar plehrat. Ermiri ka parė njė 200 lekėshe nė tokė dhe ėshtė ulur ta marrė nė kėtė moment hodhi plehrat", rrėfen Floriani.

    Persona qė jetojnė nė kėtė lagje tė varfėr tė krijuar pas viteve 90-tė, kryesisht me banorė tė ardhur nga zonat e thella malore, tregojnė se Ermiri i pėrket njė familjeje shumė tė varfėr qė pėr tė siguruar bukėn e gojės dalin ēdo ditė pėr tė gėrmuar nė plehra pėr tė gjetur diēka qė mund tė shitet. Tė njohur tė familjes shtojnė se djali i vdekur ka qenė dhe i sėmurė dhe ka patur probleme me zemrėn, por megjithatė nevoja pėr tė jetuar e bėnte tė dilte ēdo ditė pėr tė gjetur kanaēe apo skarp mes mbeturinave qė hidhen afėr varrezave tė Dėshmorėve.

    Varfėria ka shkaktur kėshtu viktimėn e radhės nė Shkodėr, viktimė e cila ka qenė njė fėmijė 13 vjeēar. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 18.30. Prej vitesh, fėmijė e tė rritur qė jetojnė rreth varrezave tė Dėshmorėve nė Shkodėr kanė si mėnyrė tė vetme jetese atė tė grumbullimit tė kanaēeve apo skarpit nė mbeturinat urbane tė gjithė qytetit qė hidhen ēdo ditė kėtu. Nė mjaft raste ato u shkojnė prapa mjeteve tė pastrimit, nė pėrpjekje pėr tė qenė tė parėt kur ato shkarkoken, pasi vetėm kėshtu mund tė gjejnė mė shumė material pėr ta shitur.

    Policia ka shoqėruar drejtuesin e mjetit tė ndėrrmarrjes sė Pastrimit.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #88
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    28 mars 2009
    Varfėria si problem serioz i shoqėrisė kosovare!
    Ferdi Kamberi

    Njėri ndėr problemet serioze qė i kanoset shoqėrisė kosovare, padyshim se ėshtė varfėria. Varfėria sot edhe pse ėshtė lėnė pak sa anash, ajo meriton njė vėmendje tė veēantė me faktin se mund tė krijon njė problem serioz pėr shoqėrinė tonė nė njė tė ardhme tė afėrt.

    Zakonisht matja e varfėrisė fillon me konceptin e mjeteve tė domosdoshme pėr ekzistencė, nga kjo rrjedh se njerėzit janė tė varfėr sepse nuk kanė mjete materiale pėr njė jetė tė pėrshtatshme. Edhe pse sot sociologėt pėr varfėrinė mendojnė se duhet debatuar vetėm nė kuadėr tė mėnyrės sė jetesės. Megjithatė sot varfėria ndahet nė: varfėrinė relative dhe varfėrinė absolute.

    Varfėria relative tregon qė njė person ose njė grup personash janė tė varfėr nė krahasim me tė tjerėt, ose nė krahasim me atė qė konsiderohet tė jetė standard i drejtė pėr jetesė, ose nivelin e konsumimit nė njė shoqėri tė caktuar. Ndėrsa, varfėria absolute tregon qė njerėzit janė tė varfėr nė krahasim me atė qė konsiderohet tė jetė standard i kėrkesave minimale.

    Njė person i cili sipas standardeve amerikane konsiderohet i varfėr absolut, sipas standardeve tė themi tė Kosovės, mund tė konsiderohet i varfėr relativ. Andaj, nė ēdo shoqėri, ekziston varfėria pavarėsisht nga ajo se a ka njė zhvillim ekonomik tė lartė apo jo nė atė vend! Mirėpo, secili shtet edhe pse ka politikat e tij tė mirėqenies sociale, padyshim se ka edhe njė kategori tė njerėzve qė pėrballen me varfėri dhe normalisht qė kjo varet nga shteti nė shtet, politikat e ndryshme sociale tė shteteve etj.

    Megjithatė, sot ėshtė e pa mundur qė nė shoqėri tė mos ekzistojė varfėria, duke marrė parasysh shumė faktorė qė nga niveli i ulėt i shkollimit e deri tek faktorėt tjerė siē janė ardhurat jo tė larta tė shoqėrisė nė raport me standardin e jetės nė atė shoqėri.

    Kosova tani mė shtet sovran, ende nuk ka njė politik sociale, rreth zbutjes sė varfėrisė sepse nė bazė tė hulumtimeve tė shumta varfėria gjithnjė po ekzagjerohet, dhe kjo normalisht qė po reflekton njė hije jo tė mirė nė shumė sfera.

    Ėshtė mė se e vėrtet qė qeveria aktuale nuk mundet qė pėr njė ditė t’i zgjidh tė gjitha problemet dhe preokupimet e shoqėrisė tonė. Por, megjithatė ka njė influencė qė tė hartojė tė paktėn disa politika tė mirėqenies sociale, qė parimisht ato politika tė jenė sa pragmatike ashtu edhe praktike.

    Varfėria si njė problem serioz vazhdimisht po paralajmėron se mund tė eskalojė situatėn dhe tė manifestohet me forma tė ndryshme nėse nuk menaxhohet ashtu si duhet, sepse pas pavarėsimit tė shtetit tonė, sytė janė drejtuar kah njė zhvillim ekonomik, nė mėnyrė qė tė krijohen vende tė reja tė punės dhe tė zbutet papunėsia, ku kjo e fundit do tė rezultojė nė reduktimin e varfėrisė.

    Siē dihet sot nėse kemi reduktim tė varfėrisė, do tė kemi padyshim njė kthesė pozitive nė shumė ēėshtje si: ulja e nivelit tė krimit qė padyshim lidhet me varfėrinė pėr shkak tė papunėsisė, ulja e numrit tė vetėvrasjeve qė tani ka marrė njė kthesė negative dhe ēdo herė e mė tepėr po zhvillohet si pasojė e faktorėve ekonomiko-social, e pikėrisht nga varfėria e tė tjera.

    Kultura e varfėrisė duke qenė mėnyrė e jetesės sė imponuar pėr shtresat e varfra, ėshtė bėrė pengesė serioze nė riorientimin e sigurt nė tregun e punės, dhe kjo kontradiktė shfaqet si krizė e personalitetit tė njeriut tė varfėr.

    Se sot shumė hulumtime tregojnė se njerėzit nė aspektin psikologjik pėrjetojnė njė krizė tė identitetit social, andaj si shkak i varfėrisė vije deri tė abuzimi nė familje, dhuna, abuzimi me fėmijėt, pastaj narkomania, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerėzore si dhe shumė sjellje devijante tė shoqėrisė, qė padyshim se mund tė jenė njė apokalips i rrezikshėm pėr shoqėrinė tonė. Andaj, shteti sot edhe pse synon tė jetė hallka e zhvillimit tė sektorit privat nė zgjerimin e aktivitetit tė tij si burim themelor pėr zbutjen e papunėsinė, ai (shteti) duhet tė krijojė politika sociale tė favorshme, pėr reduktimin e kėtij fenomeni.

    Pavarėsisht, nga kėto shteti ka njė obligim moral dhe pėrgjegjėsi direkte si dhe indirekte nė zbutjen e parametrave kėrcėnuese tė varfėrisė.

    Sipas njė raporti tė Bankės botėrore, 45 pėr qind e popullatės nė Kosovė pėrballet me varfėrinė, ndėrsa 15 pėr qind e saj jeton nė varfėri tė skajshme. Ekspertėt thonė se me njė rritje vjetore tė zhvillimit ekonomik prej 5 pėr qind, do tė duhen dhjetė vjet pėr zvogėlimin e kėsaj shkalle tė varfėrisė, e cila ėshtė rrjedhojė e shkallės sė lartė tė papunėsisė nė vend. (Shih: L.Shehu: http://www.voanews.com).

    Mirėpo, varėsisht prej statistikave ku ato mund tė ndryshojnė, megjithatė termi varfėri ekziston, edhe atė si pasojė e shumė faktorėve qė nga korrupsioni, qė shpeshherė del alarmues, papunėsia tejet e madhe e sidomos nga tė rinjtė, si dhe shumė faktorė tjerė. Prandaj, ėshtė e nevojshme qė qeveria aktuale tė krijon politika, sė pari pėr stimulimin e investitorėve tė huaj nė mėnyrė qė tė ketė njė zhvillim ekonomik sa mė favorshėm, ku do tė ishte njė element pozitiv nė punėsimin e shumė njerėzve qė do tė rezultojė mė zbutje tė varfėrisė, sė dyti ėshtė e nevojshme qė tė ketė bashkėpunime tė shumta nė sferėn ekonomike, nė mes tė Kosovės dhe shteteve tė rajonit lidhur me importin dhe eksportin e prodhimeve kosovare, nė mėnyrė qė Kosova tė zhvilloj ekonomin e saj.
    Hapat e mėtutjeshėm qė duhet ndėrmarrė Kosova

    Varfėria ėshtė bėrė njė problem sot mė i debatueshėm dhe mė evident nė ēdo shtet, por si duket elita politike kosovare nuk e ka preokupim dhe nė rend tė parė kėtė ēėshtje, por duhet kuptuar se varfėria sot nuk ėshtė vetėm problem ekonomik, por ėshtė problem edhe social dhe politik. Andaj, trajtimi, njohja, zbutja dhe reduktimi duhet fokusuar nga kėndvėshtrime tė ndryshme dhe me njė hiper-reduktim tė njė sėrė masash preventive.

    Varfėria ėshtė njė problem serioz, dhe tejet shqetėsues pėr shoqėrinė tonė qė meriton vėmendje tė veēantė, edhe pse statistikat ēdo herė ndryshojnė, padyshim se ajo ekziston dhe normalisht qė nuk mund tė zbutet apo reduktohet vetėm me deklarata, tė cilat shpesh i dėgjojmė nė mediat tona qė realisht kanė njė prapavijė krejt tjetėr.

    Ndėrsa nė anėn tjetėr ėshtė tejet normale qė udhėheqėsia jonė nuk mund tė zgjidh tė gjitha problemet brenda njė kohe tė shkurtėr, apo qė kėto probleme tė zgjidhen me ndonjė “llambė magjike”, brenda ditės. Megjithatė, ėshtė e nevojshme qė tė bėjmė njė rekomandin lidhur me disa politika sociale apo elemente qė do tė qojnė nė zbutjen e varfėrisė, krijimin e vendeve tė reja tė punės si dhe njė zhvillim ekonomik, edhe pse fatmirėsisht kriza globale ekonomike ende se ka prekur shtetin e Kosovės, por nuk pėrjashtohet njė prekje e tillė, nėse nuk krijohet njė menaxhim afatgjatė mė herėt.

    Andaj. qeveria sė bashku me ekspertėt duhet analizuar gjendjen e krijuar dhe kaosin e varfėrisė qė tani mbretėron tek ne, dhe se duhet hartuar njė sėrė projektesh konkrete.Duke u nisur qė nga zhdukja dhe eliminimi i analfabetizmit, pastaj hartimi i projekteve konkrete pėr zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve tė reja tė punės, njė strategji afatmesme dhe afatgjatė pėr stimulimin e investitorėve tė huaj, njė standard mė tė lartė jetese, njė politikė dhe strategji tė re pėr mirėqenien sociale si dhe shumė elemente tjera qė do tė reduktonin varfėrinė.

    Prandaj, kėto janė vetėm disa nga ato elemente qė nė parim secili shtet i krijon dhe i harton, nė mėnyrė qė tė ketė zbutje tė varfėrisė apo reduktim tė saj. Ku sot varfėria paraqet njė shqetėsim tejet tė madh tek ne, andaj ėshtė e nevojshme njė reduktim apo zbutje tė saj me politika sociale dhe projekte konkrete, nė mėnyrė qė tė mos merr ndonjė kahe tjetėr.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    3,002
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Varfėria si problem serioz i shoqėrisė kosovare!
    Ilia Spiro dhe tė tjerėt ; ēdo postim imi ėshtė nė lidhje me varfėrinė dhe 2-3 pika tė tjera tė cilat nuk ia vlen tė pėrmenden,por fatkeqėsisht askush nuk mė pėrkrah (tė pakt janė ata qė mė pėrkrahin),dhe kėshtu shoh (arrita nė konluzion) qė Shqiptarėt duan ta shohin popullin e tyre nė varfėri .


    Me Rrespekt : ILMGAP

  10. #90
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Durres, vetevriten dy burra nga depresioni e varferia
    08/01/2009 08:25

    Dy burra vetevriten ne Durres, duke regjistruar dhe rastet e para te vetevrasjes per kete vit ne qytetin bregdetar.

    Selami Rexhepi, 45 vjec, eshte ndare nga jeta pas konsumimit te nje sasie lende helmuese te llojit fostoksine. Viktima vuante prej kohesh nga depresioni
    dhe ka ndermarre aktin tragjik, ndersa ka gjetur vdekjen ne Spitalin Ushtarak. Viktima nga Kavaja, me banim ne Durres, ishte baba i dy femijeve.

    Ngjarja e dyte e rende ka ndodhur ne Lagjen 14 te qytetit, ne Shkozet, ku eshte vetevrare nje tjeter person; 32-vjecari Xhevahir Vata. Ai ishte vetevarur me litar ne pjesen e pasme te shtepise, ku jetonte me qira se bashku me nenen dhe motren.

    Nga hetimet rezultoi se viktima ishte i papune, ne kushte te renda ekonomike dhe disa here ishte shprehur se do te vriste veten nga varferia. Dy vetevrasjet e ndodhura ne Durres e cojne ne pese numrin e pergjithshem te
    vetevrasjeve ne Shqiperi gjate diteve te para te ketij viti.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #91
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Varferia ka lene pa shkolle gjashte femije te nje familje ne Varibop te Fierit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Varferia ka lene pa shkolle gjashte femije te nje familje ne Varibop te Fierit



    Djali i madh ka mbaruar vetem klasen e trete fillore. Nena e femijeve: Disa here kam tentuar te helmoje veten, por keta te fundit me mbajne gjallle. Pushteti lokal pothuajse i ka harruar kete familje qe jeton ne nje varferi te tejskajshme. Varferia e tejskajshme mbizoteron ne familjen e Lefter Yzeirajt nga fshati Varibop i komunes Cakran ne rrethin e Fierit. Eshte nje fshat, i cili ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit te Fierit ku banoret e saj merren kryesisht me bujqesi dhe pak blegtori. Banoret jetojne me ta ardhurat e tyre por qe jane shume te pakta. Midis ketyre banoreve jeton edhe familja eYzeirajve. Kushtet e jeteses ne familjen e Lefterit jane shume te keqija. Jane 8-te vete te perbere nga bashkshortet dhe 6 femijet, te cilet jetojne ne kushte teper te mjerueshme. Kjo duket qarte nga shtepia ku jetojne, ajo eshte jashte te gjithave parametrave per nje jete normale. Ajo me shume i ngjason kasolles se bagetive. Por ky eshte realiteti i kesaj familje. Lefteri cdo dite del per te kerkuar pune. Edhe kur gjen, ai mund te siguroje vetem dy mije leke te vjetra, ndersa me te shumten e rasteve kthehet pa punuar. Dhe rruga per te jetuar dhe mbajtur gjalle familjen eshte marja e ushqimeve me liste me premtimin per shitesin se leket do tja shlyente te gjitha, por kur do te vi ajo dite. Lista zgjatet pambarim dhe shitesi ashtu sec jane ata te fshatit, te cilet nuk kane ndonje pasuri te madhe, vetem ushqehen me fitimin, ja prene kete burim. Bashkeshortja e tij Nimetja, thote se flen 8 vete ne nje dhome nderkohe qe vajza e madhe eshte 20 vjece. Jam bere te pi helm kur kujtoj femijet kerkojne te hane. Cfare tu jap. Femijet i kam te vegjel dhe duan te ushqehen-thote ajo, dhe shkrihet ne vaje. Gjate kohes qe flisnim rreth 30 metra larg shtepise u duke burri i saj Lefteri. -Ja- tha ajo- ai ka ardhur perseri sot shpejt. Kjo tregon se nuk ka gjetur pune. Ai punon me meditje te bashkfsharet e tij. Cfare tu jap tani femijeve. Me lot ne sy ajo largohet pasi erdhi Lefteri me koke ulur sikur ai ta kishte fajin qe nuk gjeti pune. -Cfare burri jam kur nuk ushqeje dot familjen. Nuk jetohet keshtu-tha ai -dhe ule ne nje trung afer baneses duke ndezur nje cigare. Ne kushte kaq te renda eshte e pamundur te jetohet, shprehet Shega, nje e aferm e familjes Yzeiraj. Ju e shikoni vete se si jetojne. Megjithese kane kerkuar ndihme nga komuna, askush nuk i ka kushtuar vemendje. Varferia e tejskajshme ka bere qe gjashte femijet e familjes Yzeiraj nuk arsimohen pasi nuk kane mundesi ekonomike. Djali i madh i shtepise ka vetem tre klase shkolle, ndersa me te vegjelit nuk kane shkuar asnjehere. Veshtiresite ekonomike e detyrojne kryefamiljarin dhe djalin e tij te madh, te kerkojne zgjidhje ne emigracion, por edhe kjo eshte e pamundur pasi kerkohet vize, te cilen meshkujt e familjes Yzeiraj nuk mund ta sigurojne. 8 pjestaret e kesaj familje kerkojne ndihme nga shteti, per te siguruar kushtet minimale te jeteses. Disa prej tyre jane te vegjel dhe nuk kane te drejte te gezojne si te tjeret Ata nuk e kuptojne hallin e madh qe kane prinderit, kur nuk ju blejne dot as librat ose rrobat per te vazhduar shkollen si te gjithe moshataet e tyre. Ata

    nuk duan te mbeten analfabet si vellai i tyre i madh dhe shpetimi i tyre eshte shteti qe i ka haruar.


    dicka teper e prekshme, dhe mesa shikoj ne shqiperi jetojne dy lloje klasesh ajo pasurve dhe ajo qe eshte shkruar me lart.
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Ilia Spiro dhe tė tjerėt ; ēdo postim imi ėshtė nė lidhje me varfėrinė dhe 2-3 pika tė tjera tė cilat nuk ia vlen tė pėrmenden,por fatkeqėsisht askush nuk mė pėrkrah (tė pakt janė ata qė mė pėrkrahin),dhe kėshtu shoh (arrita nė konluzion) qė Shqiptarėt duan ta shohin popullin e tyre nė varfėri .


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Ketu gabohesh rende .
    Askush nuk deshiron te shohe te afermit apo komshinjt te vuajne per buken e gojes.Sepse keshtu krijohen bastionet e vjedhesve te ardhshem .
    E keqja eshte se pushtetaret kane harruar nga ku erdhen dhe bejne fare pak apo aspak ne kete drejtim.
    Kapitalizmi ,sidomos kur mungon ana sociale e shtetit eshte i tmerrshem.
    Fenomene te tilla do te vazhdojne te shfaqen deri sa te sensibilizohen instancat perkatese te aparatit shteteror.
    Sa per shoqerine , cfaredo qe te beje ajo -nuk mbahet shtepia me miell hua. Problemi do te jete i vazhdueshem , kronik .
    Kurse milioneret jane te angazhuar me sponzorizimin e miss-eve ...
    Tranzicioni shoqerohet perhere me te tilla dukuri apo fenomene . Sherimi i ketyre plageve me efektivitet behet ne shoqeri me kapitalizem te kristalizuar , te pjekur .
    Por nese nuk vihet dore kjo nuk duhet te te coje te ai konkluzion qe ke arritur .

  13. #93
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    RIPERCAKTIMI I MINIMUMIT JETIK SIPAS KUSHTEVE TE TANISHME TE ĒMIMEVE DHE TARIFAVE

    Prof. Ilia TELO
    Drejtor i Institutit te Punes prane BSPSH


    Eshtė fakt i njohur nga te gjithė se vendi yne eshte vendi me i varfėr ne Europe. Ky pohim argumentohet me faktin se prodhimi i brendshėm bruto per frymė ne vendin tonė ėshtė shume me i vogel se ne vendet e tjera. Varferia e madhe argumentohet edhe me tregues te tjere te rendesishėm si papunesia, emigrimi, korrupsioni, vdekshmeria foshnjore ne permasa tė medha, konsumi i ulet i prodhimeve, moskryerja e sherbimeve te nevojshme etj.

    Ne bazė te njė anketimi qe ka bere Organizata Botėrore e Migracionit, del se mbi 90% e emigranteve shqiptare te anketuar per shkakun e largimit nga Shqiperia, kane deklariuar se jane larguar: “si rezultat te varferisė se madhe ne Shqiperi, per te siguruar nje jete me te mire”. Varferia e tejskajshme eshte edhe nje nga shkaqet e informalitetit, kriminalitetit dhe prostitucionit. Por, nuk mund te studjohet varferia dhe mireqenia, pa studjuar me pare «minimumin jetik».

    a) Ēeshtja e minimumi jetik dhe si percaktohet ky tregues?

    Autorė te ndryshėm perdorin terma te ndryshme per minimumin jetik, si psh: “niveli zyratar i varferisė”, “minimumi i ekzistencės”, “pragu i varferisė“ etj. Pavaresisht nga keto emertime, te gjitha ato kanė njė gje te pėrbashkėt : ne popullsinė e varfėr perfshihen familjet apo personat qe kanė me pak tė ardhura se njė kufi i caktuar. Me te ardhurat qe sigurojnė, ata nuk mund te bejnė njė jetė normale dhe tė pranueshme ; ata janė tė detyruar tė ushqehen keq, tė vishen keq, tė jetojnė nė kushte jo te mira dhe te mos jenė ne gjendje qe te shijojne ato qe u pelqejnė.

    Treguesi i minimumit jetik eshtė kategori ekonomike, shoqerore, historike dhe ka karakter kombetar. Per llogaritjen e ketij treguesi behen llogaritje ekonomike dhe ai gjithnjė shprehet ne vlerė. Ky tregues lidhet me shoqerinė njerėzore, lidhet me kategoritė e tjera shoqerore dhe sherben pėr studimin e nivelit tė jetėses se popullsisė.

    Treguesi i minimumit jetik nuk ėshtė njė madhesi e pandryshuar, por ndryshon gjatė kohės. Ne pergjithesi, me kalimin e viteve, treguesi i minimumit jetik rritet vazhdimisht, si pasojė e rritjes se prodhimit dhe te ardhurave, i zhvillimit dhe perparimit. Minimumi jetik ka karakter relativ, per faktin se ndryshon jo vetem ne aspektin kohor dhe hapesinor, por dhe per faktin se nė shumicėn e vendeve te qyteteruara pranohet se njė pjesė e popullsise ka tė ardhura, te cilat jane me te vogla se minimumi jetik (varferia relative). Ne varferinė absolute perfshihen personat qe me te ardhurat qe sigurojne nuk mund te mbijetojne normalisht.

    Ne vendet e ndryshme tė botės perdoren dhe metoda tė ndryshme per llogaritjen e treguesit te minimumit jetik:

    -Ne vendet e zhvilluara tė Europes, minimumi jetik merret sa ½ e prodhimit te brendshėm bruto per frymė te popullsisė.

    - Nga ana e Organizatės se Kombeve tė Bashkuara, ne popullsine e varfėr perfshihen personat te cilet sigurojne me pak tė ardhura ditore se 2 USD dhe ne popullsinė shumė te varfėr perfshihen personat tė cilėt sigurojnė te ardhura ditore me pak se 1 USD. Pra ne rastin e parė tė ardhurat mujore merren 60 USD, ndersa ne rastin e dyte merren 30 USD dhe ky eshtė kufiri i varferisė absolute.

    -Ne vendet e prapambetura (ose ne vendet nė zhvillim, ku perfshihet dhe vendi yne), per llogaritjen e minimumit jetik, duhet te perdoret metoda analitike, duke percaktuar fillimisht njė shportė te caktuar mallrash dhe sherbimesh qe formojnė ate.

    Shenim: Ne keto parametra eshte marre vlera e dollarit ne vitin 2000, ndersa ne vitet e fundit siē dihet fuqia blerese e dollarit ėshtė ulur ne menyre te dukshme.

    Ne shporten e mallrave perfshihen 4 grupe tė shpenzimeve tė cilat janė:

    1. Shpenzime per artikuj ushqimore.
    2. Shpenzime per artikuj tė veshmbathjes.
    3. Shpenzime per pajisje dhe orendi shtepiake.
    4. Shpenzime te tjera.

    Grupi i artikujve ushqimore ze peshen specifike me te madhe te shpenzimeve. Shpenzimet ne kete rast percaktohen duke u nisur nga nevojat ditore per kalori per njė njeri te rritur. Ne artikujt e veshmbathjes perfshihen artikujt e ndryshem te veshmbathjes qe i duhen njeriut, te cilet kane afat tė gjatė konsumi. Ne pajisjet dhe orendite shtepiake bejne pjese pajisje te tilla, si per fjetje, mobilje , paisje elektroshtepiake etj. Keto shpenzime i takojnė te gjithė familjes dhe kanė afat te gjatė perdorimi, ndersa ne shpenzimet e tjera bejnė pjesė shpenzime per qiranė, energjinė elektrike, ujė, transport, pėr mbrojtjen e shendetit etj.

    Minimumi jetik per fryme, per njė te punesuar dhe per nje familje, llogaritet per njė muaj, me qellim qe te krahasohet me pagėn, pensionin si dhe me te ardhurat e tjera mujore te popullsisė.

    Ne regjimin e kaluar, minimumi jetik mujor per njė te punesuar u caktua ne menyre arbitrare me 450 lek te asaj kohe ne muaj (aq sa ishte paga minimale). Me keto te dhena te sajuara, vendi yne “mburrej” se nuk kishte popullsi tė varfėr, ne njė kohe qe ne vendet e tjera te Europės 15-25 per qind e popullsisė konsiderohej e varfėr (pasi siguron me pak te ardhura se minimumi jetik i vendit perkatės).

    Ne bazė te studimit qe kemi te botuar ne monografinė “Mireqenia dhe Minimumi Jetik” treguesit mujor te minimumit jetik, per vitin 1998, kane rezultuar si vijon:

    1. Pėr frymė tė popullsisė: 9058 lekė
    2. Pėr njė tė punesuar: 20834 “
    3. Pėr nje familje me 4 veta: 36232 “

    Ky tregues ėshtė shumė me i ulėt se minimumi jetik ne vendet e ndryshme europiane, por ėshtė shumė me i lartė se te ardhurat reale tė popullsisė (ndihmat ekonomike, pensionet, pagat etj).

    Theksojme se ky tregues perputhet pak a shume me rekomandimet e Organizatės se Kombeve te Bashkuara per kufirin e minimumit jetik per frymė per vendet ne zhvillim (qe siē theksuam ishtė 2 USD ne ditė me vleren e dollarit te vitit 1990). Po keshtu kjo perputhet dhe studimin qe eshte bere nga Ministria e Punės dhe e Ēeshtjeve Sociale nepermjet grupit te eksperteve ne vitin 2002.

    Ne vendin tonė mungon treguesi zyrtar i minimumit jetik, ndonse Kodi i Punės dhe Ligji per Sigurimet Shoqerore ngarkojne Qeverine per llogaritjen dhe shpalljen e ketij treguesi. Gjithashtu, Zyra Nderkombetare e Punės (ILO), e cila ka organizuar 4 Konferenca ne vendin tone per probleme sociale, i ka rekomanduar Qeverisė perllogaritjen dhe shpalljen e minimumit jetik. Ja ēfarė theksohet ne Konferencen Trepaleshe qe u zhvillua 11 vjet me parė ne vendin tone: ”Ēuditerisht Shqiperia eshtė nder vendet e vetme te rajonit, ku autoritetet nuk bejnė perllogaritje te minimumit jetik zyrtar, ose te nivelit te varferisė , duke veshtiresuar keshtu ēdo krahasim me pagat minimale, ose me ato mesatare” (shih: Daniel Whitehead ”Permiresimi dhe zhvillimi i politikės se pagave ne Shqiperi” Tirane 1996, f. 58).

    Sindikatat, ne te gjithė marreveshjet qe kane bere me Qeverine (duke filluar qe ne vitin 1996), kane kerkuar llogaritjen dhe shpalljen e minimumit jetik. Ne vitin 2001, si rezultat i presionit te vazhdueshem te sindikatave, qeveria “Meta” kishte ngarkuar nje grup ekspertesh dhe jane bere llogaritjet per minimumin jetik. Kete studim, i cili u realizua ne kohen e caktuar, Qeveria e ka arkivuar dhe akoma nuk e ka shpallur zyrtarisht. Aresyeja: mungon tranparenca dhe vullneti politik. Edhe studimi i realizuar ne vitin 2002, ka nxerre pak a shume rezultate te peraferta me studimin e Institutit tė Punes te BSPSH.

    Mendojmė se Qeveria duhet qe te ngarkoje nje grup ekspertesh per te rillogaritur minimumin jetik per kushtet e tanishme. Ky tregues do te llogaritet duke u mbeshtetur ne studimet e meparėshme, por edhe duke ristudjuar normativat e konsumit dhe, ne menyrė te veēantė, ēmimet.. Kjo ėshtė e domosdoshme per faktin se rritja e ēmimeve ēon ne rritjen e treguesit te minimumit jetik.

    Ne strategjitė per reduktimin e varferisė, te cilat mund te jenė afatshkurtėra, afatmesme dhe afatgjata, ėshtė e domosdoshme qe te percaktohet zvoglimi i numrit te popullsisė se varfėr dhe i peshes specifike te saj krahasuar me gjithė popullsinė (ne popullsinė e varfėr, siē theksuam, do te perfshihen personat qe sigurojnė mė pak tė ardhura se minimumi jetik). Strategji serioze per reduktimin e varferisė mund te hartohen vetem pasi te rillogaritet dhe te shpallet zyrtarisht treguesi i minimumit jetik.

    Ne rast se Qeveria ka ndermend te merret seriozisht me uljen e varferisė, duhet qe te shpalle treguesin e minumit jetik dhe te percaktojė sa eshte popullsia e varfėr. Ashtu si ne sektorin e aresimit percaktohet nota 4 qe nxenesi apo studenti nuk kalon klasen, ashtu dhe per studimin e verferisė duhet te percaktohet kufiri mujor i te ardhurave qe popullsia te konsiderohet e varfėr. Te mos vazhdohet me praktiken qe perdorte regjimi i kaluar komunist, qe kishte llogaritur minimumin jetik mujor per njė te punesuar 450 leke te asaj periudhe, aq sa ishte paga minimale (dhe per ēudi ne Shqiperi nuk kishte popullsi te varfėr). Treguesi i minimumit jetik ne ate periudhė kishte karakter “sekret” dhe asnjė here nuk eshte publikuar !

    Ne bazė te studimeve qe ka bere Instituti yne, mbeshtetur ne treguesin e minimumit jetik, rezulton se 65-70% % e shqiptareve sigurojne te ardhura, te cilat jane me te vogla se minimumi jetik.

    Anketimi i Institutit te Statistikes tregon se eshtė ulur popullsia e varfėr. Ne bazė te ketij anketimi, persona te varfėr konsiderohen ata te cilet kane me pak te ardhura mujore se 5272 lek per frymė per vitin 2005 (ndersa ne vitin 2002 kishin 4891 lek).

    Sipas ketij anketimi, del se 18,5% e popullsisė aktuale te vendit eshtė e varfėr, ne krahasim me afersisht 25,4% qe ishte kjo shifėr para 3 vjetesh. Sipas Institutit te Statistikės, aferisht 235 mije individė nga afersisht 800 mijė qe ishin te varfėr ne vitin 2002, jane ēliruar nga varferia?!. Me keto llogaritje te INSTAT, se shpejti vendi yne nuk do te kete fare te varfer, ne nje kohe qe ne vende te ndryshme te Europes pranohet se 15-25% e popullsise konsiderohet e varfėr. Per prezantimin e ketyre “arritjeve”, INSTAT organizoi edhe nje takim kombetar. Ne kete takim ishin shume te ftuar, por per ēudine e te gjitheve nuk ishin partneret sociale (sindikatat dhe organizatat e punedhenesve), te cilet kanė detyra te medha per ēeshtjet sociale.

    Se si eshte percaktuar ky minimum jetik, e dine vete punonjesit e Institutit te Statistikes. E theksojmė kete per faktin se, ne bazė te eksperteve te shendetesise per sigurimin e kalorive ditore , nje njeri duhet te siguroje nje racion ushqimor i cili me ēmimet e tanishme eshte mbi 7500 lek ne muaj. Duke shtuar dhe shpenzimet e tjera jo ushqimore, si shpenzimet e banimit, te energjise elektrike etj, treguesi i minimumi jetik per fryme gjate muajit del rreth 11 mijė lek. Edhe po te perdoret metoda e llogaritjes te minimumit jetik qe aplikohet ne vendet e zhvilluara, ku merret ½ e prodhimit te brendshėm bruto per frymė, perseri minimumi jetik mujor per frymė del rreth 11 mijė lek ne muaj. Vetem po te perdoret treguesi i varferise se tejskajshme qe eshte 1 USD me vleren e vitit 2000, dalin treguesit qe na paraqet INSTAT. Mirepo Shqiperia eshte vend europian dhe aspiron qe te bashkohet me popujt e Europės dhe nuk eshte vend Afrikan.

    Per studimin e varferise, rendesi te madhe ka studimi i indeksit te ēmimeve dhe inflacioni. Ne kushtet e ekonomise se tregut, ēmimet jane te liberalizuara dhe ato kane tendence qe te rriten nga viti ne vit. Keshtu, ne vendin tone vitin e kaluar, krahasuar me vitin 1990, ēmimet me pakice jane rritur mbi 25 here, ndersa vetem ne vitin 1997 ēmimet ishin rritur 42,5 %, krahasuar me nje vit me pare. Rritja e ēmimeve te shitjes me pakice dhe te tarifes se sherbimeve, ka ēuar ne uljen e fuqise blerese te lekut qe aktualisht eshte rreth 4% me e ulet ne krahasim me fuqine blerese te para vitit 1990. Kjo tregon se ne rast se ne vitin 1990 me nje sasi te caktuar parash blinim 100 njesi vlere mallrash, tani po me te njejten sasi parash blejme vetem 4. Atehere, cila eshte shtresa me e varfer e shoqerisė? Ne rradhe te pare, eshte popullsia qe jeton me ndihma ekonomike.

    Ndihma ekonomike eshte simbolike. Ne bazė te te dhenave statistikore jane afro 150 mije familje te cilat jetojne me ndihma ekonomike dhe popullsia qe jeton me ndihma ekonomike perben 19% te popullsise se vendit. Ne bazė te te dhenave zyrtare, ne njė nga vitet e fundit, ndihma ekonomike mesatare mujore per frymė te popullsisė ishte 576 lekė. Vetem nje pjese e vogel e te papuneve marrin «pagese papunesie», e cila eshte mjaft e vogėl. Me gjithe se ndihmat ekonomike dhe pagesa e papunesise jane simbolike, ato nuk jane te indeksuara me indeksin e inflacionit dhe per pasoje realisht ato jene me te vogla se disa vjet me parė. Komentet e tjera do te ishin te teperta.

    Varferia ne fshat eshtė dhe me e madhe se varferia ne qytet. Para disa vitesh Ministria e Bujqesisė dhe e Ushqimit beri njė studim ne lidhje me te ardhurat neto te ekonomive fshatare nga veprimtaria bujqesore. Ne bazė te ketij studimi, del se te ardhurat neto mesatare mujore per frymė te popullsisė ishin 1231 lekė (ndersa ne zonat malore vetem 1033 leke). Varferia e madhe e popullsise se fshatit eshte dhe shkaku kryesor i emigrimit te popullsise nga fshati dhe i abandonimit te zonave te tera fshatare (sidomos ne zonat malore).

    Pensionistet jane pjesa me e diskriminuar e shoqerisė. Pensioni mesatar real per pensionistet e qytetit aktualisht eshte me i vogel ne krahasim me pensionin e para vitit 1990. Pjesa me e madhe e pensionisteve te qytetit marrin sa pensioni minimal, ose marrin pensione te vogla (ne baze te evidences statistikore te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, mbi 50% e pensionisteve shperblehen me pensionin minimal). Pensionet e fshatit jane simbolike per faktin se pensioni mesatar mujor eshte rreth 3 mije leke. Te dhenat e mesiperme tregojne se pjesa me e madhe e pensionisteve, me pensionin qe marrin, nuk mund te sigurojne kushte te pershtatshme jetese. Te mos harrojme se ne vendin tone numri i pensionisteve eshte rreth 560 mije veta, ose afro 20 % e popullsise se vendit. Ne programin e Qeverisė aktuale parashikohet qe gjate mandatit 4-vjeēar do te dyfishohen pensionet. Ky ėshtė nje zotim shume i guximshėm, por deri tani nuk po zbatohet.

    Sipas te dhenave te Organizates se Kombeve te Bashkuara, shperndarja e te ardhurave ne vendin tone dhe ne disa vende te tjera eshte si vijon:

    Perqindja e te ardhurave qe marrin:

    Vendi 20% e familjeve me te varfera 10% e familjeve me te pasura
    Shqiperia 5.0 30.0
    Bullgaria 8.3 24.7
    Ēekia 10.5 23.5
    Hungaria 6.0 26.8
    Polonia 7.1 25.3
    Rumania 8.9 22.7
    Sllovakia 11.3 18.2
    Sllovenia 9.3 24.5


    Masat per reduktimin e varferisė ne kushtet e vendit tone

    1. Duhet te behen strategji afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata per reduktimin e varferise. Ne keto strategji, pasi te jete percaktuar popullsia e varfer (qe siguron me pake te ardhura se minimumi jetik), duhet te programohet pastaj ulja graduale e saj ne shifra absolute dhe ne perqindje.

    2. Duhet te sigurohen ritme me te larta te rritjes se produktit te brendshėm bruto. Niveli i prodhimit te brendshėm bruto per frymė ne vendin tone eshte shume i ulet siē argumentohet ne bazė te te dhenave qe vijojnė:

    - mbi prodhimin e brendshėm bruto per frymė te popullsise per vendin tonė dhe per disa vende te Europės Juglindore (Banka Boterore: Shqiperia. Ruajtja e rritjes se Qendrueshme edhe pertej Tranzicionit, 27 Dhjetor 2004, f. 1)

    Prodhimi i brendeshem bruto per frymė te popullsisė 2003

    Shtetet UDS per frymė
    1.Bosnja dhe Hercegovina 1687
    2.Shqiperia 1938
    3.Ish Rep.Jug.Maqedonisė 2298
    4.Serbia dhe Mali I Zi 2501
    5.Bullgaria 2539
    6.Rumania 2616
    7.Kroacia 6486

    Vetem ritme te larta te rritjes se prodhimit kombetar do te krijojne kushte per rritjen e prodhimit per fryme dhe uljen graduale te varferisė. Vendit tone i duhen ritme te larfta zhvillimi. E themi kete per faktin se me ritme prodhimit te brendeshem bruto 6 % ne vit, sipas llogaritjeve tona do na duhen mbi 50 vjet qe te arrijme nivelin mesatar europian te prodhimit te brendeshem bruto per fryme te popullsisė ?!

    3. Duhet te rritet punesimi dhe te ulet papunesia. Ne bazė te te dhenave zyrtare papunesia e regjistriuar ne zyrat e punesimit raportohet 13-14 %. Mirepo papunesia e vertete (demografike) eshte shume me e madhe 35-40%.

    4. Duhet te rritet investimi i kapitalit te huaj. Venia ne pune e disa ndermarjeve industriale dhe modernizimi i infrastrukturės sone, nuk mund te behet vetem me kapitalin vendas, por duhet te investohet kapitali i huaj. Ne bazė te te dhenave te botuara per periudhen 1990-2000 investimi mesatar vjetor i kapitalit te huaj (ne USD )per fryme te popullsisė ne vendin tone ishte 161 $, ndersa ne vendet e tjera ishte 3-4 here me shume.

    5. Aktualisht duhet te behet njė rishperndarje me e drejte e te ardhurave ne baze te drejtesisė sociale. Theksuam se me rruge te pandershme ne vendin tone ka nje shperndarje jo te drejte te te ardhurave. Pra nuk eshte zbatuar drejtesia sociale. Kjo argumentohet me faktin se informaliteti ne tregun e punes eshte rreth 40%, korrupsioni eshte ne permasa te medha. Ne bazė te te dhenave te Bankes Boterore ne nje nga vitet e fundit pesha specifike e te ardhurave te buxhetit ndaj prodhimit te brendeshėm bruto ne vendin ton eshte rreth 22 % ne nje kohe qe ne vendet e tjera te rajonit ky tregues shkon deri ne 50%. Komentet do te ishin te teperta.

    6. Informaliteti ėshtė nje nga aresyet kryesore te korrupsionit ne permasa te medha ne vendin tone. Sigurisht per nje shperndarje me te drejte te te ardhurave, kerkohet qe te vendoset nje sistem pagash pa lejuar diferenca shume te medha ne sektorin buxhetor, ristudimi i pagės minimale me qellim qe te shikohet mundesia e rritjes se saj. Mbi kete bazė do te rishikohen pensionet ndihmat sociale etj. Me gjithe kete faktet qe permendem ne lidhje me informnalitetin dhe korrupsionin, tregojne se kerkohet qe te luftohet veprimtaria informale dhe korrupsioni, gje qe do te krijoje mundesi reale per rritjen e raportit te te ardhurave te buxhetit te shtetit, ne krahasim me prodhimin e brendshem bruto, tregues i cili ne vendin tone eshtė me i ulet se ne vendet e tjera.


    24 shkurt 2007
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #94
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Po c'mund te sjelle ne fakt varferia ekstreme? Ajo sjell edhe vjedhjet, krimet, prostitucionin, etj., plage te nje shoqerie pa moral. E me pas, nese kjo shoqeri vazhdon te polarizohet me tej, ku te varferit behen akoma me te varfer dhe te pasurit akoma me te pasur? Dihet c'ndodh, kur njerezve u humbet perfundimisht durimi dhe cdo shprese njerezore per te ardhmen. Atehere kemi ringjalljen e ideve marksiste, te cilat perqafohen nga njerezit e pashprese dhe cojne perfundimish te Rusine e vitit 1917, ku te pasurit crponesohen dhe ekzekutohen, ose u pritet koka ne gijotine. Nuk jane endrra keto, por realitete te kaluara, te cilat nuk duhet lejuar qe te perseriten. Pa zhdukur varferine, te gjithe jemi me koke ne torbe: te pasur, te varfer, te mesem, etj.
    Duaje te afermin tend si veten

  15. #95
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    "Nė Itali ju mund tė keni njė jetė dinjitoze dhe normale dhe nėse ju jeni njė vajzė shqiptare. Kjo e skllavėrise- prostitutė qė ėshtė nė Evropė ėshtė njė klishe e bukur dhe e mirė. Edhe nė qoftė se vajzat ne Shqiperi nenshtohen nga burrat e tyre , - qė tė kėrkojnė tė martohen ose fejohen tė rinj dhe pastaj ata i bėjnė atė qė ata duan (madje edhe t'i detyrojė ata tė lėvizin nė njė vend tė huaj ) - nuk eshte vetem faji i shoqeruesve se tyre . Me gjithēka ėshtė prapa nesh, por pėr fat tė mirė ... ' ėshtė edhe televizizori ! Pra unė do tė thosha tė bashkeatdhetareve te mia : vajzat. shikoni televizionin , dhe ecni me hapat e kohes ,. Dhe ju mund tė kuptoni se ne mund tė jetojnė ndryshe, se jeta nuk ėshtė vetėm grama nuk ėshtė vetėm vuajtje. "

    Rosaffa, ashtu e aujtura Roza , ėshtė njė vajzė e bukur 22 vjecare me sy te madhenje dhe ekspresive, Ajo jeton ne Cinisello Balsamo nė shtėpinė e tė vėllait tė tij dhe nuses dhe dhe punon si baby sitter . Ai jeton nė Itali pėr pesė vjet dhe e flet gjuhėn tonė nė mėnyrė tė pėrkryer. Unė u takuva me te ne tren, disa javė mė parė, nė 20,15, mbi konvojin e njė nga mė tė urryeshmet nė Itali e Milano-Mantova. Unė shkoja nė Mantua, dhe ajo ne Cremona .

    Ajo hypi nė klasin e parė (qė nuk ka njė dallim tė rėndėsishėm midis vagoneve ) dhe me pershperiti keshtu
    "Pendolare pėr punė apo dashuri?". Pra kemi filluam te qeshim , ajo mė tha qė i dashuri e saj ishte nė Cremona,dhe po shkonte te kalonte fundjaven atje . Ne fakt filluam flisnim . Nė fakt pėr tė folur ishte veēanėrisht ajo Kur Roza me tha , iqe vin te nga qyteti i Shkodres ne Veriperėndim te Shqipėrise, unė filloova me pyetje: a ėshtė i jashtėzakonshėm, pėr njė gazetar tė 'zi', pėr tė plotėsuar njė prej kėtyre vajzave nė mėnyrė tė ndryshme nga ato nė polici, gjatė konferencave pėr shtyp, janė pėrshkruar vetėm si 'viktima', te thyera nga njė mentalitet maskilist i cili duket se nuk kanė nga te shpėtojnė.
    Roza, nė fakt, nuk kishte asnjė pėrvojė tė kėsaj natyre, ka ndjekur rrugėn e vėshtirė, por sigurisht mė pak tronditės pėr tė hyrė nė Itali.
    "Unė shkova nė shkollė me tė Rinjve Olimpiadės nė Gjermani nė 2003 - Para se tė pėrballet tregon -. udhėtimin e kthimit nė Shqipėri, unė dhe shoaja ime im u ngatėrruar nė turmėn e njė autogrili ne autostrade, pastaj u larguam dhe u fshehem nėn njė urė. Nė fund ne kemi qenė nė gjendje pėr tė arritur njė stacion treni dhe tė marrin njė tren pėr nė Itali. Ne Itali ndodheshin tashmė motra ime dhe vellai im , te martuar me dy bashkeatdhetare , dhe tė dy me fėmijė dhe me njė punė. Arrita nė shtėpine e vėllait tim, qe mos ti bie gjate , : "Unė thashe qe ne Shqiperi nuk do te kthehem me te jetoj ".
    "Jetesa pa lejen e qėndrimit ėshtė e tmerrshme trembesh gjithmonė qe dikush mund tė zbulojnė dhe tė kthej prapa Por unė absolutisht nuk doja tė kthehem nė Shqipėri, do te isha qene e detyruar tė jetoj nje jete qe e urrej me gjithe fuqinė time -- Roza vazhdon -. Kėshtu, qe prita kohen e duhur per tu rregulluar me dokumentat , , dhe nuk hezitova per te ndenjur gjithė natėn nė rresht tek posta , sė bashku me shumė tė tjera tė huajt. Njė makth, Unė nuk e di se nėse unė do tė jem nė gjendje tė ta beja perseri por mbase po veteme dhe vetem qe mos te kthehesha nė Shqipėri. "

    Por pse? Si eshte jeta nė Shqipėri? Pse tė gjithė ju doni tė ikini ?
    "Sidomos vajzat vuajnė - thotė -. Roza , grate nga ne konsiderohen absolutisht me zero, po pėrdoren vetėm pėr fėmijėt dhe pėr tė punuar si kafshė. Pėr ,vajzat, qe sapo mbarojnė shkollėn, shumė pak tė reja shkojne nė qytet pėr tė studiuar. unė ishte shumė e mirė, ne studime, por prindėrit e mi, (dhe vijne nga njė familje nė fshat, por nuk ėshtė aspak i varfėr), Ata me thane me zė tė lartė dhe tė qartė se isha i destinuar tė jetė nė shtėpinė e tyre pėr tė qequr , ashtu si edhe dy motrat e mia. Kėshtu qė unė duhet tė presė deri sa dikush te vij dhe te pyesi per mua qe me marrin per grua. Ngas ne funksionon keshtu : njė djalosh qė ju sheh, pyet prindėrit nqs mund te frekuntohen dhe kėshtu fillon raportin, dhe cfare raporti .. !
    Cfare do te thote
    "Keto takime zgjasin 3-4 here brenda 5 muajsh , saktėsisht mes tė afėrmve. Ai fillon te behet i mire me ty dhe me familjen tende dhe fillon e sillet me ndonje makine te bukur Dhe, sė fundi, nėse ju nuk jeni kompplet kundra , pastaj martesen e organizojne ai dhe familjet Nė kėtė pikė fati i vajzės ėshtė vendosur : Sapo martohesh fillon pastrimi i shtepise , fillon puna neper fusha dhe lindja e femijeve , . Kur, sigurisht, nuk je njė viktimė njė burri i cili i dehet , nuk e konsideron atė mė njė shėrbyes, nuk mund te ndalohet as rrahja , sa here qe kthehet varferia nuk i bindet atij verbėrisht. Nė Shqipėri, nė fakt, shumė njerėz, madje edhe mjaft tė rinj, janė te alkolizuar . Pastaj natyrisht janė ata qė nuk ngurrojne, megjithatė, pėr tė sjellė te fejuarat e tyre, dhe qė shiten jashtė vendit per punuar si prostituta . Natyrisht, kur largohen, tė varfėrit kanė iluzionin e njė punė tė mirė, dhe martesėn e ardhshme ... Megjithatė kjo nuk ėshtė fajtor vetėm burra ":
    Ēfarė do tė thotė se faji nuk ėshtė vetėm i burrave ?
    Qe vajzat nuk mund tė zhvillohen dhe tė vazhdojė tė ėndėrrojne . Them dhe unė pėrsėris: qe duhet te shohin me shume nė televizion. Ne jemi nė Shqipėri, ėshtė e vėrtetė, por tė TV ėshtė nė ēdo cast ė e vetmja mėnyrė qė ne grate ne duhet tė kuptojnė se si ne mund tė jetojme , tė kuptojme se ka njė jetė mė tė mirė pėr ne, se ne nuk jemi gjallesat barra e detyruar t'i nėnshtrohet rregullave tė njė mesjetari. Pra, pėrpara, vajzat: Shikoni ne televizor ! "
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #96
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Varfėria, ditėn nxėnės tė dalluar, natėn mbledhin kanace

    PUKĖ- Dy vėllezėr dhe njė motėr, tė gjithė tė mitur sfidojnė tė ftohtin e netėve nė Pukė pėr tė siguruar ushqimin e pėrditshėm. Halili 12 vjec, Dorjani 11 vjec dhe motra e tyre Fabiona 14 vjece, ditėn shkojnė nė shkollė ndėrsa natėn enden rrugėve tė qytetit tė Pukės pėr tė mbledhur kanace. Kėshtu ata arrijnė tė sigurojnė tė hollat pėr vetėn e tyre dhe prindėrit e papunė.
    “Kemi vendosur tė dalim cdo natė pėr kanace qė tė mos lypim. Ne grumbullojmė lekė me ble bukė sepse babi me mamin nuk janė nė punė” shprehet mė i vogli prej tyre.
    Varfėria arrin kufijtė kur nė shtėpi mbretėron uria , aq sa kėta fėmijė detyrohen tė harrojnė rrezikun e natės prej tė ftohtit e infeksioneve qė u kanosen duke kėrkuar mes mbeturinave pėr tė gjetur ato qė u duhen pėr tė siguruar jetėn.
    Cdo natė dalin tė tre bashkė, hera herės tė ndihmuar dhe nga i ati , ndėrsa nė mėngjes duhet tė zgjohen herėt pėr tė shkuar nė shkollė. Ata kanė harruar lodrat e fėmijėrisė, nuk munden tė luajnė e tė argėtohen si bashkėmoshatarėt por asnjėherė nuk i harrojnė librat pasi e dinė fort mirė se orėt mbi to njė ditė do tė shpėrblehen.
    Si kėta tre fėmijė tė rritur para kohe nga fati i pamėshirshėm qė u servir vec skamje e varfėri, numėrohen nė cdo qytet.
    (e.n/News24/BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #97
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,564
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Varfėria dhe mizerja.
    Migjeni e ka thene mire tek poema e mjerimit, mjerishte eshte akoma aktual...

  18. #98
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,695
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Organizohemi te gjithe aneteret e F.SH dhe i ndihmojme keto femije me sa kemi mundesi.

    Nuk behet Shqiperia etnike vetem me fjale.
    Shqiperia eshte e bashkuare edhe atehere kure e ndihmojme njeri tjetrin.

  19. #99
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,107
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime
    Abortet ilegale e varfėria, nė Shqipėri lindin 19 mijė fėmijė mė pak .

    Shqipėria po pėrballet vitet e fundit me njė rėnie tė lindshmėrisė megjithėse ende gjendet nė krye tė listės sė vendeve ballkanike. Sipas Institutit Shqiptar tė Statistikave, nė vitin 2007, vendi regjistroi rreth 33.200 lindje, nė krahasim me 52.000 lindje tė regjistruara nė vitin 2006.
    Nga viti 1990 kur lindjet ishin nė shifrėn 82.000, duket se shifrat tregojnė njė rėnie relative.
    Zyhdi Dervishi, njė profesor i sociologjisė, thotė se standardi i jetesės nė Shqipėri e kufizon numrin e fėmijėve pėr familje.
    Ai tregon se arėsyeja kryesore pse shumė ēifte kanė vendosur tė kenė vetėm njė fėmijė, ėshtė pasiguria pėr punė.
    Dervishi thotė se mundėsitė e divorceve dhe kėrkesa e tė rinjve pėr karrierė, janė tė tjerė faktorė frenues pėr lindjen e fėmijėve veēanėrisht tek ēiftet e reja.
    Ministria e Shėndetėsisė e lidh rėnien e lindshmėrisė, me emigracionin, me zhvillimet demografike dhe aborted.
    Gjatė viteve 1990, rreth 25% e popullsisė lanė Shqipėrinė, shumica e tyre ishin tė moshės riprodhuese, sipas tė dhėnave tė INSTAT-it. Shqipėria e ka ndaluar abortin para viteve 1990, ndėrsa tani e lejon atė, shkruan SETimes.
    Burime jozyrtare raportojnė se klinikat private shėndetėsore janė kthyer nė njė biznes fitimprurės pėr kryerjen e aborteve tė paraportuara.
    Abortet rrjedhin kryesisht nga rrethanat e vėshtira ekonomike. Infermieret nė Spitalin Materniteti e Tiranės thonė se ndihma ekonomike pėr ēiftet e rinj ka ndikim nė fenomenin e aboreteve.
    Nė Tiranė bashkia ofron ndihmė financiare pėr ēiftet e reja pa punė nė vetėm 42 euro nė muaj.
    Socialogu Dervishi thotė se shpeshherė kur ēiftet marrin vesh se do tė lindin vajzė, ndėrpresin shtatzaninė dhe kjo sipas tij shpjegon edhe faktin pse shumica e fėmijėve qė lindin janė djem.
    Mosha mesatare nė Shqipėri ėshtė rritur nė 29 vjeē ndėrkohė qė nė vitet 1900 ishte vetėm 27 vjeē.
    Shqipėria qėndron nė krye tė listės pėr lindshmėrinė nė vendet e rajonit megjithate rėnia ėshtė po ashtu mė e larta nė rajon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 10-04-2010 mė 13:23
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #100
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,917
    Faleminderit
    348
    202 falenderime nė 112 postime
    Spo mundem te kuptoj mbas te gjithave ketyre te dhenave pse se organizohen manifestime kundra politikes aktuale pse ore kush se ndermer masa te ndryshojn kete gjendje te mjerueshme?!!!Shume keq per popullin.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Qeveria nė ndihmė tė familjeve qė marrin ushqimet me lista
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-04-2016, 20:25
  2. Varferia shton prostitucionin
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 04:44
  3. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  4. Nė zonat rurale varfėria nė nivel tė lartė
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 14:12
  5. Fushė-Arrėz, aty ku varfėria nxit prostitucionin
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 05:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •