Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 126
  1. #41
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ne fakt Shqiptari ka nje natyre vertet te vecante...sa bujar eshte kur i kref bishtin e i ledhaton sedren,aq armiqesor behet kur i vihesh kunder,qofte edhe kur i thua dicka te vertete... mjafton ta kundershtosh,dhe e lendon keq ne seder..

  2. #42
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Ti kerkon dhe ben thirrje per drejtesi,
    drejtesia nuk ekziston.
    E verteta eshte e hidhur, po per mendimin tim , shume here mizerja eshte produkt i karakterit te njeriut se sa e padrejtesive sociale.
    DREJTESIA NUK EKZISTON PER ATE QE NUK E DON.SE AI QE E KERKON I DREJT ESHTE DHE DO TE MBETE PER GJITHMON.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #43
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Edhe nese nuk jep asnje lek per te ndihmuar te tjeret.. te pakten hudh fjalen e mire.

    Shqiptari shquhet per bujari, mikpritje edhe Burreri.
    Jo per Egoizem, edhe per te shtyp te vegjlit.. e ke gabim!




    Kte thote Europa.. nese je i zoti puno edhe jeto, nese jo.. vdis. (Tipike Egoizem Europian Jo Burreri shqiptare)



    Asnje nuk do te meshirohet jo vetem shqiptari, por jetes kurre nuk i dihet, ka dite te bardha, por ka edhe plot dite te zeza..


    pastaj un po flas per njerzimin, spo flas per shqiptarin, se shqiptari ska zbrit nga qielli qe ta trajtojne si zot.. eshte njeri.

    Ndaj avash Mujo Ulqinaku se bie vete brenda me kembet e tua.
    NE RRADH TE PARE. NUK JAM DAKORT ME TY, SE ATO QE THUA, I THUA NE NUMRIN SHUMES.TE GJITHE SHQIPTARET shquhen per burreri , mikpritje dhe bujari. po ti kishim te gjithe .nuk do te kishim kaq shum nam te keq neper bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oliver55 : 18-12-2007 mė 21:30
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #44
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Cfare quan luftarake ti?
    Cfare quan te forte?
    Te duket normale ky lloj egoizmi dhe ky lloj mentaliteti per te cilin ti flet?!
    Burreria e shqiptarit nuk eshte vetem forca,nuk te ben leku te fuqishem,ashtu si te ka thene edhe dikush tjeter,fuqija me e madhe eshte ajo e mendjes dhe e zemres!
    Nuk quhet burre ai qe merret me lufte per fuqi dhe shkakton varferi dhe mizerje.
    NUk eshte budallallek te duash te luftosh varferine dhe te mposhtesh cmiren dhe ambicjen qe kane disa per tu pasuruar ne kurriz dhe me gjakun e te tjereve.
    Migjeni shume bukur e ka pershkruar varferine dhe shume bukur na ka treguar si ta luftojme.
    "Nene Tereza",ishte figura qe simbolizon besnikerine dhe bujarine shqiptare,ajo po ishte "burrerore",sepse luftoj per te ndihmuar te tjeret.
    Te gjithe e kemi njohur varferine,jemi popull teper i vuajtur dhe habitem me disa sesi mund te flasin me kaq egoizem!!
    Ti Diana ndonjehere me duket sikur flet percart,je ne nje bote imagjinare dhe nxjerr konkluzione duke u bazuar ne te....

    Varferia dhe mizerja nuk mund te mposhten,sepse nuk mposhtet dot kurre natyra njerezore per te qene me i pasuri,me i mencuri me i dituri....Keto kerkojne sigurisht
    nje shtrese te keputur qe do shfrytezohet..kjo eshte A-ja....

    Lufta eshte mjeti me i mire qe eshte shpikur per pembysjen e nje sistemi pacifist...
    Cdokush pasi pasurohet e ka njefare pushteti,do te konsolidoje paqen qe ka vene me forcen e vet... Paqja me e famshme eshte PAX ROMANA....

    Gjithcka ne kete bote ka qene vertitur dhe vertitet ende rreth forces e deshires per te qene i forte...Forca e menjehershme quhet Ushtri .... Aty eshte perqendruar historikisht vemendja e te forteve..edhe sot Amerika,Anglia e Franca qe mbahen si demokracira te forta,kane ushtri shume te forta....

    Sidoqofte e dashur Diana,varferia dhe mizerja jane baza e pasurise....pa varferi e mizerje nuk ka pasuri....duhet te kete te varfer qe te kete te pasur....
    Ne SHQIPTARET jemi te vuajtur sigurisht e per te mos qene te tille ne vazhdim ka vec nje menyre...
    Te marrim nga jashte nese s'gjejme dot brenda,ashtu sic ben amerika franca anglia hollanda etj apo sic bene edhe gjermanet,japonezet ,spanjollet deri dje e bejne me ane te firmave mafioze qe shfrytezojne vendet e botes se trete me imperializmin ekonomik...Per kete duhet nje ushtri e forte dhe shpirt luftarak e agresiv....Lufte dhe Urtesi...
    Sigurisht qe mund te zgjedhesh edhe te jesh pacifist e barkthare...eshte ne doren e secilit....Une per vete zgjedh te paren....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #45
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Banka Botėrore: Rritet niveli i varfėrisė nė Shqipėri
    Raporti i fundit i Bankės Botėrore cilėson se rreth 75 pėr qind e tė varfėrve nė Shqipėri jetojnė nė fshat. Rreth 100 mijė shqiptarė jetojnė nė skamje tė plotė

    Erald Kapri

    Varfėria pėr Shqipėrinė duket se do tė jetė damka e saj e pėrjetshme. “Sėmundja” e pėrjetshme e shqiptarėve duket nė pamje tė parė se nuk do tė shėrohet asnjėherė. Shqipėria cilėsohet si njė nga vendet mė tė varfėra dhe, pavarėsisht arritjeve tė saj nė vitet e fundit, njė pjesė e madhe e popullsisė jeton nė skamje tė plotė dhe e shkėputur nga realiteti, gjė qė tė kujton vetėm poemat e Migjenit. Shifrat e varfėrisė mungojnė dhe ato mė tė fundit janė tė vitit 2005, por Banka Botėrore ka tentuar tė zbardhė se si ėshtė situata e mirėqenies nė Shqipėri. Pėrtej shifrave zyrtare se sa ėshtė ulur varfėria, njė tjetėr dramė duket pėrpara qė e ka emrin Fshat. Zonat rurale nė vendin tonė po varfėrohen gjithnjė e mė shumė. Varfėria po shkon gjithnjė e mė shumė nė zonat rurale. Banka Botėrore ka nxjerrė njė shifėr ku shprehet se 75 pėr qind e tė gjithė tė varfėrve jetojnė nė fshat.
    Sa tė varfėr ka Shqipėria?
    Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė pasi nisur nga problemet qė ka vendi ynė kryesisht me infrastrukturėn e mbledhjes sė informacionit dhe me regjistrimin e popullsisė shifra e varfėrisė ėshtė vėshtirė tė kalkulohet. Shifra e fundit e Bankės Botėrore dhe e PNUD-it ishte nė vitin 2005 kur u publikua se nė Shqipėri rreth 18.5 pėr qind e popullsisė ėshtė e varfėr. Sipas kėtyre shifrave del qė nė Shqipėri ka rreth 600 mijė tė varfėr nga tė cilėt 450 mijė prej tyre jetojnė nė fshat. Kjo do tė thotė se rreth 40 pėr qind e popullsisė sė fshatit jeton nė varfėri. Ndėrkohė njė tjetėr shifėr ėshtė se rreth 5 pėr qind e popullsisė jeton nė skamje ēka do tė thotė afėrsisht mbi 100 mijė njerėz jetojnė sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Sipas kėtij studimi, kjo popullsi jeton me nėn 5.270 lekė nė muaj. Nė studimin zyrtar tė INSTAT bėhet e ditur se nė tre vitet e fundit, niveli i varfėrisė ėshtė ulur me 8 pėr qind, pasi nė vitin 2002 nė vend 25 pėr qind e popullsisė jetonte nė varfėri. Ndėrkohė 235 mijė shqiptarė kanė kaluar kufirin e varfėrisė, duke pasur jo mė pak se 5.270 lekė tė reja pėr frymė gjatė vitit 2005. Rritja ekonomike, qėndrueshmėria makroekonomike, pėrmirėsimi i sektorit privat dhe rritja e investimeve ka ndikuar drejtpėrdrejt nė uljen e saj.
    Ulja e varfėrisė
    Pėrgjithėsisht varfėria ka pasur reduktime nė Shqipėri, por varfėria nė fshat ulet me ritme shumė tė ngadalta. Sipas raportit mė tė fundit, varfėria nė fshat reduktohet dy herė mė pak se nė qytet. Kryeqyteti shqiptar ka uljen mė tė madhe tė varfėrisė, deri nė pėrgjysmimin e saj. Migrimi drejt Tiranės nuk ka ndikuar nė uljen e varfėrisė, por si njė cilėsi nė tregun e punės. Rritja e vazhdueshme ekonomike ka ndikuar nė rritjen e konsumit tė brendshėm deri nė 6 pėr qind mė shumė se nė vitin 2002, qė do tė thotė se shqiptarėt kanė mundėsi mė shumė pėr tė blerė mallra. Afėrsisht, tri tė katėrtat e tė varfėrve vazhdojnė tė jenė nė zonat rurale. Pavarėsisht se hendeku midis zonave malore dhe pjesės tjetėr tė vendit ėshtė ngushtuar, pėrhapja e varfėrisė ka mbetur siē ka qenė nė vitin 2002. Rezultatet tregojnė nivelin e varfėrisė nė vendin tonė, indeksin e hendekut tė pabarazisė, si dhe konsumin final tė familjeve shqiptare.
    Politikat qeveritare
    Kjo pjesė e rėndėsishme mund tė cilėsohet si e dėshtuar pasi ndėrhyrja e qeverisė ka qenė minimale me skemat sociale sidomos pėr fshatin. Ulja e varfėrisė, sipas ekspertėve, i dedikohet rritjes ekonomike dhe sektorit privat, emigracionit, por jo nė masė tė lartė tė politikave qeveritare. Eliminimi i varfėrisė ekstreme, urisė dhe dimensioneve tė tjera tė varfėrisė, pėrbėn tė parin e objektivave tė mijėvjeēarit. Ky objektiv i madh dhe shpresėdhėnės nė paraqitje nė rastin shqiptar ėshtė ndarė nė 6 objektiva specifikė. Sė pari, pėrgjysmimi i numrit tė tė varfėrve ekstremė nė harkun kohor deri nė 2015-n, sė dyti ulja e numrit tė njerėzve qė vuajnė nga kequshqyerja, sė treti ulja e papunėsisė nė standardet europiane, sė katėrti njė treg gjithėpėrfshirės pėr tė siguruar rritje ekonomike, sė pesti futja e teknologjive tė komunikimit dhe sė fundi rritja e aksesit pėr furnizim me energji. Nė kėtė drejtim, shteti shqiptar i ka ngritur duart lart para tė huajve.


    25 Dhjetor 2007 Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  6. #46
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Rama ne Martanesh: “Varferia po mbyt shqiptaret”


    Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vazhduar turin e tij “Dialog me Shqiperine” ne viziten qe ka zhvilluar ne zonen e Martaneshit. Ne takimet e zhvilluara me banoret e kesaj zone, Rama ka ndeshur ne varferine ekstreme te kesaj zone dhe ne fjalen e tij perpara banoreve ka premtuar nje realitet te ri dhe nje zbutje te varferise ne Shqiperi. “Ndihem ne veshtiresi te madhe per t’ju pare ne sy dhe per t’ju folur, se ē’mund t’ju them une ne keto kushte! Ē’mund t’ju them une, qe pavaresisht se nuk kam qene asnjehere pergjegjes perpara jush ne kuptimin e kontrates elektorale, pavaresisht se nuk kam qene asnjehere pergjegjes perpara jush ne kuptimin e raporteve administrative, mes atyre sektoreve te shtetit qe duhet te administroj pasurite natyrore qe ka zona, pavaresisht se nuk kam qene asnjehere pjese e asaj mendesie qe i shikon zonat rurale, e shikon fshatin thjesht si magazine elektorale, prape se prape ndihem keq sepse ky eshte nje realitet vertet shume dramatik. Eshte nje realitet qe te paralizon, i cili te pret krahet, i cili te ben te pendohesh jo 2 apo 10 here perpara se te flasesh. E une ju admiroj per forcen shpirterore me te cilen ju e perballoni kete realitet, me te cilen ju vazhdoni te qendroni ne kete realitet dhe me te cilen ju keni ende shpresa se ky realitet mund te ndryshoje. Une ju siguroj qe ky realitet mund te ndryshoje”, - tha Rama.

    17 Janar 2008

    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  7. #47
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Varferia edhe Mizerja qe po mbizoteron ne Shqiperi u hap rruge edhe shume veprimeve te keqija.Depresioni,dhume etj.

    Por si veshtire qe te ndryshoj sipas fjaleve te Rames sepse kemi shume kohe qe e degjojme kete shprehje.
    Gjithsesi mundohemi perhere te enderrojme me bukur se me pare.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Nuk egziston ne shqiperi varferia sa ne vendet afrikane. ka numrin e vdekjeve me te larte ne gjithe boten,nga uria e jetesa e keqe. dhe kjo mendoj se ndodh nga klasifikimi i keq i pasuris njerezore. ekzistojn klasa shume shume te pasura dhe antonimi ketyre(perjashtoj ketu pjesen normale). kjo ka per te egzistuar per sa kohe te ekzistojne te kamurit,korrupsioni, dhe"uni"

  9. #49
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Qe te kerkosh te hysh ne NATO, si edhe anetare te komunitetit Europian ne radhe te pare duhet tu afrohesh, standarteve minimale te jetes,e cila as qe mund te behet fjale.
    Grumbullimi i pasurise kombetare, ne duart e pushtetareve dhe klanit te tyre duket qarte, si edhe pasurimi i tyre ne menyre mjafte te shpejte le shume per te deshiruar? Perse zyrtaret e larte nuk bejne shpallje te pasurise se tyre???????????.
    Keto jane tema qe duhen te shqetesoje c`do Shqipetar te ndershem.
    E kuptoj qe s`mund te ndryshoj boten, por perfitoj nga rasti qe si presidenti, dhe kryeministri mos te na mburren se bejne nje pune te shkelqyer.
    Detyra e presidentit, dhe Qeverise eshte rritja e mireqenies se popullit .
    Si? Ata e dine qe kane karriket duhet ta justifikojne qendrimin ne te.

  10. #50
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mjerimi eshte ēeshtje perceptimi.

    Qė tė tregosh mjerimin tė duhet njė pikė. Njė pikė qė tė shėrbejė si qendėr e rėndesės rreth sė cilės mjerimi tė trupėzohet dhe tė bėhet i prekshėm. Se mjerimi nuk ėshtė gjalpė, qė ta presėsh me thikė e ta hashė. Mjerimi nuk hahet, madje qėllon qė tė tė hajė.

    Dhe pika tė mjera gjen sa tė duash. Mjerimi, ashtu si edhe ca dukuri tė tjera shoqėruese, si trishtimi, zvetėnimi, bjerrja shpirtėrore, etj., kanė qenė tė gjendura me bollėk rrotull nesh. Nuk duhet tė lodheshe shumė t'i kėrkoje. E megjithatė, nuk mundem as tė imagjinoj, e jo mė tė kujtoj, ndonjė vend ku mjerimi ėshtė mė i pranishėm sesa nė ato vende qė me aq zemėrgjerėsi ne i quajmė kazino (ita., casino).

    Mjerimin aty mundet gati ta prekėsh. Ai merr format e njerėzve qė hyjnė e dalin nga kėto vende. Mjerimi mbush zgavrat e syve, ėshtė i dėgjueshėm nė timbrin e zėrit, pulson nė lėvizjet e njerėzve qė mė shumė se sa rrinė nė njė ambient me ajėr tė kondicionuar, duket sikur notojnė nė ndonjė kėnetė tė qelbur, erėn e sė cilės e dinė tė gjithė, por e injorojnė sepse nuk u bėn mė pėrshtypje.

    Nėpėr Shqipėri ambiente tė tilla kanė lulėzuar nė ēdo cep. Dhe duke biseduar me ndonjėrin nga ata qė kėto vende i drejtojnė, mund tė mėsosh qė sa mė i varfėr tė jetė njė komunitet, aq mė i suksesshėm ėshtė biznesi i kazinosė. Dėgjon nga vetė goja e atyre qė pasurohen me tė kėtilla sipėrmarrje histori qė tė ngjethin mishtė. Histori nė kufijtė e absurdit, tė cilat e ke tė vėshtirė edhe t'i besosh, sikur mos tė dije qė ai qė po t'i tregon nuk ka asnjė leverdi tė tė gėnjejė. Si historia e atij qė vjen gjithjnė me tė ėmėn deri tek kafja ngjitur me kazinonė, e lė tė ėmėn tė pijė kafen duke i thėnė qė i duhet tė takojė njė shok pėr rreth 20 minuta dhe futet drejt e nė Roulette (Ruletė). Ose historia e atij ēiftit nė moshė tė tretė, qė megjithėse janė nė borxhe dhe kanė shitur shtėpinė, njė herė nė muaj, kur vijnė paratė e fėmijėve nga emigrimi, rendin t'i luajnė nė Black Jack. Pėr tė ardhur pastaj tek mprehja dhe perfeksionimi i metodave tė vjeljes, duke krijuar lojra ku mund tė luash edhe me 100 lekė, nė ditėt kur je ngushtė dhe xhepi nuk t'i lejon shumat e mėdha. Mėson madje qė kohėt e fundit nė kėto lojrat 100 lekėshe ka radhė tė madhe. Njerėzit presin deri me orė pėr tė luajtur. Histori qė duken si pėrralla me shtriganė dhe kuēedra, por qė zhvillohen as 200 metra nga dyert e shtėpive tona.

    Ē'mund tė thuash pėr kėtė dukuri? Asgjė. Tė habit verbėria dhe mosinteresimi pėr tė tilla realitete. Nė vazhdėn e idesė qė neve tashmė nuk na habit mė asgjė, kjo puna e kazinove ėshtė vetėm njė tjetėr pikė rreth sė cilės mjerimi ynė grumbullohet. Ėshtė njė mėnyrė si njė tjetėr pėr tė trupėzar mjerimin tonė. Tė tė gjithėve ne.

    Nėse perceptimi ėshtė realitet, jam vėrtet kurioz tė di ky i mėsipėrmi ē'ėshtė?

    Marre nga "Njeriu i ēuditshem"
    "Carpe Diem"

  11. #51
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Mesa pash eshte bere nje ngaterrim konceptesh (ose nuk e kam kuptuar mire) por nga te ashtu quajturat varferi dhe mizerie shpirterore eshte kaluar ne ate ekonomike.

    Cili eshte drejtimi i temes ?! Gjithesesi, po i trajtoj me pak fjale te dyja.

    Klasat jane nje ndarje e mirefillte qe eshte perdorur ne shoqeri kohe me pare, por ne menyre jo te drejteperdrejte vazhdon te ekzistoje. Dallohet i pasuri nga i varfri , ne menyren si jeton, si ha, si vishet ... e ne shume. Problemi eshte se mund te jesh i pasur ne para por mund te jesh nje "rreckaman" e nje "mizerie" ne shpirt dhe ky i fundit nuk nderrohet me arin e botes,eshte si nje njolle qe nuk hiqet dhe pse vesh rrobat me te bukura.Mund te jesh nje i masur , po ca vlere ka ajo pasuri nqs eshte ndertuar mbi kurrizin e vuajtjeve te te tjereve. Sigurisht jo ne cdo rast, por ne shumicen e tyre, per se paku ne Shqiperi ku ideja e pasurimit me punen e shpatullave eshte krejtesisht e pamundur.
    Perseri nje tjeter klase , ajo e njerezve te mire e te ndershem , te zgjuar e punetore qe luftojne me mish e shpirte per jeten .... dhe klasa e atyre qe urdherojne e komandojne boten duke plotesuar nje cek bankar. Leku transformon boten materialiste ne te cilen jetojme, po cfare ndodh kur ai eshte ne duart e meskineve e mizerieve, injoranteve dhe te paskrupullteve.
    Mbeten alternativat, o behu si ta ose ul koken dhe prano "pushtetin" e tyre pasi rrebelimi nuk sjell asgje, DREJTESIA nuk ekziston !

    Persa i perket varferise dhe mizeries shpirterore ... do thoja qe eshte nje pasqyrim i jetes vetjake por duke e personifikuar ne nje tjeter njeri. Jane njeres qe urrejne veten, percmojne qenien e tyre por nuk jane shume inteligjente per ta kuptuar dallimin.Poshterojne dike qe mendojne se nuk eshte ne nivelin e tyre duke e trajtuar si nje hic te kote , por pa kuptuar qe ata jane vete hici dhe funderina e nje shoqerie.

    Mos gjyko te te mos gjykojne e mos perbuz ate qe nuk mund te perbuzet.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #52
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Mesa pash eshte bere nje ngaterrim konceptesh (ose nuk e kam kuptuar mire) por nga te ashtu quajturat varferi dhe mizerie shpirterore eshte kaluar ne ate ekonomike.

    Cili eshte drejtimi i temes ?! Gjithesesi, po i trajtoj me pak fjale te dyja.
    Eshte folur si fillim per varferine dhe mizerjen ekonomike qe detyrimisht sjell dhe ate shpirterore,duam apo sduam ne,keshtu qe nuk do shume mend per tu kuptuar qe duhet te trajtohen te dyja....si ajo ekonomike ashtu dhe shpīrterore!!
    "Carpe Diem"

  13. #53
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Qė kapaciteti i tė menduarit dhe shpejtėsia e tė pėrcjellurit tė mendimit ka sjellė njerėzimin nė njė epokė tė re kjo nuk ka dyshime.
    E gjithė forca e tė menduarit tė njerėzimit ka qenė e drejtuar ose mė mirė ka pasur si qėllim daljen nga mizerja, varfėria, kureshtjen pėr tė panjohurėn, pėrcaktimin e kėsaj si diēka qė mendon dhe vepron, ndonjėherė dhe qė dėnon nė bazė tė mėnyrės sė vet.
    Nė njė farė mėnyre e gjithė kjo forcė e tė menduarit nuk kishte ndonje rreze tė forte ndikimi aq sa tė kapėrdinte shtete tė tėra, por thjesht njė territor gjeografik shumė tė limituar. E kjo pėr shkaqe natyrore, politike, ekonomike, dhe ishte e lidhur shumė me shpejtesinė e pėrcjelljes sė lajmeve apo me mėnyrėn e tė konceptuarit tė jetės, realitetit.......
    Nė ditėt tona, forca dhe shpejtėsia me tė cilėn shkėmbehen lajmet dhe tė rejat e fundit, ėshtė marramendėse. Ndoshta ėshtė thjesht koncepti jonė i shpejtėsisė, por tė gjithė e ndjejmė, pėr shembull, njė kompjuter tė vjetėr nga shpejtėsia qė ka pėr tju pėrgjigjur urdhrave tona. Ndoshta nuk ndryshon asgjė po pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme qė kompjuteri t’i zbatojė me shpejtesinė mė tė madhe ēfarė i themi tė bėjė, e mbase ku i dihet e kemi gabim, pasi mundet qė kompjuteri dhe koha po na urdhėrojnė, po na tėrheqin zvarrė. Ndoshta e njėjta shpejtėsi me tė cilėn kėrkojmė qė tė zbatohet diēka ėshtė ajo e cila na kushtėzon duke na bere skllevėr tė saj...........
    Koha nuk ndryshon, ajo qė arrijmė ne tė konceptojmė ėshtė thjesht dėshira jonė pėr tė pasur diēka, e nė kėtė botė qė po anon drejt globalizimit, dėshirat bėhen mė tė shumta dhe me to, dėshira pėr t’i pasur tė gjitha nė tė njėjtėn kohė...........
    Kjo ėshtė njė mėnyrė negative pėr mendimin tim, pasi na drejton drejt shtrydhjes me forcė tė diēkaje qė s’mund ta urdhėrojmė, na ndan nga ajo pjesė e qėnies sonė koerente nė veprimet tona. Nėse diēka e urdhėrojmė, kjo na ben tė jemi tė lidhur aq ngushtė me tė saqė jeta jonė nuk konceptohet jashtė sferės sė saj, dhe nė kėtė rast tė sunduarit janė ata qė mendonin si sundimtare...........
    Ajo qė quhet shkak dhe qė te ēon nė njė efekt, shndėrrohet nė diēka qė synon drejt vetvetes dhe pikė. Ideja e lartpėrmendur, i tė sunduarit qė mendonte si sundimtar, ėshtė ajo qė veprimi pjell njė veprim tjetėr tė kushtėzuar rreptėsisht......

    Nė tre shekujt e fundit, veēanėrisht civilizimi perendimor, ka anuar drejt dhėnies sė njė vlere pėrfituese kohės, ka arritur ta pėrkufizojė me njė formulė tė cilėn sipas vlerave qė na intereson t’i japim, rezultati del ai qė ne kemi llogaritur.
    Dhe ja qė njerėzimi humbet nė vlera gjithmonė, dhe mė tė mėdha shpejtėsie , deri nė atė pikė sa koha si diēka e pakontrollueshme hakmerret dhunshėm pasi nuk i besohet rrjedhshmėrisė sė saj ekulibruese. Nėse shpejtėsia rritet apo zvogėlohet, sipas vlerave qė i japim, koha ngelet e njėjtė, asgjė nuk ndryshon, por nė kėtė mėnyrė ngelemi manget ne, jemi ne mbrapa.
    "Carpe Diem"

  14. #54
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Preferoj me shume te flas per mizerjen qe ka ne bote sesa per varferine,preferoj te flas per viktimat e nje lufte ekonomike me teper sesa per personat ne nje situate te varfer.
    "Mizerja" eshte poshte cdo situate jo njerezore.
    Eshte mese e sigurt qe njeriun ndonjehere e pengojne kushtet materiale per te luftuar thjesht idene e "mbijeteses".
    Mirepo mizerja eshte ne te dyja anet e zinxhirit.E gjejme gjithashtu shume shpesh edhe te te pasurit edhe te fuqishmit,por kete rradhe ne nje forme tjeter,ne formen e nje mizerjeje "mungese afektive dhe spirituale".
    Fakti i konsiderimit te tjetrit si nje rival,si nje kercenim,te con te jesh ne nje situate te vetmuar dhe ne nje mizerje shpirti.
    Dhe nqs lufta per jeten na ben qe te jemi gjithmone ne gare dhe per te qene gjithmone duke luftuar,ne shtojme "mizerjen etike dhe spirituale" asaj shpirterore.
    Kjo hipoteze verifikohet si nga shkalla boterore ashtu edhe nga nderrmarjet tona.
    Persa i perket nje plani "planetar",buxhetet qe drejtojne "te qenit keq" dhe "te trajtuarit keq",prezantojne 20 here me teper shumat qe jane te nevojshme...simbas SHBA....20 here me teper se shumat e nevojshme per te luftuar urine dhe mungesen e ujit te pijshem!
    Vetem harxhimet per publicitetet dhe reklamat kushtojne 700 miliard dollar ne vit!!
    Si asnjehere tjeter duhet te bejme tonen nje thenie te te madhit Victor Hugo..."Ju doni qe te ndihmojme te varfrit,atehere une dua zhdukjen e mizerjes"!
    Civilizacioni yne shkeput dhe terheq njerez te nje varferie normale per ti hedhur ndonjehere ne krahet e nje mizerjeje nga e cila ata nuk dalin me kurre.
    Eshte ky civilization qe ka krijuar mundesine e te qenit shume klasa...te varfera,te mesme,te pasura dhe me e keqja...mizerje!
    Ne kohen tone, shkenca,teknika,ekonomia,perfitimi,shkojne te gjitha sebashku duke krijuar nje proces,qe per mendimin tim po con planetin drejt nje katastrofe.
    Mungon rregulli internacional,ekonomia cthuret...
    Marrim rastin e nje personi qe rrezohet ne rruge ose keqtrajtohet!
    Ne vazhdojme rrugen thjesht me mendimin se nuk eshte detyra jone te merremi me te po ajo e urgjences ose e policise!
    Ky lloj mentaliteti eshte teper i eger dhe teper i zhvilluar per fatin tone te keq.
    Vellazerimi qe aq bukur eshte shkruajtur neper monumente dhe libra,eshte mungues.
    Eshte me te vertete nje problem i madh,pasi kjo lloj eksperience eshte fondamentale,eshte teper e rendesishme...
    Duhet te njerezohemi,duhet te zgjohemi...
    Eshte vetem koshienca jone qe eshte ne gjendje te ndryshoje shume gjera.
    "Mizerablet" duhet te kene te drejta humanitare.Pushteti publik duhet te krijoje kushte per te zhdukur kete lloj varferie e kthyer ne mizerje...
    Perse duhet te refuzojme mizerjen?
    Sepse ajo prek te drejtat fondamentale te dinjitetit te secilit prej nesh.
    "Duhet te luftojme per nje bote qe eshte e pasur per te gjithe"-kjo eshte detyra jone,detyra e njerezimit.
    Le te rrezojme se bashku muret e mosmirenjohjes dhe frikes,muret e varferise dhe mashtrimit,genjeshtres dhe perfitimit,pirjes se gjakut,e shume te tjera.
    Duhet te tregojme forcne dhe reziztencen tone...duhet te vellazerojme se bashku idete tona,luften tone per nje bote me te mire!


    Cmendoni ju per "mizerjen" qe karakterizon boten?!

    respekte
    Neqoftese do te flasim per vendin tone qe eshte vendi me i varfer (ekonomikisht) i Evropes, atehere mund te ngrejme mjaft ceshtje qe kane te bejne edhe me mizerjen e politikaneve dhe popullit.
    Mjafton te permendim faktin se ne nje kohe qe familje te tera vuajne edhe per buken e gojes, sidomos ne fshat dhe familje me shume femije, familjet rome, etj., qeveria hedh 850 milion USD per ndertimin e nje rruge (Durres-Kukes) dhe kjo per nje kohe te shkurter (3 vjet). Pa qene kunder rrugeve qe sjellin zhvillim, mendoj se zhvillimi i ekonomise duhej bere i balancuar, pasi ne nje vend me varferi ekstreme nuk mund te shkohet menjehere ne nje zhvillim te menjehershem dhe kjo duke shpenzuar fonde te tilla kolosale ne buxhetin e shtetit.
    Do te mjaftonte gjysma e kesaj shume per te ulur ne menyre te ndjeshme varferine ne vend.
    Por mizerja e perhapur ne klasen politike te vendit i ka bere keta te verber ndaj nevojave te popullit te tyre qe i ka votuar. Ata preferojne me shume te investojne ne keto rruge (ku edhe korrupsioni eshte me i madh), sesa te mendojne qofte edhe per nje familje te varfer rome.

  15. #55
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    varferia mund te jete dhimbje , por dhimbja eshte dhe e bukur e paster , dhe shume me e larte se mizerabiliteti i pasurise se ndyre ne duar te pista te lara me gjak ...
    me mire te kesh as shume as pak ...
    nese ke teper .. behesh i semure mendor , nese ke pak ke semundje fizike

  16. #56
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Nuk besoj se Shqiperia eshte (ekonomikisht ) vendi me i varfer ne Europe, por ndoshta s eshte vendi ketu per kete argument! Mund te thuhet ,me rezerve se mbase ka qene!
    Ne fakt ka zona te "forta" ,ku mundesia per te gjetur pune eshte reale, dhe zona te "dobeta" ,ku ndoshta mund te vdesesh urie. Kjo sepse progresi nuk eshte shfaqur njelloj ne te gjitha rajonet e botes! Per shume vite kjo ndarje e ka "prere" boten ne menyre te "paster" ne Veri ( Europa , USA,Japoni, ndoshta dhe Rusia, etj) dhe ne Jug ( zonat rreth ,ekuatorit, e poshte), per shkak te ngjarjeve historike ne shekujt e fundit!
    Kohet e fundit disa kombe aziatike ( Kina, India) ose afrikane ,jane bere zona "te forta" , kurse disa shtete evropiane ,vendet e lindjes ,kane perjtetuar nje krize te rende ekonomike dhe politike.
    Shpesh koncepti i varfer dhe i pasur ,sot, identifikohet me konceptin e Veriut dhe Jugut , per te treguar disekuilibrin ne shperndarjen e pasurise!
    Shifrat te bejne te reflektosh kur meson qe ne se mbi 1 miliard personash jetojne me me pak se 1 dollar ne dite, mbi 200 me te pasurit e botes jetojne me mbi 1000 miliarde euro, apo qe pjesa me vogel e popullsise ( veriu) konsumon po thuaj te gjithe pasurine e globit, apo qe Veriu eshte vetem 1/5 e popullsise se botes!
    Po ashtu rishfaqja e semundjeve qe mendohej se ishin zhdukur , plaga e analfabetizmit, sidomos neper metropolet e Jugut; femijet qe nuk kane mundesi te shkojne ne shkolle, duke ngelur analfabete per gjithe jeten !
    Varferia dhe mjerimi eshte si nje mine me sahat , qe heret a vone mund te shpertheje, pasi deshperimi dhe uria ,prodhojne hakmarrje. Pikerisht keta lloj perdorin, terroristet!
    Si eshte arritur deri ne kete pike? Pse Afrika vendi me i pasur ne bote ,per pasurite natyrore, eshte me i varferi? A muind te behet me mire?
    La vida es un carnaval

  17. #57
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Te cili artikull? Me duket se nuk po flitet vetem per varferine Shqiptare!
    Ndoshta mund te kemi dhe pak fat, qe dolem pa lagur, nga aksionet pacavure! Pastaj jemi kocke e forte, dhe pershtemi kollaj si me varferine , si me luksin ekstrem. Mund te bejme dhe pa vakanca, week-end-e, restorante, duke filluar kuren e trahanahut dhe te fasuleve.
    Po keta ,njehere ,qe jane rritur si ne inkubator, e kane humbur fare!
    La vida es un carnaval

  18. #58
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Nuk besoj se Shqiperia eshte (ekonomikisht ) vendi me i varfer ne Europe, por ndoshta s eshte vendi ketu per kete argument! Mund te thuhet ,me rezerve se mbase ka qene!
    Ne fakt ka zona te "forta" ,ku mundesia per te gjetur pune eshte reale, dhe zona te "dobeta" ,ku ndoshta mund te vdesesh urie. Kjo sepse progresi nuk eshte shfaqur njelloj ne te gjitha rajonet e botes! Per shume vite kjo ndarje e ka "prere" boten ne menyre te "paster" ne Veri ( Europa , USA,Japoni, ndoshta dhe Rusia, etj) dhe ne Jug ( zonat rreth ,ekuatorit, e poshte), per shkak te ngjarjeve historike ne shekujt e fundit!
    Kohet e fundit disa kombe aziatike ( Kina, India) ose afrikane ,jane bere zona "te forta" , kurse disa shtete evropiane ,vendet e lindjes ,kane perjtetuar nje krize te rende ekonomike dhe politike.
    Shpesh koncepti i varfer dhe i pasur ,sot, identifikohet me konceptin e Veriut dhe Jugut , per te treguar disekuilibrin ne shperndarjen e pasurise!
    Shifrat te bejne te reflektosh kur meson qe ne se mbi 1 miliard personash jetojne me me pak se 1 dollar ne dite, mbi 200 me te pasurit e botes jetojne me mbi 1000 miliarde euro, apo qe pjesa me vogel e popullsise ( veriu) konsumon po thuaj te gjithe pasurine e globit, apo qe Veriu eshte vetem 1/5 e popullsise se botes!
    Po ashtu rishfaqja e semundjeve qe mendohej se ishin zhdukur , plaga e analfabetizmit, sidomos neper metropolet e Jugut; femijet qe nuk kane mundesi te shkojne ne shkolle, duke ngelur analfabete per gjithe jeten !
    Varferia dhe mjerimi eshte si nje mine me sahat , qe heret a vone mund te shpertheje, pasi deshperimi dhe uria ,prodhojne hakmarrje. Pikerisht keta lloj perdorin, terroristet!
    Si eshte arritur deri ne kete pike? Pse Afrika vendi me i pasur ne bote ,per pasurite natyrore, eshte me i varferi? A muind te behet me mire?



    Gjithcka vjen nga mosshperndarja e drejte e pasurise. Sot ne bote ka miliona njerez qe vdesin nga uria dhe semundjet. Nese poli i pasur do te jepte jo shume, por 10 % te pasurise se tij, te pakten nuk do te kishte me vdekje nga uria dhe semundjet.
    Edhe varferia do te ulej shume neqoftese do te ishte investuar per kete qellim nga vendet e pasura.

    Sa u investuan per luften ne Irak?
    Nuk e di por me duket fillimisht nja 43 miliard USD??? dhe te gjitha keto per interes te nje vendi te caktuar.
    Sa do te pakesohej varferia ne bote sikur keto shuma te investoheshin per kete qellim?

  19. #59
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Vende te varfra jane ; Pakistan, Afganistan, Kazakistan, Srilanka, Tailanda,etj, po ashtu , kryeqytetet metropolitane te vendeve te Jugut qe strehojne mbi 20-30 miljone banore. Vendet arabe kane shpetuar nga konkurrenza e multinacinaleve, aty nga vitet 40', ku filluan ta mbeshtesin pasurine tyre tek nafta, dhe do vazhdojne te jene jashte listes se vendeve te varfera te pakten deri nga viti 2040. Vende te varfra ,gjithashtu jane : Brazili, Argjentina , Kili, Ecuador, Uruguaj, etj, si dhe te gjitha vendet Afrikane , perqark ekuatorit e poshte.
    Nje fakt kurioz: Ne San Paolo (brazil) nje apartament i ri rreth 80m/2 , kushton rreth 20.000€. Apo per te ngritur nje biznes mund ( Pizzeri, restorant, tregeti e lehte) mund te mjafonin vetem 50.000€.
    Nje gje e pamendueshme per vendin tone, por qe te stimulon shpirtin e aventures!Ka shume persona qe ja kane dale mbane!(Emigrantet italiane ne vecanti dhe ata spanjolle)
    Nje nga shkaqet e varferise ne bote eshte varieteti i produkteve te tyre, ne lidhje me veriun e pasur: Ndersa Veriu eksporton drejt Jugut produkte industriale ( me shume software ,brenda) ,cmimi i te cilave axhornohet dhe rritet vazhdimisht , Jugu eshte i detyruar ti shese Veriut vetem prodhime bujqesore, cmimi i te cilave ngelet i pandryshueshem ne kohe ose ulet.
    Shpesh firmat e Veriut te pasur trasferojne ne Jug impiantet e tyre industriale ,per te perdorur fuqi punetore me kosto te ulet ,dhe per te patur rastin per te "shpetuar" proceset e ndotjes se ambientit, te cilat nuk mund te toleroheshin ne Veriun e "evoluar".
    Gjithe paradoksi i kesaj situate eshte ai qe niveli i jetes se banoreve te Jugut ( edhe pse kane pasurira te medha natyrore) eshte teper i ulet ,ne lidhje me Veriun!
    Cmimin e ketij cekuilibrimi e paguajne te gjithe banoret e botes , edhe ne pa perjashtim!
    Para se gjithash e paguajne ata,qe jane te detyruar te punojne me rroga mizerje, ose jane ndjekur nga tokat e tyre qe u jepen mulitinacionaleve per kultivimet apo impiantet e tyre.
    Cmimin e ketij disekuibri e paguan ambienti, e paguan uji i ndotur, trualli, shkarkimet industriale, per shkak te mungeses se kontrollit!
    Po ashtu shume persona jetojne ne mizerje te plote, neper kasolle e baraka, pa sherbime higjenike ,pasoja e te cilve jane ,epidemite, semundjet, dhuna ,gjendja e keqe shendetoresore!
    Bile as vete Veriu nuk mund te shpetoje nga kjo situate, pasi ai behet objekti dhe deshira e shume personave te deshperuar , qe per te shptuar , arrijne me cdo lloj mjeti "parajsen" Veriore, duke u pare shpesh me dyshim nga banoret veriore, se mund tu kercenojne vendin e punes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 20-03-2009 mė 15:34
    La vida es un carnaval

  20. #60
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Nje fshatar amerikan eshte krejt ndryshe nga nje fshatar i Gabon-it, pasi ne punen e tij pervec industrise perfshihet ,edhe oraganizmi dhe kerkimi, si fryte te teknologjise!
    Ne te vertete shati dhe lopata nuk kane shume nevoje per industri dhe kerkime ,per tu fabrikuar.
    Traktori ,po! Po ashtu edhe sistemi trasportit, konservimit, shperndarjes, marketingu!
    Po ashtu edhe nje punetor suedez ,perfiton te mirat e kerkimeve ,qe shprehen tek makinat automatike,tek niveli edukativ dhe kulturor oraganizimit efikas. Dhe keshtu punon me pak dhe fiton me shume, fale makinerive qe bejne pune me te veshtira , dhe te perseritshme, ku dalin produkte me te avancuara dhe kompetitive.
    Ne vendet e varfra ,p sh, ka shume tregetira te vogla, shume burokraci, dhe administrata publike eshte e fryre me nepunes te tepert. Struktura karakteristike e merkatos ,aty eshte : pak mallra ,dhe shume shitesa . Por shpesh ndodh qe te kete dhe nje shites te vetem ,te ulur ne toke,qe pret klientet per ti ofruar domatet apo qepet e pakta ! Per te patur nje licence ,apo per te bere ndonje praktike te thjeshte ,kur ja kalon burokracise do te ishte nje aventure e vertete.
    Nje sistem modern i bazuar ne automatizimin dhe supermerkatot me parkime te mjaftueshme aty pothuaj mungon. Po ashtu dhe sherbimet publike , ndiejne efektet e nje strukture fshatare : Shume nepunes ( zakonisht miku, i mikut), pak efikasitet, pak afetsi ne pune, pak profesione moderne, pak fleksibilitet.
    Vendet e varfra jane te detyruara te blejne nga vendet e pasura produkte teknologjikisht me te perparuara ,pasi nuk mund te investojne para ne kerkime shkencore!
    Per te paguar mallrat e kushtueshme duhet te rrisin prodhimin e te vetmeve produkte bujqesore dhe minerale qe kane, duke perfshire ketu edhe naften. Ketu bie ne sy menjehere kontradikta:
    Sa me i madh te jete prodhimi bujqesor dhe mineral, aq me shume cmimet e ketyre artikujve bien,
    per rregull normal te ligjit te kerkeses dhe ofertes!
    Nje dicka per kete ligj esencial ne boten e ekonomise: N q s nje artikull eshte shume i kerkuar, por i ralle ose i paket, atyre qe u intereson do te jene te predispozuar ta paguajne me cfaredo lloj cmimi! Ne kete menyre cmimi tenton te rritet.
    N q s produkti i kerkuar ndodhet me shumice , nuk do te jete e nevojshme per ate e deshiron, te paguaje nje cmim te larte , per ta patur, pasi ka plot dhe per te gjithe bleresit.
    Dhe cmimi keshtu bie!
    Ne kete menyre vendet e varfra n q s duan te rrisin prodhimin ,per te mbledhur para, per te blere produktet teknologjike, apo dhe mjete te avancuara , cmimet e produkteve te tyre do te bien edhe n q s ata duan ta rrisin prodhimin . Pra me rritjen e prodhimit ,nuk rritet fitimi!
    Dhe keshtu vendet e pasura blejne te njejtat produkte me cmime me te uleta. Fitimi i tyre rritet akoma me shume , kur shikojme qe cmimet e bananeve(p. sh) ne raftet e supermerkatove nuk bien! Dhe keshtu vendet e pasura behen me te pasura e te varferit me te varfer.
    Po ashtu mallrat teknologjike te Veriut behen akoma me te shtrenjte ,per te varferit, pasi keta duhet te prodhojne me shume per te patur te njejtin fitim!
    Me vjen nder mend nje poezi e Hajnes ( Heine Heinrich) , qe duhet pare ne menyre figurative, dhe te ben te reflektosh:
    Kush ka shume,
    Ai shume , do marre ,perhere
    Kush ka ,pak ,
    Atij, pak do ti lene ,nga here
    Por kush ,gje prej gjeje s ka
    Ne varr .le te shkoje
    Se kush s ka ,or leckaman
    S ka te drejte as te jetoje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 21-03-2009 mė 13:18
    La vida es un carnaval

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Qeveria nė ndihmė tė familjeve qė marrin ushqimet me lista
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-04-2016, 20:25
  2. Varferia shton prostitucionin
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 05:44
  3. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  4. Nė zonat rurale varfėria nė nivel tė lartė
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 15:12
  5. Fushė-Arrėz, aty ku varfėria nxit prostitucionin
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 06:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •