Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170

    Europë, mos e ço dëm ëndrrën tënde! (nga George Soros)

    Nga Xhorxh Soros

    Botimi shqip, “Shekulli”

    Edhe kjo që jetojmë mund të quhet shoqëri e hapur, sepse siç na mëson Karl Poper, prospektiva jonë e kurrëplotë nuk lejon as vlerësime përfundimtare e as zgjidhje përjetësisht të vlefshme të rregullimeve shoqërore. Është e shpesh e mjaftueshme që këto rregullime të reflektojnë vullnetin e pjesëmarrësve dhe të jenë të epshme kundrejt adaptimeve dhe përmirësimeve. Në fakt, edhe Poper refuzon të na japë një formulë përfundimtare të shoqërisë së hapur.

    Bashkimi Europian e ka origjinën në një proces gradual të inxhinierisë sociale, një metodë që Poper e konsideronte adekuat me një shoqëri të hapur. Ky proces është udhëhequr nga një elitë, e cila është bukur fort e vetëdijshme që perfektja është e paarritshme. Është ecur etapë pas etape, duke lëvizur në bazë të objektivave të parashkruara, me vetëdije të plotë, që çdo hap përpara do të dëshmohej i paplotë dhe do të kërkonte një tjetër hap të radhës. Kështu është ndërtuar ngrehina e Bashkimit Europian: një shkallë pas një tjetre. Tashmë procesi duket se është ndalur. Kushtetuta Europiane është rrëzuar në referendumet që janë mbajtur në Francë dhe Holandë.

    Kushtetuta ndoshta ishte një hap shumë ambicioz. BE ndodhet tani në rrethana disi të vështira, me 27 vende anëtare, nën një strukturë qeverisjeje të ideuar vetëm për gjashtë të tilla, (pavarësisht se ka arritur të funksionojë edhe me 15 shtete prezentë). Vullneti politik për të ecur përpara me procesin ka humbur terren. Kujtimi i luftërave të shkuara është venitur dhe ish-kërcënimi me emrin “Bashkimi Sovjetik” nuk ekziston më.

    Skemat e parashikuara duken shumë mekanike dhe - nëse nuk rishfaqet më shtysa fillestare - pakënaqësia për situatën e tanishme mund t’i japë zemër një ecjeje në drejtimin e përkundërt. Diçka nga kjo është duke ndodhur tashmë. Ndjenjat nacionaliste, ksenofobe dhe anti-islamike janë në rritje pothuajse kudo, të ushqyera edhe nga integrimi i munguar i komunitetit të emigrantëve. Situata është bërë edhe më kritike, për hir të faktit që kaosi brenda Bashkimit Europian po ndodh në kontekstin e një kaosi në rendin e përgjithshëm botëror. Njëherë e një kohë, Shtetet e Bashkuara ishin fuqia botërore dominuese. Ishin ata që përcaktonin prioritetet në shkallë ndërkombëtare. Pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, presidenti Bush ka deklaruar luftën kundër terrorizmit dhe ky është urdhri i ditës. Urdhër i dhënë ditën e gabuar, vënë në jetë në mënyrë të gabuar.

    ***

    Gjatë kësaj kohe, Shtetet e Bashkuara kanë humbur fuqi dhe influencë ditë pas dite dhe nuk janë më në gjendje të determinojnë axhendën e planetit. As nuk gjenden më në rrethanat kur mund të imponohen me forcën e tyre ushtarake, në cilindo vend të botës, siç ishin deri në momentet kur presidenti Bush shpallte doktrinën e tij. Rendi Botëror, pra, nuk është më i qëndrueshëm. Madje, jemi përballë rrezikut të një Kaosi Botëror.

    Bashkimi Europian duhet të zhvillojë një rol më aktiv se në të shkuarën. Ky union është mësuar t’ia lejë timonin Shteteve të Bashkuara, duke reaguar vetëm sipas prioriteteve të caktuara nga Amerika, ndonjëherë pozitivisht, ndonjëherë negativisht, por në thelb duke pranuar Rendin Botëror ashtu siç qe. Ky mentalitet duhet të ndryshojë dhe kjo nuk mund të ndodhë me iniciativa të vetëm disa vendeve të veçanta.

    Është e qartë që Bashkimi Europian nuk mundet të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara në rolin drejtues të planetit. Por unioni mundet të përfaqësojë një shembull të kooperimit internacional, qoftë së brendshmi, qoftë jashtë kufijve të vet. Në fakt, diçka nga kjo, realisht ka ndodhur. Shtetet anëtare kanë deleguar kuota të sovranitetit të vet në qëllimin për një treg të përbashkët dhe ua kanë lënë hapur vendeve të tjera prospektivën e pjesëmarrjes. Ky mekanizëm është dëshmuar një instrument efikas në transformimin e vendeve kandidate në shoqëri të hapura. Ajo që do të ishte tani e dobishme, është që populli i Europës të gjejë frymëzim tek ideja e Bashkimit, si një shembull i shoqërisë së hapur ideale dhe si forcë tërheqëse drejt një shoqërie të hapur globale.

    Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Besoj se debati për Kushtetutën duhet të lihet disi mënjanë; nuk është kjo që u intereson njerëzve. Cilado qoftë arsyeja, Kushtetuta është rrëzuar në së paku dy referendume. Të kërkosh tani ta bësh të pranueshme kundër dëshirës, do të shkaktonte padyshim fronte të reja rezistence. Ndoshta bëhej fjalë për një kafshatë shumë të madhe për t’u kapërdirë me një ta hapur të gojës. Mund të jetë më e udhës të ndahet e ripropozohet pak tani e pak më vonë. Duke iu përmbajtur kësisoj, të njëjtës teknikë graduale që ka dëshmuar në të kaluarën e afërt se funksionon.

    Elementi më i çmuar e më i nevojshëm është një politikë e jashtme komune, e cila duhet ndjekur nga një politikë e mbrojtjes së përbashkët. Ky duhet të jetë prioriteti. Dhe nuk kërkon referendum.

    E kotë të thuash që një politikë e jashtme e përbashkët e BE-së, nuk duhet të jetë antiamerikane. Një sjellje e tillë nëse ndodhte, do të ishte autolesioniste, sepse do të rëndonte edhe më ndarjen e komunitetit ndërkombëtar të nisur nga administrate e Bushit. Ajo për të cilën po flas, është një Bashkim Europian që ofron shembullin e bashkëpunimit ndërkombëtar (të cilin SHBA, nën një tjetër President, nuk do të vonojë ta bëjë).

    Europa, si një model i shoqërisë së hapur, është ideja e duhur. Do të jetë apo jo kjo ide, mjaftueshmërisht e fortë dhe bindëse për të shërbyer si forcë unifikuese e Bashkimit Europian, mbetet për t’u parë. Një gjë, gjithsesi, është e sigurt: Procesi që ka ndjekur deri më sot Bashkimi Europian nuk mund të rimerret më në të njëjtën formë. Ky proces është udhëhequr nga një elitë, ndërkohë që popujt në të ndiheshin të përjashtuar. Kjo nuk mund të vijojë pa iu nënshtruar më parë një mekanizmi referendar. Një referendum manifeston në një formë esenciale dhe pa ndërmjetësinë e elitave, vullnetin e heshtur të popullit. Për këtë arsye, nëse Bashkimi Europian duhet të riformulojë politikat, terrenin, është diçka që duhet vendosur në bazë të vullnetit popullor. Në një mënyrë, apo në një tjetër, shoqëria civile duhet të mobilizohet. Elitat luajnë vërtet rol, por ky konsiston në formimin e opinionit publik.

    Mund të flas vetëm për veten time. E gjej vërtetë shumë stimuluese idenë e Europës si shoqëri të hapur globale. Megjithëse nuk jam një qytetar europian, besoj në shoqërinë e hapur. Kam një rrjet fondacionesh, jashtë dhe brenda Bashkimit Europian, të cilat janë angazhuar të promovojnë këtë ide. Jam gati të mbështesë një Open Society Initiative për Europën, që të mobilizojë shoqërinë civile edhe përtej idesë së Europës, si model dhe forcë trajnuese drejt një shoqërie të hapur globale. Bota ka shumë nevojë për një Europë më të bashkuar, të inspiruar nga principet e shoqërisë së hapur dhe unë shpresoj se Europa do të dijë ta bëjë të vetën këtë sfidë.

    *Xhorxh Soros ka lindur në Budapest, në 1930 / Financier, filantrop dhe President i “Soros Fund Management” dhe i “Open Society Institute”.

    Përkthimi i artikullit, nga Adrian Thano
    ..............................
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Cool Fluturo ne hatlla mister Soros se fluturon bukur!

    "...Europa, si një model i shoqërisë së hapur, është ideja e duhur. Do të jetë apo jo kjo ide, mjaftueshmërisht e fortë dhe bindëse për të shërbyer si forcë unifikuese e Bashkimit Europian, mbetet për t’u parë...."

    I ka hik truri kti Sorosit.C'ka po na flet ky model i shoqerise se hapur Europa.
    Jo kjo Europe qe po jetoj une ketu cdo dite qe prej 17 vjetesh.
    Madje une nuk e kuptoj si ka sy e faqe ajo Doris Pack qe shkon e predikon llap llap llap ne Shqiperi,kur ne vendin e saj ka kaq shume shkelje te te drejtave te njeriut.
    Une jam i shqetesuar jo vetem per veten time e per familjen time por per te ardhmen e Europes qe ka ne mesin e saj kete gjermani absurde,me kete polici autonome te paparashikueshme.
    Sa here shpreh nje mendim timin kritik ndaj c'kam jetuar ketu keta policet gjermane behen si...e kam fjalen e nxjerrin veten lakuriq ashtu si jane.

    Kjo eshte shoqeria e hapur? Kjo eshte shoqeria e lire? Qe te te leshojne qente e policise sa here shpreh nje mendim neper forume? Jo mister Soros.Shoqerine vertete te hapur e ke atje ku je por nuk ja di vleren me sa duket.

    (Beethoven,Mozart,List,Chopin,Brahms,Panties,Kohl, Schuman,Schubert,Mendelson,Bach,Friedensgedanken,E isenb ahnwagen,racist german policemen,Guten abend human rights bitte,Schönen Danke,Constitutional,human rights of Ulm)-Humor

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Gjon Muzaka, u le amanet femijëve te tij (1515)
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Grekët: Shqiptarja mos prekë flamurin
    Nga zeus në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  5. Xhorxh Bush diskuton ne telefon (ne anglisht :-()
    Nga Wordless në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •