Mama dhe Bijte

Gjithmonė e mė rallė tė shoh,
gjithmonė e mė tepėr
ēuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bijė.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotėt i ke tė brishtė e tė rinj.

Ti qe u plake dhe qan si foshnjė
kur duhet tė gėzohesh
e qė pikellimi tė ndjek si urith
pikėrisht kur liria hap njė shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...

O zot, ē'deshi njė njeri si ti
nė kėtė botė tė sprovuar...
Ti akoma s'ke mėsuar tė gėnjesh,
e shtrenjtė dhe duart i ke si dy
bonbone tė vogla, tė emblat duar, tė sheqerta
nga lotet e tu.

Mireserdhe mama!
Ja shtėpia, filaxhani i kafeėe dhe miresjellja ime
tė serviret me kujdes, sofostike ėshtė, megjithatė
nė modė...

Ēoje kokėn, pėrse qan?
Bijtė e tu janė rritur tashmė-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty tė duan
misheredhimbsur, mama,
nuk tė harrojnė,
mė mirė vdesin,
Ke dhe ti nė zemrėn e tyre njė dritare,
njė oval gezimi, drite e shprese,
sepse tė tutė ishin naivet,
si kuaj lufte, me sytė e mėdhenj
ushqyer me ujera kroi.

I deshe fort, mama, siė dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zėrin qė e kishe si varg rruazash mbi gur...

Dikur...e mban mėnd, mama?
Nė shtėpi kėndoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
Perėndimi vdiste i lumtur pėr atė lloj kėnge,
dhe syri yt i lumtur pėr ate lloj kėnge,
dhe jeta ishte organike, mama:
luanin kalamajtė,
naivėt qė ti i rite me delir horizonti...

Ja ku i ke pėrballė, tė rrahur me jetė e me sprovė,
fėlligeshtia i ka vrarė, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Janė tė virgjėr, mama, tė pėrdalet e tu,
janė tė virgjėr,
lakuriq tė pambrojtur, me gjithēka tė fituar me
dhėmbė.

Mos i shaj, mama, se bėn faj. Mos i truaj.
Tė kanė dashur, mama, tė kanė dashur.
I duaj. (Kurrė prindi nuk mund tė
mbėrrije dashurinė e fėmijes.)

Kthehu, ecė nė vete, mama,
mos qaj mė.
Janė tė fundit vjetė tė tutė, nė
kėtė fėmijėri tė dytė
mund tė ngrohė pak dielli,
po t'i terėsh sytė.
Fshiji lotėt, mama, jemi dėrmuar,
tė buzeqeshesh pak, kjo ėshtė bukė pėr ne.

O femija im i dėshpėruar,
mėkati mė i madh i perėndisė mbi dhe.



Qėndro i Fortė Mik!

Ajo qe ishte kaq e bukur
Ne nje moment...
Edhe mund te behet e trishtuar.
Ajo qe ishte kaq e embel
Edhe mund te jete hidheruare...
Kurajo mik!Qendro i forte si mal
Dhe do te shohesh,
Dikush te pret me mall..:-)

28 Shtator 2001



Nje Mall...

Muzike,dhe piata .
Ne salle vene e vine.
Kamariere me bluza te bardha
Levizin ne ēdo tavoline.

Salla e madhe lluksoze
leviz e me sillet verdall
Ne goden e ftohte te birres
Rrufis,dhimshem heshtur nje mall.

Verdalle qeshin dhe hane
Me duken si trupa pa jete
te larget,sterlarget me jane
E huaj po ndihem dhe vete.

Jashte restorant "Kapriēos
Pret Merēedesi E 2000.
Ne goten e ftohte te birres.
Un dhemjen time po pi.



Ne do te jesh i lire.

Je lindur Kanerine?
Kujdes,te pret kafazi
Ta qash me lot lirine,
Te plasesh nga marazi.

Lutju te lindesh sorre
Ta dish, eshte me rehat
Askush s,te vjen verdalle
Askush s'te ka inat

Por ja qe je pallua
Meso te ndeshesh mire.
E kam provuar vete
Ne do te jesh i lire



***

Ne ekstazen e nje poezie
Zeri yt,me deperton ne vena.
Me ngroh zemren,ne ēdo belbezim.
Etshem permes botes ireale,
Rokje..tinguj..Ku je shpirti im?
Ne nje enderr ishim perqafuar,
Ne ekstazen e nje poezie..
Si dy blete thithnim te shternguare
Me te emblin nektar dashurie.
Zeri yt me sjell pafundesine...
Shkrihet me pasionin e pafund.
Endren ēudiberse ,poezine.
Bota ireale e perkund.



Shpirti i ėmbėl

E kane bere me fjale
Hena edhe dielli,
Te na prishin lidhjen,
Me komand nga qielli.

Kur te flesh ti gjume
Une te jem e zgjuar
Ti te jesh ne ender
Une e dashuruar.

Por ti prap ne ender
Fort me Perqafon,
Shpirti yt i embel,
Zgjuar, te mendon



Mbase Zoti

Nuk i njohem Kishat dhe Xhamite
Ne,brezi i viteve gjashtedhjete.
Fshehur i permendnim perendite
Ererat peshperisnin:-"te pafete"

Tufanet pastaj,na hodhen tutje.
Ne trokitem nder shtepite e zotit.
Shpresehumbur thurem nga nje lutje.
Ndihme i kerkuam ,me te fortit....

Mbase zoti do t'na doje me shume
Meqe.... s'na ndihmoi qe ne fillim
Ne qe nuk i derdhem lotet lume....
Por sakrifikuam gjithe rinine.


Fluturoj e lire

Nuk me besohet...ēudi...
Ne piken e nisjes
Ndodhem perseri.
Njesoj...mendon dhe...ai.

Nuk e kane thene me kot
Por une besova endren
Tani qe po derdh lot
Nuk degjoj dot as kengen..

Nuk i shkeputa prangat
Per tu burgosut me ndryshe.
Fluturoj e lire .
Si nje dallandyshe.



Krye Endrra

Nusja e bukur, veshur ne argjend.
Melankolike, si hena e zbehte.
Vallzonte,ndiqte valsin ritmikisht.
Gelltiste lotet,dhimbjen e vertete.

Kjo dite.. kryeendrra qe kish thurur.
Martesa qe tere jeten kish menduar.
Si dasem-funeral e kish muziken
Me magji shtrigash,krevatin mbuluar.

Dekada shkuan,nusja e zhgenjyer...
E shpirtkeputur per endrren e vjedhur.
Kur vjen Tetori,i rrjedhin dy lote.
Ajka e lotve,neper vite mbledhur.



Si Shpirt...

Deshira:
Ku je i dashur, ē'ben tani?
Une erdha tek ty perseri.
Flirti:
Ti iken dhe perseri vjen,
me te mre se une s'gjen!
Deshira:
Akoma s'te kam pare,
akoma s'me ke puthur.
Ne gjoks s'me ke mare,
ne shpirt s'te kam futur.



Si Bleta

Si bleta qe kerkon nektar,
Dhe ti i dashur shtegeton.
Mbledh me te emblat fjale zemre,
me perkedhelje me mbulon.

Dua dhe une ashtu si ty,
Fjalet e zemres ti dhuroj,
Por,ah qe dhe ne dashuri,
Nuk mund te shprehemi njesoj.

Mars, 1980 Vlore



Gjumi me ka braktisur

Gjumi me ka braktisur
Mendoj e mendoj pa pushuar
Ndjej rrahjet e forta te zemres
Dhe shiun qe S'ka te pushuar.


Binjak i shpirtit

Binjak shpirtit tim
Sa gjate te kam pritur
Tani qe te takova
U ktheva per te ikur


Ne qoftese...

Neqoftese me do,me prit
Tre male,kam per te kaluar
Ne fund do te mberij tek tu
Te rrijme perjetesisht perqafuar.

Vlore, prill 81



Ankth per miqte ne New York

New York,11 Shtator.
Qytet ne tym dhe flake.
Gure qe fluturojne ne qiell
Tmer,dhimje e gjak.

Bota kelthet e tronditur,
Radiua televzioni s'pushon,
Te pafuqshem jemi ,te topitur.
Tmeri i goditjeve..vazhdon.

Me dhimje dhe ankth po jetoj.
Te gjithe, jane vellelezerit tane,
Dua me shpirt ti ndihmoj
Nuk di si tu gjendem me prane.

Me zemren qe rreh e shqetesuar
Mendoj,pertej oqeanit miqte e mi
Telefonoj,telefonoj pa pushuar...
Nuk mar pergjigje,Ku jane tani??

11 Shtator 2001



I dobeti dhe i forti

Kush eshte i dobeti edhe i forti?
E pyeti mbesa gjyshin e manduar.
-I fort eshte ,kush ka dashuri per njerzit.
Dhe pse per vehte kurre s'ka reaguar.

I dobeti eshte kush meret me intriga.
Kush kalon kohen me sulme meskine.
I forti mbase lote ka me shume.
Ne vepra veē,ka force sublime.

Gusht, 2001



Dikushi

Gjyshi im nga babai kish banuar ne fshat
Ishte kryeplak
dhe ishte dikushi.
Gjyshja ime nga mamaje
gatuante mire si per mbret
dhe ishte dikushi.
gjyshi im nga mamaja
e kaloi jeten ne burg
dhe ishte dikushi.
komshia ime
e mban shtepine paster si pasqyre
dhe eshte dikushi.
dikushi
na ishte nje dite president
dhe tani eshte askushi



Jeta eshte e gjate

Jeta nuk eshte e shkurter por e gjate.
E jetuan gjyshrit dhe stergjyshrit tane
Punuan, vuajten luftuan,dhe nuk u qane.

Jeta eshte e gjate,prandj duhet te mbjellim
Qe te kene ē'te korin niprit dhe sterniprit tane
qe te kene ē'te vjelin



Lamtumire

Lamtumire,po shkoj.
Dhe pas po ju le.
Dua tju haroj.
Mos te kthehem me.
U ndodha papritur.
Ku lypsej nje dore.
Ku qante femija.
Mbi token me bore.
Tani s'duhem me.
Po them lamtumire.
Dhe prap mirupafshim .
Me njerez te mire.
(Itali)



Gjinkalla

Nė vapėn e Gushtit Gjinkalla kėndon,
Pup-pup lart e poshtė kėdo shqetėson..
Shkon tek milingona e bėn nje kritikė,
Dhe kur s'merr pėrgjigje thotė je e ligė.
Milingona e shkretė ngre kokėn pėrpjetė
Dhe pėr herė tė parė gjinkallės i fletė:
Pusho moj gjinkallė! Mjaftė mė ke gjykuarė,
Le ta dėnojė Botėn kush e ka krijuarė.
Unė edhe pėr ty jam duke punuarė.

Itali,29 Gusht 2001



Pak Menēuri

Mjaftoi nje doze e vogel "ēoroditje"
U ngrit ne gjak,ne qiell adrenalina.
E mori droga emrin pershperitje.
Efekti?Me i shpejtė se vetėtima.

Paraja na u be motori i jetes.
Dhe jeta humbi kuptimin e vet.
Nga njera ane eksitim paraje.
Nga ana tjeter,gjaku derdhet det.

Por menēurine djajte e eksituar.
E mblodhen dhe e futen ne havan.
E shtypen,si kanell edhe si hudher.
Pastaj te mbyllur ne kuti e lane.

E vafra menēuri,nga dhimja e dermuar.
Prape plane ben, te shtjelloj ēoroditjen.
Mes flakes,eksituse te djajve te terbuar.
Mes klithmave,sharjeve dhe bertitjeve.

Ancona



Mary

Ka 25 vjet qe jeton ene Itali,me burin Italian dhe dy djem te ritur te mbare dhe te pashem.sa nuk behet.
Ishin njojtur ne Afriken e jugut ne vendin e Merit.Kam pare fotografite e saj dhe te familjes ,njerez dinjitoze dhe me shume interes per problemet sociale.E tille eshte dhe Mary.
E njojta ne nje kurs per mediatore kultural,dhe aty lindi nje miqesi qe po e vazhdojme akoma.
E gjate bjonde me dy sy bojqielli te thelle,kur e pashe ne fillim nuk mu besua qe ishte Jugafrikane.Mimi' me tha nje dite ne telefon,dua te te takoj.U takuam ne dyqanin tim ne kohen e drekes kur nuk vinte njeri.Filloi te perpelitej per te me treguar se po ndahej me te shoqin,duke me matur pulsin se mos e gjykoja per keq.E pashe drejt ne sy per ta inkurajuar gjersa nxori jashte helmin qe e kish mbytur.Rastesisht nje dite me vone gjeta ne nje reviste nje artikull qe spiegonte se dhe ligji i njeh molestiet morale.Ne baze te ketij ligji gjykatesi studion mundesine per te larguar nga shtepia familiarin apo bashkshortin violent.nderkohe ajo kishte filluar praktiken e divorcit.Mimi' ,me tha me zerin e mbytur kur lezoi ņ'ishte molestia morale,me duket sikur jam une ketu.E takova dje ne zyren me djalin e madh ku po vuloste pasaporten per te shkuar ne Afriken e Jugut per te punuar ne nje projekt pas universitetit.Kishte nje fytyre diellore.Eshte kenaqsi kur u dhuron miqve dhe mikeve solidaritet,por eshte akoma me kenaqsi kur i sheh me ne fund te lumtur.

M. Ahmeti



Xhuliana
(tregim)

U njohem ne fabriken e pastrimit te objekteve te artistike prej argjendi.Ne i pastronim ato me lecka qe ferkojne fort per tu hequr atyre bojen e kines me qellim qe gjithcka te behej e pastert dhe e ndriteshme.Ne ishim ne te njejten tavoline,balle per balle ,te tjeret ishin burra pervec meje dhe Xhulianes e cila e kishte shtepine ngjitur me fabriken.Une do te beja 15 km me wolsvagen tim bexhe per te arritur atje.Isha e kenaqur qe me ne fund kisha gjetur pune.Xhuliana nuk pushonte se ferkuari leket dhe rrotat prej argjendi dhe rrinte gjithemone me nje fytyre te ngrysur.Ishte fundosur ne nje depresion te thelle.Kete e regonte fytyra e saj e brengosur.E kisha kaluare vete ate tunel te erret dhe te dhimbshem per vite me radhe nga i cili kisha dale me ndihmen e shokeve dhe miqeve.Ky ishte dhe qellimi im qe i buzeqeshja vazhdimisht me qellim qe te fusja pak drite ne shpirtin e saj te ngrysur.Nuk i reziztoi ofertes time per miqesi,u beme shume shpejt mike,shume mike.Ajo kishte humbur besimin tek vehtja dhe qe pushtuare nga pesimizmi.E degjoja shpesh dhe me vemedje per ti dhene fjalen e duhur e per ta inkurajuare.Familja e Xhulianes ishte e gjitha e preukupuare per shendetin dhe gjendjen e saj;djali,vajza dhe burri ishin te piklluare nga kjo gjendje qe shpesh vinte e komplikohej.Shtepia e tyre ndodhej ne nje vend shume te bukur por te izoluare.Depresioni kishte filluare me vdekjen e babait te saj 15 vjt me pare.Shpesh ajo ngulte kembe qe une te haja dreke ne shtepine e saj.Ajo gatuante shume mire.Femijet dhe burri me thoshin mua se ajo, qe kurse ishte njohur me mua ishte permiresuare shume. Humori qe si mungonte kurre me pare sikur po i rikthehej.Burri i xhulianes e kishte emrin Argjiro.Une u cudita nga ky emer qe vinte nga memedheu im.Ai me tregoi se babi i tij kishte qene ne nje burg te Gjirokasteres dhe qe prej andej e kishte burimin ky emer.U tregova se ne shqip Argjiro ishte nje emer gruaje dhe ata qeshen,pastaj u tregova historine se si Argjiroja,nje grua shqiptare nga Gjirokastra u hodh nga maja e shkembit per te mos rene ne dore te turqeve dhe prej emerit te saj ky qytet mban akoma kete emer disi te evoluare ne shqipen e soteme.
Per disa vjet qe ne punuame bashke,per c'do te djele ne benim shetitje te dyja.Tani Xhuliana eshte shume mire.Une shpesh pres qe ajo te me telefonoje dhe nuk dua qe ti pergjigjem ne te njejten menyre pasi intesiteti i puneve te mija me eshte shtuare shume.Disa kohe me pare ajo me ftoi ne shtepi me gjithe familjen time me rastin e pese vjetorit te marteses se saj me Argjiron qe u be ne Loreto.Atje pashe shume nga pikturat e piktoreve me me fame te Rilindjes Italiane.
Ne meshen qe mbajti prifti me kete rast ndermjet te tjerave tha:"Vertete babai i Argjiros i ka vene nje emer shqiptar jo te bukur por kjo gje nuk eshte e rendesishme...."prifti vazhdoi edhe me tutje me budallalleqe dhe neve,qe te katerteve na hipi nje e qeshur dhe i mbajtem fytyrat me duar.Edhe Argjiron me Xhulianen i mori gazi.Te tjeret e degjuane me durim e ne qetesi meshen deri ne fund.
Ne restorantet "Pane","Amore" dhe "Fantazia" ndermjet rrugeve Forest dhe Paradiso ku ishte pronar i biri qe kishte mbaruare shkollen per guzhine,kishte pergatitur nje dreke te mrekullushme.Xhuliana insistoi qe te rrija afer saj ne qender te tavolines dhe me prezantonte me krenari me te gjithe te afermit e saj.
Ja keshtu qenka jeta,dhimbje dhe gezim trazuare...por pastaj ta jep shperblimin kur ti punon per jeten.

Itali,30 Gusht 2001



Trishtim...

Sot me ardhkan ne ment vetem ndodhi te trishtuara.

Po mendoja....Trishtimi ne krahasim me tmerin ,panikun dhimjen fizike dhe ankthin mund ta quaj nje refleks te gezimit...
Nxitoja me vajzen e madhe per te haritur ne festen e mbylljes te vitit shkollor te vajzes me te vogel.
Shtipia jone e athershme ndodhej ne nje koder,dhe per te vajtur ne shkolle duhet te beje rrugen tatepjete,nje rruge e keqe dhe me zhavor.
U vesha bukur dhe imendova detajet me shume kujdes qe me pare.Pjera paruierja ime mi mblodhi floket kaq bukur nga mbrapa kokes,saqe e falenderova me gjith zemer pasi bera pagesen.perveņ unazave te tjera,vendosa dhe nje unaze te re te dora e djathte par ta kombinuar me vethet dhe pentativin.
I jepja makines me ankth per te mbritur ne orar dhe vajza e madhe e ulur ne sediljen e pare me shikonte tere kenaqsi:
-Floket i ke shume bukur,dhe te them te drejten per here te pare qe te shoh te lyesh fytyren syte dhe buzet me kaq finese.Me trego pak unazen me foli me nje ze te sigurt dhe imponues.
Ngrita nje moment doren e djathete per ti treguar unazen,dhe menjehere ndjeva qe zhavori me terhiqte pas deshires se tij,dhe timoni e humbi influencen e tij mbi makinen.
Makina mori drejtimin nga e majta ,nga ana e shkembit dhe u shuk njehere,dhe hariti prape ne mes te rruges.Nuk kuptoja me ku ndodhej gazi frenat dhe friksioni.Me ishin erur syte nga perplasja,vajza bertiste dhe makina ecte ne tatepjete per hesap te saj,gjer sa u perplas me trungun e madh te nje peme.Ndersa mua dhe vajzen e madhe makina e ambulances po na transportonte per ne spital te mbuluara me gjak tek shkolla ku vajza e vogel ishte duke recituar e duke na kerkuar ne me sy ne salle e kishin mare vesh te gjithe ate qe naq kish ndodhur..Na shtruan ne spitale te ndryshmeBuri ishte per pune ne Shqiperi.ēdo njera prej nesh jetonte tmerin ne nje menyre te ndryshme nga tjetra,ne vetmine dhe largesine e emigrimit.



Hunter

Hunterin e morem kur ishte tre muajsh. Lindi nga kryqezimi i nje femre me nje mashkull te races seter,pra doli nje seter i races se paster,i bardhe me pulla te medha te zeza.Syte e tij te thelle dhe te trishtuar i kam gjithmone perpara sysh dhe me duket sikur me pyesin?Pse me late?Vajza ime me e madhe u tregonte shoqeve qe Hunteri eshte nje qen me Petigri(Pasaport)
U tregonte qe gjyshja e Hunterit ishte fituese e ēmimit internazional te bukurise,dhe i jati kish fituar ņmimin e pare ne Itali per gjuetine praktike.
Burri e ēonte ne stervitje ne nje livadh ku shkonin dhe gjahtare te tjere me qente e tyre.
Hunter vraponte me energji te jashtezakonshme dhe ne momentin qe ndjente eren e gjahut ngrinte veshet dhe dy kembet e para ne Ferem.
Ndryshe nga macja Blanka qe me ka zgjedhur mua per padrone,Hunter te cilit i sherbelja me shume ishte i lidhur pas burrit.
I kishim ndertuar nje kolibe te vogel afer shtepise me nje obor rrethuar.mezi priste te dilte per stervitje dhe kur kthehej vinte i lagur dhe tere balte.I beja banjo me uje dhe shampon e tija dhe pastaj e thaja me phon.
Ne dreke i zjeja gjysem kile makarona,ia kondisja me salce siņ e benim per vehte,pasi po nuk e pelqente merzitej dhe nuk e hante.Per mengjes dhe darke i jepja diņka tjeter edhe pse veterineri na kish porositur qe ti jepnim per te ngrene vetem nje here ne dite.Isha merzitur me ate vile larg botes,sado qe panorama ishte shume e bukur.
Kujtimi i aksidentit aty ishte prezent.me mungonte zhurma e qytetit te lindjes...ne te kunderten Hunter nuk mund te jetonte ne qytet.Per hirte tij qendruam edhe dy vjet ne fshat.vendosem te iknim vetem kur nje gjahtar u dashurua pas tij.Ate dite sikur ta kish kuptuar,kalonte nga njeri tek tjetri,dhe na lepinte ne faqe,pulpa krahe e duar.
-Ku te bashkoi fati me ne emigrantet pa fole mor Hunter-i murmurita ne shqip duke menduar me shume dhimjen e tij se tonen



Ioana

Eshte mengjes.
Ioana erdhi si gjithmon pese minuta para,per te pritur Belmen,gjersa te mbaronte se krehuri dhe se bashku u futen ne ashensor ne pasqyren e te cilit fshehurazi u kalon buzeve pak te kuq.
Bashke me Irisin i percollem gjer tek porta,dhe une i hidhja nje veshtrim mirnjohes Irisit qe po e trajtonte Iohanen me kaq kujdes.
Iohana eshte mikja me engushte e Belmes tashme.
Kater vjet me pare,kur sapo erdhi nga Rumenia u ndodhen ne te njejten klase.
E lezeēme ne fytyre,e qeshur dhe gjithmon e kthjellet,te bente per vehte.Belma ate vit ishte mbyllur,dhe refuzonte miqesine e shoqeve te saj,dhe ato flisnin me shume me mua se me te.
e inkurajova ne te gjitha format kete miqesi,e cila lulezoi plot shendet.
Mirpo jo gjithmone ngjarjet rrjedhin lirshem.
Kur Ioana qendronte tek ne per dreke o nje mbasdite te tere ,Irisi e shikonte me sy kritik,dhe vinte tek une te me numeronte "difektet e saj ne menyren e sjelljes"
Iohana ia lexonte shikimin kritik dhe preferonte qe te rinin me Belmen te shtepia e saj.
Kisha provuar ne te gjitha menyrat qe Irisi te kuptonte qenuk ishte i ajo qe nuk sillej si duhej por me kot...

Dje ne dreke kur ne sapo ishim ulur nr tavoline,pa pritur Iona i ra ziles,dhe u ngjit me ashensor lart.
Nuk mu hap porta e shtepise,foli e merzitur. Mamaja Michaela me te jatin dhe tezen ishin nisur per ne Rumani pasi kish vdekur gjyshja nga mamaja.
Dreken e kishte pregatitur Irisi,e cila filloi te rehatonte dhe te kujdesej qe iohana te hante ate qe i pelqente.

Pas drekes moren nje kasete dhe u ulen se bashku per ta pare. Dhe une shkova ne pune e lehtesuar nga nje brenge qe me kish munduar gjate.
Une ika ne pune.
Nga ora gjashte e mbasdites,hyne te treja ne dyqan,te qeshura dhe te gjata gati njesoj.Po dalim neper dyqane te shikojme per ndonje ēante te lezeēme,me spiegoi Irisi,e cila tani me shume se mer leje,le adresen...
Ato te dyja te lumtura nga "begenisja e Irisit"kukurisnin.
Iohana,perse nuk behesh vajza ime? i thashe me shaka,por me zemren e mbushur me kenaqsi,
-keshtu mbase mund te fitoj diēka nga Bashkia si nene me shume femije
Ato kukurisen akoma me shume dhe dolen nga dyqani,pasi garantuan dhe paret per akulloren qe do te hanin tek klubi Rosa.
Ancona eshte nje qytet port i vogel dhe i qete,nuk te krijon preukupacione.
Veshtrova dhe nje here iohanen kur po dilte.
Ishte pak e trishtuar,por mes Irisit dhe Belmes ndihej mire.


21 shtator 2001
Itali



Nene Vitorja dhe shtepia e saj ne Trieste

kurre Nuk kam per ta haruar takimin e pare me Nene Vitoren e sidomos ngrohtesine qe ndjeva ate mengjes ne shtepine e saj.
Kishim biseduar me ore te tera ne telefon per projektin e Arkitektit Umberto Trenta dhe me kete rast vendosem te benim nje takim nga afer ku Perveē Nenes se shqiptareve ,zonjes Vitore do te ishin Artisti dhe fituesi i shume ēmimeve internacionale Masrur Imani dhe Profesor Engjell Koliqi.
Nene Vitorja me floket e dendur dhe te verdhe qe i jepnin embelsi diellore me hodhi nje veshtrim te ngrohte sikur te me kish njohur prej kohesh dhe po me priste me mall.Te njejten ndiesi pata dhe une.
-Te njoha dhe pa te pare, - me tha, - ti 'smund te ishe ajo ... - me tha me veshtrimin nga sekretaria e arkitektit.
I ngjitem shkallet se bashku dhe u futem ne nje koridor te gjate ,pastaj ne nje dhome te madhe plot drite

Shtepia e zonjes Vitore eshte shume orgjinale.
E paisur me mobilje Italiane,por objektet me te shumta jane shqipetare.
Tavolina eshte e mbuluar me nje mbulese te bardhe te punuar me grep qe e ka sjelle nga Shqiperia,dhe eshte e rethuar me theke te perdredhur qe i japin shume lezet.
Muret jane mbushur me fotografite e saj dhe te familjes.
U habita me kasetat qe nuk kishin te mbaruar,te dukej sikur ishe ne nje dyqan.
Ne nje kend,nje kitare ku ishte shkruar Uēk,dhe afer portes,nje shall i kuq me shqiponjen me dy krena i punuar ne menyre artizanale qe me terhoqi vemendjen.
- Ma ka dhuruar Sherly me Dioguardin - me spiegoi Vitorja.
Pasi beme prezantimin ndermjet nesh,arkitekti foli gjate mbi projektin e tij gjersa ne nje moment zonja Vitore na kujtoi qe ishte ora e drekes.
Kishte gatuar supe shqiptare,byrek,tave kosi (Tave Elbasani) e shume gjellra per te cilat me kish mare malli
U mrekullova me aftesine e kesaj Nene per te krijuar intimitet dhe ngrohtesi ne ēdo situate.
Tani kjo shtepi,me duket edhe si si shtepia ime.Ndofta kete ndiesi kane me dhjetra shqiptare te tjere qe Nene Vitorja i ka pritur me te njejten ngrohtesi,si hallexhinte ashtu dhe personalitetet si Kryetari i lidhjes Shqiptare ne bote,zoti Kuzhnini me te vellane.
Kam vajtur dhe shume here te tjera ne Trieste.I them qe nuk mund te vij,se mungoj nga puna dhe rruga eshte e larget por nuk eshte e thene.Vitorja e di tani taktiken,me mer prape ne telefon
-Po ku je moj vajze,e di qe neser vijne vellezrit Kuzhnini ne Trieste dhe ti duhet te jesh patjeter?
Dy minuta me pare thashe "mjaft dhe mjaft," dhe pak me vone prenotoj trenin per ne Trieste.S'mundem dot ta kundershtoj kete nene te dhemshur.


Nje energji te tille jetesore nuk e kam gjetur tek asnje tjeter,ashtu si tek NeneVitorja

Nene Vitorja dhe shtepia e saj,jKane formuar nje figure te vetme dhe te pandare,jane nje nevoj dhe prespektive..per Shqiptarine..


Mimoza Ahmeti Kallfa
Itali
27.09.2002



Vajza e brishte dhe bota ireale.

Nje mbremje kur sapo kish mbaruar se pikturuari me akuarele ,nje dame te vitit 800 me floket e mbledhura topuz,dhe fustanin e gjate dhe te mbledhur me rrudha ne mes,mamaja erdhi ne shtepi me nje shoqen e saj piktore,e cila u befasua kur e pa.Kam nje shok qe drejton rrethin e piktures dhe pregatit per konkurs ata qe duan te vazhdojne liceun per pikture i tha mamase.
Me te shumtit e grupit ishin djem.Filluan te pikturonin fluturat natyrale,ku ēdo njera prej tyre kishte nje game ngjyrash te veēante,por qe harmonia brenda nje game ngjyrash te linte te mahnitur. Me vone beri dhe vete nje koleksion me flutura natyrale.
Ne dyqanet e kinkalerese letra per te punuar me akuarel nuk gjendeshin kollaj,ndokush i gjente me miq ne studiot e arkitektures.
Ne studion e mesuesit tone muret ishin te mbushura me panorama nga alpet.
Me shume kish perdorur ngjyrat e ftohta,nenngjyrat e bluse dhe jeshiles mbi fletat e bardha.
megjithate trasparenca bukuria e peisazheve ishte mahnitse.Pishat,Liqeni i luleve..
Me bojra vaji, tempera e pastele ,punonte shume pak
Atrazioni per kete bote ireale te perbere vetem me piktura,penela e ngjyra,forcohej gjithmon e me shume ne shpirtin e vajzes se brishte.
Ne kete bote shihte te meshiruar miresine e vertete,bukurine pa kufi nje fare parajse tokesore.
Nje dite u gjenden ne studion e nje piktori tjeter,ndofta pak me te njohur se te mesuesit te grupit.
Aty ishin mbledhur dhe nje grup poetesh qe diskutonin duke admiruar piktorin S.K ,i cili levizte me shpejtesi penelin,mbi bezen e bardhe te fiksuar mbi kembalecin trekendesh.
Sapo nderprene pak biseden,u rane ne sy grupi i te rinjeve,dhe syte e tyre qendruan mbi vajzen e brishte e cila ish skuqur nga gjithe keto shikime.
Per here te pare qe kurse frekuentonte grupin ishte veshur me nje fustan jeshil,prej nje cope dhe fantazie shume te bukur.
Me shume se per ti bere qejfin vajzes,kuvenduesit filluan te pershkruanin bukurine e saj,me fraza te ndryshme,sikur te benin gare per aftesite e tyre per tu shprehur.
Komplimenti qe u pelqye me shume prej te gjithve ishte ai i poetit F.A.:
Gjeja me e bukur tek ty,-i tha ai vajzes pasi e pyeti prer emrin,-eshte emri i jote i shqiptuar nga buzet e tua si petale.
Pas kesaj piktori S. K. me floket e zeza dhe pak me te gjata nga te tjeret,,i kerkoi vajzes te pozonte vetenm dhjete minuta per te.
E uli ne nje poltrone ,i vendosi ne dore nje kitare,dhe iu lut te mos leviste
Piktori nuk genjeu,me ne shpejtesi ta paimagjinueshme, e perfundoi kompozimin me akuarel,dhe ngjashmeria dhe ngjyrat e saj,mahnten te gjithe.
Piktori donte tia jepte vajzes pikturen,pasi nga zemra ishte bujar,por nuk mundi te ndahej dot.
I premtoi se ndonje dite do ti jepte nje kopje,por as kjo nuk ndodhi.
Disa vjet me vone ne provat,e korit te gjimnazit,nje djle nga te orkestres,i tha se kishte ne shtepi pikturen e saj.
Djali ishte i dashuruar me vajzen e vertete,dhe vajza me boten ireale.
per vajzen e brishte fakiret ...qe vertiteshin si satelit dhe qe benin pjese ne boten reale nuk paraqisnin asnje interes..
sa per pikturen,ate po e pret ..akoma...

26.09.2001



Burri tek panairi i librave te vjeter.

Me ritmin e ri te ketij viti te fundit,nuk kisha patur kohe te beja viziten e zakonshme tek panairi i librave te vjeter.
Sot,nga tundimi i dites se kthiellet e plot diell,e mbylla para kohe dyqanin.
Pasi bera nje shtitje te shkurter ne lulishten e sheshit Cavur sipas menyres time,duke vezhguar natyren,pa vene re , egzistencen e atyre qe kalonin lart e poshte,u ndodha instiktivisht para panairit te librave.
I zoti i ketij panairi,nje burre i ri ,i pashem ,me sy bojeqielli,kishte nderuar pamje.Kshte qethur floket zero,dhe kishte vene nje veth ne njerin vesh.
Ndonjehere me ndihmonte per te gjetur librat qe doja ne ate mori pambarim.Ketu kam gjetur gati te gjithe librat e klasikeve te letersise,ato qe une kam lexuar ne te kaluaren ,por ne gjuhen Italiane,me shume per vajzat.
Profesoria e italishtes nje dite me tha per vajzen me te madhe,qe shprehet dhe me bukur se shoqet Italiane ne saje te librave qe ka lexuar.
Sot i zoti i panairit ishte duke biseduar me nje grua te lezeņme,dhe nuk shihte gje tjeter veē saj.
Duhej te gjeja patjeter ndonje liber nga Mčrimč Prosper e Franz Kafka,dhe ņdo liber tjeter qe me mungonte prej klasikeve.
E perqendruar ne kerkimin e librave,gati sa nuk u perplasa me nje burre trupmesatar ,nga krahu im i djathte.
Po ky ,...tek librat-thashe me vehte!
Kishte me shume pamjen e nje lypsi se te nje njeriu normal. Ishte i veshur keq,me nje qese te vjeter ne dore,dhe kish nje fytyre ku shprehej nje axhitacion i ekzagjeruar.
Ndrkohe pashe te me afrohej i zoti i panairit qe me kish vene re,dhe u pershendetem e shkembyem disa fjale per periudhen qe nuk ishim pare.
Ti nuk je Italjane,-me foli burri nga krahu i djathete,sikur te donte te tregonte kapacitetin e tij per ti dalluar mire ,keto gjera.
Edhe gruaja ime,eshte Polake ,-shtoi pa mare parasysh se sa e gatshme isha ta degjoja..
Ke libra nga te klassikeve qe blej une zakonisht ?-pyeta pronarin e panairit.
Sot kam sjelle plot,dhe ēdo liber kushton vetem 3.000 lireta, vetem qe jane te perzier.
Burri nga krahu i djathete pa e leshuar qesen nga dora,me nje shikim te ethshem dhe me duart qe i levizte andej ketekj,per dy minuta me vuri perpara nje grumbull prej librave qe po kerkoja.
Ktheva koken per ta pare dhe njehere.
Ai perfitoi nga vemendja ime ,per te me treguar ,per gruan Polake,per gruan qe kish lene,dhe per karieren e tij ne spiunazh.
Fliste per shume autor te famshem ,me nje familiaritet qe nuk te linte te dyshoje per afersine qe ai kish patur me ta.
Ai iku para meje,dha pronari i panairit,pohoi me thjashtesi qe burri i axhituar nuk kishte genjyer.
Pagova shumen e vogel te pareve,dhe u ktheva ne shtepi.
E menduar.....
Nje intelektual nuk imagjinohet medoemos,me xhakete e gravate,por as si lypes.
Per nje lypes,askush nuk e vret mendjen per te zbuluar se mund te jete edhe ndonje njeri ralle,le pastaj nje intelektual.

Mimoza Ahmeti Kallfa
04. 10.2002