Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Kardinali Mikel Koliqi

    Kardinali, shenjtori i krishterimit dhe kombit shqiptar

    Njė portret tė veēantė ia kemi kushtuar sot Kardinalit te parė shqiptar Mikel Koliqit. Ky njeri i madh i kombit, ai qė u bė shenjtor i gjallė i krishtėrimit dhe i vendit tė vet, qė Shqipėria tė reflektonte vetėm paqe, dritė e mirėsi e kulturė, ka dhėnė njė kontribut tė madh jo vetėm pėr krishtėrimin, por edhe pėr artin, nė fushėn e muzikės dhe kluturėn shqiptare.

    Mikel Koliqi u lind nė Shkodėr nė 29 shtator 1902 nė njė familje tė pasur e tė nderuar. Babai i tij, Marku, ose Shani siē e thėrrsinin, ishte njė tregėtar i zoti dhe njeri me influencė nė Shkodėr. Mikeli ishte fėmija i dytė nga 8 fėmijėt e kėsaj familjeje (Ernesti ishte fėmija i parė dhe pas Mikelit Guljemi, Leci, Margarita, Antonieta, Viktori, Terezina. Sot jetojnė vetėm Margarita nė Shkodėr dhe Terezina nė Romė).

    Nė vitin 1911 u regjistrua nė Kolegjin Saverian tė etėrve jezuitė nė Shkodėr dhe nė vitin 1912 sė bashku me tė vėllanė Ernestin nisen pėr studime nė Itali, pranė dajės sė vet. Nė Itali kreu me radhė Kolegjin Arecia dy vjet, kolegjin Vilorez nė Monxa nė vitet 1919 -1924, nė Breshia qėndroi njė vit shkollor, nė Bari mori maturėn, njė vit nė Firence e mė pas nė Milano, ku studjoi dy vjet nė Universitetin Politeknik, pėr inxhinier e mė pas teologji. Mikeli gjatė kėtyre viteve dallohej pėr njė kulturė tė gjėrė dhe si i apasionuar pas muzikės. I binte pianos qė nė moshėn 17 vjeē dhe harmonisė. Ndiqte shfaqjet e ndryshme nė Itali, sė bashku me miqtė e shokėt e tij studentė. Njėri ndėr ta ishte edhe pianisti i shquar Tonin Guraziu. Nė vitin 1931 nė kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit pėr t'u bėrė prift e pėr t'i shėrbyer me zemėr popullit. Nė 30 maj u shugurua meshtar nga arkipeshkvi i shquar i Shkodrės Imzot Lazėr Mjeda.

    Nė atė kohėm, nė vitet 30 -tė, Shkodra ishte nė lulėzim tė plotė artistik. Emra tė nderuar tė qytetit kishin afruar rreth vetes djelmurinė shkodrane. Pa frikė thuhet se Shkodra ishte kryeqyteti i kulturės shqiptare. Pader Martin Gjoka, i pari profesionist nė muzikėn shqiptare kishte krijuar me kohė rrethin e tij artistik.

    Njohuritė qė kishte Mikeli nė muzikė ishin autodidakte ndaj ai i kėrkoi Monsinjor Lugj Bumēit njė bursė, ose njė kurs pėr muzikė. Me gjithė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur njė bursė nė Francė, gjė qė nuk u arrit, Monsinjor Bumēi arriti qė t'i gjejė njė specializim njė vjeēar Mikelit pranė njė kori tė famshėm austriak, ku Mikeli u specializua pėr dirigjent koral, qė do t'i vlente mė vonė nė krijimtarinė e tij artistike dhe nė punėn e tij si meshtar e mė vonė si famulltar. Nė prill tė 1936-s u caktua famulltar i Shkodrės, kur mė parė kishte shėrbyer edhe si zv/famulltar i arkidioqezės sė Shkodrės. Gjatė kėsaj periudhe u shqua edhe si muzikolog. Kjo ėshtė edhe periudha e artė e krijimtarisė sė tij muzikore. Gjatė 10 vjetėve tė tij si famulltar, krahas punės sė tij si njeri i Zotit, luajti njė rol tė rėndėsishėm nė kulturėn dhe muzikėn shqiptare. Nė vitin 1932 Mikel Koliqi krijoi njė grup koral me emrin latin "Scuola Cantorum", me kėrkesa tė mėdha profesionale, edhe pse ishte vetėm njė kor amator. Me kėtė kor qė kėndonte edhe nė shėrbesat fetare tė katedrales sė Shkodrės don Mikel Koliqi u bė nismėtar i gjallėrimit tė aktiviteteve korale me vepra tė autorėve tė njohur tė muzikės botėrore, duke hedhur kėshtu bazat e muzikės sė kultivuar shqiptare. Gjithashti Ai themeloi "Veprimin katolik shqiptar", dhe themeloi e drejtoi revistėn "Kumona e sė djelės" (1janar 1938 - nėntor 1944), njė revistė kulturore, fetare pa harruar edhe problemet sociale, u muar me edukimin e rinisė shkodrane nė mėnyrė tė njė emancipimi tė moralshėm e tė natyrshėm, mbi bazat e doktrinės kristiane. Krijoi njė studoi ky shfaqte edhe filmat e kohės, krahas aktivitetit tė tij si krijues nė muzikėn kishtare. Ai krijoi reth 30-40 pjesė pėr korin e Kishės. Kėto pjesė tashmė kanė humbur, kur iu sekuestrua biblioteka dhe u zhduk gjithēka e tij.

    Pjesa mė e rėndėsishme dhe kulminante e karrierės sė tij artistike ėshtė krijimtaria si kompozitor dhe pikėrisht tre melodrama tė tij. Ai vuri bazat e melodramės shqiptare.

    Mikel Koliqi krijoi tre melodrama tė shkruara nga poeti dhe dramaturgu i njohur Dom Ndre Zadeja. Kėto ishin "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrės", "Ruba e kuqe", tė cilat janė trasmetuar tek ne si dorėshkrime. Por edhe ato kanė ardhur deri sot falė njė muzikantit tė talentuar, njėri nga nxėnėsit e Tij, Tonin Harapi, i cili i ruajti kėto dorshkrime pėr mėse 45 vjet rresht, njė akt i guximshėm e qė shpreh njė ndėrgjegje tė lartė patrioptike e kulturore tė tij.

    (Nė nėntor 1998 nga kori i ringritur mbi emrin "Scuola Cantorum" qė nė vitin 1991 nga kompozitori Gjon Kapidani dhe qė sot drejtohet nga kompozitori Zef Ēoba, u ekzekutuan pjesė nga tre melodramat e tij. Kėto melodrama i studioi dhe pėrpunoi nipi i tij kompozitori i nderuar qė sot nuk jeton mė, Gjon Simoni)

    "Kur u bėra meshtar i ri, e dinin se merresha me muzikė, -ka thėnė dikur nė njė nitervistė tė Tij Mikel Koliqi, para se tė mbyllte sytė. Kėshtu qė shkrojta do pjesė fetare. Njė ditė vjen nė qelė nė Shtėpinė e Famullisė Dom Ndre Zadeja e mė hedh mbi tavolinė pjesėn e shkruar letrare "Rozafa". Deri nė atė kohė fjalėt shqip i shoqėronim me muzikė tė huaj. Nuk mu duk e pėlqyeshme qė kėtė histori tė vjetėr shqiptare ta shoqėrojė njė muzikė e huaj. Kėshtu qė fillova me punue shqip. Dua tė them qė motivet e Rozafės janė bazuar mbi pjesėt kombėtare, kėshtuqė edhe dy melodramat e tjera nuk kanė karakter fetar."

    Kėto vepra ishin pikėnisja e parė e muzikės sonė skenike. Fillimisht kjo qe pėr tė mbajtur gjallė tek pjestarėt e "Scuola Cantarum" interesin e frekuentimit tė korit e njėkohėsisht argėtimin e popullit.

    Muzika e melodramės sė parė "Rozafa" u muzikua gjatė muajve shkurt - mars 1936 dhe shfaqja u dha nė 26 prill 1936 nė Teatrin e Jezuit. Shfaqja drejtohej nga vetė Dom Mikel Koliqi, qė luante edhe nė piano. Kjo shfaqje u dha edhe mė 3 dhe 10 maj. Melodrama pėrbėhej nga tre akte me tetė numra muzikorė tė gjinive tė ndryshme si arie, duete, korale, kėngė dhe ansamble me solistė e kor. Shfaqja zgjaste rreth dy orė, recitime plus muzikė. "Me thanė tė drejtėn, pjesė nga kujtimet e Tij, kėto pjesė i kam bėrė shpejt e shpejt si i kam ekzekutuar vetė nė pjano dhe nuk kisha kohė t'i orkestroja. Salla ka qėnė e mbushur plot, kryesisht me tė rinj."

    Nė kėto melodramė interpretuan Loro Bytyēi nė rolin e Rozafės, e mė pas Nikollė Ēuni, Tef Gjonej, Gjon Kujxhia, Joz Jakova, Pjetėr Gjoka, Ndoc Jakova Kolė Naraēi, Cin Lufi, Pac Luli, etj.

    Melodrama "Rrethimi i Shkodrės" u muzikua mbi dramėn me tė njėjtin titul tė Dom Ndre Zadesė dhe u shfaq nė 26 prill 1937, njė vit pas tė parės. Edhe kjo melodramė pėrbėhej nga tre akte me gjashtė numura muzikorė dhe u interpretua nga "Scuola Contarum".

    Melodrama "Ruba e kuqe" u shkruajt dhe u shfaq brenda vitit 1937 nė 19 dhjetor. Tė trija melodramat kanė karakter patriotik dhe evokojnė luftėn e popullit tonė pėr pavarsi.

    Gjatė pushtimit fashist Dom Mikel Koliqi nuk u pėrzie me luftėn, as me njėrin krah. Vazhdoi punėn e tij si famulltar dhe njėkohėsisht edhe nė gazetėn e tij deri nė 1944.

    Ndėrkohė kujtojmė se i vėllai i tij, Ernesti, ka njė tjetėr aktivitet tė dendur letrar e politik.

    Ai bėnte pjesė nė kabinetin e Shefqet Vėrlcit si Ministėr i Arsimit (prill 1939 - dhjetor 1842). Njė nga iniciativat e tij mė tė mėdha ėshtė thirrja qė u bėri mėsuesve shqiptarė pėr tė shkuar mėsues nė Kosovė, thirrje qė ju pėrgjigjėn shumė mėsues patriotė. Nė vitin 1942 shkon ambasador nė Romė dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri.

    Por Mikeli gėzonte njė respekt tė madh, njė njeri me influencė nė Shkodėr dhe kjo si dhe vėllai i tij ka qėnė njė nga arsyet qė Ai mė 2 shkurt 1945 u burgos nga regjimi komunist. Iu sekuestrua gjithēka, iu shkatėrrua biblioteka dhe u zhdukėn dorshkrimet e tij. Pėr dom Mikelin do tė fillonte rruga e gjatė e kalvarit, njė rrugė e frikshme, shumė e egėr. Nė vitet 1952-52 u lirua pėr njė kohė tė shkurtėr dhe mė pas u riburgos sėrish pėr tė kaluar 38 vjet nė burgjet komuniste.

    dėnimin e tij e ka vuajtur nė tė gjitha burgjet e vendit dhe ėshtė trajtuar i veēantė, pasi jo ēdo kush mund tė bisedonte me tė. Mbikqyrej vazhdimisht. Shpresa tek Zoti, e mbajti gjallė nė atė ferr komunist. Ndėrkohė i vėllai Ernesti ishte njeri i nderuar, personalitet nė kulturėn shqiptare, themelues i katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Universitetin e Romės. Ai mbajti ushqeu gjuhėn shqipe tek arbereshėt, nė programet e tij figuronin edhe emrat e shkirmtarėve qė nė Shqipėri e shanin, si "bashkėpuntor" tė fashizimit.

    Njė nga arsyet qė Mikelin e kanė mbajtur peng nė burg ėshtė edhe i vėllai i tij, tė cilit i bėnin presion vazhdimisht se "e ekzektuam", "do ta ekzekutojmė", etj, nė mėnyrė qė ky tė mos fliste kundėr regjimit dhe tė mos zhvillonte veprimtari politike. Nė tė kundėr kujdeseshin qė Mikeli tė mbetej gjallė me ēdo kusht. Me vdekjen e tė vėllait nė 1975, edhe trajtimi i tij ndryshoi. Nėpėr kampe izolohej tė mos lėviste. Gjatė gjithė viteve tė burgut ka ardhur vetėm njė herė nė Tiranė, kur do tė vizitohej nga fundi i viteve 70-tė dhe fillimi i viteve 80- tė. Gjatė viteve tė burgimit pjestarėt e familjes i shkonin rrallė, pasi njė persektim mė i egėr i priste ata. Ajo qė e vizitonte shpesh ishte e mbesa ....

    Me vdekjen e diktatorit Hoxha, presioni mbi pushtetin ishte i madh. Si mbahej nė burg njė plak 84 vjeē?! Pushteti e liroi nė 1986 -n. Me zemėr e frikė njėkohėsisht e pritėn nė shtėpinė e motrės Margarita e tė nipit Albert Kurti, djali i muzikanit tė npjhur Palokė Kurti, i cili u kjudes pėr tė deri nė ēastet e fundit tė jetės, duke sakrifikuar e marrė parasysh gjithēka.

    Dhe erdhi Demokracia! Nata e egėr komuniste mori fund. U hapėn kishat dhe xhamiat. Dom Mikeli ishte nė prag tė 90-ave. Gjithmonė kokulur, zemėrbardhė e i buzėqeshur.

    Nė nėtor tė 1990-s, prifti guximtar Dom simon jubani celebroi publikisht meshėn e parė pas 23 vjetėsh nė kishėzėn e varrezave tė vjetra tė Shkodrės.

    Qeveria shqiptare vendosi marrėdhėniet me Selinė e Shenjtė dhe Dom Mikeli u bė personifikimi i pėrndjekjeve gjysmėshekullore qė pėsuan nė vitet e diktaturės feja nė pėrgjithėsi dhe sidomos bashkėsia katolike qė ai pėrfaėqsonte.

    Edhe pse nė moshėn 91 vjeųare, Dom Mikeli ushtronte detyrėn e familltarit tė Shkodrės, tė cilėn nuk e kishte braktisuar asnjėherė por u lirua, me kėrkesėn e tij, nga kjo detyrė pėr arsye tė moshės.

    Nė janar 1992 Ati i Shenjtė e emėroi ipeshkv.

    Dom mikeli dhe Nėnė Tereza ishin dy figura tė mėdha tė krishtėrimit dhe njėkohėsisht tė kombit shqiptar. U takuan nė prill tė vitit 1993, nė njė dhomė tė errėt tė Shkodrės. Nėn Tereza u ul nė gjunjė para tij, duke thėnė: "Mė jep bekimin tėnd sepse ti je martir!". Me modesti dom Mikeli u pėrpoq t'i shmangje kėsaj ųėshtjeje, por mė pas bekoi dorėn me dorėn e vet shqiptaren mė tė madhe tė tė gjitha kohrave.

    Takimi tjetėr me Papėn ndodhi nė prill 1993 nė Arqipeshkvinė e Shkodrės.

    i nė Selia e Shenjtė fillimisht i dha titullin "Monsinjor", ndėrsa nė 28 nėntor 1994 Papa Gjon Pali II e shuguroi Kardinal. Nė sallėn plot dritė nė Vatikan, me plot njerėz, kur u thirr emri i tij, Ai u ngrit nė kėmbė. Ashtu i lodhur, kockė e lėkurė, i plakur jashtėt mase, por me fytyrė fisnike.“Pėrpara mediave tė ndryshme Kardinali Mikel koliqi shprehej me thjeshtėsinė mė tė madhe: "Papa mė ka zgjedhur mua pėr kardinal se isha mė i moshuari " dhe "... titullin kardinal e ka marrė Shqipria".

    Kėsisoj dom Mikel Koliqi u bė kardinali i parė shqiptar. Kjo shėnoi kulmin e karrierės sė tij fetare.

    Nė fillim tė vitit 1994 erdhi nga Amerika i vėllai Guljemi, gati 90 vjeųar. Pėr pak kohė tė dy vėllezėrit jetuan bashkė deri nė mars tė vitit 1996, kur Guljemi vdiq, duke e lėnė pėrsėri vetėm Kardinalin Mikel.

    Nė vjeshtėn e vitit 1995 pėsoi njė aksident. E dėrguan me urgjencė nė Itali pėr kurim. Me gjithė kujdesin e lartė, ndėrhyrja kirurgjikale nuk pati sukses. Tani ai nuk mund tė ngrihej mė nga shtrati.

    Mė 25 dhjetor 1996, Presidenti i Republikės, shkoi personalisht nė shtėpinė e tij, pėr t'i dorėzuar dekoratėn e lartė "Nderi i kombit". Ishte nderimi i fundit qė i bėhej. Vdiq pas dy muajsh nė Shkodėr mė 28 janar 1996 nė moshėn 94- vjeēare. Vdiq i rrethuar nga kujdesi i lartė i motrės Margaritė, e nipit Albert e gruas sė tij Xhina.

    Varrimi i tij u bė nė qytetin e lindjes nė 30 janar, ndėrsa meshėn me kėtė rast e udhėhoqi i dėrguari i Papa Gjon Palit II, Nunsi Apostolik nė Shqipėri, Ivan Dias.

    Kardinali Mikel koliqi ishte njė nga njerėzit e veųantė qė, falė kulturės sė gjėrė dhe punės sistematike, arrijnė tė bėjnė vepra tė mėdha dhe tė rėndėsishme pėr kombin. Ishte njė nga klerikėt qė kuptuan shpejt kohėn, realitetin, mjedisin dhe mendėsinė qė i rrethonin dhe zgjodhi natyrshėm stilin e punės, harmonizimin e fesė me shkencėn tė pėrjetėsisė me vdekjen.

    "Jeta e Mikel Koliqit, ka thėnė Imzot Rrok Mirdita, ėshtė simbol i gjallė i fesė nė Shqipėri. Ajo shfaqet edhe nė zhvillimin e saj tė natyrshėm, edhe gjatė pėrpjekjes sė egėr, edhe nė ringjalljen e saj."


    Flori Slatina
    Gazeta 55
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 23-11-2002 mė 16:01

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Nuk e kuptoj pse eshte heshtur ne kete teme!?E pafalshme eshte kjo per ata qe frekuentojne faqet e albasoulit,Kardinal Koliqi eshte nje nder krenarite tona si shqiptare eshte nje nder urat me te forta lidhese me qyteterimin evropian,ate qyteterim per te cilin shume ēirren ne kete forum se i perkasin.Jam i sigurte se lenia ne heshtje e kesaj teme kaq fisnike nuk e demton imazhin e perjetshem te shenjtorit shqiptar,perkundrazi kjo heshtje vetem e fisnikeron ate sepse nuk ka se cfare te pritet tjeter nga gjenerata e ateisteve shqiptare,te vjeter e te rinj.Per Kardinalin mund te thuhet ajo qe francezet thoshin per Molierin"Lavdia e tij nuk ka nevoje per asgje,kurse jona ka nevoje per te!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e LePuLuShe
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Mosha
    39
    Postime
    38
    Nderimet e mija per nje njeri kaq te rralle shqiptar
    Zombie !

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    E trishte si histori, sepse kushedi c'mund te kishte bere per vendin tone ky njeri gjate gjithe jetes se tij, por qe fatkeqesisht ishte i burgosur. Gjithe ato vite te tij ne burg jane nje paralelizem i sakte me atrofine kulturore, shpirterore dhe artistike te gjithanshme qe kaloi vendi yne gjate komunizmit. Te pakten jetoi derisa ja pa fundin. Eshte e vertete ajo qe ka cituar Andrra e Jetes: "Lavdia e tij nuk ka nevoje per asgje, kurse jona ka nevoje per te."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Dom Mikel Koliqi - kardinal, dhe nderi i kombit...
    Nga engjellgjugja nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 14:23
  2. Kardinalit Mikel Koliqi.
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 20:55
  3. IN MEMORIAM: Kardinal Mikel Koliqi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2006, 06:43
  4. Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:06
  5. Kardinal Mikel Koliqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2002, 21:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •