Po mendoja ne lidhje me nje konkurs letrar edhe para se te diskutohej ne forum keto dite, por duke lexuar dhe mendimet e disa anetareve te forumit, jam e bindur tani se do te jete nje ide e bukur dhe besoj do te pritet mire nga te gjithe vizitoret. Kur mendoj per nje inisiative te tille kam parasysh dhe numrin e shkrimtareve te afirmuar apo dhe shkrimtareve te rinj qe marrin pjese ne Forumin Shqiptar.
Para se te vendos nje lloj formulari (do shikoj si mund t'a organizoj) jam ne fillim e interesuar te marr mendimet tuaja (gjithe vizitoreve te forumit te letersise kryesisht) ne lidhje me nje nisme te tille?
Gjithashtu nq se do te kete nje konkurs duhet te kete dhe vleresues dhe cmime. Mendoj se 'juria' pra ata qe do te vleresojne krijimet duhet te jene vete vizitoret e forumit, ne kete menyre nuk ka vleresime te njeanshme. Krijimet mund te pranohen deri ne daten 20 dhjetor (shembull) dhe fituesit mund te zgjidhen ne daten 25 dhjetor (kjo date perkon dhe me 9 vjetorin e prezantimit te Forumit Shqiptar ne internet).
Ne lidhje me cmimet qe mund te jepen kam menduar dy menyra.
1. Fituesit mund te marrin:
.....Nje certifikate me logon e Albasoul, titullin e konkursit, emrin e tyre te plote dhe vendin qe do te zene ne konkurs.
.....Nje bllok shenimesh dhe nga nje stilolaps perseri me logon e faqes, si simbol per krijimtari te metejshme.
.....Dicka tjeter te ketij lloji...
2. Mund te kerkojme qe te gjithe konkuruesit te paguajne nje tip tarife per te marre pjese ne kokurs. Le te themi $5 per njeri. Leket mund te mblidhen dhe te ndahen per tre vendet e para. Si shembull : Nq se kater veta marrin pjese ne konkurs dhe do te jepen tre cmime (i pare, i dyte, i trete - pa bere ndarjet ketu proze/poezi etj) atehere do te mblidhen $20. Leket e mbledhura mund te ndahen:
.....$10 per cmimin e pare (dmth gjysmat)
.....$7.50 per cmimin e dyte (dmth 3/4 e shumes se mbetur)
.....$2.50 per cmimin e trete
Keto me lart jane thjesht ide, ju mund te jepni mendimet tuaja. Gjithashtu mendoj se eshte mire, per tu qendruar larg vjedhjeve si dhe per t'i dhene konkursit nota sa me serioze, qe pjestaret te cilat kane deshire te marrin pjese, t'i prezantojne krijimet e tyre me emrin e vertete.
Do te mirepresimin (une dhe shigjeta) mendimet tuaja ne lidhje me kete konkurs deri ne daten 15 te muajit nentor (pra gati nje jave kohe). Ne daten 20 nentor do te fillojme konkursin duke perdorur idete qe do te mbledhim deri atehere.
Pershendetje,
Fioralba
Krijoni Kontakt