Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197

    Kritikė, ese, recension

    Nė kėtė rubrikė do tė prezentoheshin studime, vėshtrime kritike, recensione dhe ese mbi libra tė ndryshėm sidomos nga fusha e letėrsisė.
    Nė bazė tė gjurmimeve tė mia kujtoj se kjo rubrikė i mungon forumit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Recension


    Ismet Aliu

    RRUGĖTIMI I NDĖRPRERĖ I POETIT

    Astrit Bytyēi: “Yllin tim e thėrras”, (poezi, ribotim i plotėsuar), botoi Klubi Letrar “De Rada”, Ferizaj, 2007


    Nė vend tė hyrjes/biografi

    Astrit Bytyēi (1975-1999)
    Poeti A. Bytyēi, ishte student i letėrsisė, kur iu pėrgjigj thirrjes sė atdheut dhe ra nė mbrojtje tė tij. Dėshmori i Kombit, Astrit Bytyēi, Buzėqeshja djaloshare e tė cilit tanimė ėshtė shkrirė nė bronz, la pas vete me dhjetėra poezi nė dorėshkrim, tė cilat u pėrmblodhėn dhe u botuan nė librin “Yllin tim e thėrras” 2000. Ndėrkaq, nė vitin 2002, doli libri “Njeriu i idealeve” ku u prezantuan tre poet dėshmorė: Haki Braha, Enver Topalli dhe Astrit Bytyēi.
    Me qė mė vonė u gjeten ende dorėshkrime tė pabotuara tė Astritit, lindi nevoja qė tė ribotohej pėrmbledhja e poezive “Yllin tim e thėrras” (2007), e cila u plotėsua dhe u pasurua me krijimet qė u gjetėn si dorėshkrime. Njė poezi, qė e kishin ruajtur muzat nga zallahia dhe flaka e luftės, u gjet nė rrobat e poetit me rastin e zhvarrimit, nė tė cilėn poezi poeti krijon tekstin dhe nėntekstin, ku dhimbja pasqyrohet nė pamjen e trishtė dhe brenda shpirtit tė poetit.

    2
    Siē duket, Astrit Bytyēi qysh para se tė shkrinte penėn me pushkėn, i kishte gdhendur poezitė, me njė mjeshtri prej artisti dhe i kishte pėrgatitur pėr shtyp, ndėrkaq, sipas datave tė vėna nė fund tė poezive as nė fushėn e frontit nuk e kishte braktisur poezinė. Bile, aty-kėtu, edhe pse muzat po arratiseshin nga flakėn e luftės, do tė krijojė poezi me shpėrthime tė forta poetike si: Vjeshtė nė shpirtin tim”, “Vlanė 11.11.98 etj., (poezi e gjetur nė rrobat poetit me rastin e zhvarrimi), tė cilėn po e japim tė plotė kėtu
    VLANĖ, MĖ 11.11. ‘98
    Ėndėrr e trishtė jeta
    Kėtu midis shtėpish tė djegura
    Tėrė blozė e hi.
    O Zot,
    nė kėmbė veē oxhaqet
    paskan mbetur.

    Simbolikė e bardhė
    Si fundshpresa e njeriut nė agoni.


    Koncepti i vlerave

    Pėrmbledhja e poezive “Yllin tim e thėrrasė”, ėshtė e ndarė nė pesė njėsi ciklike. ”Gishtėrinjtė e territ”, “Klithja e profetit”, “Deti i trazuar”, “Uni im i mashtruar” dhe “Njė ditė do tė rritet bari”.
    Pėrmbledhja hapet me poezinė “Kėtu” qė mėton tė jetė programatike, ndėrkaq mbyllet me poezinė “Mbi varr” qė ėshtė krijim pėrmbyllėse, dhe njė lloj testamenti poetik. Njė motiv i tillė ėshtė i njohur pėrgjithėsisht nė letėrsi, veēse tė Astriti ėshtė fuqia dhe saktėsia e parandjenjės, e cila deklaratės i jep fuqinė e njė monologu poetik.

    Astrit Bytyēi, nė orvatjet e pareshtura, pėr tė bukurėn, tė asaj tė bukures ideoestetike qė sublimohej nė shpirt e materializohej nė art, nė zė tė ēiltėr poetik-refleksiv; siē thamė edhe mė lart ngeli nė gjysmė tė rrugės, siē kanė ngelur mjerisht shumė herė artistėt nė gjėllimin tonė hapėsinor dhe kohorė qė kėrkonte flijime.
    Autori e kishte tė qartė se cilės rrugė duhej ecur, e kishte thellė nė shpirt dhe ndėrdije shpėrthimin e sublimes, prandaj ndezi dritėn nė altarin e lirisė...Dy anėt e medaljes, poezia dhe JetėVdekja krijojnė harmoninė si rrallė te ndonjė poet tjetėr. Prandaj, autori, ka arritur t’i bėjė bashkė penėn dhe pushkėn, dy mike tė lirisė qė i kanė dhėnė pėrjetėsinė (Shyqri Galica te Njeriu i idealeve f.9)

    Nė pėrmbledhjen me titull simbolik “Yllin tim e thėrras” me vargun e tij tė kondensuar dhe herė-herė me plasticitetin e figurės, autori arrin tė krijojė njė unitet brenda vargjeve dhe tėrėsisė ideotematike tė njėsisė poetike-poezisė, ndėrsa brenda tėrėsisė sė vėllimit kemi oscilime sa u pėrket vlerave. Pra, njė lavjerrės qė lėviz brenda shpėrthimeve tė formėsimit tė botės poetike. Por, interesimet e tij, mbarėshtimi i lėndės dhe shija estetike nė njė numėr krijimesh, e bėjnė tekstin poetik tė njėsive ciklike si tėrėsi tė njė tė foluri fleksibil, ku kemi dhe nėntekstin.
    Autori objektivin e tij e pėrqendron nė kėrkim tė njė “Dielli tė ri”, sepse “Dielli reflektor i fikur” ėshtė mashtrim.
    Me mjeshtri autori e shtreson vargun, e rrudh figurėn, prandaj tė folurit poetik del i ēliruar nga rrėfimi dhe deskripcioni, dhe kėshtu krijohet njė ligjėratė poetike qė mėton tė krijojė tekstin polivalent nė njė numėr tė konsiderueshėm punimesh.
    Rrudhja e figurės dhe kondensimi i vargut, janė me masė, kėshtu qė nuk e cenojnė nė asnjė mėnyrė tėrėsinė e njėsive poetike, pėrkundrazi e bėjnė tė thellė dhe meditative si nė vargjet: /Kujtimet janė copa dheu,/mbi tė cilat rritet bari (“Njė ditė do tė rritet bari”.)
    Njė pjesė e poezisė sė kėtij libri, ku dominon e Zeza, Terri, Vetmia, Grilat, Dhoma e ftohtė e burgut, Dilemat, kemi tendencė tė tė shprehurit eruptiv, qė ėshtė rezultat i realitetit tė hidhur; njėkohėsisht tregon se autori rreket nė mėnyrė obsesive me tema ekzistenciale, gjė qė shpreh pjekurinė dhe pėrvojėn artistike. Edhe pse shpėrthimet gati-gati eruptive nuk arrijnė tė formėsohen e tė sublimohen gjithherė sa duhet, prapėseprapė lexuesi i vėmendshėm do tė hetojė se autorit i ėshtė ndėrprerė RRUGĖTIMI i sapofilluar i kėrkimit tė thellėsive tė tė folurit poetik dhe formave.
    Disa poezi, me ngjyrat e tyre, tė kujtojnė njė vetmi dhe dhembje migjeniane, ndėrkaq, shpesh vargu ka ekspresivitetin e vargut lorkian.
    “Nė tė gjelbėrtėn e syrit tėnd, /kalorės i gjelbėr. /Gjelbėr trokon,/ gjelbėr kundron,/gjelbėr klith (“Kalorės i gjelbėr”)

    E gjithė pėrmbledhja poetike “Yllin tim e thėrras”, flet se autori ishte nė formim tė sigurt tė individualitetit tė tij krijues. Njė pėrshtypje e tillė krijohet kur zhytesh nė disa nga vargjet qė krijojnė njėsinė poetike tė njė teksture me shtrirje polidimensionale si nė kėto vargje tė poezisė “Heshtje”: /”Era heshti,/ Diku njė shpellė e vodhi/ atje tej./Unė e sytė e mi nė pritje.

    Pėrmbledhja “Yllin tim e thėrras”, me temat, idetė, qasjet dhe me kėndvėshtrimin, lexuesin e bėn pėr vete, duke i sjellė kėnaqėsi estetike.

    Parandjenja/artistikja

    Poeti Astrit Bytyēi nė poezinė “Mbi varr” qė ėshtė renditur si pėrmbyllėsja e pėrmbledhjes dhe qė ėshtė poezi testament, e parandien vdekjen. Pėrndryshe, parandjenja pėr fundin jepet si imazh edhe nė krijime tjera. Njė motiv i tillė, siē potencova edhe mė lart, ėshtė kėnduar te shumė poet, por tė Astriti kujtoj se ėshtė paksa mė i veēantė. Pse?!
    Poezia qė i prin librit “Kėtu” dhe ajo qė e pėrmbyll “Mbi varr”, janė prologu dhe epilogu i jetės dhe ekzistencės, brenda tė cilave mbyllet njė kaptinė dhe fillon njė tjetėr: Derdhja e trupit nė bronz, nė pėrjetėsi.
    Poeti gjėllimin e tij, qė ėshtė edhe sensi i pėrmasės sė kolektivitetit e fillon: (/Kėtu/ Ėshtė rrėnja/ Qė s’ shkulet/ Ėshtė uji qė dua ta pi/ Dhe ajri/ Dhe zjarri) dhe e pėrmbyll me vargun: “Jam dhe unė.” (poezia “Kėtu”, f17) Ndėrkaq epilogu ėshtė testament i njė dokumentariteti artistik, ku poeti s’ lutet, por urdhėron: “Mos ma lagni dheun/ Mos ma lagni varrin/ (“Mbi varr” f.95)
    Pėrsėritja retorike e vargut, pėrkatėsisht, ngjyrimi nuancor dhe-varr nė kėtė tekst poetik krijon ndjenjėn e dhimbjes dhe krenarisė njėkohėsisht, sepse poeti kalon nė atė pjesėn tjetėr tė jetės, tė cilit edhe i pėlqen, sepse vdes sall fizikja, ndėrkaq jeton atdhetarja dhe artistikja, njėra derdhur nė letėr, tjetra derdhur nė bronz, prandaj, poeti nuk do lot.

    recensioni ėshtė marrė nga revista
    "FORUM"

  3. #3
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Vargu ne leter, emri atdhetar ne bronz, gjaku ne flamur!

    Pergezime per kete teme i nderuar Trysil, teme e qelluar. Pergezime poashtu qe e ke nisur me recensionin e sinqert dhe te dhimbshem "Rrugetimi i nderprere i Poetit" te autorit Ismet Aliu( pergezime autorit recensionit gjitheashtu).Nje perkushtim modest per kete poet luftetare qe ka hedhur ngjenja ne leter si trashigimi per lexuesin deri ne frymen e fundit, dhe me atdhedashuri dhe sakrifice sublime ka lene trashigimi vargun dhe lirine per popullin e vet,ka lene jeten per popullin e vet, ne kete bote vdektaresh ,gjate rruges se vet per ne perjetesi.Lavdi poetit- deshmorit

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 27-12-2007 mė 19:26
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Poezia si ikonė

    Parafjalė pėr librin me poezi “Ikonat e thyera” tė Gentjan Banajt

    1

    Midis zhurmės sė hatashme qė bėn politika dhe mediat e ndryshme, midis lajmeve tė pėrditshme me dhunė dhe vrasje nė jetėn tonė tė ashpėr, kur na mungon prej kushedi sa kohėsh njė gazetė letrare, leximi i njė libri me poezi ėshtė sa njė befasi e kėndshme, aq dhe njė luks.

    Tė tillė ndjesi pėrjetova ndėrsa mė ra nė dorė ky vėllim me poezi i poetit Gentjan Banaj.

    Tė shkruash poezi nė kohėn e sotme nė pamje tė parė duket si marrėzi. Dhe “marrėzia” duket se dyfishohet kur kėmbėngul pėr botimin e saj. Jetojmė nė njė kohė sa tė ēuditshme aq dhe absurde. Jetojmė nė njė kohė kur pėr poezinė e brishtė mbahet njė qėndrim brutal, i pashpirt. Mbahet ky qėndrim nga shtetarėt, nga politikanėt, nga biznesmenėt po se po, madje dhe nga ata prej tė cilėve pritej mė pak njė qėndrim i tillė - nga librarėt.

    Jetojmė nė njė kohė kur poetėve u duket se gjithēka shkon sė prapthi, kur gjithēka duket se ėshtė e lidhur me paranė, me fitimin, me ndėrtimet qiellgėrvishtėse ku burojnė paratė lumė, me biznese dhe trafiqe ku pėrzihen armėt dhe vdekja, por pak, pėr tė mos thėnė askush nuk kujtohet pėr kėtė art tė vjetėr sa bota dhe ndoshta mė njerėzorin, me tė cilin janė edukuar brezat njėri pas tjetrit, poezinė…

    Kohė e keqe pėr lirikėn, thotė njė poet kosovar.

    Por poetėt shpesh kanė sfiduar botėn dhe kohėn kur jetojnė. Dhe kjo ndodh se ata besojnė te thelbi i pazhbėshėm i poezisė, te arti qė bėjnė, te kumtet njerėzore qė pėrcjellin. Ndaj dhe poezia ka mbijetuar. Ėshtė shkruar, ėshtė botuar, ėshtė pėrcjellė gojė mė gojė e dorė mė dorė. Sepse ata besojnė te shenjtėria e poezisė, e shikojnė atė si ikonė, jetojnė me tė dhe i falen si Shėn Mėrisė.

    Njė dėshmi tė mbijetesės sė poezisė unė do tė quaja dhe kėtė pėrmbledhje poetike tė Gentjan Banajt.

    2.

    Nė kėtė atmosferė, Gentjan Banaj shfaqet para lexuesit me vėllimin e dytė me poezi tė titulluar “Ikonat e thyera”. Vėllimin e parė e ka botuar dhjetė vjet mė parė nėn titullin “Parajsė nė plehra”. Pra, nė njė hark kohor prej dhjetė vjetėsh, pasi ka akumuluar dhe ka reflektuar mbi botėn qė e rrethon, autori dėshmon se jo vetėm nuk ka hequr dorė nga besimi tek ikona e tij, por se ėshtė edhe mė i vendosur tė ecė pėrpara nė kėtė rrugė sa tė ėndėrrt aq edhe tokėsore, sa tė dhimbshme aq dhe tė magjishme tė poezisė.

    Natyrisht, nė kėtė vėllim tė dytė ai shfaqet me njė pjekuri mė tė madhe nė krahasim me librin e tij tė parė qė e ka botuar kur ishte 23 vjeē. Tashmė ai ka njė pėrfytyrim mė tė qartė botėn dhe ngjarjet, pėr dukuritė mbi tė cilat vjershėron, me njė prirje tė dukshme pėr tė filozofuar mbi metaforat dhe gjetjet artistike tė tij. Si e tillė, poezia e Gentit tė vė nė mendime. Tė vė nė mendime me poezinė qė krijon pėr njė tė qarė fėmije buzė rruge, pėr njė nėnė qė shkon nė varreza dhe rėnkon “Ah, bijtė e nėnės, mu plakėt nėn dhé”, pėr njė puthje qė ftohet “nga mirupafshim nė lamtumirė”, pėr ca imazhe qė i feksin nga Rruga e Qumėshtit, pėr mesnatėn qė i ka ngecur nė fyt “si njė lėmsh trishtimi”, pėr njė “pranverė tė dimėruar blerimvrarė”, pėr trokthin e frikshėm tė Kalit tė Trojės…

    Duke lexuar me vėmendje poezitė e Gentjan Banajt ndien menjėherė atmosferėn e dhjetė viteve tė fundit qė kemi pėrjetuar tė gjithė sė toku nė kėtė Shqipėrinė tonė. Nėpėr vargjet e poetit davaritet mjegulla e dhimbjes dhe trishtimit njerėzor nė njė kohė tė vėshtirė sikurse kanė qenė nė tė vėrtetė kėto vite qė kemi lėnė pas. I ēliruar nga prangat e paragjykimeve dhe tė censurės, poeti jeton me hallet njerėzore, i ndien ato gjer nė asht, dhe nga thellėsia e shpirtit i feksin metaforat, rimat dhe ritmi shpesh i ndėrkryer i poezive tė tij. “Jeta tė kryqėzon,/ pas ngjarjeve tė mėdha!/ Vdesim nga pak/ duke i ikur agimit”, shkruan ai te poezia “Muzg”. Ndėrsa pėrfytyrimi i tij merr pėrmasa kozmike te poezia “Imazhe nga Rruga e Qumėshtit”: “Pas ndarjes, ti nesėr e mėrzitur/ Do tė rendėsh me hapa harrimi,/ Lėkura e bardhė, si nga prekja do tė dridhet/ Tek magjia e purpurt e perėndimit”.

    Por shqetėsimi i tij si poet dhe qytetar pėrtej kombėsive dhe nacionalizmave absurde, sintetizohet mjaft bukur nė poezinė “Pėrse”, tė cilėn po e sjell tė plotė nė vijim:

    Foshnjat
    Tė ēdo kombėsie
    Qajnė njėsoj.
    Loti – alfabet i njėjtė.
    Tė qeshurat pa ndryshim…
    Pėrse, pra,
    Kufij, luftra
    Puthim si gjarpėrinj?!

    Kėshtu mund tė ndaleshim dhe tė analizonim poezitė e kėtij vėllimi. Por e rėndėsishme ėshtė fryma, shpirti qė shkėndijon nėpėr to dhe besoj se kėtė do ta kapė menjėherė lexuesi.

    Sepse poezia e Gentjanit, megjithėse sintetike, ėshtė e qartė dhe e kuptueshme.

    3.

    Gentjan Banaj nė mėnyrėn se si e percepton realitetin dhe raportet qė krijon me tė nėpėmjet poezisė, duket se ka krijuar njė fizionomi tė vetėn dhe pėrpiqet qė nė ēdo poezi tė jetė ai dhe jo hije e tė tjerėve. I tillė ėshtė ai edhe kur i kėndon dhimbjes, trishtimit, ndarjes, thinjave tė shtatorit, njerėzve tė tij mė tė afėrt, botės dritėterr dhe asaj mė tė bukurės, ndjenjės sublime tė dashurisė. Ai nuk kufizohet tek uni i tij si qytetar dhe poet, as nė qytetin ku banon. Poezia e tij ėshtė pėrgjithėsuese, ka shtrirje dhe rreket tė pėrfshijė brenda saj sa mė shumė fate njerėzore. Por kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr poetin. Prirja drejt individualitetit krijues eshtė shenjė e seriozitetit dhe pėrkushtimit artistik. Ėshtė vlerė e patjetėrsueshme pėr krijuesin zėri origjinal dhe mbi tė gjitha ndėrgjegjėsimi se rruga e poezisė ėshtė e gjatė, tepėr e gjatė dhe e vėshtirė. Pėr mė tepėr kur dihet se ky art ka shėnuar kulme marramendėse me emra qė vezullojnė prej shekujsh me njė dritė tė papėrsėritshme. Poezia ėshtė njė kėrkim i pandėrprerė dhe i mundimshėm. Uroj qė Gentjan Banaj ta ketė kuptuar kėtė dhe tė mos stepet nė kėtė rrugė tė vėshtirė dhe magjepsėse njėherėsh.

    Nuk mjafton qė poezinė ta shohėsh si ikonė…

    Xhevdet Shehu
    Shkurt 2008

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Eshte nje teme e bukur dhe nje shkembim i mire idesh , eksperiencash, vlerash .
    Ju uroj gjithe te mirat dhe ne vecanti , mendjes suaj te mprehte.
    Miqesisht Gentjan Banaj

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Kujtoj se kjo eshte nje esse nga poeti kosovar Sabit Idrizi botuar ne shtypin letrar nrreth vellimit me te ri poetik "Ikona te Thyera"
    PĖRPJEKJE SIZIFIANE PĖR DALJE NGA NATA

    Duke u nisur nga fakti se gjithēka ēka shkruhet nė vargje nuk ėshtė poezi, sidomos tash kur shijet dhe kėrkesat pėr tė bukurėn janė tė atij niveli sa nuk mund t’i kėnaq gjithkush e me gjithēka, jam tejet i lumtur qė nėpėr duar kam njė dorėshkrim tė Gentjan Banajt.
    Duhet thėnė, qė nė fillim, se ajo qė e veēon poezinė e Gentjan Banajt, pėrveē tjerash, ėshtė mbizotėrimi i mendimit mbi ndjenjėn, prandaj poezinė e tij, me disa pėrjashtime, do ta quaja poezi filozofike. Pra, thėnė ndryshe, nė kėtė pėrmbledhje me poezi hetohet njė pėrpjekje sizifiane e autorit pėr tė dalė nga nata dhe pėr t’u futur hullive tė pafundme tė dritės. Prandaj, i zhytur nė ankthin e ėndrrės sė agimtė, qė pėrpėlitet diku labirinteve tė thella tė natės, Gentjan Banaj, me maturinė e njė urtaku, rrugėton andej nga duhet tė jetė drita, si njė Krisht i kohėve tona, gjithherė me ndjenjėn e vetėflijimit nė shpirt, pėr t’i shpėtuar tė gjithė ata qė pėrherė e mė shumė po i pėrpin terri, sado qė ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se kjo rrugė nuk ėshtė aspak e lehtė, pėr shkak se:

    Koka ėshtė veshur me mbrėmje
    Metafora tė frikshme
    Pushtojnė trojet pa tapi tė trurit

    Mesnata, si thellėsia mė fatale e territ, sado qė zbardh agimi, ende e mban nė ankth poetin.

    Zbardhi mėngjesi
    Mesnata mė ka ngecur nė fyt
    Si njė lėmsh trishtimi

    Ngase: ...dhe nata varros diēka.

    Herė – herė, duket sikur poeti bie nė fatalizėm dhe sikur jetėn e sheh me pesimizėm tė skajshėm.

    Ėshtė ag, por prapė errėsirė

    Apo; Si nė shtratin e kuq tė netėve pa ag.

    Mirėpo, nuk ėshtė ashtu. Pėrballė ndrydhjeve, thinjave, territ, perėndimit, fletėve tė verdha, vyshkjeve, shkretėtirave, vajeve, klithmave, vdekjeve, varreve, zhgėnjimeve, lotėve, dhembjeve, urisė, lypėsve, lakut... poeti e vė kurban veten e tij, ngase tabani ku e ndėrton ai jetėn e ėndėrrtė pėr tė gjithė njerėzit ėshtė dashuria, ėshtė lumturia, ėshtė e njerėzishmja...
    Pėrndryshe, ky edhe ėshtė misioni i vėrtetė i krijuesit, kėshtu qė:

    Me kupa metaforash
    Dehen poetėt

    Me kupėn e drunjtė tė gjakut
    Me kupėn e qelqtė tė lotit

    Nė kėtė kohė tė pakohė, kur, fatkeqėsisht, mbi gėrmadhat e tė njerėzishmes po i ngre ngadalė e pahetueshėm muret pėrditshmėria ēorientuese dhe po rėndon me krejt peshėn e vet mospėrfillėse mbi vlerat shpirtėrore, ky zė i ėmbėl e melankolik njėkohėsisht, qė mė vjen andej nga Myzeqeja e Muzave, mė duket si njė klithmė nė shkretėtirė, qė kėrkon njė pikė ujė kthjellimi pėr t’i ujitur ėndrrat e veta qė po i vdesin diku xhunglave tė harresės.


    Sabit IDRIZI

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Pershendtje lexuesve te anlizave dhe te esseve. Mendova te shtoja ne kete teme parafjalen qe eshte botuar ne botimin e librit me poezi te poetit Y.Mucaraku. Eshte njekohesisht dhe nje veshtrim kritik .Mendova se do tu jene te dobishme adhuruesve te kritikes dhe nxenesve e studenteve gjate detyrave me shkrim qe ata kane. Uroj te jem i dobishem ......Genti.



    KOHE QE APELON , APO INKUIZICION ?
    (Rreth vėllimit me poezi “Inkuizicioni Modern “ tė Ylli Muēarakut)


    Receptorėt e ndiesive reflektojnė me ndėrthurjen e zėrit real dhe klithjes sė brėndshmne shpirtėrore nė tė pėrditshmen tonė.

    Poezia ėshtė fusha e lakmuar dhe njėkohėsisht gėrma e parė dhe e fundit pėr tė hyrė nė portėn e ndjenjave tė thella dhe tė papėrsėritshme .
    Poezia lind me poetin dhe jeton pėrjetėsinė e kohėrave.
    Poetėt, kryesisht krijuesit e rinj, janė nė njė luftė dy dimensionale; e para , nė kėrkim tė individualitetit dhe formimit; e dyta, nė pėrpjekje me pamundėsitė e shfaqjes dhe tė reklamimit qė ofron ky realitet i ashpėr , adhurues dhe herė-herė zhgėnjyes. Krahas emrave tė sprovuar dhe me potencial artistik,nė galeri vijnė dhe emrat e rinj, qė hyjnė nė ring me kurajėn e sfidantit dhe mesazhin e vazhdimėsisė sė kėtij arti tė lashtė sa zėri i ndėrgjegjes.
    2
    Nė kėtė pėrballje dyfishe , si njė krijues nė formim , poeti Ylli Muēaraku shpalos para adhuruesit tė fjalės poetike, vėllimin e dytė me poezi “Inkuizicioni Modern”.
    Titulli intrigues apelon kushtet e realitetit.Pozicioni i tij nė raport me kohėn ėshtė modest .Duke e parė veten si njė njėsi tė vogėl nė pėrmasat gjigante tė universit , ai nuk revoltohet . Ai e sheh veten kudo , duke e marrė nė analizė, duke medituar rreth pėrpjekjeve pėr t`u pastruar me forcėn e fjalės .

    Vetja ime,
    Pikė vese endur nėpėr natė
    Pėrcjellė prej rrezes sė njė ylli.
    ( Zėri im)

    Imazh poetik ky, qė na sjell nė afėr me njė nga zėrat e shquar tė hermetizmit italian .(S.Kuasimodo me vėllimin e hershėm “Dhe mbrėmja ia beh nė ēast”)
    Ai e sheh veten nė dritėn e njė ylli qė vezullon shpresėn pėr ngjyra mė tė mira, nė kristalin e njė vese qė s`mund tė jetė tjetėr, veēse shpirti.
    Ndonjėherė, ky vėzhgim nė formėn e njė klithme tė arsyetuar , shkon pėrtej pozicionit tė tij tė natyrshėm.Ai ėshtė i barabartė me njė pikė vese qė shumė thjesht, ndryshimi atmosferik pas pak orėsh do ta transformojė.Ai nuk kursehet dhe tė filozofojė lidhur me kėtė argument tė metaforizuar bukur dhe nėpėrkėmbur natyrshėm nga pėrditshmėria dhe interesat e vogla, nga interesat e atyre njerėzve qė kanė marrė nė dorė shoqėrinė dhe pėrbėjnė mė pas kohėn.
    Duke u arratisur nga terminologjia e butė , krijon imazhe metaforike me ngjyra tė forta pesimizmi.
    Dikur/ Fjalė tė panjohura/ Zbrazėti e kohės mbi qenie/ Pastaj dikur/ Fjalė tė mohuara/ Mosqenie e njeriut nė kohė/ Tani/Njerėz tė panjohur/ Mikroskop i kohės i prishur/ Pastaj/ Vetvete tė mohuara do ringjallen?
    Kur do tė kthehet kuptimi i pikės sė ujit?
    (Dyshimi)
    Retorika filozofike jep ankthin e ekzistencės sė qėnies nė kohė.
    Ky shqetėsim shndėrrohet nė njė zė tė vullnetshėm dhe pėr evidentimin e problemeve sociale.
    Dhe kur e drejta njerėzore shkelet lehtėsisht, keqpėrdoret , ai nuk nguron tė bėhet klithmė e kėtij ēekuilibrimi………

    Pendesė,
    Kuptime kockore tė rrokjeve
    Pikėēuditėse tė ēdo skaji si pasaktėsi e pathėnė
    Kyēe
    Qė strukin udhėtarė tė vetmuar me
    Kėmbana tė shurdhėta.

    Metali ngre ndėrtesa mėshire
    Fiton tmerrin me dhembje.

    Liria s’ka rrėnjė tek kameleoni.
    (Pėrbuzje)

    Shqetėsimi i tij duket dhe si qytetar , si pjesė e shoqėrisė qė herė-herė karakterizohet nga gjestet e amoralitetit,
    “kėmba e kohės ngre pluhur qė prek trurin “ ose “juda puth me copėn e bukės sė thyer nė duar “ e tė tjera shprehje metaforike qė mund tė vecojmė nga moria befasuese e kėsaj poezie.
    E gjithė kjo gjėndje do tė kėrkonte formėn e shprehjes, dhe nėse zėri nuk pėrbėn peshė pėr tė barazuar kėtė peshore tė anuar, atėherė ai do tė ngrejė kultin e vet tė vetmisė dhe tė adhurimit tė perfektes, natyrės.
    Refleksiv ndaj elementėve tė saj, ai do tė dėshironte ta pėrkufizonte atė me tė gjithė madhėshtinė qė ajo ka.Por dhe ajo njėsohet ēuditshėm me atė kristal tė shpirtit tė njeriut qė ėshtė i destinuar tė humbasė nė kaosin pashpresė . Me njė vėshtrim paksa ndryshe, natyra ka humbur formėn fillestare, sepse fatkeqėsisht , ajo ėshtė rikrijuar nga dora njerėzore .Ėshtė shfytyruar.Me keqardhje, ai pėrshkruan tė tashmen e kėsaj “Natura morte” dhe ardhmėria nga ky pod duket e ēuditshme….
    Rikrijim i materies/Ēdo send merr njė kuptim tė ri;/Jehona e vrazhdė e natyrės,/Bimė edhe kafshė,/Bashkėudhėtarėt e lashtė tė peshkut tashmė me luspa bronxi.
    Qesharake vakumet e arit...../ Jetė e re,/ Delfinė qė zbaviten nė gropa mazuti,/Qenie tė dehura prej delireve,/Pisha trupdrejta, fosile tė shenjuara;
    Kėtu ngjizet shembėlltyra marroke e diellit.
    (Rikrijim)

    Dhe tė gjitha kėto nga se;

    Mpihet Dielli, era verbohet,
    Shfaqet njė djall tmerrėsisht njerėzor,
    Marrėzisht frymėzues.
    (Soditje)

    Pra;tė gjitha kėto, tė vėshtruara mbi njė emėrues tė pėrbashkėt qė e shoqėron vargėzuesin.Vesa kristalore dhe drita e lehtė e njė ylli, sa e largėt , aq edhe shpresėdhėnėse , e kulluar pėr tė parė hijet e dukurive .
    Mbi kėtė kontrast tė fotografuar nė njė ēast agimi.
    Por jo gjithēka ka njė ngjyrim tė errėt, dramatik dhe tė pashpresė.Zėri i poetit ėshtė thirrja shpirtėrore pėr tė apeluar kohėn.Ai vė nė dukje dhe ėshtė dėshmi e gjallė se ē`ndodh pėrreth.Nga kjo pikė nuk mbetet tjetėr , veēse tė kthejmė sytė dhe tė rindėrtojmė me kujdes ekuilibrin e humbur.
    3

    Vizioni i tij poetik nuk pėrkufizohet brėnda parimit te thjeshtė tė pėrshkrimit tė gjėndjeve emocionale. Ky do tė ishte rasti mė i zakonshėm kur do tė mjaftoheshim me vizatimin e gjėndjes apo imazhit, duke harruar forcėn shpėrthyese te emocioneve, mendimin.

    Vėzhgimi i tij, ndodh gjatė njė procesi tė ekranizuar nga vesa, nga loti, nė xhamin e thyer tė kohės..
    Pėr tė pėrcjellė shijen dhe gjėndjet befasuese, autori pėrdor pėrmbi tė gjitha forcėn emocionale .Prozodia e kuptimėsisė dhe e ligjėrimit shpėrfillet natyrshėm e pse jo dhe qėllimshėm tek vargėzimi i kėtij autori.
    Ylli kryesisht, preferon intesitetin e figurave dhe tė metaforave.
    Dy figura qė bien nė sy ndjeshėm dhe qė pėrbėjnė tė veēantėn stilistikore janė asidenti dhe elipsa.
    Heqja e lidhėzave , ē`ka dominon nė ēdo poezi, lejon kuptimin e pavarur tė shprehjeve metaforike.Secila njėsi funksionon njėkohėsisht si njė ide e veēuar dhe si pjesė e sė gjithės.
    Mungesėn e gjymtyrėve ndėrmjetėse midis vargjeve(elipsi i kontekstit) duhej tė ishte mė pak e theksuar qė tė krijohej njė lidhje organike midis tyre deri nė gjėndjen apo mendimin final.
    Ka njė sėrė fjalėsh emėrues, pėr tė cilat vetė autori shprehet se i pėlqen tė ndiejė shijen dhe forcėn e tyre.Kėto fjalė e ngarkojnė disi vargun dhe shpesh ēojnė nė pengesė semantikėn e tyre.Pra , me mjetet stilistikore autori duhej tė punojė mė tepėr pėr tė dhėnė ide tė qarta dhe gjendje tė kulluara.

    Duke pėrcjellė kėtė libėr me vargje interesante dhe urimin pėr njė krijimtari tė sukseshme , tė shpresojmė qė koha tė rikthejė sytė nga fjala artistike. Kritika letrare me punėn e mirėfillitė shkencore t`i japė shkathtėsi dhe ecuri pėrpara sukseseve dhe krijuesve tė rinj.
    Koha nuk mund tė ecė pa ndjerė zėrin e emocioneve dhe pa pėrkrahur zėrat e rinj qė tentojnė tė hyjnė nė rrugėn e bukur tė poezisė.


    Gentjan BANAJ Maj 2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeoF : 25-08-2008 mė 16:48

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    DISA MENDIME PĖR POEZINĖ E GENTJAN BANAJT
    (rreth vėllimit poetik: “Ikona tė Thyera”, 2008.)




    nga ANDI MEĒAJ

    1. (ab imo pectore*)

    Nė librin poetik tė Gentjan Banajt “Ikona tė Thyera” ėshtė edhe poezia “Fėmijė tė lagjes sime”:

    Luanin tė qeshur ata fėmijė
    Vraponin
    Nė rrugicėn e ngushtė tė shtėpisė time tė vjetėr.

    Ishte mė e gjerė kjo rrugicė dhe
    S’kishte kufij me mure tė larta sa ditėt e fėmijėrisė time.

    Kėta fėmijė vrapojnė mbi njė karrocė bebesh.

    Atje ėshtė dhe buzėqeshja jote e dlirė dashuria ime
    Dhe s’kishte kufij dhe mure
    Tė gjerė sa humbja dhe ndarja jonė.

    Ē’kam njė dėshirė t’i shtyj tė gjithė kėta djem
    Me njė klithmė trumcaku mbi kėtė lojė
    Tė mbetur si relike e fjalėve tė tua
    Kur unė me pantallona tė shkurtra pasditesh
    Dėgjoja qeshjen dhe thirrjen tėnde... “shoku im, shoku im”,

    Por kam frikė se do ta vras lojėn
    Me shpatullat prej burri
    E duart e mbushura me lot nga malli pėr ty.

    S’kishte gardhe dhe kufij midis shtėpive.

    Nė muret e ronitur tė shtėpisė sė vjetėr
    Me njė gurėz pragu e kam gdhendur emrin tėnd
    Dhe aromėn tėnde nė kėtė kopsht tė vogėl ėndrrash
    E kam ruajtur
    Dhe pėrqafimin tėnd
    kur ti rrije si njė verore nė qafėn time.

    Dhe s’kishte mure fėmijėria...
    Tė larta sa ky shtat i trishtė burri.

    Ja dhe dera ku ėshtė shkruajtur dita e fundit.

    Tani ėshtė harruar, bashkė me fjalėt e gjyshes
    “mos e hap atė derė bir... tė ikėn fėmijėria, birooo”.

    Por ika unė prej asaj dere dhe sėrish nuk guxoj ta prek
    ...se ikin kėta fėmijė qė vrapojnė
    ikėn dhe ti
    dhe fjalėt e tua
    “shoku im... shoku im”
    e bėhem sėrish ky trishtim,
    I gjerė sa mungesa jote,
    I lartė sa ky mur qė nuk mė lė tė tė shoh.

    Po kalbet kjo derė,
    Ndoshta nga lotėt
    Dhe ca nga flokėt e tu tė verdhė
    Kanė mbetur si ditėt tona
    Nė tė ēarat e saj.

    Dhe e shkruaj pėrsėri emrin tėnd dhe emrin tim
    Nė njė gur tė djegur...
    ...e nuk rritem kurrė pėr ty,
    Moj shtėpiza ime e vjetėr!

    Gentjan Banaj nė kėtė poezi gjithė nota lirike e melankolike, si njė “SY” i sprovuar e mjeshtėror, na kap pėrdore, na ēon kah asaj kthine, jo tė errėt, por diellore, jo tė harruar, por tė fshehur me kujdes, jo tė pluhurosur, por tė mirėmbajtur nė kujtesė, FĖMIJĖRISĖ.
    Fėmijėria na paraqitet apo shfaqet herė si: “Rrugica e ngushtė e shtėpisė sime tė vjetėr”, “Pantallona tė shkurtra pasditesh”, e herė me: “Rrije si verore nė qafėn time”, “Nė muret e ronitur tė shtėpisė sė vjetėr” e herė nė paralajmėrimin e gjyshes (tė gjitha gjysheve tė botės), “Mos e hap atė derė bir... tė ikėn fėmijėria, birooo!”
    Dhe ajo (FĖMIJĖRIA) e kėmbyer nė dritė na del sysh pėrmes detajeve aq bukur tė spikatura prej poetit G.Banaj, nė formė lodre, tė qeshure, regėtimash tė para tė zemrės, britmash tė hareshme tė shoqeve e shokėve, duke na hipur sėrish mbi ato karrot e sajuara me kushineta, apo duke na rikthyer tė luajmė me kaēolet e shtypura tė birrave, tė ngulim e tė hedhim pinca** nė baltė, tė luajmė kukafshehtas nė lulishten para pallatit apo tė “luftojmė” me shpata e shigjeta me rrugicėn pėrkarshi e tė sakatojmė sėrish gjunjėt tanė tė vegjėl nė “futbollin e lagjes”.
    Ndihet njė nostalgji e magjishme, njė fluiditet, njė pafajėsi qė i rri mbi “kokė” kėsaj poezie, por aq sa tė ngazėllen e tė pėrthith me hirin e bukurisė sė saj, aq edhe tė ngashėren, tė fut nė njė melankoli, por s’do ta quaja njė melankoli trishte, por njė trisht “tė mirėdashur’ gati gati shpresėndjellės, se dikur, diku, kemi qenė ca krijesa tė gėzuara, pa vramendje pėr atė qė do tė vijė, plot hare dhe mbi tė gjitha e mbi tė gjitha, KEMI QENĖ DIELL, NJĖ DIELL RRĖZĖLLITĖS, qė me dritėn e tij, na e ngroh shpirtin e fytyrėn sa herė e kujtojmė atė (FĖMIJĖRINĖ).

    2.(veritas odium parit***)

    Ndėr poezitė e tjera tė bukura tė kėtij libri mund tė pėrmend disa, por pėr tė mos ia hequr kėrshėrinė lexuesit, po citoj: TRIPTIK PA KOKĖ (Me ato vargje aq mbresėlėnėse e metafizike: .../kasapi puth gurin pas vdekjes /qengji qesh pas vdekjes... /); PA TY (Me atė vetmi tė sendėrtuar si sende qė bien: .../Nė heshtjen time /sendet e tua /Bien si copa tė flakta /qė zhurisin mall... /); IKJE (Me atė “perėndim” aq mallėngjyes e nostalgjik: .../Shoh flokėt ku lind dielli /Dhe kuptoj qė jam perėndim... /); KUR UNĖ (Me atė varg aq sendshpirtėzues: .../Njė qiri dha shpirt... /); UNĖ DHE TRĖNDAFILI (Me atė tė kuqe trėndafili qė na hedh rrėnjė sa herė presim dikė qė e duam: .../Ti ndoshta ke ikur /Por mua mė ngacmon e kuqja e trėndafilit /Qė i ka rrėnjėt tek unė... /); ĖSHTĖ AG (Me atė dashuri qė shfaqet e konsumohet, por si gjithnjė lė pas pamjaftueshmėri, vetmi nė vetėshuarje: .../Ėshtė ag, por prapė errėsirė. /Ti shfaqesh nazike /Dhe sfumohesh vetmi... /); IKONA TĖ THYERA (Me atė blicin e jetės sonė qė herė herė na ndriēon e herė herė na lė nė errėsirė: .../Tė pashė nė blicin e njė kohe /Dhe ti mė pe si bust tė anuar /Tek zgjasnim duart marramendsh /si arna tė kohės sonė tė arnuar... /); TEMPULL (Mjaftojnė pak metra katror /Pėr ta parė tė ngujuar, /Brenda katėr faqesh /Ėndrrėn. /Tatuazh mbi mure! /); EMBLEMĖ (.../Gur qė digjet qiri. /Gur-njeri,... /); KUR JAM ME TY (.../Ėndėrr e bukur pas syve tė tu /Mė thotė ik, mė lodhe, mjaft /E prej sysh tė rrjedh si lot /Edhe ėndrra bėhet ankth. /) e shumė tė tjera...

    3.(ubi mel ibi apes****)

    Poezia e Gentian Banajt (1974), ėshtė herė lirike, herė meditative e herė filozofike. Ajo lėndėn poetike e mban nė baraspeshė tė ndjenjės e tė mendimit filozofik duke mos rėnduar as nga njėri e as nga tjetri krah. Metafora dhe simbolika pėrdoren nė shėrbim tė asaj qė do tė shprehė autori, pa shpėrdorim dhe duke ruajtur gjithnjė gjuhėn poetike tė kthjellėt e me domethėnie tė reja.
    Ky mendoj se duhet tė jetė funksioni i poezisė, tė ndėrtojė imazhe dhe jo t’i errėsojė ato. Edhe kur poezia e tij shkruhet me varg tė rregullt, ajo na vjen me ngjyra tė kohės, sepse brenda vetė poetit ėshtė ngjizur edhe tradita edhe pėrditshmėria me pėrjetimet e saj moderne.
    Tipar dallues i kėsaj poezie ėshtė se nė thellėsi tė vargėzimit krijohet njė amalgamė mes sė kaluarės sonė poetike dhe tė ardhmes (moderniste), e cila na shfaqet mes pėrthyerjesh, realitetesh dhe “historish tė vogla” njerėzore qė na krijojnė befasi dhe emocione estetike tė veēanta.
    Poeti Gentjan Banaj, vjen me librin e tij tė dytė poetik pas dhjetė vjetėsh.
    A ia ka vlejtur kjo pritje kaq e gjatė?
    Mendoj se ia ka vlejtur pėr dy arsye: 1) pėr vetė autorin qė u shfaq nė letrat shqipe nė vigjilje tė mijėvjeēarit tė ri si njė shpresė e re avangardė, ku ai, si dhe ne tė brezit tė tij, nuk e pėrjetuam si krijues atė periudhė kohore, se bashkė me lirinė e tė shprehurit prej ndrydhjes e ndalimit tė regjimit komunist, vėrshuan edhe libra (sa letėr e pemė tė shkuara dėm!!!), shumė lumenj librash, shkruar nga njerėz qė s’kishin botuar, qė s’kishin folur, qė bile as qė kishin arritur tė radhisnin aq rreshta sa tė mundnin tė mbushnin njė faqe e jo mė tė botonin lloj lloj vėllimesh, sa t’i mbulonin kokė e kėmbė, por ia ka vlejtur edhe pėr njė arsye tjetėr mė tė fortė se: 2) ėshtė njė libėr qė ia vlen ta lexosh, e ta rilexosh. Na duhen tė tillė, tė na shėrbejnė si shtylla orientuese nė kėtė larushėsi antivlerash poetike e prozaike, qė na serviren kudo: nė TV, nė librari, nė rrugė, nė kafene, nė promovime, ku nuk ndihesh mirė mes lavdeve tė pamerituara drejtuar bejtexhiut tė radhės.
    Dhe tė gjithė ne tė brezit tonė na duhet ta mbrojmė poezinė e vėrtetė siē ka filluar tė bėjė edhe Gentjan Banaj.
    Libri ka rreth 90 poezi. Ėshtė nga tė paktėt vėllime poetike qė do tė mund tė udhėtojė drejt zemrave tė lexuesit poezidashės shqiptar, bile do tė ankorohet e do tė hedhė spirancėn aty pėr njė kohė qė s’njeh kohė.
    Poeti Gentjan Banaj ėshtė njė vlerė nė kėto kohėra tė kėqija pėr “VLERAT”, ku vlerėsohen fasadat, pasuritė, sa pehlivan je, sa “tė fortė” tė ndjekin pas, sa miq politikanė ke, ē’kostum ke veshur a ē’makinė nget, pra besoj fort se ky poet sjell atė lloj poezie cilėsore e bashkėkohore qė ishte e pakėt, jo se para viteve ’90-tė s’bėhej poezi cilėsore, por sepse u hoqėn ato ndrydhje e barriera censuruese. Duke u bazuar nė traditėn mė tė mirė poetike shqiptare e bashkėkohore dhe nė stilin e tij tė veēantė, presim qė Gentjan Banaj tė na dhurojė emocione tė reja poetike.

    15/12/2011

    ---------------------------------------------------------------------------
    ab imo pectore* - (lat. me ēiltėrsi, me zemėr tė hapur.)
    Pinca** - (lodėr e sajuar, njė copė dru i vogėl me njė gozhdė nė majė, qė hidhej duke e ngulur nė baltė.)
    veritas odium parit*** - (lat. e vėrteta lind urrejtje.)
    ubi mel ibi apes**** - (lat. ku ka mjaltė atje janė bletėt.)

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Veshtrim kritik i romanit ''I huaji ''- Albert Kamy.
    Nga Biondina nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-10-2011, 19:47
  3. Kritikė ndaj mėsuesve tė fesė islame nė Austri
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 20:42
  4. A ekziston masa kritike e materjes ne gjithesi?
    Nga buki19 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:24
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •