Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Femija "peshkaqen"

    Per te here te pare ne Shqiperi, kirurgji ortodontike me vide zgjeruese


    Kush e ka pare me heret Ergysin 13-vjeēar, me siguri eshte lemerisur. Eshte e veshtire, per te mos thene e pamundur, te pershkruash pamjen horrorifike ne te cilen ishte katandisur goja e djaloshit nga Gjirokastra. Dhembet e tij ishin nje llahtari e vertete, aq sa ku ishte njeri, nuk gjendej tjetri. Qiellzen e kishte te ngushte sa nje lepur, kurse goja i qelbej si ēakall. Mjeket thone se Ergysi e kishte aq te vogel qiellzen, sa nofulla e siperme i futej ne mes te nofulles se poshtme. Per shoket, djaloshi ishte nje makth i vertete, ndersa per stomatologet nje mision i pamundur. Por hallin me te madh e kishte vete Ergysi, qe nuk po gjente derman kurrkund. Ai kishte veshtiresi te theksuar ne te folur, nuk hante dot dhe per me shume, kishte dhimbje te forta ne nofull. Sa me shume rritej, aq me shume prinderit e tij beheshin te vetedijshem se djali i tyre kishte nevoje per nje terapi te specializuar. Tani nuk behej me fjale thjesht per pamjen estetike, por edhe mirembajtjen e dhembeve, te cilet per shkak te mosvetepastrimit, kishin filluar te krimbeshin. Kirurgu Ramazan Isufi rrefen per gazeten "Korrieri", se djaloshi nga Gjirokastra eshte paraqitur ne kliniken e Sherbimit Maxillo-Facial me defekte te renda te palatiumit (qiellzes), te shoqeruara me anomali te theksuara dentare. Profesori defton se Ergysi kishte nje qiellze te ngushte, e cila ishte shoqeruar me keqvendosje te dhembeve. Ai tregon me tej, se anomalia qe e kishte shoqeruar djaloshin qe nga lindja ishte e pamundur te korrigjohej me aparate fikse ortodontike. Per te zgjidhur defektin e rende, fale edhe asistences se nje ekipi mjekesh gjermane, kirurget vendosen qe te perdornin nje vide zgjeruese. E perdorur per here te pare ne mjekesine shqiptare, kjo vide quhet ndryshe Distraktor i Osteogjenezes. Ajo montohet ne nofullat e pacientit dhe aktivizohet dy here ne dite me ane te nje ēelesi metalik. Si rregull, vida aktivizohet gjysme milimetri ne mengjes dhe po kaq ne darke. Pas vendosjes se piastrave metalike, gjate operacionit vida ben te mundur shtyrjen e tyre, duke u dhene mundesi dhembeve te deformuar te zene vend ne rruazen ortodontike te aparatit te gojes. Profesor Isufi shpjegon se nepermjet Distraksionit te Osteogjenezes, e ndihmuar kjo edhe me disa osteotomi ose prerje te vogla te kockes segmentare parciale, ben te mundur zgjerimin biologjik te qiellzes ne nje kohe shume te shkurter, ndryshe nga shume aparate te tjera ndryshme ortodontike. Per te vendosur aparatin ne gojen e Ergysit nuk u deshen me shume se 45 minuta. Por jo gjithēka perfundon me operacionin. Djaloshi do t'i duhet ta mbaje aparatin edhe per 3-4 muaj. Vetem pas kesaj periudhe, ai mund te ushqehet normalisht, te flase pa probleme dhe sigurisht te buzeqeshe pa u ndrydhur nga frika se mund te tmerroje njerezit.



    Ne gjuhen mjekesore, anomalia e Ergysit nga Gjirokastra quhet Sindromi i lindur i keqdeformimit te kafkes dhe nofulles se fytyres. Sipas profesorit Ramazan Isufi, sindromi i mesiperm i cili njihet me emertimin shkencor Kanio-Maxillo-Facial, eshte nje deformim i lindur gjenetik i cili prek pjese te ndryshme te kafkes se njeriut. Personat qe vuajne nga keto defekte kane probleme estetike, ne te folur dhe ne te ushqyer. Per te rregulluar keto defekte, vite me pare perdoreshin aparate fikse ortodontike, te cilat ishin e pamundur te vendoseshin ne nje seance te vetme. Jo vetem kaq, por keto aparate kishin nje kosto te larte per xhepin e pacienteve. Shume ndryshe ndodh me aparatin e Distraksionit te Osteogjenezes, i cili vendoset vetem ne nje seance te vetme dhe kushton 400 euro, sa gjysma e ēmimit te aparateve fikse. Sipas profesor Isufit, distraktoret qe vendosen ne aparatin e gojes se pacientit jane te ndryshem. Ata kane nje tolerance gjeresie qe varion nga 1-2 cm. Kjo per shkak se nje qiellze normale nuk ka diameter standard, pasi ajo varet nga mosha dhe pamja fiziologjike e personit. Matja e deformimit ne qiellze matet nepermjet kafshimit te rregullt te dhembeve te siperm dhe ate te poshtem. Ergysi ka fatin qe te gezoje i pari tekniken me te re, ate te Distraksionit te Osteogjenezes. Ndonese kishte nje deformim total te nofulles, atij nuk i eshte shkulur asnje dhemb. Perkundrazi, pas disa muajsh, me ane te nje aparati fiks ortodontik, ai do te kete nje sistem normal te dhembeve. Sigurisht do t'i duhet te duroje edhe per ca kohe, por ne fund kenaqesia qe do te marre nuk do te kete te krahasuar.

    Me vjen keq qe smundem me gjet nje foto
    ose nje vidio
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga ^_BIM_BUM_BAM_^ Lexo Postimin
    Per te here te pare ne Shqiperi, kirurgji ortodontike me vide zgjeruese

    Dhembet e tij ishin nje llahtari e vertete, aq sa ku ishte njeri, nuk gjendej tjetri. Qiellzen e kishte te ngushte sa nje lepur, kurse goja i qelbej si ēakall.
    Cfare???????????????

    Do e hidhja ne gjyq autorin e ketij artikulli nqs do isha Ergysi.
    As qe du me dit!

  3. #3
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    e pse duhet ta hedhesh ne gjyq !!! fundja fundit gazetat per scoop=-e jane !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Jo, une do doja te shihja nje foto. Nese mendoni se nuk eshte etike, atehere artikulli ne fjale eshte me keq!

  5. #5
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Jo, une do doja te shihja nje foto. Nese mendoni se nuk eshte etike, atehere artikulli ne fjale eshte me keq!
    normale qe nje foto duhet vene !!! eshte me i besueshem edhe si artikull edhe me etike sic permend edhe ti borix !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Per shoket, djaloshi ishte nje makth i vertete, ndersa per stomatologet nje mision i pamundur
    Gazetar debil.

    Ti o plehra qe ke shkrujt kte artikull, nuk je i ndergjegjshem se kte artikull e lexon edhe familja e ktij djalit, edhe e gjith lagjia..?? Pak po vuan ajo familje? APo duhen edhe fjalet e tua te ndyra per tjua bere jeten akoma me ferr..!!

    Plehr.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    e pse duhet ta hedhesh ne gjyq !!! fundja fundit gazetat per scoop=-e jane !!!
    se nuk lejohet te cenohet personi

    Per scoop per scoop ..po vjen xhaxhi gjykatesi dhe i fut nje scoop pas qafe edhe i zbras pak nga xhepat


    Une jam kurioz nga e di ky gazetari se si i qelbet goja nje cakalli
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  8. #8
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Gazetar debil.

    Ti o plehra qe ke shkrujt kte artikull, nuk je i ndergjegjshem se kte artikull e lexon edhe familja e ktij djalit, edhe e gjith lagjia..?? Pak po vuan ajo familje? APo duhen edhe fjalet e tua te ndyra per tjua bere jeten akoma me ferr..!!

    Plehr.
    Sipas mendjes tende kush qenka ku plera ketu
    una apo ai gazetar qe e ka shkruar kete
    artikull he
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga ^_BIM_BUM_BAM_^ Lexo Postimin
    Sipas mendjes tende kush qenka ku plera ketu
    una apo ai gazetar qe e ka shkruar kete
    artikull he

    Po c'lidhje ke ti me artikullin?

    Ti e ke sjell ne forum, nuk e ke shkruar ti, edhe postimi im nuk te drejtohej ty.

    I drejtohej atij gazetari qe ka shkruar kte artikull, mos u keqkupto
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Po c'lidhje ke ti me artikullin?

    Ti e ke sjell ne forum, nuk e ke shkruar ti, edhe postimi im nuk te drejtohej ty.

    I drejtohej atij gazetari qe ka shkruar kte artikull, mos u keqkupto
    ok vella na fal
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

Tema tė Ngjashme

  1. Vlera e fėmijėve nė Islam
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:56
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  4. Prindi dhe fėmija inatēi
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 10:19
  5. Problemet shėndetėsore tė fėmijėve
    Nga Foleja_ nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2006, 05:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •