Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Kur buka bëhet e shtrenjtë si ari

    Sipas FAO-s, pas drithërave do të shtrenjtohen edhe produktet e tjera

    Kur buka bëhet e shtrenjtë si ari

    Shkak janë thatësirat e përmbytjet në zonat kryesore të prodhimit e furnizimit të tregut botëror


    Rritja e "çmendur" e çmimeve të produkteve bujqësore është një realitet me të cilin po përballet sot pjesa më e madhe e tregjeve ndërkombëtare. Kinezët janë konsumatorët më të mëdhenj të grurit dhe drithërave. Hapja e "dritës jeshile" për biokarburantet dhe ndryshimet klimaterike që po reduktojnë në mënyrë të dukshme sipërfaqet e kultivuara, janë arsyet kryesore se përse produktet ushqimore rreth e përqark botës po bëhen gjithmonë e më të shtrenjta. Problemi qëndron te logjika e pamëshirshme e numrave. Për shembull, a do të donit t‘u mohonit kinezëve një shishe birre më shumë në vit? Sigurisht që jo, por për të përgatitur 1 miliardë e 300 milionë shishe birre nevojiten 370 mijë tonë drithëra. Faktikisht nuk është ndonjë shifër e madhe: një e treta e prodhimit vjetor të Norvegjisë, jo pikërisht hambari i Evropës, por një shifër e mjaftueshme për të krijuar tension në tregje. Qeveria e Pekinit dëshiron t‘i japë konsumatorit kinez nga dy deri në katër vezë mesatarisht në javë, që e përkthyer në shifra do të thotë 130 miliardë vezë. Por sa pula do të duheshin për të bërë kaq shumë vezë dhe sa ushqim u nevojitet atyre? Faktikisht askush nuk e ka vrarë mendjen kaq gjatë edhe pse bota e tregjeve ushqimore është duke u "shtypur" nga një numër i madh anomalish, sinjalet e të cilit i kemi marrë prej muajsh nga dyqanet apo supermarketet afër shtëpisë. Kështu, nëse dieta juaj ushqimore ka për bazë peshk me pak vaj dhe çaj me shumë sheqer, atëherë nuk keni pse të shqetësoheni sepse peshku norvegjez, çaji, vaji i ullirit i prodhuar në Evropë dhe sheqeri i importuar nga Karaibet, kushtojnë më pak se vitin e kaluar. Por nëse nuk hiqni dot dorë nga makaronat, biftekët apo gjëra të tjera të këtij lloji, atëherë do të hasni vërtet probleme, sepse çmimi i këtyre produkteve ushqimore në vitin e fundit ka njohur një rritje të madhe dhe sigurisht të papritur çmimesh. Ekonomistët, edhe pse nuk e kishin parashikuar, na tregojnë qartë se nga korriku i vitit 2006 deri në korrik të 2007-ës çmimet e ushqimeve kanë një rritje prej 2.8 për qindësh, tregon një raport i sapo dalë nga një bankë e madhe investimesh, UBS-ja. Në pjesën tjetër të botës rritja e çmimeve ka qenë akoma më e madhe, duke treguar edhe një herë se kur çmimet shtrenjtohen, ata që e "paguajnë" më shumë janë të varfrit. Por në vitin 2001, goditja ishte akoma edhe më e madhe. Megjithatë është e vështirë të jesh i qetë kur mendon se çmimi i grurit, me shumicë shkoi nga 125 në 204 dollarë për një tonelatë, ndërsa ai misrit nga 103 në 140 dollarë dhe shumë shpejt mendohet që shifra të arrijë në 160 dollarë. Edhe çmimi i orizit është rritur me 23 për qind. Duke vazhduar më tej me zinxhirin ushqimor, për fat të keq na duhet ta themi se gjalpi, djathi, mishi, qumështi do të "rriten" të paktën me 15 për qind për vitin tjetër. Por a është i gjithë faji i kinezëve? Sigurisht që jo, ose më mirë, akoma jo, do të ishte më mirë të thuhej. Por kështu siç po venë gjërat dhe sipas asaj që ekspertët parashikojnë për të ardhmen mund të themi se do të përfundojmë për të pasur një zi buke. Në gjashtë nga shtatë vitet e fundit bota ka konsumuar më shumë drithëra se sa ka prodhuar, gjë që ka ndikuar në boshatisjen e magazinave. Në të njëjtën kohë, një thatësirë e madhe ka prekur disa nga zonat kryesore të prodhimit botëror. Për shembull, në Australi, që e vetme eksporton pothuajse një të katërtën e prodhimit botëror të grurit, prodhimi këto dy vitet e fundit ka rënë me 60 për qind. Pak oferta, rezerva në shterim dhe kërkesa gjithmonë e më të mëdha. Nëse e gjithë kjo ju duket e njëjta situatë me atë të naftës, atëherë gaboheni. Ndryshe nga ari i zi, produktet bujqësore janë gjërat më të rinovueshme që gjenden sot për sot: mjafton t‘i mbjellësh, sidomos kur çmimi është i arsyeshëm dhe brenda pak muajsh çdo gjë është "gati". Të paktën nëse efekti serë nuk na e bën të vështirë këtë proces. Kështu, për këtë problem shkencëtarët australianë janë ndarë në dy grupe. Ka nga ata që mendojnë se mungesa e shirave është rrjedhojë e "Nino"-s, një fenomen meteorologjik i pranishëm në Paqësor, ndërsa të tjerë që ia atribuojnë ngrohjes globale. Megjithatë, nëse thatësira që ka goditur Australinë, juglindja e Amerikës dhe Argjentinës do të hyjë në një cikël meteorologjik normal, edhe ajo që po shohim në tregjet bujqësore duhet të jetë një variacion normal ciklik dhe çmimet do të ishin të destinuara të ndryshonin. Ndoshta, por jo gjithçka është e mundur, sepse ekzistojnë edhe dy faktorë të tjerë që ndikojnë dukshëm në rritjen e çmimeve për produktet ushqimore. Para së gjithash vendi i parë i takon biokarburanteve. Rruga për të përdorur misrin për të krijuar etanolin, në vend që të vendoset në tavolinë dhe të përdoret si ushqim, i takon Amerikës së Presidentit Bush ku vet SHBA-ja mbulon 40 për qind të prodhimit botëror dhe 70 për qind të eksporteve. Përdorimi i një pjese të madhe të prodhimit amerikan për biokarburante ka pasur një imapkt shumë të madh mbi çmimet. Në fund të fundit, bën me dije një raport i OSBE-së dhe FAO-s (Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara), se deficiti i drithërave i Amerikës së Veriut, Evropës dhe Australisë në tërësi ka qenë 60 milionë tonelatë, 4-fishi i asaj që u përdor për të krijuar etanolin që nuk është i vetmi shkaktar i rritjes së "çmendur" të çmimeve. Sa keq që nuk është lajm i mirë, sepse viti 2006 ishte vetëm fillimi i kësaj marrëzie dhe ndikimi i etanolit në tregjet ndërkombëtare është i destinuar vetëm të rrisë çmimet. Vitin e kaluar fermerët amerikanë i "taksën" biokarburanteve 16 për qind të prodhimit të grurit ndërsa këtë vit, kjo shifër do të bëhet 30 për qind. Pikërisht në këto nivele mendohet se do të qëndrojë edhe për pesë vitet e ardhshme falë nxitjeve të vazhdueshme të politikës së Shtëpisë së Bardhë, duke e hequr kështu misrin nga përdorimi për ushqim. Pastaj misri është një produkt i rëndësishëm i zinxhirit ushqimor. Ai mund të përdoret si ushqim për kafshët ashtu edhe për shumë përdorime të tjera. "Qumështi, vezët, djathi, pula, proshuta, mishi, akullorja dhe kosi që qëndrojnë në frigoriferin e një shtëpie të thjeshtë - ka thënë ekologjisti i famshëm, Lester Brown, janë prodhuar të gjitha nga misri. Dhe po ta marrim nga ana praktike frigoriferi është plot me misër". Pastaj vijnë kinezët ose më saktë vendet e quajtura emergjente. 20 vjet më parë, Kina dhe India së bashku importonin ushqime nga jashtë vendit për një shifër pak a shumë të barabartë me një të katërtën e shitjeve ndërkombëtare të SHBA-së, eksportuesi më i madh në botë, ndërsa sot ato marrin nga jashtë vendit, pothuajse gjysmën e eksportimeve amerikane. Pra, me pak fjalë kanë dyfishuar importimet ushqimore. Kush mendon për botën e tretë fshatare që furnizon me produkte bujqësore Perëndimin në këmbim të të mirave industriale, gabohet, sepse ky është një realitet që nuk ekziston më, si pasojë e globalizimit dhe industrializimit me ritme të jashtëzakonshme të shumë vendeve në zhvillim. Lind sërish pyetja: po luftojnë nga uria? Jo, ose më mirë jo më, të paktën si bashkësi e shoqërisë. Hapi drejt niveleve ndërkombëtare nëse do të matet prurja mesatare e përditshme e kalorive në vende si Kina dhe India ka ndodhur në mesin e viteve ‘90-të. Po atëherë përse kjo kërkesë kaq e madhe? Sepse dhjetë vjet më parë, lufta ndaj urisë u bë përmes një konsumi të madh të ushqimeve tradicionale. Me pak fjalë, kinezët filluan të fusnin në stomak një sasi të mjaftueshme orizi. Ajo që po ndodh sot është një ndryshim më i brishtë, por që na prek më nga afër. Rritja e nivelit mesatar të pagave dhe shtimi i një klase të mesme në këto vende po ndryshon edhe konsumin. Konsumi për orizin, misrin dhe grurin në Kinë, në krahasim me vitet ‘90 ka pësuar rënie të ndjeshme. Në të njëjtën kohë, konsumi i mishit është rritur me 50 për qind. Shporta e ushqimeve të pazarit kinez, si ajo e shumë vendeve të tjera emergjente po i ngjan gjithnjë e më tepër asaj të një familjeje perëndimore. Importimi i produkteve si mishi, peshku, qumështi djathi, kafeja, çokollata, makaronat dhe pijeve në vende si Brazili dhe Meksika është rritur mesatarisht në 20 vitet e fundit, me një shifër prej 13.4 për qind, ndërsa në vende si Kina me dhjetë për qind në vit. Nga një rast në tjetrin (në dollarë), vlera e këtyre importeve është dhjetëfishuar. Vetëm nga konsumatorët kinezë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, "shpjegohet" 35-40 për qind i konsumit botëror të mishit. Në gjigandin tjerët siç është India, një studim i "Mc Kinsey", një shoqëri e madhe konsulence, vlerëson 5 për qind të popullsisë totale, 50 milionë persona, klasën e mesme. Pas 20 vjetësh do të jenë 40 për qind, ose 500 milionë konsumatorë. Dhe nëse indianët hanë pak biftek, do të duan pula, qumësht dhe djathë. Në tërësi FAO llogarit se në dhjetë vitet e ardhshme, në krahasim me ata që sapo ikën, vendet emergjente do të importojnë 25 për qind më shumë misër, 16 për qind grurë dhe sojë, 100 për qind më shumë mish gjedhi, 50 për qind më shumë pula dhe 70 për qind më shumë qumësht pluhur. A do të ketë për të gjithë? Askush nuk e parashikon por, sigurisht që në të ardhmen nuk do të na mungojnë gjërat në tavolinë. Çmimet janë tjetër gjë. Në 50 vitet e fundit, çmimet e produkteve bujqësore kanë ardhur gjithmonë e në rënie. Por që nga ky moment dhe deri pas dhjetë vjetësh, FAO parashikon çmime më të larta si 20 për qind për grurin, 40 për qind për misrin dhe 80 për qind për orizin dhe diçka më pak 10-15 për qind për mishin dhe pulën. Sepse është e vërtetë që misri gjendet gjithandej, por nuk ka për të gjithë.




    Raporti i OSBE & FAO

    Botimi më i fundit i OSBE & FAO ("Perspektivat bujqësore 2007-2016"), tregon se në tregjet kryesore, çmimet e disa produkteve bujqësore bazë janë rritur në mënyrë të konsiderueshme këto 2-3 vitet e fundit dhe veçanërisht në verën e këtij viti. Duke ju referuar këtij raporti, çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur me 36%, i misrit me 63%, orizit me 27%. Natyrisht, që ulja e ofertës së disa produkteve bujqësore dhe çmimet e muajve të fundit janë të ndikuar shumë nga faktorë konjukturorë meteorologjikë si thatësira e zgjatur apo përmbytjet në shumë rajone të botës, të cilat janë dhe zonat kryesore të prodhimit e furnizimit të tregut botëror me këto produkte. Që në hyrje raporti i OSBE & FAO për vitin 2007, tregon se çmimet aktuale botërore shumë të larta janë si pasojë e faktorëve të përkohshëm si; rezervat e ulëta dhe ulja e prodhimit që lidhet me thatësirën, por thekson që rritja e kërkesës për naftë bio mund të jetë një ndryshim strukturor, i cili mund të mbajë të lartë çmimet e drithërave gjatë dekadës së ardhshme.

    Çmimet e drithërave dhe karburantetbio

    OSBE & FAO presin që tek prodhuesit më të mëdhenj, prodhimi i etanolit në dekadën e ardhshme, më e pakta, të dyfishohet. OSBE& FAO parashikojnë që prodhimi i etanolit amerikan (bazuar tek misri) do të dyfishohet ndërmjet vitit 2006 dhe vitit 2016, nga 23 në 45 bilionë litra, ndërsa për etanolin brazilian (përftuar nga kallami i sheqerit) OSBE & FAO thonë se prodhimi do të arrijë 44 bilionë litra në vitin 2016, pothuajse njëlloj me Amerikën. Ky raport paraqet një rritje prej 145% krahasuar me vitin 2006.

    Sipas OSBE & FAO çmimet e misrit do të /////////////////jenë $138 ton në vitin 2016/17. Rritja e vazhdueshme e prodhimit të etanolit në Amerikë do të thotë që, që karburanti të "konsumojë" rreth një të tretën e prodhimit të misrit në 2016. OSBE mendon që eksportet amerikane të misrit në vitin 2016/17 nuk do të jenë më të larta se 55 milionë tonë. Për shkak të rezervave të ulëta që do të jenë vazhdimisht, çmimet e grurit pritet tani të jenë rreth 30% më të larta, mesatarisht gjatë gjithë periudhës së parashikimit deri në 2016/17. OSBE & FAO parashikojnë që tregtia do të zgjerohet më shpejt se prodhimi dhe konsumi. Nga kjo do të përfitojnë eksportuesit tradicionalë si Australia, BE-ja dhe SHB-të, ashtu si edhe Rusia, Ukraina dhe Argjentina. India dhe Kina mbeten faktorët luhatës. Vitin e shkuar pritej që Kina gjatë dekadës së ardhshme të ishte një importues neto i rëndësishëm, por meqë kërkesa është ulur, parashikohet si një importues neto i vogël. Ndërkohë që India ka kaluar nga stadi i të qenit një eksportues neto i vogël në një importues të vogël të 3-5 milionë tonëve gjatë tërë periudhës së parashikimit.

    Produktet e qumështit

    Parashikimi më i fundit i raportit konfirmon rëndësinë në rritje të vendeve në zhvillim, veçanërisht Indisë dhe Kinës, në rritjen e sektorit të produkteve të qumështit. Parashikimet e çmimeve të OSBE & FAO për dekadën e ardhshme, janë rreth 40% mbi mesataren e dhjetë viteve të fundit.

    Mishi

    Një rritje e vazhdueshme parashikohet në vendet në zhvillim. Pas disa shpërthimeve të sëmundjeve tek kafshët, prodhimi dhe konsumi i mishit janë duke ritreguar rritje. Prodhimi i mishit global sipas OSBE & FAO tani parashikohet të ngrihet me 1.7% në vit, për të përmbushur kërkesën në rritje, kryesisht në vendet në zhvillim, më dukshëm kjo në Kinë, në Indi dhe në Brazil.


    Ushqimet 2.8%


    Nga korriku i vitit 2006 deri në korrik të 2007-ës çmimet e ushqimeve kanë një rritje prej 2.8 për qindësh, tregon një raport i sapo dalë nga një bankë e madhe investimesh, UBS-ja. Në pjesën tjetër të botës, rritja e çmimeve ka qenë akoma më e madhe


    Çmimi i grurit rekord


    Çmimi i grurit, me shumicë shkoi nga 125 në 204 dollarë për një tonelatë, ndërsa ai misrit nga 103 në 140 dollarë dhe shumë shpejt mendohet që shifra të arrijë në 160 dollarë. Edhe çmimi i orizit është rritur me 23 për qind. Duke vazhduar më tej me zinxhirin ushqimor, për fat të keq na duhet ta themi se gjalpi, djathi, mishi, qumështi do të rriten të paktën me 15 për qind për vitin tjetër





    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Per te ikur nga mendja............................
    Lum si ne drejt koherave qe po shkojme.Jo vetem cmimi i bukes eshte rritur por i te gjithe artikujve ,nqs interesoheni.Me pagat e shipetareve (atyre te pakteve qe punojne) nuk u del per qerate e shtepise e per te ngrene.Po ato familje te medha?Shpenzimet e tjera per veshje ,libra jane me vete.Si duhet tja dalin.Papunesia eshte rritur ne maximun.Si duhet te jetojne keta njeres pastaj?Vertet per tu cuditur.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    trego Eqrem Bej Vlora ke libri i tij me kujtime nje episod te bukur persa i perket natyres trimerore (?!) te shqiptarit se kur me disa te huaj qe shoqeronte i u desh te kalonte nje lume qe ishte fryre nga shirat e s po gjenin vaun,dikush u therret ca fshatarve qe ishin ulur e rrinin,matane,se nga te kalonin mirpo asnje nga kta agallare s begenisi te ktheje xhevap.
    Athere nje tjeter nga shoqeruesit u therret '' o bejlere a beni zahmet e na tregoni se nga t a kalojme ujin? '' ew ne cast puna u ftillua.....

    Keshtu eshte dhe me punen e urise qe ka qene e mbetet nje rrezik potencjal e i perhershem...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Dhe tani pres "akuza" nga PERLA dhe disa perla te tjera,drejtuar qeverise shqipetare.Sikur ta dinte bota se per te gjitha keto shtrejtime por edhe per te gjitha katastrofat qe ndodhin ne bote,ka vetem nje fajtoreeveria shqiptare dhe Sali Berisha,do ta zgjedhnin problemin shume shpejt.Do te permbysnin demokratet dhe Shqiperine do ta benin prap komuniste.Sa qejf do te kishin disa "perla"shqipetare.
    Shpresoj se disa ne kete forum do ta kuptojne se kriza qe mbreteron ne Shqiperi ka lidhje te drejtperdrejta me krizen boterore.

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    "Perlat" perla mbetem,jane te rralla,me vlera te cmuara mos e harroni kete.Normale kur skemi kujt tja vene fajin ja ngjisim te tjereve(botes).Sic eshte ndertuar sistemi ne Shqiperi ku vetem te drejte gjejne "dajet" (miqte) e filanit apo fistekut.Nqs kriza po perfshin boten...te pakten ata nje vend pune e kan dhe me te mire apo me te keq do ushqehen,kurse ne jemi troke nga te gjitha anet.Kur ske pune normale qe do te merresh me gjera ilegale sepse nuk do vdesesh per te ngrene,kjo eshte lufte mbijetese.Dhe me falni ke do te fajesojme tjeter pervec qeverise(organit me te lart te shtetit) jo me falni por ke?Sipas jush nuk qenka verejtje per qeverine numri i frikshem i te papuneve??? Mendoni se jane familjare dhe kane pergjegjesi,familje per te mbajtur.Te gjithe po kerkojne te largohen sepse thone "kostua e jeteses eshte njolloj me ate jashte kurse kushtet si nata me diten" ja vlen me shume te shkosh te punosh e jetosh jashte vendit,do rrosh si njeri 'jo si ari'.Si perfundim ca na mbeti????Injoranca qe pret nga pushtetaret,me pak fjale fiton miku i ketij 'x' apo ketij 'y' , kurse te tjeret njerezit e drejte mbeten me gisht ne goje (nen skllaverine) e "krizez nderkombetare".
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Te tregoj une ke duhet fajesuar.
    Enver Hoxhen dhe partine e tije antikombetare.
    Fatos Nanon dhe partine e tije antikombetare.
    Edvin Ramen dhe partine e tije antikombetare.
    Dhe se fundi ty dhe njerezit si ti,qe u dhate voten.

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Paske qene fenomen!!!!!!!!
    Une apo njerezit si une,i veme gishtin mendjen dhe flasi me tru jo fjale nga 'zverku'.A the eshte "krize nderkombetare" atehere cfare lidhje ka politika e ketyre me siper.Per E.Hoxhen nuk mund te flas, pasi nuk ben pjese ne kete kapitull.Ne qeverisjen e F.Nanos nuk kemi vuajtur per buke,cmimet nuk ishin keto qe jane sot,mos beni gabime te tilla kujtese ju lutem,kurse per Edvinin qe e keni shume qef ju, perseri u kujtoj dhe u them,gabim trashanik, sepse qeverisje te tij nuk kemi provuar.Per Edvinin kemi vetem nje faktor....ndertoi Tiranen avash avash ne nje metropol ne lartesine e kryeqyteteve te perendimit....nga nje hic,germadhe qe ishte......apo e keni harruar Tiranen me pare.ME vjen keq t'jua them por ju vuakeni nga kujtesa dhe autostima e theksuar per Qeverisjen Pd.FAKTI QE JU E VLERESONI NUK DO TE THOTE QE DUHET TA BEJNE DHE TE TJERET SI JU.NUK JENI ASKUSHI PER TE GJYKUAR IDETE E TE TJEREVE AQ ME PAK PER TI FYER ATA.KETU JEMI NE NJE FORUM,JO NE NJE RING BOKSI.

    [Perla]
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Perla ene Daja lol.

    Tema eshte hapur, jo pa qellim tek problematika nderkombetare. A ka mundesi te lihet vend per diskutim te kesaj natyre, pa valevitur flamuj kuq e blu? Prizmi eshte shume me i gjere se bindjet politike personale. (Keshille miqesore.)

    Nga BBC News:

    UN warns on impacts of biofuels

    A UN report warns that a hasty switch to biofuels could have major impacts on livelihoods and the environment.
    Produced by a cross-agency body, UN Energy, the report says that biofuels can bring real benefits.
    But there can be serious consequences if forests are razed for plantations, if food prices rise and if communities are excluded from ownership, it says.
    And it concludes that biofuels are more effective when used for heat and power rather than in transport.
    "Current research concludes that using biomass for combined heat and power (CHP), rather than for transport fuels or other uses, is the best option for reducing greenhouse gas emissions in the next decade - and also one of the cheapest," it says.
    The European Union and the US have recently set major targets for the expansion of biofuels in road vehicles, for which ethanol and biodiesel are seen as the only currently viable alternative to petroleum fuels.

    Forest clearance

    The UN report, Sustainable Bioenergy: A Framework for Decision Makers, suggests that biofuels can be a force for good if they are planned well, but can bring adverse consequences if not.
    "The development of new bioenergy industries could provide clean energy services to millions of people who currently lack them," it concludes, "while generating income and creating jobs in poorer areas of the world."
    But the prices of food, land and agricultural commodities could be driven up, it warns, with major impacts in poorer countries where people spend a much greater share of their incomes on food than in developed nations.
    On the environmental side, it notes that demand for biofuels has accelerated the clearing of primary forest for palm plantations, particularly in southeast Asia.
    This destruction of ecosystems which remove carbon from the atmosphere can lead to a net increase in emissions.
    The report warns too of the impacts on nature: "Use of large-scale mono-cropping could lead to significant biodiversity loss, soil erosion and nutrient leaching."
    This has been avoided, the report says, in the Brazilian state of Sao Paulo where sugar cane farmers are obliged to leave a percentage of their land as natural reserves.
    Water is also a concern. The expanding world population and the on-going switch towards consumption of meat and dairy produce as incomes rise are already putting pressure on freshwater supplies, which increased growing of biofuel crops could exacerbate.
    In conclusion, UN Energy suggests policymakers should take a holistic look before embarking on drives to boost biofuel use.
    "Only through a convergence of biodiversity, greenhouse gas emissions and water-use policies can bioenergy find its proper environmental context and agricultural scale," the report concludes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 04-11-2007 më 16:38

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Sikur te na e kishe perkthyer,se une jam nga ata shqipetare qe nuk turperohem qe nuk e njof anglishten.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Paske qene fenomen!!!!!!!!
    Une apo njerezit si une,i veme gishtin mendjen dhe flasi me tru jo fjale nga 'zverku'.A the eshte "krize nderkombetare" atehere cfare lidhje ka politika e ketyre me siper.Per E.Hoxhen nuk mund te flas, pasi nuk ben pjese ne kete kapitull.Ne qeverisjen e F.Nanos nuk kemi vuajtur per buke,cmimet nuk ishin keto qe jane sot,mos beni gabime te tilla kujtese ju lutem,kurse per Edvinin qe e keni shume qef ju, perseri u kujtoj dhe u them,gabim trashanik, sepse qeverisje te tij nuk kemi provuar.Per Edvinin kemi vetem nje faktor....ndertoi Tiranen avash avash ne nje metropol ne lartesine e kryeqyteteve te perendimit....nga nje hic,germadhe qe ishte......apo e keni harruar Tiranen me pare.ME vjen keq t'jua them por ju vuakeni nga kujtesa dhe autostima e theksuar per Qeverisjen Pd.FAKTI QE JU E VLERESONI NUK DO TE THOTE QE DUHET TA BEJNE DHE TE TJERET SI JU.NUK JENI ASKUSHI PER TE GJYKUAR IDETE E TE TJEREVE AQ ME PAK PER TI FYER ATA.KETU JEMI NE NJE FORUM,JO NE NJE RING BOKSI.

    [Perla]
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Respektoj vullnetin e "Lioness".
    Takohemi ne temat e tjera dhe do te te tregoj se sa i "njef" problemet kombetare dhe nderkombetare.

  11. #11
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Sikur te na e kishe perkthyer,se une jam nga ata shqipetare qe nuk turperohem qe nuk e njof anglishten.
    S'ke pse te kesh turp Daje, jemi anglofone nga halli jo nga qejfi lol.

    Me pak fjale, me siper eshte nje raport i OKB ne lidhje me konsekuencat e biokarburanteve. Nder te tjerash, efektin qe do te kene ne rritjen e cmimeve te drithrave, gje qe eshte permendur dhe ne artikullin e pare te sjelle nga hapesi i temes.

    Keto raporte, statistika, shqetesime kane kohe qe qarkullojne neper korridoret e OKB e ne qarqe te tjera. Rrjedhojat e para drejt biokarburanteve u pane ne rritjen e cmimeve te tortillave (ushqim kryesor per meksikanet) ne Meksike (qe cuan ne demonstrata) si pasoje e rritjes se perdorimit te misrit ne US per biofuel.

  12. #12
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Lioness,shume dakort me ty,por lojen e "flamureve" nuk e nxora une ne valle.keshtu shif me vemendje.Kur dikush te drejtohet kerkon prgj.
    Une jam dakort qe eshte nje problem qe po perfshin te gjitha rajonet,nuk po perkrah asnje politike por me duket e arsyeshme qe cdo qeveri jo vetem e jona por e te gjitha vendeve te mbaje pergjegjesi.Krizat nuk nisin nga hici,kane faktore qe i shtyjne.Pikerisht ky eshte debati,por u anashkalua kjo dhe mberritem ne "politike antikombetare" pff pa lidhje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 04-11-2007 më 16:39
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Kriza nderkombetare e cila nga fillimi i veres kaploi tere boten,nuk eshte e rastesishme.Ashti sikur edhe shumica e krizave qe kan qene deri me tash.Keto "kriza" organizohen dhe kontrollohen nga njerez te fuqishem dhe me peshe ne politiken boterore.Shtetet e veqanta kan fare pak ndikim,shume me teper jan individet qe sjellin kriza te tilla.Ne fillim ka qene ana financiare,kurse tani eshte nje lloj loje.Eshte veshtire te kuptohet pasi qe cdo gje duket e natyrshme,por kjo eshte e verteta.
    Dhe nje e vertete tjeter eshte zvoglimi i rezervave te naftes dhe rritja e konsumit ne tere globin.Zevendesimi i naftes me biokarburante ka shkaktuer nje eufori ne Europe qysh ne fillim te viteve te 90-ta,mirepo tani eshte pare se kjo nuk eshte zgjidhja.Jane bere investime shume te medha ne kete fushe,psh. ne Gjermani,por tani eshte kuptuar se kjo pune nuk do te kete efekt.Edhe sikur e tere siperfaqja e Gjermanise te mbjellet me soje,nuk do te plotesohen nevojat e popullates per nafte.
    Investoret me te medhej boterore,kan shitur qysh vitin e kaluar pjesen me te madhe te aksioneve te shkepura ne lemi te ndryshme dhe shumicen e mjeteve i kan investuar ne :nafte,drithera,metale dhe ne lende te para.Keshtu "lindin" krizat.
    Shtetet e vogla dhe te varfera(fatkeqesisht edhe ne)doemos lengojne me se shumti pasi qe nuk kan nje "kurriz" te formuar mire.Dhe mu ky eshte qellimi i krijimit te krizave globale.Ne Mexike behen protesta,ne Shqiperi kerkohet te behen protesta dhe te rrezohet qeveria,dhe e njejta gje behet ne shume shtete te tjera.Me pastaj shkaterrohet shteti,vie "siemens" dhe e "nderton"prap.Ose ne rastin edhe me te keqie nje force qe ushtarakisht "ndihmon" popullin e mjere dhe ne fund vendose nje qeveri marionete.
    Dhe kur dikush mendon se bota eshte duke u stabilizuar,perseri do na mberrije nje "krize globale" te gjitheve.

Tema të Ngjashme

  1. Nje shqiptar ben picen me te shtrenjte ne bote
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 18:48
  2. Bileta sporti - Sa lekë është shumë shtrenjtë?
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 11:58
  3. Hobi dhe Biznes
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 14-01-2005, 10:33
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-08-2003, 23:42
  5. Cila eshte gjeja me e shtrenjte per ne?
    Nga PiKtOrJa në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •