PERENDIMOR APO LINDOR
Lindorizma shqiptare ėshtė njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh,
si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijėn. Si mė tė parėn
karakteristike tė lindorit shqiptar marrim proverbin e ēdo qelepirxhiu tė
pashpirt: Haja qenit, pija qenit. Lindori shqiptar i pret tė gjitha tė
mirat pėr vete - qelepir - nga tė tjerėt; bota pėr tė ėshtė njė burim i
pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilėt ai i shfrytėzon me ēdo mėnyrė e metodė, pa pyetur se ku nget e ku vret.
Detyrė tė ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botės pranė nuk njeh kurrė lindori shqiptar. Pėrkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit tė pėrbashkėt dhe shoqėror
dhe ia thith gjakun pa asnjė droje e kujdesje. Dhe nė vend qė tė turpėrohet pėr veprėn shkatėrrimtare tė veten, lindori shqiptar bėhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.
Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai ska cipė qė ti nxihet. Lindori shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha turpet. Shet babė e nane, besėn e nderin e vet, pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetem e pėrvetėm qė ti shkojė kungulli mbi ujė. Idealet e lindorit shqiptar janė kolltuku e llokma; dhe pėr ti siguruar vehtes kėto tė mira ai pėrdor ēdo mjet: bėhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortė me tė tjerė. Porse nė shpirtin e vet ėshtė Lindori kryekėput rrėnimtar, ėshtė shkatėrrues dhe bashkohet me tė tjerėt si ato ujqt qė vejnė sė bashku nė pre, por qė e shqyjnė shokun e vet kur dobėsohet apo plagoset udhės. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, tė ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar
ėshtė atdhe pėr te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon; dhe e shfrytezon pa pikė turpi, dhimbje e kujdesje.
Ėshtė gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nėpėrmjet fesė mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi. Lindorizma e jonė ėshtė njė dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah vitit 740 e.s., do me thanė 600 vjet para se me shkelė turku nė Atdheun tonė, Shqipėria u bė province e Bizantit, nėn Leonin III. tė quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshėm u ngushtuan tė gjithė shqiptarėt me u nda nga kisha romake (perendimore) e me
u fundos ndėr labirinthet e errta tė kishės bizantine (Lindore) tė
atėherėshme. Por sishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates bizantine, plot angth e myk, qė u pllakos si njė shpirtėr i zi, si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar. Turqia ka qenė trashėgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kėsulja e kuqe njė krijesė greko-bizantine - u pranua si njė simbol i atij trashėgimi.
Se ēdon me thanė shpirt bizantin e di pothuaj secili qė ka lexuar ndopak fletėt e historisė sė kulturės. Mjafton tė pėrmendet se bizantizmi historik ėshtė po njėlloj me Lindorizmėn shqiptare qė u pėrshkrua mė lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lėngun asaj bizantizme shkatėrrimtare brenda 12 shekujve tė kaluar - qysh nga viti 740 - dhe ėshtė kalbur dalėngadalė nė
trup e nė shpirt tė vet, duke iu shprishur kėsodore fuqitė e tij mė tė
thjeshtat e mė fisnike bashkė-kombėtare.
Shqiptari dikur ka pasur nje dashuri tė pėrvlueme dhe njė besim tė pafund ndaj Zotat e qiellit e tė
tokės, ndaj vendit dhe trashigimit tė tė Parėve dhe ndaj vllezėrve tė vet shqiptare. Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qė dridhen edhe sot nė amanetet e pluhurosura tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe ndėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare lenė me kuptuar lartėsinė shpirtėrore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve tonė dikur.
Porse tė gjitha ato veti tė larta e bashkė-ndėrtuese shkuan dėm e huq neper hejmin shkatėrrues tė bizantizmės. Sepse si nė mbarėshtrimin shoqėror e politik, d.m.th. ndėr marredhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare dhe e deformoi karakterin e drejtė tė shqiptarit
nė njė bollė amorfe.
Si i tha nėnprefekti djalit tė ri qė po hynte rishtas
kryetar komuneje: Biro, ato qė ke mėsuar nė kurse e libra hidhi mėnjėanė.
Po deshe tė jesh njė nepunės i mirė, tė lavdohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vėrdallė nga njė ditė nė tjetren, deri sa tė mėrzitet dhe mos i kryej ndonjė punė.
Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropjane, apo nė tė ndėjunit plot kotėsi neper sallone, apo edhe me kryerjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbyer
njė rrogė tė majme, etj.
Perendimorja e vėrtetė tregohet pikėsepari nė
kryerjen e njė detyre tė ndershme, fund e majė pėr hatėr tė asaj detyre dhe pa qenė i shtyrė nga zori, nga ndonje dėshirė e prujtun apo nga shkėlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vėrtetė karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra tė rėnda, jashtė detyrave tė
zakonshme e tė domosdoshme. Heroizėm skerkohet prej askujt, porse lartėsia morale e njė perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth
nje ideje tė lartė, rreth nje ideje qė ska punė me kolltuqe apo llokma.
Detyra e pėrditshme e njė perendimori ėshtė: Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė
gjithė; sillu si njeri i butė me tė tjerėt, pa hile; pranoje, nderoje dhe
ēmoje ēdo njeri pa qėllime dhe prapamendime lindore. Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen tek ēdo njeri - i madh a i vogel, pasanik apo i varfėr, shkollar apo bilmez - jo nėpėr premtime materialiste apo friksim fetare, por vetem e pėrvetėm nė emėr tė njė njerėzimi tė lartėm, i cili
mbėshtetet mbi ato tė drejta hyjnore qė kanė mbirė nė zemrėn e ēdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i njė perendimori ėshtė pikėrsiht ajo
dhimbje mėshire dhe flijėplotė qė drejtohet kundrejt ēdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjerė, kundrejt ēdo populli varfanjak, e mė sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik.
Prof. K. Maloki
Gazeta Pėrpjekja Shqiptare 1937
Krijoni Kontakt