Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 56
  1. #1

    Question Kosova, Berisha krkon mbshtetjen e vendeve islamike

    (Shekulli)

    Kryeministri krkon q Egjipti t ndikoj tek vendet e Konferencs Islamike n mnyr q ata ta njohin Kosovnt pavarur n bllok.

    Egjipt- Kryeministri Sali Berisha, i cili ka nisur dje nj vizit dy ditore n Egjipt, zhvilloi nj takim me ministrin e Jashtm Ahmed Abdul Geit. Gjat takimit t zhvilluar, kryeministri Sali Berisha ka folur gjat pr statusin e Kosovs dhe historin e saj, duke i krkuar Ministrit t Jashtm, q Egjipti t impenjohet dhe t ndikoj tek vendet e Konferencs Islamike n mnyr, q ata ta njohin Kosovn e pavarur n bllok.

    Ai i bri ministrit t Jashtm Abdul Geit nj rezyme t qndrimit t Shqipris lidhur me kt shtje. Berisha u shpreh se plani Ahtisaari sht zgjidhja m e mir, jo vetm pr Kosovn, por edhe pr paqen dhe stabilitetin n gjith rajonin. Ky plan, - theksoi Kryeministri - prmban standardet m t larta pr minoritetet n gjith Europn dhe i garanton atyre t drejtat m t mdha. Ne e pranojm kt standard t lart, sepse rajoni ka ende plag nga e kaluara e afrt. Kosova, - vijoi m tej Kryeministri, - nuk mund t mos jet e pavarur, sepse historikisht nuk ka qen pjes e Serbis. Ajo ka qen pjes e Perandoris Otomane dhe m pas sht trajtuar si koloni nga serbt,- shtoi ai. Duke u ndalur pikrisht tek statusi final, Kryeministri tha se zgjidhja nuk mund t shtyhet dhe pas 10 dhjetorit duhet t ket nj zgjidhje. Pas ksaj, Kosova do shpall pavarsin n koordinim me SHBA-tdhe vendet kryesore t BE-s,- u shpreh ai.

    Nga ana e tij, Ministri i Jashtm Abdul Geit tha se Egjipti do t bj 'sht e mundur q shtja e Kosovs t jet n qendr t vmendjes n mbledhjen e ardhshme t Konferencs Islamike n Senegal, n mars t vitit 2008. Q Kosova t marr pavarsin e saj, duhet q ajo n Asamblen e Kombeve t Bashkuara t marr edhe votat e 57 vendeve antare t Konferencs Islamike, pjes e s cils sht edhe Shqipria. Megjithat, kryeministri Sali Berisha ksaj here ka krkuar mbshtetjen e vendeve t tjera me prirje islamike me qellim q ato t ndikojn n votimin pro shpalljes s pavarsis, gj q do t duket vetm n muajin Mars t vitit t ardhshm.

  2. #2
    Dade: Berisha, prirje fetare shtjes s Kosovs

    Arta Dade tha se Rezoluta e Konferencs Islamike, shpreh shqetsimin se moszgjidhja e shtjes s Kosovs krijon nj precedent

    TIRAN- Sekretarja pr Marrdhniet me Jasht n PS, Arta Dade ka akuzuar dje qeverin shqiptare se po i jep nj dimension fetar shtjes s Kosovs. Gjat seancs plenare t pasdites s djeshme, Dade ka folur mbi nj letr q ajo ka marr nga ministri i Jashtm, Lulzim Basha, nn cilsin e nnkryetares s Komisionit t Jashtm parlamentar, lidhur me shtjen e Kosovs. N kt letr, tha Dade, ministri Basha ka ngatrruar Rezolutn e Konferencs Islamike t Islamabadit, me projektrezolutn q paraqiti Shqipria, e cila nuk sht marr n konsiderat. Ma drgon mua me letr shoqruese dhe m thot, po ju v n dispozicion rezolutn e kaluar n Konferencn Islamike,- tha Dade, duke theksuar se, m e rnd sesa nj ngatrres e projektrezoluts me rezolutn, sht vet prmbajtja e Rezoluts s Konferencs Islamike.

    Duke prmendur paragrafin e par t ksaj rezolute, n t ciln thuhet se Konferenca Islamike tregon interes t jashtzakonshm pr myslimant n Ballkan, deputetja socialiste theksoi faktin se, n asnj nga rezolutat q ka kaluar Parlamenti shqiptar nuk ka nj dimension fetar, si ai n rezolutn e siprprmendur.
    Po sipas Dades, n kt rezolut shprehet shqetsimi i Konferencs Islamike se moszgjidhja e shtjes s Kosovs krijon nj precedent. Pra, kemi t bjm me versionin q vazhdon t mbshtes Rusia dhe Serbia, dhe vendet e tjera q e mbshtesin,- tha Dade. Ndrkoh, sipas saj, me shqetsues sht fakti se, n vend t mbshtetjes s planit Ahtisari, krkohet q edhe zgjidhja e konflikteve t tjera rajonale, t zgjidhet me t njjtat mjete dhe mekanizma, sikurse edhe shtja e Kosovs. Nj gj e till, theksoi Dade, tregon se kjo rezolut barazon shtjen e Kosovs me raste t tjera t konflikteve rajonale, n nj koh q vendi yn dhe shtetet partnere e konsiderojn si rast t veant.

    Duke u nisur nga kjo prmbajtje e rezoluts, deputetja socialiste nuk ka ln pa atakuar as kryeministrin Berisha, i cili dy dit m par ka krkuar mbshtetje nga Egjipti, me qllim q vendet e Konferencs Islamike t votojn n bllok pr shtjen e statusit t Kosovs.

    Kryeministri vete krkon ndihm pr pavarsin e Kosovs. Pik s pari, duke i dhn nj dimension fetar shtjes s Kosovs, prvese sht e rrezikshme, Kryeministri i Shqipris i jep nj dimension politiks son t jashtme, e cila ka mbetur ende pa u ratifikuar n kt Parlament, madje q kur ishte vet President, q sht antarsuar Shqipria n kt konferenc, ky Parlament nuk e ka ratifikuar,- tha ajo. N kt drejtim, nnkryetarja e Komisionit t Jashtm i ka br thirrje Parlamentit q t ndrhyj, duke theksuar faktin se ministri Basha ka koh q nuk paraqitet n Komisionin e Jashtm. Kryetari i Komisionit t Jashtm, i cili i prket mazhorancs, me sa duket se ka autoritetin e domosdoshm q ktij komisioni ti kthej autoritetin e Politiks s Jashtme, e cila sht uzurpuar nga struktura t tjera, q nuk kan asgj t prbashkt me Komisionin e kualifikuar t Politiks s Jashtme t ktij Parlamenti t nderuar,- tha ajo.


    p.s. Do te ishte mire sikur kjo teme te shikohej nga anetaret jashte dimensioneve politike PD vs PS, por thjesht nga implikimet, apo konsekuencat ne lidhje me pavaresine e Kosoves, dhe politikes se jashtme shqiptare.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Darius : 30-10-2007 m 16:01

  3. #3
    ... nuk mund t mos jet e pavarur, sepse historikisht nuk ka qen pjes e Serbis. Ajo ka qen pjes e Perandoris Otomane dhe m pas sht trajtuar si koloni nga serbt,- shtoi ai.
    Epo ti thuash Kosoves me pare pjese e Perandorise Osmane sesa Shqiperise une kete vetem nga kryeministri yne e degjoj. Ky ose eshte rrocke ose pastaj ben loje tjeter. Ne momentin kur Amerika jep mbeshtetje maksimale per Kosoven ky shkon e me perzihet dhe kerkon ndihme nga vendet islamike. Hej zot ruajna nga tanet se nga te tjeret ruhemi vete...

  4. #4
    me pas aprovimin e ma shume se 50 shteteve qe jane pjese e konferences islamike asht shume e randsishme per mendimin tem,taiwani ekziston si shtet i pavarur sepse e njeh amerika e nja 20 shtete te tjera qe nuk dihet se ku jane,kurse kosova me pas ameriken disa shtete te randsishme europiane e plus vendet izlamike kishte qene shume mire

  5. #5
    Mendoj qe kjo nuk ka ndonje implikim te keq politik. Vete Amerika e inkurajon te qenit mysliman te shqiptareve per te thene qe kemi dhe miq myslimane etj etj. Rusia nga ana tjeter nuk eshte se po ngelet mbrapa ne kete drejtim. Putini vajti ne Iran dhe po i ben korte Iranit per plane te perbashket energjish atomike etj. Dmth ne kete rast ne do perdorim gjithe ndihmen qe mund te gjejme.

  6. #6
    Nqs ben nje google: "Albania lobbying the Islamic Conference" gjen ca reagime "interesante." Nejse, per temen:

    -Ne nje kohe kur shqiptaret, dhe shume aleate te pavaresise se Kosoves, jane munduar ta trajtojne ceshtjen e pavaresise se saj ne baze te ethnicitetit, historise se lashte te popullit tone ne Ballkan, dhe te tjera kushte historike, me duket levizje e gabuar te kerkohet ndihme nga "vende me prirje islamike." Qarqet ekstreme te djathta ne Europe dhe US, plus oponentet e pavaresise do e kene me kollaj t'i bihen daulles: "An islamic state in Europe" etj.

    -Gjithashtu, sa efikase eshte kjo manuver? Ne fund te fundit, pengesa kryesore jane Kina, Rusia ne Keshillin e Sigurimit. Asambleja e OKB mund te votoje sa te doje unanimisht bile, dhe rezoluta do jete non-binding, nqs nuk votohet dhe nuk "veto-het" nga Keshilli i Sigurimit. (Psh, sot ishte nje vote ne Ansamblene e OKB kunder US te heqe embargon ndaj Kubes, vetem me 4 vota kunder, 1 abstenim, dhe 184 pro, rezolute kjo e votuar 16 vjete rresht. Aktualisht s'pine uje nqs nuk votohen nga Keshilli i Sigurimit.)

    -Per momentin pervec problemit me 2 anetare permanent te Keshillit te Sigurimit, kemi probleme me te pakten 2 anetare jo permanent: nje nga ta Indonisia qe eshte kunder pavaresise se Kosoves (vend myslyman por me rajone "disidente" qe kerkojne gjithashtu pavaresi.)

    -Nga ana tjeter, kemi presionin qe po i ben BE (por dhe US) sidomos Rusise duke ia bere te qarte qe ceshtja e Kosoves eshte ceshtje europiane, dhe se paqja ne rajon eshte prioritet. Cfare sinjali do jap mbeshtetja (ta zeme e plote) e KI? Qe ceshtja e Kosoves eshte prioritet, apo shqetesim i vendeve Islamike? Cilat do jene konsekuencat? (Sidomos ne lidhje me Cecnian ne Rusi)

    -Per me teper Konferenca Islamike s'eshte njohur te loze ndonje rol pozitiv ne problemet akute ne rajonin "ame" (Lindjen e Mesme.) Veshtire se do kene "efikacitet" ne rajonet periferike, si psh Ballkanin. Por me shqetesuese eshte projekt-rezoluta e tyre, e vene ne pah ne artikullin me lart, ku sipas se ciles, vendet e KI kerkojne qe Kosova te behet ceshtje precedente, kur US dhe BE po insistojne te kunderten qe eshte rast i vecante.
    M'u duk pas si ironik, apo si tallje fakti qe ndersa shqiptaret kerkojne te zgjidhet deri ne dhjetor 2007 pavaresia e Kosoves, kryeministri egjiptian premton se do ta shqyrtojne kete ceshtje ne mars te 2008.

  7. #7
    Liona ata qe na etiketojne si shtet islamik (kryesisht qarqet serbo-greke) do vazhdojne ta bejne pavaresisht shoqerimit apo jo me shtetet islamike. Per kete punen e precedentit, nuk e shof gjekundi, pervec fjales se A. Dades. E perseris prape, mendoj qe kjo cytje e KI eshte me teper e inkurajuar nga Usa sesa ide e Sales. Mund te jem edhe gabim

  8. #8
    Citim Postuar m par nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Mendoj qe kjo nuk ka ndonje implikim te keq politik. Vete Amerika e inkurajon te qenit mysliman te shqiptareve per te thene qe kemi dhe miq myslimane etj etj. Rusia nga ana tjeter nuk eshte se po ngelet mbrapa ne kete drejtim. Putini vajti ne Iran dhe po i ben korte Iranit per plane te perbashket energjish atomike etj. Dmth ne kete rast ne do perdorim gjithe ndihmen qe mund te gjejme.
    Nqs vihen sanksione ndaj Iranit, apo ne nje periudhe qe shume kompani europiane dhe amerikane po anullojne bizneset ne Iran (vlera e tyre te pakten 10 miliarde dollare) atehere jane Kina dhe Rusia qe perfitojne (ceshtje tjeter kjo, nje analize nga "The Economist" kete jave per te interesuarit.) Pra do te jete Irani qe do kete (dhe ka) nevoje per investimet, dhe jo anasjelltas. Qe te kete mbeshtetjen (sikur vetem financiare te ketyre dy vendeve) Irani s'ka per te votuar kunder Rusise apo Kines ne ceshtje te tilla (per te) anesore. Plus qe Irani, ashtu si dhe Rusia dhe Kina, ka probleme te ngjashme gjeopolitike, psh Kurdet.

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Antarsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Dhe Berisha ben ate cka e urdherojne te tjeret prapa skene. Kur ju ketu beni gjith keto analiza, besoj se dhe vete kryeministri do kete 2 cope keshillues qe mendojne njelloj si ju.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    Citim Postuar m par nga Lioness Lexo Postimin
    Nqs vihen sanksione ndaj Iranit, apo ne nje periudhe qe shume kompani europiane dhe amerikane po anullojne bizneset ne Iran (vlera e tyre te pakten 10 miliarde dollare) atehere jane Kina dhe Rusia qe perfitojne (ceshtje tjeter kjo, nje analize nga "The Economist" kete jave per te interesuarit.) Pra do te jete Irani qe do kete (dhe ka) nevoje per investimet, dhe jo anasjelltas. Qe te kete mbeshtetjen (sikur vetem financiare te ketyre dy vendeve) Irani s'ka per te votuar kunder Rusise apo Kines ne ceshtje te tilla (per te) anesore. Plus qe Irani, ashtu si dhe Rusia dhe Kina, ka probleme te ngjashme gjeopolitike, psh Kurdet.
    Ok dalim qe kur ka ne mes interesa ekonomik dhe strategjike Rusise nuk i behet vone je mysliman apo i krishtere.

  11. #11
    Citim Postuar m par nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Dhe Berisha ben ate cka e urdherojne te tjeret prapa skene. Kur ju ketu beni gjith keto analiza, besoj se dhe vete kryeministri do kete 2 cope keshillues qe mendojne njelloj si ju.
    Me beso kryemistri can't afford keshillues si ne

  12. #12
    E verteta duhet thene ashtu sic eshte!
    Shqiptaret duhet te luajne cdo gur mbi dhe nentoke, per te bere te mundur realizimin e aspirates shekullore.
    Fakti qe Berisha kerkon ndihmen dhe perkrahjen e 57 shteteve te botes per njohjen e pavaresise se Kosoves, nuk perben ndonje precedent por e kunderta nese ai do te bente te kunderten do te ishte nje precedent.
    Shtetet perendimore te kryesuara nga SHBA dhe Anglia jane pro nje zgjidhje te favorshme per ceshtjen e Kosoves.
    Kush mbetet kunder njohjes se pavaresise se Kosoves?
    Blloku historik antishqiptar i kryesuar nga Rusia dhe politika e saj e ushqyer dhe e frymezuar nga idete pansllaviste.
    Rusia dhe vendet e saj satelite me frymezime mesjetare fetare, bejne sot propaganden me te eger kunder shqiptarevedhe ne kete mision ata nuk pertojne te perfshijne dhe "udheheqesitt" shpirterore, duke perhapur tezat se "po krijohet nje shtet islamik ne Ballkan" etj.
    Propaganda ruso-serbe po i perdor te gjitha mjetet per te penguar pavaresine dhe ne duhet te perdorim te gjitha mjetet per t'a realizuar ate.
    Eshte rasti i fundit per shqiptaret qe te realizojne aspiraten e tyre kombetare!
    Sirenat qe ushtojne si jashte ashtu dhe brenda vendit per gjoja "dhenjen e nje karakteri fetar" te problemit te Kosoves nuk jane gje tjeter vecse pershpirtjet e fundit te atyre qe nuk e kane dashur dhe nuk e duan realizimin e aspirates kombetare shqiptare.
    Pavaresi me cdo menyre!

  13. #13
    Citim Postuar m par nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Liona ata qe na etiketojne si shtet islamik (kryesisht qarqet serbo-greke) do vazhdojne ta bejne pavaresisht shoqerimit apo jo me shtetet islamike.
    Duke lene menjane vendet ne rajon, nje nga kundershtaret kunder krijimit te Bosnies ishte Henri Kissinger, duke e cilesuar si gabim krijimin e nje shteti myslyman ne Europe. C'do te thote ai dhe te tille si ai nqs Kosoves i jepet e njejta ngjyre, apo nqs krijohet nga vete ne nje pershtypje e tille?

    Henri Kissinger mund te jete i pelqyer apo i urryer, por eshte figure me influence ne politiken amerikane.

  14. #14
    Citim Postuar m par nga Lioness Lexo Postimin
    Duke lene menjane vendet ne rajon, nje nga kundershtaret kunder krijimit te Bosnies ishte Henri Kissinger, duke e cilesuar si gabim krijimin e nje shteti myslyman ne Europe. C'do te thote ai dhe te tille si ai nqs Kosoves i jepet e njejta ngjyre, apo nqs krijohet nga vete ne nje pershtypje e tille?

    Henri Kissinger mund te jete i pelqyer apo i urryer, por eshte figure me influence ne politiken amerikane.
    Bosnja ishte para 10 vjetesh, Kosova eshte tani. Them se ka ndryshuar strategjia amerikane ne kete aspekt. Jam dakort qe Kissingeri eshte figure, po sikur nuk eshte aq influencues prej vitesh ne politiken e jashtme amerikane.

  15. #15
    Citim Postuar m par nga Lioness Lexo Postimin
    Duke lene menjane vendet ne rajon, nje nga kundershtaret kunder krijimit te Bosnies ishte Henri Kissinger, duke e cilesuar si gabim krijimin e nje shteti myslyman ne Europe. C'do te thote ai dhe te tille si ai nqs Kosoves i jepet e njejta ngjyre, apo nqs krijohet nga vete ne nje pershtypje e tille?

    Henri Kissinger mund te jete i pelqyer apo i urryer, por eshte figure me influence ne politiken amerikane.
    Bosnja nuk ka asnje lloj ngjashmeri me Kosoven.
    Izetbegoviqi ra ne lojen e kurdisur nga Tuxhman dhe Milosheviq, qellimi te cileve ishte shperberja e saj dhe krijimi i Kroacise dhe Serbise se Madhe, gje qe edhe do te ndodhe ne te ardhmen.
    Perberja etnike dhe fetare e Bosnjes e bente dhe e ben te pamundur mundesine e krijimit te nje shteti "mysliman" ne Europe.
    Ne emer te spastrimeve etnike, jane shfrytezuar ndarjet fetare per te justifikuar krimet dhe genocidin e turpshem ne fundin e shekullit te 20-te.
    Sipas mendjes se disave ketu, i bie qe Mlladiq dhe Karaxhiq te shpallen heronj!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e lan
    Antarsuar
    18-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    17
    Me siguri qe shum shpejt Kosova do jete shtet i pavarur por Berisha tregoi edhe nje here qe vetem diplomat nuk eshte dhe nuk mund te behet.

  17. #17
    Veritas liberatis Vos
    Antarsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar m par nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Me beso kryemistri can't afford keshillues si ne
    Jo ti mire e ke, ai do militante qe ti thone amin per cdo gje.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    darius..

    idea qe hedh saliu..se kosova ..ka qen pjese e perandorise osmane.. e pastaj u be koloni serbe..eshte shum diplomatike dhe efektive..
    nuk ka ketu gje per tu shqetsuar..
    pra thot saliu.. ose don te thote se.. kolonializmi ka marr fund.. pra te njihet kjo koloni e fundit ne europe.. bile dhe ne bote.. si shtet i pamvarur..

    te gjitha guret do luhen per kosoven..

    shyqyr qe kemi saliun tani..




    ..
    Ndryshuar pr her t fundit nga Darius : 30-10-2007 m 18:03

  19. #19
    Citim Postuar m par nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Ok dalim qe kur ka ne mes interesa ekonomik dhe strategjike Rusise nuk i behet vone je mysliman apo i krishtere.
    Patjeter. Quhet "realpolitik"

    Oponentet kryesore te pavaresise se Kosoves kane ne thelb ceshtjen e vendosjes se "precedentit" dhe si do te perdoret ne te ardhmen ne lidhje me konflikte te tjera gjeopolitike brenda apo verdalle tyre. Besimi fetar perkates eshte pastaj nje mjet (opium sipas Marksit) per mobilizimin e masave.

    Marrim psh doktrinen e "preemption" e adoptuar per here te pare ne historine amerikane nga administrata Bush. Si pasoje e asaj doktrine, e aplikuar ne Irak, atehere Turqia sot (qarqet brenda Turqise) sipas tyre, kane te drejte te plote te nderhyjne ne Irak (ne zonen Kurde) sipas kesaj doktrine sepse po cenohen interesat kombetare nga nje organizate e cilesuar terroriste, sipas BE dhe US.
    Dje Izrael me Libanin, sot Turqia me kurdet, neser Kina me Tauanin etj.

    Pak si jashte teme ky shembull, por thjesht per te ilustruar ceshtjen e precedentit ne ligjet/arenen nderkombetare.

  20. #20
    Per Darius:

    Do te ishte mire sikur kjo teme te shikohej nga anetaret jashte dimensioneve politike PD vs PS, por thjesht nga implikimet, apo konsekuencat ne lidhje me pavaresine e Kosoves, dhe politikes se jashtme shqiptare.
    E kisha lene kete shenim si postim me vete, pikerisht per nje ose disa anetare ketu qe do shkruajne llogje apo idiotlleqe partiake pa vlere, duke anashkaluar ceshtjen ne thelb.
    Nuk jam e tipit, "temen e hapa une, dhe ligjin do e bej vete" por brenda arsyes do te doja qe komente qe konsiderohen jashte teme (nga permbajtja dhe ofendimet) te fshihen.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Shqipria, pjesmarrse n Lojrat Islamike
    Nga Vista n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 16:34
  2. Prgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 20:06
  3. Problematika e vendeve te "Botes se Trete"
    Nga Enri n forumin Problemet ndrkombtare
    Prgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:17
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari n forumin Problematika shqiptare
    Prgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •