Ne nje forum studentor nje profesor universitar ka paraqitur nje debat ku ka te bej me reklamimin e figurave politike shqiptare ne Maqedoni ne gazetat shqiptare ne Shqiperi ai me tej ka caktuar edhe ca shifra ne te holla por a jane te verteta keto ai pret pergjigje nga ata qe kan njohuri mbi kete ceshtje.
Profesori universitar Postuar nė: 08.10.2007, 11:35
Kur lideret shqiptare te Maqedonise filluan te marrin publicitet te madh ne Shqiperi me lindi dyshimi se mos valle opinioni i atjeshem eshte aq i interesuar per politikanet tane?
Deshiroja ta ve veten ne lekuren e nje shefi gazete ne Shqiperi dhe me syte e tyre te shoh se a ka interes per lexuesin te marr ne emision, interviste apo ta portretizoj nje lider te nje partir nga Maqedonia. E bera kete dhe pergjigjja me doli se nje politikan i tille NUK ESHTE INTERESANT NE MOMENTE PAQEJE PER MEDIAN TIME! Per te perforcuar kete bindje, simulova kinse une ne Maqedoni drejtoj nje media dhe sa do te ishte interesant per mua dhe lexuesit e ketushem te marr ne interviste apo emision nje lider te shqiptareve te Mailit te Zi? Aspak, nese atje shqiptaret nuk jane duke bere lufte me malazezet.
Tani, me lindi kurreshtja se nga u bene interesant lideret shqiptare te Maqedonise ne per opninionin ne Shqiperi?
Menduh Thaci kishte disa paraqitje ne media ne Shqiperi, madje ishte edhe ne emisonin prestigjioz SHQIP te Rudina Xhunges. Se nuk ishte interesant deshmon fakti se gazetarja as qe e dinte se kush eshte Thaci, cfare veprimtarie ka pas tij e cfare kredibiliteti ka te shqiptaret.
Se fundmi, kemi paraqitjen e Ali Ahmetit ne gazeten Shqip, nje interviste e paralajmeruar si teper eksluzive dhe e afishuar edhe ne faqen e pare.
Kjo kurreshtje me beri te bej nje investigim te vogel. Pasi kam miq profesore ne shqiperi (te cilet kane nje miqesi me gazetare te atjeshem) dhe mora pergjigjen:
Per nje paraqitje ne media paguan:
1. te emisioni i Rudina Xhunges SHQIP - 50 mije euro e me larte
2. interviste ne ndonje gazete (Shekulli, Shqip...) - 35 mije euro
3. Propagande nga ndonje analist si Mentor Nazarko,
Koco Danaj, Mustafa Nano... - 20 mije euro
Me thane se, disa gazetare te niveleve me te ulta, vijne "argat" ne Maqedoni dhe e bejne punen per shume pak pare. Kjo me shtangoi se vertet kam patur nje mendim te mire per gazetaret. Nese kjo eshte e vertete, gazetaret na qenkan pa fijen e etikes dhe moralit.
Kerkoj qe, nese dikush nga ju di me teper ne kete drejtim, te shkruaj, Dhashte Zoti te mos jete e vertete se do zhgenjehem nga mediat, e sidomos nga gazetaret nga Shqiperia.
Pres mendimin dhe informatat tuaja.....
Kliko Ketu per te pare Shkrimin e Profesorit
Krijoni Kontakt