Close

Rezultati i Sondazhit: Pajtoheni me vendimin e gjykates kushtetuse per heqjen e flamurit kuq e zi

Votues
30. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    0 0%
  • Jo

    30 100.00%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Si ta mbrojme flamurin kombetar

    Te fresketa jane kujtimet nga Gostivari 1997 kur policia intervenoi per te hequr flamurin shqiptar...

    Jemi ne vitin 2007, Maqedonia kandidate serioze per anetare ne Nato dhe Be, e flamuri kombetar ne kollomoq.

    Mendoj se eshte koha e duhur te hapim nje debat serioz per kete ceshtje qe eshte e rendesishme.

    Me intereson mendimi juaj poashtu do ti sjellim te gjitha shkrimet nga palet e involvuara prej te kryeytari i gjykates kushtetuese deri te partite politike dhe te politika shteterore maqedonase qe po ben pralle me flamurin shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 27-10-2007 mė 20:20 Arsyeja: gabime
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #-8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Babadimri nuk je ne rrjedha si duket. Ka disa dite qe diskutohet kjo teme ne foruminshqiptar. Nuk eshte hera e pare qe veprojsh keshtu. Sedi a don te jesh ne qender te vemendjes apo nuk din te kerkosh mbrenda FSH.

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Nese eshte keshtu si thua ti temen e mbylli te kerkoj ndjese
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  4. #-6

  5. #-5
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    kush eshte ai shqiptat qe pajtohet me ket vendim , po u pajtua ateher nuk duhet ti theras vetes si shqiptare
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    93
    Fajtor numer nje eshte udheqesi i shqiptareve ne Qeverin e RM Ai Krimineli Mendu Thaqi ... ki per interesa personale grujen dhe vajzen e jep e mo leje neve shqiptareve
    Ne E mbajm fjalen

  7. #-3
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anėtarėsuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Citim Postuar mė parė nga Labi_shkup Lexo Postimin
    Fajtor numer nje eshte udheqesi i shqiptareve ne Qeverin e RM Ai Krimineli Mendu Thaqi ... ki per interesa personale grujen dhe vajzen e jep e mo leje neve shqiptareve
    o i gjore shaum trim qenke..mos e permend gruen e Menduhit se mo dhasht zoti te marin vesht kush ije te ti shkatrojn me gjysh e stergjysh mo kesh tbojsh me ket jet mo hich..a e pat te Dejavu si tha menduhi per flamurin e RM-s hehe ky per ne eshte ventilator

  8. #-2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Si ta mbrojme flamurin?

    Me duket kemi shqiptare ne Qeveri? Pse votojme ne Zgjedhje ne? Per te bere punet vet apo per t'ia ngarkuar dikujt "me te afte" ato qe te merret ai/ato me ato pune.

    Pse marrin rroga deputetet e politikanet? Le t'i kryejne punet si duhet ose le te lirojne vendet e punes e te zevendesohen nga dikush qe vertete deshiron te punoje per te miren e votuesve qe e kane sjellur aty ku eshte.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #-1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Ndalesa e pėrdorimit zyrtar tė flamurit shqiptar: Dhe, sėrish nė qorrsokuakun e njėjt

    Shkruar nga Xhelal Neziri
    Sunday, 28 October 2007
    Pas manipulimeve matematikore ma parimin e Badinterit, mosimplementimin e decentralizimit, moszyrtarizimin e gjuhės shqipe me ligj, lėnien pas dore tė njerėzve qė pėrbėjnė njėrin nga dy segmentet e konfliktit, vendimi i Gjykatės Kushtetuese paralajmėron njė temp tjetėr drejt shndėrrimit tė Marrėveshjes sė Ohėrit nė njė letėr toaleti.

    Saherė qė kemi dėgjuar nga gjyshėrit tanė se shqiptarėve shpesh u ėshtė pėrsėritur historia, aq mė shumė i kemi ngatėruar protagonistėt me periudhat e ndryshme kohore. Tani mė na janė koklavitur nė kokė kongresi i Londrės, Traktati i Versajės, Parisit, Rambujesė, Konēilit, Ohėrit…apo edhe ndonjė tjetėr qė duhet tė ndodh nė njė tė ardhme jo tė largėt. Gjeneratat qė do tė vijnė pas mbase do t’i kenė edhe mė tė paqarta kujtimet ngase kėto ngjarje historike pėr shqiptarėt kanė njė emėrues tė pėrbashkėt – fitorja e luftės nė teren dhe humbja e saj nė tavolinė.

    Nga kjo distancė kohore, ngjarjet e ndodhura nė pjesėn e parė tė shekullit XX i mund t’i shohim me njė mendje mė tė kthjellėt, tė bėjmė rivlerėsimin e figurave, t’i detektojmė gabimet e tyre politike, tė dėnojmė naivitetin politik e intelektual tė disa protagonistėve qė i kemi kėnduar pėr heronjė dhe me ngulm dėshirojmė tė gjejmė fajtorėt qė shteti i shqiptarėve u copėzua , u bė njė tokė pėr pazar midis atyre qė dinin mė mirė tė zhvillojnė luftėn nė tavolinė. Historianėt me ndjenja folklotiste e romantike akuzojnė Evropėn pėr kėto padrejtėsi, ato mė racionalė akuzojnė pavendosshmėrinė e protagonistėve shqiptarė dhe naivitetin e tyre politik pėr tė bėrė njė strategji tė veprimit kombėtar, pėr tė elaboruar mirė atė plan dhe pėr tė krijuar miq nėpėr botė nė realizimin e tij.

    Dhe, sėrish gjendemi nė qorrsokuakun e njėjtė.

    Pasi u nėnshkrua Marrėveshja e Rambujesė dolėn nė pah defektet qė komplikojnė shkėputjen pėrfundimtare tė Kosovės nga Sėrbia, si njė pėrmbyllje logjike e procesit tė shpėrbėrjes sė ish-federatės jugosllave. Pas fillimit tė zbatimit tė Marrėveshjes sė Konēulit pėr garantimin e njė statusi tė avancuar pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, tani po shihen mangėsitė dhe disbalanci midis sakrificės pėr njė liri tė mirėfilltė individuale dhe kolektive dhe marrėveshjes qė definon tė arriturat nė atė rafsh. Nė momentin kur menduam se Marrėveshja e Ohrit ėshtė njė bazė e mirė pėr realizimin e njė barabarėsie tė plotė politike, ekonomike e kulturore midis shqiptarėve dhe maqedonasve, tani dalin nė sipėrfaqe se paskemi haruar tė definojmė si duhet statusin tonė politik, pėrdorimin e gjuhės shqipe, pėrfaqėsimin e drejtė tė shqiptarėve, mekanizmat pėr mbrojtjen nga majorizimi, decentralizimin dhe mėnyrėn e zgjedhjeve tė kryeshefave policorė dhe njė varg paqartėsishė tjera qė zbehin sakrificat e 2001-shit.

    Edhe sa luftėra nevojiten…

    Kjo nuk do tė thotė se pala tjetėr e kėtyre kontratave historike qė peshohen me jetėra njerėzish, me gjymtyrė tė invalidėve e me pasoja tė rėnda pėr shqiptarėt nuk bėn ekuivoke nė realizimin e mirėfilltė nė praktikė. Por, faji para se gjithash duhet kėrkuar tek vetė ata qė kanė marrė mbi supe realizimin e kėtyre projekteve, pėr tė cilat nuk u dha vetėm vota e shqiptarėve por edhe gjymtyrėt e tyre.

    Dhe tani, kur pas disa devalvimeve tė Marrėveshjes sė Ohrit, Gjykata Kushtetuese e ndalon pėrdorimin zyrtar tė flamurit shqiptar dhe e devalzon atė nė pėrdorim dasmash, shtrohet pyetja se deri ku mund tė shkohet nė drejtim tė copėzimit tė dokumentit qė solli paqen apo implementimin me parktikėn e minimumit tė tė drejtave qė garantohen nė atė Marrėveshje?

    Pas manipulimeve matematikore ma parimin e Badinterit, mosimplementimin e decentralizimit, moszyrtarizimin e gjuhės shqipe me ligj, lėnien pas dore tė njerėzve qė pėrbėjnė njėrin nga dy segmentet e konfliktit, vendimi i Gjykatės Kushtetuese paralajmėron njė temp tjetėr drejt shndėrrimit tė Marrėveshjes sė Ohėrit nė njė leter toaleti.

    Duke analizuar kėto akte tė papėrgjegjshme, shume e pritshme nė tė ardhmen ėshtė anulimi i Ligjit pėr riorganizim territorial, vėnia e ēelėsit pėr USHT-nė dhe minimizimin e pozitės sė shqiptarėve nė tė gjitha institucionet dhe sferat e jetės. Nė fund tė kėtij procesi, mbase edhe mė parė, sėrish do tė aktualizohet ēėshtja e njė revolucioni tjetėr tė armatosur tė shqiptarėve. Pa marrė parasysh nėse thirrja pėr kėtė revolucion do tė jetė sėrish me kėrkesa pėr tė drejta, pėr riorganizim tjetėr shtetėror apo edhe pėr ndarje. Njerėzit qė morėn pėrsipėr tė materializojnė sakrificat e shqiptarėve do tė dalin si fėmijėt gjatė lojės kukafshehės dhe do tė thonė: “Phu, phu…nuk bėn. Edhe njė herė”.

    Ēka kėrkojnė tani Jusufi dhe Pollozhani nė Gjykatė?

    Kryetarėt e komunave shqiptare dolėn me njė qėndrim unik por anarkist – nuk do tė respektojmė vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe nuk do t’i heqin flamujt kombėtar para ndėrtesave tė komunave. Megjithatė, vendimet e kėsaj gjykata janė obligative pėr pushtetin ekzekutiv dhe i njėjti, nė bazė tė Kushtetutės, nevojitet t’i implementojė ato akte. Me kėtė shqiptarėt sėrish kthehen nė vitin 1997, kur policia hoqi flamujt nė komunat shqiptare, vrau e plagosi demostrues dhe e arrestoi prefektin e atėhershėm tė Gostivarit, Rufi Osmani. Historia po pėrsėritet si njė reprizim shfaqeje nga shkaku i “haresės” sė politikanėve tanė qė nė Marrėveshjen e Ohrit nuk vendosėn grafėn me tė cilėn parimi i Badenterit do tė vlejė nė sjelljen e akteve nė tė gjitha tri pushtetet – ekzekutiv, ligjvėnės dhe gjyqėsor.

    Pėrveē kėsaj, procesi i vlerėsimit tė kushtetutshmėrisė sė Ligjit pėr pėrdorimin e simboleve i gjeti nė gjum edhe dy anėtarėt shqiptarė – Mahumut Jusufin dhe Bajram Pollozhanin. Ata duhej tė ishin mė agjil qė nė start, tė ndryshonin rregulloren e punės dhe tė siguronin qė pėr ēėshtje tė nxehta siē ėshtė pėrdorimi i flamurit, tė vendost me koncenzus etnik. Edhe nėse njė praksė e tillė ka qenė nė kuadėr tė gjykatėsve kushtetues, fakt ėshtė se nga tani e tutje nuk do tė jetė mė.

    Andaj, nė kėtė situatė, kur kėto anėtarė shqiptarė tė Gjykatės shndėrrohen vetėm nė figura pėr tė pasqyruar para ndėrkombėtarėve multietnicitetin e Maqedonisė, qėndrimi i mėtejshėm i tyre nė kėto pozita do tė kuptohet si joshje pas mėditjeve, pagave, impulsive tė celularėve dhe veturave zyrtare. Qė nga momenti kur ky akt i abrogimit tė pėrdorimit zyrtar tė flamurit shqiptar do tė hyjė nė fuqi, qėndrimi i Mahmutit dhe Pollozhanit nė kėto funksione do tė duket tepėr e pakuptimtė
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Pse e cenzuronte MTV2 Menduh Thacin, besoj e keni pa si e kpuste duke fol, dhe ky e fajsonte Ibrahim Rugoven se ska shku te varri i Adem Jashari, ky qe UCK-ne e therriste organizat kriminele, dhe qe deshmort i therret viktima, tha edhe disa gjera jo te verteta por sme kujtohet tash, me plotsoni kush e din sakt...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •