Close

Rezultati i Sondazhit: Pajtoheni me vendimin e gjykates kushtetuse per heqjen e flamurit kuq e zi

Votues
30. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    0 0%
  • Jo

    30 100.00%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Citim Postuar mė parė nga Cimo Lexo Postimin
    Babadimri nuk je ne rrjedha si duket. Ka disa dite qe diskutohet kjo teme ne foruminshqiptar. Nuk eshte hera e pare qe veprojsh keshtu. Sedi a don te jesh ne qender te vemendjes apo nuk din te kerkosh mbrenda FSH.




    Como si ta mbrojm Flamurin eshte pyetja apo tema, cfar formash duhet perdorur.

    Propozime konkrete duhen,

    Ja sot gazeta Koha me Arben Ratkocerin gati kishte dhene ca ide, me siguri e keni lexuar.


    Agje nuk eshte e rastit ne kete bote prandaj jemi rrober.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    JEP DOREHEQJE TE PAREVOKUSHME MAHMUT JUSUFI

    Poashtu jep doreheqje edhe antari tjeter shqiptar Bajram Pollozhani
    Shkup, 30 tetor (MIA) - Kryetari i Gjykatės kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė Mahmut Jusufi, sot dha dorėheqje tė parevokueshme nga funksioni njeriu i parė i Gjykatės dhe nga vendi gjykatės kushtetues.

    Nė deklaratėn me shkrim tė paraqitur nė MIA, Jusufi qartėson se me vendimin e marrė nga Gjykata kushtetuese, me tė cilėn me shumicė votash janė hequr pjesė tė neneve tė Ligjit pėr pėrdorimin e flamujve tė bashkėsive nė Republikėn e Maqedonisė, ka ardhur nė shprehje majorizimi, pėr ēka si gjykatės dhe kryetar i Gjykatės, ka votuar kundėr vendimit.

    "Me rastin e vendimit tė marrė nga ana e Gjykatės kushtetuese nga lėnda U.nr. 133/2005 nga seanca e Gjykatės sė mbajtur mė datėn 24 tė kėtij muaji, me tė cilin me shumicė votash janė hequr pjesė tė neneve tė Ligjit pėr pėrdorimin e flamujve tė bashkėsive nė Republikėn e Maqedonisė, e pėr shkak tė rrethanave se duke debatuar rreth lėndės, argumentet e gjykatėsve tė zgjedhur nė pajtim me amendamentin 15 tė Kushtetuės me shumicė tė dyfishtė - Parimi i Badinterit nuk janė marrė parasysh, ndėrsa ligji i lėndės ėshtė marrė sipas Parimit tė Badinterit dhe erdhi nė shprehje majorizimi, unė si gjykatės dhe kryetar votova kundėr dhe nuk pajtohem me pėrmbajtjen e dhėnė aty", thekson Jusufi.

    Vendimin, siē theksoi, nuk e pranon dhe mendon se ėshtė politik.

    "Si kryetar i Gjykatės kushtetuese tė Republikės tė Maqedonisė, duke mos dashur qė emri im, mbiemri dhe nėnshkrimi si kryetar i Gjykatės tė qėndrojė nė njė vendim tė tillė, tė njejtėn nuk do ta nėnshkruaj dhe deklaroj se nė pajtim me nenin 111 paragrafi 4 nga Kushtetuta e Republikės tė Maqedonisė, po jap dorėheqje tė parevokueshme nga funskioni kryetar i Gjykatės kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė dhe nga funksioni gjykatės i Gjykatės kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė", thekson nė deklaratėn Mahmut Jusufi.

    Dorėheqje nga funksioni gjykatės nė Gjykatėn Kushtetutese tė RM-sė dha edhe Bajram Pollozhani.

    "Pėrmes kėsaj dorėheqje, si akt moral, si bartės i funksionit pėrgjegjės, gjykatės i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė, dėshiroj qė nė kėtė mėnyrė, personalisht tė kontribuoj nė thellimin e ndėrgjegjes te bartėsit e funksionit gjykatės kushtetues nė Republikėn e Maqedonisė nė kryerjen e vlerėsimit kushtetues-juridik dhe marrjen e vendimeve lidhur me kushtetueshmėrinė e ligjeve dhe kushtetueshmėrinė e ligjshmėrisė tė rregullave tė tjera juridike, si dhe nė kryerjen e funksioneve tė tjera kushtetuese-juridike", thotė Pollozhani nė deklaratėn me shkrim tė paraqitur nė MIA.

    Shkak pėr dorėheqjen ėshtė vendimi i Gjykatės Kushtetuese, me tė cilin shfuqizohen dispozita tė veēanta nga Ligji pėr pėrdorimin e flamujve tė bashkėsive, i marrė, siē theksohet, me shumicė votash tė gjykatėsve, tė gjithė me pėrkatėsi etnike maqedonase, duke mbivotuar tre kolegė gjykatės, pjesėtarė tė bashkėsive etnike nė Maqedoni.

    "Duke votuar kundėr kėtij vendimi, gjithsesi e veēova mendimin tim dhe e arsyetova edhe me shkrim. Me dorėheqjen gjithashtu shpreh edhe protestėn time lidhur me mėnyrėn e marrjes sė vendimit tė mėsipėrm tė Gjykatės Kushtetuese. Konsideroj se mendimi i veēantė ėshtė gjithsesi, i pamjaftueshėm pėr njė nxitje mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė dhe ndėrgjegjes pėr marrjen e vendimeve kushtetuese-juridike (nga njė trup gjykues me pėrbėrje ndėretnike), kur vendosin pėr ligje dhe pėr rregulla tė tjera shumė tė ndjeshme me natyrė si vendimi i pėrmendur, prandaj vendos pėr aktin dorėheqje tė parevokueshme nga funksioni gjykatės i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė, duke iu pėrkushtuar edhe mė tej punės si profesor nė Universitetin e EJL-sė nė Tetovė, prej nga edhe erdha nė Gjykatėn Kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė," tha Bajram Pollozhani.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga babadimri Lexo Postimin
    Te fresketa jane kujtimet nga Gostivari 1997 kur policia intervenoi per te hequr flamurin shqiptar...

    Jemi ne vitin 2007, Maqedonia kandidate serioze per anetare ne Nato dhe Be, e flamuri kombetar ne kollomoq.

    Mendoj se eshte koha e duhur te hapim nje debat serioz per kete ceshtje qe eshte e rendesishme.

    Me intereson mendimi juaj poashtu do ti sjellim te gjitha shkrimet nga palet e involvuara prej te kryeytari i gjykates kushtetuese deri te partite politike dhe te politika shteterore maqedonase qe po ben pralle me flamurin shqiptar.
    Eh babadimri, sa na kushetoi kjo marveshjeak,gjak, masakra dhimbje trishtim dhune torture psiqike largim. Po kjo ishte marreveshje per ndryshimin e ligjeve (edhe pse maqedonasit nuk kan qen te obliguar ti votojne ato ligje), e jo per ndryshimin e kushtetutes, qe shqiptaret te jen shtet-formues,,,shqiptaret mbeten pakice te nje shtetit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    marreveshja e ohrit dikujtit i ka konvenuar, si disa shqiptare ashtu edhe sllaveve...!!!
    Sot perseri me ligjin e kushtetutes:shqiptaret me pakice 20%(perqind), kush na e ka fain; Te gjith partite politike shqiptare,qe sot nuk duan te levizin nga vendi i bute, per deri sa ata mbrojne krahun e te tjereve ,populli e gjen rugen e vet,per te mbrojte FLAMURIN si e ka mbrojte
    gjithmone
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Te pakten sondazhi nuk ka qene i nevojshem , pse mendoni se ka ndonje shqiptare ketu qe do votoje per "PO" sa kom qesh.


    PS: Flamurin e kan pare diku ne ender qe te na ndalojne neve , f.u.c.k FYROM , Ilirida is living here.
    Sui generis

  5. #15
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    BETEJA E FLAMURIT

    Fatmir Sulejmani

    Ėshtė kjo parrulla e ditės, histeria e fundit, mllefi i papėrmbajtur maqedonas qė pėrplaset sallamdishėm mbi kurrizin e shqiptarėve – tė vetmit komb qė me zemėrgjerėsi tė idiotshme i pranon kojshitė, mu si u shtanget atyre: si gjuhė, si fe, si komb, si shtet…
    Vakia e Zotit! Gjithė ky nam pluhuri e mjegullnaje e ngritur kundėr pėrdorimit tė Flamurit shqiptar qė ėshtė valėvitur kėtyre hapėsirave qė nga koha e Skėnderbeut e qė fundja ėshtė njė e drejtė e trashėguar edhe nga ish sistemi totalitar qė, ashiqare, po i bėn shkėpurdhjet e mbrame pikėrisht nė Maqedoni. Kush u ka faj maqedonasve pėr vonesat historike, pėr papėrjetueshmėrinė me vetveten, pėr katandisjen e pėrjetshme n’qullnajat e identiteteve? Ne nuk kemi marrė pjesė nė zhvatjen e hises sė tyre. Pėrkundrazi: na kanė mjelė si lopė t’xhalla t’Perėndisė dhe mbi kurriz tonin kanė ndėrsyer cunamėt e albanofobisė, kanė shėruar komplekset e ulėta dhe vesveset patologjike, sepse dashamirėsinė tonė e kanė llogaritur njė dajm si cen, si sakatllėk tė lindur, si dobėsi qė u jep kurajė t’na i fusin tė dy kėmbėt nė njė ēizme tė vetme, si n’epokėn e shokut Tito.
    Si tė kuptohet ndryshe propaganda e paskrupull mediale, konferencat e panumėrta tė shtypit, debatet e stilit: n’arė e n’livadh lidhur me simbolin kombėtar tė shqiptarėve? Prej nga gjithė kjo urrejtje e elitės akademike e kulturore maqedonase qė nė lėkurėn e vet po pėrjeton turpėrime tė ditėpėrditshme qė lidhen me gjuhėn, kombin, fenė, shtetin, simbolet shtetėrore? Pėrse nuk kanalizohet urrejtja drejt mohuesve tradicionalė tė tyre – grekėve, serbėve, bullgarėve…? Mos ėshtė nė pyetje kompensimi i fyerjeve me derdhje tė pakontrolluara mllefesh ndaj atyre qė aktualisht konceptohen pėr mė tė dobėt e mė budallenj? Nė qoftė kėshtu, nuk e di a e meriton kush kozmopolitizmin naiv shqiptar, tė manifestuar pa taktin dhe kodet e kuptueshme tė Ballkanit?
    Po shtohen legenėt qė trumbetojnė se nė njė shtet sovran nuk mund tė pėrdoret flamuri i njė shteti tjetėr, po nuk bėzan njeri pėr eshtrat shqiptare tė mbetura fushėbetejave tė Sremit dhe kuvėrive tė tivareve e namenishaneve; nuk flet kush pėr ėndėrrat e mbytura nė gjak pėr njė tė ardhme plotėsisht tė lirė midis etnive tė lira tė botės; nuk tregon njeri me cilin flamur luftuan njėsitet shqiptare tė kėtyre anėve gjatė luftės antifashiste; nuk shpalos kush plagėt e sėpatave tė rėna mespėrmes mishit, ashtit e shpirtit tonė. Nėse ėshtė e vėrtetė se jemi komb i ndarė nga padrejtėsitė historike, kjo duhet thėnė zėshėm, sa s’ka metaforfozuar nė tabu temė, nė muhabet ēajtoresh e salephanesh ku shumica nesh tjerrin leshin e grave tė huaja dhe drejtojnė fijet e ngatėrruara aziatike. Pėrcaktimi ynė pėr ndėrtimin e shtetit tė dy etnive tė barabarta nuk parakupton teleisjen e faqeve tė historisė, aq mė pak tė drejtėn e maqedonasve pėr kastrabythjen e simboleve tona, sepse idetė e ēatrafilta tė sahroshėve mund t’na kthejnė vetėm atje ku ishim dje. Le t’mos kujtojė kush se marifetet e mundshme me flamurin do t’i parandalojnė kastrimet e tjera ndaj shqiptarėve. Do ēilet pastaj midja donkishoteske e kojshisė dhe do tentojė ta betonojė dosjen tonė me njė integrim total, pas tė cilit shqiptarėt do heqin dorė nga gjuha, kultura dhe raca e tyre dhe do i drejtohen njėri-tjetrit me: zdravo-zhivo. Natyrisht, kjo nuk do tė ndodhė kurrė, sepse kalkulimet e mundshme me flamurin janė nė pronėsi tė popullit. E nėse, megjithatė, ndodh katandisja, duhet rrokur qemanet pėr t’ia marrė grigjas elegjisė sė Bertolt Brehtit kushtuar pėrsėritjes sė pėrsėritur pėrsėri:

    Dhe viēat pas daulles
    e hedhin ēapin,
    lėkurėn pėr daullen
    vetė e japin…
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    ok

    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Te pakten sondazhi nuk ka qene i nevojshem , pse mendoni se ka ndonje shqiptare ketu qe do votoje per "PO" sa kom qesh.


    PS: Flamurin e kan pare diku ne ender qe te na ndalojne neve , f.u.c.k FYROM , Ilirida is living here.
    Pyetja eshe e logjikshme e prkrahni apo jo vendimin e Gjykates kushtetuese.
    Mendoj se doreheqja e krytarit te gjykates Mahmut Jusufi dhe Bajram Pollozhani eshte nje gjest shume simbolik dhe qe beri jehone te madhe. Dmth tash kemi nje krize shume serioze institucionale dhe Maqedonia po fillon rrugen e veshtire para se rte hyje ne Nato dhe Be ti zgjedh problemet e shtepise.
    E probleme ka shume dhe maqedonet duhet te fillojne ta kuptojne se keshtu nuk shkon ma jane kalu vijat e kuqe te frontit politik.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2004
    Vendndodhja
    zvicėrr
    Postime
    25
    Megjithėse vendimi i Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė shpalos mosgatishmėrinė e maqedonasve pėr tu njohur tė drejtėn e shtetformėsisė dhe shpreh qartė politkėn antishqiptare, ajo ka njė tė mirė. Ky vendim duhet t`u shėrbej shqiptarėve, mendoj politikanėve si nė pozitė ashtu dhe nė opozitė, pėr (ri)formulim tė strategjisė politike dhe mbi tė gjitha mesazhi qė jep ky vendim drejt tyre ėshtė: O shqipėtarė, BASHKOHUNI, krijoni njė platformė tė veprimit politik afatgjatė, skomunikoni bashkarisht kuislingėt. Po tė mos ishte ky vendim i kėsaj gjykate, nuk do teØndodhte asgjė, politikanėve nuk do tu ndihej zėri, por jo, mos u brengosni, sepse as tash jo qė po u ndihet zėri: pdsh-istat kėrkojnė dorėheqje nga integristėt, dhe anasjelltas...kėtu nuk kemi tė bėjmė me kundėrsulm tė fuqishėm kombėtar, sepse na e mohuan njė gjė kombėtare, jo partiake.
    A te duhen luftetarė?
    Dhe arratinė armiku te marrė?
    A do botės ti vesh zjarrė?
    Merr nja dhjetė kosovarė.
    NOLI

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •