Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Serbija po kèrcenon pèr ripushtimin e kosovès!

    SERBIA PO KËRCËNON PËR RIPUSHTIM TË PLOTË TË KOSOVËS!

    - Kështu, shkruante këto ditë shtypi perëndimor, konkretisht gazeta, “Dolomiten” - para disa ditësh ka shkruar në një gazetë një analist anonim, i cili ka thënë se:” Serbia ka menduar të marshojë me trupat ushtarake për në Kosovë, ushtria është e mundur që veriun ta pushtojë „për disa orë“ dhe ta merr nën kontroll, kurse tërë Kosovën „brenda dy ditësh".


    Shkruan: Fadil SHYTI

    Për lexuesit shqiptarë dhe të huaj “anonimati” dhe “anonimatët” shihen qartë: ata, janë udhëheqësit serbë, të cilët pothuaj ditë e natë herë vajtojnë për humbjen e 15% të territorit “serb” pra, për Kosovën shqiptare; shkretanët harrojnë si qenka e mundur kur ky territor “i tyre” i banuar prej shekujsh me 98% me shqiptarë, qenka “djepi i serbëve”, qenka “zemra e Serbisë” e të tjera gjepura të kota që s´i hanë as bota shtazore!…

    Për t´i realizuar ëndrrat fashiste Serbia etiketon forcat çlirimtare si elementë terroristë, konkretisht pandërprerë etiketon AKSH-në, siç e etiketonte dikur UÇK-në. Mjerueshëm këtij ulërimi të saj prej ujkonje, po i bashkohen edhe disa qyqarë e qyqare dritëshkurtër/a, që sot nuk shohin as dëgjojnë përtej hundës si po vringëllojnë armët “e heshtura”! Prandaj, Serbia herë hapur e herë maskuar kërcënon!!!

    Kërcënon, sepse nga disfatat e turpshme që i mori në Kosovë, sa herë i hapën krahët shqiponjat partizane nga goditjet i kanë rënë dhëmbët, nga pleqëria historike disfatiste që nga Gazimestani e deri në Drenicën legjendare. Mbase, për këtë askush nuk ia sheh për të madhe, sepse letargjia harrestare për sëmurjen pleqërishte , është krejt e natyrshme.
    Për më tepër nga gjëmat dhe rënkimet e saj, përveç qyqarëve dhe qyqareve, askujt tjetër si shkon ndërmend të shqetësohet as të frikësohet!

    Ikën kohët e errëta të durim-turpit të pasditeve 90-ta, kur “orakulli” pacifist I. Rugova, e alarmonte rrejshëm popullin e vet dhe botën se: “Serbia, mundet me na shkelë për 2 ditë, nuk do të ketë luftë por vetëm masakra” e të tjera gjepura, të cilat tani po i nxjerrin nga sirtarët e tyre të dhënë kot ato “sihariqe” paralajmëruese kombit shqiptar dhe për ta kërcënuar botën se “nëse i njihet pavarësia Kosovës, do të kallet Kosova”, kjo i ngjanë asaj përrallës së dhelprës, së cilës iu kish djegur bishti, pastaj thërriste : “o ku jeni ore se u kallë bota”!!! Po, për këtë “çmenduri” zjarrmie, bota qeshte me të…
    Është në të mirën e Serbisë që të ulë kokën dhe të kërkojë falje për ato përpjekje të marrëzishme dhe të neveritshme që i ka bërë deri dje për ta mbajtur të kolonizuar Kosovën, kjo do t´i shërbente ta ruante më tej lëkurën e vet, se tani ka mundësi reale t´i shitet shumë lirë në pazaret e botës.



    E kaluara jonë e stuhishme dhe e lavdishme dëshmoi se: “Kosova me vise të tjera shqiptare, kurrë nuk mund të shkelen për dy ditë, as për dy vjet” - sepse lufta jonë titanike me Flamurin Kuqezi në ballë, me forma të ndryshme, por kurrë e ndërprerë po bëhet hiq më pak se qysh nga koha kur ky komb e njohu hijen e zezë të falangave të huaja që nga koha Iliriane e deri sot; dhe kjo ka për të ngjarë deri në FITOREN përfundimtare të RIBASHKIMIT territorial të kombit shqiptar. Për këtë do të bindet jo vetëm Serbia, por edhe të gjitha ato shtete simotrat e saj, okupatoret kobzeza të trojeve etnike shqiptare. Do të binden për këtë edhe alarmuesit famëkëqij se kohët e tyre perënduan bashkë me turpet e tyre…

    Tani, para se ta përfundoj këtë shkrim-reagim; dua t´i drejtohem vendosmërisht, dhe t´jua përkujtojë ministrit të mbrojtjes së Serbisë, Dragan Sutanovac dhe hiqërve të tjerë se: ne e dimë fort mirë, aspak nuk ushqejmë iluzione se KFOR-i, lufton kundër jush, sepse ushtarët e tij janë rrogëtarë (mercenarë), por mos harroni se tani e tutje do të përballeni me djemtë trima dhe me vashat heroike syshqiponja të AKSH-së, që ditë e natë e ruajnë kufirin e Nënës Shqipëri.

    Sepse, siç ka paralajmëruar me kohë zëdhënësi i FBKSH-së, Gafurr Adili: “Serbia, shumë shpejt do ta humbas Kosovën Lindore, Sanxhakun dhe Toplicën, në të ardhmeni Serbia do ta kremtojë humbjen e dytë, ashtu siç e kremton humbjen në Gazimestan, Serbia Etnike do të jetë vetëm pashallëku i Beogradit, kurse Shqipëria Etnike do të jetë një shtet siç ishte dikur, me 94 mijë km2.“

    Kujdes, shovinistë serbomëdhenj! Mos luani me zjarrin, se do të digjeni në të! Kështu ju paralajmëronte në vitin 1982, i madhi, Enver Hoxha, si duket ju ende s´keni mbledhur mend; prandaj ky paralajmërim ju shkon edhe tani për mrekulli.

    Suedi, 24 Tetor 2007
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Kur ka reshtur ndonjehere Serbia se kercenuari kombin shqiptar?

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Serbët nuk po pranojnë asnjë zgjidhje të shekulli XXI, këtë koncept kozmopolit të palës shqiptare, ata po betonojnë gjithnjë e më shumë autonominë, derisa të arrijnë maksimumin e mundshëm nga këto bisedime, ku do të kap shkuja nga të gjitha anët, pavarësi me "promajë". Fatmirësisht kështu nuk mendon "Vetëvendosja", e cila e sheh vetëm një zgjidhje, sovranitetin e popullit (qytetarëve) dhe vetëvendosjen e popullit (qytetarëve). Për të dy opcione duhet të vendosin qytetarët me referendum, kjo do të ishte njëra nga zgjidhjet, edhe pse mbetet vetëm një shprehje e dëshirës në formë të shkruar, derisa zgjedhjet po shihet se sa janë të ethshëme dhe me sa epsh u qasen kandidatët, të cilët as që e dijnë për çka po garojnë, vetëm emrin le ta ket pushtet.

    Kosova me flamur (nuk dihet ende çfarë do të jetë i çepur, nuk dihet as larmania shumëngjyrëshe) me hymn ( tash për tash nuk ka ndonjë ide, përveq "Kushtrimit", që e pat lansuar i ndjeri Dr. Rugova) dhe kushtetutën (do të hartohet pas statusit, mirë po...qytetarët janë deklaruar për pavarësi, pse të pritet atëherë, apo ka dyshime, ende!) dhe themi ja kjo është pavarësia, kështu shprehen përkrahësit e devotshëm të dokumentit Aahtiari, të dokumentit 14 pikësh të trojkës ndërkombëtare, të Traktatit të Miqësisë me Serbinë, do të presim deri më 10 dhjetor edhe shumë sihariqe të reja, por jo ato për të cilat paguhen deputetët dhe pë të cilat kanë marrë votën në zgjedhjet e kaluara. Askush nuk konteston faktin se Kosova do të ndahet ligjërisht nga Serbia, nuk kontestohet asnjë nga faktet që janë të depozituara në dokumentin e Ahtisarit, por është shumë e pakuptueshme që mos të dëgjohen zërat tjerë që mendojnë ndryshe dhe ata të konsiderohen si "anmiqë të brendshëm", dhe mu tash të mbahet i ngujuar lideri i "Vetëvendosjes", Albin Kurti, dhe fundja pse mos të debatohet edhe në këtë fushatë për referendumin, dhe për vetëvendosjen, ato duhet të jenë tema të hapura të debatit me kandidatë, apo jo? Duhet të shprehen haptas kandidatët e ardhshëm të parlamentit për këto tema të nxehta, nuk duhet të lejohet edhe më që shoqëria kosovare të jetë "hermetikisht" e mbyllur, ngase secili ka të drejtë të mendojë dhe të shprehë mendimin, pra duhet t'u jepet hapësië mediale edhe atyre që janë kundër zgjedhjeve, të dëgjohen argumentet e tyre. Pse shprehet një nervozë e pamatur te ata që shohin bardhë-zi, dhe ua imponojnë mendimin të tjerëve. Nuk di me çfarë kandari masin njerëzit mendimet, dhe sigurisht më me dëshirë ua vën debatuesve shenjat dalluese "na dhe ata" (secila parti që garon veç e veç). Një kohë debatuesit ndaheshin në "majtist" e "djathtist, por edhe të "qendrës"". Retorika ndryshoi shpejt, menjëherë pas kuvendit të VI të LDK-së, u hoçën maskat, dhe reflektori ndriçonte fytyrat e njerëzve, nuk mund të fshiheshin më pas paravanit që hapej dhe mbyllej me takt. Dhe atëherë ndodhi që demokratët sulmuan njëri tjetrin, e paspjegueshme, ata që hiqeshin si të matur ndërruan, nga brendia e tyre shpërtheu mllefi shtazarak kundër kolegëve të deridjeshëm, dhe çka i shtyri pëllumbat e bardhë të paqes të krokasin si korbat e zi të fatkeqësisë, nuk ngjan që pëllumbi të konvertohet në korb, ndoshta pranohet ky konstatim, apo jo?. Asnjëri atëherë nuk parapëlqente teatrin që u shndërrua në arenë gladiatorësh. Debatuesit do të thonë e kaluar dhe nuk është koha e debateve të tilla se ato janë stereotipe, kemi punë më të mençura, duhet të atakohen skeptikët e kaq shumë dokumenteve, dhe pyetja "jeni me ne apo me ata" pengon debatin, dhe ndonjë fjalë e thënë e argumentuar kundër dokumentit të Ahtisarit, më heret, ua ngriste temperaturën debatueseve, duke pretenduar t'i shohin ata se si dridhen nga ethet "demokratike". Tash që po e "shartojnë" edhe dokumentin Aahtisari, nuk lodhemi aq shumë, ngase në axhendë janë imponuar e lansuar zgjedhjet si prioritet. Por edhe tash bile shumë më fuqishëm duhet të deklarohen kandidatët e ardhshëm për këto rrjedha, jo për ndërtesa të bukura. Shpejt po harrohet se sa domethënëse do të jenë këto zgjedhje varen nga "rrobaqepësitë" e hartës së Kosovës, Grupi i Unitetit, Trojka e Serbia. Nuk harrohet aq shpejt vrapimi aq i zhurmshëm i përkrahësve të dokumentit "profetik" që nuk kishte të meta, dhe çdo pikë dhe presje ishte atraktive dhe shumë domethënëse, ngaqë kompromisi ndaj kërkesave serbe ishte pavarësia, e cila tash fare pak përmendet. Nëse u përmbahen fjalëve që kanë thënë më heret, se nuk do të ketë kompromis me Serbinë, nuk do të ketë bisedime et., etj., ne u besonim fjalëve të tyre, por ata demantuan veten, por fjalët kanë mbetur të shënuara, ato nuk avullohen, edhepse për momentin mund të harrohen. Mirë ne që nuk kuptojmë ç'është marrëveshja dhe ç'është kushtetuta, mund të konsultojmë literaturën, dhe do të kuptojmë se akti më i lartë juridik i shtetit është kushtetuta. Pajtohemi apo jo, sigurisht që po. Dhe shteti pa flamur nuk bënë, mirë.., por Kosova kishte kushtetutë kur ishte krahinë e ish federalizmit jugosllav, kishte edhe flamurin që valonte në ndërtesat shtetërore pas vitit 74, valonte flamuri shqiptar me yll, të njëjtin e kishte shteti zyrtar i Republikës së Shqipërisë, dhe në atë kohë ishte hymni "hej slloveni" që e dëgjonim në spektaklet sportive ndërkombëtare, të cilin asnjëherë nuk e kënduan shqiptarët, shqip. Dmth Kosova kishte flamurin shqiptar dhe flamuj të tjerë, kishte edhe kushtetutën, por nuk ishte republikë. Dhe cili ishte ataku i parë i Serbisë, ishte kushtetuta, dmth., ndryshimi i amandamenteve kushtetuese, dhe shumë aktivistë të deridjeshëm që mbronin tezën se amandamentet duhet të ndryshohen, mbajnë edhe sot pozita, por edhe shumë nga ata janë edhe në listat e kandidatëve për deputet e njerëzitë që u rrahën, u burgosën e u vranë..!. Dhe të gjithë ata që kuptuan se ndryshimi i amandamenteve ishte rikolonizim i Kosovës, u përbuzën. Sot kur kujtesa dhe skepticizmi na mbajnë në ethe, na rikujton programin jugosllav të rikthimit të serbëve dhe malazezëve në Kosovë-tash vetëm serbëve. Nuk janë këto kohë të largëta dhe mbamendja nuk trathëton, mundeni të riktheheni dhe të kërkoni në komjuterët tuaj ngjarje nga ajo kohë. Dhe nuk është ndonjë ndryshim i theksuar i programit të atëhershëm të këthimit të serbëve në Kosovë me të sotmin. Nuk e konteston askush detyrën e pushtetarëve që t'i kthejnë qytetarët në pronat e tyre, por kush do e bëjë këtë? Nuk mundet qeveria e Kosovës assesi, ngase ajo nuk ka kapacitete të mjaftueshme, por as autoritet. Do ta bëjnë këtë kryetarët e enklavave serbe - tash komuna me autorizime të veçanta. Si do të vehet bashkëpunimi në mes të komunave dhe pushtetit qendror, dhe cili flamur do të valoj në ato komuna? Nuk ka mëdyshje se Kosova po ndahet në dy entitete, dhe enklavat serbe po marrin primesat e autonomisë së zgjëruar. Kosova nuk ka fe zyrtare, po..., kisha serbe që ka fituar atribute të pushttit, të drejtën e qevrisjes dhe financimit me pronën, e shkëputur nga Kosova institucionalisht, pa kurrëfarë lidhjesh institucionale. Shumë shpejt është harruar historia, le të konsultohet pak literatura dhe do të kuptohet se shtetin serb e ka ngritë kisha serbe, nga aty edhe buron shtetësia serbe. Duhet të kuptojnë edhe këta kandidatë që garojnë për poste, por edhe kujdestarët e pavarësisë që nuk ka emër, se shteti ka formë dhe forma zyrtarizon shtetin. Mirë pra nëse realizhet pavarësia që i mungon vetëm emri (dokumenti 14 pikësh i trojkës, i pranuar nga pala shqiptare), çka do të shënohet në tekstin e preambulës (pjesës hyrëse) të Kushtetutës, dhe kush do të jetë në përbërjen e shtetit-që veç emrin nuk e ka shtet, se atributet po, qytetarët e Kosovës dhe serbët, pra kosovarët dhe serbët, pasiqë dal nga dal nga bisedimet po akceptohet si pjesë e marrëveshjes por edhe po precizohet saktësisht kombi shtetëformues serb, jo vetëm duke duke zyrtarizuar gjuhën. Serbët nuk po pranojnë asnjë zgjidhje të shekulli XXI, këtë koncept kozmopolit, ata po betonojnë gjithnjë e më shumë autonominë, derisa të arrijnë maksimumin e mundshëm nga këto bisedime, ku do të kap shkuja nga të gjitha anët, pavarësi me "promajë". Fatmirësisht kështu nuk mendon "Vetëvendosja", e cila e sheh vetëm një zgjidhje, sovranitetin e popullit (qytetarëve) dhe vetëvendosjen e popullit (qytetarëve). Për të dy opcione duhet të vendosin qytetarët me referendum, kjo do të ishte njëra nga zgjidhjet, edhe pse mbetet vetëm një shprehje e dëshirës në formë të shkruar, derisa zgjedhjet po shihet se sa janë të ethshëme dhe me sa epsh u qasen kandidatët, të cilët as që e dijnë për çka po garojnë, vetëm emrin le ta ket pushtet.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ikën kohët e errëta të durim-turpit të pasditeve 90-ta, kur “orakulli” pacifist I. Rugova, e alarmonte rrejshëm popullin e vet dhe botën se: “Serbia, mundet me na shkelë për 2 ditë, nuk do të ketë luftë por vetëm masakra”

    Turp dhe vetem Turpe duhet me te ardhe....e mire a nuk ndodhen keto masakra ne kosove a?...e mos te ishte natoja a metevertete serbia skish mujte me na faru krejtve per dy dite a?...mos per shkak te UQk-es a?...eu bre por turp duhet mete ardhe

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kujdes, shovinistë serbomëdhenj! Mos luani me zjarrin, se do të digjeni në të! Kështu ju paralajmëronte në vitin 1982, i madhi, Enver Hoxha, si duket ju ende s´keni mbledhur mend; prandaj ky paralajmërim ju shkon edhe tani për mrekulli.
    I "madhi" Enver Hoxha, ishte i rrjedhur nga trute, ama i bente zap kta morrcaket serb. Po nese vazhdon nje lufte e mundur ne Kore te veriut, atehere Amerika do i kete syte totalisht andej, edhe serbet do mundohen te perfitojne nga kjo gje. Sapo lexova ne Yahoo se Korea Veriut ka kercenuar me lufte berthamore USA, dhe kedo qe i del kundra.. Ndaj nese fillon nje lufte e tille, do jete goxha e madhe edhe kta morrat serb do munden te perfitojne, pra me shum se kurre populli shqiptar duhet te jete i bashkuar.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Apollyon...te lumte

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    pajtohem edhe une me Apollyon.duhet te jemi te bashkuar sepse nese rrezikohet Kosova me besoni se rrezikun edhe me te madh do ta kete Shqiperia,andaj duhet te jemi NJE jo vetem me fjal por me vepra.Nese vjen deri aty shkijet qe i kem ne Kosove po i majm peng e po i masakrojm kadal dale,nuk po i lshojm bash lehte.ne Trazira te marsit 2004 per 2 dit kem rrafshu shpija te shkijev e kem kall,ksaj here kem me i zhduk krejt.lene tash rugoven hashimin etj etj kapnu bashkohuni se shkau nuk tvet a u kon rugova burr i mir a thaqi po t`hin sakic nder t shpis.mos u boni shum politikana,edhe mos u tutni shum prej shkijev.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 15-06-2009 më 05:42

  8. #8
    Interisti Maska e beratii
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    107
    edhe pse tema paska qen e hapur qe dy vite , rreziku nga serbia egziston gjithmon dhe shqiptaret duhet te jen gjithmon te bashkuar , dhe kjo esht arsye pse duhet te behet bashkimi i Shiperis me Kosoven .
    Edhe pse sbesoj qe Serbia do te sulmoj sepse fuqit perendimore jane me te fuqishme se Rusia dhe perkrahesit tjere te Serbis , por ne momentin e par qe do t'i ipet mundesia Serbia esht e gatshme te sulmoj .

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Formimi i ushtri së Kosoves është arsyeja kryesore pse "Vetvendosje!" , por jo vetëm ata , për të qen të mbrojtur nga armiku ynë i përhershëm.

    Qeveria e rrenes , krijon FSK-në multietnike. Kjo dp të jet një forc e cial edhe më do t`u lehtsonte armiqëve tanë të na sulmojnë e pushtojn, sepse i kan njerzit e vet edhe aty , pra në këtë "forcë" , e cila nuk besoj se do të ket kapacitet të mbroj një lagje e jo krej Kosoven.

    TË KRIJOHET SA MË PAR USHTRIA E KOSVES!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  10. #10
    Interisti Maska e beratii
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    107
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Formimi i ushtri së Kosoves është arsyeja kryesore pse "Vetvendosje!" , por jo vetëm ata , për të qen të mbrojtur nga armiku ynë i përhershëm.

    Qeveria e rrenes , krijon FSK-në multietnike. Kjo dp të jet një forc e cial edhe më do t`u lehtsonte armiqëve tanë të na sulmojnë e pushtojn, sepse i kan njerzit e vet edhe aty , pra në këtë "forcë" , e cila nuk besoj se do të ket kapacitet të mbroj një lagje e jo krej Kosoven.

    TË KRIJOHET SA MË PAR USHTRIA E KOSVES!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    po smune te ndertosh asnjeher nje ushtri te rregullt pa minoritet , mund te krijosh nje ushtri guerile siq esht Aksh-ja , po jo nje ushtri te rregullt

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Ikën kohët e errëta të durim-turpit të pasditeve 90-ta, kur “orakulli” pacifist I. Rugova, e alarmonte rrejshëm popullin e vet dhe botën se: “Serbia, mundet me na shkelë për 2 ditë, nuk do të ketë luftë por vetëm masakra”
    ...po keto fjal dalshin nga goja e coftines rugov , sepse ashtu i thonte beogradi qe te del para opinionit dhe ti friksoj shqiptaret .
    - mirpo mos harroni se shqiptaret kurr si ka friksu as sherbetori serb rugova e as serbia shtepia e rugoviqit.

  12. #12
    Interisti Maska e beratii
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    107
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    ...po keto fjal dalshin nga goja e coftines rugov , sepse ashtu i thonte beogradi qe te del para opinionit dhe ti friksoj shqiptaret .
    - mirpo mos harroni se shqiptaret kurr si ka friksu as sherbetori serb rugova e as serbia shtepia e rugoviqit.
    po nuk na ka friksuar askush dhe as do te arrij te na friksoj ,

    por po harron se ata qe kan ndihmuar Kosoven i kerkojn te gjitha keto , multietnicitet , decentralizim (qe esht gjeja me e keqe qe mund t'i ndodh Kosoves )......e shum gjera tjera

    ti po thu qe duhet ndertuar nje ushtri pa minoritet po ku ti lem ata , jan pak smund te bejn dem ata , perveq serbve qe se pranoj Fsk dhe shtetin e Kosoves , komunitet tjera jan pajtuar me kete

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ti po thu qe duhet ndertuar nje ushtri pa minoritet po ku ti lem ata , jan pak smund te bejn dem ata , perveq serbve qe se pranoj Fsk dhe shtetin e Kosoves , komunitet tjera jan pajtuar me kete
    ...jo un nuk e thash .....

    kete po e thojn disa gjumash ....se kkur ka qen koha me luftu kan ik nga vendi i vet kan vrapu mas pasuris ....tani hyn neper forume shiten patriota...keta jan shqiptar me baterija...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Detyre jona eshte t'i pergjegjemi Thirrjes se Atdheut ne moment eventual!

    Kaq!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  15. #15
    Kujdes, shovinistë serbomëdhenj! Mos luani me zjarrin, se do të digjeni në të! Kështu ju paralajmëronte në vitin 1982, i madhi, Enver Hoxha, si duket ju ende s´keni mbledhur mend...
    Ky i madhi qe permendet ketu, jo vetem qe ska zbrazur nje pushke te vetme kunder serbeve, por ka qene aleat i hapur ne kohe lufte, dhe i fshehur ne kohe paqeje.

    .....kur “orakulli” pacifist I. Rugova, e alarmonte rrejshëm popullin e vet dhe botën se: “Serbia, mundet me na shkelë për 2 ditë, nuk do të ketë luftë por vetëm masakra”
    1998-1999 vertetoi plotesisht profecine e Rugoves, njerezit u poqen te gjalle, u therren, u zhvendosen, u zhduken, egzekutuan, u percmuan.

    Eshte e vertete qe atdhetaret shqiptare bene rezistence, por gjendja ne terren ushtarakisht fliste ne favor te ushtrise serbe, dhe sot nuk do te kishte Kosove shqiptare pa nderhyrjen e Nato-s. Artikuj te tille ku i behet thirrje heroizmit, jane jorealiste dhe te demshem.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •