Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e asopaj
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    55

    Ungjilloret dhe historia!

    Roli kombetar i kishes ungjillore ne berjen e Alfabetit shqip

    Historia e panjohur e ABC-se

    Kush e lindi Kongresin e Manastirit?

    Nje nga ngjarjet me te shenuara te kultures shqiptare eshte Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit.
    Historikisht ishin ber shume perpjekje qe me ne fund te gjithe shqiptaret te perdorin nje alfabet te vetem.
    Pa e menjanuar asnje veprimtar te kesaj qeshtjeje kuptohet se meritat u takojn atyre qe e kurorezuan kete identitet kombetar: jo shkronja arabe, jo turke dhe jo greke, por shkronja shqipe (latine-evropiane). E kush ishin me meritoret?!
    Historia shqiptare nuk i permend ne nivelin e gjenezes, ideve, kreacionit dhe pergjegjesive te atyre patrioteve shqipetar qe po e benin alfabetin shqip.

    Me meritoret e Kongresit te Manastirit jane ata qe nga M. Grameno i quan "foleja kombetare". Kjo fole i kishte njerezit e saj qe ishin themelues dhe drejtues te ketyre institucioneve: Kisha Ungjillore(protestante) Korce, me 1891; Shkolla e se dieles, me 1891-ne kuader te kishes; Shkolla e Vajzave, me 1891; shkollalaike qe udhehiqej se pari nga Sevastia; Vellazeria Ungjillore e Shqiperise, me 1892-shoqeri ungjillore dhe letrare; Letera e Vllazerise, me 1892-gazete; Ylli i Mengjesit-shoqat e grave.
    Selia e ketyre organeve ishte Korca, dhe ne krye te kesaj foleje gjendej fillimisht Gjerasim Qeriazi, pastaj Gjergj Qeriazi dhe Pareshqevi Qerazi.

    Kulturen shqipetare nuk e shohe te parcializuar e aq me pak qe vlerat e saj kombetare te perfetarizohen. Me kete dua te them qe nuk esshte fjala te shihet se cfar bene disa burra e gra qe ishin te krishter ungjillor shqipetar, por qe ne kulturen tone te thekesohet se cila ka qene vlera shoqerore dhe kombetare e Kishes Ungjillore Shqipetare. Gjate kohes se Rilindjes Kombetare ishin dy qendra ungjillore shqipetare: Korca dhe Manastiri.

    Ishin pikerisht ungjilloret shqiptare qe dolen hapur ne Korce ne vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur ne Manastir prej vitit 1887. Ata guxuan te predikojne, te luten dhe te kendojn shqip. Guxuan te hapin shkolla ne shqip. Guxuan te shkruanin dhe te botonin shqip. Guxuan te hapin kishen shqipe. Keshtu u formua fryma dhe gjaku i atyre intelektualve shqiptare pėr ta bere alfabetin shqip.

    Kongresi nuk do te kishte kurre suksesin e tij pa ndihmen e klubit “Bashkimi” te Manastirit i cili u drejtua per shume kohe nga Gjergj Qeriazi si nėnkryetar. Gjergji ishte nėnkryetar i Kongresit dhe antar i Komisionit. Ai ishte perfaqesues i Shoqeris Biblike Britanike. Te tjer ungjillor qe ishin perfshir ne udhėheqjen e Alfabetit ishin Grigor Cilka, nėnkryetar i komisionit; Pareshqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit te ABC-se; Kristo Dako, pjesmarres; Violet Kenedi, vėzhguese (e vetmje Amerikane qe mori pjese ne Kongres); Fillomena Bonati, vėzhguese etj. Ishte pėrgatitur nje liste me 150 delegat pėr ne Kongres, ku mbi 35 ishin ungjillore, prandaj thuhet ne raportin zyrtar te Kongresit se moren pjese shqiptare mysliman, katolik, ortodoks dhe ungjillore.

    Kongresi ishte vendosur qe te hapte shtypshkronjen e vet dhe Gjergj Qeriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e pare shqiptare, dhe u be shume e njohur kudo nder shqiptare, por pastaj turqit e mbyllen.

    Kishat ungjillore, sidomos ato ne Evropen Perendimore kishin mision hapjen e shkollave dhe botimin e librave, dhe keto misione po realizoheshin pak a shume edhe ne Shqiper duke u hapur fillimisht dy shkolla ne Korce, pastaj berja e ABC-ese shqipe, dhe se fundi filloj punen shtypshkronja. Keshtu “Foleja Kombetare” historikisht lindi (celi) Kongresin e Alfabetit.

    Pėr kontributin e madh kombėtar qe kishte dhene “Foleja Kombetare”, me rastin e 40-vjetorit te veprimtarise, me 2 korrik 1931, ne Kamez (periferi e Tiranes), Mbreti Zog si dhe Nena Mbretereshe e dekoruan me cmim te larte. Kjo fole kombetare gjate kėsaj kohe zyrtarisht quhej “Instituti Qeriazi” (Instituti Kyrias).

    asopaj

    By: Jete Studentore-Dr Femi Cakolli
    "Burri nuk matet nga xhepat" I.Stavro

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Vertet eshte nje dokument mjaft i rendesishem, qe fatkeqesisht historianet shqiptare, nuk dine te mbjane vlerat dhe kontributet me vitale te kombit. Por peytja me e rendesishme qe une mendoj eshte: Perse te krishteret e vertete paten nje angazhim te tille per gjuhen e kombit te tyre? Natyrisht Besimi ne Krisht e ngre njeriun mbi vlerat dhe kapacitetet njerzore. Fjala e dhe Fryma e Perendise e mbush te krishterin me dashurine e Perendise, pa te cilen njeriu nuk do te mund te permbushe vullnetin e Zotit. Perse te krishteret u futen ne nje veprimtari te tille, e cila nuk ishte shume e lehte per shqiptaret dhe shqiperine?

    Pas nje sundimi peseshekullor, kombi shqiptar vinte pothuajse shpirterisht i vdekur, ku islamizimi i trojeve tona do te sillte nje te ardhme krejt te zeze per shqiperine dhe shqiptaret. Po keshtu dhe fqinjet tane, te cilet me oreksin e tyre grabitqar, skrufullonin syte per te rembyer copezat e drobitura te vatanit tone. Pikerisht kjo situate zgjoi ne shpritin e te krishtereve dhe mbare patrioteve shqiptare, per te bere te mundur modernizimin dhe clirimin e gjuhes sone nga cdo ndikim i huaj dhe grabitqar. Problemi nuk ishte thjesht se, do ishte dicka e keqe ne se perdoreshin ciriliket sllave e greke apo germat arabe. Shkronjat ne thelb jane nje mjet per te shprehur ne leter komunikimin, mendimin dhe mesazhin e nje gjuhe. Por patriotizmi i gjithe te krishtereve ne berjen e alfabeti me germa latine, kishte nje kuptim me te forte dhe me te qellimshem se sa ai ne dukje.

    Kisha greke kerkonte monopolizimin e mbare krishterizmit ne trojet shqiptare, dhe kjo kishe ndalonte te flitej shqip ne kishe, te kendohej shqip, te predikohej shqip e tjera. Pra per ta vetem gjuha greke ishte ajo qe duhej perdorur ne kishe, sepse prandaj dhe Zoti e shkrojti ungjillin ne gjuhen greke. Po shqiptaret a nuk i krioji Zoti? Ja pra sa vlere shpriterore per nje komb, ka kjo verpimtari, qe te krishteret ungjillore moren ne misionin e tyre. Ata deshin qe shqiptaret , si nje nder vendet me te vjeter te botes ne krishterizem, ti kendonin Zoti ne gjuhne e tyre, te adhuronin Zotin ne gjuhene tyre, te predikonin fjalen e Perendsie ne gjuhen e tyre, dhe ta shkruan gjuhen e tyre ne ate lloj Alfabeti i cili do i shkeptutete njehere e mire prej fqinjve dhe armiqve tane shekullore.

    Populli yne ishte i lidhur me krishterizmin, pasi Perendia e vizitoi ate qysh ne qindvjecarin e pare pas Krishtit. Kisha e Krishtit, ze vend ne Iliri qysh ne ate kohe kur filloi dhe kisha e korinthit apo ajo e thesalonikit ne Greqine e hershme. Pra shqiptaret nuk duhet ta harojne kurre kete fakt, sa historik por aq edhe shpriteror.

    Por cfare ndodhi me shqiperine dhe shqipetaret?

    Peseqind vjetet e truqise ishin katastrofa me e madhe, pasojat e se cies po i vujme akoma. Turqizimi dhe islamizimi i shqiperise, do te sillnin pasojat me shkatrimtare ne shpiritn e kombit tone. Kanibalizmi komunist, gjeti terren te mrekullueshme, per te vendosur diktaturen e tij me te eger dhe me te pashprit. Mbyllja kishave dhe vrasja e te krishtereve ishte nga me te egrat qe mund te jene pare ndonjehere ne historine e kishes se Krishtit. Me vrasjet dhe prendjekjet ndaj besimit kristian, shqiptaret po varrosnin perfundimisht vlerat me te vyera qe e karakterizojne shpritin e nje kombi. Me vrasjen e krishterizmit ne shqiperi, shqiptaret i mbyllen deren Bekimit dhe hirit te Perendsie. Ne vend te dashurise, mbiu urrejta; ne vend te paqes, mbiu vellavrasja: ne vend te lutjes dhe adhurimit te Perendise, lindi lujta dhe adhurimi ndja diktatorit terrorist; ne vend te meshires dhe hirit, lindi urrejta dhe perndjekja: ne vend te bekimit, shkatrimi. A ka valle popull ne bote qe mudn ti beje kaq keq vetvetes?

    Perendia ne fjalen e tij na meson: Sot eshte dita, per tu ktheyr tek Zoti. Shqiptaret duhet ta njohin mire historine e tyre dhe te mesojne nga vendimet e gabuara. Ktheni syte tek Zoti dhe gjithska do te riperterihet, sepse Zoti ben qe nje komb te ngrihet, te ndertohet dhe begatohet.

    Krishti i do shqiptaret, sepse edhe per ta vdiq ne kryq. Bile: Ai e vizitoi kete komb, me ane te apsotullit Pal, duke i dhene mesazhin e paqes dhe shpetimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 24-10-2007 mė 11:50

  3. #3
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Shumė me vlerė ky material asopaj. Faleminderit qė e solle. Faleminderit dėshmues pėr komentet.

    Ėshtė e vėrtetė qė rilindasit qė u pėrpoqėn pėr hapjen e shkollave shqipe kishin nė mesin e tyre dhe besimtarė ungjillorė. Ia vlen tė pėrmendet kėtu Gjerasim Qiriazi, motra e tij Sevastia qė hapi shkollėn e vashave nė Korēė. Janė botuar disa libra lidhur me Gjerasim Qiriazin dhe jetėn e tij. Nuk kemi lejen e duhur tė botimit tė njė libri qė pėr mua ėshtė kryevepėr si nga ana historike por edhe nga ana frymore. ''Besė, Shpresė dhe Dashuri'' kushtuar Gjerasim Qiriazit.

    Kush ka mundėsi ta gjejė dhe lexojė ka pėr tė kuptuar shumė gjėra. Do shikoni njė anė tjetėr tė historisė shqiptare nė periudhėn e Rilindjes.



    Ju falenderoj tė dyve dhe Zoti ju bekoftė.

    Nėn Hirin e Tij,
    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-01-2007
    Postime
    1

    Post gjerasim dhe gjergji qiriazi

    Pershendetje te gjith anetareve te forumit, une jam pasardhese e familjes qiriazi dhe dako dhe jam duke mbledhur informacione historike rreth familjes per femijet e mi, fatekeqsisht shume pak dokumenta dhe informacione mbijetuan shkaterrimit dhe vandalizimit te arkivave dhe bibliotekes se instituti femeror ne kamez, do tju isha shume mirnjohese nese ju do te me ndihmoni ne misionin tim. nese keni informacion ose dokumenta mund te me kontaktoni ne kete adrese vivianahoxha2000@yahoo.com
    ju falenderoj te gjithve
    viviana

  5. #5
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Vėllazėria Ungjillore Nė Shqipėri

    Ne TV Klan
    Ne emisionin OPINION
    "VELLAZERIA UNGJILLORE NE SHQIPERI"

    Data: 11-03-2009

    Te ftuar:
    Teuta Toska - Pedagoge ne Universitetin "Aleksander Xhuvani"
    Xhevat Lloshi - Historian dhe Gjuhetar
    Femi Cakolli - Drejtues i nje Kishe Protestante ne Prishtine
    Ilir Stavro - Sekretar i Pergjithshem i Vellazerise Ungjillore
    Zefian Nikolla - Sekretar i pergjithshem i Beslidhjes Studentore te Krishtere
    Holgert Dashi - Pastor, Drejtues i Kishes Ungjillore ne Korce

    Shikojeni: Vllazeria Ungjillore ne Shqiperi
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  6. #6
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    A ėshtė e mundur tė gjendet ky material nė njė kualitet mė tė mirė? Personalisht jam shumė i interesuar ta kem kėtė emision nė DVD dmth nė njė kualitet mė tė mirė.


    Ėshtė me tė vėrtetė shumė interesant megjithėse nga ana historike i dimė shumė gjėra, mė vjen mirė qė Perėndia lejon tė dalė e vėrteta lidhur me njė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė.


    ns
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 13-03-2009 mė 07:32
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  7. #7
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    A ėshtė e mundur tė gjendet ky material nė njė kualitet mė tė mirė? Personalisht jam shumė i interesuar ta kem kėtė emision nė DVD dmth nė njė kualitet mė tė mirė.


    Ėshtė me tė vėrtetė shumė interesant megjithėse nga ana historike i dimė shumė gjėra, mė vjen mirė qė Perėndia lejon tė dalė e vėrteta lidhur me njė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė.


    ns

    I kam shkruar Sekretarit te Vushit dhe Pastorit nga Prishtina (pasi i njohe prej shume vitesh). Besoj se do marr ndonje pergjigje.

    Shume gjera po dalin ne drite ku deri sot jane mbajtur ne erresire.

    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  8. #8
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Shume interesante, edhe mua do me interesonte kjo.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  9. #9
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Debatin e plote ne OPINION ne nje format normal, do ta kemi shume shpejt ne dore. Pas 15-20 ditesh do takohem me sekretarin e VUSH-it dhe do marr kopjen, pastaj flasim.

    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Rruga
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Postime
    24
    Mund ta shikoni ketu

    http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=261


    dhe nese keni programin e duhur si psh: Orbit Downloader (te integruar me Firfox ose G. Chrome) edhe mund ta shkarkoni.

    Bekime

  11. #11
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Petro Nini Luarasi

    Historia shqiptare eshte kaq e erret per shqipetaret!
    Ajo qe pershkruahet ne kete video, besoj se eshte shume pak per te treguar te verteten e ketij burri te vecant per kombin shqiptar!
    "Ruamani gjakun, se do te duhet per shkrimin e gjuhes shqipe"

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gregu : 10-10-2010 mė 12:12
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Pa keta patriote legjendare , sot do te ishim fakteqesisht pa komb dhe pa atdhe.

  13. #13
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga Gregu Lexo Postimin
    Historia shqiptare eshte kaq e erret per shqipetaret!
    Ajo qe pershkruahet ne kete video, besoj se eshte shume pak per te treguar te verteten e ketij burri te vecant per kombin shqiptar!
    Ashtu eshte vertet Gregu

    "Ruamani gjakun, se do te duhet per shkrimin e gjuhes shqipe"
    Fjalet e tija flasin shume , e sidomos keto qe ke apostrofuar ti ,kete nuk mund ta thoje ēdo kushi por nje shqiptare dhe bir shqiptari qe njeh rranjet e tija dhe supstratin e etnise se tij te sterlashte...!
    [/QUOTE]

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ky patriot shqiptar zen vend te merituar ne kolonen e krushqve te shkolles shqipe ,e liris e pamvarsis se kombit shqiptar.
    Klila greke e mundi ket shqiptar te madh por shpirtin e tija kurre, ai u be drit e gjak ne vena per shqiptarizmen e sidomos per shkollen shqipe.
    Papa Kristo dhe Luarasi do mbeten te gjall ne kujtesen e gjdo shqiptari pa dallim feje

    Themelet i ka te forta trungu yne ,sepse at themel e ben njerzit tan te pendes.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Petro Nini Luarasi

    "Edhe Krishti ne na thėnte
    Unė jam grek, eni pas meje,
    Do t'i themi pa mblidh mente,
    Se shqiptari s'vjen pas teje..."

    Petro Nini Luarasi



    Petro Nini Luarasi lindi nė vitin 1865. Studimet i kreu nė shkollėn greke tė Qestoratit e Hotovės ne Lunxheri te Gjitrokstres. Nė Qestorat, nė shtėpinė e mikut tė babait, patriotit tė shquar Koto Hoxhi, ai mėsoi shkrim e kėndim, nė shqip dhe u edukua me kulturė e atdhedashuri.

    Mė 1883 filloi punė si mėsues i greqishtes nė shkollėn e Bezhanit. Atje ai filloi t'u mėsonte nxėnėsve shqip. Veprimtarinė e tij tė gjerė e zhvilloi nė Kolonjė e Korēė, ku krahas lidhjeve miqėsore patriotike, shkaktoi armiqėsi tė madhe me zyrtarėt turq, klerin shovinist e bashkėpunėtorėt e tyre.

    Pėr kėtė arėsye u mallkua dhe u shkishėrua familjarisht nga dy dhespotėt e Kosturit : mė 1887 nga Qirilli dhe mė 1892 nga Fillareti.

    "....I mallkuari dhe i shkishėruari Petro Luarasi , nė bashkėpunim
    me propagandėn protestante e masone, ka shkuar nė fshatra tė
    ndryshme tė rrethit tė Kolonjės, duke u premtuar emėrimin e mėsuesve
    shqiptarė pėr mėsimin e shqipes, njė gjuhė e cila nuk ekziston...Ata
    pėrhapin Dhiatėn e Re, emisarė dhe libra tė tjerė qė janė kundėr fesė
    sonė tė shenjtė dhe qė nėna e jonė, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohė qė
    i ka shkishėruar dhe djegur nė turrėn e druve... Shpallim se kushdo qė
    ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokėt e tij, ose pranon
    mėsues shqiptarė, do tė shkishėrohet nga i madhi Zot, do tė marrė
    mallkimin e etėrve tė kishės, do ta zerė lebra e Gehazit dhe trupi i tij do
    tė mbetet i patretur dhe do tė pėrdhoset pas vdekjes..."


    Kėto ishin fjalėt e Fillaret, dhespotit tė Kosturit, mė 20 shtator 1892, nė mallkimin e tij pėr Petro Nini Luarasin.


    Kėsaj propagande shoviniste, Petro Nini Luarasi iu pėrgjegj nė veprėn "Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit", nė tė cilėn pasqyroheshin dokumenta konkretė mbi abuzimet qė bėheshin nė emėr tė fesė.

    "E vėrteta bėn fenė, dhe jo feja tė vėrtetėn...Ta dashurojmė dhe ta pėrparojmė gjuhėn dhe kombin tonė, si tė vetmet tallanta qė na besoi Perėndia pėr provė tė vlerės sonė midis kombeve tė tjerė......Kush ėshtė frikacak kundrejt sė drejtės, bėhet tradhėtar i mėmėdheut dhe i vetes sė tij" (P.N.Luarasi: Mallkimi i shkronjave shqipe...).

    Kjo vepėr bėri qė fundi i tij tė ishte tragjik. Ai u helmua nga qarqet fetare shoviniste. Kjo vdekje bėri njė jehonė tė madhe nė botė. Disa gazeta shqiptare, angleze e amerikane shkruan pėr tė. Me futjen e psallmeve shqip nė kishėn e Luarasit nė bashkėpunim me papa Stefan Luarasin ai debatoi edhe me Dhespotin e Korēės,Grigori.

    Nė lidhjet e tij me rrethet patriotike dhe zbatimin e platformės kombėtare , P.N.Luarasi bashkėpunoi me parinė bektashiane - moderatorė tė myslimanizmit dhe me protestantėt anglo-amerikanė, pėrfaqėsuesi shqiptar i tė cilėve qe Gjerasim Qiriazi. Mbi bazėn e kėtyre idealeve kombėtare familjet Luarasi dhe Qiriazi u lidhėn nė njė miqėsi shekullore ,duke iu gjendur njėri-tjetrit nė momente tė vėshtira.

    Nė prill 1904, P.N.Luarasi arratiset nga burgu ku ishte mbyllur nga qeveria turke dhe u strehua nė Shtetet e Bashkuara, si emigrant politik. Nė Sh.B.A. Petro Nini Luarasi zhvillon njė aktivitet tė gjėrė. Krijoi shoqėritė e para patriotike shqiptaro-amerikane : "Pellazgu" dhe "Malli i Mėmėdheut", ndihmoi Sotir Pecin pėr botimin e gazetės "Kombi" dhe Fan Nolin qė tė kurorėzohej prift e tė hidhte themelet pėr krijimin e kishės autoqefale shqiptare nė Sh.B.A., themeloi librarinė e parė me libra shqip e anglisht, bashkėpunoi ngushtė me Kristo Dakon, lider i protestantėve shqiptarė nė Sh.B.A., pėr tė futur frymėn kombėtare midis emigrantėve ekonomikė, tė cilėt ishin tė tėrhequr e tė frikėsuar nga reaksioni shovinist mbi familjet nė Atdhe.

    Petro Nini Luarasi pėrēoi kudo tezėn: "Kombi mbi tė gjitha".

    Mė 1908 u kthye nė Shqipėri sė bashku me disa miq e farefis, pėr tė luftuar si komitė pėr ēlirim. Nė atė kohė u shpall Hyrieti e ai filloi veprimtarinė patriotike legale duke u lidhur ngushtė me misionarėt protestantė amerikanė, ēiftin Kenedi.

    Vdes i helmuar nė vitin 1911 nga armiqtė e kombit. Por fjala e tij u pėrjetėsua nė vepėr: "Ruamani gjakun, se do tė duhet pėr shkrimin e gjuhės shqipe...Edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi !"



    Ne adresen e me poshtme, mund te gjeni te vendosur librin "Mallkimi i shkronjave shqipe" ne botimin e pare te saj, skanimin e se ciles e kam realizuar mbi nje kopje origjinale qe gjendet ne Katedralen e Shen Gjergjit ketu ne Boston.

    http://ngarkovideo.com/document/207/...ronjave-shqipe

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 11-10-2010 mė 02:17

  16. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    "Edhe Krishti ne na thėnte
    Unė jam grek, eni pas meje,
    Do t'i themi pa mblidh mente,
    Se shqiptari s'vjen pas teje..."

    Petro Nini Luarasi
    Kjo eshte thjesht blasfemi. Nese ne forumin protestant trajtoni PN Luarasin, si protestant, atehere c`keni qe pranoni blasfemi te tilla dhe konfrontoheni me Kishen Orthodhokse.
    Nese e trajtoni thjesht si patriot, atehere thjesht provokoni, anetaret orthodhokse te forumit, pasi ky nuk eshte forum i "Ceshtjes kombetare".

    A jeni te sigurt qe flisni me nje film te epokes se regjimit ateist, me mendimin se ky thote te verteten??

    Keto materiale perdoren nga armiqte e KOASH-it, thjesht per te provokuar.

    Historia e komunizmit eshte fund e krye genjeshter.
    Nese vazhdoni megjithate, une s`e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin, por nuk jua kane hije provokimet ndaj Kishes Orthodhokse.

    Meqe e niset, me duhet te them se politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin.

    Mitropoliti Fillaret, ndjese paste, ka zbatuar kanonet e Kishes Orthodhokse .

    ja teksti...

    Ēkishėtimi

    “Fort-dėrimtarė priftėr tė katundit pas nesh Luaras, u urojmė Atėrisht, dhe u lajmėrojmė se, me qėnė qė Petrua nga katundi juaj Luaras u pėrlidh me shoqėrit Massone dhe Protestande, dhe me qėnė qė pėrndau predikime kundėrKrishtėrime dhe libra tė ēvetėmtuara (aforisuara) ėshtė ēkishėtuarė fėmijėrisht”.

    “Nukė kini pra drejtėrimin t’a kishėtoni atė, as tė bėni nonjė [ndonjė ?] hierobėnjė nė femijėt tė ti gjer sat ė pendohetė dhe kėthehetė nga udh’e keqe qė passon”.

    Nė Korēė mbė 20 Vjesht’e I 1892
    I Kosturit Fillaret uratėsi juaj.
    Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 11-10-2010 mė 08:31
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #17
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kjo eshte thjesht blasfemi. Nese ne forumin protestant trajtoni PN Luarasin, si protestant, atehere c`keni qe pranoni blasfemi te tilla dhe konfrontoheni me Kishen Orthodhokse.
    Nese e trajtoni thjesht si patriot, atehere thjesht provokoni, anetaret orthodhokse te forumit, pasi ky nuk eshte forum i "Ceshtjes kombetare".

    A jeni te sigurt qe flisni me nje film te epokes se regjimit ateist, me mendimin se ky thote te verteten??

    Keto materiale perdoren nga armiqte e KOASH-it, thjesht per te provokuar.

    Historia e komunizmit eshte fund e krye genjeshter.
    Nese vazhdoni megjithate, une s`e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin, por nuk jua kane hije provokimet ndaj Kishes Orthodhokse.

    Meqe e niset, me duhet te them se politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin.

    Mitropoliti Fillaret, ndjese paste, ka zbatuar kanonet e Kishes Orthodhokse .

    ja teksti...



    Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit.
    Ooo Zot, pse me lejon te futem ne kete forum(farumishqiptar.com)?
    Pse me lejon te takoj mendime(u thenshin mendime) te tilla?!

    Fillimisht, temen e hapa per te sjellur ne drite historin e nje rilindasi dhe atedhetari shqiptar qe dha jeten per gjuhen qe ti po e shkruan. Po ashtu e solla per te pasur mundesi me diskutuar per jeten e ketij personi- Petro Nini Luarasi. Nje arsye e trete ishte per te hedhur drite mbi besimin e tij. Jo cdo shqiptar e njehe historin e ketij personi.

    Po te ishte hapur tema per te provokuar ortodoksin greke, do e hapja temen tek toleranca fetare.

    Ti si nje pasardhes i Fillaretit vjen dhe hedh ca shkronja qe une jam i binur se as armiqt me te medhej te gjuhes shqipes nuk do i thoshin.
    Ti vazhdon ta perulesh Petro Nini Luarasin si Fillareti! Uau!
    Madje madje, ti hedh hi mbi historine shqiptare!!
    Te lutem, mos u vare tek ato dy pjese te filmit ku Luarasi flet me prifterit ortodoks. Shiko historine.
    Vdekja e tij erdhi si bashkpunim i ngusht i kishes greke dhe pushtuesit turk si aleat kunder gjuhes shqipe.
    Po ashtu shihe ne Wikipedia: http://sq.wikipedia.org/wiki/Petro_Nini_Luarasi

    Sa i perket:
    "Edhe Krishti ne na thėnte
    Unė jam grek, eni pas meje,
    Do t'i themi pa mblidh mente,
    Se shqiptari s'vjen pas teje..."

    Petro Nini Luarasi, e njihte mire biblen, dhe nuk lejoj qe Krishti te pervetesohet nga kisha ortodokse dhe gjuha greke. Logjikoje se pse e tha kete.
    Greket pretndonin, se Krishti di vetem greqisht dhe se na qenka grek! E kupton cfare blasfemie eshte kjo qe greket mendonin dhe besonin?!
    Mos shihe vetem njeren ane te monedhes.

    Akoma nuk po me besohet qe lexova kete koment me siper!
    Edhe pas shume vitesh, urrejtja ndaj Luarasit qenka e njome si vesa e mengjesit!
    Zot, vere doren Tende mbi mua tani!
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kjo eshte thjesht blasfemi. Nese ne forumin protestant trajtoni PN Luarasin, si protestant, atehere c`keni qe pranoni blasfemi te tilla dhe konfrontoheni me Kishen Orthodhokse.
    Nese e trajtoni thjesht si patriot, atehere thjesht provokoni, anetaret orthodhokse te forumit, pasi ky nuk eshte forum i "Ceshtjes kombetare".

    A jeni te sigurt qe flisni me nje film te epokes se regjimit ateist, me mendimin se ky thote te verteten??

    Keto materiale perdoren nga armiqte e KOASH-it, thjesht per te provokuar.

    Historia e komunizmit eshte fund e krye genjeshter.
    Nese vazhdoni megjithate, une s`e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin, por nuk jua kane hije provokimet ndaj Kishes Orthodhokse.

    Meqe e niset, me duhet te them se politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin.

    Mitropoliti Fillaret, ndjese paste, ka zbatuar kanonet e Kishes Orthodhokse .

    ja teksti...



    Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit.
    O shqipfoles antishqiptar,

    Kam skanuar nje liber origjinal te botuar me teper se 100 vjet me pare dhe gjithēka eshte shkruar ne te eshte e vet autorit, ndaj mos i ngatro punet me komunizem, pamvaresisht se aty shkruhet per ty dhe shoket e tu grekoman gjeresisht.

    Lexoje ne adresen e meposhtme se te ben mire:


    http://ngarkovideo.com/document/207/...ronjave-shqipe



    .

  19. #19
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Ti si nje pasardhes i Fillaretit vjen dhe hedh ca shkronja qe une jam i binur se as armiqt me te medhej te gjuhes shqipes nuk do i thoshin.
    Nuk mund te te falenderoj qe me ke ngritur aq shume sa te me njohesh si pasardhes te Mitropolitit. Eshte lavderim per mua, por une nuk i pelqej lavderimet.
    Te jesh i sigurt se duke mbrojtur Mitropolitin Fillaret, nuk kam hedhur poshte asnjerin, as P.N. Luarasin, dhe nuk kam gjykuar asnjerin.."Mua me perket gjykimi...", besoj e di vazhdimin.
    Eshte pak a shume nje mbrojtje, sic do te benje ti po te te shanin Martin Luterin.
    Ne kemi hapur debate mes nesh te karakterit teologjik, por asnjehere nuk kemi akuzuar vecmas ndonje pastor te Kishes suaj.
    Akuza jote eshte shume e rende dhe eshte e karakterit "patriotik", kur ky term ketu nuk hyn
    fare.
    Po te ishte ky trajtim, une do te zgjatesha, megjithese kjo teme eshte rrahur gjate ne forumin e historise dhe nuk ja vlen te zgjatem ketu. Ne kete kuptim e quajta "provokim", term qe doli qarte gjate postimi tend, ku qartesisht dole hapur kunder orthodhoksise (qofte ajo edhe greke), duke perkrahur anen e kundert.
    Persa i perket historise ajo eshte fallsifikuar dhe duhet rishkruar, keshtu qe nuk mund te manipulohet me nje film te epokes se socializmit, i cili nuk shfaqej pa u miratuar me pare nga byroja politike.
    Ne thelb ta artit ne ate periudhe ishte "realizmi socialist", alias: gjithcka duhet deformuar per t`u pershtatur me markizem-leninizmin e enver hoxhes.

    nese jeni mjaft i ri, atehere them se duhet vetepermbajtje, per te mos rene pre e nacionalizmave falls dhe nese jeni kosovar atehere duhet te ishit menduar 2 here me shume para se te njollosni kleriket orthodhokse, pasi jeni krejt jashte realitetit dhe nuk keni jetuar me problematiken tone.

    Gjthsesi nje fjale e urte thote se "Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve"
    Shpresoj te mos jesh edhe ti nen kete strehe.
    Ju faleminderit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 12-10-2010 mė 04:20
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pa dashur te hyj thelle ne bisede dua te them vetem 2 gjera:

    1-) Besimi qe na la Krishti eshte shume, shume, shume.... me vite drite... larg nga lufterat nacionaliste (greko-shqiptaro-serbe apo ku di une)

    2-) Jezus Krishti nuk ka mallkuar, as nuk ka debuar njeri. Kujtoni "Fali o At se nuk se c'bejne", "Kush eshte pa mekat te hedhe gurin i pari etj...", "Na i fal fajet sikurse i falim ne fajtoret tane..." etj.... Nuk ka kuptim qe dikush ne emer te Tij te mallkoje dike.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •