Komuniteti i pestė mė i madh fetar nė Shqipėri, ai i ungjillorėve, u vendos nė qendėr tė vėmendjes sė emisionit tė pasdites nė Top Channel. Evangjelistėt apo protestantėt, kėta kristianė tė modelit anglo-sakson, tashmė janė njė realitet i pranishėm prej shumė kohėsh nė Shqipėri.
Pėr shumėkėnd, prania e tyre lidhet me atė tė misionarėve, kryesisht amerikanė, tė veshur me kostume dhe me bibėl nė dorė, qė nisėn tė predikojnė nė rrugė apo derė mė derė menjėherė pas vitit 90.
Nė tė vėrtetė, protestantizmi nė Shqipėri ėshtė i hershėm. Tė paktėn qė nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, kėtu e 180 vjet mė parė, kur mėrgimtarė shqiptarė nė Shtetet e Bashkuara apo nė Europėn e veriut, sollėn nė atdhe edhe ritet e kristianizmit modern.
Gjerasim Qiriazi, sė bashku me Petro Nini Luarasin e atdhetarė tė tjerė themeluan Vėllazėrinė Ungjillore nė 1892. Midis krerėve protestantė shqiptarė, njė besim qė fitoi popullaritet me shpejtėsi, ishin emra tė shquar si: Naum Veqilharxhi, Gjerasim Qiriazi, Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, Kostandin Kristoforidhi, motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, etj.
Rasim Hasanaj, drejtuesi i Vėllazėrisė Ungjillore Shqiptare, shpjegoi: Fillimet e ungjillorėve fillojnė shumė kohė mė parė nė Shqipėri. Shteti ėshtė i ndarė nga kisha, megjithatė mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare ekzistojnė bashkėpunime kur ato kanė nevojė pėr mbėshtetje, siē mund tė jetė ana financiare.
Kishat e shumta kristiane moderne, janė pėrmbledhur tė gjitha nė strukturat e VUSH-it (Vėllazėria Ungjillore Shqiptare). Shteti shqiptar, sė fundmi i ka njohur ata zyrtarisht si komunitet fetar, pas muslimanėve, ortodoksėve, katolikėve dhe bektashinjve.
Nė zyrėn e komunitetit tė kulteve, gjithsesi ende janė tė paqartė pėr mėnyrėn e funksionimit tė ungjillorėve si dhe tė komuniteteve tė tjera, pėr shkak tė larmisė sė sekteve tė tyre.
Sekretari i pėrgjithshėm i VUSH-it, pastori Akil Pano, shpjegoi situatėn: Kishat qė i janė bashkuar VUSH-it, pavarėsisht se njihen si njė e tėrė, janė tė pavarura nė strukturėn dhe funksionimin e tyre tė pėrditshėm. Nė kėtė komunitet tė madh pėrfshihen shumė struktura baptiste, evangjeliste apo luteriane.
Kisha e Krishtit ėshtė njė ndėr bashkėsitė qė vazhdon tė funksionojė prej vitesh nė Shqipėri. Zhvillimi i klasave biblike nė ditėt e pėrcaktuara, ku pėrfshihet edhe darka e sė dielės, vijon me takimet dhe aktivitetet e programuara pėr grupmosha tė ndryshme.
Siē tregoi ungjilltari i Kishės sė Krishtit nė Tiranė, Bledi Valsa, kjo bashkėsi ėshtė nė pėrpjekje pėr t“u anėtarėsuar nė Vėllazėrinė Ungjillore Shqiptare.
Aktualisht jemi nė fazė antarėsimi nė VUSH. Disa prej kushteve qė duhen plotėsuar janė pasja e 20 antarėve tė pagėzuar, pranimi i statusit dhe rregullores sė VUSH-it dhe regjistrimi nė Gjykatė.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=201898&ref=onews
Krijoni Kontakt