Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 70
  1. #41
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skender Luarasi:Familja Qiriazi

    Skender Luarasi
    Familja Qiriazi
    ‘’Gjatė rilindjes sonė kombėtare shtėpia e Dhimitri dhe Maria Qiriazit u bė vatėr kombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt patriotė si Kostandin Kristoforidhi e Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi dhe Pandeli Sotiri, Halit Vreto Bėrzhezhta dhe Orhan Pojani, Nuēi Naēi dhe Thanas Sina Postenani, tė gjithė priteshin e pėrcilleshin situr t’ishin vėllezėr prej njė barku. Tė gjithė anėtarėt e kėsaj familje, burra e gra, nė vendlindje e nė mėrgim, kudo qė i pėrplasėn dallgėt e jetės, kush mė shumė e kush mė pak, ia kushtuan jetėn e veprėn e tyre Shqipėrisė duke lėnė gjurmėt e tyre tė pashlyeshme nė historinė e rilindjes sonė kombėtare’’. (*)
    (*)( S.Luarasi, Gjerasim Q. f.12)

    Po ndalem paksa né tre syresh: Gjerasimi, Sevastija dhe Parashqevija,
    Gjerasim Qiriazi(18 .10 1858- 4..1.1894)
    Gjerasim Qiriazi ka qenė patriot i rilindjes, qė, besoj, mė shumė nga kushdo tjetėr, ėshtė mbuluar me pluhurin e harresės. Njė profesor me moshė tė kaluar mė tha njė ditė tek i lexoja shkrimet e kėtij rilindasi tė shquar: ‘’E kam kėnduar ‘’Hristomathinė’’ qė kur isha i ri, jam ushqyer me tė; po nuk e kam ditur nga kush qe shkruar ky libėr. Krah pėr krah me veprat e Naimit, mė ka influencuar qė nė foshnjėri tė nxė shqipen’’. Dhe shumė nga ne, duke dėgjuar radion, kėnaqemi kur dėgjojmė, sidomos nga kori i pleqve tė Korēės, kėngėn ‘’Lule e bukur posi djellė‘’, po nuk e dimė qė jo vetėm kėnga ėshtė shkruar prej kėtij poeti delikat e gojėėmbėl, po edhe melodia e saj e thjeshtė e mallėngjenjėse ėshtė kompozuar prej tij…Ka disa fakte qė e venė Gjerasim Qiriazin nė dritė tė sė vėrtetės dhe fakti mė me rėndėsi ėshtė vepra e tij…Pėr kėtė arėsye mendova se e vlen tė botohet njė vėllim me veprėn e zgjedhur tė Gjerasim Qiriazit.(*)
    (*) (Vepra e Gjerasimit f.50)

    Sevasti Qiriazi- Dako (shkurt 1870-30.8. 1949)
    ‘’Jam Shqiptare! Ky ėshtė fakti mė i rėndėsishėm i jetės sime, mė i rėndėsishėm se vetė familja, sepse vetėdija e kėtij fakti mė tregon udhėn qė duhet tė ndjek, e mė cakton qėllimin e jetės; ky fakt mė pėrkufizon kuadrin si gjeografik, si historik, dhe mė jep burimin kryesor tė idealit tim qė nga fėminija ime pėr tė arsyer popullin tim me dashuri pėr kulturė e pavarėsi…
    Kėtė pėrgjėrim tė Sevasti Qiriazite e nxjerrim nga fjala e saj nė festėn e maturantėve tė Kolezhit tė Vajzave nė Arnautqoj, Sramboll, ku u diplomua.
    Nė mbarim tė festės, Naim Frashėri e pėrgėzoi vajzėn 20-vjeēare dhe i tha:
    ’’ Motra ime e vogėl, nuk do tė bėje gjė mė tė mirė e mė tė vyer pėr Shqipėrinė nga ē’ke vendosur tė bėsh pėr arsimin e grave tė vendit tonė‘’. Pastaj i kėrkoi diplomėn qė t’ia regjistronte nė Seksion tė Arsimit dhe i siguroi Irade ( lejė) pėr tė ēelur shkollėn e parė shqipe pėr vajzat (mė 15 tetor 1891) …Dhe ėshtė pėr t’u pėrmendur se ajo sė bashku me motrėn Parashqevi, me ndihmėn e tė vėllezėrve Gjergji e Kristo dhe pionierėve qė ēelėn shkolla shqipe dhe themeluan shtetin shqiptar, e mbajti lart e me nder Flamurin e Skėnderbeut pėr 60 vjet me radhė, jo vetėm nė klasė por nė tė gjitha pėrpjekjet e Rilindjes Shqiptare: arsimore, sociale, politike,-Ndaj u quajt atėherė Zhan d’Arkė shqiptare. Pėr t’u vėnė re ėshtė fakti qė gjatė sundimit otoman shkolla shqipe e djemve u hap e u mbyll sa e sa herė, por drejtoresha e shkollės sė vashave u qėndroi burrėrisht rebesheve tė armiqve tė ēėshtjes shqiptare.’’(*)
    (*) (S.Luarasi, Sevasti Qiriazi-Dako)

    Parashqevia (2.7. 1880-17.12. 1970)
    Parashqevi Qiriazi me té motrén , njéra pas tjetrés , pa asnjé dité ndérprerje e drejtuan shkollén e Vashave né Kor]é pér 22 vjet rresht gjer mé 1913 kur hordhité e shovinistéve greké zaptuan Kor]én. Parashqevia mé 1904 kreu studimet e larta né Umens Kolezh dhe mé 1905 zévendésoi Sevastiné kur ajo shkoi pér studime té métejshme né universitetin e Ēikagos.Mé 1915 shkoi né Sh.B.A. ku themeloi té pérkohshmen ‘’Ylli i Méngjezit’’. Gjaté trevjetéve té botimit té saj me ‘’Fletét e Ditarit’’ pérfshinin mbi 1100faqe.
    Partia Politike Kombétare e shqiptaréve né Sh.B.A, me helmimin e Ismail Qemalit né Peruxhia , né janar 1919, dérgoi Parashqeviné
    si pérfaqésuese né konferencén e Paqes né Paris. Ishte e vetmja grua delegate ndér té pranishmit né konferencé, qé fliste 8 gjuhé té huaja dhe e diplomuar né dy fakultete, bijé e denjé e njé populli qé ishte paditur si barbar…
    Nė fillim tė viteve ’20 Motrat Qiriazi u kthyen né Atdhe dhe mé 1922 riēelėn shkollėn pėr vashat , kėsaj radhe nė Tiranė me emrin Instituti Qiriazi, nėn drejtimin e Parashqevisė.(*)
    (*)Parashqevi Qiriazi,Drita, 14 dhjetor 1980, f.12).

    Familja Qiriazi pas fitores mbi fashizmin
    Ndonése té moshuara ( Sevasti Qiriazi- Dako 73 vjeē dhe Parashqevi Qiriazi 63 vjeē) pér veprimtarinė e tyre patriotike dhe antifashiste ato u denoncuan tek gestapoja gjermane. Mė 1943 tok me pjesėtarė tė tjerė tė familjes u arrestuan nga gjermanėt dhe milicia e Xhaferr Devės dhe u dėrguan nė kampin e pėrqėndrimit ‘’Anhaltlager- Banjica’’tė Beogradit, Jugosllavisė.(Parashqevi Qiriazi,Drita, 14 dhjetor 1980, f.12).
    Me ēlirimin e Shqipėrisė u kthyen nė Tiranė, ku Sevastia, pėr tė parėn herė nė jetėn e saj e lodhur, mbylli sytė mė 30 gusht 1949(*)
    (Sevasti Qiriazi-Dako15 tetor 1981)
    Fjalė kuptimplote e pérdorur nga S.Luarasi pėr qėndrimin e turpshėm qė tregoi regjimi ‘’]lirimtar’’ ndaj saj. Pas késaj, S.Luarasi i shtoi pėrpjekjet pėr rehabilitimin e familjes Qiriazi.
    Kur u riatdhesova mésova se ndaj tyre mbahej njė qėndrim pėrbuzės e dyshues duke i trajtuar si gra borgjeze, iu kishin konfiskuar pasurinė dhe I kishin ]uar té banonin nė njė pelvicė …. Ndérsa dy djemté e Sevastisé ishin arrestuar.
    Nė kėto rretana tragjike , pa ndihmė e pėrkrahje, nė moshėn 79 vjeēare , u nda nga jeta Sevasti Qiriazi, nismėtarja e arsimit kombėtar shqiptar me njė aktivitet tė jashtėzakonshėm kombėtar. Dhe pėr kėtė rilindase tė shquar varrimi ishte i pazakontė, pėr nė banesėn e fundit e pėrcollėn vetėm pak tė njohur. (*)
    (*) Shpenzimet e ceremonies sė varrimit i pagoi Skénder Luarasi.Shen red.P.Luarasi

    Kujdestaria e kishavet orthothokse
    ‘’Shėn Evangjelizmos dhe Shėn Prokop’’
    tė Tiranės
    Faturėnr.129
    z. Familjes Kristo Dakos
    Pėr sa shėnohet mė poshtė
    Pėr varrimin e sė ndjerės Sevasti
    Kisha, qirit e personeli Lek 500
    3 llambadhe nė shtėpi X40 lek 120
    1 llambadhė 40 lek
    shuma 660 lek

    Tiranė 1.9.1949 Pagoi Skėnder Luarasi
    (Firma)


    Ndėrhurja tek Vito Kapo
    Pas ndarjes nga jeta té Sevastisé, me interesimin e disa dashamiréve, ndaj Parashqevisé filloi té tregohej interesim e pérkujdesje por edhe ajo nuk i kurseu forcat pėr tė dhėnė kontributin e saj. Mė 8 mars 1950, duke folur nė mbledhjen e organizuar me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė gruas tha ndėr tė tjera: ‘’Sa e gėzuar jam tė qėndroj midis jush nė kėtė sallė…Sot gruaja shkundi zinxhirėt e skllavėrisė dhe cila zemėr shqiptare nuk gėzohet pėr kėtė ditė tė shenjtė qė nuk e kishim shijuar pėr shumė shekuj’’
    ‘’Vitet 50-tė pėr Parashqevinė, ishin tė vėshtira. I vetmi mik i familjes sė tyre , studjuesi, historiani, pėrkthyesi, demokrati Skėnder Luarasi, qė njihte nga afėr veprimtarinė e gjithanshme tė tyre nė shėrbim tė kombit shqiptar, dha njė kontribut tė ndjeshėm pėr rivlerėsimin e figurave tė motrave Qiriazi. (*)
    (**)Dhimitėr Dishnica, Motrat Qiriazi f.192

    Pėrse mbahej ky qėndrim ndaj familjes Qiriazi nė pėrgjithėsi studjuesi amerikan Xhon Kuanrud e specifikon kėshtu: ‘’Deri pak vite mė parė studimi i Gjerasim Qiriazit nė Shqipėri pengohej ‘’historianėt shqiptarė punonin nė njė mjedis mbytės tė krijuar nga rregjimi komunist. Gjithēka e shkruar prej tyrer mbikqyrej rreptėsisht qė interpretimet historike tė mos kalonin caqet e filozofisė marksiste–leniniste. Gjatė viteve ’40 dhe ‘50’ Gjerasim Qiriazi shihej me dyshim nga diktatura komunistepėr shkak tė veprimtarisė sė tij tė hapur fetare dhe lidhjeve me tė huajt. Si rezultat I kėsaj tė motrat dhe familjet e tyre u bėnė object pėrndjekjesh nga ana e regjimit. Dy djemtė e Sevastisė u burgosėn si spiunė. Djali I vogėl , Gjergji, duke mos u bėrė dot ballė torturave, vrau veten mė 1949. Pak mė vonė vdiq edhe Sevastia, nga hidhėrimi i thellė pėr humbjen e tė birit. (f.19)

    ‘’Vetėm nga vitet ’60(*)
    (*) (sipas fakteve qė mė 1950 P.L.)
    u vu re njė ndryshim nė qėndrimn ndaj familjes Qiriazi. Shkak pėr kėtė ndryshim u bė intelektuali i dėgjuar shqiptar, Skėnder Luarasi, biri i mikut dhe kolegut tė ngushtė tė Gjerasimit, Petro Nini Luarasit. Skėnder Luarasi kishte njė adhurim tė thellėpėr familjen Qiriazi dhe ndihmesėn e saj nė shėrbim tė popullit shqiptar. Nė vitin 1962 Luarasi botoi njė biografi tė shkurtėr me titull ‘’Gjerasim Qiriazi, Jeta dhe Vepra’’…Libri pati sukses tė madh…Qė nga kjo kohė Gjerasim Qiriazi dhe familja e tij filluan tė zėnė vendin qė u takonte nė historinė shqiptare. Botimi i Luarasit pėrbėn bazėn e studimeve tė mėvonshme rreth Qiriazit.’’ (*) (*) Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, f.19-20)


    Nė vitin 1959 Parashqevi Qiriazit iu caktua njė pension dhe u lejua tė botonte njė artikull nė revistėn ‘’Shqiptarja e Re’’(*)
    (*) Shqiptarja e Re’’, 1959, nr.7, f.14
    mbi shkollėn e parė shqipe tė vashave qė kishte themeluar nė Korēė‘’(**) ‘’Nga vitet 60-tė e kėtej Gjerasim Qiriazi e motrat e tija Sevastia e Parashqevia, u bėnė objekt studimi. Duke filluar nga biografia pėr Gjerasim Qiriazin e Skėnder Luarasit’’(**)
    (**)(*)Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, Parathėnie nga Hysni Myzyri f.12
    Nė kėtė periudhė m’u botuan pėrveē monografisė ‘’Gjerasim Qiriazi-jeta dhe vepra’’, edhe broshura ‘’Motrat Qiriazi’’, anglisht e frengjisht dhe artikuj tė ndryshėm.(*)
    (*) Motrat Qiriazi, shqip dhe ‘’vepra’’ e Sevasti Qiriazit mbetén lastra né shtypshkronjé sepse u dha urdhér té mos qarkullojné.
    ‘’Kėto botime …i bėnė tė njohur disa nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė familjes Qiriazie veēanėrisht kontributin e madh qė ata kanė dhėnė pėr zhvillimin e arsimit e tė kulturės kombėtare nė fund tė shekullit XIX DHE nė fillim tė shekullit XX(**)
    (**) Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, Parathėnie nga Hysni Myzyri f.12

    Parashqevia filloi tė ftohej nė aktivitete tė ndryshme. Kėshtu me rastin e 60-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, si e vetmja pjesėmarrėse e gjallė, mbajti njė kumtesė.(***)
    (***) Fjala e pėrgatitur nga S.Luarasipėr 7 marsin
    Nė vitin 1960, Presidiumi I Kuvendit Popullor i dekoron tė dy motrat Qiriazi me ‘’Urdhėrin e Lirisė‘’ dhe mė 1962, nė 50-vjetorin e Pavarėsisė u dhanė edhe medaljen ‘’Pėr veprimtari patriotike’’. Me rastin e 100-vjetorit tė ēeljes sė Mėsonjėtores sė Parė shqipe nė Korēė, mė 7 mars1987, Sevasti, Parashqevi dhe vėllai i tyre Gjerasim Qiriazi u dekoruan me titullin ‘’Mėsues i Popullit’’. (Atij , mė 1992 iu akordua edhe ‘’Urdhėri i Lirisė i Klasit I)
    Veprimtaria e vrullshme e Parashqevi Qiriazit u ndal né moshén 90-vje]are. mė 17 dhjetor 1970. Ndryshe nga motra e saj ajo u pércoll né banesén e fundit me dashuri e nderime nga pushteti dhe populli.
    Populli i kryeqytetit i dha lamtumirėn e fundit punėtores sė shquar tė arsimit shqiptar, drejtueses sė talentuar tė shkollės shqipe, veprimtares dhe organizatores sė shoqėrisė sė parė tė grave nė Shqipėri, hartueses sė abetares sė parė me alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit, kryeredaktores sė parė, diplomats sė vendosur pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombit shqiptar nė forumet ndėrkombėtare.’’ (*)
    (*)(Dhimitėr Dishnica, Motrat Qiriazi, f.194)


    Njė ngjarje e pėshtirė
    Dergjesha né shtrat nga dhimbjet e veshkave dhe poliartriti kur ime shoqe mé lajmoi se kishte ardhur té mé takonte Ing.Aleksandér Dako, djali i madh i Sevastisé.(*)
    (*) Aleksandėr Dako, i biri i Kristos dhe i Sevastisė, i lindur nė Manastir mė 30 maj 1911, ishte pronar i banesés nė rrugėn Halim Xhelo, Nr.28, Tiranė, Ajo dikur qe né pronėsi edhe tė Parashqevisė. Nė njė banesė tjetėr nė krah jetonte dhe vajza e tij e vogėl , Diana Qiriazi-Hoxha- qė e kisha pasur studente né degén e anglishtes).

    Kisha vite pa e parė. Dukej shumé i vrarė. Mé tha se ishte ndaré nga gruaja e dyté, e kishin internuar me pa té drejté dhe shtépiné ia kishte zéné njé zyrtar me peshé nga Gjirokastra. (**)
    (**)Pas vdekjes sė gruas sė parė, Aleksandri qe martua me N.L. me tė cilėn filluan tė mos shkonin mirė ( ajo kėrkonte qé ai tė mos kishte tė bėnte me fėmijėt e gruas sė parė dhe arėsye tė tjera. Por mé voné rezultoi njė makinacion i kurdisur prej saj nėn presionin e T.B., motrės sė tij P. B., dhe shoqes sė saj V. L., Sekretare e komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor, lagjes 9.( mė pas V.L. u shkarkua pėr abuzime me detyrėn shtetėrore)
    Mė 15 tetor 1975, me akuzat e sajuara tė ish- gruas sė tij tė dytė N.L (Nimete. L.). e internuan nė Tale tė Lezhės Nė janar 1976 nė shtėpi iu fut familja e T.B. pa dijeni tė Aleksandrit dhe kishte bėrė shtesa. ‘’Menjėherė pas internimit kėrkova verifikimin e ēėshtjes dhe Komisioni Qeveritar i hoqi masėn e internimit . Kur u kthye nė Tiranė mė 14.7..1977, (internimi, masė administrative qė nuk shkaktonte humbjen e tė drejtave civile) pa qé shtėpinė ia kishte zėnė Bozo i cili i kishte dhėnė njė hyrje tjetėr 1+1 N.L. ( nė marėveshje private). Né kéto kushte Aleksandri jetonte pėrkohėsisht tek djali i tij.
    Aleksandėr Dako, pranė Robert Dako
    Rr.Tefta Tashko,P.22/1,A.1,Tiranė
    Mé kérkonte ndihmé pér t’iu liruar banesa, ( té vihej nė zbatim Vendimi i gjykatės i formés pérfundimtare) (*).
    (**)Vendimi 249, 15.2.1978 i gjykatės popullore tė rrethit, Tirané
    Nė vendim shkruhej: ‘’ Rezultoi e provuar se paditėsi efektivisht ėshtė pa banesė… Nė tė tilla rrethana vetkuptohet se paditėsi Aleksandėr Dako ka tė drejtė tė shkojė nė pronėn e tij dhe Vendosi: ‘’Detyrimine tė paditurit T.D. tė lirojė banesėn qė ka nė pėrdorim pasi t’i sigurohet njė sipėrfaqe tjetėr banimi’’
    Edhe kur iu dėrgua vendimi i gjykatés, nėnpunėsit tė strehimit tė Komitetit Ekzekutiv, Tiranė me njė letėr rekomandimi, ai nuk po e zbatonte.

    Nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn dhe me ligjet e shtetit mbi pronėsinė, poseduesi nuk e lironte banesén me pretekst qė ‘’kishte shpenzuar’’, duke bėrė modifikime, pa dijeninė e pronarit. (*)
    Nga dy, zotéria kishte ndértuar edhe njė banjė dhe shtesa tė tjera nė oborr.

    Mendova qé pér seriozitetin e ēéshtjes ti drejtohem Hysni Kapos ish-nxénési im né Tregétaren e Vlorés.

    Tiranė, 15 qershor 1979
    I nderuari e i dashuri shoku Hysni,
    Duke pėrgatitur biografinė e motrave Parashqevi dhe Sevasti Qiriasi, kujtova pėrkrahjen qė i dha e nderuara shoqe Vito Kapo Parashqevisė tė ngrihej nga gjendja e mjerė nė tė cilėn njerėz tė pandėrgjegjshėm e kishin rrėzuar kėtė heroinė tė arsimit kombėtar
    Me kėtė rast u njoha me birin e Sevasti Qirias- Dakos, Aleksandėr Dakon, birin e patriotit Kristo Dakos, dhe mora vesh se nė ē’gjendje tė mjerė e kanė rrėzuar edhe kėtė bir patrioti. Duke dashur tė shpreh tė mirėfilltėn nė kėtė biografi, u interesova pėr shkakun e fatkeqėsisė sė tij. Si qytetar shqiptar u trondita kur pashė se nė Republikėn Socialiste tonėn paska akoma njerės qė pėr tė kėnaqur lakmitė e tyre, nuk e quajnė pėr gjė tė keqe t’i ēkatėrrojnė jetėn njė familje.
    Aleksandėr Dako mė dorėzoi pėrshkrimin si i ndodhi fatkeqėsia dhe unė marr guximin qė pėrshkrimin t’jua dėrgoj juve tok me kėtė letėr.
    Pėrveē zemėrimit qė ndjej si qytetar pėr njė padrejtėsi tė tillė, unė kam arėsye tė veēantė tė interesohem pėr hallin e familjes Qirias- Dako: nė kėtė shtėpi mblodha materialin pėr biografinė nė fjalė, dhe kėtu dėgjova prej gojės sė Parashqevisė fjalėt mirėnjohėse pėr ndihmėn qė i dha shoqja Vito Kapo sė ndjerės Parashqevi tė ngrejė jetėn e lumtur nė atė shtėpi.
    I nderuar dhe i dashur shoku Hysni.
    Ju jam drejtova juve me kėtė letėr, se jam i bindur qė nuk do tė lejoni kėnd tė pėrēmojė Kushtetutėn e Republikės Socialiste tė Shqipėrisė. Me respekt pėr Ju dhe fort tė nderuarės zonjės tuaj Vito Kapo, mbetem
    Juaji
    Skėnder Luarasi
    Rruga Konferenca e Pezės
    Pallati V, SHKALLA1/3
    Tiranė

    P.S Po shtoj kėtė shėnim pėr Aleksandėr Dakon. Ndėrsa ka akoma njerėz qė nuk u pėlqejnė krushqitė midis feve tė ndryshme, Aleksandėr Dako me prindėr orthodoksė i ka martuar tė bijat me djem dhe tė birin me vajzė prindėsh myslimanė.

    Ndėrkohė qė prisja ndonjė pėrgjigje apo rezultat mė zeméroi shumé njé ngjarje tjetér.
    Natasha Lako, bashkėpunėtore nė Kinostudio, mé kishte kėrkuar dhe unė i dhashė ndihmėn time pėr gatitjen e filmit ‘’Mésonjétorja’’ me skenar rreth shkollės sė parė shqipe pėr vajzat nė Korēė, e themeluar mė 1891 nga Sevasti e Parashqevi Qiriazi. Ndihmova qė tė nderohen motrat Qiriazi me rastin e 35- vjetorit tė ēlirimit. Kur u interesova pér mbarévajtjen e xhirimeve té Kinostudios mė thanė se dikush kishtei ndikuar qė emrat e dy motrave tė zėvendėsoheshin me pseudonime. Kėsaj i thonė tė falsifikosh historinė. Dhe kété presion e paskish béré veté T.B.

    Njé dité mésova se Hysni Kapo kishte léné porosi té shikohej kjo ēéshtje, por ishte i sémuré.
    Gjithashtu T.B pėr shkak tė postit tė lartė dhe miqve shtėpiné nuk donte ta lironte. Mé kishte ēuar fjalé qé ta lija kété ]éshtje ménjané pér hir té dhéndrit tim Vedatit qé ai e kishte farefis.
    Ndaj shkova ta takoj, por ishte ‘’I zén鑒. Ndaj i shkrova letér.


    Tiranė, 26 gusht 1979
    I nderuari zoti Todi B.,
    Mbasi nuk mė pranuat nė njė bisedė shoqėrore sy nė sy, Ju dėrgoj kėtė letėr qė tė rrėfenj pėrse kam dashur tė piqem me zotėrinė tuaj. Kam njohur personalisht Tafil Buletinin pėr tė cilin jam duke pėrgatitur njė broshurė. I pėrdėllyeri ndėr tė tjera mė pati folur pėr miqėsinė e tij me tė ndjerin Llazo B. dhe desha qė miqt e tij tė jenė edhe tė mitė.
    Qysh prej fėminisė sime pata njohur motrat Qiriazi, mėsueset e motrės sime Thomaidhė, dhe qenė kėto qė nėpėrmjet sime motre mė mėsuan tė lexoj e tė shkruaj gjuhėn amtare shqipe. Pėr kėtė arėsye kam qenė mirėnjohės ndaj atyre dhe do tė jem kėshut gjer nė ēastin kur t’i them lamtumirėn e fundit atdheut tim tė dashur. Nga simpathia qė ruaj pėr Sevasti Qiriazi-Dakon dhe tė motrėn Parashqevinė, por edhe qė tė mos mė pėrgėnjeshtrohen fjalėt e miratė Tafil Buletinit pėr babanė tuaj, po ju drejtoj kėtė letėr. Dhe shpresoj tė merremi vesh urtė rreth dy ēėshtjeve pėr tė cilat bėhet fjalė:
    Sė pari : Natasha Lako, bashkėpunėtore nė Kinostudio kėrkoi dhe unė i dhashė ndihmėn time pėr gatitjen e filmit rreth shkollės sė parė shqipe pėr vajzat nė Korēė mė 1891. Materialin e pėrmbledhur po jua dėrgoj bashkėngjitur. Ndihmova qė tė nderohen motrat Qiriazi me rastin e 35- vjetorit tė ēlirimit. Tė Kinostudios mė thanė se keni ndikuar qė emrat e dy motrave tė zėvendėsohen me pseudonime. Kėsaj i thonė tė falsifikosh historinė. Lexoni nė ‘’Zėri i popullit’’ artikullin e soēėm ‘’Vėrtetėsia tė pėrshkojė si fill i kuq ēdo paraqitje tė fakteve historike’’, nga Shefqet Peēi.
    Sė dyti: Me manipulacione tė pahieshme keni bėrė qė biri i Sevasti Qiriazi-Dakos tė nxirej nga shtėpia, dhe fare pa tė keq u shtrove vetė nė atė vatėr. Gjyqi qė e kuptoi sjelljen e pahijshme tuajėn i dha tė drejtėn familjes Dako tė kthehet nė banesėn e vet. Porse ju nuk i bindeni vendimit, nuk doni tė shkoni nė apartamentin shtetėror qė kishit mė parė.
    Nė vilėn Qiriazi-Dako vija shpesh me pėrshėndet mėsuesen e lavdishme Parashqevi Qiriazi e me iu falė nderjes pėr arsimin qė bashkė me Sevastinė u dha motrave tona nė kohėn e tiranisėotomane, kur jo nė shkollė por edhe nė letėrkėmbim ishte rreptėsisht e ndaluar tė pėrdoreshin shkronjat shqipe.
    Mora guximin t’ju shkruaj kėtė letėr sepse duhet ta mbrojmė tė drejtėn e tė vėrtetėn edhe sikur tė ndeshemi me personalitete tė plotfuqishėm; por juve jua shkruaj edhe pėr njė shkak tjetėr. Pozita qė mbani dhe prejardhja patriotike- qė na ndalon tė nxjerrim nė Pazar emrat e prindėrve tanė tė ndritur edhe pėr gjithė atė llom tė dheut qė aq fort e lakmon borgjezia- na detyrojnė jo ta shkelni por ta mbroni ligjshmėrinė nė Republikėn Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.
    Pėr kėto arsye jam i bindur qė do ta pranoni, dhe do mė pėrkrahni propozimin qė kam dashur t’ju bėja po tė mė kishit pritur nė bisedė shoqėrore: sė pari, filmit ti vihen emrat e vėrtetė tė shkollės Qiriazi –Dako;
    sė dyti: t’ia ktheni tė zotit shtėpinė dhe unė mendoj se ajo ndėrtesė tė caktohet shkollė ose muze pėr nder tė mėsueseve tė para tė shkollės sė vajzave
    Me pėrfillje tė merituara
    Skėnder Luarasi.
    Rruga Konferenca e Pezės
    Pallati V, SHKALLA1/3
    Tiranė

    Mora vesh se Hysni Kapo ishte sėmurė rėndė.
    Kur pérséri Todi B.rrefuzoi té largohej nga shtépia iu drejtova Vito Kapos si Presidente e BGSH.

    Tiranė, 1 shtator 1979
    E nderuara shoqja Vito Kapo,
    Personalisht, Ju dhe Nefo Myftiu, e shpėtuat Parashqevi Qiriazin nga mjerimi ku e patėn shpėnė njerės zemėrzes. Kur e vizitoja Parashqevinė, mė shumė se njė herė mė shprehu mirėnjohjen pėr gruan e re shqiptare, pėr tė cilėn Ju po pėrpiqeni ta ngrini lart e mė lart nė shoqėrinė tonė socialiste.
    Jua shkruaj kėtė letėr Juve, e nderuara shoqja Vito Kapo, nga respekti qė kam pėr punėn tuaj nė qytetėrimin e familjes shqiptare e nė mbrojtjen e tė drejtave tė saj.
    Bashkėngjitur postoj njė artikull ku shpreh atė qė di unė pėr Sevasti Qiriasi- Dakon dhe njė letėr tjetėr ku rrėfej ēėshtjen qė desha tė zgjidh nė mėnyrė shoqėrore me Todi B..
    Duke qenė se Todi B. s’begenisi tė mė dėgjonte, Ju a dėrgoj Juve, si kryetare e Bashkimit tė Grave tė Shqipėrisė, qė t’ia qani hallin familjes sė Sevastisė dhe tė propozoj qė (pasi Todi B. tė zbrazė shtėpinė e pėrvetėsuar) ajo ndėrtesė, ku ka vdekur Parashqevi Qiriazi, tė ēelet me rastin e 35-vjetorit tė ēlirimit muze ose shkollė pėr nder tė mėsueseve tė para tė shkollės sė vajzave.
    Me nderime
    Skėnder Luarasi
    Rruga Konferenca e Pezės
    Pallati V, SHKALLA1/3
    Tiranė
    Tel. 45-09

    Pas nje muaji Todi B. e liroi banesen dhe drejtesia u vu ne vend.

    Ky material eshte marre nga libri i pabotuar i Skender Luarasit, C'kam pare e ēkam degjuar"-kujtime dhe nuk lejohet te riprodhohet ne asnje forme pa permendur burimin.

  2. #42
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Falemnderit per keto shenime petrol.

    Historia fatkeqesisht shume te verteta i ka lene ne erresire.
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  3. #43
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Petro Luarasi, Kontribute Shekullore

    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    Tashme VUSH njihet si besimi i 5 fetar zyrtar ne Shqiperi.
    Njihet si Bashkesia Fetare'' Vellazeria Ungjillore Shqipetare'' edhe pse kuptohet se behet fjale per besimin Ungjillor
    Nė nderim tė kėsaj ngjarje historike po ofroj disa fragmente nga cikli i artikujve:
    Petro Luarasi, Kontribute Shekullore. Familja Luarasi pėr marrėdhėniet shqiptaro-anglo-amerikane

    Dy fjalė mbi njehsimin e vlerave.
    Vlerėsimi i veprimtarisė sė njeriut nė dobi tė kombit tė vet e tė tjerėve, nė rradhė tė parė kėrkon pėrdorimin e njė etaloni (njėsie) matės universal , qė tė ndryshojė sa mė pak me kohėn e vendin e gjykimit.
    Ky kontribut nė mėnyrė tė thjeshtėzuar shprehet nė ’’sasi dhe cilėsi’’,
    (p.sh.nė letėrsi :formė e pėrmbajtje e shkrimit),tė mesazheve dhe punės ndaj sistemit tė vlerave nė shoqėrinė njerėzore.
    Duke u pėrqėndruar nė diskutimet e tashme mbi historinė dhe letėrsinė e kombit shqiptar dhe vlerėsimet qė u bėjmė personaliteteve tė ndryshme, do tė kujtoja disa, qė sė pari nė histori, tė pėrdornin etalonin matės tė ideologėve tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe atdhetarėve tė tjerė tė cilėt kanė sakrifikuar pėr tė mirėn e kėtij vendi e nė dobi tė vlerave demokratike e universale.
    Ky diskutim mė jep arsye tė ndriēoj paksa njė nga kontributet e familjes sė Petro Nini Luarasit mbi sistemin e vlerave : mbi marrėdhėniet shqiptaro-anglo-amerikane, nė dobi reciproke tė popujve tanė.

    1.Shkolla kombėtare shqipe dhe misionarėt anglo-amerikanė.
    Lufta e shqiptarėve pėr ekzistencė,ndėr shekuj, lidhet thelbėsisht me gjuhėn-elementin e parė pėrcaktues tė njė kombi; dhe shkrimin , tė sintetizuar nė abetaren dhe shkollėn shqipe.
    Me Dekretin e Gjylhanesė tė vitit 1839 ,shqiptarėve iu ndalua e drejta e arsimimit nė gjuhėn amtare me pretendimin se nuk formonin njė kombėsi mė vete .Shqiptarėt myslimanė cilėsoheshin turq,shqiptarėt ortodoksė - grekė dhe ata katolikė merreshin nė mbrojtje nga Vatikani .
    Prandaj lufta pėr shkollėn kombėtare, si pėrēuese e ndėrgjegjes kombėtare dhe e unitetit kombėtar, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, mori njė karakter tė thellė politik.Synimi i rilindasve ishte: njė komb, njė alfabet unik,njė gjuhė letrare e standartizuar pėr tė gjithė kombin,njė shkollė kombėtare.
    Platformėn e shkollės kombėtare shqipe e shkruan me gjak rilindasit tanė iluministė.
    ‘’Historia e arsimit tonė kombėtar ka shkruar me shkronja tė arta emrat e Naum Veqilharxhit,Koto Hoxhit,Pandeli Sotirit,Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasi , etj. tė cilėt nuk kursyen as jetėn e tyre pėr ēėshtjen e shkollės dhe tė Atdheut’’(H.Myzyri:Shkollat e para kombėtare shqipe’’, 1978,f.248).
    Punėn e tyre vazhduan mė tej motrat Qiriazi, Luigj Gurakuqi ,Hilė Mosi , Mirash Ivanaj, etj. tė cilėt synonin krijimin e shkollės kombėtare jo vetėm shqipe nga gjuha ,por edhe ilumuniste nga pėrmbajtja, laike por edhe masive , e pėrbashkėt pėr tė pasurin e tė varfėrin,pėr myslimanė e tė krishterė (ortodoksė, katolikė e protestantė), pėr djemtė e vajzat, njė shkollė ku tė arsimoheshin e edukoheshin qytetarė , jo vetėm tė ditur por edhe atdhetarė..
    Kjo platformė arsimore dritėdhėnėse e e rilindasve , nuk mund tė mos ndeshte nė njė urrejtje tė madhe nga forcat e errata shoviniste tė cilat e nisėn me shpifje e kėrcėnime, vazhduan me mallkime dhe djegjen e teksteve shqipe duke pėrfunduar deri tek masakrimi i atdhetarėve-martirė tė kombit.
    Nė kėto situata njė ndihmė tė madhe nė realizimin e misionit tė Rilindjes pėr arsimin e kulturėn, luajtėn misionarėt protestantė anglo-amerikanė.
    Pas Luftės ruso-turke pėr Krimenė,Sulltani,si shpėrblim ndaj ndihmės britanike, u detyrua qė mė 1856 tė bėjė lėshime ndaj lirive tė misioneve protestante.
    Kėshtu qė nė vitin 1872 u ngrit nė Stamboll Shtėpia Biblike ku u vendosėn Shoqėria Biblike e Huaj Britanike(themeluar mė 1804) dhe qendra e Bordit Amerikan (themeluar mė 1810). Nė programet e tyre njė rėndėsi e madhe i kushtohej zhvillimit tė arsimit nė perandorinė Osmane,duke ēelur nė Stamboll Robert Kolegjin,Kolegjin Femėror,etj. Shkollat anglo-amerikane u bėnė vatra tė dijes dhe edukimit perėndimor edhe pėr dhjetra djem e vajza, studentė shqiptarė,patriotė tė ardhshėm tė pėrkushtuar.
    Nė vitin 1873 misionarėt e parė protestantė amerikanė, ndaluan me qėndrim tė pėrkohshėm edhe nė Manastir, ku morrėn me qira njė banesė pranė asaj tė familjes Qiriazi duke bashkėpunuar ngushtė ndėr vite me Gjerasimin,Gjergjin,Sevastinė e Parashqevi Qiriazin .
    Ndėr tė parėt veprimtarė protestantė shqiptarė dhe mė i dalluari ,cilėsohet Gjerasim Qiriazi (1858-1894). Ai u bė anėtar i Bashkėsisė Ungjillore mė
    19 gusht 1877 e studjoi nė Kolegjin Teologjik Amerikan tė Samokovi ku u diplomua mė 1882.
    Pėr Gjerasimin, nė rend tė pare tė veprimtarisė sė tij si protestant, qėndronte ideali kombėtar.Me kėtė motiv ai nxitoi tė lidhej me misionarin skocez Dr.Aleksandėr Tomson qė ishte kryepėrfaqėsues i Shoqėrisė Biblike tė Huaj-Britanike nė perandorinė Osmane nė vitet 1860-1896 . Ai e kishte parė Shqipėrinė qė mė 1863 duke u lidhur pėrjetėsisht me hallet e saj.
    Qė nė dhjetor 1864 Tomson ishte njohur me Kostandin Kristoforidhin tė cilin e punėsoi nė Stamboll si pėrkthyes .Kėtu Kristoforidhi kreu njė punė tė shquar nė botimet biblike shqip ku pėrmendet edhe njė gramatikė e shkurtėr e botuar mė 1882 nga Tomsoni.
    Mė 27 janar 1883 Tomsoni i dėrgon njė letėr Gjerasim Qiriazit ku
    i shkruan: ‘’Kur mendoj pėr gjendjen ku ndodhen shqipėtarėt,bindem se pėr ta ėshtė domosdoshmėri tė kenė shkolla , ku fėmijėt tė mėsojnė gjuhėn amtare me fjalėn e Perėndisė……Do tė doja tė dija se ē’mendoni ju pėr kėtė punė dhe nėse dėdhironi tė bėheni ungjilltar i kombit tuaj…’’.
    Pas bisedimeve sqaruese midis Tomsonit dhe Misionit Amerikan, i cili kishte financuar arsimimin e Gj.Qiriazit ,ai , mė maj 1883 ,filloi veprimtarinė nė Shoqėrinė Biblike Angleze pėr botimin e shpėrndarjen e literaturės dhe predikonte ungjillin shqip. Mė pas zgjeroi aktivitetin nė krijimin e shoqėrive atdhetare ,me krijimin e organeve tė shtypit, nė ēeljen e shkollave shqipe dhe ndihmėn umanitare.
    Megjithėse Shoqėria Biblike ishte e mbrojtur nga traktate tė nėnshkruara nga vetė sulltani ,aktivitetet e saj zvarriteshin qėllimisht nga zyrtarėt turq e institucionet shoviniste fqinje,qė keqtrajtonin veprimtarėt protestantė.
    Me ndihmėn e Naim Frashėrit dhe nga fakti qė Gjerasimi ishte misionar i njė shoqėrie tė huaj ,u nxorr leja pėr hapjen e njė shkolle shqipe pėr vajzat. Mėsonjėtorja e vashave u ēel nė Korēė mė 23 tetor 1891 .’’Kjo fole u themelua prej tė pavdekurit dėrgimtar kombėtar GjerasimD.Qiriazit ,emrin e tė cilit historia e Shqipėrisė do e shkruajė me shkronja tė arta duke u mburrur me veprat dhe me shėrbimet e tija tė ēmuara qė ka sjellė mbi altar tė atdheut!’’(Mihal Grameno, ’’Ylli i mėngjezit'')
    Mė 12 nėntor 1892,u themelua nė Korēė ''Vllazėria ungjillore'', me kryetar Gjerasim Qiriazin dhe sekretar Thanas Sinėn…Ndėr elementėt qė pėrqafuan kėto ide bėnin pjesė Sevasti e Gjergj Qiriazi,Petro Nini Luarasi , Nuēi Naēi, Fanka Efthimi si dhe zyrtarė,tregėtarė, zanatēinj.(Dhimitėr Dishnica: Motrat Qiriazi'',f.39).
    Veprimtarė tė dalluar ishin edhe Grigor Cilka e Herakli Bogdani.
    Platforma e patriotėve ishte e qartė: Armiku pėrdorte institucionet fetare shoviniste pėr tė pėrēarė popullin duke barazuar fesimet fetare me kombėsinė e pushtuesit e tė fqinjėve dhe duke i mohuar gjuhėn e shkrimin shqip.Ndaj patriotėt u drejtuan pėr ndihmė nga forca e besime fetare ‘’tė pa rrezikshme’’ nga pikėpamja e unitetit kombėtar dhe e influencave shoviniste , muslimanėt orientoheshin nga besimi ‘’bektashi’’ dhe tė krishterėve nga ‘’protestantizmi’’. Shoqėria Ungjillore protestante e ndihmuar nga misioni amerikan e anglez ndihmoi shumė qė me anėn e lirive fetare tė realizohej aspirata kombėtare.
    Njė fakt domethėnės nė kėtė drejtim ėshtė veprimtaria e P.N.Luarasit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 28-12-2010 mė 13:10

  4. #44
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Petro Luarasi, Kontribute Shekullore

    P.N.Luarasi dhe lėvizja protestante nė Shqipėri
    Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga bashkėpunėtorėt e hershėm tė lėvizjes protestante nė Shqipėri. Ai ishte lindur i besimit ortodoks e kishte studjuar nė shkollėn greke tė Qestoratit e Hotovės. Nė Qestorat ai mėsoi shkrim e kėndim nė shqip dhe u edukua me kulturė e atdhedashuri nė shtėpinė e mikut tė babait,patriotit tė shquar Koto Hoxhi.
    Petro Nini Luarasi (1865-1911), mė 1882 , u punėsua si mėsues i greqishtes nė shkollėn fillore tė Bezhanit, ku filloi t’u mėsonte nxėnėsve shkrim e kėndim shqip. Gjithashtu,me shqipėrimin e psallmeve dhe kėndimin e tyre nė kishėn e Luarasit, nė bashkėpunim me papa Stefan Kicin- Luarasin, ai provoi para popullit se edhe gjuha shqipe qe e zonja tė pėrēonte mesazhet e zotit. Me veprimtarinė e tij atdhetare nė Kolonjė, Korēė e mė gjerė,krahas lidhjeve miqėsore, shkaktoi armiqėsi tė madhe me zyrtarėt turq, klerin shovinist e bashkėpunėtorėt e tyre. Pėr kėtė u mallkua dhe u shkishėrua familjarisht nga dy dhespotėt e Kosturit: nga Qirilli mė 1887 dhe Fillareti mė 1892.
    Po shkėpusim njė fragment nga mallkimi i Dhespotit tė Kosturit, Fillaret, mė 20 shtator 1892:… I mallkuari dhe i shkishėruari Petro Luarasi , nė bashkėpunim me propagandėn protestante e masone, ka shkuar nė fshatra tė ndryshme tė rrethit tė Kolonjės,duke u premtuar emėrimin e mėsuesve shqiptarė pėr mėsimin e shqipes,njė gjuhė e cila nuk ekziston…Ata pėrhapin Dhiatėn e Re, emisarė dhe libra tė tjerė qė janė kundėr fesė sonė tė shenjtė dhe qė nėna e jonė, Kisha e madhe e Krishtit , ka kohė qė i ka shkishėruar dhe djegur nė turrėn e druve…Shpallim se kushdo qė ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokėt e tij ,ose pranon mėsues shqiptarė, do tė shkishėrohet nga i madhi Zot, do tė marrė mallkimin e etėrve tė kishės,do ta zerė lebra e Gehazit dhe trupi i tij do tė mbetet i patretur dhe do tė pėrdhoset pas vdekjes….
    Kėsaj propagande antikombėtare ''me vello fetare'', Petro Nini Luarasi iu pėrgjegj nė veprėn ''Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit'' e cila demaskoi me fakte konkrete dhe dokumenta abuzimet qė bėheshin nga kleri shovinist nė emėr tė fesė ortodokse:
    ''E vėrteta bėn fenė, dhe jo feja tė vėrtetėn…Ta dashurojmė dhe ta pėrparojmė gjuhėn dhe kombin tonė, si tė vetmet tallanta qė na besoi Perėndia pėr provė tė vlerės sonė midis kombeve tė tjerė……Kush ėshtė frikacak kundrejt sė drejtės, bėhet tradhėtar i mėmėdheut dhe i vetes sė tij (P.N.Luarasi: Mallkimi i shkronjave shqipe…f.''279)
    Kjo vepėr e fundi i tij tragjik(i helmuar),i treguan popullit tė vėrtetėn dhe bėnė njė jehonė tė madhe nė botė.Pėr kėto ngjarje shkruan njė sėrė gazetash shqiptare, amerikane e angleze duke pėrfshirė edhe gazetėn prestigjioze ''Times''.
    Nė lidhjet e tij me rrethet patriotike dhe zbatimin e platformės kombėtare , njė rėndėsi tė veēantė i kushtoi P.N.Luarasi bashkėpunimit tė ngushtė me parinė bektashiane: moderatorė tė myslimanizmit dhe me Gjerasim Qiriazin: pėrfaqėsuesi shqiptar i protestantėve anglo-amerikanė.Mbi bazėn e kėtyre idealeve kombėtare familjet Luarasi dhe Qiriazi u lidhėn nė njė miqėsi shekullore dhe iu gjendėn njėri-tjetrit nė momente tė vėshtira. .
    Ndoshta edhe pėr shkak tė lidhjeve me botėn anglo-amerikane, P.N.Luarasi i arratisur nga burgu e i pėrndjekur nga qeveria turke , nė prill 1904 , emigroi nė Shtetet e Bashkuara, si emigrant politik .Pėr aktivitetin e tij tė shquar atje , emigranti veteran Kostandin Demo do t'a cilėsonte Petron: ‘’Paul Reevers-i shqiptar’’, ndėrsa Fan Noli: ‘’P.N.Luarasi…qe i pari pionier i lėvizjes kombėtare nė Amerikė’’ .
    Petro N.Luarasi krijoi shoqėritė e para patriotike shqiptaro-amerikane : ‘’Pellazgu’’ dhe ‘’Malli i Mėmėdheut’’, ndihmoi Sotir Pecin pėr botimin e gazetės ‘’Kombi’’dhe krijoi librarinė e parė me libra shqip e anglisht..
    Ai ishte ndėr pėrkrahėsit mė tė fuqishėm pėr Fan Nolin qė tė kurorėzohej prift e tė hidhte bazat pėr themelimin mė vonė tė kishės ortodokse autoqefale shqiptare nė Sh.B.A.,
    Kėtu ai bashkėpunoi ngushtė me Kristo Dakon, lider i protestantėve shqiptarė , pėr tė futur frymėn kombėtare midis emigrantėve ekonomikė, tė cilėt ishin tė tėrhequr e tė frikėsuar nga reaksioni shovinist mbi familjet nė atdhe. Petro Nini Luarasi pėrēoi kudo tezėn: Kombi mbi tė gjitha!
    Mė 1908 u kthye nė Shqipėri sė bashku me disa miq e farefis ,pėr tė luftuar si komitė .Nė kėtė kohė u shpall Hyrieti e ai filloi veprimtarinė patriotike legale duke u lidhur ngushtė me misionarėt protestantė amerikanė , ēiftin Kenedi ,pėr ēeljen e shkollave shqipe , deri sa armiqtė e kombit e helmuan.
    Por thirrja e tij: ''Edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi…Ruamani gjakun se do tė duhet fėmijėve tuaj pėr shkrimin e gjuhės shqipe!'', u pėrjetėsua nė vepėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 28-12-2010 mė 13:11

  5. #45
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Petro Luarasi, Kontribute Shekullore
    Ēifti Kenedi
    Misionarėt e parė protestanė amerikanė, qė erdhėm pėr njė qėndrim tė pėrhershėm nė Shqipėri, janė ēifti Kenedi (Kennedy)
    Tė pėrndriturit: Violeta (Violett) dhe Fines (Phineas ), mbėrritėn nė Korēė mė 26 mars 1908.
    ’’Ēifti Kenedi…janė misionarėt e parė tė huaj Ungjillorė,qė u shpėrngulėn nė Korēė me ndihmėn e Misionit Turk – Evropian”…(Xhon Kuanrud: Jeta e Gjerasim Qiriazit, f.218)
    Po ashtu studjuesi i mirėnjohur Iljaz Gogaj thekson:
    ''Arsimi dhe pedagogjia amerikane e kanė zanafillėn e tyre nė Shqipėri qė nė vitin 1908, atėherė kur erdhi nė Korēė ēifti amerikan Violeta e Fines Kenedi''. (I.Gogaj:Shkolla teknike e Harri Fulci, f.7)
    Pas tyre,mė 5 shtator 1908, vijnė nė Korēė ēifti Erikson (Charls Tellfort Ericson) me gruan e tre fėmijėt.
    Me kėtė rast kam nderin tė korrigjoj pasaktėsinė e artikullit: ‘’Erikson…rezidenti i parė amerikan nė Shqipėri'' (Gazeta 55'', 15 korrik,2003, f.12).
    Si rezidencialėt e parė tė huaj dhe pėr rėndėsinė e aktivitetit tė tyre 30-vjeēar nė Shqipėri, Violet e Fines Kenedi pėrfaqėsojnė misionarėt amerikanė mė tė devotshėm dhe mė tė suksesshėm. Ata qėndrojnė me meritė nė krye tė nderimit tonė ndaj veprimtarisė protestante nė dobi tė popullit shqiptar.
    Zonja Violet Kenedi qe shoqe gjimnazi me Sevasti Qiriazi –Dakon nė Manastir dhe pėr hir tė saj mėsoi mirė gjuhėn shqipe. Ēifti Kenedi erdhėn nė Shqipėri duke dhėnė njė ndihmė tė jashtėzakonshme nė veprimtari kulturalo-arsimore, fetare (ungjillorė) e humanitare, mbarėkombėtare, tė ndihmuar me fonde nga bordi i misioneve amerikane nė Ballkan. ’’Brodhėn'' kudo nėpėr Shqipėrinė hallemadhe.
    ''Mjerimi qė hoqi populli shqiptar nė kėtė kohė, na mbushi me simpati pėr tė dhe na nguci qė veē punės shkollore tė merreshim me pėrkkrahjen shoqėrore dhe mirėbėrje’’, shkruan zonja Kenedi.
    Ndėr tė tjera ata ndihmuan riēeljen e Shkollės shqipe tė Korēės me drejtor Petro N.Luarasin, ku Fines jepte anglisht e Violet, frengjisht e muzikė. Atje ata ishin edhe mėsuesit e Skėnder Luarasit me tė cilin krijuan njė lidhje tė pėrjetėshme.
    Kur mė 1910 autoritetet otomane i mbyllėn shkollat shqipe, nė sajė tė autoritetit tė ēiftit Kenedi si pėrfaqėsues tė protestantėve amerikanė, shkolla e vajzave nė Korēė mbijetoi duke u emėruar "Shkolla Amerikane". Nga thėnia e Hil Mosit: ''Gruaja e arsimuar ėshtė shtylla e kombit'', gjykohet paksa edhe pėr meritėn e ēiftit Kenedi e tė bashkėpunėtoreve Sevasti e Parashqevi Qiriazit. Nė kėtė shkollė mėsoi e u edukua, punoi e u bė ''bijė shpirtėrore'' e ēiftit Kenedi dhe vajza e P.N.Luarasit, Shega Luarasi (Uēi).
    I.Gogaj ( ''Shkollat amerika nė Shqipėri'',f.20) shkruan se nė 10.9 1924 qeveria e Nolit e njohu zyrtarisht shkollėn e ēiftit Kenedi: ''…me personel mėsimor Fines Kenedi, Violet Kenedi, Aspasia Efthim e Shega Luarasi… Nė vitin shkollor 30-31 shkolla arriti numrin mė tė madh tė nxėnėsve , me 123 nxėnės dhe me dhjetė mėsues …Mila Gjokoreci,Ollga Plumbi,Shega Uēi(Luarasi), Aspasia Efthim.''
    Ēifti Kenedi u larguan nga Shqipėria mė 1936 duke ia dorėzuar drejtimin e misionit ēiftit Eduin e Dorotia Xhejks tė cilėt u pėrzunė nė vitin 1940 nga pushtuesit .
    ''Trupi im ėshtė kėtu, por zemra ime ėshtė nė Shqipėri…S'mė vjen keq pėr tė kėqiat qė hoqa pėr Shqipėrinė'', shkruan zonja Kenedi nė Sh.B.A.
    Pas ēlirimit, kur ata cilėsoheshin ''agjentė tė huaj'', pėr veprimtarinė e shquar tė ēiftit Kenedi, guxoi tė fliste e tė shkruante vetėm ndonjė si S.Luarasi. Njė studim dinjitoz pėr veprėn e tyre, i botuar mbas viteve 90-tė, gjendet nė librin e I.Gogajt:’’Shkollat amerikane nė Shqipėri ‘’.
    Ndaj ‘’s’guxoj ‘’ tė zgjatem, por shtoj vetėm se Violet e Fines Kenedi u ndanė nga jeta nė moshė tė shkuar e pa trashėgimtarė duke ia dhuruar kursimet ēėshtjes shqiptare.
    Ata u trajtuan me respekt e pėrkujdesje nga ''bijtė shpirtėrorė'' Skėnder e Dhimitėr Luarasi dhe nga tėrė brezat e familjes Luarasi. Por besoj se nderimi i pėrjetshėm u takon nga i gjithė kombi shqiptar.

    Ēarls Krein (Charls Crane)
    Skėnder Luarasi nė kujtimet e tij ''Ē'kam parė e ēkam dėgjuar'', shkruan:
    Nė ēerekun e fundit tė shek.19-tė, amerikanėt patėn themeluar nė Stamboll dy kolegje : njėrin pėr djem nė Bebek, tjetrin pėr ēupa nė Arnautqoi. Qė nė dekadėn e parė, njė numėr i vogėl shqiptarėsh tė rinj,erdhėn tė edukoheshin nė kėta institute.
    Nėn ē’rrethana erdhėn kėta tė rinj?
    Charles R.Crame, njė nga ndihmėtarėt pėr themelimin e tė dy kolegjeve, gjatė qėndrimit tė tij nė Stamboll, pati admiruar gardėn shqiptare tė sulltanit. Kur plasi kryengritja e malėsorėve, mė 1911,tregoi interesim tė vizitonte vendin tonė.Nė verė arrin nė Manastir i shoqėruar nga Kristo A.Dako, udhėtoi nėpėr Ohėr, Elbasan, Tiranė, Krujė, Shkodėr dhe qėndroi nė Podgoricė. Kėtu pa me qindra luftėtarė shqiptarė tė plagosur , pa ndonjė ndihmė tė vėrtetė mjekėsore.
    Misionarja britanike, Meri (Marry) Edith Durham , qe e vetmja qė po kujdesej pėr kėta malėsorė trima , qė po derdhnin gjakun pėr lirinė e Shqipėrisė. Ajo foli me zotin Krein pėr gjėndjen e rėndė dhe ai e ndihmoi tė ngrinte njė spital pėr tė plagosurit. Pyeti Kristo Dakon se nė ē’mėnyrė tjetėr mund tė ndihmonte popullin shqiptar. ‘’Duke dėrguar tė rinj me bursa nė shkolla moderne’’, i propozoi ai . Ēarls Kreini, president i Bordit tė Kolegjit femėror amerikan nė Stamboll u bė ndėr pėrkrahėsit financiar e moral mė tė mėdhenj tė ēėshtjes shqiptare dhe tė arsimit femėror. Me ndihmėn e tij u themelua mė vonė Instituti ''Qiriaz'', nė Kamėz, me mėsuese motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi e ku u arsimuan me qindra vajza.
    Ēarls R.Krein, mė 1912, dha edhe shtatė bursa studimi pėr djem nė Robert Kolegj dhe shtatė tė tjera pėr ēupa nė Kolegjin Arnautqoi.

    Nė Robert Kolegj-Stamboll.
    Skėnder Luarasi kujton:
    ''Shoqėria ‘’Pėrparimi’’ qė u ngarkua nė zgjedhjen e 12 tė rinjve, mė caktoi mua pėr bursistin nga Kolonja. Ēifti Kenedi erdhėn nė fshat pėr pėrvjetorin e vrasjes sė Petro N.Luarasit dhe mė lajmėruan qė tė nisesha nė Stamboll. Nė fillim tė vjeshtės u nisa pėr nė Robert Kolegj qė qe ndėrtuar pėr tė ngjallur frymėn e vėllazėrimit midis popujve,sidomos tė Ballkanit. Veēoj njė kujtim tė bukur: takimin me Ismail Qemalin…m'u duk sikur pashė mė tė bukurin e tė gjithė rilindasve…
    Kur thotė populli: ‘’Ē’e sjell sahati, nuk e sjell moti’’. Ne shqiptarėve nuk na e sollėn shekujt atė qė na solli I.Qemali e dita e 28 Nėntorit 1912…
    Nė pranverė na vizitoi nė Kolegj ēifti Kenedi qė qeveria greke i pėrzuri nga Korēa se patėn mbrojtur ēėshtjen shqiptare.Ata na treguan gjėndjen nė Shqipėri dhe mua mė kėshilluan qė tė mos kthehesha nė Kolonjė.Pėr fatin tim tė keq ose tė mirė , mė erdhi njė letėr (me njė ēek brenda), nga Amerika, prej tim vėllai Dhimitrit dhe u nisa pėr nė atdhe pa mundur tė kthehem mė nė Stamboll.''

  6. #46
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Petro Luarasi, Kontribute Shekullore
    Nė Botėn e Lirė
    Emigracioni i shqiptarėve nė Sh.B.A. nisi kryesisht nė fillim tė shek.tė 20-tė duke u shndėruar nė qendrėn mė tė madhe e mė tė fuqishėm tė tyre nė botė. Jo mė kot nė momentet mė tė vėshtira pėr ekzistencėn e Shqipėrisė jepej kushtrimi :
    ‘’Mbahu nėnė, mos ki frikė,
    se ke djemt nė Amerikė.’’
    Skėnder Luarasi mbėrritjen nė Sh.B.A e pėrshkruan me njė emocion tė veēantė:
    ‘’Mua qė akoma mė mjegullonin sytė nga zjarri i shtėpive dhe klithmat e vdekjes sė bashkėpatriotėve tė mi, nga vdekjet prej urije tė nėnave me fėmijėt nė gji ullishteve tė Vlorės ,mė pėrshkėndiu pėrpara syve ajo pamje madhėshtore dhe e frikshme : ‘’skystripes’’ato ndėrtesa vigane tė ngjitura me njėra-tjetrėn.
    Mė prisnin zoti dhe zonja Kenedi, im vėlla Dhimitri dhe kushėriri Naqo Miti Sevo.
    Pas formaliteteve zyrtarėt iu drejtuan vėllait tim: ''Ne ta lejojmė vėllain tė hyjė nė Shtetet e Bashkuara me kusht qė ta dėrgosh nė shkollė dhe jo nė fabrikė''
    Dolėm prej ishullit tė Statujės sė Lirisė dhe mė shkeli kėmba nė trollin e botės sė lirė ku u klimatizova menjėherė e fitova qetėsi shpirtėrore…
    Im vėlla Dhimitri, banonte nė Taunton Mass, ku prej njėzet e ca vjetėsh jetonin kryesisht emigrantė nga Luarasi, gati gjysma e tė cilėve qenė farefis me ne, tė gjithė anėtarė tė degės nr.15 tė ‘’Vatrės’’.
    Nė SHBA kishin ardhur nga Shqipėria edhe im kushėri Petraq Mano Gostivishti, biri i Paro Kitės, motrat Parashqevi e Sevasti Qiriazi dhe Kristo Dako me gjithė familje.
    Kur arrita nė Townton Mass, tė gjithė erdhėn tė mė pėrshėndesnin e tė pyesnin pėr gjirijtė e tyre.Sa u erdhi keq kur morėn vesh se tė tėra mėhallat e fshatit Luaras qenė zhdukur nga faqja e dheut, pėrveē mėhallės sė Kostallarėve qė edhe kjo pėrgjysėm qėndronte nė kėmbė.
    Pėr vrasjen e Vasil Kitės dhe tė sė bijės Paros, tė therrur para derės sė kishės nga andartėt, Dhimitri Luarasi lajmėroi edhe zonjėn Kenedi.
    Lajmi bėri bujė.Organizata “Vatra” protestoi pėr krimet qė patėn bėrė ushtarėt grekė nė Gostivisht. Departamenti i Shtetit pyeti ambasadėn nė Athinė, titullar i sė cilės qe Johan Fred Williams. Ky jo vetėm e vėrtetoi kėtė ndodhi, por informoi edhe pėr masakra tė tjera qė kishin bėrė andartėt nė Ēamėri e nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut. Qeveria greke e alarmuar kėrkoi largimin e ambasadorit amerikan nga Athina. Ky erdhi nė Vlorė, pa mjerim nė tė cilin ishin kredhur ata mijėra muhaxhirė nė ullishtet e Vlorės, u kthye nė Boston, ku pat qenė avokat, organizojė njė “riliev fund” (fond ndihme), erdhi me vaporin “Albania” nė porti e Vlorės, por okupatorėt italianė nuk e lanė tė shkarkonte miellin, duke thėnė se Italia e kishte mė pėr zemėr popullin shqiptar.
    Unė shkrova njė artikull nė revistėn“Ylli i mėgjesit” pėr vrasjen e dy dėshmorėve tė Gostivishtit" (''Vdekja heroike e Paros '':S.Luarasi, Fjala shqipe)

    * * *

    Njoha disa personalitete amerikane si : George Fred Williams, William Jenningss Bryan dhe Calvan Coolidge. Bryan-e ka qenė sekretari i shtetit pėr marrėdhėniet e jashtme kur qe G.Z.William ambasador nė Amerikė.
    Me guvernatorin e shtetit nė Mass. u njoha nė 4 korrik 1918, me rastin e festės nacionale kur kishin ardhur nė Townton edhe shqiptarėt e Malibut qė do tė festonin sė bashku me ne. Mė caktuan mua tė flas pėr shqipėtarėt.
    ''Mayour i Taunton-it foli…Z.Skėnder P.Nini, i cili ishte i zgjedhur nga ana e shqiptarėve u shpjegoi gjindjes amerikane nė gjuhėn anglisht se shqiptarėt kanė qenė nė anė tė aleatėve qė kurse nisi lufta dhe qė kanė pėr tė qėndruar besnikė gjer nė fund pėr ato qėllime… (Parada e 4 korrikut nė Taunton:''Dielli'', 10 korrik 1918. Artikull i botuar edhe nė Taunton ''Daily Gazzete'')
    Shkrova nė disa organe pėr ēėshtjet kombėtare. Disa artikuj janė pėrmbledhur nė librin ''Fjala shqipe’’.

    * * *
    Nė vjeshtė 1920 , i shtyrė nga Parashqevi Qiriazi, bisedova me studentėt shqiptarė pėr tė themeluar njė organizatė qė e quajtėm ’’Lidhja e studentėve shqiptarė’’ dhe buletinin’Studenti'' ku unė isha editor.
    U bė njė punė e mirė pėr ndėrgjegjėsimin e studentėve shqiptarė e familjeve tė tyre, pėr mbledhjen e ndihmave, botimin e disa librave shqip dhe propagandimin e ideve kombėtare:

    Letėr drejtuar Woodrow Wilson
    President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
    Kryetarit tė Konferencės sė Paqes , Paris
    Legatės Amerika ,Paris
    Shkėlqesi: Shoqata e Studentėve Shqiptarė, pėrulet thellėsisht e i lutet Konferencės sė Paqes pėr tė rivendosur pavarėsinė dhe integritetin e Shqipėrisė, duke pėrfshirė nė kufijtė e saj krahinat e Kosovės dhe tė Ēamėrisė, nė bazė tė sė drejtės sė kombėsisė dhe tė vetvendosjes, pėr hir tė sė drejtės dhe paqes sė ardhshme nė Ballkan.
    Me respekt:
    Qerim Panariti
    Skėnder Luarasi
    ( “Studenti”, Janar 1920 ,f.13)

    Nė motin shkollor 1920-1921 lidhja e studentėve u shpėrngul nė Boston, Mass me pėrgjegjės studentin Koēo Tashko.

    * * *
    Nė maj 1920 , pas pese vitesh nė Shtetet e Bashkuara,ku studjova:nė Easton Academy njė mot, nė American Internacional College tre vjet dhe nė Northen College School of Law pėr mė pak se njė mot, pa mbaruar moti shkollor, u nisa pėr nė Shqipėri.
    Disa muaj mė pare im vėlla Dhimitri ishte nisur nė ndihmė tė Shqipėrisė me vullnetarėt e shoqėrisė Vatra
    * * *
    Me rastin e 105 vjetorit tė lindjes kujtojmė se Dhimitri P.Luarasi (1898-1985) nė Sh.B.A njihet si Dh.P.Nini, ka njė aktivitet tė gjerė patriotik, qė nis mė 1920: vullnetar i Vatrės dhe mė 1924dhėheqės i vullnetarėve kolonjarė nė pėrkrahje tė qeverisė sė Fan Nolit…
    Dh.Luarasi, krahas patriotėve Gary Riska , N.Demo,P.Kolonja, Peter R.Prifti , etj. ka qenė nga bashkėpunėtorėt mė besnikė tė Fan Nolit nė Sh.B.A. , sidomos pas vitit 1945,kur ai ndodhej nė vėshtirėsi tė madhe. Dhimitri ka meritė tė madhe nė konsolidimin e kishės ortodokse autoqefale e shoqėrive shqiptare, nė lidhjet me ēiftin Kenedi e misionare te tjere protestante, nė dėrgimin e ndihmave pėr Shqipėrinė,etj. P.sh.nė gusht 1946, me vajtjen e delegacionit qeveritar nė Sh.B.A.: ’’atdhetari Dhimitri Luarasi, duke pėrshėndetur me telegram vajtjen tonė atje,na shkruan: Lutem pėr hirin e ēėshtjes,jini tė vetmit qė kam pritur qė tė mund tė kurorėzoni bashkimin e tė dy organizatave tona kėtu, nė njė ’’(f.76)…Mė 21 dhjetor 1949, nė gazetėn Dielli, Fan Noli botoi deklaratėn ,e cila u prit mirė dhe u mbėshtet me deklarata analoge nga Dr.Xhon Nase :kryetar i Shqipėrisė sė Lirė, nga Dhimitri Luarasi:kryetar i Vatrės mė 1948, Hulusi Kavo, etj. (B.Shtyllaan Noli siē e kam njohur). ‘’Dhimitri jetoi njė kohė tė gjatė nė Cambridge dhe Medford,Mass dhe pas vitit 1971 u riatdhesua nė Shqipėri…Kėtu nė Amerikė u muar me ēėshtjen shqiptare, fetare, kombėtare dhe shoqėrore dhe ish gjithėnjė aktiv.Ay shėrbeu nė Organizatėn Shqipėia e Lirė pėr vjete me rradhė me pozitėn arkėtar dhe anėtar i Komitetit’’ (Nekrologji, ‘’Liria’’, 1985).

  7. #47
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Petro Luarasi, Kontribute Shekullore
    Nė Kryqin e Kuq
    S.Luarasi punoi pėr dy vjet (1920-1922) si nėpunės dhe mėsues nė shkollėn e Kryqin tė Kuq tė Rinisė Amerikan nė Elbasan.
    KKRA ishte themeluar nė Kanada gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas u shtri vrullshėm edhe nė Sh.B.A.Gjatė viteve 1919-20 zhvilloi njė veprimtari tė gjerė duke ēelur shkolla nė Elbasan, Kavajė e Tiranė. S.Luarasi kujton:"Nė Elbasan njoha patriotin e shquar Aqif Pashė Elbasanin. Ai ishte njė burrė i gjatė, fjalėpak, pak a shumė nervoz nė tiparet e tij por shumė praktik,i nderuar e zotni nė sjellje. Aqif Pasha, jo vetėm pėr shėrbimet qė i bėri Shqipėrisė,por edhe pėr virtutet e tij,mė mbeti nė kujtesė si njė nga figurat mė tė dashura. Njė nga admiruesit e Aqif Pashės ishte Kristo Dako, njė nga liderėt e protestanteve shqiptare, i cili pati qenė kundėrshtar i rreptė i politikės sė “Vatrės” e Fan Nolit. Por tė dy kėta patriotė, Noli dhe Dako, u bashkuan me Aqif Pashėn nė veprimtarinė e tyre politike tė asaj kohe gjė qė dėshmon se sa e ēmonin tė dy personalitetin e Aqif Pashė Elbasanit.
    Ai pat ardhur pėr pushime atė vjeshtė nė Elbasan. Zonja Erikson, qė nuk dinte shqip, m'u lut tė bėhesha interpret i saj pranė Aqif Pashės. Nga sa mė kujtohet, ajo donte tė dinte pėr gjėndjen e tė bijve shkollarė nė Zvicėr.
    Burri i saj Ēarl Erikson (Charls Telford Ericson) kishte ardhur familjarisht nė Shqipėri mė shtator 1908 dhe po atė vit filloi punėn pėr hapjen e njė spitali nė Elbasan. Mė pas e shtriu veprimtarinė e tij tė shumanshme duke themeluar Institutit Shqiptar Amerikan tė Kavajės (1926-1939)

    * * *

    Krijohet Katedra e Anglishtes
    Njė rėndėsi tė madhe pėr shtetin dhe popullin shqiptar,sidomos nė vitet 60-tė, ka pasur mėsimi i gjuhės dhe kulturės anglo-amerikane nė Universitet e mė gjerė. Nė kėtė fushė njė ndihmesė tė veēantė ka dhėnė ēifti Skėnder e Maja Luarasi.
    Nė tetor tė vitit 1960-tė, nė U.T., Fakulteti Histori-Filologji,u krijua katedra gjuhė-letėrsi angleze, me pedagogė Skėnder Luarasi(pėrgjegjės) e Maja Poljakova-Luarasi .
    Kursi i parė filloi me 30-tė studentė (15 djem e po aq vajza) tė ardhur nga tė tėra krahinat e vendit, disa nė moshė tė madhe,e shumica vetėm emrin i kishin dėgjuar anglishtes.Kėrkohej qė brenda katėr vjetėve tu mėsohej atyre jo vetėm gjuha, letėrsia e historia anglosaksone, por edhe tė pėrgatiteshin pėr t'u bėrė mėsues.
    Skėnder e Maja Luarasi hartuan programin mėsimor, pėrcaktuan strukturėn e lėndėve e gjetėn literaturėn e nevojshme pėr leksione. Pėr kėtė njė ndihmė tė madhe dhanė i vėllai i Skėnderit, Dhimitri, Peter Prifti sė bashku me Fan Nolin, qė u dėrguan nga Sh.B.A literaturėn e domosdoshme: 30-tė fjalorė anglisht-anglisht (Horby) qė iu shpėrndanė studentėve dhe dhjetra libra tė tjerė, qė u dorėzuan nė bibliotekėn e fakultetit. (Disa prej tyre gjenden ende nė fondin e bibliotekės sė Universitetit, fondi qėndror. P.S.). Mė pas botuan dispensat e para. S.Luarasi jepte lėndėt histori dhe letėrsi angleze ndėrsa Maja tė gjitha lėndėt e tjera (metodikė,leksikologji,etj). Gjatė dy vjetėve tė kursit tė parė u botua nė anglisht gazeta e murit ‘’Exelsior’''(''Lart e mė lart'', titull i zgjedhur nga S.Luarasi) nė tė cilėn studentėt botuan artikuj interesantė. U krijua edhe njė grup teatral, qė ndėr tė tjera shfaqi tragjedinė ''Romeo e Zhulieta'' tė Shekspirit.Puna ishte e vėshtirė , me ngarkesė tė madhe e mbi tė gjitha nė kohė tė vėshtira, kur kishte grupime qė e luftonin kėtė katedėr. Gjatė pėrfundimit tė kursit tė parė (1960-1964) nė prag tė fillimit tė kursit tė dytė, u vendos qė kursi i anglishtes do tė mbyllej, kėshtu qė pėr motin 1963-1964 nuk u pranuan tė regjistroheshin mė studentė. Kjo ndodhi pėr shkak tė disa forcave tė errta qė mė nė fund u tėrhoqėn dhe kėshtu ,nė degėn anglisht, vazhduan tė regjistroheshin studentė pėr motin
    1965-1966 e nė vazhdim.
    Maja Luarasi kujton:
    ''Nė vitin e tretė, tashmė qė nxėnėsit qenė shumuar, na u bashkuan edhe dy pedagogė tė rinj Thanas Shkurti e Bashkim Dino. Kėshtu trupi mėsimor i katedrės u bė me katėr vetė.
    Nė fund tė vitit tė katėrt S.Luarasi dorėzoi nė anglisht pėrmbledhjet ‘’Letėrsia angleze’’ e ‘’Historia e Anglisė‘’ tė shtypur nė shaptilograf dhe disa dispenca tė miat.
    Punėn qė bėmė nga fillimi dhe gjer nė mbarim tė motit tė katėrt qe natyrisht mė i rėndi pėr ne. Me diplomimin e grupit tė parė tė parė, katėr prej studentėve tanė mė tė mirė u bėnė pedagogė (Drita Draēini, Nazmie Bezhani, Thoma Sharra e Refik Kadia) e u treguan tė zot tė jepnin lėndėt me kompetencė.''
    Skėnder Luarasin e nxorėn nė pension nė 1968 ndėrsa e shoqja, Maja, vazhdoi edhe njė dekadė tjetėr, deri sa e qarkulluan me urdhėr nga lart si ‘’pedagoge e huaj’’.
    Mund tė thuhet pa mėdyshje se nė sajė tė punės plot pėrkushtim tė pedagogėve dhe rėndėsisė sė saj aktuale e perspektive,dega e anglishtes nė U.T. ėshtė mė e preferuara ndėr gjuhėt e huaja,thith nxėnėsit mė tė mirė dhe nxjerr kuadro qė i shėrbejnė atdheut nė pozita kyēe.

    Kontribut pėr kulturėn anglo-amerikane.
    Njė kontribut tė madh ka dhėnė S.Luarasi ‘’Nder i Kombit’’ pėr lidhjet e ndėrsjellta kulturore duke pėrkthyer njė sėrė kryeveprash tė letėrsisė botėrore: nga letėrsia anglo amerikane, gjermane, ruse, spanjolle, greke, indiane, kineze, arabe..
    Nė fondin kulturor shqiptaro-anglo-amerikave ai ka kontribuar krahas tė tjerave edhe me dhjetra artikuj historikė, publicistikė, kritikė letrare (nė shtypin e huaj e shqiptar qė nga vitet 20) dhe me pėrkthime.
    a)Nė shkrimet e tij pėr gratė e shquara tė huaja qė kanė vlerėsuar shqiptarėt, Skėnder Luarasi veēon edhe tri gra angleze: Lady Mary Worthey Montagu, Lucy M.J.Garnett dhe Miss Marry Edith Durham.
    Lady Montagu, e pėrmendur nė letėrsinė angleze,duke shtegtuar nėpėr Turqi mė 1717, kishte pėr shpurė (shoqėrues) shqiptarė .Nė letrat dėrguar miqve shkruan pėr ta: ''Tė gjithė vishen e mbathen dhe armatosen me paratė e tyre,pėrgjithėrisht ata janė djelmosha shėnd e verė, me rroba tė pasta prej shajaku , kanė dyfeqe shumė tė gjatė dhe i bartin nė supet e tyre sikur tė mos e ndjejnė fare peshėn e tyre ;duke ecur krenarisht udhėheqėsi i tyre kėndon njė farė avazi, i ashpėr por jo i pakėnshėm dhe shokėt ia mbajnė avazin gjithė bashkė….’’
    Por ėshtė fare e panjohur ndėr ne Lucy Garnet.Kjo zonjė ka rrojtur nė Stamboll, ka shėtitur gjithė Ballkanin, njeh shumė mirė Shqipėrinė e popullin shqiptar,grekėt, vllehėt , bullgarėt, turqit …Ajo ka shkruar librin interesant:’’Jeta shtėpiake nė Ballkan’’
    Autorja pėrshkruan shqiptarėt,traditat e tyre , me shumė besnikėri e dashuri.Nė njė anglishte tė bukur ka pėrkthyer:’’Pėrtej urės sė Qabesė‘’, ’’Dervish Aga’’, etj. Ajo shkruan:’’Por njė nga kėngėt mė tė forta tė shqiptarėve pėrkujton revolucionin e motit 1572 nėnė Ibrahim Pashėn e Shkodrės. Pasojat e kėsaj kryengritje qe tė njohurit e udhėheqėsit tė saj si guvernator i Shkodrės. Ky ėshtė i pari qytetar shqiptar qė njihet me titull prej kohės sė ngadhnjimit turk’’
    Kėnga pėr tė ėshtė tepėr e gjatė,plot 82 faqe,por pėrkthimi i saj na jep frymėn shqiptare tė Lucy Garnet…
    Ndėr misionarėt anglezė qė ka kontribuar pėr Shqipėrinė, mė e shquara ėshtė Miss Meri(Mary) Edith Durham. Pėr veprimtarinė e saj tė gjithanshme Skėnder Luarasi ka shkruar qė nė vitet 20-tė. Ai e cilėsonte atė si njohėsja mė e mirė e Ballkanit dhe ajo qė ia ktheu dekoratat Pjetrit serb e Nikollės malazes me fjalėt: ’’Nuk pranoj dekorata nga duar qė kanė derdhur gjak tė popullit shqiptar''.
    Skėnder Luarasi nė shkrimet e tij ka pėrmendur njė fakt me rėndėsi:dy letra tė panjohura tė Miss Durham pėr Sevasti Qiriazin.Kjo korespondencė tėrhoqi vėmendjen edhe tė studjuesit kosovar Shaqir Shaqiri qė erdhi nė Shqipėri p,por e penguan qė tė takonte S.Luarasin. (Republika,14 shtator 1997).
    Ka njė lidhje interesante midis Miss Durham dhe Sevasti Qiriazit.Tė dyja u njohėn mė 1904, nė Korēė.Nė njė letėr tė saj, Miss Durham i shkruan mikes sė saj tė vjetėr tekstualisht: Éshtė kryesisht nėpėrmjet teje dhe miqve tuaj qė unė u interesova pėr fatin e Shqipėrisė. Kanė kaluar 14 vjet qysh atėhere, qė kur vizitova shkollėn tuaj nė Korēė. Gjatė kėtyre viteve unė i kam dedikuar shumė punė dhe mendim kauzės suaj….''.
    Mė 31 maj 1916 Miss Durham i shkruan Sevastisė:
    ''Sa mirė kujtoj ardhjen nė derėn tėnde, sė bashku me zotin Nevinson e pastaj udhėtimin me kuaj gjer nė Berat pėr tė dėrguar atė telegram me rėndėsi…''
    Miss Meri E. Durham tashmė ėshtė e mirėnjohur nė Shqipėri edhe nėpėrmjet veprės ‘’Brenga e Ballkanit.’’

  8. #48
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Petro Luarasi, Kontribute Shekullore

    Petro Luarasi, Kontribute Shekullore

    Kontribute letrare nga literatura anglo-amerikane
    Skėnder Luarasi ka shqipėruar: Gjashtė vepra nga Shekspiri (Mbreti Lir,Rikardi 2,Rikardi 3,Komedia e gabimeve,Tregėtari I Venedikut,Si t'a doni) ;Bajron:Ēajld Harold; Dikens:Oliver Tuist; Oskar Uajld:Pėrralla tė zgjedhura; Milton:Samson Luftėtari; Tenison:Enoh Arden; Uinkop:Skėnderbeu; Longfellou:Kėnga e Hajavathės; Uitman:Fije Bari; dhe disa tė pa botuara si Morton Frederic Eden, Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre.etj.Ai ka perkthyer edhe nga shqipja nė anglisht : Motrat Qiriazi; Migjeni;Ismail Qemali(fragmente); Stavro Skėndi: Zgjimi kombėtar shqiptar; F.Reshpja: Rapsodi shqiptare,etj.
    Vlerėsimet pėr kėtė kontribut janė tė shumta:
    Mojkom Zeqo nė kritikėn pėr ''Ēajld Haroldin: ''Skėnder Luarasi ėshtė themelues i bajronizmit shqiptar''
    Shaqir Shaqiri: ''Pėrkthimet e veprave tė Shekspirit nga Prof.Skėnder Luarasi …pa mėdyshje i takojnė fondit elitar botėror tė pėrkthimeve''
    Po zgjatemi paksa nė komentet mbi ''Fije bari'' tė Uitman'' . Studjuesi Anton Papleka (‘’Fije bari’’, 1997,f.308): "Cila qe shtysa e vėrtetė e pėrkthimit tė ‘’Fije bari’’?
    E ēmund tė ketė qenė tjetėr , pėrveē se synimit pėr t’i dhėnė publikut shqiptar njė kryevepėr tė letėrsisė botėrore ,Biblėn e poezisė moderne? Nuk ka dyshim se kėtij synimi i ka paraprirė diēka mė intime , mė e thellė:lidhja midis frymės antikonformiste , demokratike tė poezisė uitmaniane dhe shpirtit tė Skėnder Luarasit.
    Moikom Zeqo thekson:”Dua tė tėrheq vėmendjen pėr njė fakt kulturor tė klasit tė parė. Nė 1956 njė figureė e shkėlqyer e kulturės shqiptare,Skėnder Luarasi pėrktheu dhe botoi librin ‘’Fije bari’’ tė Uitmanit…Luarasi ky disident trim dhe njeri i vėrtetė i kulturės bėri sfidėn e tij tė ēuditshme nėpėrmjet botimit tė Uitmanit.Ishte kjo si njė hedhje doreze dueli pėr tėrė mediokritetin letrar tė kohės…’’Fije bari’’ka ndikuar nė poezinė moderne shqiptare dhe ka qenė njė lėndė radioactive artistike.Éshtė njė mrekulli e vėrtetė qė miqėsia midis populit shqiptar e amerikan tė ketė njė ndėrmjetės dhe interpret kaq tė madh siē ėshtė emri I Uollt Uitmanit’’. Poetėt janė profetė tė popujve dhe tė lirisė‘’(Fije bari’’, 1997,f.307
    Vlerėsime tė shumta ka patur edhe nga institucione tė ndryshme angleze.

    Njė dhuratė e refuzuar nė vitet e demokracisė.
    Ishte viti 1990 . Kisha disa vjet qė punoja nė shtypshkronjėn e dispencave si pėrgjegjės i botimeve (ndjekės prodhimi) dhe e dija mirė ''se ku i pikonte ēatia'': makineri tejet tė amortizuara, botime jo cilėsore, e tek e fundit qė qeverisej nga njė faqe me nder drejtoreshė me objektiv themelor bilancin e xhepit tė saj e miqve. Nė flladet e demokracisė e orientoi edhe ajo direkun dhe pas njė ''axhende nė Itali'' solli sihariqin se hallet e ndėrmarjes do tė merrnin fund, ''dikush do na privatizonte '' pa dhėnė asnjė sqarim pėr si,qysh e tek. Nė heshtjen e frikshme ,edhe tė drejtuesve tė tjerė ,kuptova gjithshka nga ''pėrkushtimi i tyre. I sqarova punėtorėt se kishte tre mėnyra privatizimi: nga vetė punonjėsit e ndėrmarjes si aksionerė; me ''join venture''-bashkėpunim me njė investitor tė fuqishėm,dhe tek e fundit tė shiteshim - por mbi bazėn e njė kontrate ligjore ku tė garantoheshin vendi i punės, paga, pensioni, tė drejtar sociale,etj.Pėr tė tri variantet u ofroja punonjėsve zgjidhje optimale dhe kjo lidhej me ndihmėn e shoqatave bamirėse protestante.
    Para disa kohėsh isha njohur me njė nga misionarėt e parė protestantė qė kishin ardhur nė Shqipėri e ai mė prezantoi me presidentin e ''Globe Service'' me qendėr nė Londėr qė sapo kishte ardhur me ndihma pėr njė spital nė Berat e pėr t'u njohur me nevojat e popullit. Kur i fola mbi hallet nė shtypshkronjėn tonė, ofroi ndihmė konkrete falas, bashkėpunim nė botime deri marrėveshje privatizimi me kushte ideale pėr punonjėsit: specializime, pagė minimale 200 dollarė, garantim tė vendit tė punės, etj. ''Ndėrmarjen tuaj do t'a bėjmė qendėr tė botimeve ballkanike e mė gjerė'', etj.
    Pėrfaqėsuesi i ''Globe Servic'' pati mirėsinė tė ofrojė garancitė zyrtare, por pa dobi. ''Menderhanes '' sė ndėrmarjes sonė ullukėt e ujrave tė zeza i derdheshin nė vend tjetėr: mashtrimet, fallsifikimet e korrupsioni ''demokratik'' bėnė shitjen pa kontroll tė ndėrmarjes dhe pushimin nga puna tė qindra punonjėsve. Por pas pak edhe tė vetė drejtoreshės. Pronari e ligjėsitė e pronės nuk mund t'a lejonin tė shinte si dikur…
    Njė ditė takohem me mikun anglez dhe i tregoj se si vajti puna e ndėrmarjes : u dėshpėrua mė tepėr se ne …pėr fatkeqėsitė qė i shkaktojmė vetes. Shumė kolegėve kur ua tregoj kėtė ngjarje (edhe atyre qė mė luftuan) mė thonė: Si nuk e dinim? Si nuk ju dėgjuam!
    Pyetje pa pėrgjigje qė hasen nė gjithė historinė shekullore te popullit shqiptar ndaj mireberesve protestante.

    Pėrmbyllje
    U mbushen 130 vjet nga shfaqja e misionarėve tė parė protestantė, amerikanė, nė Manastir mė 1873 dhe 95 vjet nga vendosja e ēiftit Kenedi nė Korēė, mė 26 mars 1908.Nė vitet qė rrodhėn , prej tyre veē tė mira pamė.
    ''Po nga buron kjo ndjenjė mirėsie e popullit amerikan pėr ne? Krahas idealeve demokratike e humanitare tė popullit amerikan tė kultivuar ndėr shekuj apo nga strategjia globale e njė shteti me udhėheqės si Vashingtoni e Linkolni,Uillsoni e Rusvelti,Karteri apo Klinton,(nė miqėsi me Britaninė e Toni Bler-it) njė faktor sado pak tė rėndėsishėm e pėrbėjnė ''edhe emri i mirė qė lanė figurat e shquara intelektuale atdhetare, qė nisin me Petro Nini Luarasin dhe Sotir Pecin, me Fan Nolin dhe Faik Konicėn, pastaj me Bari Omarin e Kostė Ēekrezin me shokė''(Iljaz Gogaj : Shkollat amerikane nė Shqipėri'', f.217).
    Nga ky embrion pema kombėtare hodhi rrėnjė tė thella, nga pėrkushtimi i qindra e mijra atdhetarėve tė tjerė martirė, me ndihmėn e miqve tradicionalė kjo pemė do tė na dhurojė njė frut tė ėmbėl - Kosovėn …Por koha na premton tė tjerė…
    Petro Luarasi
    (Fragmente nga seria e artikujve Petro Luarasi , Kontribute shekullore. Familja Luarasi pėr marrėdhėniet shqiptaro-anglo-amerikane
    Gazeta 55, nėntor 2006)
    Ky material nuk duhet te perdoret pa treguar burimin.

  9. #49
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    Tashme VUSH njihet si besimi i 5 fetar zyrtar ne Shqiperi.
    Njihet si Bashkesia Fetare'' Vellazeria Ungjillore Shqipetare'' edhe pse kuptohet se behet fjale per besimin Ungjillor
    Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė
    Neni 10, pika 1
    "Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare"
    Ajo qė thua pėr VUSH-in nuk ėshtė e vėrtetė.

  10. #50
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga nonanm Lexo Postimin
    Sigurisht nga Kisha Orthodokse ai nuk eshte shkisheruar, per kete nuk ka asnje dokument, jo vetem kaq por kur Kristoforidhi ka nderruar jete ceremonia e tij e varrimit ka qene mjaft madheshtore duke u varrosur edhe ne oborrin e kishes katedrale te kalase se Elbasanit kur dime se te krishteret e kalase kishin si vend varrimi atje ku ndodhet sot kisha e Shen Thanasit. Kjo tregon se ai nuk eshte se nuk besonte ne frymezimin hyjnor te Bibles por qe ishte i krishtere orthodoks, te cilin mendoj se eshte shume e qarte perderisa te krishteret orthodokse te Elbasanit qe ne kete periudhe kishin filluar me shkollat e fshehta te gjuhes shqipe nga nje tradite e trasheguar dhe nga Theodhor Haxhifilipi.
    Jemi jasht teme, por me lejo te them edhe dy fjale.

    Kam X raste ku te krishtert ungjillor vdesin ne Kosove, ata varrosen nga hoxhallaret!
    Varrimi nuk ka te bej me ate qe personi ka besuar dhe ka qene.
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  11. #51
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė
    Neni 10, pika 1
    "Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare"
    Ajo qė thua pėr VUSH-in nuk ėshtė e vėrtetė.
    I ke pare daten se kur eshte shkruar kjo qe thua?
    Ja:
    Kjo Kushtetutė hyn nė fuqi me shpalljen nga Presidenti i
    Republikės.
    Nr. 8417
    DATE 21.10.1998
    Konsultohu me keto te dhena:

    Miratohet nenshkrimi i marreveshjes mes VUSH dhe Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise
    posted Nov 10, 2010 9:32 PM by Vellazeria Ungjillore [ updated Nov 10, 2010 9:52 PM ]

    V E N D I M
    PĖR

    MIRATIMIN, NĖ PARIM, TĖ MARRĖVESHJES, NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE BASHKĖSISĖ FETARE “VĖLLAZĖRIA UNGJILLORE E SHQIPĖRISĖ”, PĖR RREGULLIMIN E MARRĖDHĖNIEVE TĖ NDĖRSJELLA

    Nė mbėshtetje tė neneve 10 dhe 100, tė Kushtetutės, me propozimin e ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Kėshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Miratimin, nė parim, tė marrėveshjes, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe bashkėsisė fetare “Vėllazėria Ungjillore e Shqipėrisė”, pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjella, sipas tekstit qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

    Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.

    K R Y E M I N I S T R I

    SALI BERISHA

    Marr nga www.vush.org
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  12. #52
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Mallkimi dhe helmimi i Petro Nini Luarasit

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kjo eshte thjesht blasfemi. Nese ne forumin protestant trajtoni PN Luarasin, si protestant, atehere c`keni qe pranoni blasfemi te tilla dhe konfrontoheni me Kishen Orthodhokse.
    Nese e trajtoni thjesht si patriot, atehere thjesht provokoni, anetaret orthodhokse te forumit, pasi ky nuk eshte forum i "Ceshtjes kombetare".

    A jeni te sigurt qe flisni me nje film te epokes se regjimit ateist, me mendimin se ky thote te verteten??

    Keto materiale perdoren nga armiqte e KOASH-it, thjesht per te provokuar.

    Historia e komunizmit eshte fund e krye genjeshter.
    Nese vazhdoni megjithate, une s`e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin, por nuk jua kane hije provokimet ndaj Kishes Orthodhokse.

    Meqe e niset, me duhet te them se politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin.

    Mitropoliti Fillaret, ndjese paste, ka zbatuar kanonet e Kishes Orthodhokse .

    ja teksti...


    Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit.

    Rastesisht hasa kėtė temė mbi Petro Nini Luarasin, ''Martirin e gjuhės shqipe", dhe mendimet e Ilia Spiros, qė nė rast se nuk do ta dija se kė e ēfarė pėrfaqėson, thjesht do ta mėshiroja duke i uruar kurim tė shpejtė se nuk ėshtė mirė tė pėrgojosh njė tė mjerė tė rroitur.
    Pra duke qenė ai qė ėshtė, ė keq pėr tė dhe ata qė e kanė nmėsuar tė shprehet kėshtu.

    Populli i menēur dhe fjalėpakė thotė : ‘’Fjalėt e shumta janė fukarallėk, prova flet vetė ‘’ Kjo sentencė ėshtė esenciale sidomos kur ballafaqohesh me falsifikatorė paranojakė, tė pėrkushtuar tė pėrligjin ēdo krim.
    Shprehem kėshtu meqė Petro Nini Luarasi iu pėrgjegj mallkimeve e shpifjeve me fakte nė veprėn "Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit" dhe djajtė me maska shenjtoresh urdhėruan ta helmojnė.

    Ilia Spiro shprehet:
    ''Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin."

    Paraqesim provat e marra nga libri i Petro Nini Luarasit "Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit"

    PARATHĖNIE

    Tė dashur kėndonjės

    Dyke parė ēpalljen e njė libreje tė tillė, si tė kėsaj, mbase do tė pandehni se ėshtė fjala pėr njė libėr mėsimtare a literaturare a prrallė tregimtare, qė ėshtė gjė e atyre shkronjėtarėve (autorėve), tė cilėt kanė kujdes tė pėrformuarit dhe ēpalosjen, mbi tė gjithė njerėzinė, tė njė ideje tė mirė, pėr tė ēpikurit e sė cilės fort pakė njerės me shumė djersė dhe pėrgjerkatje dhe vojė u lodhė pėr interesėn e bashkė tė njerėzisė.
    Tek lėnda e kėsaj pasjesėve s’ka pjesė as nė njė ndėr sendet e sipėrme, se s’ėshtė as mėsimtare as literatyrake, sa ndonjė prrallė-tregim, po me gjithė kėtė, nė lėndėn e kėsaj libre gjėndet brenda njė e vėrtetė dhe e drejtė, e cila ėshtė nevojė tė ēquhet mė me kujdes prej logjikės sė padhunėt me qėnė se qėllohet pėr tė pėrzhuritur ndėrgjegjen e disa njerėzve, tė cilėt vetė quhen shėnjtorė dhe mendorė nė kungajkat rreth syresh, po qė kundėrpunojnė dhe me mjete padrejtėsie ndalojnė lirinė e ēkėputur (absolute) tė ēpalosjes dhe tė idealit tė njerėzve tė tjerė, qė janė tė padėmshim e tė padhunėtė nė ndėrgjegje dhe pėrharkim po tė pavojshėm e tė pamėsuar nė intrigat e farisenjta dhe tė magjinjta tė kryetarėvet, nėnė mbisillėn e tė cilėvet pėr fat tė keq udhėhiqen dhe prinjen nė kėtė jetė.
    Me fjalė tė tjera, pėr ta thėnė mė ēkoqitur, qėllimi i kėsaj libre ėshtė zbulimi i njė sė vėrtete morale fort tė lartė, me anė tė gjykimit, pėrpara tė cilit kundėrgjyqės janė me njė anė njė shqipėtar, Petro Luarasi, mė anė tjetėr i parėherėti. Mitropoliti i Kosturit shenjt Fillareti; drejtėsidhėnės ėshtė gjyqi i njerėzisė ndėrgjegjemirė, dhe dėshmitar ėshtė e shumėvojta dhe e parremėta histori e ēpėshtjelljes dhe e ēgėrmimit tė bėnjave tė jetės sė njeriut qė nga krijimi i botės gjer sot.
    Po me qėnė qė zbulesa e sė vėrtetės, pėr tė cilėn bėjmė fjalė; ėshtė rrjedhje e veprimevet tė tė sipėrthėnurit Petro Luarasit pėr tė pėrhapurit e shkronjavet shqipe, prandaj do tė radhitim mė parė si sent parėhyrje shkurtazi disa dorėzime tė cilėt pėbrėndosin Petro Luarasin nė tėrė thėnjen e rjeshtės sė kėsaj libre.
    Mė 1886, kur u pėrhap lajma se nė Korēė hapte dyert njė mėsonjėtore shqipe nėn tregatimin (drejtimin) e tė pėrkujtuarshmit Pandeli Sotirit, nga Selcka e Lunxhit, me pėrkrahjen e pakė mėmėdhetarėve zelltarė nga Korēa, atėhere Petro Luarasi gjendej grekmėsonjės nė fshatin e tij; me qėnė qė pėrpara kohėsh ishte edukuar nga kujtimndrituri Koto A. Hoxhi me mendimet e tė pėrhapurit tė shkronjavet shqipe, nuk la kujdes tė jipte, bashkė me mėsimet greqisht, dhe mėsime shqip nė nxėnėsit e tij me ato libra qė ndodheshin.
    Mė 1887, nė muajin gusht, u kallėzua nga bashkėmėmėdhetarėt e ti pėr predikimet shqipėtare te nxėnėsit e ti ne Mitropoliti i Kosturit, Qirilli; dhe me qenė qė nuk u bind nė kėshillat dhe zotimet e Qirillit, ky pėr dėnim e mallkoi dhe e ēkishėroi Petron, duke dėnuar me ēvetėmtim (aforizmė) dhe jashtėkishje (ekskomunikim) nė gjithė katundet e fshatrat e Kolonjės cilindo qė tė zėrė fill pėr tė qasur Petron dhaskal (mėsonjės) nė katundin e tij. Po Petrua, kundėr bindjes ndaj Qirillit, tek tė pendohet, hapi mėsonjėtore shqipe vetake nė Ersekė tė Kolonjės, ku tė vegjėl e tė mėdhenj nga dėshėronjėsit, qė kishin voli, vinin tė dėgjonin e tė mėsonin kėndim e shkrim tė gjuhės shqipe. Kjo gjė motoi gjer dy vjet nė tė cilėt Petrua ish i lirė tė vizitonjė nėpėr katundet e ndryshėm bejlerėt e kryetarėt e Kolonjės, duke u mėsuar e predikuar tė duheshmet pėr nevojėn e tė pėrhapurit tė shkronjavet shqipe.
    Mė 1889 nėvėndėsi i Qirillit, Mitropoliti i Kosturit Grigori, mori pėrsipėr dhe ndjekjen e Petro Luarasit e tė shokėvet tė tij. Ky, dyke dėshėruar qė tė lėftonjė veprimet e Petros mė vepėruarzi ; urtėsisht u mėndua se do tė jetė mė fundsjellėse ndėr interesat e kishės greke patriarhike kjo grapje (pėrpjekje) dmth po tė bėhen vegėl nėpėr viset priftėrinjtė e fshatravet, tė cilėt, dyke pėrdorur fenė si gogol kundėr Shqipėtarėvet, do tė goditin mė plotėrisht qėllimin qė ndjekin. Prandaj, dyke u shkruar shumė herė nė Luaras priftėrinjve tė fshatit pėr jashtėkishjen e familjes sė Petros dhe ndalimin e meshėbėnjės s’asaj, dhe dyke mos u ndėgjuarė, mundi mė nė fund tė gabonjė me dinakėri dhe tė marrė pas pėr nė Kostur, priftin e Luarasit Papa Stefanin. Po ky, me tė arrirė gjer nė Dardhė, nga ca shėnja mori kundėrmendim dhe frygosi tinėzaj nė Luaras nėnė mburojtjen e Petros. Pėr mė tepėr dėftesė tė vepėrimevet tė Grigorit dhe pėr tė kupėtuar mė mirė shėnjat e ti, vėmė pėrpara kėtu kėto letra ndersenjake tė Grigorit pėr shtėpijakėsit e Luarasit, dhe njė letėr tjetėr miqėsore tė ti Kajmekamit tė Kolonjės, ku i shkruan pėr frygosjen e Papa Stefanit nga Dardha.

    Letėr e parė Luarasarėvet nė Luaras
    Tė ndershėm zotėrinj kryesės , mbikqyrės i kishės dhe ju tė tjerė tė bekuar tė krishterė tanė shtėpiakė tė kėtij katundi, ju urojmė me Zonė atėrisht, dhe ju lajmėrojmė se pėrtanithi do tė meshojnė nė katundin tuaj priftėrinjtė e Stratobėrdhės, me qėnė se prifti juaj papa Stefani u vu nė papunė prej pasonje rėnkimesh qė do t’i vėzhgojmė kur, me ndihmėn e Perėndisė sė shenjtė, do tė vimė aty nė katundin tuaj.
    Qofshi mė Zonė
    Kostur mė 26 tė korrikut 1889
    Mitropolit i Kosturit Grigori, uratėsi juaj mė Krishtin. (Pason melatės i Mitropolisė sė Kosturit)

    Letėr e dytė e Luarasarėve nė Luaras

    Tė ndershėm z. Muftaro- pleq, kryesės dhe tė tjerė gjithė tė bekuar tanė tė krishterė, banorė tė kėti katundi, ju urojmė dhe ju lajmėrojmė se prifti juaj Papa Stefani u bė papunės nga ēdo meshėbėnjė po me qėnė qė mėsuam se i ngojėzenuri papa Stefani erdhi prapė nė katundin tuaj, ju porosijmė dhe ju kėshillojmė atėrisht tė mos e qasni ndėr shtepitė si prift e pėrditės, se ėshtė i ēvetėmtuar (i aforisur) papa Stefani.
    Qofshi shėndoshė mė Zonė
    Dardhė, 25 vjeshtė e parė 1889
    Mitropoliti i Kosturit Grigori, uratėsi juaj mbė Krishtin.

    Letėr dėrguar kajmekamit tė Kolonjės
    Tė fortlėvdruarshmit Dilaver beut, Kajmekamit tė Kolonjės i fortlėvduarshėm,
    Me qėnė se papa Stefani nga katundi Luaras erdhi pranė nesh dhe iku tinazi i lutem Lavdėrisė suaj qė ta kapni papa Stefanin e ngonjėzėnur me suvari (kalorės) tė pėrkatshėm dhe ta dėrgoni atė nė Mitropoli tė Korēės

    Me kėtė pėrfundonj
    Nė Dardhė, mė 25 tė vjeshtės
    sė parė 1889
    Mitropoliti Kosturit
    (Pason melatės i ti)

    Kundrejt kėtyre letrave, kuntundarėt e Luarasit, dyke njohur pafajėsinė e papa Stefanit, s’i dėgjuan fare urdhėrimet e panomtė tė Grigorit; dhe Kajmekami i Kolonjės, pasi thirri kryepleqėsinė e Luarasit dhe mėsoi shkakun e ndjekjes sė papa Stefanit prej Grigorit, as e bėri tė vlyerė pėr pėrgjigje shenjtin e kosturit.
    Kėto bėnja (punė) tė Grigiroti ndrituan mėndjen e mė tė shumėvet mėmėdhetarė shqiptarė, tė cilėt kupėtuan mė mirė se ata tė ashtuquajturit pėrfaqėsonjėsit e Krishtit u shėrbenin dy zotėve: Krishtit dhe Grekėrizmit; dhe se Krishtin e dėshėronin me vulnet dhe natyrė greku, dhe vetėm me fjalė e lajkatonin, po se grekėrizmit i ishin kolitur me gjithė zemėr e shpirt, dhe vetėm pėr hir tė kėtij vepėronin kundėr sė drejtės gjuharake tė shqipėtarėvet, kėta dėshėronin: jo predikimin e ungjillit, po greqizimin e shqipėtarėvet, dyke ndaluar rreptė ēdo predikim dhe mėsim me gjuhėn shqipe nė kishė. Kjo sjellje, pra, e priftėrisė greke, nxeu kundėr atyre edhe mė tepėr urrejtjen e shqipėtarėvet mėmėdhetarė, tė cilėt me tė drejtė e shkionin shortin priftėror si kapėrxenjėsin e fjalės sė Perėndisė, dhe si tė vetmin ngajės (shkakėtar) tė pengimit tė pėrparimit tė shkronjavet shqipe.
    Mė 1889-1890, nė vjeshtėn e parė, me qėnė qė u vra me dhunė, si thonė, nė Konstantinoplė Pandeli Sotiri, i gjeratėhershėmi shqipmėsonjės nė Korēė, Petrua u grėshit nga patriotitėt e pakėt shqipėtarė tė Korēės si mėsonjės i shkollės shqipe atje me bashkėpunėtorė ZZ. Hafiz ali Efendinė pėr turqisht dhe Thoma H.Avaramin pėr frėngjisht. Nė kėtė hop shėfreu shumė prova dhe vėzhgime prej Guvernėsė tė cilėt e shtrėngonin tė bindet pėr tė treguar se cilėt ishin mbajtėsit dhe vėshtorėt e mėsonjėtores, dhe pėr ē’qėllim mbahej ajo shkollė.
    Eshtė pėr t’u shėnuar se, ndonėse mbajtėsit e mėsonjėtores ishin tė njohur ndėr tė gjithė, po Guverna kėrkonte me kundėrkallėzim tė kllaposte kujdestarėt e mėsonjėrtores shqipe sė Korēės dhe nė kohė tė voliēme t’i dėnojė nė mėnyrė shėmbėllore. Po me qėnė qė pėr vitin e pasmė 1891-1892 parandjehej se pa leje tė guvernės nuk do tė ishte e mundur tė qėndronjė dot kjo mėsonjėtore, - dhe kjo u bė e njohur edhe nga njė paralajmė e sundimtarit tė Korēės qė tha se pėr tė pastajmin vit ishte urdhėr i lartė qė tė mos njihen asgjėkundi mėsonjėtore shqipe pa leje tė Guvernės - prandaj Petrua, si u muar vesh me atdhetarėt e Korēės, vajti nė Kostantinopolė, dhe u kėshillua pė kėtė ēėshtje me tė palodhurin atdhetar Naim bej Frashėrin; dhe pastaj u kthye nė Korēė, pa mėnim vajti nė Manastir i ormisur me letra miqėsore pėr direksinė qėndrale t’ Arėsimit nė Manastir. Pas njė muaji kohėvonimi nė Manastir, u kthye Petrua nė Korēė, dyke sjellė me vehte lejen e tė njohurit tė mėsonjėtores shqipe dhe veēanėrisht tė dėftesės sė ti me anėn e sė cilės njihej mėsonjės i shkollės shqipe nė Korēė.
    Mė 1891 dyke qėnė mėsonjės nė Korēė vepėroi tė shtatonen nė Kolonjė gjashtė mėsonjėtore shqipe, tė cilat nisnė tė punojnė qė me tė parėn e Vjeshtės sė parė 1892, nė katundet Luaras, Gostivisht, Rehovė, Vodicė, Selenicė e Pishės dhe Treskė. Kėto mėsonjėtore mbaheshin me ronime (harxhe) tė vetė katundeve dhe tė shoqėrisė shqipėtare “Drita” nė Bukuresht, kryesonjės i sė cilės qe atėhere Z. NikollaN. Naēo. Mė 1892-1893 vitin shkollor, jashtė dashjes sė ti, Petrua u nevojtua tė heqė dorė nga mėsonjėtore e Korēės dhe i pėshtolli kujdeset e ti nė mbajtjen dhe pėrparimin e mėsonjėtoreve tė Kolonjės dyke shtirė caq direksisė sė tij Luarasin.
    Nė vjeshtėn e vitit 1892, Fillareti, mitropoliti i shenjtė i Kosturit, dyke udhėtuar, sipas zakonit nėpėr Kolonjė dhe nė Vakėfe, me qėnė qė dėgjoi dhe pa gjėrat e mėsonjėtorevet shqipe nėpėr katundet dhe tė pėrhapurit e shkronjavet shqipe, fort u pikėllua, dyke u ndrydhur prej frikės qė i nguli nė zėmėr parandjenja e tė pėrmbysurit dhe e te ērrėnjosurit nė ato vise tė kuēedrakes Megali idhesė greke prej dritės sė Shkronjave Shqipe. Prandaj dyke vajtur me pashpresje (i dėshpėruar) nė Korēė dhe dyke marrė nga bashkėmendonjėsit e tij miq atje kėshilla, volli njė mallkim tė tmerrshėm dhe njė aforizmė me ēkishėrim kundėr Petros dhe shokėve tė ti, dyke nematisur ēdo tė krishterė qė pėrqafon shkronjat shqipe a ka mall pėr mėsonjotore shqipe nė katundin e tij.
    Me gjithė kėto, as nėmė e frikėshme, as aforizma dhe ēkisherimet e shėnjtit. Fillaret nuk i shprapenin dot kolonjarėt nga mėsonjėtoret shqipe dhe nga shkronjat, po tė mos kishte shpejtuar pėr ndihmė Guverna tiranike e atėhershme e Manastirit, qė dėrgoi nė Kolonjė kryepolicin e Manastirit Haxhi Osman Benė pėr tė kontrolluar veprat e Petros, tė cilin Mitropoliti i Kosturit dhe grekomanėt e Kolonjės e kishin kallėzuar djallėzisht nė kryesundimtari i Manastirit. Kjo gjė, me tė vėrtetė, i zuri aqė ngushtė katundet, sa qė tė gjithė afro, tė krishterėt e quajtėn shkakėtar pėrpara Haxhi Osman Beut Petron dhe pėr dorėzimin e mėsonjėtoreve shqipe edhe pėr rrjedhjen e mundimeve tė tyre nga kėto mėsonjėtore, dhe qė kėtejthi e tutje mohuan ēdo ide shqipėtare. Dhe kryepolici pasi u dha kėshillat e duhura shqipėtarėvet , urdhėroi Petron tė vijė nė Manastir, ku u vu nėnėn mbrojtje ferkati katėr muaj me rradhė, dyke u gjykuar pėr mėsonjėtoret, pėr mbajtėsit dhe pėr qėllimet e tyre. Paskėtaj e fitoi lirinė e tij, po ju dha urdhėr tė jetė e ndaluar pėrzjerja e tij nė ēdo gjėsend qė kishte tė bėnte me mendimin shqipėtar.
    Ndonėse u mbyll mėsonjėtoret nė Kolonjė, Petrua kurrė s’reshti sė punuari nė shumė farė mėnyra pėr t’a goditur qėllimin e tij; prandaj dyke u ormisur nė ēdo mėnyrė me libra shqipe, udhėtonte rrotull nėpėr parėsinė e visevet tė Toskėrisė dhe pėrndante libra darovė nė cilindo njeri qė kish pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, i shtyrė ose nga kėrshimi ose nga dashuria ndaj shqipes. Kjo punė vazhdoi gjer mė 1903, kur mė 10 tė majit tė atij viti u kap prej Guvernės dhe u burgos nė Kolonjė, dhe sė kėtejmi nė Korēė duke u ruajtur tė dėrgonej nė gjykatoren e Selanikut si i kundėrfolur pėr shtrėmbėrim tė ndėrgjegjes popullore me anė tė predikimeve tė shqipėtartė. Pėr kėtė shkak u kapnė atėhere dhe u dėrguan nė Selanik shqipmėsonjesi i shkollės nė Korēė Z.N.D. Naēi dhe shumė nga mėmėdhetarėt muhamedanė e tė krishterė, shqiptarė tė Korēės, nga tė cilėt disa pas shumė gjykimesh e mundimesh, u burgosėn nė Selanik, dhe tė tjerėt u dėrguan nė ēkufizim (syrgjyn) nė Azi tė Vogėl. Mė 21 tė korrikut, duke hequr Petron, tė lidhur me byzylyke nėn ruajtje prej gjashtė kalorsh ushtėrorė pėr nė Selėnik, dhe duke harrirė gjer nė Kloboē, gjashtė orė lark prej Korēės, me qėnė qė ishte zėnė udha prej kryengritesve bullgare, kalorėsit ruajtės u shtrėmgum t’a sillnin prapė nė burg tė Korēės. Nė muajin e vjeshtės sė parė, meqėnėqė e guverna po gjendjej nė kujdesje tė bashkėkėputur kundrejt kryengritėsve pėr fillin e saj, me njė urdhėr tė lajthitur prej kqyrėsisė sė lartėme tė kryesundimtarisė sė Manastirit, u leshua Petrua prej burgut dhe vajti nė Atdhenė e tij nė Luaras. Po kur nė shkurt tė vitit 1904 u vu re gabimi, dhe sėrisht prej Selanikut u thėrrit Petrua; ky pranditi dhe iku fshehurazi pėr nė Evropė dhe s’andejmi nė Amerikė, ngaha, pas katėr vjetesh, nė lėēitje tė komstitucionit; mundi tė kthehet nė mėmėdhethin e tij dhe sėrisht filloi kėtu mjeshtėrinė e mėsonjėsit, pasi Guverna konstitucionale pandaloi (lejoj) tė pėrshtaturit (themelimin) e mėsonjėtoreve shqipe.
    Mė 1909- 1910, duke qėnė dikrektor i mėsonjetores shqipe nė Negovanė, pas rastit, vuri re nė gazeta e ndershmja gazetė e Londrės “Times” pėrfolte fort partriarqinė greke nė Konstantinoplė, si dhe priftėrinė greke pėrgjithėsisht greke, qė ndalon aforizma dhe tė tjera mjete tė panomtė pėrparimin e shkronjave shqipe dhe tė qytetėrimit tė shqiptarėve tė krishterė.
    Dhe Partriarqia me gazetėn “E vėrteta Kishėtare” (Eklisiastiqi alithia) u pėrgjegj se pėrfoljet e “Taimės-it” kundėr priftėrisė Partiarqisė greke pėrfillazi me shqipėtarėt ishin shterpė me qėnė qė nuk ka asnjė dėftesė pėr veprim tė shortit priftror grek kundėr shkronjave shqipe etj. Nga ky shkak, dhe me lutje tė shumė atdhetarėve shqipėtarė, Petrua dha nė botim Aktin e Mallikimit bashkė me gjithė aforizmėn dhe ēkishėrimin si dhe tė tjera shkresa mitropolitike, tė cilat i pėrkapin ku leēiteshin nėpėr kishat e katundeve tė ndryshėm nė Kazanė e Kolonjės dhe tė Vakėfėvet, sipas urdhėrit tė Mitropolitit tė Kosturit, pėr frikėsimin e shqipėtarėvet.
    Si pėrgjigje mbi kėto shkresa frikėsonjėse, u punėtua dhe njė ēpėrfolje prej tė aforisurit Petro, pėr kontroll tė bėnjave tė shortit priftėror dhe pėrzgjim tė njerėzisė shqiptare sė paditur dhe sė padhunėt e cila fatkeqėsisht edhe nė kėtė shekull tė dritės e qytetėrimit pėrfundon nė pamėsim dhe nė prandim tė paragjykimeve. Pėr kėtė gjė, qė tė kuptohet nga tė gjithė atdhetarėt shqipėtarė, u pėrrjeshtua greqisht dhe shqip kjo librėzė, e cila, pėr shkakun jashtė vullnetit tė shpallėsit, u vonua pėr botim shumė muaj pas zotimit tė autorit. Pra, pėr kėtė vonesė, dyke lypur prej gjithė ndihmėtarėve meritimin e mirė e ndjesėn, pėrfundojmė.

    Me kthjellėsi dhe nder shpallėsi

    P. N. LUARASI

    Ja dhe prova tjetėr pėr z.Ilia Spiro

    MALLKIMI I SHKRONJAVET SHQIPE PREJ
    MITROPOLITIT TĖ KOSTURIT FILLARET


    “Fort mirėdėrimtarė priftėrinj, fort tė ndershėm myftaro-pleq, dhe ju tė tjerė gjithėnjėherėsh tė bekuar tė krishterė tė katundevet tė ngasrės sė Vakėfevet, tė Eparhisė (Kazazė) sonė perėndishpėtuarė! Hiri qoftė mbi ju dhe paqė prej Perėndije, dhe prej nesh uratė, bekim dhe ndjesė!
    Me pikėllim tė madh dhe pamė syfaqėza dhe dėgjuan nė udhėtimin tėnė qė bėmė nė ato vise, se i mallkuari dhe i ēvetėmtuari prej Perėndisė, Petro Luarasi, duke marrė vesh me propagandėn Protestante dhe Masone, erdhi rrethepėrqark nė katundet e ndryshėm tė ngasrės (Kazasė) sė Kolonjės, duke u zotuar tė pėrkufizonjė (emėronjė) mėsonjės shqipėtarė gjoja pėr tė mėsuarė gjuhėn shqipe, e cila nuk ėshtė e qėnė , po me tė vėrtetė qė tė pėrdredhė ndėrgjegjen e orthodhoksėvet dhe tė bėnjė pėrkthyerės nė Masoni dhe nė Protestantizmė.
    Pėrveē kėsaj mėsuam se ky rrjeshtėlėnės dhe tradhėtor i fesė sanė orthodhokse u zotua tė japė nė njė vėnd 30 napolona, gjetkė 25 napolona dhe gjetkė 20 napolona, me qėllim vetėm dhe vetėm qė tė trondinjė shtateshat (themelitė) e besės sanė orthodhokse tė cilėn shėnjtdėshmorėt tanė (martirėt), dhe etėrit dhe mėsonjėsit tanė tė shėnjtė e forcuan me anė tė kaqė therorive (sakrificave) dhe me anėn e gjakut tė tyre.
    Dhe po themi se i tillė vetėm ėshtė qėllimi i tyre, domethėnė tė vdierin Besėn tėnė tė shėnjtė; sepse po nisin kėta masonė dhe protestantė tė shajnė konizmat (ikonat) e shėnjta, tė pėrēmojnė shėnjtorėt, tė ēnderojnė Kryqin e Nderuar dhe tė ēkatėrrojnė (tė prishin) agjrimet e kreshmėt, dhe tė pėrhapin ungjij dhe dėrgimtarė (apostuj) dhe libra tė tjera, tė cilat janė kundėr fesė sonė tė shėnjtė, dhe te cilat pėrpara vitėsh i ēvetėmtoi (i aforisi) dhe i dogji Ėma jonė, Kisha e madhe e Krishtit, Patriarqia.
    Pėr kėtė shkake pra, tė shtyrė prej dėtyre bariu dhe parėmendimit (kujdesit) Atėror, ju ngusim (ju porositim) tė gjithė ju, tė vegjėl e tė mėdhenj, tė vobekė e begatorė, burra e gra, qė tė mos u jepni besė fjalėvet dhe zotimevet tė kėtyre tė mallkuarve femohonjės, qė t’i mbyllni veshėt tuaj kundra bllackimevet (bllasfemivet) tė tyre, dhe qysh e qysh tė mbeti (tė qėndroni) tė gjithė besnikė nė fenė tuaj atėrore tė cilėn po e ruajmė 1892 vjet.
    Sepse nė pėrndodhje tė kundėrt, me tė drejtėn tonė kryezotėrishte (sovrane), dhe me fuqinė e Frymės Kryemeshėtaren tėnė, qė na dhuroi neve Zoti ynė Jizu Krishti me anėn e nxėnėsvet dhe tė apostujvet tė tij, ēpallim: Cilido nga tė krishterėt qė do tė pranojė para nga i mallkuari Petro Luarasi dhe pėrngjanjėsit e tij para, ose shqipmėsonjės ose libra masone dhe protestante, qoftė i aforisur prej Perėndisė Gjithėpushtetonjėses, pastė nėmėn e tė 318 etėrve tė Kishės, tė ketė krromėn e Jezuit, tė mbetet i patretur dhe kotruf pas vdekjes, dhe tė mirė tė mos shohė, as pėrparim tė bėnjė nė kėtė botė gjersa tė pendohet dhe tė marrė ndjesėn dhe pėrlajėn kanontare.”
    Nė Korēė, mė 20 tė vjeshtės sė parė 1892
    Fillareti i Kosturit uratėsi juaj mbė Krishtin
    Shėnim - Emėri i “Vakėfevet” ėshtė prishur nga pėrfaqėsonjėsi i Mitrolitit nė Kolonjė, duke e ndyshuar nė vėnd Kolonjė pėr Vakėfe qė ta dėrgonte s’andejmi edhe kėtu.

    (Vazhdon)

  13. #53
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Nė letrėn e Mitropolit tė Kosturit Fillaret shkruhet: ''Cilido nga tė krishterėt qė do tė pranojė nga i mallkuari Petro Luarasi dhe pėrngjanjėsit e tij para, ose shqipmėsonjės...''
    Pra prova tregon qe ishte kunder mesimit te gjuhes shqipe.
    Nė lidhje me "tradhėtinė'' ndaj besimit ortodoks Petro Nini Luarasi iu pėrgjegj nė veprėn "Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit"

    MBIFOLJE

    E VĖRTETA BĖN FENĖ, DHE JO FEJA TĖ VĖRTETĖN


    Kur tė parėn herė mė ra ndėr duar ky mallėkim me ēkishėrimin, dhe i vėzhgova ato, dy gjėra tė kundėrtė prekėn shpirtin tim: pikėllimi dhe gėzimi. Mė njė anė u pikėllova, se gjer tani i dashuroja Mitropolitėt, kryepriftėt si dhe tėrė priftėrinjtė e Kishės, dhe i vėshtronja ata si udhėheqės hyjėtimi dhe mirėbesimi dhe pėrfundonjės tė porosivet tė ungjillit dhe predikonjės tė virtutės; pa edhe i hyjetonja (i mbanja pėr tė shėnjta) dhe i besonja si tė drejta dhe tė kthiellta vendesat kishėtare tė tyre, si tė ardhura prej burimit tė vėrtetė tė Krishtėrimit, dhe tė kujdesura pėr interesat e pėrgjithėshme tė njerėzisė. Po tani, kur rodhani i jetės njerėzore, nė rrotullim e sipėr, mė shtyti edhe mua nė nevojėn e vepėrimit qė tė di qėllimin pėr tė cilin u krijova dhe rronj nė kėtė botė, hasa sakaqėherash, qė nė krye, kundėrpunonjės pėrballė ndėrgjegjes sime tė drejtė ata, tė cilėt i pandehnja udhėheqės e mburonjės tė interesit tė drejtė tė njerėzisė dhe pėrpjekės sė tė vėrtetės; hasa kundėrshtarė ata, the, tė cilėt bota e krishterė i emėron pėrfaqėsonjės tė Perėndisė dhe predikonjės tė mėsimevet tė Krishtit; pikėrisht ata, tė cilėt, dyke hedhur kėtje tė virtyten ungjillore si cipėn gjarpėri, shtrėmbėruan mesditazi fort farisaisht predikimet e Krishtit, dhe votojnė ballafaqeza kundėr formimit shpirtėror tė shqiptarėvet, dyke i gabuar ata dinakėrisht e me lajka; ata thonė se bėjnė njė detyrė hierore duke predikuar e duke dėshėruar pėrkthkyerjen e shqiptarėvet nė grekėrizmė; ata i farmakosin shqipėtarėt e paditur me tė yshturat qė u zotonen atyre me pėrmbushjen e mendimit tė madh himerik tė grekėrvet!
    I hieruarshimi shorti orthodhoks i Patriarqisė, me pėrmbisillėn e zakonshme fetare mbi popujt e ndryshėm tjetėrgjuhės, dyke ndryshuar frymėn e Ungjillit nė veglė politike pėr tė kthyer tė tjerėt kombe nė grekėrizmė, u mėēel duke u lodhur nga kjo pėrpjekje, dyke zbrazur dhe flludha dhe zė mė tė kotė; dhe pa mė nė fund qė, tek t’i grekėrrosnjė grekmosqėnėsit, padashur i bėri mėmėdhetarė ata dhe mbolli nė zėmėrat e tyre dashurinė pėr mėmėdhethin e tyre lindėtor; dhe kėshtu nė vėnt tė pėrkthyerėsve dhe tė miqve, harroi dhe bėri armiq tė papaqėsuar dhe ahmarrės! Pra, nė kėtė pashtekje e dėshtim tė plotė, shorti orthodhoks i Patriaqisė si tė vetėm ngushullim e ēperdėmim tė moskoditjes sė ti mjaftoi tė ēvetėmonjė fetarisht (tė aforisnjė) ata kombe nga Kisha orthodhokse greke, dyke i emėruar ata veēbesiratarė, pėrēerakė e skizmatikė dhe tė tjetėr sendi - si dhelpra, e cila kur pa rrush tė varur lart sa nuk mund t’i rrėmbente, iku me pikėllim duke i quajtur ataaguridhe!
    Nė kėtė kohė, Kisha Patriarqike i ktheu hejet e presjet (majat) e propagandave tė shumėsendėta tė saj kundėr Shqipėtarėvet orthodhoksė, qė mbetem tė vetėmet kurbanė tė huaj nė mandrėn greke. Prandaj shorti priftėror grek i Patriarqisė mbėshteti tė funtmet shpresa tė pashpresa tė ti nė “ja atė, ja mbi tė” (i tan i epi tas) dhe fillon tėrbuarazi helenizimin e shqipėtarėvet pikėrisht nė njė kohė kur shqipėtarėt, ku mė shumė e ku mė pakė, dyke u zgjuar nga gjumi harakat i paditurisė, edhe mė tėrbuarazi dėshėrojnė tė nginjin s’hpirtėt e zėmėrat e tyre me diturinė e gjuhės sė tyre shqipe sė shkruarė.
    Nė kėtė grapje , priftėrija patriarqike bėri veglė tė qėllimit tė saj fenė; dhe me fuqitė e kėsaj, dyke u dėftyer si kyēmbajtės e qiellit dhe i dheut, e vėshtronte vetėhen si pėrfaqėsonjės pushtetplotė tė Perėndisė edhe nė Parajsė edhe nė Ferr, dhe po tant fenė si kėmborė frikėsonjėse kundėr ciltdo shqipėtari qė dashuron shkronjat e tij; dhe qė ta trėmpnjė mė tepėr dhe tė bėjnė nėnėdorės tė mendimit grek e pėrpleksi nė rrjetat e aforizmit e tė ēkishėrimit, dyke i lėnė ati vetėm njė rrugėzė pėr ikje shpėtimi: pendimin, domethėnė tė mohuarit e gjuhės ėmėtare shqipe dhe tė vetardhurit e tij nė Elinizmė! Me kėtė mėnyrė Kisha Patriaqike nė vėnt tė krishterėsh prej gjithėkombevet njeh vetėm grekėr nga gjuha e grekomanė nė mendim, pa bėrė ndryshim ndė janė tjetėr kombėsije dhe gjuhe grekomanėt nė mendim; dhe gjithė kjo Kishė nė vėnt orthodhoksėsh me brumė tė Krishtėrimit tė vėrtetė tė pėrlindur , uron tė ketė grekomanė megalloidheatė tė pagėzuar me ėndėrra dhe prralla greke, dhe tė gjitha, tė pėrmblidheshmet e tė qiellshmet, i sheh me sytė e saj shoviniste, dhe ēdo gjė mosgreke e shkelmon. Kėshtu, pra, dyke flakur si bloker ēdo gjė tė Ungjillit, predikimet e Krishtit dhe kėshillat e Dėrgimtarėvet , tregėton dhe pėrfitimson edhe njerėzisht edhe perėndisht pėr hir tė kombėsisė greke dhe tė gjuhės greqishte dyke sjellė tė madhe ftohtėsi dhe ēngjiste midis drudhėve tė tėrė trungut krishtėrimor.
    Cili orthodhoks mund tė mos pikėllonet dyke parė pėrshtatyrėn e purgosur tė Kishės? Cili munt tė mos dridhet, kur sheh qė mėsimin e ungjillit e fshehin nga njerėzit; dhe nė vėnt tė ati, buēin nė Kishė fjalėdhėna e propagandistėve tė interesuar?
    Kujt nuk i dhėmbet kur sheh qė feja bėnet lodėr e pėrqeshet nga pėrfaqėsonjėsit e saj, tė cilėt dyke ēveshur robėn e pėrunjtė tė Krishtit u veshėn me kllamidhėn e jetės qytetore? Cilit nuk i vjen keq dhe nuk mbshehrėtit dyke parė pėrfaqėsonjėsit e Perėndisė dhe lėēitėsit e Ungjillit tė ndryshuar nė agjentė tė interesave politike dhe tė predikimeve kombėtare? A nuk ėshtė blasfemi fort e turpshme nė Perėndija dhe tradhėti e madhe nė Isu Krishti kur pėrfaqėsonjėsit e ti dhe barinj tė Krishtėrimit kujdesen tė bėjnė Krishtėrimin nėndoras e vegėl tė Mendimit tė madh tė grekėrve?
    Shorti priftėror, predikon qė vetėm populli grek ėshtė populli i zgjedhur i Perėndisė dhe i vetėmi qė ka tė drejtė tė quhet popull i krishterė dhe ungjillor; pa tė tjerėt popujtė krishterė janė kaqbesonjės, heretikė, sqizmatikė, domethėnė antikrisht! Dhe kėtė e bėjnė qė tė pėrglistėrojnė (dheleasin) shqipėtarėt orthodhoksė tė paditur, qė t’i ēkėputin ata nga shkronjat e tyre shqipe dhe t’i kthejnė nė grekėrizmė!
    Po ndė ėshtė (si thonė disa barinj shovinistė tė krishtėrimit) se vetėm grekėrit dhe grekomanėt janė tė vetmit besnikė dhe pasonjės tė njohur tė Krishtit, dhe vetėm kėta janė tė krishterė, atėherė vallė Zoti Jisu Krishti erdhi nė botė, u mishėrua, pėsoi, u kryqėzua, vdiq, u ngjall, u lartėsua nė qiell dhe rron vetėm pėr hir tė njė grashti grekėrish, tė vetėmit pėrmbaronjės gjoja tė porosive tė ungjillit? Ē’tallje orthodhokse kishėtare pėr fenė e krishterė! Ē’pahyjėtim rasoforėsh dhe pėrēmim i poshtėr pėr Jisu Krishtin! Ndė ėshtė se Jisu Krishti nė njė hop afro dymijė vjetėsh, me gjithė sa pasoi me gjithė predikimet e hyjshim, me gjithė dashurinė qė dėfteu ndėr gjithė njerėzit, pa ēquarje gjuhe a komobėsije, bėri nxėnės vetėm grekėrit, atėherė ngaha do tė dėftenet Hyjėsia dhe i larti dėrgim i ti nė botė? Apo nga tė tre milionėt grekėr? Me ē’qėllim vallė dhe pėr hir tė kujt ky poshtėrim i vlejės sė Jisu .Krishtit? Teksa tė tjerė profitė tė huaj numėrojnė nė radhuashkresat e mandrės sė tyre shumė qindra milionė besnikė! E tillė pėrdredhje e sė vėrtetės kllet dhembje e dridhje e frikė nė shpirtin e cilitdo tė krishteri tė vėrtetė dhe mirėndjenjės!
    Po kur u kujtova se ajo kohė antikrishte e shekujve tė mesmė, nė tė cilėt mėnjanė mallkimet, aforizmat dhe ēkishėrimet, si tri mėnyra tė ēpikura gogol pėr tė krishterėt e paditur, parasheshuan mjetin e pėrfitimqėllimit , me tjetėr anė ndjesėkartushkat edhe pas pendimit tė atyreve qė s’fajtuan kurrė gjendėshin papushim nė urdhėr tė pėrditshėm tė degės fort-fitimsjellėse qė merrej me tregėtinė e trupave e tė shpirteve tė krishterėvet - ajo kohė e shekujve tė mesėm, nė tė cilėn mėnjanė populli i paarėsyer dhe i paditur pėrshites si kafshėt e gjalla nga kryetarėt e fesė, dhe me tjetėr anė mbretėr e princėr dhe fort shumė sundimtarė fuqiplotė tė botės dridhėshin mbėgjunjė pėrpara pėqisė sė priftėrisė kristanike tė cilėn dyke e puthur e laknin me lott, dhe dyke rėnė posht e pėrmbysė pėrpara kėmbėvet tė shortit priftėror pėrunjurisht i lutėshin atij se qysh e si tė bėheshin tė vlyerė tė zėmėrmirėsisė sė ti, dhe t’u ndjenėshin mėkatat, po edhe tė shpėtonin nga rreziket e pėrmbidheshmė dhe tė bėhenė (prapė me hirin e priftėrisė) tė pranuarshėm nė parajsė; - kur u kujtova, them, se ajo kohė e errėt e theu qafėn dhe iku pėr tė mos u kthyer kurrė mė - u gėzova fort! Sepse njerėzia mėnjanė dyke u ngritur nga pėrshtatyra shtėzore e pamėsimit dhe dyke u arėsyer nga njohja e sė vėrtetės po mėrgohet ditė-pėr-ditė nga rrėmettrazyra farisaike dhe prishanike dhe dinake e disave qė kundėr sė drejtės quhen nėvėndės tė apostonjėvet; me tjetėr anė dyke njohur nga punėrat e tyre barinjtė e vėrtetė fetare tė Kishės i dashuron ata dhe dashuronet syresh, beson nė njė Perėndi tė paanėshme, kupėton fenė e vėrtetė, dhe merr vesh nėnėbarrėn e saj kundrejt fjalės sė trajtuar, merr pjesė me ēmim tė barbartė nė predikimet dhe zotimet e Ungjillit, dhe, dyke patur njohjen e sė vėrtetės, di qėllimin pėr tė cilin u krijua mbi dhet dhe ku vete pas vdekjes.
    Prandaj o tė dashur mėmėdhetarė shqipėtarė, ju qė dėshėroni rrojtje njerėzishte me nder e vlejė, qė kini mall lindjakėt tuaj tė mos ecin nė errėsirė pamėsimi dhe barbarije, ju qė dashuroni gjuhėn ėmėtare dhe atdhethin lindėtor, jo me pėrsydukje , po thjeshtė e pastėr, si tė vetėmet tė mira nė kėtė botė, le tė mos bėhemi foshnja dyke lėnė tė na gabojnė e tė na lėvizin si blokėra nė erė andej -kėndej ata qė ndjekin qėllime dhe interesa tė huaja.
    Sikush prej nesh le tė provonjė tė mirėn e vet dhe me punė le tė pėrpiqemi pėr interesat e drejta tona. Me sytė tanė dyke shikuar dhe me ata veshėt tanė dyke dėgjuar, se gjithė komet e qytetėruar mbi dhe me atė gjuhė tė tyre pėrparuan dhe u ēpalosnė le tė vemi pėrpara edhe ne nė mbrothėsi dhe qytetėrimin mė tė ėmbėltėn gjuhėn tėnė shqipe, e cila sado e vobektė ndė qoftė, po ėshtė e vetėmia mėmė e thjeshtė dhe e dlirė, e cila dashuron kthielltasi dhe nukė bindet tė pėrēahen lindjakėt e saj.
    Le tė zgjohemi prej harrimit tė pandjenjės (elathargjisė), le tė vimė nė vehte dhe le tė dimė se vetėm gjuha ėshtė tė njohurit natyrisht tė njė kombi a tė njė njeriu. Njeriu mund tė mėsonjė shumė gjuhė, po njė nga ato do tė dėftenjė shėnjėtyrėn e shtėpigjindjes sė ti dhe tė kombit tė ti tė veēantė. Dhe kombi ynė ėshtė tėrėbashka e shqipėtarėve, dhe gjuha jonė ėshtė shqipja, tė cilėn e trashėguam nga stėrgjyshėrit tanė Pelazgėt.
    Mos ktheni mendim, o vėllezėr, nga pėrfallėtimet e ēpikjet e disa atėdhemohonjėsve shqipėtarė, tė cilėt me qėllim pranonjė dy gjuhė pėr shqipėtarin: njė ėmėtare shqipen; dhe njė tjetėr atėrore greqishten. Kėtė gjė dhe ata vetė nuk e besojnė po i nevojėton ata tė predikojnė kėshtu ndėr tė paditurit njė e tretė gjuhė qė quhet interesė, tė cilėn ata e mbajnė pėr vehte; dhe u dhanė tė dy tė tjerat shqipėtarėvet e tė tjerė mėmėdhetarėve tė tyre, ndonėse kėta vetėm njė njohin, shqipen, qė e kanė nxėnė nga tė dy prindėrit, Ema e Ati. Kėto janė mjeshtėrira tradhėtore dhe miturishte nė shėrbim tė qėllimeve dhe intrigave tė huaja.
    Ta dashurojmė dhe ta pėrparojmė gjuhėn tėnė dhe kombin si tė vetėmat tallanda qė na mbesoi Perėndia pėr provim tė vlejės sonė midis kombėvet tė tjerė tė dheut. Ta begatojmė gjuhėnė edhe kombin tėnė me kulturė dhe qytetėrim, dhe atėherė do tė shohėm qė gjithė sa folė liksht kundėr gjuhės dhe kombit tėnė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej nakari. Le tė mos frikėsohemi pėrpara llomatitjevet e prallavet tė atyre qė nukė e dashurojnė po e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėnė maskė shėnjtorėsh e mendarėsh duan tė na gabojnė ne, dhe le tė dimė se ay qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės - ay bėhet tradhėtor i mėmėdheut dhe i vetėhes sė ti.

    Fund e lavdi Perėndisė

  14. #54
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Ilia Spiro deklaron: "Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit.“

    Ia vlen qė tė pėrshkruajmė kush dhe perse e vranė Petro Nini Luarasin, sipas kronikes se ngjarjeve te dhena ne ate kohe .
    Disa copėza kronikash
    1887, gusht. Mitropoliti i Konsturit Qirilli, pasi nuk e bindi dot Petron me tė mirė “tė hiqte dorė nga njė punė qė s’ishte e mbarė”, e mallkoi nė kishė pėrpara bashkėatdhetarėve tė tij; i urdhėroi priftėrinjtė qė tė mos e qasnin nė meshė; i porositi miqt e farefisin e Petros ta largonin “tė nėmosurin” nga shtėpia dhe katundarėt tė mos e qasnin si mėsues nė fshatrat - se Petrua kish dalė prej udhės sė Perėndisė dhe qe aforisur dhe ēkishėruar.
    Po nė atė gusht, u bė gjyqi i abetares kundėr Petros: nga ana e Mitropolitit morėn pjesė Papa Stefan Kici, Nin Lipeja, Doke Rrapoja, Thanas Cico Duroja, Dhim Jani; Petron e pėrkrahėn Vasil Mali, Kristo Sevo dhe Kolė Nasi Belba, i cili ndėrkohė qe zgjedhur myftar.
    Mė kėtė kohė u kėndua kėnga:
    Luarasi i shkretė vete tym e flakė;
    Bėn dava Dhespoti me Petro Dhaskalė;
    Pėr njė kartė shqipe njėqind lira vanė;
    Hahet ky Dhespoti me Petro Dhaskalė;
    Dhespoti Kosturit, bėj davanė mirė,
    Ėshtė kaur i fortė e na prish shtėpinė.
    1910-1911. Ėshtė pėrsėri drejtor i shkollės sė Negovanit, 1910, 20 Mars, u ēel Kongresi i dytė i Manastirit nė tė cilin Petroja mori pjesė si delegat i Negovanit dhe i Ballkamenit dhe i shoqėrisė “Lidhja orthodokse”; u zgjodh shkronjės bashkė me Ferit Ypin. Kėtu foli nė emėr tė Lidhjes orthodokse dhe fjala e tij botuar nė “Bashkimi i Kombit” bėri pėrshtypje tė fortė.
    1911, prill. Shkroi greqisht e shqip veprėn e tij kryesore “Mallkimi i shkronjave shqipe” dhe apologjinė e shqiptarit kundėr kėtij mallkimi.
    1911, 17 korrik. E burgosėn nė Korēė kur po kthehej nga Manastiri pėr nė Kolonjė.
    1911, gusht. E thirrėn pėrsėri nė Manastir.
    1911, 10 gusht. U nda nga shokėt nė Manastir, mė 11 -12 gusht e mbajtėn nė Korēė nėn vėrejtje. Ndėrsa mė 14 gusht tė dielėn, u nis nga Korēa herėt dhe shkoi drejt e nė kishė tė Luarasit ku kishin ardhur miq nga gjithė fshatrat rrotull pėr panairin e fshatit. Njė ditė mė vonė, ditėn e Shėnmėrisė, u foli tė mbledhurve pėr tė fundit herė, dhe bisedoi me miqtė mė tė ngushtė nė shtėpi tė vet. Pati gostinė e fundit. Pas dreke thirri nė mbledhje mysafirėt mė tė shquar, ndėr tė cilėn Reiz Qytezėn dhe Adem Karafilin, pėr tė biseduar rreth ngritjes sė njė shkolle nė Kostallarė, me internat pėr nxėnėsit e katundeve tė largėt.
    1911, 16 gusht. E thirrėn tė vinte nė Ersekė. Mė 17, ditė e mėrkurė u nis pėr nė Ersekė... Nė orėn 5 lajmėruan familjen se qe sėmurė rėndė. E shpunė nga farmacia nė han, ku kėrkoi ndihmėn e doktorit, po s’ja dhanė, kėrkoi t’i vinte Mihal Leshica po tė dy xhandarėt roje te dera s’e lanė tė hynte. Asnjė burrė nuk lanė tė vinte ta shihte, e aq mė pak ta ndihmonte. Njerėz tė porositur thėrrisnin nėpėr pazar: “Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerė!” Njė motra e tij plakė, teze Jane, dhe njė fshatar i tij Kozo Dhima hynė dhe e ndihmuan sa mundėn. Gjuha i qe prerė po dha shenja ta nisnin pėr nė fshat. E hipėn nė mushkėn e Kozo Dhimės, dhe u nisėn pėr udhė. Po atė ditė me 17 gusht 1911, para mesnate, mbylli sytė pėr jetė nė Gostivisht nė shtėpinė e kushurirės Paro Vasil Kita, tė cilėn edhe atė bashkė me babanė e saj nė maj 1914 grekėt e therrėn te kisha e Shėn Thanasit.
    1911, 18 gusht. E shpunė nė Luaras. Aty erdhi edhe doktori grek Janilis me suvarinj dhe xhandarė turq. Petroja paska vdekur nga kolera, prandaj duhej t’i digjej trupi nė gėlqere! Tė krishterė e muhamedanė, nga tė gjithė fshatrat rrotull kishin ardhur atė ditė nė varrimin e Petros. Muhamedanėt tė armatosur qėndronin pakėz larg: nė njėrėn anė shumica, miqtė e Jaēes dhe tė Zenelit; nė tjetrėn anė Dake Mali me njė nga dy shokėt e tij, vrasėsit e Jaēes dhe tė Zenelit. E kur xhandarėt u afruan tė hedhin gėlqeren mbi kufomėn e Petros, Dakeja, ish-armiku i Petros por i pajtuar, kėrceu drejt varrit dhe u thirri tė tjerėve: “Ka qenė miku juaj - hasmi im. Po pėrpara do tė mė djegin mua tė gjallin se kufomėn e Petris!”
    Xhandarėt s’panė nga ikėn! Nė njė letėr qė i dėrgoi Leko Mihal Dhosi, Guri Sevos nė Amerikė midis tė tjerash lexojmė: “Njerėzia as qė pyetėn fare ē’ishte frika. “Kur vdiq ky njeri i mirė i fshatit tonė, le tė vdesim edhe ne, le tė vdesim” thanė. Dhe s’kishin se ē’tė bėnin asqerėt, se s’i mbanin dot njerėzinė”. Kėshtu shkruante Lekua, njė nxėnės i Petros, i cili edhe ai vetė tre vjet mė vonė ra i vrarė pėrpara kishės sė katundit nga plumbat e andartėve grekė.
    Kėshtu burrėrisht qėndruan djemtė trima tė fshatit rreth kufomės sė Petros nė ato ēaste dhe rreth familjes sė tij tre vjet mė vonė, kur armiqtė e ēėshtjes shqiptare deshėn ta fshihnin nga faqja e dheut familjen e Petros.
    Gazetat u mbushėn me nekrologjira pėr Petro Luarasin. “Dielli”, “Liria”, “Drita”, “Kalendari”... tė gjitha botuan pėrshkrime tė gjata mbi jetėn dhe veprėn e tij.

    Po si e nga kush u helmua P.N.Luarasi
    Kujtime nga i biri Skėnder P. Luarasi
    Pėrparimi i shkollės sė Negovanit, libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit'', qė goditi rėndė politikėn e Patrikanės nė Shqipėri dhe mbi tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr themelimin e njė komiteti pėr bashkimin e gjithė ēetave nė Shqipėrinė jugore, kėto e shumė tė tjera i bėnė kundėrshtarėt e Petros qė tė pėrpiqeshin ta zhduknin sa mė parė, sepse qe i ri, i fortė dhe i dashur prej kryengritėsve shqiptarė.
    Ndėrsa s'kalonte javė pa u bėrė ndonjė mbledhje nė shtėpi tė tij me ndonjė Vangjel Gjikė a Memduh Zavalani, ose nga ndonjė bastisje e nizamėve turq kur ngutėsisht nė fillim tė gushtit e thirrėn nė Manastir.
    Mė 10 gusht u nda nga shokėt e Manastirit shėndosh e mirė.
    Si e penguan edhe kėsaj radhė nja dy ditė nė Korēė arriu nė fshat tė dielėn qė nė mėngjez. Pati vajtur drejt e nė kishė dhe pas meshės gjerdisi me pleqtė e fshatit pėr urime.

    * * *

    Qe gostia e tij e fundit. Atė tė djelė rrodhėn miq nga tė gjithė anėt e fshatrave qė tė ndodheshin nė panair, ditėn e Shėn Mėrisė, mė 15 gusht. Pėr drekė, atė ditė, nė mes tė mysafirėve tė tjerė, pati edhe Stefan Blushin, mikun e vjetėr qė, kur ishte vetė mėsues nė Bezhan mė 1883, e pati kėnduar nė kėngėn e kapedan Xhemos nga Starja.
    Po atė ditė pasdreke, priti nė odėn e vogėl nga njė burrė prej cilitdo fshati kufi me Luarasin, tė krishterė e myslimanė. Nga Qyteza mė kujtohet plaku Reiz, nga Luarasi Adem Karafili. U tregoi dėshirėn pėr ēeljen e njė shkolle nė Luaras pėr fėmijėt e kėtyre fshatrave, me njė konvikt nė shtėpinė e tij. Ai me dy tė tjerė do tė jepte mėsim, i ndihmuar edhe prej sė bijės sė madhe, Thomaidhės, e cila atė vit mbaroi shkollėn e Qiriazėve nė Korēė.
    Ai pati edhe njė plan tjetėr, qė e bisedoi vetėm me ata pakė fshatarėt e tij qė kishin pjesė nė arat e Pradellės. Sivanllarėve dhe Gjokollarėve do t'u falte selishtat e mėhallės dhe arat rreth e rrotull pėr hiset e tyre. Adem Karafilit e Fehimit nga Matorukėt, u tha t'ua blinte me qėllim qė tė ndėrtonte njė shkollė bujqėsore dhe ata i thanė se qenė gati t'ia falnin veē tė bėhej kjo punė.
    Tė nesėrmen, ditėn e martė, pasi pati pėrcjellė miqtė e fundit, tek hidhte vrah, e thirrėn tė vinte nė Ersekė. Dhe tė mėrkurėn nė mėngjes u nis pėr atje. Rreth orės pesė pas dreke u bė keq.
    E shpunė nė han tė sėmurė. Kėrkoi ndihmėn e mjekut por s'i erdhi. Kėrkoi tė vinte Mihal Leshica por tė dy xhandarėt rojtarė te dera e hanit nuk e lanė tė hynte. Nuk lanė asnjė burrė tė hynte brenda ta shikonte, ta ndihmonte. E motra Jane dhe fshatari Kozo Dhima e ndihmuan pak. Gjuha i qe prerė. Dha shenjė qė ta nisnin pėr nė fshat...nė Gostivisht. Po atė mbrėmje dha frymėn e fundit, nė shtėpinė e sė kushėrirės Parashqevi Kita. Fjalėt e fundit, tė folura me vėshtirėsi, ia drejtoi sė shoqes: ''Amanet fėmijėt!'' dhe mbylli syt e shkoi. Tė nesėrmen e suallėn nė Luaras. Kėtu erdhėn edhe doktori grek, edhe xhandarė turq, njė syresh i krishterė. Po pėrse erdhėn tani?

    * * *
    Petro Nini ‘’paskish vdekur nga kolera’’ dhe kufoma duhej t'i digjej me gėlqere! Tė krishterė e myslimanė, ndėr tė cilėt edhe plaku Tahir Orgocka patėn ardhur nė varrim tė Petros. Muhamedanėt, tė armatosur, qėndronin pakėz larg: nė njėrėn anė shumica, miqtė e Jaēes e tė Zenelit, nė tjetrėn anė Dake Mali me disa shokė, vrasėsit e Jaēes e tė Zenelit! E kur xhandarėt guxuan tė afrohen qė tė derdhin gurin pėrvėlonjės mbi trupin e Petros, Dakja, armiku i tij i pajtuar, u turr drejt varrit dhe u thirri tė tjerėve: ''Qe miku juaj, hasmi im. Po mė lehtė do tė mė pėrvėlojnė mua tė gjallė se trupin e Petros!''
    Xhandarėt ua mbathėn kėmbėve pas doktorit qė iku kaluar tok me suvarinjtė. Dake Mali qante si kalama.
    Thanas Cico Duro-ah sa burrė i mirė, veē tė mos kish patur tė pirėt! - hahej nga njė herė me tim atė: ''Fol, o Petro, kush ėshtė mė i pasur, ti me tri motra apo unė me tre vėllezėr?''
    ''Prit sa tė vdes, o xha Thanas, do ta marrē vesh prej kujės.''
    Kur e mbuluan Petron, e mori vesh xha Thanasi qė edhe Petrua paskish patur tre vėllezėr, po jo prej kujes - se zemrat qenė zėnė nga zemėrimi- po prej asaj qė ngjau rreth atij varri, qė tė huaj deshėn ta ēnderonin, dhe prej qėndrimit burrėror tė atyre tri motrave.
    Guri Sevo ndodhej larg Shqipėrisė kur vdiq Petroja, por Leko Dhosi i dha njė pėrshkrim tė imėt mbi varrimin e mėsuesit tė shqipes: ''N'atė ēast njerėzia as qė pyetėn fare se ē'ėshtė frika. Kur vdiq ky njeri i mirė i fshatit tonė, le tė vdesim edhe ne - le tė vdesim!'' thanė. Dhe s'kishin se ē'tė bėnin asqerėt se s'i mbanin dot njerėzit''. Kėshtu shkruante Leko Dhosi, nxėnės i Petros, i cili edhe ai vetė tre vjet mė vonė ra i vrarė mu pėrpara kishės sė Katundit prej plumbave tė andartėve. Ai shkoi theror bashkė me ata nxėnės tė Petros qė i dogjėn nė Treskė dhe me ata dy dėshmorė tė Gostivishtit, atė e bijė, Vasil e Paro Kita, qė i therėn, po nė atė shtėpi ku vdiq Petro Luarasi, i helmuar nga shėrbėtorėt e kishs greke dhe xhonturqit e qeverisė turke.
    Burrėrisht qėndruan djemtė trima tė fshatit rreth kufomės sė Petros nė atė ēast, kėshtu burrėrisht edhe rreth familjes sė tij tre vjet mė vonė, kur skllevėr tė shitur nė tė huaj deshėn ta fshinin nga faqja e dheut.''
    Njė shok i Komitetit lajmėronte gazetat: ''Petroja vdiq dhe me vdekjen e kėtij Atdheu shqiptar humbi njė bir tė vėrtetė dhe Komiteti njė anėtar tė fortė dhe punėtor tė parė.''
    Gjithė gazetat u mbushėn me nekrologji pėr Petro Luarasin: ''Dielli'', ''Lirija'', ''Drita'', ''Kalendari''...tė gjitha botuan pėrshkrime tė gjata mbi jetėn dhe veprat e tij.(*)
    (*) Ngushėllime vinin edhe nga ‘’Bota e re’’
    Nekrologji pėr P.N.Luarasin dhe ora e fundit, Dielli , 28 shtator 1911, f.2.
    Ngushėllim: Shoqėria ''Mall i Mėmėdheut'' dhe ''Pėrlindja Shqiptare'' e Jamestownit, dėrgon ngushėllimet e saj tė sinqerta familjes Petro Luarasi pėr humbjen e tė dashurit tyre dhe atdhetarit tonė tė palodhur, e fillonjėsit tė Shoqėrisė ''Mall i Mėmėdheut'' , Dielli, 19 .10.1911, f.3.
    Shumė atdhetarė tė vėrtetė e qanė me lot tė nxehtė nė vjersha tė bukura vajtimtare. ''Dhe unė vetė e kam qarė Petron'', shkruan Guri Sevo, ''pse e kisha mik e mėsonjės, dhe se natura i kishte dhėnė njė cilėsi tė veēantė nė mendje dhe nė zemėr, karakterin qė e ēquante nga shumica, dhe si shqiptar e kemi dashur se na nderonte fshatin e kombin.''(*)
    (*)Nė fillim tė shekullit Patrikana greke pati marrė vendim qė dhespotėt tė emėroheshin jo mė pleq po tė rinj, tė zotėt pėr tė zbatuar ēdo mizori kundėr armiqve tė elenizmit dhe dėrgoi tė tillė nė Kostur, nė Manastir dhe nė Korēė. Njėri qysh nė predikimin e tij tė parė u tha besimtarėvet: ''Moisiu ka thėnė: Pėrgjigjuni kundėrshtarit sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb". Unė ju them: Ndė ju nxjerrtė armiku njėrin sy, ju t'ia nxirrni tė dy sytė dhe ndė ju theftė njė dhėmb, ju t'ia thyeni tė gjithė''.
    Tjetri: ''Krishti u tha apostujvet: Lerini shtėpitė dhe ejani pas meje. Unė ju them: shitini shtėpitė, armatosuni dhe vrajini armiqtė e helenizmit''. Dhe kėshtu e nė kėtė mėnyrė barbare predikonin dhespotėt e Fanarit nė vendet ku nuk flitej gjuha greke.
    Kur mendoj qė Karavangjeli i Kosturit dha urdhėr qė tė bėhej masakra e 12 shkurtit, nė tė cilėn humbėn jetėn Papa Kristoja, vetėm se meshoi shqip nė fshatin e tij Negovan, Papa Theodhosi, vetėm se qe i vėllai i Papa Kristos, dhe Papa Vasili, vetėm se qe nipi i tyre, dhe tė katėr tė tjerėt, vetėm se donin tė dėgjonin ungjillin shqip, dhe brenda pesė vjetėve edhe dyzet e katėr tė tjerė banorė tė Negovanit u bėnė fli vetėm se dėrguan fėmijėt nė shkollėn shqipe, ēuditem, jo qė e helmuan Petro Luarasin mė 1911, po si nuk e vranė nė Negovan qė tė nesėrmen e ditės qė ēeli shkollėn shqipe nė atė fshat!
    Po, vėrtet, pse nuk e vranė?(*)
    --------------
    Kur Thoma Bezhani ia bėri kėtė pyetje sė gjyshes, ajo i qe pėrgjegjur : ''Plumbi nuk i ze trimat''. (90 vjetori i shkollės shqipe nė Bezhan, ''Mėsuesi'',14 janar 1974)

    Se ja qė Petro Nini Luarasi nuk kish ‘’thimjo ksillo’’, copė dru prej kryqit tė Krishtit qė t’i shėrbente si hajmali. Po ē'djem besnikė e trima paskeshin qenė ata tė Negovanit e tė Bellkamenit! Kėta tė gjithė me kapedan Spiro Bellkamenin e ruajtėn Petron si tė dy sytė e ballit.
    ''Po pse ia bėnė atė tė keqe dhe e helmuan!''
    Helmimi ka qenė njė nga armėt e ndyra qė pėrdorte Bizanci pėr tė zhdukur armiqt e tij; se vrasja me helm mund tė maskohet. Dhe helmatimin e Petro Luarasit u pėrpoqėn ta maskonin duke ēpifur se vdiq nga kolera.
    Pėr vdekjen e Petros prej helmit aso kohe u bind e gjithė bota, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė konspiratorėt grekė e xhonturq pėr tė mbuluar aktin e tyre kriminal prej opinionit publik. Kur u kthye Petro Luarasi nga Manastiri nė Kolonjė, domethėnė dhjetė ditė para se tė vdiste, ai ishte fare mirė nga shėndeti.
    Gazeta ''Drita'' e Manastirit, mė 16 Vjeshtė e Parė 1911, shkruan pėr vdekjen dhe lajmėron me kėto fjalė: ''Ky atdhetar i flaktė vdiq nė gusht tė kėtij moti nė Ersekė. Disa thonė qė e farmakosėn armiqtė dhe disa tė tjerė thonė se vdiq nga apopleksia. Dy javė mė parė se tė vdiste kish ardhur kėtu nė Manastir dhe ish fare mirė nga shėndeti.''
    Po tė kish qenė i sėmurė Petro Luarasi qėndronte nė Manastir dhe atje mund tė gjente mjekimin e nevojshėm. Pas dy ditėsh udhė, tė mėrkurėn, mė 10 gusht arrin nė Korēė ku pėrsėri e mbajtėn nėn vėrejtje pėr nja dy ditė. Kur e lėshuan, po tė kish qenė sėmurė, qėndronte nė Korēė, ku mund tė gjente mjekimin e nevojshėm mė lehtė se nė fshat.
    Tė djelė, mė 14 gusht, u nis qė me natė nga Korēa pėr nė Luaras me kėmbė. Kur arriu nė fshat, shkoi drejt e nė kishė, ku pati nisur mesha. Tė nesėrmen qe panairi i Shėn Marisė dhe u interesua tė piqej me sa mė shumė mysafirė, qė t'u fliste e t'i bindte pėr tė ēelur shkolla shqipe. Tėrė atė mėngjes bėri vizita nėpėr fshat. U puth e u pėrqafua me miq e tė dashurit e tij. Nė shtėpi tė tij priti e pėrcolli mysafirė, hėngri e piu bashkė me ta. Tė martėn shtroi vetė vrahun nė lėmė dhe punoi gjithė ditėn e ditės. Tė mėrkurėn mė 17 gusht, thonė se nuk kishte ndėr mend tė shkonte nė Ersekė, por e thirrėn. Edhe kėtė ditė i la kafshėt pėr punė e shkoi me kėmbė nė pazar. Kishte shpresė tė kthehej shėndoshė e mirė nė fshat.
    Dihet se nė Ersekė foli pėr punė tė shkollės qė dėshironte tė ēelej asaj vjeshte atje. Pėr kėtė gjė foli edhe me tregėtarėt grekomanė tė atjeshėm, dhe me Pet Prodanin nė dyqan tė tij. Grekomanėt kishin organizuar njė shoqėri tė tyre nė Kolonjė me kryetar nderi dhespotin e Kosturit, Joakinin, me tė cilin Petro Luarasi kishte qenė nė luftė pėr vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kėsaj shoqėrie, njė doktor grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atė pasdreke fatale, prej dyqanit tė Pet Prodanit shkoi nė spicerinė e Janulit. Nė kėtė interval u sėmur Petro Luarasi. Qė u helmua, s'ka dyshim. Pyetja ėshtė: Ku u helmua, nė dyqan tė Pet Prodanit apo nė farmacinė aty ngjitur. Pėrpara spiceranės u rrėzua pėrdhe. Kur e shpunė nė han, njerėz tė porositur po thėrrisnin nėpėr pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerėn!''
    Kėtė e bėnė komplotistėt pėr tė humbur gjurmėt e krimit tė tyre. Nė atė moment shpifja e bėri efektin e saj pėr tė mbajtur njerėzit larg tė sėmurit, po gjithė bota e kuptoi qė Petro Luarasi vdiq i farmakosur.(*)
    (*) Njė fakt tjetėr provon se tim atė e farmakosėn. Gjatė kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkėn e Kozo Dhimės, villte pėrmbi qafėn e saj. Tė nesėrmen ngordhi edhe mushka, qė qe e shėndetshme e bėnte pėrmbi 15 napolona asaj kohe.

    Sali Butka dhe Spiro Bellkameni tė cilėt ndodheshin nė mal me ēetat e tyre, erdhėn fshehurazi nė shtėpinė e tė vdekurit pėr ngushėllim dhe biseduan rreth katilėve qė duhej ta paguanibn me kokė vrasjen e mikut tė tyre. E shoqja e Petros iu lut me lot nė sy: ’’Aman veē gjak jo, se i kam fėmijėt tė vegjėl!’’( )
    (*) Populli ia ruajti kujtimin Petros dhe nuk i harroi bashkėfajtorėt. Mė 1920, kur Kolonja hyri nėn administratėn shqiptare, patriotėt kėrkuan dhe bėnė qė doktor Janulis tė shporrej prej Ersekės nėn akuzėn si bashkėpunėtor pėr vrasjen e Petros. Ndėrsa Pet Prodani, agjenti kryesor i dhespotit tė Kosturit dhe i xhonturqve, i lidhur ngushtė me ta si vegėl pėr zhdukjen e Petros, mbrohej nga bejlerėt dhe e ndjente veten aq tė sigurtė sa njėherė kur ra fjala pėr vdekjen e Petros u mburr duke thėnė: ’’Miqtė e Petros e muarrėn vesh se unė jam mė i madh se Perėndia’’.
    Aq e urrenin kėta grekomanė Petro Luarasin, sa mė 1926, pas rikthimit tė Zogut, rrugės nė tė cilėn Petro Luarasi pati shkuar i sėmurė dhe i kishin vėnė emrin e tij, ia hoqėn tabelėn, dhe nė listėn e gjatė qė u pregatit prej bashkisė sė Korēės me rastin e 25-vjetorit tė Indipendencės shqiptare ndėrmjet gjithė atyre veteranėve dhe patriotėve mungonte emri i Petro Nini Luarasit, (Gazeta ''Drita'', nr. 207, 4 gusht 1937).
    Kundėr kėsaj ''harrese'' njerėz tė popullit dėrguan protestėn e tyre tė fortė nė gazetėn zyrtare ’’Drita’’ tė Tiranės. ( Gazeta ''Drita'' , nr.212 10.8.1937, f.3)
    Shėnim: ''Bėjmė me dije se nė periudhėn 12.12.1936-13.8.1945, Skėnder Petro Luarasi, gjendej jashtė shtetit (nė gusht 1937 nė Spanjė) pra ėshtė i pabazuar ēdo hamendėsim se ''pikėrisht ai'' ėshtė autori-anonim i kėsaj proteste Nuk dihet se nė ē'rrethana ėshtė ngjizur kjo ide qė tė vėrė nderin e shenjtorit ortodoks Petro Nini Luarasi nė duart e Skėnder Petro Luarasit, '' tė birit plangprishės, heretik e tė indoktrinuar me internacionalizėm''.
    Njė nga dialogjet e mbajtur nė provimet e shkollės shqipe nė Korēė midis dy nxėnėsve shqiptarė dhe njė nxėnėsi grekoman, i cili mburr antikat e Greqisė, mėsuesi i shqipes e mbaron me fjalėt:
    Vėlla, ē’na duhen tė teprat?
    Nuk vėshtrojmė punėt ne?
    Grekėt qofshin tė vjetrit,
    Pėr ne qoftė ēdo e re.
    Ai vdiq nė luftė e sipėr pėr tė renė.
    Kur vdiq i la sė shoqes pesė lira borxh tė cilat ajo i shleu duke shitur bagėti e drithė qė t'ia mbante tė pastėr emrin. Fėmijėve nuk u la trashėgim talanta por karakterin e emrin e mirė.Nė kujtimet e tij Sali Butka shkruan: ’’Nė qoftė se nė Kolonjė do tė ngrihet nė kohėn e ardhshme ndonjė pėrmendore pėr atė qė e shpėtoi dhe e nderoi kėtė vend, kjo pėrmendore duhet tė jetė e Petro Nini Luarasit, qė na zgjoi, na bashkoi e na lartėsoi dėshirat e veprimet’’.( )
    ( )Mbas ēlirimit, Kolonja ia ngriti bustinPetro Nini Luarasit dhe ia pėrjetėsoi emrin nė shkollėn e Ersekės tė cilėn e pati ngritur qė gjatė Rilindjes Kombėtare .
    Epitaf i thjeshtė: ‘’Mėsues i lavdishėm i shkollės shqipe’’.

  15. #55
    Citim Postuar mė parė nga Gregu Lexo Postimin
    I ke pare daten se kur eshte shkruar kjo qe thua?
    Ja:


    Konsultohu me keto te dhena:



    http://www.youtube.com/watch?v=ShJQv...layer_embedded
    O Gregu, ajo marrėveshje ėshtė pėr njohjen zyrtare tė VUSH si subjekt juridik, me statusin e njė bashkėsie fetare, me tė njėjtin status qė gėzojnė edhe bashkėsitė e tjera fetare nė Shqipėri.
    Por, vėllai juaj nė Krisht, albania1, pohon se "VUSH njihet si besimi i pestė zyrtar nė Shqipėri", pohim i cili ėshtė ndėrtuar gabim nė rradhė tė parė.
    Sepse, VUSH ėshtė emėrtimi i njė bashkėsie, dhe jo emėrtimi i besimit qė ushtrojnė anėtarėt e kėsaj bashkėsie.
    Edhe nėse do tė pohonte:"besimi i ushtruar nga besimtarėt e krishterė tė VUSH njihet si besimi i pestė zyrtar nė Shqipėri", nuk do tė ishte e vėrtetė, sepse nė Shqipėri nuk ka fe zyrtare.
    Kėshtu qė ėshtė mirė t'i kontrolloni pohimet, ose tė paktėn t'i sqaroni lexuesit e temės kur bėhen lapsuse tė tilla.
    Gjithė tė mirat!

  16. #56
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Petro Nini Luarasi dhe disa pėrēartje ndaj tij

    Pėrpara se tė analizonim deklaratat e Ilia Spiros do tė ishte mirė qė tė dinim se kush ėshtė ky njeri qė na shfaqet kudo nė emėr tė KOASH-it : ėshtė zėdhėnės apo thjesht njė nga simpatizantėt e peshkopit Janullatos a po ortodoksisė nė pėrgjithėsi; a ėshtė me shtetėsi apo kombėsi shqiptare apo greke, a ėshtė nė konflikt interesi si i punėsuar, trashėgimtar i ndonjė bashkėpunėtori nė vrasjen e Petro Nini Luarasit apo thjesht ashtu ia thotė mendja. Pa dashur tė akuzoj pa prova thjesht po analizoj deklaratat e tij.

    Deri tani u zgjatėm pėr t’i dhėnė pėrgjigje pikės ku Ilia Spiro deklaron:
    Meqe e niset, me duhet te them se politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin. Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit.
    Mė pas Ilia Spiro i japim pėrgjigje tė shkurtra per pikat e tjera :
    2. Kjo eshte thjesht blasfemi. Nese ne forumin protestant trajtoni PN Luarasin, si protestant, atehere c`keni qe pranoni blasfemi te tilla dhe konfrontoheni me Kishen Orthodhokse.
    Pse ju zoti Ilia Spiro e barazoni veten me Kishen Orthodhokse.
    dhe nuk na sqaroni per cilen kishe e keni fjalen ate shqiptare, greke, apo ne pergjithesi Patrikanen?

    3. Nese e trajtoni thjesht si patriot, atehere thjesht provokoni, anetaret orthodhokse te forumit, pasi ky nuk eshte forum i "Ceshtjes kombetare".
    Pse ju zoti Ilia Spiro mohoni qe shumica e ortodokseve shqiptare te jene atdhetare, d.m.th qe e duan atdheun dhe deshmoret e tij?
    4.Keto materiale perdoren nga armiqte e KOASH-it, thjesht per te provokuar.
    Nese vazhdoni megjithate, une s`e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin, por nuk jua kane hije provokimet ndaj Kishes Orthodhokse.
    Mos keni probleme psikologjike qe jepni deklarata te tilla meqe Petro Nini Luarasi ėshtė njė nga themeluesit e kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė Fan Nolit dhe KOKSH-I tani vazhdon po ate tradite e linje apo di ti ndonje gje tjeter?
    5. Nuk mund te te falenderoj qe me ke ngritur aq shume sa te me njohesh si pasardhes te Mitropolitit. Eshte lavderim per mua, por une nuk i pelqej lavderimet.
    Te jesh i sigurt se duke mbrojtur Mitropolitin Fillaret, nuk kam hedhur poshte asnjerin, as P.N. Luarasin, dhe nuk kam gjykuar asnjerin.."Mua me perket gjykimi...", besoj e di vazhdimin. Eshte pak a shume nje mbrojtje, sic do te benje ti po te te shanin Martin Luterin... Me kėtė deklarate tepėr cinike ju Ilia Spiro e shpallni veten pasues te Mitropolitin Fillaret dhe populli te ve damken qe meriton.
    Te krahasosh Fillaretin me Martin Luter Kingun , ti qofsh e mjer une qe merrem me ty per hir te informimit te opinionit te paditur.
    .6.Persa i perket historise ajo eshte fallsifikuar dhe duhet rishkruar,
    Ne thelb ta artit ne ate periudhe ishte "realizmi socialist", alias: gjithcka duhet deformuar per t`u pershtatur me markizem-leninizmin e enver hoxhes.
    nese jeni mjaft i ri, atehere them se duhet vetepermbajtje, per te mos rene pre e nacionalizmave falls dhe nese jeni kosovar atehere duhet te ishit menduar dy here me shume para se te njollosni kleriket orthodhokse, pasi jeni krejt jashte realitetit dhe nuk keni jetuar me problematiken tone.
    Kjo ėshtė thjesht demagogji, pjesė e fushatės sė pėrligjjes sė fallsifikimit e mashtrimit me tė vertetėn, pjesė e strategjisė sė tokės sė djegur. Shko thuaji ndonjė budallai e jo intelektuialėve.
    7. Ka qene e thjeshte deviza ime, pavaresisht se ka riskun qe te trajtohet edhe si "tradheti kombetare", ne nje kohe qe problemin e kam trajtuar thjesht ne fushen teologjike, ne zbatim te kanoneve te Kishes Orthodhokse, gje qe eshte e ndare nga gjykimi "nacionalist". Nuk duhet ngaterrohet feja me kombin, edhe kur behet fjale per te njejtin person, i cili sic vleresohet per disa cilesi, kritikohet per disa te tjera.
    Kjo nuk eshte kokefortesi por eshte detyre e cdo orthodhoksi qe te ruaje besimin e tij. Te mbrosh nje klerik te vetem eshte njelloj sikur te mbrosh vete Kishen. Duke thene mendimin pa ia ditur kuptimin ( pra diferencen midis tifozit, patriotit nacionalist e atdhetarit) se "Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve" ju nė fakt keni akuzuar direkt veten tuaj duke u shprehur se ‚’’antiatdhetarizmi (tradhėtia ndaj atdheut) ėshtė dera e parė e maskarenjve’’
    8. Shko merr ca leksione per lirine e shprehjes dhe demokracine, pastaj hajde e na jep mend ne forum.
    Edhe demokracia e ka njė kufi, te toleron deri atje ku nuk shkel ligjin. Dhe ne kete rast ju zotni perveē pergimit edhe shpifni, do tė keni keni shkelur edhe ligjin mbi mbrojtjen e personaliteteve kombetare, do te merrni krahas damkes edhe dėnimin pėrkatės.

    E them pėrsėri qė e shpenzova kohėn e vyer jo pėr kėta farė mercenarėsh me shumė maska por qė tė dihet e vėrteta dhe ata qė realisht janė tė interesuar ta nėpėrkėmbin atė.

    Po e perfundoj me dy thėnie lapidare: 1. Tė mėsuesit martir tė gjuhės shqipe, Petro.N.Luarasit “ Kush ka frikė nga e vėrteta bėhet tradhėtar i mėmėdheut dhe i vetes sė tij’’ dhe 2. Birit tė tij tė denjė, Nderit tė Kombit’’ Skėnder P.Luarasi’’ Me hipokrizinė e injorancėn krah pėr krah nuk shkohet veēse nė mynxyrė”.
    Sa pėr tradhėtarėt, ata kanė damkėn e skllavit nė ballė dhe kėtė e di dhe Zoti me birin e tij, Jezusin. Amen.

  17. #57
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    O Gregu, ajo marrėveshje ėshtė pėr njohjen zyrtare tė VUSH si subjekt juridik, me statusin e njė bashkėsie fetare, me tė njėjtin status qė gėzojnė edhe bashkėsitė e tjera fetare nė Shqipėri.
    Por, vėllai juaj nė Krisht, albania1, pohon se "VUSH njihet si besimi i pestė zyrtar nė Shqipėri", pohim i cili ėshtė ndėrtuar gabim nė rradhė tė parė.
    Sepse, VUSH ėshtė emėrtimi i njė bashkėsie, dhe jo emėrtimi i besimit qė ushtrojnė anėtarėt e kėsaj bashkėsie.
    Edhe nėse do tė pohonte:"besimi i ushtruar nga besimtarėt e krishterė tė VUSH njihet si besimi i pestė zyrtar nė Shqipėri", nuk do tė ishte e vėrtetė, sepse nė Shqipėri nuk ka fe zyrtare.
    Kėshtu qė ėshtė mirė t'i kontrolloni pohimet, ose tė paktėn t'i sqaroni lexuesit e temės kur bėhen lapsuse tė tilla.
    Gjithė tė mirat!

    E saktė vėrejtja jote Dalan. Mbase alban1 ėshtė nxituar nė formulimin e tekstit por besoj se ka dashur tė nėnkuptojė njohjen zyrtare tė besimit ungjillor nga shteti Shqiptar. Mos e dhėntė Zoti tė ketė fe zyrtare nė Shqipėri, qoftė ky edhe besimi ungjillor. Feja dhe shteti nuk duhet tė pėrzihen kurrė me njėri-tjetrin sepse kjo do tė kishte pėrfundime tragjike.

    petrol. Tė falenderoj pėr materialet qė ke sjellė. Janė me tė vėrtetė me shumė vlerė. Pasqyrojnė veprimtarinė e shumė patriotėve shqiptarė tė cilėt kishin nė zemėr besim tė pastėr dhe tė sinqertė nė Perėndinė e gjallė.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  18. #58
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shume Te Mira Keto Shkrime Per Historine E Ungjilloreve Dhe Per Historine E Shqiperis

    lLAVDI ZOTIT QE KEMI MUNDESI TE NJOHIM ME SHUME NE LIDHJE ME HISTORINE E SHQIPERISE , SEPSE DERI TANI E KMEI MESUAR NDRYSHE.

    MBAJ MEND QE KUR ISHA I VOGEL E KAM MESUAR SIPAS TRADITES KOMUNISTE DHE ME PAS SIPAS PIKPAMJEVE TE PARTIVE POLITIKE

    TANI DUHET TE SHOHIM DISA TE VERTETA SIPAS ASAJ QE KANE NDODHUR REALISHT.

    NJEREZIT DUHET TE KUPTOJNE SE KISHA UNGJILLORE KA PATUR NJE NDIKIM TE MADH NE RIMEKEMBJEN E KOMBIT SHQIPETAR DHE DO TE VAZHDOJE TE KETE.

    ZOTI JU BEKOFTE.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  19. #59
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    po

    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    E saktė vėrejtja jote Dalan. Mbase alban1 ėshtė nxituar nė formulimin e tekstit por besoj se ka dashur tė nėnkuptojė njohjen zyrtare tė besimit ungjillor nga shteti Shqiptar. Mos e dhėntė Zoti tė ketė fe zyrtare nė Shqipėri, qoftė ky edhe besimi ungjillor. Feja dhe shteti nuk duhet tė pėrzihen kurrė me njėri-tjetrin sepse kjo do tė kishte pėrfundime tragjike.

    petrol. Tė falenderoj pėr materialet qė ke sjellė. Janė me tė vėrtetė me shumė vlerė. Pasqyrojnė veprimtarinė e shumė patriotėve shqiptarė tė cilėt kishin nė zemėr besim tė pastėr dhe tė sinqertė nė Perėndinė e gjallė.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    eshte e vertete jam nxituar kerkoj ndjese
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  20. #60
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Me rastin e pranimit zyrtar nga ana e Shtetit Shqiptare te komunitetit ungjillore ne Shqipri, ju uroj nga zemra shume fat dhe suksese ne misonin e perēimit te fjales se zotit dhe perparimin e kombit tone drejte dimensioneve te reja!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •