Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    Ne rradhe te pare nuk kam nevoje te kuptoje konceptet filozofike sepse nuk te cojne asgjekundi
    .......
    c'ke atehere qe lodh edhe ato dy qeliza funksionale....bej kujdes se mos t'i rembej "satani" me filozofi
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  2. #12
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    lol

    i dashur alban... e di cfare do te thote fe? Me sa duket nga keto qe ke shkruar me lart nuk besoj se e di gjithsesi. Feja eshte nje permbledhje ritesh, dogmash dhe tabush krijuar ne baze te nje botkuptimi te caktuar me qellimin e adhurimit te nje qenieje te mbinatyrshme.

    Ky eshte perkufizmi i fese.

    Duke qene se nje jobesimtar nuk permbeldh as dogma as tabu as norma te trilluara shoqerore per te jetuar jeten e tij do te thote se ky njeri nuk praktikon apo beson ne fe. Ndryshimi qe ti nuk arrin te besh eshte ndryshimi midis besimit ne fe dhe ne zot. Ka shume njerez qe besojne ne zot ... disa prej tyre besojne ne fe.


    Ajo qe te ka thene ooooo eshte shume e keshillueshme. Pra ti duhet te dish per cka flet para se te flasesh. Pergjigjia qe ti i ke dhene oooo-se eshte fjala e kishes gjate mesjetes. "Ne nuk na duhen dijet e njerzimit sepse e tij eshte e gjithe krijesa, ndaj ne na duhet vetem fjala e perendise." I jam shume mirnjohes njerezimit qe nuk vazhdoi me kesi budalliqesh por ndoqi deshiren per dije e jo erresirren e besimit te verber perndryshe do te ishim akoma ne mesjeten e erret e njerez si ti do te udhehiqnin djegie njerzish ne emer te kishes.

    Lexo ate biblen tende se dhe ajo te urdheron te mesosh e te jesh i pergatitur per boten. Gjithashtu te urdheron te jesh i perulur e jo kryelarte ndaj te humburve. Ndaj ji nje besimtar i mire; fillo lexo dy libra me shume qe kur te flasesh te kesh mundesi te shprehesh driten e perendise dhe jo injorancen e kishes. E kur te kesh lexuar shume shume shume shume shume .... beji vetes pyetjet e duhura dhe mbase nxjerr pergjigjet qe ne te tjeret kemi nxjerr me kohe.


    Pershendetje



    Ps: Kam thene dhe me pare se me perjetesine bien dakort vetem njerez te cilet nuk merziten duke mos bere asgje. Per te tjeret perjetesia do te ishte denim dhe jo shperblim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga JestersWorld : 22-10-2007 mė 13:57
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #13
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    Ateizmi eshte fe sepse beson ne dicka
    Ateistat te cilet i kam takuar dhe lexuar!!!!


    Ateistat, i dashuri Alban, jane njerez qe nuk i imponohen shoqerise pervec atehere kur ftohen per te saten here, ata nuk i bashkohen grupeve, klubeve, partive, nuk percjellin dhe nuk kane dishepuj, percjellsa. Nuk percjellin tjeret sepse njohin veten ne rradhe te pare dhe poashtu njohin edhe udheheqesit. Nuk kane percjellsa sepse rralle here i ndajne apo shkembejne mendimet me tjeret. Ata rralle here mund te i shohesh aty ku sheh plot njerez te grumbulluar per nje qellim, dhe duke abstenuar nga mbledhite e tilla, lene pershtypje se jane arrogant. Botekuptimet dhe bindjet e tyre i shprehin jo duke adhuruar kete apo ate por ne vepra dhe sjellje qe kundermojne orgjinalitet.


    Ata e din se njeriu tjeter, familja, fqiu, bashkekombasit jane e gjithe pasuria e tij por ata te shumten e kohes e kane kaluar larg tjerve, brenda mureve te tyre, te punuar dhe gdhendur sipas shijes se tyre, sepse si rregull, te jesh ateist do te thote te mendosh me koken tende e kur mendon me koken tende, zhvillon aftesi te caktura ndryshe nga tjeret (nuk po them se jane me te mira apo kqija, vetem jane ndryshe dhe ateist, behesh, nuk lind, cka do te thote se cdo secili prej tyre eshte i shkolluar)) por cdo here ngelin pjestar konstruktiv te shoqerise sepse jane njerez prodhues, produktiv.


    Prandaj, Alban i dashur, Ateizmi nuk eshte fe sepse te gjithe jemi vetjaka, egoista por jo ne dem te tjetrit. Pastaj, sa here kam leshuar ndonje metelik ne duart e ndonje karakteri te veprave te Migjenit, asnjehere nuk kam menduar per Zotin apo se kjo eshte nje plus me teper, nje argument me teper ne diten e gjykimit, por, kam ndjere mllef dhe hidherim ndaj kryetarit te komunes (bashkise, si i thuani ju atje) apo tjetrit qe ka per detyre te kujdeset per keta. Lemosha, ndihma e dhene nuk me ben te ndjehem me i plotsuar, por, me i zbrazet dhe me mosbesues.


    Religjioni, Alban, eshte, ne fjalet e Les Miserables te Hygos, eshte ajo cfare u ipet te varferve te lyejne copen e bukes se forte dhe thate qe dita dites zvoglohet.
    Eh, une e lyej buken ashtu si dua une.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #14
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anėtarėsuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    edhe ateizmi asht fe qe te qon ne fund te pusit ne ket bot, ene boten tjeter ne fund te ferrit.

  5. #15
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    sa gjynof ku i shkreti .i goditur

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin

    Ps: Kam thene dhe me pare se me perjetesine bien dakort vetem njerez te cilet nuk merziten duke mos bere asgje. Per te tjeret perjetesia do te ishte denim dhe jo shperblim.
    ke plotesisht te drejte ketu, e imagjinon si do mund te jetoje ne perjetesi ne parajse duke mos bere asgje, me e keqja eshte se ne parajse njeriu ndalon se evoluari, ndalon se ecuri perpara. Kjo meriton nje teme me vete , po thelle thelle, te ndalosh se evoluari perkthehet ne "te mos ekzistosh me". Mbase ne nje ane bibla kerkon te thoje se do gjejme paqen kur te ndalojme se qeni, kur te jemi hiē.

  7. #17
    albani1 (qe na qenke edhe inxhinier ose do te behesh nuk e di) faleminderit shume
    se replikimi yt me solli humorin lol hahahahhaahha

    Nuk je nga shkodra besoj se ndryshe do e dije urimin = te hyfte vetja ne qejf hahahah

    Nje pytje kisha une dhe po deshe pergjigjesh kuptohet=kush ta ka shpjegu ose ku e ke lexu ca eshte ateizmi??? Eshte literature interesante nga keto qe thu prandaj
    Besim tat e mora vesh ne c'nivel e ke

    Mesoje qe ta mbash mend nga une - fete jane filozofite me te sukseshme- po nuk po e zgjas me teori filozofike se ti nuk i dashke

    Jesti dhe x-file- kujdes se na i mbytet antaret hahah, nuk diskutohet teoria e relativitetit ne teme qe eshte akoma ka Njutoni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ooooo : 23-10-2007 mė 04:49

  8. #18
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    Ateizmi eshte fe sepse beson ne dicka ashtu sic edhe beson nje i krishtere apo nje mysliman ne dicka
    Une si i krishtere besoj qe ka nje Zot ne tre persona dhe e adhuroj ate dhe jetoj sipas fjales se tij bibles

    Kurse nje ateist nuk beson te zoti por beson ne rastesi dhe mundohet te jetoje sipas ligjeve relativiste (e them mundet ose perpiqet se nuk mund te jetosh pa Perendine)
    Ateisti beson nje fe tjeter nga i krishteri dhe myslimani vetem se nuk fut Zotin ne qender te vemendjes por njeriun(humanizmi)
    Po ne besojm ne forcat tona.. Fe te duket ty kjo?

    Nuk veme tabakane tek oxhaku te presim qe zoti ne ta hudhe ndonje lek, por dalim dhe i bejm vete leket tona, besojme ne forcat tona.. pse qenkemi sataniste?

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Alban, e ke gabim te gjithe mendimin.

    Ateistet nuk besojne, por refuzojne besimin ne dicka te mbinatyrshme, ne dicka jo racionale.

    Kjo qe ben ti quhet falsiteti i ekuivokimit: shperdoron kuptimet e fjales besim. Nga njera ane, eshte besimi ne qenie te mbinatyrshme, sic beson ti, dhe nga ana tjeter eshte besimi ne arritjen ose jo te nje objektivi/qellimi te caktuar. Teksa ju besoni se fluturoni ne qiejt e parajses ose qe do digjeni ne squfur, ne besojme se njerezimi nuk do te shfarroset, apo se gjelberimi do t'i rikthehet botes, etj.

    Kleo, mos degjo budallalleqe te tipit te shkrimit te meparshem. Gjeje vete arsyen, ose, per t'i bere qefin albanit, beso tek racionalja.
    Ateisti e refuzon besimin ne ekzistencen e zotit. Por, besimi eshte subjektiv dhe si te tille ti mund ta refuzosh besimin e kujtdo. Sidoqofte, nuk eshte me rendesi besimi i dikujt per ekzistencen e zotit por ekzistenca e tij si qeshtje. Ne kete fryme, ai qe e beson dhe ai qe nuk e beson i nenshtrohen besimit dhe jo faktushmerise, pra ateisti nuk mund ta faktoje joekzistencen. Duke e marre per te vertete dicka qe nuk mund ta faktoje, ai i nenshtrohet perkufizimit te besimit. Pra ateisti beson qe zoti nuk ekziston.

    Pra: "besoj se zoti nuk ekziston" dhe "nuk besoj se zoti ekziston" jane logjikisht ekuivalente per shkak se te dyjat i nenshtrohen besimit. Vet pohimi se "nuk besoj se zoti ekziston" eshte besim dhe jo faktueshmeri. Kjo ka te beje me lojen e fjaleve sidoqofte nese zberthehet i bie keshtu:

    besoj se zoti nuk ekziston : per mendimin tim zoti nuk ekziston.
    nuk besoj se zoti ekziston : per mendimin tim zoti nuk ekziston.
    Por, per te dyja rastet pyetjes : "A mund ta faktosh jo-ekzistencen apo e beson?" pergjigjja eshte : E besoj. Pra tendenca per refuzimin e besimit per qeshtjen e zoti eshte e kote pasiqe besimi ne ekzistimin e dickafit refuzohet vetem me faktim, gje qe nuk mund ta beni.

    Ne anen tjeter, e kam pershtypjen qe ateisti mundohet ne jeten e tij ta mohoj besimin duke mos qene ne dijeni qe besimi ekziston ne ndoshta cdo gje por ne perqindje te ndryshme. Besimi ekziston cak edhe ne perceptim. Jo cdo gje qe e shohim ekziston. Jo cdo gje qe e perjetojme eshte reale. Kete mund ta faktoje ne shume menyra. Pra pa besim nuk do te kishte qene i mundur mendimi fare pasiqe cdo mendim e ka nje perqindje te besushmerise.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    A_C, dallo besimin ne diēka, nga feja e mirefillte. Jester ta ka dhene perkufizimin e fese.
    Nese ateizmi ka ndonje nga ato karakteristika , atehere po e diskutojme nese ateizmi eshte fe apo jo. Ne te kundert eshte qesharake te thuash ateizmi=fe.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ateizmi
    Nga KVS nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 24-05-2020, 06:16
  2. Ekzemplar 7: Pse ateistėt besojnė se kristianėt janė kunder shkencės?
    Nga mesia4ever nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 20:04
  3. Ekzemplar 6: Ateistėt e forumit shqiptar?
    Nga Arpos nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 04:57
  4. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  5. Ateizmi, ati i tė kėqijave qė na kanė zėnė
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 15:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •