Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    une nuk thash se nuk kam patent.kam dhe shqiptaren dhe A1 A2 B1,TE GREKUT DHE EDI CFAR VLERE KA,e kisha fjalen tek patenta shqiptare.disave i njihet dhe disave jo. te cilet jane qytetare te nje shteti, a qendron llogjika ne kete pike. DHE KA VLERE DHE NUK KA????????????????????
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    NJĖ DIT NĖ AMBASADĖ
    ( Skicė humoristike)
    shkruar nga Danel Cana

    Vala e emigracionit na hodhi jashtė qėndrės sė zhurmėshme, tė shum populluar, e metropolitane tė kryeqytetit Helen.Por si thotė njė fjalė e urtė popullore;" Afėr detit, afėr mbretit, kurrė nuk je i humbur". Ne na ra nė pjesė qė tė shijojmė freskin e detit, aromėn e jodizuar tė tij.Dallgėt e zhurmėshme me melodinė e monotonin e pa fundme tė tyre, vėshtirė se kan bėrė ndonjė tė pa kėnaqur! Edhe detari qė shpesh ndeshet me kėto dallgė, prap se prapė, nuk i rrihet pa to, por shpesh edhe kur ėshtė i pa mundur pėr t'u ndeshur, del nė breg tė detit dhe i ledhaton si njė fėmij dhe loz me to.Flas me njė siguri qė nuk mund tė vihet nė dyshim, pėr atė pjesė tė medaljes qė kam parė, kam provuar, kam ndierė. Pėrsa i pėrket pjesės tjetėr, tė medaljes qė na jep populli, afėr mbretit, nuk patėm fatin tė jemi gjithmon pranė. Mbase ėshtė kjo arsyeja qė mbreti, apo njerzit qė e rrethojnė, nuk na kan parė dhe me shum qejf. Tė thosha se na ka fshikulluar tė parėt? Mbase nuk bėja gabim! Por ē'rėndėsi ka? Tė parėt apo tė fundit? Fshikulli njėsoj godet, kur bie mbi kurrizin e fukarait.Mbi kurrizin e agait zbutet dhe e dini pse? S'e ka fajin as agai ,e as ai qė godet! Fajin e ka i pari fshikulli dhe i dyti kurrizi, i cili ėshtė i majėm e rrėshqet mbi tė, si kurrizi i njė balene. Por nuk mund tė llogarisė njeriu hallin, se ku mund tė shpier dhe kur! Qėlloi qė edhe unė fukarai, me cilėsin e kryetarit tė shoqatės sė "fukarenjve", i nėnėshkruari Ali Baba Tepelena, tė merrja rrugėn, e tė shkoja nė derėn e ambasadės, pėr njė problem fare tė vogėl, por qė kushtonte shum shtrėnjtė , po tė mos faleshe nė kultin e ndėrtuar pėr atė punė.Ėshtė mjaftė logjike sepse do shkosh atje ku duhet dhe pėr ēfar duhet! Nuk mund tė shkosh, pėr shėmbull pėr t'u vizituar, tek avokati! Apo tė shkosh pėr t'u ankuar tek doktorri! Jo, jo! Tė mos i ngatėrrojmė gjėrat! Pavarsishtė se doktorri tė kėrkon tė betohesh dhe avokati tė kėrkon tė paguash! Kjo nuk do tė thot gjė, sepse, pėr t'u betuar pėr tė vėrtetėn, ta thotė edhe gjykatėsi, pavarsishtė se ai dėgjon kryegėnjeshtarin, avokatin! Nė kishin apo s'kishin mundėsi tė gjith, nga tė gjitha anėt e Greqisė, pėr kėtė nuk do t'ia dinte njeri dhe as mos u lodh fare. "Ai qė bėri shtėmbėn, i bėri dhe verigėn"
    Tani, qė tė mos lodh njeri, e tė mos largohemi nga tema, halli tė shpie edhe nė derė tė hasmit, nejse...Me njė gjysėm fjale, kisha mbyllur njė farė takimi me z. Ambasador. Ai mė priste, pavarsishtė se ndėjta nja dy orė dhe e prita nė sallon! Punėt kėshtu e bien. Kurrė nuk mund ta dėshiroja qė tė linte ndonjė takim mė tė rėndėsishėm e tė mė takonte mua! Kjo s'ka si ndodh dhe unė nuk e marr pėr ters. Rėndėsi ka qė, ai e mbajti fjalėn dhe mė priti, sapo u kthye nga ministria, ku kishte takime tė tjera zyrtare.Kisha kohė edhe tė njihesha me ambientin e ambasadės, me njerzit qė shtyheshin nė radhė pėr tė vulosur certifikatat. Radha ishte e madhe. Njerzit kishin sakrifikuar punėn, familjen, kishin ardhur nga largė, qė ju duhej tė rrinin mbase mė tepėr se tre - katėr ditė nė kryeqytet, pėr tė mbarur punė. Ishin ndarė hallexhinjtė, kėshtu i quajmė andej na fshati, nė dy grupe ; I majti pėr pasaporta dhe i djathti pėr certifikata.Sapo bėje tė hyje nė radhė, tė prisnin mjaft persona, tė cilėt tė njihnin me kushtet e vulosjes, njė gjė shum e mirė kjo, sepse ne na fshati biem kovė nė pus, e nuk dimė ku shkojmė.Me shumė mirsjellje, tė bėnin njėqind pyetje e njėqind pėrgjigje, si mund tė mbaroje punė sa mė shpejtė! Si tė mos mėrziteshe! Si tė vinte kafeja aty dhe ti vetėm pak buzėt tė luaje! Sa gjė e bukur kjo! Shiko se ē'i ka pjellė mėndja njeriut, i thash plakės, se e kisha me vehte. Mė falni se nuk ju prezantova, por jam pak i rezervuar, helbete njė plakė kam dhe kohė tė pa qarta janė. Si tė veproi i varfėri njeri? Plaka mė shtėrngonte fort krahun, sa mezi duroja dhimbjen, por pleqėrija ka tė sajat. Nuk ka gjė mė tė keqe se sa pleqėria! Po se kini dėgjuar, ja ku e muarėt vesh nga mua. Nuk kam frikė ta tregoj. Pse jemi nė demokraci pastaj??
    - Xhaxha - mė thoshte njė djalosh i shkurtėr babaxhan - nuk ėshtė pėr ty kjo punė, nuk kishe ndonjė tė ri ?
    - Tė rinjtė punojnė mor bir, prandaj vendosa e erdha vetė?
    - Sa certifikata ke xhaxha?- m'u drejtua pėrsėri.
    - Kam dy copė.
    - Tė pėrkthyera, tė vulosura nė prefekturė?
    - Jo tė keqen, nuk i kam pėrkthyer, po sa pėr prefekturėn njėra mė duket se nuk e ka vulėn e saj!
    - Me njėqintnd euro atė qė nuk ka vulėn e prefekturės dhe tetėdhjetė ajo tjetėra. Njėqind e tetėdhjetė tė dyja jan tė mbaruara. Pėr ndryshe tė flėsh kėtu, do merohesh, e nuk mbaron punė.
    U afrua edhe njė tjetėr me kollaro, me njė tufė certifikatash nė dorė. Dy metro burrė, i pashėm, qė kthente malet pėrmbys, kur i thonė fjalės na Tepelena.
    Vendos xhaxha, ne pėr tė mirėn tuaj rrimė kėtu.
    -E di mor bir, e di....
    -............
    - Edhe ti me kėtė je?- E pyeta.
    - Jemi edhe ca tė tjerė dhe mezi mbarojmė punė ne kėtu, e jo tė mbarosh ti!- M'u pėrgjigj, duke i shkelur syrin atij tjetėrit.
    - Domethėnė...:?
    - Ekonomi tregu xhaxha, ke marr gjė vesh zotrote?
    - Eee tė keqen, ēoē kam dėgjuar- dhe ika se po mė tėrhiqte plaka zvarrė.
    Djali mė kishte dhėnė me vehte njė telefon celular, se helbete pyeste ndonjė herė se ku ishim, a ishim, ēfar bėmė, kur do niseshim etj.More unė nuk e doja fare, po ē'ti bėja plakės? Ajo kėmbėnguli ta merrnim dhe asaj ja futa nė ēantė. Po do ti qė u desh! Kur kėrkuam atė sekretaren, e u prezantova se kush isha, e ēfar kėrkoja, mė tha:
    -Xhαxha, kini Qinito (celular), qė t'ju njoftojmė kur tė vij ambasadori?
    - Posi! - I thashė. - Plakė tregoja atė numurin. Plakėn kisha si sekretare personale.
    Fėt e fėt dhe plaka nxori njė copė letėr tė shkruar dhe ja zgjati. Nė rregull, prisni se do t'ju njoftojmė.
    Dualėm edhe njė copė herė jasht nė rrugė dhe vendosėm me plakėn tė pinim njė kafe. Kafentė ishin pėrballė. Na duhej tė kalonim rrugėn midis atij qarkullimi tė madh. Po ēfar vendosin pleqtė dhe nuk e bėjnė? Shkuam dhe u ulėm nė njė tavolinė.Porositėm dhe nga njė kafe " Eleniko " dhe me qetėsi po e pinim. Pas ndonjė gjysmė ore, dėgjojmė njė cėrrr...tė telefonit. Telefonin e merrja unė tė pėrgjigjesha, meqė isha dhe si kryetar i zgjedhur.Shpesh plaka mė mbyste me llafe, jo po, ē'tė duhet! Jo po, ishim mirė dhe kryetarllėku na duhej ! Jo po, ti do ti mbrosh fukarenjtė etj. si kėto. Po unė nuk ja vija veshin shumė. Mė dukej se bėja njė punė patriotike dhe po tė mos e bėja unė, dikush tjetėr do ta bėnte. Po tė thoshim tė gjith kėshtu, pėr tė mos u trazuar me problemin e tė varfėrve, me problemin e emigrantėve, me problemet e fėmijve dhe femrave qė tregėtohen;- Atėherė si do zgjidheshin problemet? Unė e dija se, dikush duhej tė ishte zėdhėnėsi i kėtyre halleve e shqetėsimeve, ndaj nuk i ktheja pėrgjigje plakės. Mora telefonin dhe u pėrgjigja. Ishte sekretarja e ambasadės. Na tha se, zoti ambasador pėr dhjetė minuta ishte nė zyrė.Ne mund ta prisnim nė sallon po tė donim. Ashtu bėmė. U nisėm me plakėn dhe kur shkuam tek porta i ramė ziles. Nga brėnda na pyetėn kush ishim. Pasi deklaruam emrin, porta u hap e ne shkuam brėnda.
    - Kjo qėnka si puna e pėrrallės, - mė thoshte plaka, " Hapu Susam, mbyllu Susam " !
    - Ajo ishte pėr dyzet hajdutėt e mėdhenj, i them, e kėtu hajdutėt i lam jashtė, plakėėė !
    - Avash ti se, nuk thash gjė unė e varfėra, po e kemi mėsuar qė fėmij atė pėrrallė. !
    - Eee po,... na pėrrallat u bėnė tė vėrtetat ! Ndaj duhet ti kemi parasysh ca tregime tė vjetėra. Ata qė i kanė shkruar e treguar, mė parė i kan vuajtur, e vuajtja ėshtė mėsuesi mė i mirė.
    U hap dhe dera tjetėr dhe hymė brėnda. Njė femėr e dobėt,brune, rreth 35 vjeēe na priti me buzėqeshje dhe na ftoi tė uleshim nė sallonin e pritjes. Atje u ulėm nė njė nga poltronat tė veshur me lėkur tė zezė. Salloni ishte i freskėt dhe nuk mungonte gjelbėrimi aty brėnda. Majtas kishim figurėn e heroit tonė kombėtar tė pikturuar paksa sipas atyre rrymave tė reja qė kishim dėgjuar e lexuar, subrealizmi apo nobizmi, nuk isha nė gjėndje ta pėrcaktoja, megjithėse unė nuk merrja dhe aq shum vesh nga pikturat.Sa pėr plakėn po, ajo i dinte mirė, me rrėnje me dhėmball kur i thonė, por mua mė vinte rėndė qė ta pyesja se do thoshte si gjithmonė:
    - Mbrapa do mbetesh ti mor qyqar tėrė jetėn tėnde?
    Nuk doja ti shtrija dorėn se, po tė mė hidhte nė dorė ajo... i ziu unė pastaj!Aty pritėm goxha, rreth njė orė e gjysėm apo dy. Mė nė fund ajo brunia na tha se na priste ambasadori, por duhet tė fiknim telefonin celular para se tė shkonim. Ashtu bėmė. Plaka e kishte mėsuar edhe kėtė. Pėr lehtėsin tonė djali na e kishte bėrė automatike fikjen e ndezjen, kėshtu qė nuk ngatėrroheshim fare as me PIN e as me PUK , vetėm njė buton tė vockėl do shtypje.
    Tė shoqėruar nga njė vajzė bjonde, mė e re na ajo qė rrinte kėtu nė katin e parė, hipėm nė ashensor dhe shkuam nė katin e tretė. Zonja bjonde na shpuri deri nė fund tė koridorit, hapi derėn pėrballė dhe na tha me shum mirsjellje:
    - Urdhėroni! Hyni ju lutem. !
    Unė hyra i pari e pas mua plaka, duke e falenderuar zonjėn, e cila mbylli derėn pas nesh.Hymė nė njė zyrė tė madhe, plot dritė, dritaret e sė cilės shikonin nga rruga ku qarkullonin njerzit qė dyndeshin pėr certifikata e pėr pasaporta.Aty na priste ambasadori ulur nė njė karrige rrotulluese, pėrball njė tavoline tė madhe, kurse pėrball tij njė tjetėr meso burrė, tė cilin e prezantoi zoti ambasador, si njė nga konsujt e ambasadės.Pasi shkėmbyem pyetjet etiketore tė radhės, erdhi njė telefonatė pėr zotin ambasador. Ai ngriti receptorin dhe u pėrgjigj duke dhėnė mendimin apo porosit e radhės. Pastaj u kthye nga ne duke na thėnė se mund tė na dėgjonte pėr problemet qė na shqetėsonin. Unė nuk kisha dhe shum gjėra dhe po thuajse i dija pėrmėndėsh. I thashė zotit ambasador se, nuk mbahej mėnd se, e sajta certifikatė ishte kjo qė vulosnim kėtu nė ambasadė. Pėr mua ishte hera e parė qė vija vetė dhe natyrishtė qė do mė kushtonte mė pak. Mė pak si vulosje, por po tė llogarisje shpenzimet qė kishim bėrė pėr tė ardhur deri kėtu, ato shkojnė disa fish mė shumė.Nė qoftė se e gjith certifikata e vulosur kushtonte 80 euro, personi qė merrej me kėtė punė merrte 150 euro. Ata i kishin rėnė lapsit mirė.Zyrtarėt grekė, meqė nuk kanė fare burokraci, kėrkojnė pėr sa herė tė paraqitesh nė bashki, aq herė duan certifikata tė pėrkthyera. Po nė OAED ? Po hiles i kan rėnė edhe nė prefekturė! Ndaj na muarėn frymėn me kėto certifikata, aq shumė duan. E ne tė varfėrit, nuk jemi dhe afėr pa kush e qan! Plusė kėsaj , tani kan nxierr e na kėrkojnė vėrtetime edhe pėr pasaportat e reja. Si t'ia bėjmė? A mund tė gjejmė ndonjė zgjidhje?
    - Po si mendon ti zotėri ? _ Mu drejtua mua.
    - Po ja...unė e kam mbledhur mėndjen e them se jan tė tepėrta. Sepse po tė shtrohemi kėmbėkryq si i thonė, ka zgjidhje e mund tė hiqen.
    - E mora vesh, ēdo tė thuash. Ti thua ti heqim fare certifikatat! Ti heqim dhe vėrtetimet e pasaportave ! Po unė mor zotėri kot rri kėtu? Tė ikim dhe ne tė gjithė pastaj! Dakort?
    - Mė fal nuk thash atė...!
    - Jo po kėtu vete! Po a e di ti zotėri se kėto janė ligje dhe ligjet nuk i vendos unė? Ligjet jan bėrė qė tė punojmė pėr popullin, por edhe populli do na mbaj ne! Me se do rrojmė? Unė puntor jam...! Duhet ta kuptoni !
    - Mė fal nuk e mendova kėshtu.
    - Shum gjėra nuk i mendoni, por ja, hajde ti nė vėndin tim!
    - Kėtė desh tė thosha. Nga pozicioni qė i shikoj unė gjėrat, duken siē po jua them! Ju qė ini kėtu lart, nuk i shihni si ne! Dhe kur them ne, nėnkuptoj edhe 700 mij tė tjerė qė vijnė vėrdallė si mua.Kurse ju njė ini zotėri... - Mė duket se mora pak zjarr, por e mblodha shpejt veten.Zoti ambasador fliste me ton tė lartė her-herė dhe bėrtiste, por pa tė keq, tė kuptohemi pėr kėtė ! Shikoja na njėher na plaka. Ajo e zeza ishte kėrrusur mė keq na ē'ishte.
    - U sqaruam pėr tė parėn? Tjetėr?
    - Po ja...! Problem i madh mbetet edhe shkolla shqipe kėtu nė emigracion. Fėmijėt tanė nuk dinė as tė shkruajnė emrin e tyre !
    - Po pse mor zotėri? - M'u drejtua me njė inat duke qėlluar tavolinėn ,e i skuqur gjer nė veshė. Po kė pret ti, ti mėsoj firmėn fėmijės tėnd? Do vij unė, apo do vij greku?
    - Nuk thash unė i varfėri se do vish zotrote, por...!
    - Nuk ka por. Vetė do ta mėsosh fėmijėn.Ta mėsosh qė ē'ke me tė. Sa tė pėlcisni.Oj...!
    Unė shikoja na plaka dhe ajo na mua. Sytė tanė kishin dalė jashtė e nuk shikoja fare. Vura duart nė tavolinė sikur do mbahesha se m'u rrotullua bota.
    - Korba - Ja bėri plaka, kur mė pa nė atė gjėndje.
    - Mos ja bėj korba fare zonjė se ju flas me kompetenca.
    Plaka gjetkė e kishte shqetėsimin por, meqė erdhi kėshtu u mundua ti kthente njė pėrgjigje, sa tė merrja dhe unė pak veten.
    - Po a munden tė gjith emigrantėt ta bėjnė kėtė ? Po tė ishte kėshtu, nuk kishim shkolla...!
    - Po shteti ēfar tė bėj mė parė? Shikoni kėtu.
    Mori njė stilolaps dhe njė flet tė bardhė dhe filloi.
    - Kemi kėtu 60 mij nxėnės. Kėta nxėnės duan 2 mij klasa. Po e zėmė njė shkollė me 10 klasa, bėjnė 200 shkolla. E kupton, e di ti, se shteti nuk mundet pėr kėtė?
    - Po ne ta fillojmė njė herė, duke inkurajuar tė tjerėt. Pastaj di se ka dhe marrveshje e konventa ndėrkombėtare !- U pėrgjigja me gjysėm zėri.
    - Konventa ndėrkombėtare unė nuk di, ju po dini thojini.- m'u pėrgjigj ambasadori.
    Mua mė shkoi mėndja tek njė shkrim qė kisha lexuar nė internet, pėr njė marrveshje qė ishte bėrė nga qeverija shqiptare dhe ajo greke mė 1918 -ėn, pėr hapjen e shkollave shqipe pėr ēamėrinė, e arvanitasit dhe pėr hapjen e shkollave greke pėr minoritetin nė jug tė Gjirokastrės. Pala shqiptare i realizoi kėto, kurse pala greke i shuajti nga defteri ,qė kur pėrzuri Ēamėt nga trojet e tyre.Mė e freskėta ishte kontrolli i komisionit Evropian mė 2001-in, i cili njė nga detyrat qė i la palės greke, ( Flasim vetėm pėr greqinė ) ishte pra, kthimi i pronave Ēame dhe hapja e shkollave shqipe. Kur nuk i dinte ambasadori kėto, si mund t'ia thosha unė? Mė mirė heshta dhe e anash kaluam duke, nėnkuptuar se ai kishte tė drejtė. Ai...Kush Ai? MALIQI. Po. MALIQI gjithmon ka tė drejtė.
    E mbylla gojėn dhe plaka filloi tė mė cimbiste, tė ngriheshim , se u ngopėm.U ngrita, duke e falenderuar z. ambasador pėr pritjen qė mė rezervoi. Duke dalė mendoja dhe pėrgjigjen qė do ju ktheja tė tjerėve. Kur tė mė pyesnin se si dola do ju thosha : " Vajta pėr lesh, e dola i qethurr".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 22-11-2007 mė 16:16

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •