Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Origjina e Shirkut

    Temėn nė lidhje me zanafillėn e shirkut qė do t’a lexoni nė vijim ėshtė shkėputur nga libri i Muhaddithit shqiptar tė kėtij shekulli, Imam Nasiruddin el-Albani rahimehullah me titull ”Vėrejtje falėsit mos t’i shndėrrojė varret nė xhamia (Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kuburi Mesaxhid)”. Prej asaj qė ėshtė vendosur nė Sheriat (ligjin e urdhėruar), ėshtė ajo se njerėzimi qe – nė fillim – popull i vetėm nė Teuhidin e vėrtetė, pastaj Shirku (tė drejtuarit e ndonjė forme tė adhurimit, apo ēfarėdoqoftė tjetėr qė ėshtė e drejtė ekskluzive e Allahut, tjetėrkujt pos Allahut) gradualisht i kaploi ata. Bazė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut – mė tė Bekuarit, mė tė Lartit:

    “Njerėzimi ishte njė Umet (popull), pastaj Allahu dėrgoi pejgamberė qė sollėn pėrgėzime dhe paralajmėrime.” (Bekare, 213)


    Ibn Abbasi – radiallahu anhu – tha:“Nė mes Nuhut dhe Ademit qenė dhjetė gjenerata, tė gjitha prej tyre qenė nė Sheriat (ligj) tė sė vėrtetės, pastaj ata u pėrēanė. Kėshtu qė Allahu dėrgoi pejgamber si prurės tė lajmeve tė mira dhe si paralajmėrues”[13] Ibn Urve el-Hanbeli (v. 837) tha:“Kjo thėnie i pėrgėnjeshtron ata historianė nga Njerėzit e Librit, tė cilėt pohojnė se Kabili (Kaini) dhe tė bijtė e tij qenė adhurues tė zjarrit” [14] Unė them: Kjo po ashtu ėshtė pėrgėnjeshtrim ndaj disa filozofėve dhe ateistėve, tė cilėt pohojnė se baza (natyrore) e njeriut ėshtė Shirku, dhe se Teuhidi evuloi nė njeriun! Ajeti qė parapriu i bėn kėto pohime tė rreme, dhe po ashtu edhe tė dy hadithet qė vijojnė:


    Sė pari: Thėnia e tij (sallallahu alejhi ue selam), qė ai transmetoi nga Zoti i Tij (Allahu):


    “Unė i krijova tė gjithė robėrit e Mi nė Fenė e vėrtetė (nė Teuhid, tė pastėr prej Shirkut). Pastaj atyre u erdhėn djajtė dhe i devijuan ata prej Fesė sė vėrtetė. Ata ua bėnė tė palejuar njerėzve atė ēka Unė ua kam lejuar atyre, dhe ata i urdhėruan tė shoqėrojnė nė adhurimin Tim atė pėr tė cilėn Unė s’kam zbritur kurrfarė autoriteti.” (El-Kheuakibud-Durari fi Tertib Musnedul-Imam Ahmed’ela Ebuabil-Buhari (6/212/1), ende nė formė manuskripte. )


    Sė dyti: Thėnia e tij (sallallahu alejhi ue selam):“Ēdo fėmijė lind nė Fitre (natyrshmėri tė pastėr) (Transmetuar nga Muslimi (8/159) dhe Ahmed (4/162) nga Ijadh ibn Himar el-Muxhashi’i radiallahu anhu) por prindėrit e tij e bėjnė atė ēifut, tė krishter apo zjarrputist. Kjo ėshtė sikurse mėnyra nė tė cilėn njė shtazė lind njė pjellė natyrale. A keni vėrejtur ndonjė tė lindur tė shtrembėruar, para se ju t’i keni shtrembėruar ato”.


    Ebu Hurejra ka thėnė: Lexoni nėse doni:“Fitra e Allahut me tė cilėn Ai krijoi njerėzimin. Nuk duhet tė ketė ndryshim nė krijesėn (fenė) e Allahut.” (er-Rum, 30) [15]


    Pas kėtij shpjegimi, ėshtė me rėndėsi tė madhe pėr Muslimanin qė ta di se si pėrhapet Shirku nė mesin e besimtarėve, pasi qė ata ishin muvehidin (njerėz tė Teuhidit). Nė lidhje me thėnien e Allahut – mė tė Pėrsosurit – pėr popullin e Nuhut (alejhis selam):

    “Dhe ata thanė: ti s’do t’i braktisėsh zotat tu, as qė do tė braktisėsh Uedin, as Suvanė, as Jeguthin, as Ja’ukun, as Nesrin.” (Nuh, 23)


    Ėshtė treguar nga njė grup prej Selefit (paraardhėsve tė devotshėm), nė shumė transmetime, se kėto pesė perėndi qenė adhurues tė drejtė. Kur ata vdiqėn, Shejtani (Satana) u pėrshpėriti njerėzve tė tyre qė tė tėrhiqen dhe tė ulen tek varret e tyre. Pastaj Shejtani u pėrshpėriti atyre qė erdhėn pas tyre se ata duhet t’i marrin ata si idhuj, duke ua zbukuruar atyre idenė se ju do t’i pėrkujtoni ata dhe me kėtė t’i pasoni nė sjelljen e mirė. Pastaj Shejtani i sugjeroi gjeneratės sė tretė se ata duhet t’i adhurojnė kėta idhuj krahas Allahut – mė tė Lartit – dhe ai u pėrshpėriti se kjo ishte ajo ēka stėrgjyshėrit e tyre bėnin!!!


    Kėshtu qė Allahu iu dėrgoi atyre Nuhun (as), duke i urdhėruar ata qė ta adhurojnė vetėm Allahun. Mirėpo, asnjė nuk iu pėrgjigj thirrjes sė tij pėrveē disave. Allahu e tregoi tėrė kėtė incident ne kaptinėn Nuh.


    Ibn Abasi tregon:“Vėrtet, kėta janė pesė emra tė njerėzve tė drejtė prej popullit tė Nuhut. Kur ata vdiqėn, Shejtani iu pėrshpėriti popullit tė tyre qė t’u bėjnė statuja atyre dhe t’i vendosin kėto statuja nė vendtubimet e tyre si pėrkujtim pėr ta, kėshtu qė ata vepruan kėsisoj". Sidoqoftė, asnjė prej tyre nuk i adhuroi kėto statuja derisa ata vdiqėn dhe qėllimi i statujave qe harruar. Pastaj (gjenerata tjetėr) filloi t’i adhurojė ata. ”( Transmetuar nga el-Buhari (11/418) dhe Muslim (18/52))


    E njėjta si kjo ka qenė treguar po ashtu nga Ebu Muteher, i cili tha: Jezid ibn el-Muhelleb i qe pėrmendur Ebu Xhafer el-Bakirit (v. 11H), kėshtu qė ai tha: "Ai qe mbytur nė vendin ku njė tjetėr pos Allahut qe adhuruar sė pari. Pastaj, ai e pėrmendi Uedin dhe tha:“Uedi qe njė Musliman i dashur pėr popullin e tij. Kur ai vdiq, njerėzit filluan tė mblidheshin rreth varrit tė tij nė vendin e Babilit (Babilonisė), duke qarė dhe vajtuar. Kėshtu qė kur Iblisi (Satana) i pa ata duke qarė dhe vajtuar pėr tė, ai mori formėn e njeriut dhe u erdhi atyre, duke thėnė: Unė shoh se ju jeni duke qarė dhe vajtuar pėr tė. Pra, pse nuk e bėni njė figurė tė tij (d. m. th. statujė) dhe ta vendosni atė nė vendtubimet tuaja qė ta pėrkujtoni atė. Ata thanė: Po. Dhe ata e bėnė njė figurė tė tij dhe e vendosėn nė vendtubimin e tyre, e cila i pėrkujtonte ata pėr tė". Kur Iblisi i pa ata sesi e pėrkujtonin atė (sė tepėrmi), ai tha: “Pse nuk e bėni secili prej jush nga njė figurė tė ngjashme qė ta mbani nė shtėpitė tuaja, ashtu qė ta kujtoni atė (vazhdimisht). ”Ata thanė “Po”. Dhe secila shtėpi e bėri nga njė figurė tė tij, tė cilėn ata e admironin dhe respektonin dhe e cila i pėrkujtonte vazhdimisht nė tė. Ebu Xhafer tha: “Ata tė gjeneratave tė vona panė se ēfarė kishin bėrė (gjeneratat e mėhershme) dhe e morėn kėtė nė konsiderim. . . deri nė atė masė, saqė e morėn atė si njė ilah (perėndi) pėr adhurim krahas Allahut. Ai pastaj tha: “Ky ishte idhulli i parė qė u adhurua pos Allahut, dhe ata e quajtėn kėtė idhull Ued. (Transmetuar nga el-Buhari (8/534))


    Kėshtu urtėsia e Allahut – tė Bekuarit, mė tė Lartit – qe pėrmbushur kur ai dėrgoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selam) si pejgamberin e fundit dhe e bėri Sheriatin e tij plotėsim tė tė gjitha Ligjeve tė Urdhėruara hyjnore. Me kėtė Ai ndaloi tė gjitha mėnyrat dhe shtigjet me tė cilat njerėzit mund tė bien nė Shirk – i cili ėshtė mėkati mė i madh. Pėr kėtė arsye, tė ndėrtuarit e faltoreve mbi varre dhe qėllimi qė tė udhėtohet posaēėrisht te ato, duke i marrė ato si vende pėr kremta dhe tubime, dhe duke u betuar nė banorin e varrit, tė gjitha janė ndaluar. E gjithė kjo ēon nė teprim dhe udhėheq pėr nė adhurimin e tė tjerėve pos Allahut – mė tė Lartit. Duke qenė ky rasti edhe mė shumė nė epokėn nė tė cilėn dituria ėshtė duke u pakėsuar, injoranca ėshtė nė rritje, ka pak kėshillues tė sinqertė (nė tė vėrtetėn) dhe shejtani ėshtė duke bashkėpunuar me njerėz dhe xhinė qė ta devijojė njerėzimin dhe t’i largojė ata nga adhurimi i Allahut – tė Bekuarit, mė tė Lartit.



    - Teuhidi dhe Shirku



    Pėr t’a kuptuar mė mirė nocionin e teuhidit, nevojitet qė tė dihet edhe e kundėrta e saj, e ajo ėshtė shirku qė d. m. th. pėrshkrimi i All-llahut shokė. Kur’ani ėshtė pėrplot me ajete qė na urdhėron pėr teuhidin dhe na ndalon nga shirku.



    Shirku ėshtė mėkati mė i madh qė njeriu mund t’a bėjė. All-llahu subahnehu ve teala i falė tė gjitha mėkatet pėrpos shirkut. All-llahu subahnehu ve teala nė Kur’anin famėlartė thotė:


    “Ėshtė e vėrtetė se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i bėhet Atij shok, e pos kėtij (mėkati), tė tjerat i falė atij qė dėshiron. Ai qė i pėrshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bėrė njė largim tė madh (prej tė vėrtetės).” (en-Nisa, 116)



    “. . . ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės.” (el Maide, 72).



    Kėtu nėnkuptohet se All-llahu nuk e falė shirkun nėse njeriu vdes me kėtė mėkat, mirėpo nėse pendohet para vdekjes , All-llahu subhanehu ve teala do t’ia pranoj pendimin edhe nga ky mėkat i madh.



    “Duke qenė tė sinqertė nė besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i pėrshkruar Atij shok, e kush i pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bie nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur.” (el-Haxhxh, 31)



    Nė kohėn e tė gjithė pejgamberėve, mėkati mė i madh ka qenė shirku. Pėr kėtė arsye shohim se ēdo i dėrguar, misionin e vet e filloi tek populli i vet qė tė besojnė nė Teuhid (njėshmėri) dhe qė t’a braktisin shirkun. Nė suren el-A’raf, pėrmenden mesazhet madhėshtore tė pesė pejgamberėve, Nuhit, Hudit, Salihut, Shuajbit dhe Musės alejhimu selam. Thirrjet e tė gjithė kėtyre kanė qenė nė njė fjalė:

    "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetėr pos Tij. . . ” (Hud, 84)



    Shirku i fshinė tė gjitha punėt e mira. Thotė All-llahu subhanehu ve teala nė Kur’anin Famėlartė:


    “Pasha All-llahun, ty tė ėshtė shpallur, e edhe atyre para teje: "Nėse i bėn shok (All-llahut), veprat tua janė tė asgjėsuara dhe ti do tė jeshė prej tė humburve.” (ez-Zumer, 65)
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Llojet e shirkut


    Shirku ndahet nė dy lloje:



    1-Shirku i madh



    Pėrkufizimi: Kryerja e njė adhurimi pėr dikė tjetėr pėrveē All-llahut. Kėshtu, ata qė bėjnė kurban apo i luten dikujt tjetėr pėrveē All-llahut, siē bėjnė shumė njerėz tek varret e njerėzve tė mirė, kanė bėrė shirk tė madh. Tė njėjtėn gjė e themi edhe pėr ata qė frikėsohen nga tė vdekurit duke menduar se ata mund t’u sjellin fatkeqėsi dhe shpresojnė prej tyre gjėra qė janė nė dorė tė All-llahut, siē janė plotėsimi i nevojave apo largimi i fatkeqėsive. All-lahu i Madhėruara thotė:

    “Ata pos All-llahut adhurojnė ēdo gjė qė nuk bėn as dobi, e thonė: "Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė te All-llahu!". (Junus, 18)


    Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami dhe nė tė njėjtėn kohė bėhet shkak qė ai tė mbes pėrgjithmonė nė zjarrin e xhehennemit, nėse vdes pa u penduar.



    2-Shirku i vogėl



    Ky lloj i shirkut nuk e nxjerr njeriun nga Islami, por bėhet shkak pėr mosplotėsimin e njė pjese tė Teuhidit dhe, nė tė njėjtėn kohė, ėshtė hapi i parė qė tė ēon nė shirkun e madh, i cili, siē thamė dhe mė lartė, e hedh poshtė teuhidin nė tėrėsi.



    Shirku i vogėl ndahet nė dy pjesė:


    1- Shirku i dukshėm, i cili mund tė bėhet me fjalė ose me vepra. Tek shirku i vogėl qė bėhet me fjalė mund tė pėrmendim:



    - Betimi nė diēka tjetėr pėrpos All-llahut (siē betohen disa njerėz pėr kokėn e prindėrve apo fėmijėve)
    - Thėnia ”Si tė dėshirojė All-llahu dhe ti”. Transmetohet se njė herė dikush i tha Profetit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:”Si tė dėshirojė All-llahu dhe ti.” Profeti sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu:”A mė bėre tė barabartė me All-llahun!?" Thuaj:"Si tė dėshirojė vetėm All-llahu.”
    - Thėnia”Po tė mos ishte All-llahu dhe filani” pasi lidhėsa "dhe" vė shenjėn e barazimit midis All-llahut dhe njė prej krijesave tė Tij. Ndaj, nė tė tilla raste duhet tė themi:”Po tė mos ishte All-llahu, pastaj filani”, pasi nė kėtė mėnyrė kuptohet se dėshira e njeriut ėshtė nė varėsi tė Dėshirės dhe Vullnetit tė All-llahut, i cili thotė:


    "Por ju nuk mund tė dėshironi, pėrveēse me vullnetin e Allahut, Zotit tė botėve!" (et-Tekvir, 29)



    Nė kėtė kategori futet dhe thėnia:”Nuk kam njeri tjetėr pėrveē All-llahut dhe teje.” apo “Kjo ėshtė pėr shkak tė mirėsisė sė All-llahut dhe tėndes.”



    Ndėrsa tek kategoria e dytė, d. m. th. tek shirku qė bėhet me anėn e veprave, mund tė pėrmendim mbajtjen e varėsave, byzylykėve, fijejeve tė perit apo ēfarėdolloj gjėje tjetėr,[17] pėr tė larguar sėmundjet, magjitė, syrin e keq apo ēdo tė keqe tjetėr. Por duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm, sepse kėto veprime jo gjithmonė konsiderohen prej shirkut tė vogėl. Nė disa raste ato mund tė jenė prej shirkut tė madh. Kėshtu nėse njeriu qė kryen veprime tė tilla beson se ėshtė All-llahu ai qė e mbron njeriun nga tė kėqijat, por kėto gjėra janė shkaqe pėr largimin e tė keqes, atėherė kemi tė bėjmė me shirkun e vogėl, sepse All-llahu nuk i ka bėrė kėto gjėra shkaqe pėr largimin e sėmundjeve. Por nėse personi qė mban gjėra tė tilla beson se janė kėto gjėra ato qė e mbrojnė nga tė kėqijat, atėherė veprimi i tij hyn tek shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami siē thamė dhe mė sipėr.



    2- Shirku i msheftė apo shtirja, i cili ndodh atėherė kur muslimani kryen njė adhurim me qėllim qė ta shohin tė tjerėt, si p. sh. kur dikush e zbukuron apo e zgjat namazin me qėllim qė t’a lavdėrojnė tė tjerėt, apo jep lėmoshė me qėllim qė njerėzit tė thonė se filani ėshtė bujar, apo pėrmend All-llahun vetėm qė ta dėgjojnė tė tjerėt, etj. Njė vepėr e tillė nuk pranohet nga All-llahu, i cili thotė:


    “E kush shpreson nė takimin e Zotit tė tij, le tė bėjė punė tė mira e tė mos shoqėrojė akėnd nė adhurimin e Zotit tė tij.”



    Profeti sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem u tha njė ditė shokėve tė Tij:”Gjėja prej sė cilės kam mė tepėr frikė pėr ju, ėshtė shirku i vogėl. ”Kur u pyet pėr tė, tha:”Shtirja”.



    Nė kėtė kategori futet dhe bėrja e njė pune pėr pėrfitime materiale, siē ėshtė rasti i atij qė thėrret ezanin apo bėhet imam apo mėson dije fetare, duke pasur pėr qėllim vetėm marrjen e parave.



    Imam Ibnul Kajjimi thotė:“Ndėrsa shirku qė bėhet me anėn e nijetit jo tė sinqertė, ėshtė si deti pa brigje dhe janė tė paktė ata qė shpėtojnė prej tij. Ai person, qė ka pėr qėllim me punėn e tij diēka tjetėr pėrveē kėnaqėsisė sė All-llahut, ka bėrė shirk me nijetin e tij jo tė pastėr, pasi sinqeriteti i vėrtetė arrihet vetėm atėherė kur ēdo punė, thėnie apo qėllim bėhet vetėm pėr hirė tė All-llahut.



    Kjo ėshtė feja e vėrtetė, feja e Profetit Ibrahim (paqja qoftė mbi tė), ndjekja e sė cilės ėshtė detyrė pėr qdo musliman, pasi ky ėshtė realiteti dhe thelbi i Islamit, pėrveq tė cilit Allahu nuk pranon asnjė fe tjetėr:

    ”E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē Islamit, atij nuk do ti pranohet (ajo fe) dhe nė botėn tjetėr ai do tė jetė prej tė humburve”. (Ali Imran, 85)



    Nga sa pėrmendėm mė sipėr arrijmė nė pėrfundimin se midis shirkut tė madh e tė vogėl ekzistojnė ndryshimet e mėposhtme:



    1. Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami, ndėrsa shirku i vogėl nuk e nxjerr njeriun nga Islami.
    2. Personi qė kryen shirkun e madh, nese vdes pa u penduar, do tė jetė pėrgjithmonė nė zjarrin e Xhehenemit, ndėrsa personi qė e kryen shirkun e vogėl, edhe nėse hyn nė zjarr nuk do tė qėndrojė atje pėrgjithmonė.
    3. Shirku i madh i fshin tė gjitha punėt e mira, ndėrsa shirku i vogėl fshin vetėm punėn me tė cilėn ėshtė i pėrzier.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Pike se pari cely ketu nuk po te thote askush pse po i shtyn hundet dhe nuk ben te shkruash.

    Ku po degjon ti me veshet e tu dhe ku po lexon se po behet shirk dhe po thuhet se Allahu ka shoke.

    Edhe nje pyetje kur shkojn haxhillart ne Medine a kane drejte me e vizituar vendin ku pushon trupi i Muhamedit a.s

    A e ka larguar ti krejt shirkun prej vetes tende.

    Ata dijetaret e vendeve arabe a thua a bejn shirk , ata dijetar a ja kane frigen Allahut apo mbreterve diktatorve.

    Ata dijetar qe nuk tregojn drejt per ngjarjen e Qerbelase dhe luftrat qe jane bere kunder Ehlibejtit te Muhamedit a.s a po bejn edhe ata shirk.

    Ata dijetar qe i qesin disa ajete nga Kurani dhe te tjerat nuk i permendin a mendon se edhe me kete kane bere shirk

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar mė parė nga only truth Lexo Postimin
    Pike se pari cely ketu nuk po te thote askush pse po i shtyn hundet dhe nuk ben te shkruash.

    Ku po degjon ti me veshet e tu dhe ku po lexon se po behet shirk dhe po thuhet se Allahu ka shoke.

    Edhe nje pyetje kur shkojn haxhillart ne Medine a kane drejte me e vizituar vendin ku pushon trupi i Muhamedit a.s

    A e ka larguar ti krejt shirkun prej vetes tende.

    Ata dijetaret e vendeve arabe a thua a bejn shirk , ata dijetar a ja kane frigen Allahut apo mbreterve diktatorve.

    Ata dijetar qe nuk tregojn drejt per ngjarjen e Qerbelase dhe luftrat qe jane bere kunder Ehlibejtit te Muhamedit a.s a po bejn edhe ata shirk.

    Ata dijetar qe i qesin disa ajete nga Kurani dhe te tjerat nuk i permendin a mendon se edhe me kete kane bere shirk
    i djegi njonit
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  5. #5
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anėtarėsuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    ndoshta i ka djeg , ndoshta se din e ndoshta nuk don , e ndoshta ALLAHU e udhzon , por ndoshta edhe e humb, por edhe gjdoi njeri gabon ,

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin
    i djegi njonit
    Kujt i djegi ēka po thua.
    Une nuk frigohem as nuk i them askujt nuk ke te drejt te flasesh ketu siē thua ti kur te djeg ty ne ndonje forum tjeter.

    Ke te drejte te postosh te japesh mendimin tend nuk duhet te frigohemi asgje as ne kete forum as dikund tjeter

    Veē diēka ēka sdu te merrem eshte me copy pasta qarshafa nga 100 metra.

    Pergjigju ne pergjigje i kerkova edhe une.
    Ne qofte se ata dijetaret e tu jane te influencuar nga ata mbreterit diktator a duhet te meren mesimet nga ata.

    Pergjigju ty qe nuk te djeg

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Only_truth nese e ke lexu tekstin aty kan qen te sqaruara mir.
    Qeshtja e dijetareve qe po e permend, dijetaret qe nuk i frigohen mbretit ata tani jan neper burgje only_truth, dijetaret qe nuk i frigohen bidatgjive edhe ata poashtu jan neper burgje, dijetaret qe nuk i frigohen kryqalive edhe ata po ashtu gjenden neper burgje, mu ashtu sikur Ibn Tejmija qe ti e ke shum alergji hahahaha.

    Tani hajt me trego at ngjarjen e qerbelas, se kryt ma ki plas me qet qerbelan.
    Edhe ato luftrat kunder ehlibejtit, ajt mi trego kush kunder kujt ka luftu, qysh?, pse ? si ? me saktesisht me trego per cilen luft e ki fjalen ?
    Krejt kallxomi.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin
    Only_truth nese e ke lexu tekstin aty kan qen te sqaruara mir.
    Qeshtja e dijetareve qe po e permend, dijetaret qe nuk i frigohen mbretit ata tani jan neper burgje only_truth, dijetaret qe nuk i frigohen bidatgjive edhe ata poashtu jan neper burgje, dijetaret qe nuk i frigohen kryqalive edhe ata po ashtu gjenden neper burgje, mu ashtu sikur Ibn Tejmija qe ti e ke shum alergji hahahaha.

    Tani hajt me trego at ngjarjen e qerbelas, se kryt ma ki plas me qet qerbelan.
    Edhe ato luftrat kunder ehlibejtit, ajt mi trego kush kunder kujt ka luftu, qysh?, pse ? si ? me saktesisht me trego per cilen luft e ki fjalen ?
    Krejt kallxomi.
    Mire o cel ti din vetem me sharru edhe ma keq po me dukesh.

    Shiqo ēka po thua ti se tu ka plas koka qe po tu permendet qerbelaja e ne tjetren ane vjen e vajton per ibni tejmijen tend.
    Lufta e nipit te Muhamedit a.s nuk duhet te permendet por duhet te permendet lufta e ibni tejmijes.

    Ibni tejmija ai i "ndrituri" i juaj paska luftuar trimi me bidatxhi e gjithēka tjeter dhe duhet te permendet e kta te Ehlibejtit nuk duhet te permenden se nuk paskan luftuar kta me bidatxhinjet e munafikat.

    Imam Xhaferi Sadik imami i peste nga Ehlibejti djali i Zejnel Abidinit i cili ishte mashkulli i vetem qe shpetoi nga qerbelaja Imam Xhafer Sadiku qe u mbyt ne burg nuk duhet te flitet per te ndoshta sepse ishte nipi i Imam Hyseinit prijsit te te rinjeve ne Xhenet.
    .
    Ibni tejmija jot po thote se shume sahaba dhe tabiine e kane mallkuar ,abuzuar,luftuar dhe urryer Imam Aliun
    me duket qe libri quhet Menhuxh al sunna kerkoje dhe e gjen.

    Edhe ne tragjedine e qerbelase kane marre pjese ata qe e kane quajtur veten musliman sunni , ushtrite e kinse muslimanve torturonin familjen e Muhamedit a.s

    Ne qofte se don me i dite torturat qe i behen sot muslimanve duhet te shkojsh dhe te gjejsh se kush e torturonte eliten islame ateher.

  9. #9
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anėtarėsuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Citim Postuar mė parė nga only truth Lexo Postimin
    Mire o cel ti din vetem me sharru edhe ma keq po me dukesh.

    Shiqo ēka po thua ti se tu ka plas koka qe po tu permendet qerbelaja e ne tjetren ane vjen e vajton per ibni tejmijen tend.
    Lufta e nipit te Muhamedit a.s nuk duhet te permendet por duhet te permendet lufta e ibni tejmijes.

    Ibni tejmija ai i "ndrituri" i juaj paska luftuar trimi me bidatxhi e gjithēka tjeter dhe duhet te permendet e kta te Ehlibejtit nuk duhet te permenden se nuk paskan luftuar kta me bidatxhinjet e munafikat.

    Imam Xhaferi Sadik imami i peste nga Ehlibejti djali i Zejnel Abidinit i cili ishte mashkulli i vetem qe shpetoi nga qerbelaja Imam Xhafer Sadiku qe u mbyt ne burg nuk duhet te flitet per te ndoshta sepse ishte nipi i Imam Hyseinit prijsit te te rinjeve ne Xhenet.
    .
    Ibni tejmija jot po thote se shume sahaba dhe tabiine e kane mallkuar ,abuzuar,luftuar dhe urryer Imam Aliun
    me duket qe libri quhet Menhuxh al sunna kerkoje dhe e gjen.

    Edhe ne tragjedine e qerbelase kane marre pjese ata qe e kane quajtur veten musliman sunni , ushtrite e kinse muslimanve torturonin familjen e Muhamedit a.s

    Ne qofte se don me i dite torturat qe i behen sot muslimanve duhet te shkojsh dhe te gjejsh se kush e torturonte eliten islame ateher.
    nuk pasket dallim aq shum prej shijave te iranit, ni sekt koket vetem pak ma ndryshe ,

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga pejani34 Lexo Postimin
    nuk pasket dallim aq shum prej shijave te iranit, ni sekt koket vetem pak ma ndryshe ,
    Jo shokut nuk eshte bash ashtu edhe ne postimet e para te tregova se ka vende ku nuk kan dallim e ka vende ku ka shume dallim edhe me grupet e juaja eshte e njejta gje , ka shume gjera qe jane te nje mendimi ka edhe gjera qe dallojn me juve..
    Edhe fjalen sekt mos ta perdorim shume se duhet me ju thane te gjithve tani ashtu

    Une me lart jau solla disa emra nga Ehlibejti.

    Celit ja permenda tre sahaba se simbas juve edhe Imam Aliun Imam Hasanin dhe Imam Hyseinin i konsideroni sahabe (shoke te pejgamberit a.s) e permenda edhe nje tabiine (gjenerata e dyte) Imam Zejnel Abidinin djali i Imam Hyseinit dhe i vetmi mashkull i cili i shpetoi masakres se qerbelase .
    E permenda edhe Imam Xhaferi Sadikun nje tabi tabiin me lidhjet ma te mira me Muhamedin a.s dhe u kerkova se a ka shkrime nga ana e juaj per kta .
    Jo rastesisht e permenda Imam Xhaferi Sadikun se ai ka qene bashkekohes i Ebu Hanifes dhe te dy jane takuar ne burg dhe te dy kane ra shehid nga diktatoret e abasidve. Per njerin tabi tabiin dini shume kurse per tjetrin thuajse hiq.

    Celi dhe mendimtar si ai nuk don me degjuar per luftrat dhe mundimet e elites se muslimanve (SELEFAVE)edhe i duket shirk a ku me dit ēka .

    Celi dhe mendimtar si ai i vajtojn vetem ibni tejmijat e tyre dhe vetem ato vepra te tyre ēfaredo qofshin i permendin.
    Me nje fjale selefat e rrejshem te tashtit i kane per sellefa vetem albanin e ibni tejmijen e disa te tille.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet ne tru origjina e besimit tek Zoti
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:29
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  3. Teuhidi
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 10:37
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Origjina e idhujtarise?
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-11-2004, 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •