Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    " Lexo " - kjo fjalë e çuditshme !

    Sa i takon nje autorit te shkruan me qellim qe te nxise popullin per te lexuar , populli ka shume nevoje per formim kulturor , ne nivel individual dhe ne nivel kolektiv. Prej mjeteve me te shfaqura ne kete drejtim eshte leximi i frytshem. Leximi i nderton popujt dhe i ngrite ata , e i ben me rezistues ndaj kultures se huaj , kurse populli i cili lexon behet më me ndikim te të tjerët dhe me më pak ndikim nga kulturat tjera.Leximi i gjere dhe shfletimi i llojllojshem , percjellja e botimeve te reja e ngjall oreksin per te shfletuar çdo te re.

    Nje autor amerikan , Ilf Stokman thote : " Aq sa me shume rritet ishulli i njohjes shtohet zgjerimi i bregdetit te sekreteve ".

    Me lexim njeriu i shkurton hapesirat , perfiton nga pervoja e te tjereve , i lartesohet mendimi , i mprehet mendja , i shpejtohet perceptimi , i zgjerohet diapazoni , i pasurohet njohuria , i shtohet kultura , i rritet ambicia , i permiresohet mendimi , i kalitet personaliteti , i perqendrohet gjuha , e shfrytezon kohen , i shtohen argumentet , i forcohen faktet , i ngritet pozita dhe i njihen meritat.

    Nje studiues tjeter thote : " Nje specialist bashkekohor duhet te llogarise se prej 10-20 % te informatave te tij jane vjetruar dhe duhet riperterire ato ".

    Edhe kulturat perjetojne pleqerine nese ato nuk kaliten dhe riperterihen me shfletim permanent dhe percjellje te te rejave dhe te dobishmes , qe mos te dobesohet njohja e deponuar qe e kemi ne trurin tone.Njeriu duke vazhduar ne lexim dhe shfletim te lire ngritet ne shkallet e kuptimit , perceptimit dhe njohjes.

    Burimet e informatave dhe mjetet e shtimit te dijes jane te shumta , mirepo me i dukshmi dhe kryesori ne pergjithesi eshte libri , i cili eshte miku dhe shoqeruesi me i mire dhe eshte me i liri nese krahasohet me mjetet tjera.

    Sa bukur e pershkruan nje dijetar arab , Ahmed Shekiu , librin duke thene :

    " Nderrova librin me miqte
    Mirepo , nuk gjeta besnik si librin askend
    Mik , te i cili eshte e barabarte e qortove ose nuk e qortove
    I cili nuk i gjen te mete mikut te vet
    çdohere qe e vjeteroj , me riperterine
    Me zbukuron me rroba te vleres dhe dijes
    Mik , per te cilin asnjehere nuk kam dyshuar
    E vetmja dashuri e cila nuk me ka kushtuar qortim
    Nese ne ndonje nate harrohem ne shfletim
    Ai vazhdon heshtjen dhe miresine
    Nese me sheh duke folur ose merzitur
    I mbledh tregimet pernjehere
    Librat , kur t'i shohish me kritike , i gjen
    Sikurse miqte , te vertete dhe genjeshtare
    I zgjedh ato sikurse mikun
    Zgjedh nga miqte dhe librat berthamen
    Miku i mire kerkon te jesh i devotshem
    Kurse libri i mire kerkon te jesh i qelluar !

    1- Fillimi zakonisht eshte i rende , e pjesa me e eger eshte etapa e pare , ndoshta nga shkaku i veshtiresise se saj eshte edhe dobesia e rezultateve te saja , sepse rezultatet nuk perballen me mundin e dhene.Ai qe mirret me vrapim ne vazhdimesi , fiton aftesi dhe shkathtesi.Poashtu edhe leximi ka nevoje per stervitje dhe vazhdimesi , derisa lexuesi te fitoje aftesine e mjaftuar , duke krijuar edukate te leximit te kendshem.

    2- Prej gjerave qe te shtyjne ne lexim eshte posedimi i nje librarie te pershtatshme shtepiake , e cila permbledh libra te rinje e te dobishem , nga te gjitha sferat e dijes.Pastaj duhet percaktuar nje kohe per te shfletuar raftet e librave dhe duke ia dhene hakun qe e meriton.

    3- Secili njeri ndikohet nga shoqeruesi i tij pa vetedije.Ai qe shoqerohet me njerez te thjeshte dhe pleq , prej tyre fiton shume gjera nga pervoja , ai qe shoqerohet me intelektual dhe mendimtar , nuk eshte i barabarte me ate qe shoqerohet me masen e gjere.Andaj njeriu duhet zgjedhur vetvetes ata qe i bejne dobi dhe ia shtojne diturine.Le te kujdeset te beje lidhje te miqve te librit , duke caktuar nje ndeje te veçante ku do te shpalosin ate qe kane lexuar dhe te percjellin gjerat e reja.

    4- Njerezit zakonisht kane shume kohe te lire. Sikur ta shfrytezonin ne lexim te dobishem , nuk do te ankoheshin nga koha e ngushte , e nuk do te merziteshin e as nuk do t'i merziteshin e as nuk do t'i merzitnin te tjeret.Njerezit e mençur jane ankuar nga vjedhesit e kohes , te cilet nuk bejne asgje tjeter perveç se e humbin kohen ne gjera te pavlera dhe te ulta.

    5- Nuk preferohet leximi dhe nuk i jep frytet e veta , perveç se ne momentet kur mendja eshte e kthjelluar dhe e gjalle , atehere kur nuk eshte e preokupuar me angazhime , eshte e qete dhe nuk eshte nen ndikim te streseve.

    6- Preferohet qe t'i kete afer dores fjaloret dhe leksikonet e ndryshem , qe mos te nderpret leximin , kur do te kete nevoje qe te shfleton fjalorin per ndonje fjale te panjohur ose te paqarte.

    7- Nuk duhet shikuar sasine e te lexuares , por rezultatin dhe frytin e vjelur nga leximi dhe shfletimi.Kjo duhet te shfaqet ne moralin , sjelljen , gjuhen dhe shprehjet , te cilat ia pershkruajne graden dhe ia percaktojne formen e kultures se tij.Ai qe vepron sipas asaj qe e perfiton , kjo shkakton qe ajo dije te mbetet dhe te ngulitet me fuqishem ne mendjen e tij.Allahu ne Kur'an thote : " Po sikur te zbatonin ate qe keshilloheshin do te ishte me mire per ta dhe do t'i perforconte me shume " ( En - Nisa : 66 ).

    Ibn Kethiri thote : " Ata qe kane pasur synim leximin , studimin , udhezimin , Allahu i udhezon kah udhezimi , u jep sukses ne kete synim , ua perforcon kete udhezim dhe ua shton "

    8- Ai qe lexon liber , duhet te kete me vete laps , me te cilin shenon mendimet interesante te librit ose i regjistron ne ndonje vend te caktuar , te cilat mund t'i shfleton kur te deshiroje.

    9- Ai qe deshiron te vleresoj ndonje liber , le ta lexoje hyrjen e autorit , nepermjet se ciles mundet te gjykoje metoden e autorit , kualitetin e shprehjeve , dhe forcen artistike qe e kane ato.Nepermjet hyrjes e kupton se ky liber eshte pishtar ne kete lemi , eshte replike ndaj ndokujt , eshte shtese e ndonje teme te perpunuar me heret , eshte sqarim i ndonje çeshtjeje te caktuar ose eshte pjesemarrje ne zgjedhje te ndonje çeshtjeje ne hapesiren e kultures , etj. Le ta lexon edhe permbajtjen e librit , qe ta sheh planin e plote te librit , unitetin tematik dhe gjitheperfshirshmerine e lendes.Le te shfleton referencat e librit , ne te cilat eshte mbeshtetur autori gjate perpilimit te librit , gje me te cilen e zbulon prapavijen kulturore dhe ideologjike te autorit , te cilat paraqesin animin e tij shkencor.Pa dyshim se leximi i shumte dhe vazhdimesia ne lexim krijojne te njeriu force nepermjet se ciles e njeh librin e dobishem per te , dhe eshte pikenisje e madhe ne lexim dhe i garanton perfundimin e shpejte.

    10- Lexuesi medoemos duhet ta zgjeroje leximin e tij.Leximi i tij nuk duhet te jete selektiv ne nje rrafsh te caktuar shkencor , por duhet te jete e gjere dhe gjitheperfshirese , me qellim te çlirimit te mendimit te tij nga kufizimet e ndryshme , qofshin ato grupore , partiake , rajonale , mos te mbetet i lidhur per diç qe ia frenon pikenisjen.I vetedishem per dijet qe i duhen njeriut te sotem qe te jetoj me kualitete , aktivitete dhe qe te kete mundesi te perballet me sfidat ekzistente.

    11- Librarite te posedojne libra te shumte dhe te llojllojshem , duke filluar nga librat bazor , referencat e pergjithshme , enciklopedite e ndryshme , fjaloret , tekstet , komentet e ndryshme per nga madhesia , librat e veçanta per specializim , librat ideologjik , per kulture te gjere , divanet me poezi , romanet boterore etj.

    12- Shume njerez lexojne , mirepo ne menyre sterile.Ata qe lexojne ne menyre te mire , jane ata qe kane mundesi te shfrytezojne kete ne librat dhe jeten e tyre.Ata nuk lexojne me dorezim dhe skajim te logjikes , por lexojne me logjike kritikuese te veçante , duke detyruar logjiken te polemizon ne çdo gje , qofte e madhe a e vogel. " Nuk perputhet me mendjen ajo qe nuk eshte tekst i vertet nga i pagabuari " , sepse ajo qe eshte vertetuar nuk vjen ne kundershtim me logjiken , per ate qe mendon.Leximi kritik eshte stervitje shume e madhe.

    13- Lexuesi nuk duhet mohuar natyren dhe animet e tij natyrore , duhet te kete personalitet te pavarur dhe te jete larg ndikimit te shpejte nga te tjeret.

    14- Le te sigurohet lexuesi se aq sa me shume qe lexon dhe shfleton aq me teper do te shtoje kuptimin dhe pjekurine.

    15- Le te jete preokupim i lexuesit qe ne fund te secilit liber qe e ka lexuar t'i jep nje vleresim preciz mbi librin duke e permendur edhe ne kohen e perfundimit te leximit.

    Ibn Xhevziu thote : " Rruga e atij qe kerkon plotesine ne dituri eshte shfletimi dhe leximi ne librat qe na kane mbetur , le te shfleton sa me shume , sepse ne kete menyre meson dijen e tyre dhe ambiciet e larta qe i kane poseduar njerezit ne te kaluaren.Gje qe ia shton vullnetin , ia ngjall mendjen , se fundja asnje liber nuk eshte pa dobi.Une u tregoj per gjendjen time.Nuk ngopem nga shfletimi dhe leximi i librave!Nese shoh ndonje liber qe nuk e kam pare me heret , me duket sikurse te kem rene ne ndonje thesar.Kam shikuar listen e librave qe gjindeshin ne shkollen Nizamije , aty ishin 6.000 mije vellime! Po qe se them.Kam shfletuar dhe lexuar 20.000 mije vellime , ndoshta numri eshte edhe me i madh ... e une akoma jam ne kerkim te dijes.Shume kam perfituar nga leximi i tyre.Kam verejtur jetepershkrimin e tyre , sasine e vullnetit , kujteses dhe diturise se tyre.Kam verejtur dijen e tyre te çuditshme , gjera te cilat nuk mund t'i meson ai qe nuk shfleton ".

    Nxenesit e tij e pyeten : A nuk ndihesh i vetmuar ? Tha : A ndihet i vetmuar ai qe mbare njerezimi jane me te ?! I thane: Cilet njerez ? Tha : Librat !

    Libri , perveç dobive te pergjithshme dhe vlerave te medha qe i ka , eshte pasuria me e ndershme , bukuria me e çmueshme.Libri eshte miku me i sigurte , shoqeruesi me i gezueshem , shoku me i paster dhe dijetari me orator ".

    Nje njeri tjeter e pyeten : Kush te shoqeron ? U ra librave dhe tha : Keto. I thane : Prej njerezve ? Tha : Ata qe jane mbrenda ne to "

    Nje dijetar nga varferia e madhe u detyrua qe ta shet librin e tij te preferuar . Para se ta shes ne nje faqe te saj shkroi disa rreshta poezi :

    Jam shoqeruar me te njezet vite , e tash po e shes
    U merzita dhe u brengosa pa mase
    Asnjehere nuk me ka shkuar mendja se do ta shes
    Mirepo borxhet me futen perjete ne burg
    Nga shkaku i dobesise , varferise , femijeve
    Per shkak te kalamajve ... per t'i lehtesuar punet e mia

    E pastaj e shiti.Prej tij e bleu Sherif Murtedai per gjashtedhjete dinare.Kur e shfletoi ai kete liber e lexoi kete poezi te merzitur.Andaj ia ktheu librin dhe ia la parate
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 19-10-2007 më 12:13
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shumë temë interesante dhe poashtu e bukur...

    komplimente hapesit....
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ahmed Shekiu , librin duke thene :


    " Nderrova librin me miqte
    Mirepo , nuk gjeta besnik si librin askend
    Mik , te i cili eshte e barabarte e qortove ose nuk e qortove
    I cili nuk i gjen te mete mikut te vet
    çdohere qe e vjeteroj , me riperterine
    Me zbukuron me rroba te vleres dhe dijes
    Mik , per te cilin asnjehere nuk kam dyshuar
    E vetmja dashuri e cila nuk me ka kushtuar qortim
    Nese ne ndonje nate harrohem ne shfletim
    Ai vazhdon heshtjen dhe miresine
    Nese me sheh duke folur ose merzitur
    I mbledh tregimet pernjehere
    Librat , kur t'i shohish me kritike , i gjen
    Sikurse miqte , te vertete dhe genjeshtare
    I zgjedh ato sikurse mikun
    Zgjedh nga miqte dhe librat berthamen
    Miku i mire kerkon te jesh i devotshem
    Kurse libri i mire kerkon te jesh i qelluar !
    kjo vertet e bukur....
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Shume teme e bukur.Urime.

  5. #5
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Fjala lexo eshte edhe fjala e pare ne Kur'anin famelarte!!!
    -------------------------------------------------------------------------
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane shijet tuaja te cuditshme
    Nga dardajan në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 182
    Postimi i Fundit: 02-04-2012, 09:44
  2. Kim Jong, veset e çuditshme të liderit korean
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 05:48
  3. foto te cuditshme
    Nga zafiri në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2004, 00:03
  4. Bashkëjetesë e çuditshme në Ishull-Lezhë.
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-02-2003, 03:47
  5. Deklarate e cuditshme.
    Nga Mina në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 19:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •