Me Thuani Ndonje Kryeminister Qe ka Bere Dicka Per Ate vend Jo Vetem Doktor Rrumpalla!Hehehehhe S'ja Vlen Te Permendesh Asnje emer Se te Gjithe Njesoj Jane
Me Thuani Ndonje Kryeminister Qe ka Bere Dicka Per Ate vend Jo Vetem Doktor Rrumpalla!Hehehehhe S'ja Vlen Te Permendesh Asnje emer Se te Gjithe Njesoj Jane
Dio C'è
Per Sali Berishen e keni fjalen ? Artist eshte !
Morning star, ti ne cdo teme qe hap , qan hallin e dritave...(lol)
Te drejte ke, por c'te besh. Kur u ndane, kaq te rane. Mundohu te mbijetosh, se murit me koke nuk i bihet. S'ka njeri pa nje hall.
I'll pray for you.![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Mi Corazon nese problemi dritave te duket pak, atehere sdi cte them.
Ja ta shpjegoj pak problemin e dritave!!!
Nese mungojne dritat, fabrikat edhe uzinat edhe gjithcka tjeter do punojne me gjeneratore, duke punuar me gjeneratore, ulen pagat e puntoreve, edhe shkurtohen vende pune, duke u ulur pagat e puntoreve, puntoret nuk shpenzojne me leke, ato qe kan dal nga puna, iki ne dyqan edhe marrin ushqime me liste.. duke mos qarkulluar leku sepse puntoret nuk kan, mua me bie xhiro ditore, duke me ren xhiro ditore, un detyrohem te bej shkurtime ne pune, edhe tju ul pagat puntoreve, detyrohem te mos ndez gjeneratorin, duke mos ndezur gjeneratorin, bie akoma me shume puna, edhe kur bie puna ska leke me cfar te hame buke gjate muajit.. gjithcka eshte zinxhir.. edhe nese ty problemi dritave te duket pak, edhe te duket sikur po qahem, ja po ta then troc, i/e dashur Mi Corazon DRITAT JAN GJEJA KRYESORE PER JETEN NE QYTET.
Ndaj qahem apo nuk qahem, kam te drejten time si popull qe te kerkoj ate qe me takon, edhe do qahem aq sa kam mundesi, sepse kur shqiptaret skan b*the te ngrihen ne kembe edhe tjua ven litarin ne fyt ktyre qelbsirave, un edhe te tjere si une, qahen ne heshtje, sepse e kuptojne se na ka ardh litari ne koc te fytit, por skemi rrugdalje, edhe un sdua te heq njeri nga puna, ama jam i detyruar ta bej, te le dike pa buke, tja le femijet rrugave, si e si te shpetoj veten time. E kuptove pse qahem?
Une kujtova se kishe rene me fjet ti. (lol)
Ta thashe edhe nje here. Lutju Zotit, se ai vonon , por nuk harron. Mos prit per revolucion popullor, se kur nuk kishte b*** populli i her e i koh me hudh Enverin qe vrau, preu e ngordhi urije mijera e mijera , s'ka me pas tani .
Qetesohu morning star, qetesohu. Ka edhe me keq.![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Nuk e di nese Sali Berisha mund te quhet kryeministri me i deshtuar i te gjitha koherave, por di nje gje me siguri, qe ndryshe nga shume politikane aty ne Shqiperi nuk eshte akuzuar asnjehere per vjedhje. Eshte akuzuar per korrupsion, nepotizm, paaftesi, etj etj, por kurre per hajduteri!.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Sikur ti vije nje titull temes qe le vend per te gjithe anetaret te japin mendimin e tyre mbi punen qe kryeministri dhe qeveria e tij po bejne, nuk do te ishte keq apo jo?
Po i vure ti vulen qe eshte kryeministri dhe qeveria me e deshtuar, cfare ngeli per ne te tjeret qe te diskutojme?
Albo
Jam i sigurtë që të gjithë diskutantët këtu do t’i vinin notën 0 Berishës – me përjashtim të salistëve militantë dhe të atyrë që kanë bërë para duke shfrytëzuar sundimin erratik të këtij maloku komunist.
Megjithatë nuk duhet të mbetemi tek mohimi negativ dhe të mos japim shpjegime dhe aq më keq të mos nxjerrim disa mësime. Populli shqiptar jeton në një negativitet të përgjithshëm dhe ka ardhur koha të shtrohen ide pozitive dhe sugjerime zgjidhjesh dhe ky forum mund të shërbente si një arenë e këtyre zgjidhjeve.
Problemi ynë si popull është se edhe pasi të kemi thënë të gjithë të zezat për Berishën dhe të kemi rënë dakort që ai duhet të zhduket nga skena publike, ne përsëri nuk i kemi dhënë shansin vetes dhe mundësinë ‘drejtuesit’ tjetër që të mos bëjë të njëjtat gabime. Kështu ne vazhdojmë të prodhojmë Berisha pa fund nëpër gjithë historinë tonë.
Kur i thashë një mikut tim që Edi Rama është Saliu i Ri, ai qeshi sepse s’mund të besonte se idhulli i tij Rama mishëron tipare të ngjashme me malësorin bajraktar. Natyrisht që ne besojmë se asnjë s’mund të jetë aq keq sa ky që kemi tani. Këtë i thamë vetes në ’97 kur sollëm në pushtet marksist-mafiozin Fatos Nano. “S’ka si si të jetë më i keq se Berisha” thamë me vete dhe e gëlltitëm faktin që ky sapo kish qënë në burg për vjedhje.
Këto janë disa nga mësimet që duhet të nxjerrim nga keqqeverisja Berishiane:
1. Liderët dhe anëtarët e qeverisë nuk duhet të kenë apo të kenë patur lidhje me sistemin komunist dhe hallkat e tij. Kjo përfshin simpatitë, bashkëpunimin, anëtarësimin dhe përfitimet që mund te ketë patur një person publik nga komunizmi hoxhist. Kjo s’ka të bëjë me moshën: ka shumë të rinj në moshë të cilët kanë lidhje me regjimin e hoxhës.
2. Duhet të zhduket koncepti i liderit ‘të fortë’, ‘të pagabueshëm’, ‘të pazëvendësueshëm’ në mentalitetin tonë. Pjesa PD-iste e politikës shqiptare është molepsur nga fanatizmi dhe bindja se udhëheqësi s’gabon dhe ç’do vendim i tij duhet ndjekur dhe jo ndryshuar apo axhustuar.
3. Në qeveri nuk duhet të hyjnë ministra të llojit ‘mafioz i vjetër’ si Genc Ruli, dhe as ‘dishepuj të rinj militantë’ të llojit Lule Basha. Ka ardhur koha e profesionistëve, teknicienëve dhe menaxherëve të cilët administrojnë dhe nuk vjedhin, të cilët argumentojnë dhe nuk thonë ‘po, zotëri’, të cilët tregojën rezultate pune dhe nuk fshihen pas justifikimeve.
4. Çdo qeveri dhe kryeministër duhet të dëgjojë këshilla dhe jo të hedhë gurin në lumë për budallenjtë që e ndjekin. Sali Berisha ka dështuar në këtë pikë më shumë se kushdo tjetër. Koka e tij prej maloku nuk pranon argumentin e tjetrit, dhe krenaria e tij prej bolsheviku nuk pranon përuljen. Nuk ka asnjë vendim prej këtij idioti që të jetë marrë mbi baza profesionale apo menaxheriale, por vetëm mbi baze militantizmi politik dhe populizmi demagogjik.
5. E gjithë politika shqiptare duhet të pastrohet jo vetëm nga korrupsioni moral dhe paaftësia profesionale, por edhe nga provincializmi dhe tribalizmi. Individët që marrin pjesë në jetën publike politike shqiptare shfaqin një fshatarizëm të trashëguar dhe një besnikëri fanatike ndaj klanit të tyre imediat. Kjo vjen jo vetëm sepse ata shpesh herë kanë prejardhjë provinciale – siç është Ridvan Bode, Ministri i Financave Piramidale, nga Qukësi i Librazhdit – por sepse mbijetesa e tyre bazohet vetëm në të qenët mercnarë të një klani të caktuar dhe jo në aftësitë dhe avantazhet që ofrojnë si individë apo grupe.
Besoj që kjo listë mund të vazhdojë me kontributin e secilit. Le të shkojmë përtej zeros.
[QUOTE=*Babygirl*;1731635]Me i deshtuari? Apo me njeri kot?
Doktor Rrumpalla eshte potilikani me kot qe kam pa ne jeten time.
Po e le Shqiperin te vuaj[/
Se cfare njeriu eshte ai,ne as qe na intereson ta dime,sjemi te paedukate te fusim hundet ne jeten e tij.Ne na intereson cfare na ka bere dhe cfare do te na beje akoma.Fatkeqesisht shqipetaret jane vecse 'mburracake trimerie' dhe 'dembela' qe i presin gjeret te gatshme nga qielli dhe me rrushfete.Dhe shihen nen "hijen e politikes sone te mjere".Ku jane te gjithe te kerkojne ate qe u takon...vetem pak drejtesi...Jemi popull me "zhvillim te larte te kujteses afatshkurter" dhe si pasoje harrojme apo bejme sikur harrojme shume gjera.Nuk e kupton askush Babygirl qe eshte ne te keqen e te gjithe kjo heshtje dhe kjo gjumesi/dorezim/lapanjosje ndaj krimeve qe po na bejne...PO NA SHKATERROJNE TE ARDHMEN...DHE NE PO UA LEJOJME.Folu ti tani Baby Se une u lodha...do shume e shume degjenerin e shkaterrim ky popull qe te hapi syte e gojen e te thoje 'Mjaft se na lodhet' por atehere do te jete shume vone dhe lumi do na kete marre te gjithe![]()
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
-0.........
Krijoni Kontakt