PO ju dergoj une nje shkrim per qeveritaret shqiptare. Duroni nja dy minuta
PO ju dergoj une nje shkrim per qeveritaret shqiptare. Duroni nja dy minuta
Pamflet
SHKËLQIMI I POLITIKÂJVE SHQIPTARË
Edmond Kaçeli
edmond.kaceli@gmail.com
http://zekthi.blogspot.com
Vendet e vogla kanë nevojë për njerëz të mëdhenj. Shqipëria gjithashtu. E nuk është i ri lajmi se në Shqipëri njerëz të mëdhenj ka sa të duash. Madje me bollëk. Rrugët e qyteteve dhe të fshatrave të Shqipërisë janë mbushur plot me të mëdhenj. Aq shumë njërëz të mëdhenj ka Shqipëria e vogël sa tepricat ia ka dhënë Botës. Në të katër anët e Globit gjen shqiptarë të mëdhenj sa të duash.
Shumëkush mund të thotë se gjen edhe njerëz të vegjël, por kjo është një shpifje, në vazhdim të shpifjeve që bëhen për vendin tim (tonë) të dashur)
Kësaj radhe do të flasim për të mëdhenjtë, për të mëdhenjtë e vërtetë dhe të shumtë të një vendi të vogël gjeografikisht.
Janë të mëdhenj, trup mëdhenj, krye mëdhenj, bëmë mëdhenj e mëndje mëdhenj sa të duash. Shkëlqejnë prej madhështisë. I vogli është i madh dhe i madhi është akoma më i madh në madhështinë e tij.
Aq të mëdhenj janë banorët e këtij vendi të vogël sa në një shtëpi mesatare prej pesë vetësh, njëmbëdhjetë janë mëndje mëdhenj. Sa janë brenda dyerve të shtëpisë, brenda kufirit të fshatit apo komunës, mendja e madhe nuk është ndonjë shkëlqim i leverdisshëm për shoqërinë. Nëse shkëlqejnë brenda këtyre kufinjve çdo gjë shkon si nuk ka më mirë.
Çështja fillon kur i madhi (në të gjitha drejtimet) kalon kufinjtë e komunës. E nëse prapë i kalon kufinjtë hipur në gomar, kalë, mushk, furgon, makinë luksoze, a furgon transporti për kafshët drejt mishprerësve të Milotit, prapë nuk përbën ndonjë rrezik të madh me shkëlqimin e tij. Shkëlqimi fillon të bëhet i dëmshëm për sytë e njerëzve normalë (tek -tuk ndodhet ndonjë njeri normal në vendin tim të dashur) kur të mëdhenjtë i hipin mbrapsht Gomarit të Politikës. (Përdora Gomarin si kafshë e përndritur që mbart çdo lloj ngarkese).
Politikajtë (përdreq nuk arrij të gjej në kompiuter a-në hundore tipike të Veriut), fillojnë të shkëlqejnë që në rrugën me pluhur të fshatit e në vazhdim gjatë gjithë karrierës së tyre, deri sa të … (larg kjoftë!) të largohen nga jeta, për t’ia lëshuar vendin një tjetër të madhi në politikë, kaluar mbi shpinën e Gomarit Klasik të Politikës. Bashkë me karrigen i lë trashëgim edhe shkëlqimin. Pa shkëlqimin politikajtë tanë nuk mund bëjnë asnjë gjysëm hapi përpara. Shkëlqimi dhe vetëm Shkëlqimi i bën të ndjehen në lartësinë e duhur. Sipas vendit në shkallët e Politikës edhe dozat e shkëqimit. Kaluar kufinjtë e komunës marrin dozën e parë të shkëlqimit. Në sytë e banorëve të pashkëlqyer të komunës janë të mëdhenjtë që punojnë në gjytet (qytet). Janë të lidhur me të mëdhenjtë e gjytetit dhe mund të zgjidhin çdo lloj halli të vegjëlve të fshatit.
Dozën e dytë e marrin duke u sorollatur (na mbyti turqishtja) dyerve të partive politike, zyrave të shtetit në qytete, e duke shkuar ndonjëherë edhe në Tiranë për të blerë pak shkëlqim në Tregun e Shumicës në kryeqytet.
Lum kush mbërrin të marrë dozën e lartë të shkëlqimit. E bëhet fjalë për ata fatlumtë të mëdhenj që bëhen shumë më të mëdhenj. Shkëlqejnë Ata. Shkëlqen Parlamenti. Shkëlqen Qeveria. Shkëlqen Atdheu. Tepricat e këtij shkëlqimi i përdorin në marrëdhëniet ndërkombëtare me njerëz të mëdhenj të Botës. Këtu është edhe kulmi i shkëlqimit të politikâjve ( e gjeta a-në hundore) shqiptare. Në gazetat shqiptare mund të gjesh me shumicë lajme të tilla si: Shkëlqesia e Tij … i delegacionit shqiptar shkëlqeu në takim më shumë se X-personalitet Botëror. Pavarësisht se Personaliteti Botëror (larg qoftë) nuk njeh ku bie Shqipëria në hartën e Botës, e aq më shumë të ketë shtrënguar dorën me një të madh, apo të madhe, shkëlqyes(e) të Politikës Shqiptare.
A nuk është kjo pika kulminante e shkëlqimit të ëndërruar prej çdo bashkëatdhetari trup madh, mendje madh, bark madh, vesh madh (veshgjatë) e krye madh, (tipare themelore të racës shqiptare)
Zoti na ruajtë të mëdhenjtë e Botës nëse fillojnë të mësojnë në shqip fjalën shkëlqim. Në gojën e tyre ajo do të ndahej në dy pjesë (për shkak të veçorisë fjalëformuese të shqipes) ku të parën do të mësonin shkël-…
Përdorini syze, syze të errëta, shumë të errëta përndryshe nuk iu mbetet tjetër veçse të luteni:
Zoti na ruajtë sytë e ballit nga shkël –qimi i politikâjve shqiptarë.
Ndryshuar për herë të fundit nga Edmond Kaçeli : 21-10-2007 më 11:58 Arsyeja: gabimi ne adrese
Edmond ahaha me shkrive me kte postim.. e lexova te gjithin po kto fjalet e fundit me shkrine tu qesh me verte ... sidomos ku ke perdor disa fjale tipike katunareA nuk është kjo pika kulminante e shkëlqimit të ëndërruar prej çdo bashkëatdhetari trup madh, mendje madh, bark madh, vesh madh (veshgjatë) e krye madh, (tipare themelore të racës shqiptare)
Zoti na ruajtë të mëdhenjtë e Botës nëse fillojnë të mësojnë në shqip fjalën shkëlqim. Në gojën e tyre ajo do të ndahej në dy pjesë (për shkak të veçorisë fjalëformuese të shqipes) ku të parën do të mësonin shkël-…
Përdorini syze, syze të errëta, shumë të errëta përndryshe nuk iu mbetet tjetër veçse të luteni:
Zoti na ruajtë sytë e ballit nga shkël –qimi i politikâjve shqiptarë.
ahahahaha i madh
Sa gabim qe jeni.Perse gabimet e te tjereve ti paguajme te gjithe?Perse cfare gabimi kemi bere ne te gjithe si popull?kemi ulur kokat dhe me ne eshte bere cu ka dashur qefi pushtetareve ketu po qe jemi gabim,E pse nuk duhet te ngreme zerin dhe tu themi STOP boll u tallet me jetet tone... Nqs vazhdojme keshtu te demtuarit do jemi ne dhe vetem ne,sepse disa te verber i besuan serisht Mashtrimeve te Kryekriminelit me falni te kryeministrit tone.Ky ishte shanci i fundit per ta per te treguar qe kane ndryshuar...Nuk po shofim zhvillim perkundraziii rrenim...JA KUSH JANE ATA...SHKAKU I PRAPAMBETJES SONE...BOLL ME KAQ...TANI NA LODHEN!!!
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Zeri nuk ngrihet forumeve por shesheve.
Qeveria duhet te kete frike nga populli dhe jo e kunderta. Populli duhet te kerkoje - nese nuk kerkon atehere s'ka pse ti japesh.
Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!
Me i deshtuari? Apo me njeri kot?
Doktor Rrumpalla eshte potilikani me kot qe kam pa ne jeten time.
Po e le Shqiperin te vuaj![]()
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Krijoni Kontakt